Ngjarjet e datës 12 Shtator 2017
- Shoqatat sindikale të punëtorëve teknik të shkollave “Dardania”, “Asim Vokshi”, “ Ismail Qemaili”, “Gjergj Fishta”, “Pjeter Pogdani”, do të futen në grevë meqë pagat e tyre nuk janë paguar. (Objektet e shkollave te lartpërmendura, ora 8:00)
- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Ministrinë e Financave organizon konferencën “Analiza mbi investimet kapitale në Komunat e Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2016”. (Hotel Internacional Prishtina, ora 9:45)
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Korportaten Energjetike të Kosovës. (Termocentrali Kosova A, ora 10:00)
- Lëvizja FOL organizon diskutimin e hapur me temën “Paga minimale dhe efektet e saj në punësim”. (Zyret e Lëvizjes FOL, rruga “Andrea Gropa” nr.35, ora 10:00)
- U.d. I Drejtorit të misionit të USAID-it MajK de la Rosa merr pjesë në ceremonin e nënshkrimit një MM e cila shënon fillimin programit të USAID-it për Përkrahje Adoleshentëve pas mësimit të rregullt. (Zyra e Kryetarit të Komunës Shpend Ahmeti, ora ora 10:30)
- Mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me c'rast ministri aktual, Arsim Bajrami dhe ministri i ri, Shyqiri Bytyqi do të mbajnë konferencë për media. (Kabineti i Ministrit, ora 11:00)
- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE në Kosovë, Alojz Peterle, do të prezantojë në një konferencë për shtyp Raportin Përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit 2017 dhe do të hapë Misionin e ri për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE për zgjedhjet komunale dhe për kryetarë të komunave që mbahen më 22 tetor 2017. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Obiliqit. (Ndërtesa e Komunës se Obiliqit, ora 11:00)
- Komuna e Shtërpcës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojnë Paktin Territorial të Punësimit. (Restorant LIPA në Shtërpcë, ora 11:00)
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhje me rend dite shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për decertifikim të kandidatëve me Aktgjykim të formës së prerë nga Gjykatat e Republikës së Kosovës. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)