30 Prill 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Dhjetor 2017

- Ministria e Integrimit Evropian organizon takimin e rregullt te Këshillit Ministror për Integrim Evropian - (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike dhe shqyrtimi i planit vjetor të punës së Zyrës Kombëtare të Auditimit, për sezonin e Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me rekomandime të Avokatit të Popullit lidhur me të drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Shefja e Zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova merr pjese ne debatin publik "Funksionimi i mekanizmit kundër korrupsionit: Sfida e kopsitjes së një lënde korrupsioni për prokurorin". (Salla e konferecnave Orion, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë takohet me Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302 , ora 11:00)

- Vonda Delawie do të flas në konferencën mbi ngacmimin seksual në vend të punës që mbahet në shënim të Ditës së të Drejtave të Njeriut. (Hoteli Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim presidentin e Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare, Sheikh Al Sabah. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese mban intervistën me gojë me kandidatët për një anëtar të kësaj gjykate. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C- 301, ora 11:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovës Christian Heldt nënshkruajn marrëveshje për Bashkëpunim Teknik për vitin 2017 në vlerë prej 12 milionë e 950 mijë euro. (Ndërtesa e  Qeverisë,  kati 11, ora 11:30)

- Presidenti i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare, Sheikh Al Sabah do të vizitojë Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Kompleksin Memorial në Prekaz, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Shkollën Ndërkombëtare “Maarif”. (Prizren, ora 12:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media mban Dëgjim Publik lidhur me amendamentimin e Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës - Prishtinën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 13:00)
 
- Forumi për Iniciativa Qytetare organizon simpoziumin “Ambasadorët e Rinj” në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës në Kaçanik, ora 14:00)

- Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë organizon takimin e parë i Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi. (Objekti i Qeverisë, salla P37, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, pret në takim Presidenti i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare, Sheikh Al Sabah. (Ndërtesa e ministrisë, ora 15:00)

- Presidenti i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare, Sheikh Al Sabah, do të vizitojë Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 15:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës hap fushatën zgjedhore për Kryetar të Komunës së  Istogut, merr pjesë dhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Restaurant “Butrinti” në Istog, ora 19:00) 

 
 

Ngjarjet e datës 10 Dhjetor 2017

- Avokati i Popullit së bashku me Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës kanë ndërmarrë iniciativë të përbashkët për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 9 Dhjetor 2017

- Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Java Kundër Korrupsionit 2017” organizon ngjarjen kreative përmbyllëse “Pema e korrupsionit”, e cila do të shënojë Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. (Përballë Teatrit Kombëtar, ora 10:00)

- Në mbylljen e Javës Antikorrupsion dhe TechCamp Kosova do të flasin ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ambasadorë tjerë të Quintit dhe përfaqësues ndërkombëtarë. (Para Tetrit Kombëtar, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të javës Kundër Korrupsionit 2017, do të mbajë konferencë  me temë “angazhimi  i institucioneve të Republikës së Kosovës  në luftimin e krimit të  organizuar dhe korrupsionit”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P37, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim menaxhmentin e Korporatës Energjetike të Kosovës ku me pas do të ketë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon perfomancë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. (Sheshi Skenderbeu, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në kuadër të Javës Kundër Korrupsion organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën fotografike ‘online’, #hanhankorrupsioni në kuadër të shënimit të 9 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit si dhe hapjen e ekspozitës me fotografitë më të mira në këtë garë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00) 

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut do të shënoj Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit me një aktivitet rrugor me qëllim që të ngris tek qytetarët edhe njëherë problematikën e nepotizmit dhe korrupsionit në vend. (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)

- Behët promovimi i librit 'Yugoslavia from a historical perspective - Jugoslavia u istorijskoj perspektivi' të botuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi në vitin 2017 në Beograd. (Hapësirën e Dit' e Nat' në Prishtinë, ora 13:30)

- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie do të marrë pjesë në mbylljen e TechCamp Kosova: Luftimi i Korrupsionit në Ballkan. (Sirius Hotel, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 8 Dhjetor 2017

- Zëvendës Shefja e Misionit të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Colleen Hyland, do të mbajë fjalim në hapjen e TechCamp Kosova: Luftimi i Korrupsionit në Ballkan. (Sirius Hotel, ora 8:55)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do te diskutoje lidhur me Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, i ftuar Avokati i Popullit, Hilmi Jashari. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, 10:00)

-  Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tryezën e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Instituti Demokratik i Kosovës, në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit organizon konferencën për media ku do të prezantohen gjetjet nga analiza mbi financimin e subjekteve politike në Kosovë. (e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 10:00)

- Forum 2015 organizon diskutimin e radhës që synon të eksplorojë mënyrat se si shtetet anëtare të BE-së angazhohen me Kosovën. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Antikorrupsion 2017 do të mbahet tryezë e rrumbullakët për prokurimin publik në nivelin qendror dhe lokal. (Sirius Hotel, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Caritas Kosova. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilen do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Buxhet për vitin 2018 për ministritë e linjës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- USAID dhe Instituti Riinvest lansojnë zyrtarisht projektin “Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë - MCI”. (Hapësirat e Institutit Riinvest, ora 11:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri do të mbaj konference për media, në të cilën do të prezantohen të arriturat e ATK-së për periudhën Janar-Nëntor 2017. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të vizitojë Depon Qendrore për Mallrat e Konfiskuara. (Ish-kazerma e TMK-së në Llukar, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, mban ligjëratën në temën “Ndihma e Mbretërisë së Bashkuar në luftimin e korrupsionit në Kosovë”. (Kolegjin AAB, ora 11:15)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Në kuadër të Javës Antikorrupsion 2017 do të mbahet dëgjim publik me komisionin për mbikëqyrje të financimit publik. (Kuvendi i Kosovës, salla C – 203, ora 11:30)

- Shefja e Zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolov mban ligjëratë para studentëve për sinjalizuesit dhe nevojën e luftimit të korrupsionit. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilen do të behët shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, shqyrtimi i planit vjetor të punës së Zyrës Kombëtare të Auditimit, për sezonin e Auditimit 2017/2018, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin për Sundimin e Ligjit. ( Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00 - vetëm pamje)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, Organizatën Globale e Deputetëve Kundër Korrupsionit dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim ne Evropë do të ndajnë Çmimin për Gazetari me temë Kundër Korrupsionit. (Sheshi 21, ora 18:00)


Ngjarjet e datës 7 Dhjetor 2017

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri do të nënshkruajë Memorandum Mirëkuptimi me Kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala, për monitorimin e  punës së Shërbimit Korrektues të Kosovës. (Kabineti i Ministrit, ora 9:00)

- Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope do të flasë në hapjen e Ceremonisë së Certifikimit për GlobalG.A.P. dhe HACCP të mjedrës. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezën me temën“ Barazia Gjinore dhe drejta në regjistrim të pronës së përbashkët në emër të dy bashkëshortëve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi do të mblidhet në seancë të re plenare, në të cilën do të shqyrtohet Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

-  Në kuadër të Javës Antikorrupsion, aktivitet e të cilës financohen nga Ambasada e SHBA-ve, zyrtarja e sektorit për demokratizim e USAID-it, Miranda Jolicoeur do të flasë në një panel lidhur me tendere mjekësore në Ministrinë e Shëndetësisë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala mbanë konferencën përmbyllëse të fushatës vetëdijësuese kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës niset për operacione humanitare në Republikën e Shqipërisë. (Pika kufitare ,,Vërmicë’’, ora 12:00 - për gazetarët transporti është i organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, nisja bëhët në ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite certifikimin e Rezultateve Përfundimtare për anëtarë të Kuvendit Komunal në Vushtrri nga Zgjedhjet për Kuvend Komunal të 22 tetorit dhe certifikimi i Rezultateve Përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave të 19 nëntorit. (Selia e KQZ-së, ora 13:00)

- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, koalicioni i OJQ-ve organizon konferencë për medie me temë “Kontrata korruptive në komunat e Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon debat me drejtoritë komunale të arsimit me temën “ Profilizimi i mësuesve nga klasa 1-5”. (Hotel Theranda në Prizren, ora 14:00)

- Agjencia Kundër Korrupsion në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të shpërblejë vizatimet më të mira me temë korrupsioni. (Lokalet e Agjencisë Kundër Korrupsion, ora 15:00)

- Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë - PEN në mbështetje nga Komisioni Evropian, organizon konferencën për cilësinë e ajrit në Prishtinë. (Amfiteatri i Fakultetit Filozofik, salla 101, ora 16:00)
 
- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fotografinë dhe shkrimin më të mirë për promovimin e Kosovës 2017. (Objekti i Muzeut Kombëtar, ora 18:00)

 

Ngjarjet e datës 6 Dhjetor 2017

- Qeveria e Republikës së Kosovës, mbanë mbledhjen e rregullt, të 18-ën më radhë, të mërkurën, më 6 dhjetor 2017. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, nënshkruajnë Amendamentin e Parë të Projekt Marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, lidhur me Mbështetjen për Këshillin Ndërministror për Ujëra. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Ministri i Financave Bedri Hamza, Drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë dhe Maqedoni Rene Eschemann, si dhe Menaxher i Lartë i Projekteve për Evropë Juglindore Thomas Reker nenshkruajn dy marrëveshjeve me vlerë 5.45 milionë euro dhe 2 milionë euro të cilat dedikohen për rritjen e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Ndërministror për Ujëra. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë bëjn prezantimin e Udhëzuesit për Mbrojtjen e Fëmijëve në Media. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Hilmi Jashari është i ftuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione për të diskutuar lidhur me Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Në kuadër të ‘Javës Kundër Korrupsionit’, Agjencia Kundër Korrupsionit Korrupsioni dhe Këshilli i Europës organizojnë konferencën për korrupsionin në arsim me temë “Minimi i të ardhmes përmes vetëmashtrimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore në bashkëpunim me Komunën e Drenasit dhe Qendrën për Hulumtimin e Administratës Publike me bazë në Vjenë mbajn konferencën “Transparenca në qeverisjen lokale në Kosovë: sfidat dhe sukseset”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit mbahet diskutim për korrupsionin në arsimin e lartë si mospërputhjet e numrit të studentëve të pranuar në universitetet publike dhe private me numrin e lejuar nga Agjencia e Akreditimit, shitja e diplomave universitare dhe vendimi i Qeverisë për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Akreditimit. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Oda Afariste e Kosovës, organizonë tyrezën e diskutimit: “Tregu i naftës në Kosovë” në kuadër të kësaj tryeze pritet të diskutohen temat për ligjin e naftës, kontrollin e cilësisë dhe sasisë së naftës, licencat, kyçja në rrugë dhe ndotja e ambientit nga përdorusit e naftës. (Oda Afariste e Kosovës, ora 10:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimin te Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe Qeverisë së Suedisë, në ngjarje do të flas edhe ambasadori amerikan Greek Delawie. (Hoteli Sirius, ora 10:15)

- Gjykata e Apelit, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë buletinin e tretë për praktika gjyqësore. (Gjykata e Apelit në Pallatin e Drejtësisë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të shqyrtohet në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, shqyrtimi i kërkesës së Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Zëvëndës Drejtorja i USAID Lisa Magno, bashkë me Kryeministrin Ramush Haradinaj, Ministrin e Tregtisë, Bajram Hasani, Kryetarin e Bordit të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, Hashim Deshishku, dhe Zëvendës Shefin për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së, Libor Chlad, do të jenë të pranishëm në hapjen e edcionit të dytë të Konventës së Industrisë së Drurit. (Emerald Hotel, ora 11:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut bën publikimi i raportit “Gjuha diskriminuese në tekste shkollore” + Forum Publik mbi diskriminimin në tekste shkollor. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:30)

- Shfaqet peformanca e projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive”, financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Teatri Kombëtar, ora 13:00)

- Gjyqësori dhe shoqëria civile do të diskutojn mbi të arriturat që janë bërë rishtazi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe gjykatat si dhe për të bërë një përmbledhje të përgjithshme të reformave të vazhdueshme, në ngjarje do të flas edhe ambasadori amerikan Greek Delawie. (International Prishtina Hotel, ora 14:00)

- Gjykata Themelore në Gjilan bën shpalljen e aktgjykimit ndaj “Grupës së Dobrosinit” –“Lëvizjes së Lirisë” ku janë të përfshirë sipas Prokurorisë Speciale gjithësej dhjetë persona: Valon Jashari, Skender Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qëndrim Rexha, Muhamet Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdulla Zogaj dhe Jeton Shabani. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 14:00)

- Oda e Mjekëve shpall sot rezultatat e zgjedhjeve përfundimtare për Zgjedhjet e Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës. (Zyrat e Odës së Mjekëve të Kosovës, Kontejnieri nr. 3, afër ish Pallatit të Rilindjes, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite certifikimin e Rezultateve Përfundimtare për anëtarë të Kuvendit Komunal në Vushtrri nga Zgjedhjet për Kuvend Komunal të 22 tetorit dhe certifikimi i Rezultateve Përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave të 19 nëntorit. (Selia e KQZ-së, ora 14:00 - anulohet

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 5 Dhjetor 2017

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të vizitojë Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. (Pallati i Drejtësisë, objekti A- kati i katërt, ora 8:30)

- Në kuadër të ‘Javës Kundër Korrupsionit’, Agjencia Kundër Korrupsionit organizon ngjarjen "Dita e dyerve të hapura" me nxënës të shkollave te mesme nga Prishtina. (Agjencia Kundër Korrupsionit, ora 9:00)

- Organizata Botërore e Shëndetësisë do të mbajnë tryezën për “Rolin e sektorit të shëndetësisë në zhvillimin inkluziv dhe të qëndrueshëm”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Agjencia Kundër Korrupsionit në bashkëpunim me partnerët organizon ‘Javën Kundër Korrupsionit 2017’ organizon tryezen 'Roli i gazetarisë hulumtuese në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit'. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- E sponzorizuar nga ambasada amerikane në Prishtinë, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Instituti Columbus organizojnë diskutim për të adresuar pyetjet e ngritura nga shoqëria civile rreth rasteve te caktuara ligjore ku pretendohet për korrupcion në Kosovë. (Hoteli Sirius, ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim - ORCA bën prezantimin e hulumtimit të CV-ve të të gjithë profesorëve të Universitetit të Prishtinës. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve në kuadër të Projektit  “Javëve të Biznesit Kosovar: organizon ekspozimin e prodhimeve vendore në Prizren. (Sheshi i dëshmorëve  në qendër të Prizrenit, ora 10:30)

- Shefja e Zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova merr pjesë në tryezën e rrumbullakët për statusin aktual të mbrojtjes së sinjalizuesve. (Qendra Kulturore dhe Inofrmative e BE-së. ora 12:00)

- Rektori i Universitetit ‘Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi do te beje ndarjen e Medaljeve dhe certifikatave për dy verarite nga Rahoveci , të cilat kane fituar vendin e pare për vere te bardhe, respektivisht vendin e trete për vere te kuqe. (Rektorati i UKZ-së, ora 12:00)

- Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-204, ora 13:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli lidhur me arritjet, sfidat dhe avancimi në luftën kundër korrupsionit.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimeve për Vullnetarizëm dhe Aktivizëm Qytetar, në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i Vullnetarizmi dhe Qytetarisë Aktive në Kosovë”. (Union Caffe në Prishtinë, ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mban fjalimin e fundvitit para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Palestra sportive në Komanden e Forcave Tokësore,  kazerma "Adem Jashari", ora 14:00)
 
- Ministria e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit organizon ngjarjen e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:30)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon shfaqja e dokumentarit “Sistem i (keq) edukimit” dhe diskutim jo-formal mbi cilësinë e edukimit. (Klubi M, ora 18:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon "Ribashkimi i rrjetit të aktivistëve “Nisma Ime" + Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Klubi M, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 4 Dhjetor 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Ambasadorët e SHBA-ve, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Francës, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, si dhe një përfaqësuese e Institutit GAP, do të mbajnë fjalime në hapjen e Javës së Anti-Korrupsionit në Kosovë. (Sirius Hotel, ora 9:00)

- Mbledhje e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të diskutohet lidhur me ecurinë e punës së Komisionit për amendamentimin e Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion’’ bën publikimin e raportit me titull: “Punëtorët që (s) kanë të drejta’’. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë diskutim publik me përfaqësues të ambasades amerikane, USAID, institucione përgjegjëse dhe koalicionin e OJQ-ve ku do të diskutohet lidhur me monopolin në homologimin e veturave dhe faljen e borxheve publike. (Hotel Sirius, ora 11:15)
 
- Mbahet mbledhje e Komisionit  për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Mbahet takimi i 144 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 13:00)

- Në edicionin e katërt të Javës së të Drejtave të Njeriut, mbahet panel diskutues “Qasja në Edukim” e cila do të fokusohet në sistemin e edukimit duke analizuar gjendjen aktuale dhe mënyrat e ecjes përpara. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-se, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2017” mbajnë konferencë për shtype me temë "Ora kundër korrupsionit. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Drejtori i Misionit të USAID-it, James Hope, si dhe Kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Safet Hoxha, do të nënshkruajnë Memorandum të Mirëkuptimit. (Objekti i Ministrisë së Infrastrukturës - salla trajnimeve, ora 14:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të vizitoj Postën e Kosovës për t’u takuar me Menaxhmentin dhe Bordin e Drejtorve ku pas takimit, Ministri Valdrin Lluka dhe Kryeshefi Ekzekutiv Sejdi Hoxha do të mbajnë një konferencë për media. (Ndërtesa kryesore e ish-PTK-së, ora 16:30) 

 


Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2017

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon tryezën e rrumbullakët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përsonave me Aftësi të Kufizuara. (Restorant Rings, Sheshi Nene Tereza, ora 11:00)

- Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Java Kundër Korrupsionit 2017” mban konferencë për media ku do të prezantojnë qëllimin e organizimit të “Javës Kundër Korrupsionit 2017". (Hotelin Sirius, ora 13:30) 

 

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2017” organizon shfaqjen e dokumentarit“Java Kundër Korrupsionit 2016”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 2 Dhjetor 2017

- Ekipi prej 34 pjesëtarëve të përzgjedhur nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të pajisur me mjetet përkatëse për zhvillimin e operacioneve të shpëtimit në ujëra sipërfaqësor nisen për në Shqipëri. (Prishtinë, ora 6:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e Shtatë (7) Vjetore Gjyqësore në Kosovë e cila mbështetet nga Organizata  për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë. (Hotel ‘Emerald, ora 9:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj për nder të ditëlindjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova bën homazhe te varri i tij. Pas homazheve viziton familjen Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konferencën “Modeli i Kombeve të Bashkuara, Kosova 2017”, implementuar nga Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime . (Fakulteti Filozofik i Universitetit te Prishtinës, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Konferencën e Shtatë Vjetore Gjyqësore, të organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe mbështetur nga OSBE-ja. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Zyra për Qeverisje të Mirë organizon konferencë, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar  në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e Vetëvendosjes, lagja Arbëri, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite vendimi për caktimin e datës së rivotimit për zgjedhjet e raundit të dytë për Kryetar të Komunës së Istogut. (Selia e KQZ-së, ora 13:00) 

Ngjarjet e datës 1 Dhjetor 2017

- Mbahet konferenca jubilare, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të Institutit Pedagogjik të Kosovës. (Hotel Sirius ora 9:00)
- Mbahet mbledhja e 16-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet takimi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndërmarrjet sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Tryezën e Diskutimit me temë 'Zona Ekonomike Rajonale e Ballkanit Perëndimor: implikimet më të gjëra tregtare dhe sfida në zbatim për Kosovën". (Qendra e Konferencave “Orion” ora 10:30)

- Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj merr pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike me temë “Zona Ekonomike Rajonale e Ballkanit Perëndimor: implikimet më të gjëra tregtare dhe sfida në zbatim për Kosovën”. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 10:30)

- Shoqata e  Infektologeve tÑ‘ KosovÑ‘s, me rastin e ditÑ‘s ndÑ‘rkombetare HIV/AIDS,  organizon tryezÑ‘n “Jeta ime, e drejta ime”. (Amfiteatri i KlinikÑ‘s Infektive, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç’rast do të publikoj të gjeturat nga monitorimi i kontratave të prokurimit publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- OJQ AKTIV nga Mitrovicë Veriore organizon forumin “Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës .(Qendra e Energjisë Qytetare, “Mbreti Pjetër I” 183a Mitrovica e Veriut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. Do të flasin deputetët Albulena Haxhiu dhe Sami Kurteshi. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00 - anulohet)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të vizitoj “Burgun e Sigurisë së Lartë ” në fshatin Dyz. (Burgu i Dyzit, ora 14:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF organizon konferencën për media për publikimin e dokumentit “A po realizohet e drejta ime për Shëndetin më të mirë?”. (Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Europian, ora 14:30)

- Galeria Kombëtare e Kosovës bën prezantimin 'Evetari - Ringjallja e alfabetit të harruar Shqiptar' me Edon Muhaxherin. (Lokalet e Galerisë Kombëtare të Kosovës, ora 18:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova hap ekspozitën “Heritage Space: Aty ku e kaluara takon bashkëkohoren”. (Muzeu Kombëtar" tek rruga Ibrahim Lutfiu në Prishtinë, ora 19:00)
 


Ngjarjet e datës 30 Nëntor 2017

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancster. (Kabineti i Presidentit, ora 8:45 - vetëm pamje)

- Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon Konferencën e Gjashtë Vjetore Ndërkombëtare. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster me c'rast mbajnë edhe një konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora  9:20)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit do të organizoi konferencën ndërkombëtare për PISA 2018  “Të veprojmë së bashku për arsim më të mirë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë bën publikimin e raporitit “Aktiviteti i Grupeve Ekstremiste në Rrjetet Sociale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni” në kuadër të projektit për implementimin e Strategjisë Nacionale si dhe Planit të Veprimit në Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpije në Terrorizëm 2015 – 2020. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim mban konferencën lansuese të punimit “Joaktiviteti i grave në tregun e punës: Faktorët që mbajnë gratë jashtë tregut të punës”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare për PISA 2018. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:20)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin mbi Ligjin për Deklarimin e Pasurisë së Zyrtarëve Publik në Kosovë, me ç ‘rast do të prezantohen edhe të gjeturat dhe rekomandimet e raportit të Lëvizjes FOL lidhur me Ligjin Aktual për Deklarimin e Pasurisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 11:00)

- Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Hon Mark Lancaster viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës me c'rast do të takohet me ministrin Berisha. (Ministria e FSK-së në Kazermën ,,Adem Jashari’’, ora 11:50)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton gjimnazin “LOYOLA”, në Prizren. (Gjimnazi “Loyola”, Prizren, ora 12:00)

- Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA do të promovoj shërbimin e ri ‘Airport Helper’ një shërbim që do t’u ofrohet shtesë udhëtarve te saj si aeroporti i parë në rajon me një shërbim të tillë. (Zyret e konferencave në Terminalin e Ri, ora 14:00)

- USAID në partneritet me Zyrën e Kryeministrit lansojnë bazën e të dhënave të Gazetës Zyrtare dhe aplikacionin mobil, merr pjesë edhe ambasadroi amerikan Greek Delawie. (Sheshi 21, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën për lansimin zyrtar të bazës së të dhënave të Gazetës Zyrtare dhe aplikacionit mobil. (Sheshi 21, ora 14:00)

- Muzeu i Kosovës, prezanton ekspoziten "Kosovo Future Exhibition" e cila është projektuar për brezin e ri, ku permes veprave artistike digjitale dhe interaktive të diskutohet për shoqërinë e se ardhmes. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)
 
 

Ngjarjet e datës 29 Nëntor 2017

- Zëvendës-ndihmës sekretarja e Mbrojtjes Laura Cooper do ta vizitojë Kosovën dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e përmbylljes së donacionit dedikuar për renovimin e shkollës fillore “Jeronim De Rada”, në Ferizaj. (Ferizaj, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e lansimit te platformës online të Koalicionit të Organizatave për të Drejtat e Shëndetit Seksual dhe Riprodhue. (Kafe Dit’ e Nat’ Caffe, ora 10:00)

- Zyra e BE-së dhe Këshilli Britanik do të organizojnë ngjarjen e inicimit të Rrethit të II-të të projektit Skema e BE-së për pofesionistët e Rinj të Ballkanit Perëndimor. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ora 10:00)

- Koalicioni për KOMRA organizon debatin mbi pajtimin në rajon dhe procesin e Berlinit. (Salla e konferencës në bibliotekën e qytetit ”Hivzi Sulejmani”, ora 11:00)

- Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradina, Aleanca Kosovar e Bizneseve organizon hapjen solemne  të “Javëve të Biznesit Kosovar 2017”. (Swiss Diamond Hotel,  ora 12:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin tradicional “Javët e Biznesit Kosovar”. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)

- Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit do të mbajë seancën për diskutim publik, lidhur me Shqyrtimin e procesit tarifor 3 vjeçar 2018-2020, së bashku me KRU-të. (Ambientet e KRU "Prishtina", ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhes ne te cilen Çertifikon Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të mbajtura më 22 tetor 2017 dhe shpall Rezultatet Përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave që u mbajtën më 19 nëntor 2017. (Qendra Mediale e KQZ-së, ora 13:30)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 14:00)

- Zyra e Kryeministrit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë sot raportin "Të Kuptuarit e Faktorëve Shtytës dhe Tërhjekës: Intervistat me luftëtarët e huaj të kthyer dhe familjet e tyre. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në publikimin e raportit të UNDP-së. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare në bashkëpunim me Rockefeller Brothers Fund organizojnë ceremoninë e ndarjes së Çmimeve FIDES 2017, për të nderuar kontributin filantropik të individëve, organizatave, dhe bizneseve në Kosovë dhe Diasporë. (Hotel Emerald, ora 18:30)

  

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2017

- Mbahet takimi simbolik i Fondacionit Nermin Vlora Falaschni - Dega Prishtinë e që kjo datë njëherit është edhe data përkujtimore për Ambasadorën Nermin Vlora Falaschi! (Hapësirat e Takimeve të Aleancës së Bizneseve në lagjen Tophane, ora 14:00)

- Udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje bën homazhe te Kompleksi Memorial "Adem Jashari" si dhe viziton familjen Jashari (Prekaz, ora 9:00)

- Udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje vizitojnë vendin e daljes publike të UCK-së si dhe vizitojnë familjen e mësuesit të vrarë, Halit Geci  (Llaushe, ora 9:45)

- Zyra e kryetarit te Komunës së Gjilanit zhvillon vizitë tek varrezat e dëshmorëve. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 10:00)

- Me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit fillon vizita e qytetarëve në Kompleksin e Kullave në Boletin. (Kompleksin e Kullave në Boletin, ora 10:00)

- Udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje bejnë nderime te shtatorja e Ismail Qemailit. (Oborri i Qeverise, Ish Rilindja, ora 10:50)

- Udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje bejnë nderime te shtatorja e Zahir Pajazitit (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar, Komuna e Istogut bën homazhe tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të qytetit në Istog. (Istog, ora 11:00)

- Me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, organizohet ceremoni nderimi në kompleksin memorial në Boletin, në nderim të heroit kombëtar Isa Boletini. (Kompleksi memorial në Boletin, ora 11:00)

- Zyra e kryetarit te Komunës së Gjilanit zhvillon vizitë tek varri i Idriz Seferit. (Gjilan, ora 11:00)

- Udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje bejnë nderime te Pllaka e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit. (Sheshi “Nena Tereze”, 11:10)

- Udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje bejnë nderime te Busti i Isa Kastratit (Velani, ora 11:25)

- Udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje bejnë homazhe te Varrezat e Deshmoreve te Komunes se Prishtines. (Velani, ora 11:30)

- Zyra e kryetarit te Komunës së Gjilanit zhvillon vizitë tek ish-objekti të Burgut të Gjilanit, Zbulimi i Pllakës Përkujtimore. (Gjilan, ora 12:00)

- Udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje bejnë homazhe te Varri i Astrit Deharit. (Zllatar, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Orë Letrare për nder të Idriz Seferit. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:30)

- Komuna e Gjilanit organizon Rep/Rok Koncert me Artistë Lokal. (Para Teatrit te Qytetit, ora 14:00)

- Për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar, Komuna e Istogut organizon program kulturo-artistik. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Zëvendësndihmës Sekretaren e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Laura Cooper. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)
 
- Komuna e Gjilanit organizon koncert me Këngë dhe Valle, Interpretuar nga  AKV  “Gjilani” si dhe Solistë dhe Ansamble të tjera vendore gjilanase. (Teatri i Qytetit, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2017

- Në kuadër të 105 - vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë Komuna e Gjilanit bë zbulimin e busteve të personaliteteve të shquara, Reshat Ymeri, Xhavit Ahmeti, Muharrem Ibrahimi, Esat Berisha dhe Halim Orana. (Gjilan, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. (Sheshin 'Zahir Pajaziti' në Prishtinë. ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe te memoriali “Ibrahim Rugova”. (Prishtinë. ora 9:20)

- Shoqata e Fermerëve Kosovar të Qumështit   dhe Shoqata e Qumështarëve të Kosovës shprehin pakënaqesin e tek për shkak që Ministria e Bujqësisë i ka lënë jashtë grupeve punuese të Ministrisë. (Para dyerve të Ministrisë së Bujqësisë, ora 9:30)

- Forca e Sigurisë së Kosovës organizon “Ditën e hapur” për nderë të “Ditës së Forcës”. (Kazerma “Adem Jashari”, në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit organizon pritjen zyrtare me garden ceremoniale te FSK-se per Presidentet Meta dhe Thaçi, (Platoja e Teatrit te qytetit te Gjilanit, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon vizitën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës  në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë me qëllim të rritjes së transparencës dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit gjatë implementimit të marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi. (Prokuroria Themelore, Mitrovicë, ora 10:00)

- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri bënë dekorimin e personaliteve të cilët u sakrifikuan për lirinë e shqiptarëve në Gjilan. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 10:20)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave dhe Qendra për Kurajo Politike organizojn tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezentohet Punimi për Diskutim “Studimet e Doktoratës në Fakultetin Ekonomik dhe ate Juridik të Universitetit të Prishtinës”. (në Hotel Sirius, ora 10:45)

- Mbahen prononcime për medie nga udhëheqësit e shtetit me rastin e 'Ditës së Forcës'. (Pista e kazermës “Adem Jashari”, në Prishtinë.  ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e zbulimit te shtatores së kolosit të kombit, Idriz Seferi. (Sheshi qendror i Gjilanit, në ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij shqiptar, Ilir Meta do të marrin pjesë në manifestimin qendror të 28 Nëntorit në Gjilan, ku do të zbulohet edhe shtatorja e Heroit Kombëtar, Idriz Seferi. (Gjilan, ora 11:15)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovëstë organizon manifestim me rastin e Festës së Flamurit, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Lokalet e selisë qendrore të OVL UÇK-së, ora 12:00)

- Organizohet hapja Solemnte e Darkes se Lames nga Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Presidentet Meta e Thaçi. (Holli i Hotelit “Kristal”, ora 13:00)

- Zevendes. ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, së bashku me bashkëpunëtorë do të vizitoj punimet për zgjerimin e hyrjes Veternik - Prishtinë, të cilat janë në përfundim e sipër.  (Në hyrje të Veterrnikut në udhëkryqin e Gjilanit, ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim Zëvendësndihmës-Sekretaren e Mbrojtjes e SHBA-së, Laura Cooper. (Kabineti i Presidentit, ora 15:00)

- Ambasada Gjermane në Prishtinë dhe ForumZFD organizojn ngjarjen publike me temë "Holokausti në Kosovë dhe rajon: Një përmbledhje e dokumenteve historike". (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Komuna e Gjilanit organizon festivalin e Fëmijëve “Dëbora”. (Teatri i Qytetit, ora 18:00)

- Hapet ekspozita e artistëve nga Maqedonia “Esenca e ekzistencës”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2017

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe të Shtatorja e Zahir Pajazitit, Sheshi “Zahir Pajaziti”. (Prishtinë, ora 10:00)
- Fillon rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Rahovecit dhe më pas edhe numërimi i votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga këto dy komuna. (Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve, ora 10:00)

- Në kuader të Forumit Ekonomik te Diasporës Shqiptare mbahen takimet biznes me biznes e cila do të ofroj një mundësi unike për lidhje mes qindra bizneseve të Kosovës dhe të Diasporës shqiptare. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe të varri i ish-presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:20)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe të varrezat e Familjes Jashari, në Prekaz. (Prekaz, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe në Sheshin “Shkelzen Haradinaj”. (Pejë, ora 13:00 - anulon)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”. (Gllogjan, ora 13:30 - anulon)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse e Forumit Ekonomik te Diasporës Shqiptare ku Tri Deklaratat e para të marrëveshjeve/kontratave do të zyrtarizohen. (Hotel Emerald, ora 14:30)

- Komuna e Istogut për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar do të organizoj finaljen e festivalit të fëmijëve “Fëmijët Këndojnë. (Shtëpia e kulturës në Istog, ora 15:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe të Shtatorja e Edmond Hoxhës. (Junik, ora 15:00 - anulon)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe në nderim të Betejës së Koshare. (Koshare, ora 15:30 - anulon)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe varrezat e dëshmorëve. (Gjakovë, ora 16:00 - anulon)

- Shoqëria Kulturore Artistike "Agimi" koncert në mbrojtje të vlerave kulturore dhe artistike të shoqërisë’’. (Shtëpinë e Kulturës në Prizren,  ora 19:30)

 

 

Ngjarjet e datës 25 Nëntor 2017

- Komuna e Istogut për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar do të organizoj festivalin e fëmijëve “Fëmijët Këndojnë”. (Shtëpia e kulturës në, ora 15:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës organizon takim me Ministrin e Financave të Republikës së Kosovës,  Bedri Hamza për të diskutuar rreth pakos së re fiskale, raportit të Bankës Botërore, rishikim të buxhetit si dhe buxheti për vitin 2018. (Salla e konferencave Orion, ora 13:30)

- Lëvizja mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 17:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit “Hasan Prishtina” për gazetarin Marin Mema, të cilin e ndanë Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta. (Sheshi 21, ora 18:30)

- Ushtruesja e detyrës së drejtorit të misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë në hapjen e Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare i cili mbahet në Kosovë. (Hoteli Emerald, ora 19:00)

- Ambasada Gjermane në Prishtinë organizon mbrëmje muzikore të zhanrit jazz me artistët gjermanë të grupit "Casimir Jazz Trio". (Mitrovica Social Club në Mitrovicë, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 24 Nëntor 2017

- Sektori Kundër Dhunës në Familje, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë e Policise e Kosovës mbajn konference e cila i dedikohet hapjes së fushatës për të shënuar 16 Ditët e Aktivizimit, e titulluar ‘Roli i burrave në parandalimin e dhunës në familje’ nën sloganin “Mos e le askënd prapa”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ju fton të përcillni tryezën e diskutimit me temë “Dialogu Kosovë-Serbi dhe BE: A duhet të ratifikohen marrëveshjet e Brukselit në Kuvend?”. (Salla e konferencave Orion, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha pret në takim Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, zonja Olta Xhaçka . (Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kazerma "Adem Jashari", ora 10:00)

- Save the Children në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Technologjisë, organizojnë diten e dytet te konferencës rajonale "Investimi në Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme: Faktet, Mundësitë dhe Sfidat". (Hotel International, rrugës për Lipjan, ora 10:00)

- Policia e rajonoit të Pejës bën homazhe për Sabahate Tolajn dhe Isuf Haklaj. (Pranë hyrjes së Stacionit policor Pejë, ora 11:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarët e të vrarëve dhe të arrestuarve në rastin Kumanova do të mbajnë konferencë për media. (Lokalet e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, selia qendrore në Prishtinë, ora 12:00)

- Policia e rajonoit të Pejës bën homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Koshare. (Koshare, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve. (Zyrat e AKB-së, 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka. (Kabineti i Presidentit, ora 14:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri pret në takim Ministrin e Drejtësisë së Hungarisë, László Trócsányi, me ç ‘rast do të nënshkruajnë dy marrëveshje bilaterale: “Traktatin për Ekstradim” dhe “Traktatin për Transferim të Personave të Dënuar”. (Ministria e Drejtësisë, ora 15:00)

- Hapet ekspozita “Dhimitër Vangjeli një arkiv i shpëtuar dhe i dokumentuar”, organizuar nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore dhe Bashkinë Kolonjë. (Muzeu i Kosovës, ora 18:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës”  organizojnë ngjarje me rastin e “Thanksgiving Day- Dita e Falenderimeve”. (Sheshi 21, ora 18:00)

- Ambasada Gjermane në Prishtinë organizon dy mbrëmje muzikore të zhanrit jazz me artistët gjermanë të grupit „Casimir Jazz Trio“. (Hamam Jazz Bar në Prishtinë, ora 21:00)
 

Ngjarjet e datës 23 Nëntor 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën për Energjinë e Ripërtëritshme në Sektorin e Prodhimit. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Save the Children në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Technologjisë, organizojnë konferencën rajonale "Investimi në Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme: Faktet, Mundësitë dhe Sfidat". (Hotel International, rrugës për Lipjan, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do të mbajë ligjëratë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan për qeverisjen e mirë. (Objekti i Univesitetit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 143 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 11:30)

- Joni Sefedini, nxënëse në klasën e tretë në Shkollën fillore “Nazim Gafurri” në Prishtinë, promovon librin e dytë të tij me titull “Dy arinj të humbur” dhe hapet ekspozita me piktura të tij. (Shkolla fillore “Nazim Gafurri”, ora 12:00)

- Me rastin e 17-vjetorit të vrasjes së veprimtarit, Xhemail Mustafa, Kryetari i LDK-se, Akademik Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjnë homazhe tek varri i tij. (Fshati Gllamnik në Podujevë, ora 13:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare organizon Konferencën “Volunteers in Action” përmes së cilës synohet vetëdijesimi i të rinjve mbi rëndësinë e filantropisë dhe punës vullnetare. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillon numërimi i votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës, në komunat: Gjakovë, Gjilan, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Podujevë, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendojse! mban konferencë për media. (Selia e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 14:00)

- Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova së bashku me Administratoren e Dhomave të Specializuara, dr. Fidelma Donlon, do të takohen me përfaqësues të shoqërisë civile zyrtarë të qeverisë si dhe me organizata vendore e ndërkombëtare për të diskutuar veprimtarinë e Dhomave të Specializuar.  (Hotel Garden n lagjen Kalabria, ora 14:30)

- Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa me Nenkryetarin e LDK-së, z. Lutfi Haziri, do të mbajnë konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, kompleksi "Qafa", ora 15:00)

- Hapet ekspozita e artistes znj. Emiranda Beka. (Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 22 Nëntor 2017

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Projektit LuxDev - Mbështetja për Reformën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë mban konferencën lidhur me Modelin dhe Sistemin e Informacionit Shtetëror për Këshillim në Karrierë. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Këshilli i  Evropës në partneritet me Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", organizon ligjëratën me titull "Integriteti akademik: Plagjiarizmi - rreziqet dhe mënyrat e detektimit të tij", nga Prof. dr. Thomas Lancaster. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 10:00)

- Forumi 2015 organizon tyrezë diskutimi per trasnparencën dhe llogaridheniën e Universitetit e Prishtinës "Hasan Prishtina". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.06/L-020 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë raportin e Pulsit Publik XIII. (Zyret e UNDP-së, ora 11:00)

- Bëhet hapja fillestare e projektit “Mbështetje për Regjistrimin Civil dhe sigurinë e dokumenteve”. (Objekti i Ministrisë se Punëve të Brendshme, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të mbaj konferencë për media lidhur me largimin nga puna të tetë punëtorëve të sigurimit të cilët punojnë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. (Para universitetit Haxhi Zeka ne Pejë, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës dhe kompania GEOtest, nga Republika Çeke, do të organizojnë aktivitetin e radhës me rastin e lansimit të platformës online për hartimin e biznes planeve. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri, me stafin e tij dhe bashkëpunëtor bejnë homazhe te Xhavit Ahmeti në fshatin Perlepnicë në shenjë nderimi dhe respekti për vepren e tij nëfusha të ndryshme. (Perlepnicë, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Akademinë Kosovare për Lidership. (Afër Stadiumit Adem Jashari në Mitrovicë, ora 14:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon një MasterClass për Lirinë e Shprehjes dhe Ligjin e Medias me avokatin e medias dhe aktivistin e të drejtave të njeriut, Flutura Kusari. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 15:00)

- Kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri, do të mbaj konferencë me gazetarë pas mbledhjes me drejtorët e drejtorive komunale. (Objekti i komunes, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 21 Nëntor 2017

- Shefi Observer i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle gjatë një konference shtypi do të japë një deklaratë mbi gjetjet paraprake të Misionit për zgjedhjet e balotazhit. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ do të organizojnë forumin e biznesit me temën “Pengesa qindra milionëshe: Energjia elektrike”. (Salla e konferencave në Orion, ora 11:00)

- Anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohen me anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën do të flasin Kryetari Visar Ymeri dhe Nënkryetari Dardan Sejdiu.  (Selia e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë për të parë nga afër investimet që po bëhen në palestër ku po vendosen ulëset e reja për të zgjeruar sallën në bazë të standardeve të FIBA-s ashtu që palestra të jetë gati për lojërat e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll nuk kuadër të kualifikimeve për "Kina 2019". (Pallati i Rinisë,ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite raporti nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

- Kosovo 2.0 dhe Qendra për Liri dhe Barazi në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës, organizojnë hapjen e ekspozitës Pride Photo Award. (Galerinë e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 20 Nëntor 2017

- Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kongresmeni Amerikan në Kosovë, Eliot Engel, bejnë homazhe tek Pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 7:45)

- Lansohet Fondacioni Kosovar i Mileniumit entitet ky i cili do t'i implementoj projektet e agjensionit federal amerikan MCC në Kosovë. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30 - mediat duhet te vendosin kamerat, ora 8:00)

 - Me rastin e vizitës së Kongresmenit Amerikan në Kosovë, Eliot Engel, Qeveria e Kosoves mban mbledhje solemne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00 - Mediat mund të marrin pamje dhe të përcjellin mbledhjen solemne nga Press Qendra)

- Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kongresmeni Amerikan në Kosovë, Eliot Engel mbajne konferencën e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Haradinaj dhe Kongresmenit Engel. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban konferencë ku do të prezantojë raportin e dytë në lidhje me lirinë e mediave dhe sigurisë së gazetarëve. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shqyri Bytyqi do të marrë pjesë në Konferencën përmbyllëse të Javës kundër braktisje së shkollimit, me moton “Mundësi të barabarta në arsim për të gjithë”. (Ndërtesa e MAShT, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën për lansimin e fondacionit Sfidat e Mileniumit në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, Zyra e UNICEF në Kosovë, Save the Children dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF, organizojnë marshin e fëmijëve për të drejtat e tyre. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë e drejtuar nga fëmijët, me temën “Fëmijët udhëheqin Kuvendin”. (Salla e mbledhjeve plenare, ora 10:30)

- Hapet foto ekspozita me 140 fotografi nga dëbimi masiv me dhunë i shqiptarëve nga Toplica apo Sanxhaku i Nishit në vitin 1877/ 1878. (Muzeu i Kosovës, ora 11:00)
 
- Ministri i MTI-së, Bajram Hasani do ta pretë në takim zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Senida Mesi, me bashkëpunëtorë. (Ndërtesa e MTI-së, ora 12:30)

- Fakulteti i Edukimit ne Prishtinë organizon konferencën përfundimtare të Projektit Tempus të mbështetur nga Bashkimi Europian “Modernizimi i Përgatitjes së Mësimdhënësve në Universitetin e Prishtinës”. (Fakulteti i Edukimit, ora 13:00)

- Universiteti “Kadri Zeka”në Gjilan për herë të parë do të fillojë me studimet Master ku do te organizoj hapja  solemne e studimeve Master. (Objekti i Universiteti te Gjilanit, ora 14:00)

- Koalicioni i OJQ-ve  “Demokracia në Veprim”, mban konferencën për media ku do të publikohet deklarata preliminare për procesin zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 14:00)

- Shefja e Zyres së BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së Natalia Apostolova takon sot grupin parlamentar "6+". (Kuvendi i Kosovës, salla S1, ora 14:30)

- Nisma për Kosovën, mban konferencë për medie. Konferenca. (Selia qendrore të NISMA për Kosovën, ora 15:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndertesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 15:00)

- Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel do ta vizitojë fabrikën e paneleve solare “Jaha”. (Fabrika e paneleve solare “Jaha” afër aeroportit Adem Jashari, ora 15:15)

- Kryeministri Haradinaj pret në takim Jonathan Nash, kryeshef ekzekutiv i MCC. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00 - Mediat mund të marrin pamje dhe pas takimit do të ketë konferencë për shtyp)

- Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, mirëpret Kongresmenin Amerikan Eliot Engel. (Selia e LDK-së të Kompleksi Qafa, ora 16:00)

- Hapet ekspozita retrospektive e Halil Muhaxherit “Në shqetësime dhe heshtje”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 19 Nëntor 2017

- Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka do të votojë në Prishtinë ku me pas votimit do të jap deklaratë për media për fillimin e votimit për kryetar në 19 komuna dhe rivotimin për kryetar të komunës së Parteshit. (Qendra e Votimit 1907E në Fakultetin Teknik, ora 07:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e qendrave të votimit në Republikën e Kosovës. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 8:00)

 - Kongresmenit amerikan, Eliot Engel do të vizitojë qendrën e thirrjeve të Demokracisë në Veprim. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 9:00)

- Deputeti i i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti  voton Fakulteti Juridik  të Universitetit te Prishtinës. (Qendra e votimit 1913E, Vendvotimi - 1913E/03R , ora 9:00)

- Kongresmeni amerikan, Eliot L. Engel do të vizitojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku do të pritet nga anëtarët e KQZ-së dhe me pas do të japin nga një deklaratë para gazetarëve. (Selia e KQZ-së, ora 9:20)
 
- Demokracia në Veprim mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vend votimëve. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 9:30)

- Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, voton në shkollën fillore “Çajupi”. (Mitrovicë, ora 9:30)

- Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri voton në shkollën fillore “Abaz Ajeti”. (Gjilan, ora 9:45)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Gjilanit Sami Kurteshi voton në Gjilan. (Shkolla fillore "Selami Hallaqi", ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëshorten Anita Haradinaj, do të votojnë  në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti voton në Shkollë fillore "Faik Konica". (Qendra e votimit 1903E, Vendvotimi - 1903E/01R, ora 10:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit Mytaher Haskuka voton në Prizren. (Shkolla e mesme  "11 Marsi", ora 11:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Ajet Potera voton në Podujevë. (Shkolla fillore “Naim Frashëri”, ora 10:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Kaçanikut, Basri Kodra voton në Kaçanik. (Shkolla Fillore “Emin Duraku”, ora 10:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes Visar Ymeri voton në Shkollen fillore "Faik Konica" ne Prishtinë. (Qendra e votimit 1903E, Vendvotimi - 1903E/09D në objektin e shkollës, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e dytë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhore deri në ora 11:00. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 11:30)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj do të votojë në shkollën fillore Faik Konica. (Prishtinë, ora 12:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të zhvilloj konferencën e rregulltë për media. (Salla e Mediave në Selinë Qendrore të AAK-së, ora 12:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Kamenicës Qëndron Kastrati voton në Kamenicë. (Gjimnazi “Ismail Qmali”, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan mban konferencën e radhës për media. (Selia e LDK-së, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën do të flasin Nënkryetari dhe deputeti, Dardan Sejdiu. (Zyret e Vetëvendosjes në lagjen "Arbëria", ora 12:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencën e dytë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit te votimit. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhore deri në ora 15:00. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 15:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të zhvilloj konferencën e rregulltë për media. (Salla e Mediave në Selinë Qendrore të AAK-së, ora 16:00)

- E Diela e tretë e muajit Nëntor shënon Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor me c'rast behët ndezja e qirinjëve, në nderim të viktimave të cilët kanë humbur jetën në aksidente trafiku. (Teatri Kombëtar në Prishtinë, ora 17:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencën e tretë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit te votimit. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 19:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e katertë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhore deri në ora 19:00. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 20:00)



 

Ngjarjet e datës 18 Nëntor 2017

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon turneun Dita e Flamurit për senior. (Prishtinë, ora 9:30)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, mban konferencën për media mbi vlerësimin e ecurisë së fushatës zgjedhore si dhe planin e DnV-së për vëzhgim gjatë Ditës së Zgjedhjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00) 

- Këtë vit për herë të tretë Kosova i bashkohet shteteve të ndryshme në botë të cilat shënojnë Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor, me c'rast organizohet dhurimi i gjakut dedikuar personave të lënduar në aksidente trafiku. Kolegji “Tempulli”, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim kongresmenin amerikan, Eliot Engel. (Kabineti i kryetarit, ora 16:30)

 

Ngjarjet e datës 17 Nëntor 2017

- Mbahet dita e dytë e konferencës konferenca shkencore ndërkombëtare “Shoqëria e bazuar në dije si strategji për zhvillim më të shpejtë ekonomik”. (Fakulteti Ekonomik i Universiteti të Prishtinës, ora 9:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës do të bëjë prezantimin e rezultateve të përpjekjeve të përbashkëta me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, që kanë rezultuar në publikimin e një raporti të ri, të titulluar Buxhetimi për përmirësimin e barazisë gjinore në programet për diasporë. (Hotel Sirius, ora 10:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Zyret e saj në lagjen "Arbëria", ora 14:30)



Ngjarjet e fushatës zgjedhore
   

- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, do të prezantojë projektet infrastrukturore për Komunën e Prizrenit. (Hoteli Theranda në Prizren, ora 11:30)  

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral në fshatin Carallukë të Malishevës. (Restoranti Goni nëCarallukë, ora 13:30)  

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës në Kaçanik, ora 16:00) 
   
- Partia Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral në Ferizaj. (Salla e Sportit në Ferizaj, 18:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin përmbyllës zgjedhor në Prishtinë. (Salla e Sporteve "1 Tetori", ora 20:00)   

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 20:00) 
 

Ngjarjet e datës 16 Nëntor 2017

- Fakulteti eknomik i Universitetit të Prishtinës i mbeshtetur nga UNDP dhe Komisioni Europian do të organizoj konferencën e parë shkencore ndërkombëtare "Shoqeria e bazuar në dije si Strategji për Zhvillim më të shpejtë Ekonomik”. (Fakultetin Ekonomik, ora 9:00)

- Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë tryezë të rrumbullakët për kodet e mirësjelljes në arsimin e lartë. (Hotel International Prishtinë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Përformancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe Raportit të Pasqyrave Financiare të audituara për vitin 2016, i ftuar, Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

 - Me rastin e Dites Botërore të Filozofisë, Departamenti i Filozofisë, UP dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës organizojnë konferencën ndërkombëtare "Lufta dhe Paqja". (Fakulteti Filozofik, salla 101, ora 10:00)

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon një konferencë për gazetarë ku do të prezentohet Raporti i Rregullt Ekonomik më i ri për Ballkanin Perëndimor. (Zyret e Bankës Botërore, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të Prishtinës, me qëllim që të informohen për mënyrën e aplikimit të ngarkesës së kundërt të TVSH-së, për shërbimet e blera jashtë Kosovës, si dhe aplikimin e ngarkesës së kundërt të TVSH-së për shërbimet në lëmin e ndërtimit, brenda vendit. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme organizon takim informative në Ferizaj. (Qendra e Arsimit Profesional, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitoi shkollën e mesme “ Lasgush Poradeci” në Kijevë të Malishevës me ç`rast do të përuroi kabinetet dhe inventarin e nevojshëm shkollor me të cilin MAShT , ka pajisur këtë shkollë. (Kijevë, ora 11:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në përurimin e disa projekteve Restauruese - Konservuese në Qendrën Historike të Prizrenit, të realizuara nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren. (Qendra Historike e Prizrenit, ora 12:30)

- Zyra e BE-së dhe Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës organizojnë ceremoninë e fillimit të Projektit të Binjakëzimit  “Zhvillimi i kapaciteteve profesionale të Zyrës Kombëtare të Auditimit e Kosovës lidhur me auditimin e ndërmarrjeve publike”. (Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës, ora 14:30)

- Në kuadër të Javës së Arsimit Ndërkombëtarë hapet Panairi i të diplomuarëve në SHBA”. (Hotel Sirius, ora 14:30)

- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, do të vizitojë të enjten Panairin e tretë vjetor të Alumnive të Kolegjeve që organizohet nga Qendra Këshilluese Amerikane si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Edukimit. (Hotel Sirius, ora 14:30)

- Mbahet takimi konstituiv të Këshillit Ekonomiko Social, (Ndërtesën e Qeverisë, salla P-37, ora 15:00 - vetëm pamje)

- Ministria e Punëve të Brendshme organizon takim informative në Gjilan. (Universiteti i Gjilanit, ora 15:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me Meridian Express bën lansimin në treg të produktit Xhem X21 Mjedra. (Meridian Express, Dragodan, ora 17:00)

- Kinemaja ABC hap dyert per te gjithë kineastet dhe adhuruesit e filmit ku me ç'rast hap zyrtarisht Javen e Filmit Izraelit. (Kinemaja ABC, ora 19:00)

 

Ngjarjet e fushatës zgjedhore

 

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Kryetari Visar Ymeri. (Zyret e Vetëvendosjes në lagjen "Arbëria", ora 12:00)

- Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, viziton hapsirën ku do të ndërtohet Kampusi Universitar në Gjakovë. (Ish kazerma  në Gjakovë, afër Kishës katolike, ora 12:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti mban konferencë për media. (Afër Newborn-it, ora 13:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan mban tubimin qendror. (Palestra e sporteve “Bashkim Selishta - Petriti", ora 16:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban fushaten zgjedhore në Vushtrri. (Shtëpia e Kulturës në Vushtrri, ora 16:30)  

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar te Prizrenti, Mytaher Haskuka mban tubim zgjedhor në Prizren. (Qendra Sportive "Sezai Surroi në Prizren, ora 18:00)    
 
- Partia Demokratike e Kosovës mban fushaten zgjedhore në Mitrovicë. (Hoteli “Palace” në Mitrovicë, ora 18:00)

- Kandidati i pavarur për kryetar të Shtimes, Fatmir Rashiti mban tubim elektoral. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 15 Nëntor 2017

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës, ndërmjet komandantit në largim të KFOR-it, gjeneral majorit Giovanni Fungo dhe komandantit të ardhshëm të KFOR-it gjeneral major Salvatore Cuoci. (Selia KFOR-it, kampin "Film City", ora 11:00 - Takimi me mediat në vend-parkimin para Sheshit 21, ora 9:45)
- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i peticioneve, shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me programin “Kërko Drejtësi” i cili zbatohet nga Qendra Nacionale për Gjykatat Shtetërore organizon publikimin e raportit final të “Iniciativës për Integritet në Sistemin e Drejtësisë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar raporton para Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme mban takim informativ në Vushtrri për parandalimin e migrimit të parregullt. (Kalaja e Vushtrrisë, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, merr pjesë sot në përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare nr. 3 në Vushtrri. (Vushtrri, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj pret në takim ambasadoren jorezidente të Izraelit për Kosovën, Alona Fisher-Kamm ku edhe do të mbajë një konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Zëvendësministrit i Ministrisë së Financave, Fatmir Gashi raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me ndarjen buxhetore në Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthim, si dhe Zyrën për Çështje të Komuniteteve pran Zyrës së Kryeministrit, sipas Projektigjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kolegji AAB mban konferencë me media me ç’rast do të jepet edhe premiera e filmit “Tuneli” me regji të Ilir Harxhit. (Teatri i AAB-së “Faruk Begolli”, ora 14:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme mban takim informativ në Mitrovicë për parandalimin e migrimit të parregullt. (Qendra e Kulturës, Mitrovicë, ora  15:00)

- Mbahet masterklasa e titulluar “Kthimi në të ardhmen: Etno-nacionalizmi si zgjidhje për krizën e legjitimitetit të ditëve të fundit të Jugosllavisë”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 15:30)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës "1 në 1000". (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)




Ngjarjet e fushates zgjedhore



 
- Shtabi i Lidhjes Demokratike te Kosovës mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, të Qafa, ora11:30)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti mban konferencë për media. (Stacioni tek "Tre Sheshirat", ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tubim zgjedhore në Gjilan në të cilin do të flasin Kryetari Visar Ymeri, deputeti Albin Kurti dhe kandidati për kryetar, Sami Kurteshi. (Palestra e Sporteve "Bashkim Selishta - Petriti", ora 17:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor në Vrellë të Istogut ku kandidati për kryetar të Komunës së Istogut, Haki Rugova, shpalosë programin qeverisës. (Sheshi në Vrellë, ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të Gjakovës. (Palestra e Sporteve në Gjakovë, ora 17:30)

- Partia Demokratike e Kosoves mban tubimin zgjedhor në Prizren. (Restoranti “Nafron Exclusive” në Prizren, ora 18:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor në Therandë ku kandidati për kryetar të Komunës së Therandës, Sali Asllanaj, shpalosë programin qeverisës. (Restorant “Rozafa”, te parku, ora 18:30)
 
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës në Rahovec, ora 19:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan mban tubim zgjedhor ku kandidati për kryetar të kësaj komune,  Lutfi Haziri, shpalosë programin qeverisës. (Gjilan, ora 19:00)
 
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të fshatit Grejkoc të Suharekës. (Restaurant ''Estrada", ora 20:00)

Ngjarjet e datës 14 Nëntor 2017

- Në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit shpërndahen materialet edukative – shëndetësore dhe do të matet sheqeri në gjak për kalimtarët e interesuar. (Sheshi Nëna Terezë, ora 8:00)

- Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës në partneritet me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, mbajn konferencën rajonale të sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë.” (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare “NATO dhe Ballkani Perëndimor - Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Mbahet mbledhje e Komisionit  për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilin do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë , Shoqata e Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Kosovës dhe në mbështetje të “AQH” mbajnë konferencë për shtyp ku do të shënojnë Ditën Botërore të Diabetit në të gjitha qendrat Rajonale të Kosovës. (Ndërtesa e Institutit, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite shqyrtimin dhe miratimin e Planit për Ditën e Zgjedhjeve 19 nëntor 2017. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ku do te mbahet diskutim me Ekspertët e Projektit të Binjakëzimit mbi politikat kyçe dhe sfidat legjislative që kanë të bëjnë me procesin e MSA-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të mbaj ligjëratë me studentë si dhe me qytetarë të interesuar në kuadër të fushatës të vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt në Prizren. (Objekti i universitetit të Prizrenit, ora 11:00)

- Ministri i Zhvillimi Ekomomik, Valdrin Lluka raport para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me prioritetet e ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit promovoj projektin në fushën e Teknologjisë Informative, E- Arsimi, që është po ashtu i pari në nivel të Republikës së Kosovës. (Shkolla e Bujqësisë dhe Agrobiznesit "Arbëria" në lagjen e Vishnjëve, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët sensibilizimi i komunitetit të mjekëve të Kosovës për zgjedhjet për Kuvendin e Odës së Mjekëve - Përkrahja institucionale për konsolidimin dhe funksionimin e Odës së Mjekëve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj bashkë me Zëvëndes Kryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli do të marrin pjesë në Përurimin e Projektit “Rregullimi i Liqenit Akumulues në Lumin Ibër”. (Mitrovicë, ora 13:00)

- Mbledhje e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-018 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Me rastin e përfundimit të mandatit dhe ndërrimit të komandës së Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo, Komandant i KFOR-it mban konferencë për shtyp lidhur me aktivitetet dhe objektivat e arritura gjatë mandatit të tij. (Qendra për Informim e NATO-s në ndërtesën e Radio Kosovës, kati i 9, ora 14:00 - mediat me qenë jo më vonë se, ora 13:15)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, ku do të publikohen rezultatet e Barometrit Global të Korrupsionit për Kosovë. (Zyrat e KDI-së, ora 14:00 - anulohet)

- Oda Afarizmit të Kosovës organizon takim të përbashkët me prodhuesit e miellit në Kosovë për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për prodhuesit e miellit. (Zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë Komunën e Prizrenit ku do të inspektojë punimet në stadiumin e qytetit "Përparim Thaqi". (Prizren, ora 14:30)
 
- Ministria e Punëve të Brendshme do të mbaj takimi informativ të fushatës të vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt në Gjakovë. (Shkolla Publike të Muzikës “Prenk Jakova”, ora 15:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë lokacionin e ndërtimit të stadiumit në Zhur. (Zhur, ora 15:00)

- Menaxhmentin i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë për t’i dhënë të drejtë Kishës Ortodokse në pretendimin për tokën që e ka në pronësi në kampusin e UP-së. (Rektorat, ora 15:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Kosovë, do të shfaqin dokumentarin “5 Broken Cameras” nga Emad Burnat dhe Guy Davidi, një prodhim Palestinezo-Izraelit. (Qendra informative dhe kulturore e BE-së, ora 18:00)



Ngjarjet e fushatës zgjedhore


- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti mban konferencë për media. (Sheshi përballë ATK-së, ora 12:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të qytetit të Klinës merr pjesë dhe Kryeministri, Ramush Haradinaj. (Shtëpia e Kulturës në Klinë, ora 16:30)

- Partia Demokratike e Kosovësë mban tubimin elektoral në Rahovec. (Shtëpia e Kulturës nëRahovec, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban mban tubim zgjedhor në Podujevë në të cilin do të flasin Kryetari Visar Ymeri, deputeti Albin Kurti dhe kandidati për kryetar, Ajet Potera. (Salla e Sporteve "Hakif Zejnullahu", ora 18:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të qytetit të Istogut, merr pjesë dhe Kryeministri, Ramush Haradinaj. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 18:00)

 - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të qytetit të Obiliq merr pjesë dhe Kryeministri, Ramush Haradinaj. (Palestra e Sporteve në Obiliq, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 13 Nëntor 2017

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë takohet me me stafin udhëheqës të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeministrit Ramush Haradinaj hapet "Java Globale e Ndërmarrësisë 2017". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencë për media me rastin e publikimit të Pagës mesatare në Kosovë në sektorin privat dhe publik. (Salla e konferencës në AKB, Rr. Lidhja e Prizrenit p.n-Lagja tophane, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në ceremoninë e gradimit të tre pjesëtarëve të komunitetit serb në Batalionin e Parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma e FSK-së në Gjilan, ora 11:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani do te nënshkruajë marrëveshje në mes MTI dhe STIKK, në Inkubatorin e Biznesit në Bërnicë. (Bërnicë, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për dhënie në shfrytëzim të Inkubatorit të Biznesit në Bernicë. (Bernicë, ora 12:00)

- Kyeparlamentari Kadri Veseli pret në takim përfaqësuesit e delegatëve të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990. (Kabineti i kryetarit, ora 12:30)

- Promovohet romani “Për 7 Vite”, të autores Almira Gashi. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 14:00)

- Instituti Riinvest organizon ceremoninë e nënshkrimit të “Memorandumit për Bashkëpunim” ndërmjet Institutit  të Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare dhe Institutit Riinvest. (Instituti Riinvest, ora 17:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “NATO dhe dinamikat e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kohën e sfidave të sigurisë globale”. (Hoteli Emerald, ora 19:00)



Ngjarjet e fushatës zgjedhore


- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të prezantojë programin e tij para studentëve të Kolegjit ISPE. (Objekti i ISPE në Prishtinë, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi prezanton programin dhe bashkëbisedon me komunitetin e biznesit. (Swiss Diamond Hotel, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do të ketë aktivitet programor në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. (Afër Qendrës së Mjekësisë Familjare, ora 12:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi prezanton programin dhe bashkëbisedon me rininë. (Sheshi 21, ora 16:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubime zgjedhor nw Kaçanik nw tw cilin do të flasin Kryetari Visar Ymeri, deputeti Albin Kurti dhe kandidati për kryetar, Basri Kodra. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj", ora 16:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor në Karaçevë të Kamenicës, ku kandidati për kryetar të Komunës, Shaip Surdulli, shpalos programin e tij qeverisës. Në tubim merr pjesë dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. (Shkolla fillore “Asllan Thaçi” në Karaçevë, ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me gratë suharekase ku merr pjesë dhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Restaurant Rozafa në Suharekë, ora 17:15)

- LDK mban tubim zgjedhor në fshatin Stanoc të Poshtëm të Vushtrrisë, ku kandidati për kryetar të Komunës, Xhafer Tahiri, shpalos programin qeverisës. (Shkolla fillore “Nazmi Zhegrova” në Stanoc, ora 17:15)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të fshatit Mushtisht të Suharekës. (Shkolla e fshatit Mushtisht, ora 18:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubime zgjedhor nw Kamenicw në të cilin do të flasin kryetari Visar Ymeri, deputeti Albin Kurti, kandidati për kryetar, Qëndron Kastrati, dhe përfaqësuesi nga AAK, Faton Jakupi. (Palestra e Sporteve, ora 19:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të fshatit Budakovë të Suharekës. (Shkolla e fshatit Budakovë, ora 20:00)


Ngjarjet e datës 12 Nëntor 2017

- Kryetari Shpend Ahmeti do ta prezantojë projektin për Parkun e ri qendror të Prishtinës. (Përballë Katedrales "Nënë Tereza, ora 12:30) 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 12 Nëntorit, Ditës Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar, do të vendosë kurore me lule në Memorialin Përkujtimor në sheshin “Edit Durham”. (Afër Hotel Grandit, ora 14:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)