Ngajrjet e datës 14 shtator 2018
- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30 - vetëm pamje)- Mbahet takimi i Task Forces "Ta pastrojme Gjilanin". (Salla e Kuvendit te Komunës, ora 9:00)
- Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli takon Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 9:20)
- Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:30)
- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim mban konferencën për shtyp ku do të paraqesim të dhëna ekskluzive për përpjekjen e një profesori të UP-së për ndërhyrje në zbulimin e mashtrimeve me revista të dyshimta gjatë procesit të avancimeve akademike. (Para rekoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)
- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Shtime, zhvillon aktivitet simbolik mbi shpenzimet marramendëse të Komunës së Shtimes. (Sheshi i qytetit në Shtime, ora 10:00)
- Lansohet platforma me profilet e deputetëve në web faqen e Kuvendit dhe Faqes Zyrtare të Kuvendit në Facebook. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:10)
- Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe Ministri i Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati mbajn një konferencë të përbashkët për media. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 10:10)
- Grupi i Grave Deputete dhe NDI organizojn tryezë diskutimi me temë “Demokracia në udhëkryq: si të ç’rrënjoset pabarazia gjinore në vendimmarrje”. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:15)
- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 10:30)
- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në prezantimin e projektit të ri “Shkolla e Lartë Profesionale ‘Loyola”. (Gjimnazi “Loyola”, Prizren, ora 11:00)
- Në praninë e ambasadorit Idalian, Piero Cristoforo Sardi, Komandanti i KFOR-it, Salvadore Cuoci dhe komandantit te divizionit Carabineri, Maurizio Detalmo Mezzavilla mbahet ceremonia e ndërtimit të komandantit të regjimintit Carabinier MSU. (Baza MSU, selia e regjimentit Carabinieri, ora 11:00)
- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin publik me temë “Rritja e transparencës dhe llogaridhënies ndaj zgjedhësve”. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:15)
- Në kuader të Simpoziumit te 9-te Nderkombetar te Shkencave Shendetesore mbahet punëtoria. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)
- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mban konferencë për medie. (Salla e konferencave në Qeveri, ora 16:00)
- Alter Habitus, organizon edicionin e parë të ‘Letërsia Lëvizëse’ ku do të lexohey dhe flasitet për letërsinë dhe punën profesionale të Shpresa Vinca Tudës. (Sheshi “Ismail Kadare” në Ferizaj
- Mbahet hapja solemne e Simpoziumit te 9-te Ndërkombetar te Shkencave Shendetesore. (Swiss Diamond Hotel, ora 19:00)