30 Prill 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Prill 2018

- Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione diskuton lidhur me shënimin e Javës së Personave të Pagjetur në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 9:30)

- Mbahet seanca e radhës në mes të ish-drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) Hasan Pretenit dhe organizatës ÇOHU! Preteni si person fizik, por edhe në emër të AKK-së ka bërë padi civile për shpifje. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës organizon tryezën e rrumbullaket me titull "Kriza e ekzistencës së klinikave të QKUK-së si pasojë e mungesës së Profesorëve në Fakultetin e Mjekësisë”. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për efikasitetin e menaxhimit të lëndëve civile në Gjykatat Themelore si dhe shqyrtimi i planit të veprimit të Qeverisë për adresimin e rekomandimeve nga Raporti i Auditimit për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës behën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani. (Velani, ora 10:00)

- Muzeu i Kosovës organizon aktivitetin edukativ mbi kujtesën e lojërave të vjetra popullore, të cilat ne sot po i quajmë "Lojërat e Gjyshërve tanë". (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media mban dëgjim publik lidhur me amendamentimin e Projektligjit Nr.06/L-043, për lirinë e asociimit në Organizata Joqeveritare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Rrjeti rajonal i organizatave të shoqërisë civile Pointpulse dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizojn konferencën mbi rolin e Kuvendit të Kosovës në mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës për të forcuar integritetin në këto institucione. (Salla e konferencave "Orion", ora 10:00)

- Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryeshefin e Agjencionit për Produkte dhe Paisje Medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës ben Nderime te shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi 'Zahir Pajaziti', ora 10:30)

- Komuna e Prishtinës organizon dhurimin  e gjakut për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. (Sheshi 'Zahir Pajaziti', ora 10:40)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës organizon “Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar – Prishtina 2018”. (Qendra e Panaireve, fshati Shkabaj - Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, ora 11:00)

- Organizata Down Syndrome Kosova organizon ngjarjen e radhës në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve me sindromën Down”,  ngjarje e cila shënon përmbylljen e një procesi, i cili mbështeti zhvillimin e aftësive profesionale të personave me sindromën Down. (Hotel Sirius - Salla e dytë, ora 11:00)

- OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes hap ekspozitën “Shtegut të dhimbjes”,  e cila  është një përmbledhje e punimeve të realizuara në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës organizon homazhe në varrezat e dësmorëve dhe martirëve në fshatrat Makoc, Mramor, Prapashticë, Dabishec, Canaj, Barilevë, Rimanishtë, Koliq, Stallovë, ora 11:30

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shënon Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve ku edhe do të promovohen botimet e Institutit Arkeologjik të Kosovës  (Lapidariumi përballë Muzeut të Kosovës, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. (Kabineti i kryetarit, ora 12:30 - vetëm pamje)

- Nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca do të mbajnë konferencë për media. (Holli i Kuvendit,  ora 13:00)

- Për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës mbahet tubimi qendror . (Epopeja e UCK-së në fshatin Marec, ora 13:00)

- Paqja Studentore organizon konferencën me temën "gratë e suksesshme dhe sfidat e tyre". (Fakulteti i Edukimit, salla P3, ora 14:00)

- Qendra Amerikane për Këshillim dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë organizojnë Panairin e Edukimit "EducationUSA University Fair". (Hotel Sirius, ora 14:30)

- Bëhet pranim-dorëzimi zyrtar i raportit të BE-së për Kosovën në mes të zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. (Ndërtesa e Qeverisë, kati i tretë, ora 14:30)

- Ambasadori Greg Delawie do të takoj dhe përshëndes organizatorët e panairit, përfaqësuesit e Univerziteteve amerikane dhe studentët të cilët do të vizitojnë panairin e tretë Univerzitarë “EducationUSA” në Prishtinë. (Hotel Sirius, ora 15:15)
 
- Komuna e Prishtinës organizon homazhe në Memorialin e Dëshmorëve na fshatin Sharban. (Fshati Sharban, ora 15:30)

- Komuna e Prishtinës organizon akademi përkujtimore  për Diten e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 17 Prill 2018

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, në bashkëpunim me OECD-në organizojnë takimin “Vlerësimi i Aktit për Biznes të Vogël për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (2016-2019)”. (Hotel Sirius, ora 9:00) - Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë organizon ligjëratën e profesorit francez Frédéric Charillon me temën: Evropa në botë: politika e jashtme dhe e sigurisë e Bashkimit Evropian ".(Ndërtesa e Fakultetit Filozofik , salla n° 05, ora 10:30)

- Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës bënë promovimin e librit “Krimet dhe keqtrajtimet e pacientëve dhe personelit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga forca policore dhe ushtarake të Serbisë gjatë luftës në Kosovë 1998-1999”, të autorit Dr. Salih Krasniqi. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Universiteti Kadri Zeka në Gjilan bën promovimin e aktiviteteve të projektit REBUS. (Universiteti Kadri Zeka në Gjilan, ora 11:00)

- Promovohet libri i Dr. Salih Sh. Krasniqit, me titull “Krimet dhe Keqtrajtimet e Pacientëve dhe Personelit Mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga Forcat Policore dhe Ushtarake të Serbisë Gjatë Luftës në Kosovë 1998-1999”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Prishtinën si dhe shqyrtimi i Projektligjit për Lirinë Fetare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

 

- MASHT dhe Këshilli drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve organizojnë debat lidhur me zbatimin e Ligjit për Kualifikimet Kombëtare Nr. 03/L-060 nga institucionet përgjegjëse.  (Ndërtesa e MASHT , Kati IV , ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do ta vizitojë Komunën e Shtimes me ç’rast do të takohet me kryetarin e Komunës, Naim Ismajlin. (Komuna e Shtimes, ora 13:00)

- Kompania Sllovene ''Perutnina Ptuj'' në bashkëpunim me kompaninë ''Kosmonte Foods Shpk''  organizojnë konferencën për Shtyp me temë ‘‘Është detyra jonë t'u rrisim konsumatorëve njohurinë në  lidhje me zgjedhjen e cilësisë së ushqimit".  (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, viziton Komunën e Kamenicës. (Ndërtesa e Komunës së Kamenicës, ora 15:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova mbanë konferencë për shtyp në lidhje me publikimin e dokumentit të strategjisë së zgjerimit dhe raportet për vendet. (Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian, ora 15:45) 

 

Ngjarjet e datës 16 Prill 2018

- Ministria e Zhvillimit Ekonomik organizon ceremonin inauguruese te projektit për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme, që përfshin rinovimin e 12 ndërtesave publike në vlerë prej 2.3 milionë euro. (Para objektit të  Klinikës të Stomatologjisë në QKUK, ora 9:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon punëtori  lidhur me kordinimin ndërinstitucional për zbatimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale për parandalimin e aktiviteteve te jashtëligjshme minerare. (Orion Conference Center perballë kino ABC, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Boyko Borissov ku pas takimit do të mbajnë konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greek Delawie do të vizitojë komunën e Gjakovës ku do te takohet me krytarin Ardian Gjinin. (Ndërtesa e Komunës së Gjakovës, ora 10:45)

- Oda Ekonomike e Kosovës organizon konferencë për media lidhur me panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2018”. (Objekti i Odës Ekonomikë, ora 11:00)

- OVL të UÇK-së në Dukagjin bën homazhe për dëshmorët e Kombit: Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe Enver Haradinaj. (Kompleksin Memorial në Gllogjan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:20)

- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greek Delawie  merrë pjesë në përurimin e Makerspace-it të ri në gjimnazin “Hajdar Dushi”. (Gjakovë, ora 11:30)

- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese në mbështetje të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, do të organizojë një tryezë diskutimi me gazetarë të të gjitha komuniteteve të Kosovës lidhur me shqyrtimin e mundësive konkrete për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve dhe mediave nga të gjitha komunitetet. (Hotel “Graçanica” në Graçanicë, ora 11:30)

- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greek Delawie zhvillon një vizitë në pemishtet e vishnjeve dhe shikimi i rritjes së mundshme të kultivimit të pemëve në rajonin e Dukagjinit. (Junik, ora 13:00)

- Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Ferizaj - Departamenti për Krime te Rënda, vazhdon seancën e shqyrtimit gjyqësor me shpalljen e aktgjykimit kundër të pandehurve B.Th i  akuzuar për shkak të veprës penale vrasje në tentativë dhe të pandehurve I.Z dhe D.B, të akuzuar për shkak të veprës penale pjesëmarrja në rrahje. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e dhënies së çekut nga Meridian Express për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë në Meridian Express në Dragodan. (Meridian Express, Dragodan, ora 13:30)

- OVL të UÇK-së në Dukagjin bën homazhe te Shtatorja e Shkëlzen Haradinaj në Pejë. (Pejë, ora 16:45)

- Mbahet akademi përkujtimore, me rastin e 19 vjetorit të rënies së dëshmorëve Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj. (Kinoteatri “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 17:00)
 
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore, me rastin e 19 vjetorit të rënies së dëshmorëve Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj. (Kinoteatri “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 17:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në akademinë përkujtimore për Heroin e Kombit, gjeneralin Shkelzen Haradinaj, organizuar nga OVL e UÇK-së e Dukagjinit. (Kino Teatri “Jusuf Gërvalla”-Pejë, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 15 Prill 2018

- Instituti GAP organizon konferencën për media ku prezanton raportin për ndikimin në tarifat e energjisë elektrike nga ndërtimi i termocentralit të ri sipas marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë Contour Global. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:30)

- Në kuadër të shënimit të 19-vjetorit të Betejes së Zhegocit, Komuna e Gjilanit së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës, zyrtarisht fillojnë punimet në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. (Tek lapidari në fshatin Zhegoc, ora 11:30)

- Me rastin e 19 vjetorit të Betejës së Zhegocit, kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve, po ashtu merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e Autoudhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. (Zhegoc, Gjilan, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Hapet ekspozita "Bri plagmës prej nga derdhet dhimbja" me fotogfafi të refugjatëve nga Kosova të autorit Fatos Lubonja në Kukës gjatë luftës së vitit 1999. (Galeria Artcafe në Kukës, ora 17:00)

- Shfaqet repriza “Triumf ndaj paragjykimeve” e të autorit Nexhip Menekshe. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 19:30)


Ngjarjet e datës 14 Prill 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 13- vjetorit të themelimit të gjimnazit “LOYOLA”, në Prizren. (Gjimnazi “Loyola”, Prizren, ora 9:30)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon tri xhirot e fundit të ligës së juniorëve për sezonin pranveror, andaj edhe derbi kryesor do të jetë ndeshja ndërmjet Lidhjes së Prizrenit dhe Hasan Prishtinës për të definuar kampionin e sezonit. (Pallati i rinisë dhe sporteve, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 13 Prill 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Latif Merovci raporton para Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Ministria për Forcën e  Sigurisë së Kosovës organizon ceremoninë e përfundimit të trajnimeve të tremujorit të parë 2018,  në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së. (Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës mban takim me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, klubet sportive dhe bizneset gjilanase, lidhur me Ligjin për Sponsorizim. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 10:00)

-  Coca-Cola HBC Kosova fillon me programin më të ri “Coca-Cola përkrah Rininë” me qëllim të aftësimit të të rinjve për tregun e punës dhe vetëpunësim. (Ndërtesa e ICK-së, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrjen Infrakos Sh. A. dhe me Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS”. (Kabineti I Ministrit, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në një takim zgjedhë kryesinë e re të Këshillit të Prindërve të Kosovës, kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin e KPK-së. (MAShT, kati-IV, ora 10:00)
 
- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie në te cilen do te flas sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora ora 11:00)

-  Gjykata Themelore në Gjilan shpall aktgjykimin ndaj pesë të akuzuarve në Gjykatën Themelore të Gjilanit për veprën penale transportimi i narkotikëve të llojit marihuanë në sasi 240 kilogramë. (Gjykata Themelore në Gjilan, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media gjatë së cilës do të paraqiten propozimet konkrete të KDI-së për institucionet, në lidhje me hapat që duhet të ndërmerren në luftën kundër korrupsionit. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Ministria e Shëndetësisë organizon diskutimin e hapur publik rreth këtij draft-Udhëzimi Administrativ, për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të bëhet shyqrtimi i vendimit të për Ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Lëvizja Studentore "Studim Kritikë, Veprim" mban konferencë urgjente në lidhje me ndërhyrjen brutale dhe të dhunshme të Policisë së Kosovës natën e kaluar. (Para stacionit të Policisë "Qendra", rruga "Luan Haradinaj", ora 11:30)

- Me rastin e vizites se dy aktorëve hollivudian, Robert Davi dhe Luke Goss, të cilët do të vijnë për ta promovuar premierën e filmit të ri të tyre, Your Move, në kinemanë Cineplexx mbahet konferencë për media. (Cineplexx, Albi Mall, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët bën homazhe tek varrezat e martirëve në Llashticë me rastin 19-vjetorit të masakrës. (Llashticë, ora 12:30)

- Ministri i Infrastrukturës do ta vizitojnë Mitrovicën me ç’rast do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e kësaj komune, Agim Bahtiri. (Komuna e Mitrovicës, ora 13:00)

- Hapet ekspozita "Përtej Detyrës - Diplomat të Njohur si të Drejtë Ndër Kombet". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 12 Prill 2018

- Grupi parlamentar i Miqësisë Kuvajt - Kosovë, në kuadër të vizitës në Kosovë do të zhvillojë disa takime në Kuvendin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët prezantimi nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë - ZRRE, të Parametrave Rregullativ, me anen e të cilave caktohen të hyrat dhe tarifat e operatorëve dhe tarifat pëfundimtare të konsumatorëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Në kuadër të “Javës së Bibliotekarisë Kombëtare” në Bibliotekën e Qytetit “Fan S.  Noli” hapet Këndi - Biblioteka e shkrimtarit Gjilanas Ramadan Mehmeti. Bibliotekën e Qytetit “Fan S.  Noli” në Gjilan, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media për të prezantuar Kodin e ri penal. (Objektin e Ministrisë së Drejtësisë ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin FOL Hapur, ku i ftuar do të jetë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Grupi parlamentar i Miqësisë Kuvajt - Kosovë takohet me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Ndërtesa e Kuvendit, Salla C 301, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Shërbimi Botëror i Universitetit të Austrisë WUS Austria, do të lidhin Marrëveshje për administrimin e grantit për bashkëfinancimin e projektit “HERAS – Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkenca e Aplikuar”. (Kabinetin e Ministrit, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, takohet me Ministrin e Jashtmëm te Greqisë, Nikolaos Kotzias. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 14:40 - vetëm pamje)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjik takohet me Komisionin me Grupin Parlamentar të Miqësisë Kuvajt-Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 15:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, takohet me Ministrin e Jashtmëm te Greqisë, Nikolaos Kotzias mbajnë konferencë të përbashkët për media. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 15:30)

- Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, do të vizitojnë Komunën e Deçanit, ku do të nënshkruajë memorandume bashkëpunimi për pjesën e investimeve të MMPH's. (Komuna e Deçanit, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 11 Prill 2018

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon një konferencë për gazetarë ku do të prezentojë numrin më të ri të Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor. (Zyrwt e Bankws Botwrore, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë Komunën e Prizrenit, me ç’rast, bashkë me drejtues së Komunës dhe të arsimit në këtë komunë, do të vizitojë edhe shkollën e mesme të ulët “Ibrahim Fehmiu” në Prizren. (Shkolla “Ibrahim Fehmiu”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndwrtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale organizon konferencën për lansimin e Strategjisë Sektoriale 2018-2022, si dhe lansimin e Planit të Veprimit për Punësimin e të Rinjve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në lansimin e Strategjisë Sektoriale 2018-2022 dhe lansimin e Planit të Veprimit për Punësimin e të Rinjve. Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, 10:00)

- Qendra mediale në Cagalavicë organizon debati mbi temën "Arritjet dhe disavantazhet e Marrëveshjes së Brukselit". (Qendra mediale në Cagalavicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa nw tw cilwn do tw bwhet Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Institucionit të Avokatit të Popullit, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Zyrës Rregullative për Energji (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit do të shpalosë Programin për Mbrojtjen e Konsumatorit 2016-2020, si dhe synimet për të ardhmen në mbrojtjen e konsumatorit. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj do të mbajë një konferencë për medie, në të cilën do të bëjë publik një vendim  në fushën e planifikimit hapësinor, i cili merret për herë të parë në Kosovë. (Kabineti i ministres, ora 11:00)

- Fillon zyrtarisht fushata e vaksinimit të kafshëve të llojit të gjedhit kundër Sëmundjes Gungore të Lëkurës. (Fshati Livaxhë në komunën e Graçanicës, ora 11:30)

- anulohet -Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media për të prezantuar Kodin e ri penal. (Objekti i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore - Dita e dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”- Dita e rënies së Heroit Agim Ramadani, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2018”, që organizohet nën patronatin e Kryeministrit. (Teatri Kombëtar, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30)

- Këshilli Organizues i Gjysmë Maratonës së Prishtinë 2018 mban konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Salla e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, ora 16:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza do të  prezantoj para Mediave lirimet nga Tatimi doganor për mallrat, lirimet nga Tatimi doganorë për pjesët rezervë për subjektet e regjistruara në ATK si subjekte Prodhuese si dhe iniciativat tjera Ligjore për reforma në tatime. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati i 11, ora 16:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës së artistit Lorik Sylejmani “Eja ta shohësh vetminë”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 10 Prill 2018

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione" organizon tryezë lidhur me çështjen e importimit dhe përpunimit të mishit në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore  të Romëve Hilmi Jashari, Avokati i Popullit  me bashkëpunëtorë  viziton, lagjen me banorë të komunitetit romë, në komunën e Graçanicës. (Lagja rome në Graçanicë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të flasë në ceremoninë e organizuar për nder të 220 zyrtarëve të prokurimit nga institucione të ndryshme të Kosovës. (Amfiteatri i Ministrisë së Administratës Publike, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pret në takim Kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". Takimi i iniciuar nga Kryeministri Haradinaj është i pari i këtij lloji si një platformë e një dialogu të përhershëm në mes të dyja niveleve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët prezantimi nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë - ZRRE, të Parametrave Rregullativ, me anen e të cilave caktohen të hyrat dhe tarifat e operatorëve dhe tarifat pëfundimtare të konsumatorëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 303, ora 10:00)

- Raiffaisen Bank lanson programin “Elevator Lab Challenge” në Kosovë i cili ka për qëllim nxitjen e start-ups për ide innovative në tema të ndryshme bankare në tregun e Kosovës. (Sëiss Diamond, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, Besian Mustafa në lidhje me Sektorin e Investimeve Strategjike dhe për sfidat të cilat paraqiten gjatë zbatimit të Ligjit për Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-204, ora 11:00)

- Një grup i ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së, sot mbajnë protestë, në të cilën do të shpalosen tri kërkesat e tyre, duke përfshirë edhe pastrimin e listave të veteranëve. (Sheshi Skënderbeu, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, së bashku me anëtarët e Këshillit të ekspertëve për programe dhe tekste shkollore, do të mbajnë konferencë për media, ku do të bëhet e ditur edhe shpallja e konkursit për tekste shkollore. (Ambientet e MAShT, ora 11:30)

- Universitet i i Prishtinës "Hasan Prishtina" organizon ceremonin e hapjes "Dita Kombëtare e Vetëdijësimit për Bibloteka në Kosovë". (Bibloteka Kombëtare, ora 12:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi organizon tryezë me temë "Arsimimi i personave me aftësi të kufizuar". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në "Java e Bibliotekës Kombëtare". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ku do te shqyrtohet Propozim-vendimit të Qeverisë me kandidatët për drejtor dhe zëvendësdrejtor të Sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Grupi Parlamentar  i Deputetëve të Pavarur organizon tryezën e diskutimit me temë “Luftimi i korrupsionit synim yni apo kusht për liberalizim të vizave”. (Ndërtesa e Kuvendit,  sallaC-203, ora 14:00)

- Me rastin e ditës së miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë ka organizuar pritjen solemne të shënimit të Ditës së Kushtetutës. (Hotel Swiss Diamond, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 9 Prill 2018

- Në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të Betejës së Koshares Kryeministri Ramush Haradinaj, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve. (varrezat e dëshmorëve në Koshare, ora 10:00)

- Dega e OVL të UÇK-së në Kaçanik organizon “Orë Përkujtimore” për shënimin  e 19 vjetorit të Betejës së 9 Prillit 1999 në Lagje të Re të Kacanikut dhe rënies heroike të Dëshmorëve dhe Martirëve në Lagje të Re. (Lagje të Re të Kacanikut, ora 11:00)

- Federata e Pingpongut e Kosovës do të festojë Ditën Ndërkombëtare të Pingpongut, duke ofruar për të gjithë qytetarët mundësinë që më persë afërmi të njoftohen me këtë sport, dhe të kenë mundësinë që të luajnë me profesionistët kosovar të pingpongut ku federata do të vendosë disa tavolina pingpongu në shesh. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe merr pjesë në Tubimin Përkujtimor, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të Betejës së Koshares. (Koshare, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe merr pjesë në Tubimin Përkujtimor, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të Betejës së Koshares. (Koshare, ora 11:30) 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 12:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë do të shënoj ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës me një aktivitet rrugor duke promovuar rëndësinë e Kushtetutës dhe duke rikujtuar qytetarëve të drejtat e tyre. (sheshin Skënderbeu, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin përkujtimor për nder të Betejës së Koshares. (Koshare, ora 12:00)

- Dega e OVL të UÇK-së në Kaçanik në bashkëpunim me institucionet komunale organizon “Orë Përkujtimore” në Rakoc. (Rakoc, ora 13:00)

- Dega e OVL të UÇK-së në Kaçanik në bashkëpunim me institucionet komunale bejnë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve. (Rakoc, ora 15:00)

- Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, kemi kënaqësinë shfaqet premiera “Triumf ndaj paragjykimeve” të autorit dhe regjisorit Nexhip Menekshe. (Teatri “Dodona” në Prishtinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 7 Prill 2018

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon kampionatin individual të Kosovës për Minikadet/e dhe Kadet/e në Ferizaj. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon akison simbolik. (Takimi me gazetarë bëhet në sheshin Skënderbeu, ora 13:00)

- Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren do të festojë 28 vjetorin e themelimit të saj. (Hotel Theranda në Prizren, ora 13:00)

- Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, shfaqet premiera “Triumf ndaj paragjykimeve” të autorit dhe regjisorit Nexhip Menekshe. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” - Prizren, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 6 Prill 2018

 - Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie do të flasë në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare të Institutit Amerikan të Arkitektëve - Evropë. (Muzeu Kombëtar, ora ora 9:00)

- Ministria e Administratës Publike organizon takimin me rastin e fillimit të hartimit të Pakos legjislative, që ka të bëjë me reformën në administratës publike. (Hotet Internacional, ora 9:00

- Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Ferizaj vazhdon seancën e shqyrtimit gjyqësor me shpalljen e aktgjykimit kundër të pandehurit F.D i akuzuar për vrasje e rëndë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Shtyhet - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”  organizon tryezë diskutimi me temë “Implementimi i projektit të ujësjellësit në kohë dhe efikas ndikon në shëndetin e  banorëve të Orllanit me rrethin”. (Restauron “Liqeni” në Orllan – të Podujevës, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për Projekt - Kodin e Drejtësisë për të Mitur. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 10, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën e rregullt javore. (Selia qendrore e LDK-se, te Qafa, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj merr pjesë në promovimin e librave “Lufta e Kosovës në labirintet diplomatike” dhe “Në Gjenevën për Kosovën - fjalime në institucione ndërkombëtare 1998 – 2002”, të autorit Ksenofon Krisafi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës,  ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2018 në Gjilan.  (Teatrin e Qytetit në Gjilan, ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Ferizaj, nëndega e qytetit mban sot kuvendin e rregullt 

Ngjarjet e datës 5 Prill 2018

 - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon konferencën e 3-të ndërkombëtare për lidershipin dhe menaxhimin ne shkolla dhe biznese. (Ambientet e Fakultetit te Edukimit, ora 9:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit & Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan organizon konferencën - Skenarët e 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise. (Swiss Diamond Hotel Prishtina, ora 9:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga RIDEA dhe mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 09:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Objekti i Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitoj Teatrin Kombëtar të Kosovës. (Teatrin Kombëtar, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Institucionet e arsimit të lartë konform kërkesave të tregut rajonal dhe atij ndërkombëtar të punës”. (Salla e Senatit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitoj Bibliotekën Komëtare të Kosovës. (Bibliotekën Komëtare, ora 10:30)

- SKV, Grupi Anti-Seksist, Artpolis, USPE dhe ORCA organizojnë tubim për adresimin e kërkesave kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës. (Para rektoratit të Universitetit Publik, ora 12:00)

- Grupi i Këshilltarëve të LV-së në Prishtinë do ta dorëzojnë ankesën zyrtare në Njësinë për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike. (Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në sheshin "Zahir Pajaziti", ora 14:30)

- Emily Blunt, James McAvoy, Johnny Depp, Michael Caine, Ozzy Osbourne, Mary J. Blige me zërat e tyre fantastic prezentojnë filmin më të ri për femijë dhe familje “Sherlock Gnomes” 3D – I animuar/aventurë/komedi. (Kino ABC, ora 15:30)

 

Ngjarjet e datës 4 Prill 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Ferizaj vazhdon seancën e shqyrtimit gjyqësor me shpalljen e aktgjykimit kundër të pandehurit B.Sh, i akuzuar për shkak të veprës penale vjedhje grabitqare dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare  në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 40 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme per debat parlamentar lidhur me rastin e deportimit të gjashtë shtetaseve të Republikës së Turqisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 10:00)

- Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismaili raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me rekomandimet e raportit të auditimit të performancës për efikasitetin dhe efektivitetin në implementimin e sistemit informativ unik të integruar shëndetësor, procesi i revidimit të listës esenciale të barnave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, organizuar nga presidenti Hashim Thaçi. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbledh Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P -38, ora 10:00)

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të prezantojë rezultatet e studimit rreth barrierave dhe mundësive të sektorit të ndërtimit në vend, të identifikuara në kuadër të indeksit të klimës së biznesit për tremujorin e katërt të vitit 2017. (Lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 11:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane përmes “Deutsche Gesellschaft fur internationale Zusammenarbeit GmbH”, organizon Ceremoninë e Lansimit të Aplikacionit për Kërkesa të Qytetarëve dhe Identifikimin e Deponive Ilegale “ndreqe.com”. (Ndërtesa e re e Qeverisë, ora 11:00)

- Banorët e fshatit Hade te mbështetur fuqishëm nga Forumi për Iniciativa Qytetare  organizojnë protestën për t’i shprehur pakënqësitë ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes dhe anashkalimin e fshatit Hade. (Nisja për në fshatin Hade bëhet nga shkolla “Fazli Grajqevci”, ora 12:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

- Në kuadër të ditëve të dialogout me Diasporën në Odën Ekonomike të Kosovës organizohet takim me përfaqësues të Diasporës nga fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, edukimin dhe shëndetësinë. (Lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës ora 15:00)

- Zyrtarë të UEFA-s inspektojnë punimet në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. (Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, ora 15:30)

 

Ngjarjet e datës 3 Prill 2018

- Në konferencën e parë të ndërtimit në Kosovë, “Concercon - Prishtina 2018” do te diskutohet për degradimin e tokave bujqësore nga ndërtimi" dhe "Ndërtimi si ndotës". (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Oda Amerikane organizon tryezën e titulluar “Tregtia me Shqipërinë: Sa komplekse?” me qëllim të diskutimit mbi kompleksitetin e tregtisë me Shqipërinë dhe vështirësitë me të cilat bizneset në Kosovë ballafaqohen. (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.06/L-049 për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës; Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për Ekstradim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Anibar në bashkëpunim me Drejtoratin e Kulturës të Komunës së Prishtinës hapin Akademinë e Animacionit në Prishtinë. (Bibloteka Hivzi Sylejmani në Dardani, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 2 Prill 2018

- Asambleistë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Leonora Bajraktari dhe Egzon Azemi, mbajnë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje! në Arbëri. ora 14:00)

 

- Nën patrontin e Kryeministrit Ramush Haradinaj, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, bëhet promovimi i gatesave tipike shqiptare “Shije Shqiptare”. (Hotel Sirius, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 31 Mars 2018

- Forumi për Iniciativa Qytetare do të ndërmarrë aksionin për pastrimin e mbeturinave në liqenin e Vërmicës ku do t'i bashkohet edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.  (Tubimi nga Lagjja Pejton, para Gjykatës Kushtetuese, ora 8:00 - aksioni në Vermicë, ora 9:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës në të cilën do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mban konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 12:30)

-  Drejtoresha ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare, znj. Dajana Berisha dhe ministrja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj japin deklarata per media. (Vermicë, ora 13:00) 

Ngjarjet e datës 30 Mars 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 9:00)

- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Metrologji, shqyrtimi i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:30)

- Komuna e Prishtinës do të bëj prezentimin dhe njoftimin e të interesuarve për Projektin YCIP - Projekti Youth Career IT Pathway. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Buxhet dhe Financa  në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën e rregullt javore. (Selia qendrore e LDK-se, te Qafa, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën 'Alternativa e Vetëvendosjes për Dialogun Kosovë - Serbi', në një diskutim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me përfaqësuesit e partive politike, përfaqësuesit diplomatik, të shoqërisë civile dhe medias. (Hotel Swiss Diamond,  ora 13:00)

-  Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, organizon punëtorinë e kampanjës informuese ”Barazia Gjinore në Kodin Civil”. (Vila Gërmia, ora 13:30)

- Me rastin e shënimit të ditës botërore të Autizmit Kolegji Heimerer organizon tryezë diskutimi. (Kampusi i Kolegjit Heimerer, ora 14:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

- Oda Ekonomike e Kosoves organizon konference per media lidhur me situaten e krijuar per furnizim me energji elektrike dhe veshitiresite me te cilat po ballafaqohet KOSTT-i. (Lokalet e OEK, ora 16:00)

- Oda e Avokatëve të Kosovës organizon konferencë për media ku gazetarëve do t'u drejtohen Kryetari i OAK-së, Osman Havolli dhe Kryetari i Unionit të Odave të Avokatëve të Turqisë, Metin Feyzioğlu. (Zyrat e OAK-së, rr.Bedri Pejani, nr.31 - Prishtinë, ora 16:30) 

Ngjarjet e datës 29 Mars 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin për Sundimin e Ligjit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Banka Botërore organizon konferencën me temë "Ngritja e Dëshmive për Rritjen Gjithëpërfshirëse dhe Krijimin e Vendeve të Punës në Ballkanin Perëndimor: një Këndvështrim Gjinor". (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimeve për hartimin e draftligjit për transmetuesin publik të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Institucionet përkatëse për fushën e energjisë, ZRRE dhe KOSTT raportojn para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin për Azil dhe Projektligjit për të Huajt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Drejtuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca dorëzon në Gjykatën Kushtetuese projektligjin për Marrëveshjen për Demarkacionin. (Gjykata Kushtetuese, ora 12:00)

- Mbahet Kuvendi i III-të i rregullt zgjedhor i partisë politike e komunitetit malazez "Forca e Re". (Hotel "Ulpiana", në Graçanicë, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të mbajë konferencë për media lidhur me prezantimit raportit të fazës finale për rirogranizimit e administratës. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 13:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të raportojë Avni Arifi, shef i grupit  negociator me Serbinë lidhur me rrjedhën e bisedimeve Kosovë - Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 14:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe NED do të organizojë një tryezë për të diskutuar performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit. Tryeza titullohet: "Luftimi i korrupsionit, pa kontroll të gjyqësorit”.  (Hotelin Sirius, ora 14:00)

- Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Administratës Publike dhe Ambasada e Francës në Kosovë do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëkuptimit për bashkëpunim në  “Avancimin e Mësimit të Gjuhës Frënge për Zyrtarët e Lartë të  Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkëpunimit në Fushën e Aktiviteteve për Promovimin e Frankofonisë në Kosovë”. (Ndërtesën e MPJ-së, ora 14:15)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Financiare të grantit për projektin “Programi i sektorit të energjisë, faza VIII dhe IX – Përmirësimi i ngrohtores së qytetit në Prishtinë”, në vlerë prej 10 milionë euro, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë. (Ministrinë e Financave - Ndërtesa e  Qeverisë, ora 14:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi  Raportit me amendamente në Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 28 Mars 2018

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryeshefin e Agjencionit për Produkte dhe Paisje Medicinale si dhe shqyrton raportin e performancës për Efikasitetin dhe Efektivitetin në Implementimin e Sistemit Informativ unik të Integruar Shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave dhe Qendra për Kurajo Politike organizojn tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezentohet Punimi për Diskutim “Studimet e Doktoratës në Fakultetin e Edukimit dhe ate Filzofik të Universitetit të Prishtinës”.  (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Agjencia Kundër Korrupsion organizon konferencën për shtyp në të cilën do të bëhet prezantimi i raportit për vitin 2017 i Agjencisë nga Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli. (Ndërtesa e Agjencisë kundërKorrupsion, ora 10:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Muzeu i Kosovës, ora 10:30)

- Ministri i Financave, Bedri Hamza raporton para Komisioni për Buxhet dhe Financa lidhur me Shpenzimet e Paparashikuara për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raportojn para Komisionit për Integrime Evropian lidhur me procesin e liberalizimit të vizave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- BIRN dhe Internews Kosova do ta publikojnë raportin me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave. (Objektit A i Pallatit të Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi , Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, etj marrin pjesë  në publikimin e raportit me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave. (Objektit A i Pallatit të Drejtësisë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës nis punimet për rregullimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën “Fehmi Agani”. (Tek kafet e vogla, ora 11:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj organizon takimin e parë të Task-forcës ndërministrore lidhur me trajtimin e problemeve të ndotjes së ajrit. (MMPH në ndërtesen e re e Qeverisë, kati 17, ora 11:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Miniera dhe Minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës dhe Komisioni për Legjislacion i Kuvendi të Kosovës, organizojn dëgjimin publik lidhur me Projektligjin për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. (Hotel Sirus, ora 11:00)

- Studentë dhe studente, qytetarë e qytetare, të shqetësuar nga deklaratat skandaloze të Prorektores së Universitetit të Prishtinës, Teuta Pustina - Krasniqi, të cilat arsyetojnë ngacmimin seksual do të organizojnë një aksion simbolik për t'a kundërshtuar dukurinë e ngacmimeve seksuale në UP. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës organizon dhurimin e gjakut në shenj nderimi për banorët e Tauk Bahcces që 18 vjet më parë ishin dëbuar nga forcat serbe, e shumë prej tyre edhe ishin vrarë, si dhe 74 veprimtarëve që ishin vrarë në atë park në vitin 1944. (Parku i Tauk Bahcces, ora 12:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Buxhet dhe Financa ku do te behët shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku do te behët shqyrtimi i raportit të auditimit për raportin financiar vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe shqyrtimi i raportit të auditimit për raportin financiar vjetor të Fondeve të Mirëbesimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 27 Mars 2018

- Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të vizitojë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, lidhur me aferën e importit të mishit në Kosovë. (Zyrat e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, ora 9:30)

- Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht me Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), do të hap nesër kampanjën “Drejtësia dhe biznesi”. (Restorant “Orchide” në Ferizaj, ora 9:30)

- ATRC organizon tryezën e gjashtë të ekspertëve me temën  “E Drejta në Kompensim për Shkeljet e të Drejtave të Njeriut”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësiri në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës;. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon konferencën "Kosova, Presidenca e Këshillit të BE-së dhe Strategjia e re e Ballkanit Perëndimor - Çka mund të presim". "(Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimeve për hartimin e draftligjit për transmetuesin publik të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit Të Kosovës organizon konferencën "Barrierat e të bërit biznes në Kosovë", ku çështjet të cilat do të ngriten, Dhënia e tokës në shfrytëzim për 5 vjet dhe 5 hektar, si dhe Taksat e dyfishta që paguajnë bizneset. (Zyret e OAK-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin për Metrologji, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Mbahet tryeza e rrumbullakët me temën “Sfidat në skenën politike serbe pas vrasjes së liderit të SDP-së  Olivera Ivanoviqit”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- anulohet - Ministri i  Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, do të vizitojë komunën e Graçanicës, dhe me këtë rast do të takohet dhe do të nënshkruajë një marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin, Srgjan Popovic. (Komuna e Graçanicës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit  për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Pajisjet nën Presion, me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal;. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër. (Kabineti i ministrit Kujtim Gashi, ora 11:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Komuna e Fushë Kosovës organizon Akademi Përkujtimore në shënim të  Nëntëmbëdhjetë Vjetorit të Masakrës së Fushë- Kosovës. (Qendra e Kulturës në Fushë- Kosovë, ora 11:00)

- Mbahet takimi i 149-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit  për  Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri nukleare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)
 
- Komisioni i Maturës Shtetërore do të mbajë takim, ku do të diskutohet rreth përgatitjeve për organizimin e Maturës Shtetërore 2018. (Ndërtesa e MAShT, ora 14:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti. (Zyrët e Vetëvendosje,  ora 16:00)

- Ekipet Kombëtare U21 të Gjermanisë dhe Kosovës do të takohen në Mitrovicë. (Stadiumi në Mitrovicë, ora 18:45)


Ngjarjet e datës 26 Mars 2018

- Projekti i Bashkimit Evropian ‘Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve’ organizon hapjen e fushatës për rritjen e vetëdijesimit dhe Informimit për Ministrinë e Drejtësisë, avokatët, noterët, përmbaruesit privat, ndërmjetësuesit dhe administratorët e falimentimit (PLL). (Salla e Kuqe e Pallatit te Rinisë, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese Speciale e BE-së në Kosovë, Znj. Nataliya Apostolova, kryetar i Odës së Avokatëve, Osman Havolli, Kryetarja e Odës së Noterëve, Arbena Shehu, Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privat, Arben Gashi, Ndërmjetësuesi, Faton Morina, si dhe kryetari i Odës së Administratorëve Falimentues, Flamur Keqa. (Hapësirat e Sallës së Kuqe në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L- 031 për Lirinë Fetare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban aktivitet simbolik te Sheshi "Skenderbeu". (Sheshi "Skenderbeu", ora 10:00)

- Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe Kryesuesin e Kolegjiumit të Kryesuesve të Kuvendeve të Komunave organizojn një takim pune “Qytetaria Aktive dhe roli i këshillave lokale në Kosovë”. (Vila Gërmia, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit  për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin për Pajisjet nën Presion. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor, në 19 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- FDH Kosovë organizon tryezën e rrumbullaket ku do të diskutohet mbi temën "Gjykimet për krimet e luftës – çka më tutje?". (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Universiteti "Kadri Zeka' në Gjilan organizon shënimin e përvjetorit të 37-të të demonstratave studentore të vitit 1981. (Mjediset e universitetit, ora 11:00)

- Mbahet promovimi i librit “Ekokultura - Natyra në kulturën popullore shqiptare” dhe hapjen e ekspozitës “Arterren - Fotografi 2007 - 2017” të profesorit Shemsi Krasniqi. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”  ora 12:00)

- Presidenti Thaçi merr pjesë në tubimin përkujtimor të organizuar për 19 vjetorin e masakrës në Krushë të Vogël. (Krushë e Vogël, ora 12:00)

- Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Projektin e Përbashkët të Bashkimit EvropianKëshilli i Evropës kundër Krimit Ekonomik organizon tryezën e rrumbullakët “Mbrojtja e Informatorëve”,  për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Informatorëve, që shënohet çdo vit në mbarë globin më 24 mars. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, do të pres në takim Ministren e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme, Dr. Karin Kneissl. (Ministria e Punëve të Jashtme,  ora 14:15)

- Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, dhe Ministrja e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme, Dr. Karin Kneissl mbajn konferencë të përbashkët për media. (Ministria e Punëve të Jashtme,  ora 15:00)

- Presidenti Thaçi pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl. (Kabineti i Presidentit, ora 15:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministren e Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

 

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pret në takim Ministren e Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl. (Ndërtesa e Qeverisë, kati IX-të, ora 16:40 - vetëm pamje)
 

Ngjarjet e datës 25 Mars 2018

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në lidhje me takimet Thaçi - Vuçiq. (Zyret e Vetevendosjes, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 24 Mars 2018

- Organizohet një ecje prej Parkut të Gërmisë deri në Pyllin e Arinjve Prishtina në shenjë të 5 vjetorit të ariut të parë që është shpëtuar në Kosovë, ariut Kasandra. (Nisja bëhet prej rampës së Gërmisë, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me Odën Amerikane të Kosovës organizojnë konferencë për media, ku do të trajtohet aktualiteti politik dhe ekonomik në Kosovë e në vecanti sfidat me të cilat ballafaqohet sektori privat në vendin tonë. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj në kuadër të manifestimit qendror “Epopeja e Dukagjinit”, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. (Gllogjan, ora 11:00)

- Në kuadër të edicionit të 18-të të Frankofonisë, 12 shkolla fillore dhe të mesme nga Gjilani, Drenasi, Vushtrria, Klina, Mitrovica dhe Prishtina marrin pjesë ne garën e organizuar nga Ministria franceze e Kulturës dhe Komunikimit, spektakli i nxënësve që mësojnë gjuhën frenge në Kosovë. (Salla e kuqe në Prishtinë, ora 11:00)

- OVL-UÇK dega në Kaçanik në bashkëpunim me Institucionet Komunale  organizon “Orë Përkujtimore në shënimin e  19 vjetorit të Betejës së 24 marsit 1999 në Kotlinë, komuna e Kaçanikut". (Shkolla e fshatit “Naim Frashëri” në Kotlinë, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë bën homazhe te varri i Prof. Latif Berisha, me rastin e 19 vjetorit të vrasjes së tij. (Varrezat e fshatit Smrekonicë, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. (Fshati Gllogjan, ora 12:00) 

- OVL-UÇK dega në Kaçanik në bashkëpunim me Institucionet Komunale   ben vizitë në vendin e rënies se dëshmorëve dhe martirëve të Betejës së 24 marsit 1999 në Kotlinë. (Fshati Kotlinë, ora 12:00)

- Në Pyllin e Arinjve Prishtina hapet ekspozita në të cilën do të mund të shihet rrugëtimi i Kasandrës për 5 vite me rradhë permës fotografive. (Pylli i Arinjve Prishtina, ora 13:00)

-  Gjimnazi Hasan Nahi në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë Atmosfera organizon edicionin e pestë me radhë Gara e Intelegjencës "Eureka 5". (Ambienti i Gjimnazit Hasan Nahi në Prishtinë, ora 13:00)

- OVL-UÇK dega në Kaçanik në bashkëpunim me Institucionet Komunale   ben homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. (Fshati Kotlinë, ora 13:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Obiliq shënon 28 vjetorin e themelimit. (Restorani i KEK-ut, ora 17:00)

 

 

Ngjarjet e datës 23 Mars 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin për Sundimin e Ligjit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “Çfarë presim nga faza e re e dialogut Kosovë-Serbi”, në një diskutim të përfaqësuesve të shoqërisë civile rreth të ardhmes së këtij procesi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën e rregullt javore. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla S3, ora 11:00)

- Me rastin e 19 vjetorit të rënies së dëshmorit Asllan Fazliu, do të bëhen homazhe në fshatin Gllanasellë të Komunës së Drenasit. (Gllanasellë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me IKSHP, Zyrën e OBSh-së në Kosovë dhe partnerët e tjerë shënon Diten Botërore e Tuberkulozit. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, ora 11:00)

- Përfundon Java e Gruas 2018 ku do te diskutohet 'promovimi i përgjegjshmërisë, integritetit dhe llogaridhënies në institucionet qeverisëse'. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Mbahet tubimi përkujtimor për koreografin dhe drejtorin e Shkollës Shqiptare të Vallëzimit SHOTA në Zvicër, Agron Bajramin, i cili u nda nga jeta në moshën 54 vjeçare. (Kinema ABC, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për PVF-të e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit përfundimtar për Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 22 Mars 2018

- Instituti Gap organizon debatin "Dhjetë vjet shtetësi e kontestuar në një fqinjësi të trazuar". (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me rastin e Ditës  Botërore të ujit do të realizojë shpërndarjen e materialeve promovuese me moton botërore “Natyra për Ujin” në Prishtinë. (Sheshi Skënderbeu në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e nivelit të lartë për Arsim. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizon një aktivitet në Kompleksin e Akumulacionit në Përlepnicë të Gjilanit ku grupe nxënësish të komunës do të vizatojnë me temën “Natyra për Ujin”. (Përlepnicë, Gjilan, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Fondin Kosovar për Garanci Kreditore së bashku me KfW-në e mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim organizojnë ceremoninë e lansimit të dritares agro. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhes, ku në rend dite është edhe miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në statutin e Komunës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me rastin e Ditës  Botërore të ujit do të realizojë shpërndarjen e materialeve promovuese me moton botërore “Natyra për Ujin” në Gjilan. (Gjilan, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e tretë e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Ministrit të Financave, Bedri Hamaz raporton para Komisioni për Buxhet dhe Financa lidhur me Shpenzimet e Paparashikuara për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të  Kosovës, Nehat Idrizi dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, do të mbajnë sot një takim të përbashkët me kryetarë të gjykatave dhe kryeprokurorë të prokurorive të Republikës së Kosovës lidhur me me procedimin  e rasteve të korrupsionit në përgjithësi, përfshirë mekanizmin përcjellës si kusht për liberalizim të vizave. (Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ora 11:00)

- Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mbajn konferencë për media lidhur me projektin "Asistenca për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Direktiva e Shërbimeve të BE-së". (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizon tryezën me temën “Natyra për Ujin” në kontekst të Planit Zhvillimor Komunal për Gjilanin. (Hotel Kristal, Gjilan, ora 13:00)

- Ministria e Integrimit Evropian, organizon Konferencë për medie ku Ministrja Dhurata Hoxha, në konferncën për media, do të diskutoj për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. (Salla a konferencave e Qeverisë, ora 13:00)

- Mbahet manifestimi i 20 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit të ngjarjes së 24 marsit 1998 - pengmarrjes së dy mësuesve të ish-shkollës fillore "Hasan Prishtina", tash "Heronjtë e Dukagjinit", në Gllogjan të Deçanit. (Salla e Asamblesë së Komunës së Deçanit, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën "Java e gruas 2018", organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), me mbështetjen e USAID-it. (Hotel Emerald, ora 13:45)

- Ambasadorit Kanadez Daniel Maksymiuk viziton Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- QKUK ku prezent do të jetë edhe Ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli. (Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ora 14:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me Drejtorin e Shendetësisë dhe Mirëqenjes Sociale, Arben Vitia do të marrin pjesë në hapjen e Qendrës Kulturore-Sociale për të moshuar. (Objekti i ish Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr.1 te Xhamia e Llapit, ora 15:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozitës “Një jetë bardh e zi,” të autorit Avni Pantina. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 21 Mars 2018

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret sot në takim ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me GIZ-in, do të organizojë konferencë për medie për të filluar pjesëmarrjen e Kosovës në PISA 2018 dhe për të lansuar fushatën përkatëse, e cila është pjesë e Fushatës për Arsim më të Mirë në Kosovë. (Ndërtesa e MAShT-së, ora 10:00)

- Kolegji AAB, KFOR-i dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mbajnë konferencë të përbashkët lidhur me misionin e KFOR-it në Kosovë. (Teatri i Kolegjit AAB, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës ku pritet te behet votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të merr pjesë në fillimin e punimeve për rregullimin e shkallëve të lagjes Arbëria.  (Lagja Arbëria, ora 11:30)

- Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Poezisë, studentët e Degës së Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre, organizojnë aktivitetin kulturor të pagëzuar Mesdita poetike. (Amfiteatri i vogël i Fakultetit të Filologjisë, ora 12:00)

- Promovohen dy vepra, libri "Nato intervenation in Kosova' dhe filmi dokumentar "Deshmit e heshtura' të autorit Nysret Pllana. (Universiteti i Prizrenit, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për PVF-të e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit përfundimtar për Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

-  Vazhdon Java e Gruas mban sesione plenare lidhur me këndvështrimin e një përfaqësuesi të zgjedhur se si të ndërtohen dhe mbahen marrëdhëniet me votuesit. (Hotel Emerald, ora 13:40)

- Mbahet takimi i radhës në Odën e Librit ku do të shënohet Dita Botërore e Poezisë. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 20 Mars 2018

- Kryetari i Komunes, Lutfi Haziri do të organizojë pritje për përfaqesuesin më të lartë politik, të Misionit Diplomatik të Japonisë në Kosovë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 9:00)

- Shefi i Njësisë për Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të BE-se, në Komisionin Evropian, David Cullen do të vizitojë Kosovën ku do të marrë pjesë në punëtorin për Programin e BE-së për konkurrueshmëri të ndërmarrjeve dhe NVM-ve. (Hotel Afa, ora 9:30)

- Lansohet Fondacioni Jahjaga ku si qëllim ka të sjellë një qasje të re në angazhimin dhe përfaqësimin efikas dhe domethënës të grupeve të margjinalizuara, me theks të veçantë të grave dhe të rinjve në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunimme USAID-in organizojnë Forumin e Tretë të Nivelit të Lartë për Energji “Investimet në Infrastrukturën e Energjisë”. (Hotel Swis Diamond, ora 9:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Forumin e Tretë të Nivelit të Lartë për Energji “Investimet në Infrastrukturën e Energjisë”, organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me USAID-in. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon lansimin e punimit “Gjendja e vullnetarizmit në Kosovë: Sfidat dhe perspektivat”. (Dit’ e Nat’, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon një tryezë diskutimi lidhur me Ligjin e ri për Sponsorizimet, me qëllim të diskutimit të të gjitha aspekteve të tij të cilat mbesin të panjohura për bizneset dhe për publikun. (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gruas diskutohet "Përpjekja e përbashkët: Obligimi qytetar dhe i qeverisë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm". (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Ambasadori i Japonisë në Austri përgjegjës për Kosovën Kiyoshi Koinuma dhe Sekretari i parë pranë kësaj Ambasade Mitsunori Ogasawar vizitojn Odën Ekonomike të Kosovës ku do të priten nga Kryetari Safet Gërxhaliu. (Objekti i Odës Ekonomike, ora 10:20)

- Ministri i  Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic do të vizitoj komunën e Novo Bërdës dhe me këtë rast do të takoj dhe të nënshkruaj marrëveshjen e mirëkuptimit me Kryetarin, Svetislav Ivanovic. (Komuna e Novo Bërdës, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media në të cilën do të paraqitet një vlerësim rreth punës së deritashme të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës dhe shqyrtimi i Projektligjit për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti mban konferencë për media bashkë me Nënkryetarin e Komunës së Konyas, Ziya Yalçinkaya. (Objekti i Komunës se Prishtinës, ora 11:30)

- Ministri i  Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic do të vizitoj fshatin Prekovc të komunës së Novo Bërdës. (Fshati Prekovc, ora 11:40)

- Ministri i  Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic manastirin Draganac të komunës së Novo Bërdës ku me pas do të jap edhe një deklarat për media. (Manastirin Draganac, ora 12:30)

- Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojnë prezantimin e Projektit të Binjakëzimit “Mbështetja e institucioneve të Kosovës në zbatimin e MSA-së”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Ambasadori Delawie do të jetë folësi kryesor në panelin “Korrupsioni si Kërcënim ndaj Demokracisë” që do të mbahet në ditën e dytë të aktivitetit vjetor “Java e Grave”. (Hoteli Emerald, ora 13:00)

- Me rastin e Ditës Botëore të Shëndetit Oral, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, viziton Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës. (Klinike Stomatologjike, ora 13:30)

- Lansimi i Raporti i monitorimit për Kosovën për administratën publike, SIGMA 2017. (Hotel International Prishtinë, ora 14:00)

- Ambasadori kanadez Daniel Maksymiuk viziton Qendrën për Shëndetin e Gruas ‘Klasat për Nëna’. (Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ora 14:00)

- Me rastin e ceremonisë së dhurimit dhe nënshkrimit të dokumenteve për pranim-dorëzim të një sërë përfitimesh dhuruar Prokurorisë Themelore të Gjilanit, përfshirë këtu pajisje për video konferenca, arkivë, dublikues DVD-sh dhe pajisje përkthimi, Drejtoresha e Zyrës për Europë dhe Azi pranë Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Erin Sawyer. (Prokuroria Themelore në Gjilan, ora 14:30)

- Zëvendësja e Ndihmës Administratorit për Europë dhe Euroazi pranë USAID-it, Gretchen Birkle, do të flasë me rastin e hapjes së punëtorisë kreative “makerspace” në shkollën e mesme Xhevdet Doda. (Shkolla e mesme Xhedet Doda, ora 15:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 16:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon debatin publik me temë "Hapësirat e braktisura të Kosovës". (Parku arkeologjik - Lapidariumi i Muzeut të Kosovës,  ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 19 Mars 2018

- Kryetari i Komunes, Lutfi Haziri do të organizojë pritje për përfaqesuesin më të lartë politik, të Misionit Diplomatik të Japonisë në Kosovë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimeve për hartimin e draftligjit për Radio Televizionin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Mangësitë ligjore në legjislacionin e Kosovës në çështjet lidhur me sektorin e arsimit të lartë”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Ministrit së Zhvillimit ekomomik Valdrin Lluka raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me Trepçën, Postë e Kosovës dhe Telekomin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën e “Women for Women”, me temën: Përtej Mbështetjes Financiare”, organizuar nga CDF. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për sportisten Gentiana Beqa dhe trajnerin e saj Elvin Beqa. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ora 11:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik me mbështetje të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizon Javën e Gruas 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)
 
- E Ngarkuara me Punë Colleen Hyland do të flasë me rastin e Ceremonisë së Hapjes së aktivitetit vjetor Java e Grave. (Kuvendi i Kosovës, ora ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Qëndrimet dhe sjelljet e votuesve të rinj”,  gjatë së cilës do të publikohet Raporti i hulumtimit të opinionit lidhur me qëndrimet dhe preferencat politike të të rinjve. (Orion Conference Center, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ku do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Ministri i MTI-së Bajram Hasani do ta vizitojë Komunën e Vitisë, ku do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet MTI-së dhe Komunës së Vitisë. (Ndërtesa e Komunës së Vitisë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović. (Zyra e kryetarit, ora 13:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës do të mbajë takimin e radhës me kryetarë të komisioneve parlamentare të Kuvendit me temë "Roli i komisioneve parlamentare në mbikëqyrje të dialogut Kosovë-Serbi". (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-203, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Zëvendës Asistenten e Administratorit të USAID-it, nga Byroja për Evropë dhe Euroazi në Uashington, Gretchen Birkle. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- Dega e Lidhjes Demokratike te Kosovës në Podujevë shënon 28 vjetorin e themelimit. (Restoran “Ora” në Merdar, ora 17:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)