02 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Maj 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në lansimin e projektit ndërkombëtar për Edukimin Dual në Kosovë, projekt i cili implementohet nga Oda e Prizrenit në bashkëpunim me ShMLT “11 Marsi“, Loyola Gymnasium dhe Oda e Zejtarëve të Koblenzit nga Gjermania. (Hotel OK në Prizren, ora 9:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të mbahet interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës do të mbajë Grevë paralajmëruese duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit. (Në të gjitha regjionet e Administratës Tatimore të Kosovës, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës të 6-të Globale për Siguri Rrugore e Kombeve të Bashkuar zhvillohen aktivitetet me nxënës të Shkolles Fillore “Dardania” ku nxënësit do të marshojnë me biçikleta dhe trotinete në shtigjet e lagjes. (Të Ora e Kurrizit në Lagjen Dardania, ora 11:00)

- Lëvizja FOL me mbështetjen e USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse do të bëjë ndarjen e çmimeve për 3 shkrimet më të mira të cilat kanë trajtuar temat e prokurimit publik në Kosovë gjatë vitit 2020. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, mban një aksion dhe konferencë për medie, në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit. (Zyra e Agjencisë Kadastrale të Kosovës në Prishtinë, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban të enjten konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK, ora 13:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të shpaloset raporti i Gjykatës për muajt janar -  prill, si dhe do të shpalosen problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi si institucion. (Objekti i Gjykatës, kati III - të, salla 306.  ora 13:30)

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban dëgjimin e tretë publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024, ku tema e këtij dëgjimi publik është “Takimi me përfaqësuesit e bizneseve”. (Salla e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 14:00)
 
- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e materialeve për përfituesit nga projekti Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural, që ka për qëllim rritjen e të ardhurave dhe produktivitetit të prodhuesve bujqësorë, projekt i cili është bashkëpunim i Komunës së Prizrenit dhe CARITAS-it Zviceran. (Reçanë në parkingun e restorantit Malboro, ora 14:00)

- OJQ Youth are the real Leaders organizon panel diskutimi me temë “Roli i të rinjve dhe politikat rinore për trashëgiminë kulturore”. (Qendra “Libart” në Biblioteken e qytetit “Hivzi Sylejmani” në Dardani, ora 15:00)

- Shefi i Zyres se BE-së, Tomas Szunyog takohet me kryetarin e Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Pas takimit vizitojnë vendpunishten e parkingut nëntokësor në oborrin e Universitetit të Prishtinës. (Objekti i Sindikatës, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 19 Maj 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës në të cilën do të behët votimi i raportit vjetor financiar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, raportimi i Bankës Qendrore për të gjeturat e Raportit të Progresit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë "Reformat e Agjencive në Kosovë": me fokus të veçantë në reformën e Agjencive të Pavarura Rregullatore”. (https://us02web.zoom.us/j/83416215007?pwd=RktOYWpVazVETnQzNlhDTlJiYlJYZz09 - Meeting ID: 834 1621 5007 - Passcode: 257820, ora 10:00)   

- Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në ceremoninë e Hapjes së Qendrës për Karrierë. (Qendra e Kompetencës në Prizren, ora 11:00)

- Kuvendi i Kosovës vazhdon seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të behët prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Gjykata Speciale organizon konferencën e pestë për ecurinë e çështjes së Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. (Gjykata Speciale në Hagë, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës për shtyp. (Zyret e reja të degës, në rrugën ''Saraçët'' në Prizren, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit promovon ekspoziten e veçantë e koleksionit të figurës qendrore të trashëgimisë muzikore folklorike të ndjerit Shaqir Hoti. (Ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja komemorative për doajenin e këngës shqipe, të ndjerin Ismet Bogujevci. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)
 
- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari do të përurojnë projektin “Infografika dhe sinjalizimi në objektet e Administratës”. (Objekti i Administratës, ora 13:00)

- Tre gjimnazët kryesore të Prishtinës organizojnë marshin protestues “Traumë, jo Lojë”, për të reaguar kundër ngacmimit seksual të një të miture, nga dy të mitur te tjere, te gjithë nxënës të shkollës “Faik Konica”. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 14:30)

- Hapet ekspozitë “Si u vra Kodi Etik i Hipokratit dhe si u shkelën ligjet”. (Muzeu Kombëtar, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 18 Maj 2021

- OJQ Marakli t'Biciklave së bashku me Policinë e Kosovës shpërndajn fletushka  informuese për shoferët e makinave. (Stacioni i Policisë Jug, ish Hotel Victory, ora 9:00)  

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me raportin e auditimit të performances për procesin e licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit të auditimit të performances “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare si dhe raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj pret në takim Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi. (Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 10:30)

- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri marrin pjesë në hapjen e Muzeut Etnografik në Gjilan. (Ish objektin e Shkollës së Muzikës në Gjilan, ora 11:00)

- EULEX-i do ta prezantojë “Raportin e tij Special për ndikimin e COVID-19 në sundimin e ligjit në Kosovë”, në të cilin identifikohen sfidat me të cilat janë ballafaquar sistemi i drejtësisë dhe shërbimi korrektues gjatë pandemisë me koronavirus. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

 - Në kuadër të javës se gjashtë Globale e Sigurisë Rrugore mbahet marshi me fëmijët me pllakata #Love30 dhe shpërndarja e Maskave tek qytetarët, bashkërisht me Policinë e Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ekspozon punimet e pjesëmarrësve, në kuadër të aktivitetit “Arka Arkeologjike dhe Etnologjike”, i cili është zhvilluar në bashkëpunim me Festivalin e Muraleve në Ferizaj. (Ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton propozimin për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna nÑ‘ Familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Pranë Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 13:00)  

- Komuna e Prizrenit mban dëgjim publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024, ku tema e këtij dëgjimi publik është "Takimi me qytetrë. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 13:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, raportin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Mbahet seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ku të akuzuar janë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu. (Gjykata Themelore, ora 13:15)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të mbaj konferencë për shpalosjen e programit dhe prioritetet e MKRS-së. (Kabinetin e Ministrit në MKRS, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Zyrat e Selisë Qendrore, ora 14:00)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis prezanton premierën e shfaqjes dans teatër “Totem dhe Tabu” me koreografi nga Robert Nuha dhe dramaturgji të Zana Hoxhës. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 17 Maj 2021

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizojnë javën e gjashtë Globale e Sigurisë Rrugore. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, para New Born, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehures Dragana Janiçeviç për Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë Shërbimin e Urgjencës, i cili është furnizuar me dy autoambulanca të reja. (Shërbimi i Urgjencës në Prizren, ora 10:30)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Visar Krasniqi për Keqpërdorimi dhe mashtrimi ne prokurorimin publik. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 11:00)

- Rrjeti i OJQ-ve Avonet mban konferencë për media në të cilën do të prezantoj projektin “Hapësirat e gjelbëra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden”. (Objekti e Galerisë, ish-objekti i TMK-së, rruga “Ramadan Rexhepi” Ferizaj, ora 11:00)  

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj organizon aktivitetin 3 ditor “Open Doors”, për të rinjtë e Kosovës dhe më gjerë, të cilët ende nuk kanë bërë zgjedhjen e profesionit të tyre. (Objekti i Universitetit, ora 11:00)

- Organizata Kosovo Center for Peace mban konferencë për medie në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan. (Xhamia “Bedri Kamberi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbajë protestë kundrejt neglizhimit të sigurisë së vajzave dhe mungesën e politikave të mirëfillta të edukimit, të cilat janë duke e mirëmbajtur patriarkalitetin i cili po rezulton të jetë i dhunshëm për vajzat brenda dhe jashtë institucioneve shkollore. (Pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ora 12:00)

- BIRN dhe Internews Kosova mbajn konferencë në të cilën do të prezantohet Raporti “Përkëdhelja e korrupsionit” i cili ka në fokus analizimin e politikës ndëshkimore në rastet e korrupsionit të shqiptuara nga gjykatat e Kosovës gjatë vitit 2020 dhe gjithashtu analizimin e përformancës së gjyqësorit në trajtimin rasteve të korrupsionit. (Pallati i Drejtësisë, Objekti A, Salla e Konferencave, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa për interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Nën organizimin e Drejtorisë së Administratës, do të mbahet dëgjimi publik për “Draft-Rregulloren për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Prizrenit”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpi të Bardhë, ora 13:00)  

 

- Drejtori I Përgjithshëm mbajn një Konferencë për shtyp. (Drejtoria e Doganës, Prishtinë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 16 Maj 2021

- Vazhdon vaksinimi i personave të moshës mbi 65 vjeç me vaksinën anti-Covid. (Salla “1 Tetori”, ora 8:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)
    
- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, ora 12:00) 

Ngjarjet e datës 15 Maj 2021

- Nga pika kufitare Morinë deri në Bajgorë do të bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm i cili do të ketë 6 automjete në shoqërim te cilat do të jenë me një gjatësi maksimale 75 m. (Pik kufitre Morinë - Vërmicë, ora 00:10)

- Vazhdon vaksinimi i personave të moshës mbi 65 vjeç me vaksinën anti-Covid. (Salla 1 Tetori, ora 8:00)

- BP Home Invest, së bashku me fabrikën InstaBuilt mbajnë konferencë për media lidhur me nisjen e kontingjentit te parë të shtëpive modulare për në SHBA. (Fabrika InstaBuilt - rruga Prishtinë Vushtrri afer fshatit Llazarevë, ora 11:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Salla 1 Tetori, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 14 Maj 2021

 - Vazhdon vaksinimi i personave të moshës mbi 65 vjeç me vaksinën anti-Covid. (Salla 1 Tetori, ora 8:00)  

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me institucionin i Ansamblit të Këngëve dhe të Valleve “Shota”, organizon një ceremoni komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të doajenit të këngës shqipe, Ismet Bogujevci. (Teatrin Kombëtar, ora 11:15 - Parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit Zahir Pajaziti deri në Teatrin Kombëtar, ora 11:00)
 
- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla 1 Tetori, ora 12:00)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon marshin: Në solidaritet me popullin palestinez. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me respiratorë nga shteti i Norvegjisë për Qendrën Mjekësore të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 13:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj mban sot konferencë për media. (Zyrat e Selisë Qendrore, në ora 13:00)

- Kryeatri Shpend Ahmeti do të takojë Ministrin për Kulturë, Rini e Sport Hajrulla Ceku. (Zyrët e ministrisë në sheshin "Nënë Tereza", ora 13:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 14:00 - zhvendoset në ora 12:30)

- Federata e Notit e Kosovës mban takim me sportistët e reprezentacionit të Kosovës që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian që është duke u zhvilluar në Budapest të Hungarisë. (Shtëpia e sporteve, ora 14:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban sot konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ora 15:30)

- Mbahet ceremonia e varrimit të doajenit të muzikës shqipe, Ismet Bogujevci. (Varrezat e qytetit në Arbëri, ora 16:00)

      

 

Ngjarjet e datës 13 Maj 2021

- Me rastin e shënimit të 40 vjetorit të rënies së heronjve, Nebih e Tahir Meha, Komuna e Skenderajt organizon ceremoninë e zbulumit të busteve të heronjve: Emin Latit, Nebih, Tahir e Beqir Meha. (Oborri i Kullës "Tahir Meha' në Prekaz, ora 15:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani - Sadriu pret Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. (Kabineti i Presidentes, ora 16:00 - Mediat e interesuara për përcjelljen e takimit dhe të konferencës duhet të jenë të pranishme në Presidencë në orën 15:20)

Ngjarjet e datës 12 Maj 2021

- Fillon vaksinimi i personave të moshës mbi 65 vjeç me vaksinën anti-Covid. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë, ora 8:00)

- Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mbajnë takim njoftues me Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal rishqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës në të cilën shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Agjencisë për Informim dhe Privatësi, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Germin organizon tryezën me temën “Votimi nga jashtë vendit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës online. (Platfoma Zoom, ora 10:00)

- Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Projekti “ICT for Kosovo's Growth” e financuar nga BE-ja, organizojnë eventin B2B metakime ndërmjet bizneseve ndërsektoriale. (Parku Inovative dhe i Trainimeve në Prizren, ora 11:00)

- Myftiu NaimTërnava do të japë mesazhin me rastin e  Festës së Fitër Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Shoqata e Gastronomëve organizon aksion për ndihmë familjeve në nevojë, me rastin e festës së Bajramit. (Nisja nga vendi i quajtur “Te Zalli”, afër Stacionit të Trenit, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Ministrisë së Shëndetësisë. (Pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të marrin pjesë në prezantimin e punimeve të projektit “Hartimi i projektit të Regjenerimit të brigjeve të lumit Lumbardhi”. (Mes Urës së Arastës dhe Urës së Gurit në Kej, ora 12:00)

- Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te varri i heroit Agron Rrahmani. (Varrezat e dëshmorëve, Velani, ora 12:00)

- Mbahet takimi i parë i Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e zbatimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00 -Mediat duhet të jenë të pranishme në ndërtesën e Qeverisë, më së largu në ora 12: 45)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 11 Maj 2021

- Infermieri Enlirat Duraku dorëzon kërkesat për pagesën e ndërrimit të natës për infermierë tek institucionet e vendit, ndërsa pas dorëzimit të kërkesave mban konferencë për medie. (Para Kuvendit të Kosovës, ora 8:00)

- Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Kosovës do ta vizitojë SHSKUK-në ku do të takohet me kryesuesen e Bordit dhe me drejtorin me të cilët do të diskutoj lidhur me punën dhe sfidat e SHSKUK-së, në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. (SHSKUK, ora 10:00)  

- Kuvendi Komunal i Prizrenit mban dëgjim publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së satistikave të Kosovës raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të performances të teknologjisë së informacionit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, qeverisja, menaxhimi i operacioneve dhe siguria e sistemev. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbaj një konferencë virtuale në platformën “Zoom”, në të cilën konferencë do të publikohet raporti: “Trajtimi i veprave penale kundër integritetit seksual”. (https://zoom.us/j/93120257900?pwd=SFNmQUIvT0tRaHlDaVYrN3l5bzJVQT09&fbclid=IwAR3NvHncaKxbNhGcv0zctb-OVzk94s6uIwnSeG0IAFFBCSkgTZeBxV7KruU#success, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Zahir Çaka për vepren penale 'Vrasja në tentativë'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Me rastin e hapjes së Forumit të 6-të EUSAIR mbahet konferencë për shtyp. ( https://us02web.zoom.us/j/82843001658 -  Meeting ID: 828 4300 1658 - Passcode: 186275, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës (MMPHI-së), Hysen Durmishi do të mbajë konferencë per media. (Objekti i Ministrisë së Infrastrukturës, ndërtesa ish Gërmia kati II, salla B-201, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

-  Lëvizja FOL organizon debatin e radhës FOL Hapur me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Arbërie Nagavci. (Hotel Sirius, ora 13:00)

-  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton dhe finalizon rekomandimet për votim rreth dy raporteve vjetore nga mbledhja e kaluar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 15:00)

 

 

Ngjarjet e datës 9 Maj 2021

- Familja Haliti nga Gjilani mban konferencë për medie lidhur me vdekjen e tre anëtarëve të saj në Shqipëri. (Rr. Hamdi Pogragja, Gjilan, ora 11:00)

- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 6 Maj 2021

 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla do ta pres në takim bilateral ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlić Radman. (Kabineti i ministres Gërvalla, ora 8:30 - vetëm pamje)
 
 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlić Radman mbajn konferencë për medie. (Kabineti i ministres Gërvalla, ora ‪9:30)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman. (Kabineti i Presidentes Osmani, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të rregullt plenare në të cilën deputetët do të debatojnë lidhur me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë së virusit COVID-19. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për media, ku do të flasin për procesin e hartimit të Hartës Zonale, si dhe për rregulloren për parkingje dhe rregulloren për objekte të përkohshme. (hapësirat e Shtëpisë së Bardhë, ora 11:00)

- Oda Amerikane organizon forumin lidhur me çështjen e rritjes së punësimit të grave dhe fuqizimin ekonomik të gruas. (Forumi transmetohet drejtpërdrejt në  https://www.facebook.com/AmChamKosovo/, ora 13:00)

- Presidentja Osmani së bashku me drejtoreshën e USAID-it për Kosovë, Lisa Magno dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip S. Kosnett do të bëjn amandamentimin e Marrëveshjes së Grantit me USAID. (Kabineti i Presidentes Osmani, ora ora 14:30)

- Ministria e Mbrojtjes ogranizon konferencën për media me tematik 'Ushtrimi ushtarak “Defender - Europe 21”  dhe Kosova. (Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 14:30)

- Mbahet takimi për lansimin e përditësimit të platformës EDI të Administratës Tatimore të Kosovës ku hapjen e këtij takimi do ta bëjë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 5 Maj 2021

- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë  takohen me  lidhur me vizitën në Bruksel. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)  

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës në të cilën do të behët formimi i grupit punues për përcaktimin formatit te raportit financiar te RTK-se dhe formimi i grupit punues për hartimin e planit vjetor te punës së Komisionit për Buxhet, Pune dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Drejtori i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale dhe Drejtori i Autoritetit Aviacionit Civil raportojn para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë lidhur me raporti vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Rifillon vaksinimi i punëtorëve shëndetësor nga e tërë Kosova. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja Konstituive e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Për nderë të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Deçanit, komuna e Deçanit mban seancë Solemne për nder të Ditës së Dëshmorëve. (Ndërtesa e Komunës se Deçanit, ora 10:00)

 - Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministri i MFPT, Ministri i MPB, Ministrja e ME dhe Drejtori i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit të auditimit të performances “Organizimi dhe menaxhimi i investimeve të teknologjisë së informacionit në institucionet publike’.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shpallet konkursi për zgjedhjen e dy anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe një anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues i shoqërisë civile, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kolegji i Kirurgeve të Kosovës promovon botimin e revistës shkencore “Kosova Journal of Surgery”. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:00)

- Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti pret në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis. Ndërsa një orë më pas dalin bashkë në konferencë për medie. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 3 Maj 2021

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, studentët e vitit të tretë të Degës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, do të organizojnë diskutim virtual me temë “Nevoja për edukim medial në kohën e pandemisë” ku do të prezantojnë gjetjet nga hulumtimet dhe analizat e tyre lidhur me ndikimin e lajmeve të rreme tek audienca kosovare gjatë pandemisë, besueshmërinë e publikut në televizion, mediat online dhe rrjetet sociale gjatë pandemisë, qasjen e audiencës karshi vaksinës dhe besueshmërinë ndaj teorive konspirative, ndikimin e imazheve televizive rreth Covid 19 tek audienca etj. (https://meet.google.com/csq-xpdh-tzq , ora 10:00)

- Fakulteti i Studimeve Islame organizon sesionin shkencor “Ramazani dhe refleksionet e tij shumëdimensionale”. (Objekti i FSI-së, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 1 Maj 2021

- Partia Socialdemokrate mban një aktivitet në lagjen Lakrishte, afër urës në hyrje të Prishtinës. (Lagjja Lakrishte në Prishtinë, ora 10:30)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në përvjetorin e  rënies së Heroit Agim Selmanaj. (Gllogjan, ora 11:00)

- Më rastin e ditës ndërkombëtare  të punëtorëve Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të protestoj për shkak të gjendjes së rëndë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

Federata e Sindikatave të Pavarura ElektroKosova organizon protestë për largimin nga puna të disa punëtorëve nga KEDS. (Para ndërtesës së KEDS-it, ora 11:30)

 - Shënohet 31-vjetori i Tubimit Gjithëpopullor për Faljen e Gjaqeve në Verrat e Llukës në Deçan. (Llukë e Epërme në Deçan, ora 12:00)
 
 

Ngjarjet e datës 30 Prill 2021

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e komunës  së Skënderajt, Bekim Jashari dhe me kryetarin e komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, vizitojnë Kullën e Ilaz Kodres. (Prekaz, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarët Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt. (Marinë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit lidhur me përgatitjet për seancë plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00)

- Mbahet seanca ndaj rastit të ministrit Liburn Aliu. (Gjykata Themelore Prishtinë, ora 10:00)

- Infermierët protestojnë për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës. (Para Klinikës së Kirurgjisë, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarët Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe për të rënët në Vërboc të Drenasit. (Vërboc, ora 10:00)

 - Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Dimitrije Raciceviq për vepren penale 'Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422/1 të KPRK-së degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet seanca e radhës në Speciale ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. (Hagë, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit me rastin e publikimit të Raportit të Anketës për Mbrojtjen e Sinjalizuesve si pjesë e projektit “Fuqizimi i sinjalizuesve në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në institucionet publike”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, mban konferencë për medie ku do të  prezantojë  të dhëna për sigurinë dhe shëndetin në punë. (Zyret e Institutit, rruga B, ora 13:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzikës Jazz, Komuna e Prishtinës dhe Kino Armata organizojnë një koncert me shumë shpirt për muzikën që nuk kufizohet e ka aftësi të depërtojë në skutat më të thella të shpirtit. (Kino Armata, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 29 Prill 2021

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takim me kryetarin e Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi. (Ndertesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të shqyrtohet raporti informues mbi gjendjen e bujqësisë, raporti i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme për përgatitjet për ofrimin e shërbimeve për qytetarë në gjendjen civile gjatë sezonës së verës, etj. (Salla e Kuvendit të Mitrovicës, ora 10:00)

- Inagurohet platforma “Bëhu Zëri Im”, që do të shërbejë si pikë referente në përfaqësimin e interesave të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takim me drejtorin e OJQ Konsumatori, Selatin Kaçaniku. (Ndertesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takim me kryetarin e Odës e Hoteliersë dhe Turizmit e Kosovës, Hysen Sogojeva. (Ndertesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- I ftuar Avokati i Popullit, Naim Qelaj raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me ankesat dhe propozim-vendimin e per zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndertesa e Kuvendit, salla N302, ora 12:00)

- OEGJK bashkë me Shoqërine e Avokatëve “Vokshi&Lata”, organizon një takim në prezencë për të biseduar rreth regullativës ligjore që rregullon shitjet online dhe masat që një kompani duhet t’i ndërmerr për të operuar në këtë formë, duke përfshirë përmbajtjen e “terms and conditions”? (Linku për t'u qasur në event: https://bit.ly/3tW4ZVc, ora 13:00)

- Organizata truAktiv dhe 7 Arte te mbështetur nga Ambasada Holandës organizon Natën e filmit dhe dhurimit të librit në Mitrovicë. (Bibloteka e qytetit në Mitrovicë, ora 17:00)

- Filharmonia e Kosovës do të prezantojë koncertin premierë të Korit të Filharmonisë së Kosovës në kuadër të sezonit 2020/2021. (Kisha katolike “Shën Katarina” në Pejë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 28 Prill 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës si dhe shqyrton Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar-qershor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi miraton fushëveprimin e Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bordi dhe kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it si dhe bordi dhe menaxhmenti i ndërmarrjes “Kosova Thëngjilli'' raportojnë para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me kërkesën e KOSTT dhe “Kosova Thëngjilli''. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban sot konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 17:30)

- Nisma WeBalkans.eu, në bashkëpunim me Ambasadorët e Rinj Evropianë, organizon takim online, me disa nga drejtuesit e rinj më të shkëlqyer të Evropës, me titull “Fuqia e një Thurjeje (Hashtag)”. (Platforma Zoom, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 27 Prill 2021

- Ministri i Shëndetësis, Drejtori i ShSKUK-së, dhe Drejtori i Fondit të sigurimeve shëndetësore raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e auditimit të performances, zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit pÑ‘r trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe Kryeministri Albin Kurti bëjnë nderime te memoriali për të Pagjeturit. (Para ndërtesës së Kuvendit, hyrja e parë, Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00)

- Klubit të Prodhuesve të Kosovës organizon panelin e diskutimit “Rritja e Eksportit përmes Private Label”. (Hotel Nartel, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 198-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të 27 Prillit, Ditës kombëtare për persona të zhdukur në Kosovë udhëheqësit e Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, së bashku me një numër të familjarëve të personave të zhdukur nga të gjitha prejardhjet etnike, do të vendosin lule tek memoriali i personave të zhdukur dhe njëkohësisht do t’u drejtohen mediave në një konferencë të shkurtër. (Para objektit të Kuvendit, ora 10:00)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton lidhur me shpalljen e konkursit për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Ministrja e Ekonomisë, znj.Artane Rizvanolli, bordi dhe kryeshefi ekzekutiv i KOSTT si dhe bordi dhe drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit raportojn para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me shqyrtimin e kërkesës së KOSTT dhe situaten aktuale e privatizimit në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, do të bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Meje të Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Meje te Gjakovës, ora 13:00)

-  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë diskuton lidhur me detyrat, prioritetet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton ankesat lidhur  me procedurat e zgjedhje sÑ‘ pesë zëvendësve të Avokatit tÑ‘ Popullit si dhe propozimin për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna nÑ‘ Familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Në Ditën e të Pagjeturve, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari do të bëjnë inaugurimin e fillimit të punimeve për Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Krushë të Vogël. (Krushë e Vogël, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 26 Prill 2021

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë mban konferencë ku do të bëhet prezantimi i raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2020. (Përmes https://zoom.us/j/92746466140, ora ora 9:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë në të cilën do të diskutohet për situatën epidemiologjike dhe sigurimin e vaksinës anti-Covid. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, do të vizitojnë Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren, ku do të marrin pjesë në ceremoninë mikpritëse të bizneseve të para të këtij parku. (Parkun e Inovacionit, ora 15:30 - mediat duhet të jenë të pranishme në ITP deri në ora 15:00)

Ngjarjet e datës 23 Prill 2021

- Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës ku do të pritet në takim bilateral nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla. (Kabineti i ministres Gervalla ora 8:40 - vetëm pamje)

- Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla mbajnë konferencë për medie. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 9:20)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani - Sadriu, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- KOMF publikon raportin e monitorimit “Shërbimet Sociale në Kohë Pandemie”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”.  (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e radhës ndaj ish-komandatit të UÇK-së, Pjetër Shala. (Hagë, ora 11:00)

- Qendra për Zhvillim Multikulturor - Impact, shënon diten vëndore të përkujtimit të viktimave në kumunikacionin rrugorë ku do të zhvillohën përformancat në vendkalim të këmbësoreve në tri lokacione në Prishtinë. (Përbrij Hotelit Grand, Para Hotel Sirius dhe para New Born, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyre se drejtorit të AKI-së  raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 22 Prill 2021

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media për hidrocentralet. (Tek ura në Brezovicë, 100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit, ora 9:15)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me moton "Shpëtoni Planetin" shënohet Dita e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës  organizon aktivitetin me rastin e shënimit të Ditës së Tokës. Të pranishëm do të jenë: Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z.Selim Pacolli, përfaqësues të Ambasadave, përfaqësues të Institucioneve vendore dhe Dekan të Fakulteteve. (Lagjja Dardania, afër marketit Eli Ab, ora 10:00)

-  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Hapësira e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me UN-Habitat dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë inaugurimin e Sistemit Solar Fotovaltaik në ndërtesen e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta pres në aeroport Ministrin e Jashtëm te Gjermanisë, Heiko Maas. (Aeroportin e Prishtinë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- OJQ Projekti 5 Cent organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite. (Oborri i SHFMU “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ora ora 14:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Kabineti i Presidentës, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të zhvillojnë takimin bilateral. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 17:00) vetëm pamje)

 

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 18:00) 

Ngjarjet e datës 21 Prill 2021

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Bleron Ramusholli për vepren penale 'Dhunimi'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës në të cilën do të behët shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës dhe Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00) 

Ngjarjet e datës 18 Prill 2021

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani - Sadriu, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe Kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani. (Velani, ora 10:00)

- Me pas Presidentja Osmani dhe Kryetari Konjufca bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Makoc.

Ngjarjet e datës 17 Prill 2021

- Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, njëherësh nënkryetari i partisë, Shaqir Totaj mban konferencë për media, lidhur me skandalet korruptive në Komunën e Prizrenit, arrestimet e fundit dhe tema të tjera. (Para zyrave të Degës së PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani - Sadriu dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Çikatovë dhe Poklek. (Çikatovë, Drenas, ora 11:30) 

 

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Selia Qëndrore, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 16 Prill 2021

 - Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbaj një konferencë virtuale në të cilën do të publikohet raporti: “Cënimi i integritetit të Këshillave nga Këshillat-Raporti i monitorimit të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial në vitin 2020”. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Xhemajl Demiri për vepren penale 'Falsifikim i rezultateve të votimit '. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim Cihan Dinçer do të bëjnë shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, të dhuruara nga TIKA. (Gjimnazi “Gjon Buzuku”, ora 11:00)

- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga Sheshi. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga Sheshi, ora 11:00)

- Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajë një konferencë për media në lidhje me banimin kolektiv në rrugën "Ardian Zuranxhiu''. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 14:00)

- Anulohet - Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës mban konferencën për media të thirrur nga ministri Liburn Aliu. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, ora 15:30)

 

Ngjarjet e datës 15 Prill 2021

- Handikos dhe The Balkan Forum tashmë kanë nisur kampanjën ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’  përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht do të prezantojmë strajcat e ri-përdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara. (Sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ‘Nënë Tereza’, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Agim Hamdija për vepren penale 'Organizimi i skemave piramidale'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës  Hysen Durmishi do të mbajë konferencë per media. (Objekti i MMPHI-së, salla B201, oa ora 10:30,

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli, vizitojnë ekipin e kampanjës 'Thuaj jo Qeseve të Plastikës'. (sheshi ‘Skënderbeu’ , ora 12:00)

- Pronarët e sallave të dasmave mbajnë takim lidhur me masat anti-Covid. (Golden Imperial në Veternik, ora 14:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Palestra Sportive “Tota” në Vushtrri, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 14 Prill 2021

- Mbahet seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ku të akuzuar janë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj - Bujupi dhe Besa Baftiu. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:00)  

- Mbahet seanca e katër ndaj Xhevdet Qeriqit dhe 10 veteranëve  të UÇK-së për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit, do të mbajë mbledhje urgjente me rend dite “Kërkesë për shtyrjen e vendimit për ekzekutim të largimit nga zyrat partitë politike”. (Salla e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutimin virtual me temën "Strategjia Kombëtare për Zhvillim: arritjet, ngecjet dhe pritshmëritë”. (https://zoom.us/j/95302971166?pwd=L2txdW5NSklnc0JPZDBRaTJweW1HQT09, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërdarjen e kompjuterëve dhe të llaptopëve të dhuruar nga KFOR-i Italian, për nxënësit e shkollës në fshatin Mushnikovë. (Fshati Mushnikovë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës së bashku me UN Women të organizojnë lansimin e raportit më të ri “Një ulëse në tryezë: Kontributi i grave në proceset e ndërtimit të paqes në Kosovë dhe pritjet e tyre nga këto procese”. (Përmes https://zoom.us/j/93253313475, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike inicon procedurat lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe  Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2018, 2019 dhe 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), bën publikimin e raportit “E drejta për të vërtetën  viktimat pa emër”. (https://us02web.zoom.us/j/83534803431?pwd=SjhrZmhNZVRyUVdEanZIMmxLZTlOZz09, ora 13:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qëndrore e Partisë, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:30)



 
 

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ish-Presidentët: Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe  Behgjet Pacolli. (Kabineti i Presidentes, ora 12:00 - vetëm pamje)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)