- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit për projektin: ,,Klima e Investimeve në Kosovë II", që financohet nga Qeveria Zvicerane dhe implementohet nga International Finance Corporation. (Ndërtesa e MTI-së, ora 9:30)
- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës pret në takim, Rainer Wieland zv. President i Parlamentit Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S3, ora 9:30)
- Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri takon delegacionin nga Shtetet e Bashkuara, konkretisht nga Iowa ku pas takimi do te ketë prononcim për media. (Zyra e krytarit Haziri, ora 9:30)
- Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon diskutimin publik me temën “ E ardhmja e sektorit të energjisë në Kosovë'. (Orion Conference Center përball Kino ABC, ora 10:00)
- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit, Projektligjin për Miniera dhe minerale, raportin eAutoritetit të Aviacionit Civil - AAC dhe raportin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)
- Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe delegacioni nga Iowa e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës vizitojnë shkollën e Agrokulturës në Gjilan. (Objekti i shkollës në Gjilan, ora 10:15)
- , Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 10:45)
- Kryeministri Ramush Haradinaj pret zv.presidentin e Parlamentit Evropian, Reiner Wieland, i shoqëruar nga ambasadori Christian Heldt dhe shefi i zyrës së “Konrad Adenauer” në Kosovë, Johanes Rey. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:45)
- Shefja e Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë do ta vizitojë rajonin e Gorës, përkatësisht Dragashin dhe fshatin Restelicë. (Shkolla fillore, Restelicë, ora 13:00)
- Delegacioni nga Iowa dhe qyteti Sioux i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës vizitojnë Universitetin "Kadri Zeka". (Objekti i Universitetit "Kadri Zeka", ora 13:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Raportit përfundimtar për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:30)
- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Ministrinë e Shëndetësisë. (Ndërtesa e Ministrisë së Shëndetësisë, ora 14:00)
- Delegacioni nga Iowa dhe qyteti Sioux i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës zhvillojnë një vizitë biznesit prodhues të perpunimit të pemeve "Frutomania". (Objekti i fabrikes Frutomina, ora 14:30)
- Komandanti i Gardës Nacionale të Iowas Gjeneral Timothy Orr, Konzulli i Përgjithshem i Kosovës në Des Moines, Iowa, Xhavit Gashi, Kim Heidemann, drejtoreshë e organizatës Iowa Sister States, si dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane mbajn një konferencë për bashkëpunimin në fushat ekonomike, arsimore dhe sportive ndërmjet Kosovës dhe shtetit amerikan të Iowas. (Hotel Sirius, ora 15:00)
- Kryesia e ngushtë e LDK-së do të takohet me Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland dhe Johannes D. Rey - Shef i Zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung për Maqedoni dhe Kosovë. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 16:00)
- Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i shoqëruar nga u.d drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, do të vizitojnë drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj ku do të priten nga drejtori i rajonit të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Gazmend Hoxha. (Zyra e drejtorit rajonal në Ferizaj, ora 16:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në në ceremoninë e binjakëzimit të Komunës së Vushtrrisë me Norwalk të Iowa-s. (Ndërtesa e Komunës, ora 18:00)
- Shfaqet premiera e filmit për Kosovë "Blue Heart" i cili dokumenton betejën për lumin më të madh në Europë - Vjosa e Shqipërisë - përpjekjet për të shpëtuar Rreqebullin e rrezikuar të Ballkanit në Maqedoni dhe gratë e Kruščica, Bosnje dhe Herzegovinës, të cilët po mbajnë një protestë 24-orëshe për një muaj, për të mbrojtur burimin e vetëm të ujit të freskët të komunitetit. (Kino ABC,ora 18:30)
- Mbahet ceremonia e hapjes see ekspozitës “Kur Epshi Kacafytet me Ankthin Koloristik”, të piktorit Klodian Valla. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)