- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev ku as takimit do të ketë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)
.
- Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari është i ftuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)
- Komuna e Gjakovës, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të dorëzojnë fermerëve të kësaj komune bagëti dhe pajisje bujqësore. (Qendra Bujqësore në Gjakovë, rrugës për në fshatin Novosellë, ora 10:00)
- Projekti për "Harmonizimin e Legjislacion të Kosovës me Legjislacionin e BE në Fushën e Kushteve të Punës" ne partneritet me Ministrinë e Punës dhe në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian, organizon konferencen nacionale mbi Qëndrueshmërinë dhe implementimin e Legjislacionit të Harmonizuar të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë nga Fusha e Kushteve të Punës, si pjese e komponentit te promovimit te legjislacionit te ri. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon takimin e fundvitit me donatorë, takim në të cilin do të marrë pjesë edhe ministri Shyqiri Bytyqi. (Ambientet e MASHT, ora 10:00)
- Me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë ministri i Financave Bedri Hamza, udhëheqësja e Misionit të FMN-së për Kosovë Stephanie Eble dhe u.d. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti mbajn konferencë per media. (Ndërtesa e Qeverisë, Qendra për Media, ora 10:30)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal nw tw cilwn Zyra e Rregullatorit për Energji - ZRRE informon komisionin rreth Vendimit të Gjykatës së Apelit për pezullimin e Vendimit të ZRRE-së dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet KEK, në nxjerrjen e linjitit, si pasojë e mos zhvendosjes së shtëpive në fshatin Shipitullë dhe Had. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
- Mbahet ceremonia e certifikimit të 93 përfituesve të projektit ''Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit'' përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH, i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë. (Zyret e IADK-së në fshatin Sfarqak i ulët i Komunës së Vushtrrisë, ora 11:00)
- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të vizitojë Qendrën Korrektuese në Dubravë. (Qendra Korrektuese në Dubravë, ora 11:00)
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 11:00)
- Organizata e Veteranëve të Luftës se Ushtrisë Clirimtare të Kosovës mban konferencë për gazetarë lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, si çështje diskriminuese ndaj Kosovës. selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ora 12:00)
- Këshilli i Investitorëve Evropian organizon asamblenë e pestë të përgjithshme. (Hotel International Prishtina, ora 12:15)
- 24 nxënës finalistë nga e tërë Kosova do të garojnë në garën e dytë vjetore “Po-e-Zë”. Po-e-Zë është garë kombëtare e recitimit të poezisë që organizohet nga vullnetarët e Korpusit të Paqës në Kosovë. (Amfiteatri i Biblioktekës Kombëtare, ora 13:00)
- Mbahet mbledhje e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit nw tw cilwn do tw behwt shqyrtimi i propozimit të Fakultetit Juridik për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Prokurorial, shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Institucioneve që bien në fushëveprim të Komisionit për Legjislacion, shqyrtimi në parim i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, vizitojnë Kompaninë “Vitaminka Corporation”. (Kompania Vitaminka Corporation, Rruga Prishtinë-Lipjan, ora 13:30)
- Mbahet takimi i radhës i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundim të Ligjit. (Objekti i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ora 14:00 - vetëm pamje në fillim të takimit)
- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon tyrezën “Sektori minerar në Kosovë – Sukses apo Dështim?!”. (Oda e Afarizmit të Kosovës, ora 14:00)
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 14:00)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. (Kabineti i Presidentit, ora 15:30)
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë në Banjë të Istogut, merr pjesë dhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së, z. Ramush Haradinaj. (Restaurant ''Cristal Palace'', rruga: Pejë-Gurrakoc, ora 20:00)