Ngjarjet e datës 21 Qershor 2018
- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ne te cilen do te behet raportimi lidhur me zhvillimin e punimeve në kompleksin memorial në Meje me të ftuar: Shoqata e familjarëve të personave të zhdukur "27 Prilli 1999-Meje" dhe përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit mban konferencë të përbashkët, në të cilin do të prezantohen rezultatet e anketës me tatimpagues për vitin 2017 lidhur me transparencën, efikasitetin, korrektësinë dhe shërbimet e ATK-së. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsioni shqrton Projektligjin për pasurinë e pajustifikueshme. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 10, ora 11:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret qendrore te Vetëvendosjes, ora 12:00)
- Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) organizon konferencë për media ku do të bëjë publikimin e rezultateve të Maturës Shtetërore 2018. (Ndërtesa e MAShT, ora 13:00)
- Në kuadër te “Javës Egjiptiane” një delegacion egjiptian takohet me kryetarin e Komunës se Gjakovës, Ardian Gjini. (Ndërtesa e Komunës se Gjakovës, ora 15:00)
- Ambasada e Francës në Kosovë dhe Aleanca Franceze e Prishtinës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizojnë koncert me rastin e Festës së Muzikës. (Amfiteatri i Sheshit Zahir Pajaziti, ora 17:00)
- Mbahet festivali tradicional në kuadër te “Javës Egjiptiane” me musafri special nga Zvicrra Gazmend Rama. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, ora 19:00)
- Organizohet hapja solemne e Kongresit të Pediatërve te Kosovës, ku të ftuar për pjesëmarrje janë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Kryetari Parlamentit, Ministri i Shëndetësisë Republikës së Kosovës dhe personalitete të tjera. (Hotel Emerald, ora 19:30)