02 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2021

 - Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë raportin analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”, të shkruar nga David JJ Ryan në emër të RrGK-së. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Organizata Admovere mban tryezë diskutimi me temën: “Strategjitë e Arsimit të Lartë në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati mban konferencë për media. (Ndërtesa e  Qeverisë së Kosovës, P32, ora 11:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministren e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali. (Kabineti i kryetarit, ora 11:45 - Mediat mund të marrim pamje në fillim të takimit)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut shënon Ditën Ndërkombëtare të Paqes përmes një instalacioni i cili do të vendoset pranë “New Born”. (Pranë monumentit “New Born”, ora 12:00)

-  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë themelon grupet punuese për projektligjet të cilat kanë kaluar leximin e parë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet  Zëvëndeskryeministërin Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës  nga Lëvizja Vetëndosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, së bashku me nenkryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca do të vizitojne fshatin Hasi I - Gjonaj. (Vendtakimi në oborrin e ambulantës, ora 18:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Norvegji në konkurrencën e femrave. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2021

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Bardh.  (Fshati Bardh i Malishevë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Sejdullah Mahmuti për trajtim të pa
ndërgjegjshëm mjekësorë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën ndër të tjera do të    formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Senik. (Fshati Senik i Malishevë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Banjë. (Fshati Banjë i Malishevë, ora 13:00)

- The Balkan Forum organizon konferencën me temë “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 19 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon xhirot e radhës në ligën e parë A dhe B për meshkuj. (Shkolla 'Dardania' në Pejë, ora 10:00)  

- Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës – Dega Gjakovë, bën hapjen e fushatës (Pishina “ARBI”, Qerim në Gjakovë, ora 10:30)

- Federata e Pingpongut organizon xhirot e radhës në ligën e parë A dhe B për femra. (Shkolla 'Dardania' në Pejë, ora 13:00)  

- Nisma Socialdemokrate, dega në Malishevë do të bëj hapjen e fushatës elektorale për Zgjedhjet Lokale 2021, ku edhe do të prezantohet kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, si dhe kandidatët për Asamble Komunale. (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 18 Shtator 2021

- Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale në bashkëpunim me Kolegjin Heimerer, oganizon simpoziumin e 12-të Ndërkombëtar për Shkenca Shëndetësore. (Platforma online Zoom, ora 8:30)

- Federata e Pingpongut organizon xhirot e radhës në ligën e juniorëve për meshkuj. (Shkolla 'Tefik Çanga' në Ferizaj, ora 10:00)

- Me rastin e  “Ditës së Pastrimit të Botës”, Let’s Do It Kosova”  organizon pastrimin e deponisë së mbeturinave në rrugën Tirana afër stacionit hekurudhorë dhe gjithashtu do të bëhet pastrimi i brezit të kësaj rruge. (Rruga Tirana në Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizon xhirot e radhës në ligën e juniorëve për femra. (Shkolla 'Tefik Çanga' në Ferizaj, ora 13:00)


 

Ngjarjet e datës 17 Shtator 2021

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues nga Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajčák. (Kabineti i Presidentes, ora 10:10 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Deçanit organizon promovimin e librit  “Krimet serbe në Kosovë” nga autori  Prof. Adem Lushaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 10:00)

- Nen përcjelljen e Forces së Sigurisë se Kosovës mbahet ceremonine e rivarrimit te dëshmorit Mehmetali Behluli. (Kompleksi i Varrezave te Dëshmoreve në Gjilan, ora 11:00)

- Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston para ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me nxjerrjen e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë. (Para ministrisë së Shëndetësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mban konferencë për media lidhur me Marrëveshjen e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet në sektorin e energjisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin "Dita pa Makina" të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike. (Sheshi i Dëshmorëve, ora 14:00)

- Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren.do të bëj prezantimin e kandidatëve për asamblistë. (Hapësirat e Lidhjes së Prizrenit, ora 18:00)
 

 

Ngjarjet e datës 16 Shtator 2021

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. (Kabineti i kryetarit, ora 8:45 - vetëm pamje)

- Në ditën e parë të fushatës parazgjedhore, në nderim të atyre që dhanë gjithçka për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, Kryetari Bekim Jashari bashkë me kandidatët e Listës së Pavarur Bekim Jashari, do të bëjë homazhe tek komplekset memoriale të dëshmorëve dhe varret, bustet e pllakat përkujtimore të heronjve duke u nisur nga vendi ku filloi Ideali ynë, kulla e Ahmet Delisë, për të vazhduar më pas tek kulla e Tahir Mehës, Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, kulla e Ilaz Kodrës, pllaka përkujtimore e Hasan Prishtinës në Polac, etj. (Kulla e Ahmet Delisë, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencë për media me temë "Progresi i kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit 2017 – 2021”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari do të bëjnë lansimin e regjistrit elektronik të procedurave administrative si dhe përmbylljen e projektit “Klima e Investimeve në Kosovë II” në Komunën e Prizrenit, të realizuar në bashkëpunim me Bankën Botërore. (Qendrën për Shërbime të Integruara, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore lanson projektin “Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri”dhe prezantimin e 2 buletineve informuese. (Hotel Opera, ora 10:00)

- Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizojnë konferencën e publikimit të raportit "Testimi e Situatës së Diskriminimit ndaj Lezbikeve, Gejve, dhe Grave Rome në Fushën e Qasjes në Mallra dhe Shërbime dhe Qasjes në Strehim në Kosovë". (Përmes platformes ZOOM - https://us06web.zoom.us/j/87897736233, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e nëntë e rregullt e Kuvendit Komunal. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit dhe Help Kosovo organizon takime informuese për projektin “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i BE-së do të vendosë vëzhgues afatgjatë në të gjithë Kosovën më ç'rast Konrad Olszewski, Zëvendës Shefi Vëzhgues i Misionit do të prezantojë misionin me rastin e vendosjes së vëzhguesve afatgjatë në terren. (Rruga “Mark Isaku”, Tophane, ora 10:45)

- Mbahet takimi tete a tete midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. (Shkiup, ora 11:00)

- Zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Shkup, ora 11:30)

- Fillon ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve/memorandumeve në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. (Shkup, ora 12:30)

- Pas mbledhjes,, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, do të mbajnë konferencë për media. (Shkup, ora 13:30)

- Përfaqësues të organizatës World University Service Austria zhvillojnë një vizitë  në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. (Rektorati i Universitetit në Gjakovë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 15 Shtator 2021

- Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu së bashku me përfaqësuesit e KFOR-it dhe LIMAK-ut, do të mbajë konferencë për media. (Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në ndërtesën VIP, ora 9:30)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezën e rrumbullakët me temë ''Sfidat e sistemit gjyqësor në zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi''. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Nën organizimin e Forumit për Transparencë Parlamentare, Kuvendi i Republikës së Kosovës  shënon virtualisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren, Komuna e Prizrenit organizon homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor Financiar i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Avokatit të Popullit, Autoritetit të Aviacionit Civil dhe  Agjencisë Kosovare  për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës (Hyrja nga sheshi), ora : 10:00)

 - Në Ditën e Dëshmorëve në Prizren, Komuna e Prizrenit organizon Vizitë në Monumentin e Lirisë. (Prizren, ora 10:30)

- Kuvendi organizon online Punëtori për Demokraci “Demos-ti“ me nxënës filloristë - Pjesëmarrës, deputetet. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit organizon përurimin e memorialit të heroit “Besim Nrecaj”. (Fshati Malësi e Re, ora 11:00)

 - Kuvendi organozon debat virtual me temë “Efektet e pandemisë në shëndetësi dhe mirëqenie.  (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë  Rrjeti Evropian i të Rinjve për Demokraci EDYN organizon një tryezë diskutimi me të rinjë nga partitë politike, shoqëria civile dhe etni të ndryshme, me temën "Ndikimi i pandemisë në pjesëmarrjen politike të të rinjve". (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti zhvillon vizitë në Ngrohtoren e qytetit.  (Gjakovë, ora 13:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti zhvillon vizitë në KRU Gjakova. (Gjakovë, ora 15:00)

 

Ngjarjet e datës 14 Shtator 2021

 - Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për situatën epidemiologjike në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Fondacioni MDA mbajnë konferencën “Dialogu Publiko-Privat”, në kuadër të projektit “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës” (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora  11:00)

- Sindikata e gazetës “Rilindja” mban konferncë për medie për mospagesën e 20% nga Qeveria. (Para Pallatit të ish-Rilindjes, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik lidhur me politikën e prezantuar nga Qeveria e Kosovës për “pagesat për lehona”.  (Para Teatrit Kombëtar ora 13:30)

- Mbahet konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. (Gjykata e Hagës, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 13 Shtator 2021

- Akademia Diplomatike e Kosovës, mbanë edicionin e 7-të të Shkollës Diplomatike e cila do të ketë në fokus sigurinë në kohën e pandemisë Covid. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 8:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Zaim Bela për keqpërdorim të pozitë apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti marrin pjesë në inaugurimin e Spitalit për Fëmijë. (Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ora 10:00)

- Organizata Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë dhe në bashkëpunim me Zyre për Qeverisje të Mirë organizojnë fushatën sensibilizuese "Rrypi nuk është për me m’rreh " si pjesë e fushatës së ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve RriteMeDashni. (Shesh qendra e qytetit “Korzo” në Pejë, ora 10:00)  

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Rexhep Vrella për Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi, ose shitje e pa autorizuar e armeve apo materialeve plasëse. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe. (Kabineti i Presidentes, ora 11:25)

- Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e parë për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:00)

- Disa qytetarët e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për vaksinim. (Objekti i Gjykatës Kushtetuese, ora 13:00)

-  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 15:00)

- Presidentja Vjosa Osmani pret në takim partitë politike për të diskutuar opinionin dhe rekomandimin e IKShP-së dhe Taskë Forcës anti-Covid për ndikimin që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike nëpër të cilën po kalon Kosova. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 17:00)

 

- Zhvillohet ndeshja revyale në shënim të 30-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe fillimit të kampionatit të parë të pavarur të futbollit kosovar, ku do të ballafaqohen veteranët e Flamurtarit dhe veteranët e Prishtinës, shumica e të cilëve ishin pjesë e ndeshjes së 13 shtatorit të vitit 1991, që shënoi fillimin e kampionatit të parë të Republikës së Kosovës. (Stadiumi i Flamurtarit, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 11 Shtator 2021

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", oganizon ndezjen e qirinjëve në nderim të viktimave të sulmit terrorist në SHBA më 11 shtator 2001. (Para Obeliskut në oborrin e Qeverisë, ora 7:30)

- Federata e pingpongut vazhdon me garat ekipore të sezonit vjeshtor në Pingpong. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

 - Gardës së Nderit të Policisë së Kosovës në bashkëorganizim me zjarrfikësat dhe pjesëtarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente organizojnë uljen e flamurit në gjysëm shtizë nga ana e dhe ndezja e qirinjëve. (Shtatorja e Presidentit Bill Clinton, ora 11:00)

 - Hapet ekspozita me fotografi që lidhet me ngjarjet e 11 shtatorit në SHBA, dhe aktivitetet e zhvilluara nga shoqata gjatë viteve. (Lapidaiumi në hapsirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës 13:00)

Ngjarjet e datës 10 Shtator 2021

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me zbatimin e masës 3.5-Pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë, salla p-38, ora 10:00) 

- Drejtori i Drejtosisë së Administratës, Osman Hajdari do të bëjë prezantimin e raportit të punës 4 vjeçar të kësaj drejtorie. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizojnë ceremonisë së nënshkrimit të deklaratës së mirësjelljes së partive politike, shoqërisë civile dhe mediave në rrjete sociale, duke filluar nga zgjedhjet lokale 2021. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, bën prezantimin e raportit të punës 4 vjeçar të kësaj drejtorie. (Kuvendit Komunal në Prizren, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kolegjin AAB. (Zyrat e KOK-ut, ora 15:00)

- Mbahet edicioni i XI-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë - polip. (Platforma Zoom, ora 16:00)

    fondacionit “Shtatëmbëdhjetë” mban konferencë për media në të cilën do të shpalosen edhe detaje rreth bisedës “Off the record: Kino Rinia”, e cila vjen si rrjedhojë e intervenimit artistik. (Kino Rinia, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 9 Shtator 2021

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Emir Loku për falsifikim te rezultateve te votimit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia zyrtare e lansimit të partneritetit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Bashkimit Evropian dhe UNICEF-it, përmes projektit “Përmirësimi i qasjes në Shërbimet e Shëndetit Mendor dhe Psikosocial për fëmijët dhe familjet dhe vlerësimi i ekosistemit digjital për mësim të vazhdueshëm online”. (Oborri i Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

- Kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve teknik dhe të sigurimit fizik të Spitaleve, QMF-ve dhe Ambulancave të Kosovës takohen për të marr vendim për veprimet e mëtutjeshme sindikale për mos dhënien nga 60 euro sikurse mjekeve dhe infermiereve. (Grand Hotel, ora 11:00 - konferenca për shtyp, ora 12:00)

 

- Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 8 Shtator 2021

 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, do të bëjnë shpërndarjen e motokultivatorëve me frezë, në kuadër të projektit: “Furnizimi me Mekanizëm Bujqësorë” me pariticipim. (Tek parkingu mbrapa Shtëpisë së Bardhë, ora 10:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Drejtori i AKK-së Shaip Havolli do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do të prezantojnë Rregulloren e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ATK, e cila njëherazi është ndër të parat që është bërë nga institucionet e vendit. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale. (Qeveria e re, ora 10:00)

- Kryetarja e Dhomave te Specializuara Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja dr. Fidelma Donlon do të mbajnë një veprimtari komunikimi dhe ndërgjegjësimi në Mitrovicën veriore për të folur për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara. (Hotel North City në Mitrovicën veriore, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia me nderime ushtarake e pritjes së ministrit të Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks. (Objekti i Ministrisë s Mbrojtjes, ora 13:30)

- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj do të presë në takim ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks. (Objekti i Ministrisë s Mbrojtjes, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 7 Shtator 2021

- Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja dr. Fidelma Donlon do të mbajnë një veprimtari komunikimi dhe ndërgjegjësimi në Prishtinë për të folur për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

-Oda Ekonomike Amerikane në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës organizojnë tryezë me temë "Luftimin e Ekonomisë Joformale: Fiskalizimi në Fokus", me Ilir Murtezaj, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore, Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane, Berat Rukiqi, President i OEK dhe Driton Krasniqi, Emona Group. (Zyrat e Odës Amerikane, Pejton, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon lansimin e punimit "Kosto e Pabarazisë: Financimi Fushatës Zgjedhore së Grave Kandidate". (Hotel Sirius, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave prezanton të gjeturat e punimit “Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial, 1 qershor – 15 gusht, 2021”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 

- Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për media e me pas mban stërvitjen. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:30)

- Kombëtarja e Spanjës mban konferencë për media e me pas mban stërvitjen. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:15)

Ngjarjet e datës 6 Shtator 2021

- Me rastin e 22 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,  Mehmeti marrin pjesë në ketë ceremoni solemne. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mbanë konferencë për media. (ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Fondacionit “Shtatëmbëdhjetë” organizon konferencën për media në lidhje me edicionin e katërt të “Metamorphosis”. (hapësirën e punës së “Shtatëmbëdhjetë”, “Project Space", Rr. Henrik Bariç, nr.5 në Prishtinë, ora ora 11:00)  

- Instituti i Kosovës për Sport në bashkëpunim me Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit i Kolegjit AAB, 00, organizon raundin e 2 -të të uebinarit ndërkombëtar të titulluar “Diplomacia Sportive dhe Roli i saj në promovimin e shtetësisë së Kosovës". (Platforma Online, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 4 Shtator 2021

 - Për nder të 23 vjetorit të Epopesë së Vërrinit, Organizata e Bjeshkatarëve të Sharrit dhe Parlamenti studentor i Universitetit të Prizrenit organizojnë marshin e Shtigjeve të Lirisë “Agim Shala”. (Nisja bëhet prej lapidarit në fshatin Jeshkovë, 9:00)

- Universiteti për Biznes dhe Teknologji organizon Ceremoninë e Gradimit për gjeneratën e 18-të. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, ora 11:00)  

Ngjarjet e datës 3 Shtator 2021

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, do të mbajë konferencën e rregullt për media. (Ndërtesa e MAShTI, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilën do të bejë shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për decertifikim të kandidatëve dhe certifikim të kandidatëve për zgjedhjet lokale 2021.  (Selia e KQZ-së, ora 12:30)

- Kombëtarja e Kosovës e zhvillon stërvitjen e radhës. (Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 2 Shtator 2021

- Vazhdon mbledhja e shtatë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e 263-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së organizojnë homazhe pranë lapidarit në fshatin Hoçë e Qytetit. (Fshati Hoçë e Qytetit, ora 10:30)
 
- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së organizojnë homazhe pranë lapidarit në fshatin Jeshkovë. (Fshati Jeshkovë, ora 11:00)

 - Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së organizojnë homazhe pranë lapidarit në fshatin Lybeqevë. (Malësia e Vërrinit, ora 12:00)
 

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban sot (E enjte), konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 1 Shtator 2021

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Durim Ferati për veprën penale 'Vrasje në tentativë'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë për nder të 23 vjetorit të Epopesë së Vërrinit. (Landovicë, ora 10:00)

 - Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së inauguron memorialit Selajdin Berisha. (Prizren, ora 11:00)

 - Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së bën homazhe të shtatorja e dëshmorit Xhevat Berisha në Shatërvan. (Prizren, ora 12:30)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurve Halil Biba, Shlirim Biba dhe Kreshnik Biba për veprën penale 'Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 13:00)
 
 - Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së bën homazhe pranë lapidarit në fshatin Kushnin. (Fshati Kushnin në Prizren, ora 13:30)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon konferencën për media të thirrur nga ministri Liburn Aliu. (Ndërtesa e Qeverisë “Ish Rilindja”, ora 14:00)

 - Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së bën homazhe pranë lapidarit në fshatin Lez. (Fshati Lez, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 31 Gusht 2021

- Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szyong merr pjesë në konferencën me temë “Gruaja në tryezën negociuese në Kosovë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:30)

- Mbahe mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina organizon konferencë për media ku do të bëhet prezantimi i trajnerit dhe ekipës, objektivat e klubit dhe pjesëmarrja në Ligën Ballkanike. (Zyret e klubit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 14:00)

 

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 30 Gusht 2021

- Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur organizojnë shënimin e 30 gushtit – Ditës ndërkombëtare për persona të zhdukur me marsh përkujtimor. (Sheshi “Zahir Pajaziti", ora 9:30)
 
- Dëshmojnë dëshmitarët në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti vendos buçetë me lule te lapidari përkujtimor për personat e zhdukur. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Federata e Futbollit të Kosovës nënshkruan marrëveshje me sponsorin e Superligës së Kosovës në futboll. (Selia e FFK-së, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së organizojnë ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara, të tipit  M1117 ASV. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në pranim- dorëzimin e Automjeteve Ushtarake donacion nga ShBA. (Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes mban konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 11:30)

- Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur në shënim të 30 gushtit - Ditës ndërkombëtare për persona të zhdukur zhvillojnë vizitë dhe homazhe në lokacionin e pranimit të mbetjeve mortore gjatë procesit të riatdhesimit në Merdare. (Afër pikë kalimit kufitar në Merdare, ora 12:00)

- Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari do të mbajë konferencë për media lidhur me lansimin e tri grandeve dhe skemave për përkrahje të NMVM-ve nga MINT. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 14:00)

- Zhvillohet stërvitja e parë e Kombëtares U21 për ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë U21. (Kampi edukativ nacional në Hajvali, ora 16:30)

- Zhvillohet stërvitja e parë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e shtatorit kundër Gjeorgjisë, Greqisë e Spanjës. (Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 29 Gusht 2021

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 13:00)

 

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 28 Gusht 2021

- OJQ SDK së bashku me banorët e Orllanit organizon Aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Vend takimi fusha e basketbollit afër Market “Arlindit” Orllan, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilën do të shqyrtojë dhe miratoj rekomandimet për certifikim të subjekteve politike. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪16:00)

Ngjarjet e datës 27 Gusht 2021

 - Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë mban konferencë për media. (Para Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të mbajë konferencë për media, e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor dhe infrastrukturës rrugore. (Rruga nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në Pestovë, ora 11:00)

 

Ngjarjet e datës 26 Gusht 2021

- Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit "Mos zbatimi i Ligjit për Deklarim të Pasurisë nga Qeveria Haradinaj, Kurti 1 dhe Hoti". (Zyrët e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Grupi organizativ i protestës "Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare" organizon  marshi protestues në Prishtinë ku kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare. (Marrshi nis nga Ministria e Drejtesisë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pajisje këto të siguruara nga bashkepunimi i AMC dhe Ambasadës së Japonisë në kuadër të projektit GGP. (Administrata kryesore në QKUK, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbanë mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 13:30) 

- Mbahet ceremonia e përmbylljes së edicionit të dytë të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”, në të cilën do të bëhet edhe shpërndarja e mirënjohjeve. (Salla e kuvendit komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 25 Gusht 2021

- Qendra Burimore për Personat e Zhdukur organizon forumin “Nevoja për de-politizim të çështjes së personave të zhdukur!" organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë. (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:00)

- Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës organizojnë protestë, duke marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Organizatorët e Festivalit te vjelës së rrushit “Hardh Fest” organizojnë konferencën për media, ku do të shpaloset programi dhe Line-up i edicionit të 20. (Restoranit Rockuzinë në lagjen Dragodan ora 11:00)
 
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pret në takim Ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, ku pas takimit, do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. (Ministria e Drejtësisë, ora 11:00)
    
- Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike të QKUK-së,  do pranohet  donacioni në vlerë 65 000 dollarësh nga Rotary Club Prishtina, në të cilin përfshihen  pajisje për kabinetin e urodinamikës. (Klinika Kirurgjisë Pediatrike të QKUK-së, ora 11:00)
    
- Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet kompanisë SPEEX dhe Gjimnazit “Eqrem Çabej”në Vushtrri, për ofrimin e praktikës për nxënësit e gjimnazit në fushën e telekomunikimit. (Hapësirat e kompanisë SPEEX, rr. “Dëshmorët e Kombit”, p.n., Vushtrri, ora 11:00)

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET organizon performancë e cila do të mbahet me qëllim të shfaqjes së shqetësimit, lidhur me keqqeverisjen dhe të gjeturave të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.  (Pranë objektit të zyrës së kryetarit, konkretisht tek "Shtëpia e Bardhë", ora 11:00)

- Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 24 Gusht 2021

- Federata e Notit të Kosovës organizon Kampionatin e Kosovës (50m) në not. ( Zllakuqan,  Klinë, ora 09:30)  

- Mbahet takimi i 202-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Pa praninë e mediave, ora 10:00)

- Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës organizojnë protestë 1 orëshe. (Protesta nis nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt, Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, dhe Rrjeti i Grave të Kosovës organizojnë protestë pranë Stacionit Policor në Ferizaj, Gjykatës dhe Prokurorisë, si revoltë ndaj dhunës dhe femicidit në Kosovë dhe dështimit institucional në rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj. (Ferizaj, ora 12:00 - Nisja nga parkingu përballë RTV 21 në Prishtinë, ora 10:30)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mbanë konferencë për shtyp. (Selia e Sindikatës, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të dytë të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”, të organizuar nga Komuna e Prizrenit merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. (Kompleksi i "Lidhjes së Prizrenit", ora 19:00)

Ngjarjet e datës 23 Gusht 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të inspektojë punimet infrastrukturore në rrugën Prizren-Hoçë e Qytetit. (Nisja do të bëhet, ora 14:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës (Selia e KQZ-së, ora 13:30)  

- Policia e Kosovës, do të bëj pranimin e një donacioni nga Ambasada Gjermane. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës në Prishtinë, ora 13:30)

 

- Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj. (Objekti i Prokurorisë Themelore Ferizaj, ora 15:45)

Ngjarjet e datës 22 Gusht 2021

- Vazhdon dita e tretë e edicionit te 7-të, të Festës së Perimkulturës. Agrofesta 2021. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 10:00)

- Banorët e Dubovcit të Vushtrrisë dhe të disa fshatrave të tjerë protestojnë, pasi Qeveria nuk i ka kompensuar që nga viti 2008 për tokat e shpronësuara për asfaltimin e rrugës rajonale. (Fshati Dubovc, afër shkollës, ora 11:00)

- Në kuadër të Festës së Perimkulturës mbahen garat tradicionale në kapjen e peshkut me dorë 'DJ Party N’Drin. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2021

- Vazhdon dita e dytë e edicionit te 7-të, të Festës së Perimkulturës. Agrofesta 2021. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 10:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës së Aleksandar Gllibetiq të titulluar “Ekspozita e Skulpturave dhe Vizatimeve”. (Shtëpia e Evropës në Mitrovicën Veriore, ora 11:00)
    
- Bëhet riatdhesimi nga Turqia dhe rivarrim i eshtrave të patriotit luftëtarit të madh Demë Ali Pozharit. (Pozhar, Deçan, ora 12:00)
 
- Komuna e Gjilanit, organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe vepres së muzicientit dhe folkloristit të mirënjohur, Demir Krasniqi. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora 12:00)

- Në kuadër të Festës së Perimkulturës behët pjekja e Ajvarit në mënyrë tradicionale dhe bërja e Turshive në mënyrë tradicionale. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 15:00)

     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)