30 Prill 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Gusht 2018

- Mbahet takimi i radhës së Këshillit Organizativ për shënimin e 30 Gushtit - Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare organizon diskutimin publik me temën "Pjesëmarrja aktive dhe gjithëpërfshirëse për politikat mjedisore në Kosovë." (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Connell, nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për rekrutim në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe bordeve të ndërmarrjeve publike. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 11:00)  

Këshillit Organizativ për shënimin e 30 Gushtit mban konferencë për Media. (Salla për media në Ndërtesën e Qeverisë, ora 11:30)

- Mbahet tryeza e diskutimit me temë "A kanë liri te duhur gazetarët që të merren me punën e tyre në redaksitë në të cilat punojnë". (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-se, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon dëgjime buxhetore për planifikimin e buxhetit për investimet në vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme 2020-2021 në Cernicë. (Fshati Cernicë, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 23 Gusht 2018

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e hapjes së shkollës verore të mbështetur nga USAID-i. (Gjimnazi Xhevdet Doda, ora 9:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, do të marr pjesë në tryezën me temën “Dhuna në Familje”. (Shkolla e mesme “Hajdar Dushi”, Gjakovë, ora 10:45)

- Për nder të 20-vjetorit të dëshmorëve të Brigadës "121 Kumanova”, organizohet turnir në futboll të vogël. (Fshati Kleçkë, ora 14:00)

- Komuna e Gjilanit që nga 23 gushti do të nis serinë e organizimit të dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit për investimet në vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme 2020-2021. (Fshati Llashticë, ora 16:30 dhe  Zhegër, ora 18:00)

- Kosovo 2.0 organizon një bisedë të shkurtër me temën 'Kulturë: Pavarur apo Pa pare?' për të diskutuar se çfarë mund të bëhet për të krijuar kushte më të mira për skenën e pavarur kulturore. (Oborri i K2.0, ora 18:00)

- Fillon faza e pestë e Dezinsektimit Hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Parku i Qytetit, Qyteza Pejton, Qendra e Qytetit, Lagja e Muhaxherëve, Vellusha, shtëpia e pleqve, Tophane, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 22 Gusht 2018

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe Kryetarin e Shoqatës së bisneseve të Suharekës Shaqir Palushi. (Objekti i Komunës së Suharekës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në 1- vjetorin e vdekjes së ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi. (Shtëpia e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media ku flet drejtuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 13:00)
 
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Shyqiri Bytyqi se bashku me kryetarin e Komunës së Gjakovës,  Ardian Gjini dhe ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Christian Heldtdo të vizitojnë Qendrën e Komunitetit të implementuar nga Bethany Christian Services, në Brekoc në Komunën e Gjakovës. (Fshati Brekoc ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media,  ku do të flitet për skandalin e fundit në drejtësi. (Zyrat e PSD-së, në lagjen Arbëria, ora 14:00)

 

- Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të mbaj konferencë për media. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 15:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Shyqiri Bytyqi se bashku me kryetarin e Komunës së Gjakovës,  Ardian Gjini dhe ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Christian Heldtdo marrin pjesë në seancen plenare në korridorin e shkollës fillore “Zef Lush Marku”. (Gjakovë, ora 15:00)

- Nën patronatin e qytetarëve pjesmarrës mbahet protestohet dhe marshohet drejt Zyrës së Kryeprokurorit dhe Zyrës së Kryeministrit ku do te kërkohet shkarkimi i Kryeprokurorit Lumezi dhe fillimi i procesit të vetingut për gjyqësorin e vendit tonë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2018

 - Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon manifestimin qendror, kushtuar festës së Kurban - Bajramit Xhamine e Madhe në Prishtinë. (Xhamia e Madhe në Prishtinë, ora 5:10)

- Me rastin e festës së Kurban - Bajramit, Ditën e parë, kryesia e e Bashkësisë Islame të Kosovës, si tradicionalisht organizon pritje përurimi. (Selia e Kryesisë, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Bashkësia Islame e Kosovës, ora 9:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Selia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ora 10:30)

- Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të bëjë dorëzimin e dhuratave si donacionit në vlerë prej 7.500 euro për 250 fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. (Klinika e Pediatrisë, ora 12:30)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të shpërndajë dhurata për 70 fëmijë te SOS Fshatit në vlerë prej 2.450 euro. (SOS Fshati, ora 13:30)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë në Graqanicë. (Lagja rome në Graqanicë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2018

- Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë - Salla P-31, ora 10:00 - Vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e madhe të Fakultetit tëFilologjisë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Seminarin e  37-të të Letërsisë, Gjuhës dhe Kulturës Shqipe. (Fakulteti Filologjik- Universiteti i Prishtinës, ora 11:00)

- Rifillon prodhimi në fabrikën e Ferronikelit, respektivisht tek dalja e metalit te parë. (Fabrika Newco Ferronikeli, Drenas, ora 12:30)

- Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, do të mbaj konferencë për media. (Objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, rruga, Luan Haradinaj, ora 13:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Suharekës. (Objekti i Komunës, Suharekë, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë të jashtëzakonshme për media në cilën flasin deputetet, Arbërie Nagavci dhe Saranda Bogujevci. (Zyret e Vetevendosjes, ora 15:00)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë 5 regjioni i Prishtinës. (Sheshi Zahir Pajaziti afër Hotel Grand. ora 18:00)

 

 

Ngjarjet e datës 19 Gusht 2018

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizojn ceremomin e festimit të ditëlindjes së 72-të, të ish presidentit të SHBA z. Bill Clinton. (Selia e shoqatës "Miqtë e Amerikës", Rr. "Lah Nimani", No-16. Prishtinë, rugica lidhet me rrugën e UÇK që shkon nga Komuna e Prishtinës tek “Qafa”, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 17 Gusht 2018

- Kryetari i Kryeqytetit, Shpend Ahmeti, do t’i përcjellë punimet që po zhvillohen për renovimin e shkollës “Elena Gjika”. (Shkolla Elena Gjika, ora 11:00)

- Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje mbajnë aksion simbolik. (Takimi me gazetarë bëhet tek New Born, ora 12:00)

- Hapet dyqani The Entertainer ku do të këtë shumë supriza dhe shumë aktivitete dhe lodra për fëmijë. (Albi Mall në Veternik, ora 13:00)

- Organizatat joqeveritare nga rajoni i Ferizajt organizojnë prezantimin publik të Raportit nga hulumtimi mbi punën, funksionimin dhe besueshmërinë e qytetarëve për Policinë e Kosovës në Ferizaj, bazuar në strategjinë e policimit në bashkësi. (Restorant Orchide në Ferizaj, ora 14:00)
 
- Nën patronazhin e kryeministrit Ramush Haradinaj mbahet akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së heroit Skender Çeku. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, 17:00)

Ngjarjet e datës 16 Gusht 2018

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt nënshkrimit të Marrëveshjes Grant “Shërbime Financiare për Krijimin e Vendeve të Punës në Sektorin e Bujqësisë, Fondi për Garantimin e Kredive III” në vlerë 6.5 milionë euro. (Ministrinë e Financave në ndërtesën e Qeverisë, ora 10:30)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, për bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:00)

- Kolegjit ISPE mban konferencën e radhës për media ku do të prezantohen fakte të shkeljeve të rënda ligjore  nga Ministri aktual  i MASHT-it dhe Bordi i AKA-së. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 14:00)

- Në kuadër të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar “Anibar”, mbahet panel diskutimi me temën “Sfidimi i stereotipeve gjinore përmes animacionit”.  (Shtëpia e Kulturës në Pejë, ora 17:00)

- Jazz kompozitorja shqiptaro-zvicerane, Elina Duni vjen me performancë në Anibar. (Parku Karagaq në Pejë)

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2018

- Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit do të mbajë konferencë për media lidhur me aprovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit nga Parlamenti i Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës prezanton platformen e re dixhitale në kuadër të transparencës komunale "Kontratat e hapura". (Salla e Kuvendit komunal në objektin e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Hapet panairi me moton “Bashkë mundemi”, ku organizata të grave, gra në biznes dhe individë të tjerë do të kanë mundësi të promovojnë produktet e tyre tradicionale. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes për Bashkim se Valon Murati mban një konferencë për media lidhur me qendrimet e Lëvizjes për negociatat Kosovë - Serbi.  (Selia Qendrore e Lëvizjes për Bashkim ora 14:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, viziton lokacionin ku po zhvillohen punimet në ndërtimin e Spitalit Pediatrik Kirurgjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i cili do t’i integrojë të gjitha shërbimet shëndetësore që kanë të bëjnë me fëmijët. (QKUK, ora 14:00)

- Ne kuader te Festivalit Anibar prezantohet Aisha Madu me një program special. (Kinema “Jusuf Gërvalla” ora 14:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon ekspozitën e artistit pamor Yll Xhaferi, të titulluar “Scrolling”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 19:00)


Ngjarjet e datës 14 Gusht 2018

- Lëvizja Vetëvendosje hap dyert e zyrës së saj për të pritur bashkatdhetarët që kanë ardhur në sezonin e pushimeve në Kosovë. (Selia e VV-së, Arbëri, ora  10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen Ilazi në Livoç të Ulët. (Fshati Livoç të Ulët, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë fjalë rasti në mbledhjen komemorative të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës pas ndarjes nga jeta të profesorit Mujë Shala. (Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen e Shaban Zahirit. (Fshati Livoç të Ulët, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Junaid Chndrigar për herë të parë në Ballkan do prezantojë në edicionin 9 të Festivalit të filmit te animuar Anibar. (Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 14:00)

- Ushtruesi i Detyres se Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit në komunën e Klinës. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)



 

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2018

- Ministri i Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton lokalitetin e  Dresnikut për të parë nga afër  gërmimet arkeologjike që po bëhen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës. (Fshati Dresnik, ora 11:00)

 - Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe Kryetari i Komunës se Obiliqit, Xhafer Gashibëhet bën përurimin e ndërtesës së re të Qendrës per Pajisje me Dokumente, ku përfshihet aplikimi dhe pajisja me letërnjoftim, patentë-shofer dhe regjistrim të veturave. (Komuna e Obiliqit, ora 11:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, Kujtim Gashi, do ta vizitojë Kalanë e Vuçakut. (Fshati Vuçak, ora 12:00)

- Kryetari i Komunes se Prishtinës, Shpend Ahmeti mbanë konferencë për media. (Stadiumi "Fadil Vokrri", ora 12:30)

- Ushtruesi i detyrës së zëvendësdrejtorit të Misionit të USAID, Brian Martalus do të flasë në prezantimin Transparenca dhe Efikasiteti i Gjykatave Themelore të Kosovës, raport ky që sjell rezultatet e anketës së kënaqshmërisë së përdoruesve të gjykatës. (Hotel Sirius, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2018

- Shoqata Kulturore “Molla e Kuqe” organizon instalacion dhe performancë artistike 'kompletim i Puzzle - Flamuri i BE-së, “Kosova është gati”. (Sheshi Nëna Terezë, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Gjeneratën e Re në Zyrën e Kryeministrit, për nder të shënimit të Ditës Botërore të Rinisë, organizon  ceremoninë  e “Foto e Liderëve të rinj”, ku marrin pjesë kryetarët e Forumeve Rinore, Asambleve të të rinjve dhe klubeve të studentëve.  (Salla P38 e Kryeministrisë, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës organizon ceremoninë zyrtare të hapjes së aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. (Bulevardi Nëna Terezë para objektit të Ministrisë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe “Shoqata Vullnet për jetë” organizojn debat me shoqërinë civile për plotësim/ndryshimin e Ligjit për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë. (Hotel Sirius, ora 11:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mban konferecë për media, nga e cila do t’i ftojë qytetarët të përcjellin lojën mes KF “Prishtina” dhe KF “Drita”. (Stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri”, ora 13:30)

- Mbahet konferenca e Rinisë me temë "“Roli i rinisë në ndërtimin e paqes dhe sigurisë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:00)

- Klubi 'Kërcyesit e Urës' organizon garen e radhes kërcimet në liqenin e Dukagjinit. (Liqeni i Gjakovës, ora 15:00)

- OJQ Relax organizon punëtori për të rinj me teme "Shëndeti publik i të rinjve". (Restorani AFRO, Grnçare, Prizren, ora 15:30)

- Në kuader te Dites Ndërkombëtare e Rinisë organizohet aktiviteti me Piktura nga vajzat e ATOM3Run’it. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 17:00)

- Në ditën e tretë te manifestimit "Festa e Miqësisë" kur edhe mbyllet ky aktivitet në Gjilan do të deklamojnë para publikut gjilanas, 3 Musketjeret, Aleksander Gjoka, Elton Deda dhe  Redon Makashi. (Gjilan, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2018

- Mbahet protestë kundër dhunës institucionale ndaj personave më të pambrojtur të shoqërisë sonë, ndaj grave, fëmijëve, pleqëve, të varfërve, minoriteteve. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)

Klubi i qendrës shoqërore Termokiss organizon turnirin e hapur "Qikat e Shahut”. (Termokiss, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë të jashtëzakonshme për media, pas arrestimit të kryetarit të Organizatës së Invalidëve të Luftës së UCK, dega në Gjilan, Afrim Rexhepi, nga ana e policisë së Maqedonisë. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 13:30)

- Bëhet shënimi i Ditës Botërore të Rinisë, duke lëshuar në përdorim në ekranin led, mesazhin drejtuar rinisë. ( Kopshti i Kryeministrisë, ora 19:00)

- Mbahet dita e dytw e manifestimit "Festa e Miqësisë" me Mateus Frroku, Bujar Qamili dhe Vedat Adem, organizuar nga Komuna e Gjilanit. (Gjilan, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 10 Gusht 2018

- Ambasadori Delawie do të administroj Betimin Solemn të shërbimit për 36 Vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe do t’ju adresohet pjesëmarësve me një fjalim rasti. (Salla e Kuqe, Qendra për Rini dhe Sport, ora 10:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të vizitojë objektin e shkollës së re në lagjen Arbëria. (Objekti i shkollës në lagjen Arbëria, ora 10:00)

- Ushtruesi i Detyrws sw Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit në komunën e Hanit të Elezit. (Kabineti i Ministrit, ora 10:00)

- Shoqëria Civile e Gjakovës në përkrahje nga Rrjetin e Grave të Kosovës marshojn prej Parkut të Qytetit deri tek Çarshia e vogël për të kundërshtuar vrasjen e gruas 40 vjecare dhe vajzës së saj, në Brekoc të Gjakovës, dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet e Kosovës për këtë dhe shumë raste të tjera të dhunës në Kosovë. (Gjakovw, ora 11:00)

- Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu dhe një delegacion nga nëndega e LDK-së për NRW-Gjermani ndan mirënjohje “Ora e Presidentit 2018”. (Zyrat e LDK-se, ora 11:00)

- Policia e Kosovës organizon konferencë e cila i dedikohet rastit të vrasjes së rëndë të ndodhur në Gjakovë. (Salla e konferencave, stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, ora 11:00)

- Nën patronatin e Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, do të mbahet Akademia Përkujtimore për 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula dhe Bashkim Leku. (Biblioteka Kombëtare. ora 12:00)

-  Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti pret në takim znjsh Dua Lipa. (Zyra e Krytarit Ahmeti, ora 13:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të vizitojë Stadiumin e Qytetit. (Stadiumi i Qytetit në Prishtinë, ora 16:30)

- Muzeu i Kosovës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizon ekspoziten fotografike “Unë jam Shqiptar”. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 17:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, organizon pritjen “MKRS Reception Dokufest”. (Restaurant “Ambienti” në Prizren, ora 19:00)

- Komuna e Gjilanit organizon manifestimin "Festa e Miqësisë". (Qyteti i Gjilanit, ora 20:00)

- BREfest organizon të rinjët në tubimin në Malin Sharrit ku do të mbahen bashkëbisedime publike, shkëmbime kulturore dhe argëtim me tema të fokusuara në sfidat shoqënore dhe mjedisore, si dhe zgjidhjet e mundshme për to. (Afër qendrës së skijimit në Brezovicë)

- Mbahet Festivali i parë ndërkombëtar i muzikës – Sunny Hill Festival, i cili do të sjell disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore në Prishtinw. (Parku i Gërmisë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2018

- Në 20 vjetorin e rënies së dy prej eprorëve më të shquar të UÇK-së, Posta e Kosovës do të promovojë dy pulla postare me imazhet e tyre. ( Postën e Kosovës, ndërtesa e ish-PTK, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të vizitojnë Stadiumin Olimpik "Adem Jashari" në Mitrovicë, për të parë nga afër situatën në këtë stadium dhe nevojat të cilat i ka kjo arenë sportive. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Mbahet konferenca për media në të cilën do të shpaloset programi i Festivalit të filmit të Animuar Anibar i cili organizohet nga data 13-19 Gusht në Pejë. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-se, ora 10:30)

- Projekti i ideuar nga Andi Krasniqi dhe përkrahur nga Forumi për Iniciativa Qytetare lansohet projekti që ka për qëllim përmirësimin e kualitetit të ajrit në Kosovë. (Restaurant “Andi-g”- Xërxe, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet takimi i parë i Task Forcës për pastrimin e ambientit të Kosovës, udhëhequr nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Ish objekti “Rilindja” në katin e 18-të,  ora 11:00)

-  Drejtorja e Misionit të USAID-it Lisa Magno merr pjesë në ceremonin e nënshkrimit një MM e cila shënon fillimin programit të USAID-it për  Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt në Komunën e Vushtrrisë. (Zyra e Kryetarit të Komunës Xhafer Tahiri, ora 11:00)

- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi viziton Prizrenin. (Prizren, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e Vetëvendosjes në lagjen Arbëria, ora 13:00)

- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi takohet me drejtuesit e Festivalit DokuFest dhe me operatorët turistikë dhe organizatat e kulturës. (Restorant Marashi, Lagjja Marash, ora 13:00)

- Komuna e Prishtinës do të mbaj konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 14:00)

- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi takohet me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Komuna e Prizrenit, zyra e Kryetarit të Komunës, ora 15:00)

- Në kuadër të Dokufestit do të shfaqet një performancë artistike "Your story is my story" dedikuar grave dhe burrave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Hapësira e urës së Arastës në Prizren, ora 15:30)

- Ministri i Infrastrukturës Pal lekaj me bashkëpunëtor, do ta vizitojë komunën e Rahovecit ku do të inaugurohet fillimi i punimeve për rehabilitimin e rrugës Rahovec – Suharekë (Komuna e Rahovecit, udhëkryqi i parë në dalje të Rahovecit në drejtim të Suharekës, ora 16:00)

- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi takohet me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani. (Objekti i Beledijes, ora 17:00)


Ngjarjet e datës 8 Gusht 2018

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të vizitojnë Stadiumin e Prishtinës "Fadil Vokrri", për të parë nga afër investimet që janë bërë në këtë stadium. (Stadiumi i Prishtinës, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj do të zhvillojë vizitë inspektuese në segmentin e fundit të Autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit, më konkretisht në pjesën e urës në Komunën e Kaçanikut. (Tek kyçja në fshatin Doganaj, komuna e Kaçanikut, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe USAID do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëbesimit për Mbështetjen e Sektorit të Bujqësisë, konkretisht për zinxhirin e vlerave të frutave të imëta dhe bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë. (Objekti i MBPZhR-së, ora 11:00)

-  Kryetari Shpend Ahmeti viziton punimet e përfunduara në rrugën pranë kanalit të "Ibër Lepencit" . (Bërnicë e Poshtme, ora 11:00)

-  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, viziton SOS fshatin  cili ka nisur të ndërtohet për fëmijët, nënat pa përkujdesje dhe pleqtë. (Pjesa e “Zabelit…”, prapa shkollës “Arbëria”, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendojse mban konferencë për media. (Zyrët qendore të Lëvizjes Vetëvendosje, ora 12:00)

- Ushtruesi i detyres se Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pret në takim Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, me të cilin do të nënshkruajë edhe një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)

- Përfaqësuesit e Kolegjit ISPE do t`i paraqesin pikëpamjet dhe faktet e tyre në lidhje me të gjitha parregullsitë dhe shkeljet e Ministrit Bytyqi dhe të Agjencisë së Kosovës për Akreditimit. (Kolegji ISPE, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 7 Gusht 2018

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani do ta vizitojë Odën Ekonomike të Kosovës, ku do të takohet me kryetarin Berat Rukiqi. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 9:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me aktivitetin e USAID-it për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse ju ftojnë të përcillni publikimin e Indeksit të Transparencës në Prokurimin Publik. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Me rastin e nisjes zyrtare të indeksit të transparencës, Ambasadori Delawie do tu drejtohet të pranishmëve. (Hoteli Sirius, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë Qendrën Kinematografike të Kosovës. (Qendra Kinematografike e Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media! (Zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj organizon pritje për pjesëtarët e komunitetit egjiptian nga diaspora. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të dëshmorëve Mark, Prend, Kolë dhe Memë Lleshi. (Fshati Vraniq, Komuna e Gjakovës, ora 17:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së e cila kryesohet nga kryetari, Isa Mustafa. (Hotel Sirius, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2018

- Oda Ekonomike e Kosovës do të dal me konferencë për media për të shpalosur mendimet rreth zhvillimeve të fundit ekonomike, sfidave me të cilat po ballafaqohen bizneset dhe progresin që po bën OEK në adresimin e tyre. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremonine e ndarjes së çmimeve në fushën e arteve pamore “Muslim Mulliqi” të cilat ndahen për herë të parë. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Objekti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me  Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë  të Mërgatës organizon ora letrare me krijues dhe shkrimtarë nga diaspora. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Sbunker organizon takim me Flutura Kusarin, ku do të diskutohet për rolin e ligjit për medie, pushtetit dhe lajmeve të rreme në lirinë e informatës dhe hapësirës publike. (Termokiss, ora 18:00)

- Ambasadori Delawie do të jetë nikoqir në pritjen për “America Night” në Dokufest ku ai poashtu do të mbajë një fjalim të shkurtër. (Restorani “Ambient” në Prizren, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2018

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon konferencën me gazetarë me teme 'Diaspora aset shumë i rëndësishëm i shtetit të Kosovës - Propozimi konkret i yni që diasporës ti rezervohen 10 ulëse në Parlamentin e Kosovës'. (Zyra e shoqatës: rruga Lah Nimani No 16, përballë Aleancës Franceze, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri, do te organizoj pritje për zëvëndeskryeministrin e parë dhe ministrin e Puneve te Jashtme, Behgjet Pacolli te shoqëruar nga zevendesministri Fatmir Matoshi. (Zyra e kryetarit te Komunes se Gjilanit, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj takon Gjeneralin Joseph L. Lengyel, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare dhe anëtar i Shtabit të Përbashkët. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30 - vetëm pamje) 

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2018

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës takohet me përfaqësues nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës. Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit Zenel Mziu organizohen homazhe te varri i tij. (Kompleksi Memorial i dëshmorëve në Marinë, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës mban aktivitet ku do të prezantohet një nga investimet e planifikuara nga Zyra për Regjenerim Urban. (Afër çerdhes "Yllkat",  ora 10:00)
 
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër në orën 11:00 mban konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Drejtorit i Zyres për Zhvillim Ekonomik Uilliam Trig merr pjesë në ceremonin e nënshkrimit një MM e cila shënon fillimin programit të USAID-it për  Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt në Komunën e Vitis. (Zyra e Kryetarit të Komunës Sokol Haliti, ora 11:00)

- Mbahet akademia përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit Zenel Mziu . (Salla e kulturës "Hasan Prishtina" në Skënderaj, ora 14:oo)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton komunën e Dragashit ku se bashku me kryetarin e Komunës, Shaban Shabani do të nënshkruajnë  dy memorandume bashkëpunimi në fushën e sportit “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Dragash” dhe “Ndërtimi i Stadiumit në Dragash”. (Ambientet e komunës së Dragashit,  ora 14:00)

- Kryetari i Komunës se Gjilanit Lutfi Haziri pret në takim udhëheqësit e komunave të Luginës së Preshevës. Pas takimit do të ketë edhe konferencë të përbashkët për media. (zyra e Kryetarit, ora 14:30)
 

 

Ngjarjet e datës 2 Gusht 2018

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban aktiviteti, tashmë tradicional, “Bashkatdhetarët në Kuvend”. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do te prezantojë analizën e pensionimit të profesorëve në Universitetin e Prishtinës. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:00)

- Drejtorit i Zyres për Zhvillim Ekonomik Uilliam Trig merr pjesë në ceremonin e nënshkrimit një MM e cila shënon fillimin programit të USAID-it për  Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt në Komunën e Gjilanit. (Zyra e Kryetarit të Komunës Lutfi Haziri, ora ora 10:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të paraqiten të gjeturat nga monitorimi i punës së Kuvendit të Kosovës, përgjatë sesionit pranveror të vitit 2018. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Në kuadër të projektit “Rastet më të rënda” të cilin e mbështet EU – BIRN mbahet debati publik me temën “Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, viziton Odën Ekonomike të Kosovës. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. Konferenca mbahet në të cilën do te flasin kryetari Shpend Ahmeti dhe nënkryetari Visar Ymeri. (Zyrat e PSD'së, në lagjen "Arbëria", rr. Radovan Zogoviç - Blloku C3, ora 12:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota”. (Ansambli Shota, ora 14:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani do te takohet me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati. (Objekti i Komunës së Kamenicës, ora 14:30)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ndan çmimet vjetore “Mërgimtari i vitit” dhe “Gazetari i vitit”. (Rezidenca e Presidentit Ibrahim Rugova, Velani, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2018

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi takon Ministrin e Kulturës i Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi. (Kabinetin e ministrit Kujtim Gashi, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 11:30)

- Ministri i Financave Bedri Hamza do të bëjë prezantimin e Raportit financiar gjashtëmujor për performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore para mediave. (Ndërtesa e Qeverisë, kati i 11, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe Ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi mbajn konferencë për shtyp. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:30)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit, nesër, me datë 01 gusht 2018, do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.39. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30)

- Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi do të vizitoj Komunën e Gjilanit, ku do të pritet nga kryetari i Komunës z. Lutfi Haziri. (zyra e kryetarit të Gjilanit, ora 13:30)

- Ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi se bashku me ministrin Gashi zhvillojn nje vizitë në Parkun Arkeologjik “Ulpiana". (Parku "Ulpiana", ora 13:45)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike me rastin e Ditës së Diasporës organizon manifestimin qendror në Prekaz. (Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ora 19:00)

- Me rastin e Ditës së Diasporës mbahet koncert festiv me këngëtarë të njohur. (Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2018

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me programin “Kapja e shtetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi”, i cili zbatohet nga rrjeti global Transparency International, ju fton të përcillni publikimin e raportit final “Tregtimi i shëndetit publik për përfitime private”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit për KRU Hidroregjioni Jugor Sh.A Prizren. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe amendamenteve të Komisionit për Administrate Publikë, Qeverisje Lokale dhe Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303 , ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj takon bashkatdhetarët nga diaspora. (Ndërtesa e Qeverisë-salla P-38, ora 11:30) 

- Komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara Aleate në Napoli, Admirali James Foggo dhe Komandant i KFOR-it, Gjeneralmajori Salvatore Cuoci mbajn konferencën e përbashkët për shtyp në lidhje me misionin e KFOR-it dhe për operacionet e NATO-së (Kampi “Notting Hill” në Leposaviq, ora 14:30 - transporti i siguruar nga KFOR nga Ndërtesën e Radio Kosovës, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të mbajë konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00)

-  Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Qeverisë për dialogun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 13:00)

- Ushtruesi i detyrës së zv. drejtorit të misionit të USAID-it Brian Martalus, i shoqëruar nga presidenti i Gjykatës Supreme Enver Peci, do të flasë me rastin e Prezantimit të publikimeve të përmbledhjeve të vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në gjuhën shqipe dhe atë serbe. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të organizoj kuvendin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të AGK-së. (Objekti i American School of Kosova, ora 14:00)

- Nën përkujdesin e ministrit Kujtim Gashi, organizohet Sofra Gurbetqare, ngjarje kjo me këngë e valle nga Ansambli "Emin Duraku" dhe nga grupe e solistë musafirë. (Shatërvan, Prizren,  ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 30 Korrik 2018

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora  10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vendosë kurorë lulesh tek varri i veprimtarit të shquar, Adem Demaçi. (Prishtinë- Velani, ora 10:00)
 
- Shefja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, do të vizitojë Komunën e Kamenicës ku do te takohet me Kryetarin e Komunës Qëndron Kastrati (Ndërtesa e Komunës, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani bënë hapjen e panairit “Gratë në Biznes 2018”. (sheshi “Zahir Pajaziti", ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të “Qendres së Edukimit Jo-formal për Rini” në fshatin Pjetershan, komuna e Gjakovës. (Fshati Pjetershan, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe komuna e Kamenicës organizojn forum diskutimi për marrëdhëniet ndëretnike në Kamenicë. (Ndërtesa e komunës se Kamenicës, ora 11:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin dedikuar prorektorit Naser Sahiti lidhur me avancimet akademike në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit, ora 12:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe dhe KVRL-Gjakovë organozojnë aktivitet për qëllim ngritjen e vetëdijes së ngasësëve për kujdes gjatë vozitjes. (Zyret e KVRL-Gjakovë, rr. “Ismail Qemajli”  p.n Gjakovë, ora 12:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe simbolit të rezistencës së çështjes kombëtare, Adem Demaçit. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 12:00)

- Ambasadorja Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së dhe Qëndron Kastrati, Kryetar i Komunës së Kamenicës inagurojn ndërtesën e Komunës së Kamenicës. (Kamenic, ora 12:30)

- Behet promovimi i krijimtarisë historiko-letrare e prof. Rexhep Rushit Jasharit, i cili me rastin e 20-Vjetorit të Epopesë së Prekazit, promovon veprën “Prekazi heroik-vatër e përhershme e luftërave për liri”, ndërsa në 50-Vjetorin e SHKA “Drenica”, tash Ansambli “Drenica”, përmbledhjet e këngëve: “Këngë folklorike shqiptare” dhe “Këngë popullore shqiptare” si dhe vepra e katërt “Anekdota-mesele shqiptare”. (Qendra e Artit dhe Kulturës "Hasan Prishtina" në Skenderaj, ora 13:00)

- Komuna e Deçanit organizon koncert për nderë të ditëve të diasporës ku do të përformojnë emra të njohur të estradës gjithë shqiptare. (Qendëra e Deçanit, ora 19:00)


 

Ngjarjet e datës 28 Korrik 2018

- Mbahet ceremonia komemorative te  Adem Demaçit dhe me pas kortezhi së bashku me qytetarët do të niset drejt varrezave të Velanisë. (Sheshi Skënderbeu, ora 8:30)

-  Mbahet ceremonia e mbylljes së Shkollës Verore të 'Reagon ipër të Ardhmen'. (Shkolla e Shoqatës Loyola në Prizren, ora 10:00)

- Arkivoli me trupin e Adem Demaçi, do të niset nga Sheshi ‘Skënderbeu’ dhe do të lëvizë në itinerarin e caktuar deri tek Varrezat e Dëshmorëve ku do të varroset kolosi Adem Demaçi. ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit te  Adem Demaçit. (Varrezat e Dëshmorëve të Prishtinës në Velani, ora 12:00)


Ngjarjet e datës 27 Korrik 2018

- Dorëzohen dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit te kushtetutshmërisë se aktit juridik te Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit te padisë për kompensimin dëmeve te luftës. (Gjykatën Kushtetuese, ora 10:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizon konferencën me gratë e suksesshme të diasporës, me temën “Roli i gruas shqiptare në diasporë”. (Hoteli Sirus, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosoves mban seancë komemorative për vdekjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi. (Salla e mbledhjeve plenare, ora 11:00)

- Mbahen homazhe me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Anulohet - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim  organizon aktivitet kundër avancimeve jo-meritore në Universitetin e Prishtinës. (Para rektoratit, ora 13:00)

- Universiteti i Prishtinës organizon ceremoninë e pritjes solemne të përfaqësuesve të sportit universitar kosovar në Lojërat Evropiane Universitare / EUG 2018 dhe në Kampionatin Botëror Universitar të Karatesë. (Salla e Senatit, ora 13:00)

-  Ministri i Punëve te Brendshme, Bejtush Gashi raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me shpalljen e konkursit Policor të Kosovës dhe përfaqësimi i komuniteteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 26 Korrik 2018

- Komuna e Deçanit organizon Ditën e Qethjeve të Deleve projekt ky i cili prezanton turizmin rural dhe malorë të Komunës. (Bjeshkët e Komunës së Deçanit konkretisht në Bjeshkën e  Roshkodolit, ora 12:00 - Nisja nga oborri i Komunës së Deçanit për Bjeshkën e Roshkodolit, ora 9:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te lapidari i Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, në përvjetorin e rënies së tij. (Kompleksi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tetë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

-  Policia e Kosovës organizon ceremoninë përkujtimore të përvjetorit të shtatë të rënies së heroit të Kosovës Enver Zymeri. (Kompleksi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë në Prishtinë, pranë lapidarit të heroit Zymeri, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së punimeve për rregullimin e shtratit të Lumit “Krena”, projekt ky i financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, rruga “Yllka Domi”, ora  11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj, merr pjesë në hapjen e panairit të prodhimeve vendore ushqimore. (Plus Center Market në Ferizaj, ora 11:00)

- Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj viziton Klubin e Prodhuesve të Kosovës. (Lokalet e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, ora 11:00)

-  Policia e Kosovës bën homazhe tek varrezat e fshatit Dubovc të Vushtrrisë si dhe viziton familjen e heroit të Kosovës Enver Zymeri. (Varrezat e fshatit Dubovc, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të mbajë konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezë për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanooc -dialogu Kosovë - Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S II, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i shoqëruar nga ambasadorët e vendeve të BE-së si dhe anëtarët e Këshillit për Trashëgimi Kulturore do të vizitojnë punimet në rrugën Deçan-Kufiri me Malin e Zi, ora 13:00
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Spitalit Regjional në Ferizaj. (Rruga “Driton Islami” në Ferizaj, ora 16:00)

- Organizuar nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mbahet Akademi Përkujtimore, në 20 vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Komandant Shaban Golaj. (Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ora 17:00)

- Mbahet festivali tashmë tradicional i Birrës “Beerfest Kosova” edicioni 8. (Parkingu prapa Pallatit të Rinisë, ora 17:00)


Ngjarjet e datës 25 Korrik 2018

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike mban dëgjim publik për shqyrtimin e Raporteve të Auditimit të PVF-ve të Komunave për vitin 2017. (Vila Gërmia, ora 10:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për lirinë e asociimit në Organizata Joqeveritare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Për nder të ditëve të diasporës me  moton 'Mirë se erdhët bashkatdhetarë', Komuna e Deçanit mban takim më bashkatdhetarë. (Salla e Asamblesë Komunale, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi i shoqëruar nga u.d. i Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovë, Naim Rexha do të qëndroj për vizitë në Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari i Komunës, Agim Veliu. (Komuna e Podujevës,  ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të bëhet shqyrtimi  i Raportit financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Autoritetit të Aviacionit Civil, Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të bëhet formimi i grupit punues për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 303, ora 11:30) 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat qendrore e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të raportojë ministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-204, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e lansimit të projektit “Ndërmjetësimi në punë për të rinjtë​ -​ ​në skemat: ‘’Trajnim në Punë dhe Praktikë në Punë”. ( Orion Conference Center, rr. Rexhep Luci​, ora 14:00)

- Bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve të mirëkuptimit në mes MPMS, komunave dhe të deputetëve të Grupit Parlamentar 6+ për projektin “Mbështetje për komunitetet” që ka për qëllim ndërtimin e shtëpive për komunitetet ashkali, rom, boshnjak dhe për komunitetin turk. (Ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shyqrimi i planit të punës së komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të katit shtesë urologji - kirurgji, e financuar nga “Gjysmëhëna e Kuqe” në vlerë rreth 300.000 euro, në sipërfaqe prej 400 m2. (Objekti i Spitalit të Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri, ora 10:30)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me përfaqësues nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës ora 10:30)

- Shefat e BE-së në Kosovë dhe Shqipëri, Nataliya Apostolova dhe Romana Vlahutin, bashkë me përfaqësuesit e lartë qeveritarë, do të hapin pikëkalimin e revitalizuar kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Morinë. (Pikëkalimi kufitar në Morinë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët  shyqrimi i Raportit të Auditimit për KRU Prishtina dhe shqyrtimi i Raporteve të Auditimit të Komunave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mbanë konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 11:30)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, merr pjesë në hapjen e panairit me veshje kombëtare, punime dore e ushqime tradicionale, i cili organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:45)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me Kryeprokurorin Aleksandër Lumezi do të vizitojë Prokurorinë Speciale. (Prokuroria Speciale, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët votimi i raportit për Projketligjin për Ndërmarrjet Sociale, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 23 Korrik 2018

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të zhvillojë një vizitë Komunën e Kamenicë ku do te takoeht me me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati. (Objekti i Komunës, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës viziton kompaninë Al Petrol  në kuadër të ciklit të takimeve me bizneset që ka nisur që nga zgjedhja si Kryetar për mandatin e ri katër vjeçar.  (Zyret Qendrore te Al Petrol, ora 9:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe, ORKIDE dhe X40 mbajn konferencën për media rreth performancës publike “Drunj të pastër”. (Sheshi “Shatërvan”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian- e ftuar për të prezantuar këtë Marrëveshje znj. Dhurata Hoxha - Ministre e Integrimit Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të vizitojë Projektin “Air Energy”, në  fshatin Kitkë te Komunës se Kamenicë. (Fshati Kitkë, ora 10:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, mban konferencë për media. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 10:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë “Pse ikin investitorët e huaj nga Kosova“. (Zyret e AKB–së, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
 
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të zhvillojë një vizitë në Minierën e Artanës ku do te takohet me menaxhmentin dhe minatorët. (Miniera e Artanës, ora 14:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)