02 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021

- Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)  

Ngjarjet e datës 17 Qershor 2021

- Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Zyrën e Kryeministrit dhe Ambasadës Britanike në Kosovë. (Kabineti i Kryetarit Konjufca, ora 9:30)

- Shkolla Finlandeze në Kosovë organizon Panairin e Shkencës dhe Inovacionit ku do të prezantohen projektet e mrekullueshme të nxënësve tanë rreth shkencës dhe inovacionit. (Objekti i shkollës, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, km 10 - 400m nga rrethi i QMI-së në drejtim të Ferizaj, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Jashtëzakonshme e Senatit të Universitetit “ Ukshin Hoti” në të cilën do të merret vendimi për dhënien e Titullit Doktor Nderi “Dr. Honoris Causa” për shkrimtarin Ismail Kadare. (Universiteti i Prizrenit, ora 9:45)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të bëjnë përurimin e laboratorit biokimik në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjonaj. (Gjonaj, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, ratifikimi i shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, etj. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i Universitetit “Hasan Prishtina” dhe Akademia Tempulli organizojnë tryezën me temën “Vlerësimi i gjendjes së sigurisë rrugore nga perspektiva shkencore dhe akademike”. (Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë, ora 10:00)

- Universiteti i Prizrenit organizon ceremonin e shënimit të 78-vjetorit të lindjes së Prof. Ukshin Hotit. (Kampusi i Universitetit te Prizrenit, ora 11:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Ambasadori Tomáš Szunyog do të marrë pjesë në ngjarjën B2B të Projektit TIK-u për Zhvillim në Kosovë. (Parku i Qytetit në Gjakovë, ora 11:10)

-  Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës,  ora 13:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Ambasadori Tomáš Szunyog do të marrë pjesë në hapjen zyrtare të Dyqanit të Bamirësisë në Gjakovë, si pjesë e një projekti të financuar nga BE-ja, Dyqani i bamirësisë për punësim të të Rinjve dhe Mbrojtje të Mjedisit. (Rruga "Dëshmorët e Lirisë" në Gjakovë, ora 13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, 13:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj vazhdon shqyrtimin gjyqësor me shpalljen e aktgjykimit ndaj të pandehurit H.S. i cili akuzohet se i shtyrë nga motive të ulëta, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin N.Sh., ish kryeshef i Policisë së Kosovës, në periudhën e paraluftës në Kosovë, në atë mënyrë që në 2004, në Ferizaj me armë ka shti disa herë në drejtim të tij dhe me atë rast nga lëndimet e marra vdes në vendin e ngjarjes. (Salla nr.II në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, ora 14:00)

- Ambasada e SHBA-ve, Këshilli Amerikan do të bejnë lansimin e Bordit te Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara te Amerikes-Kosovë. (Permes faqes se Facebook-ut të Ambasades së SHBA-ve, ora 15:00)

- Promovohet libri “Arsimi në demokracinë e brishtë“ i profesor Bardhyl Musai. (Salla A34 në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 15:00)

- Përurohet libri “Pikturë me fjalë” i autores-gazetares Lumnije Berisha. (Ambienti i KultPlus në Prishtinë, ora 19:00)


 

Ngjarjet e datës 16 Qershor 2021

- Për nder të 22 Vjetorit Ditës së Çlirimit të Deçanit, Komuna në bashkëpunim më Shoqata e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë ngritjen e Flamurit në Qendër të Qytetit për të vazhduar me seancën solemne në Asamblesë Komunale. (Deçan, ora 9:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës në të cilën do të shqyrtoj raportin Vjetor Financiar të Radio Televizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ambasada Gjermane, Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të Universitetit të Prishtinës dhe Goethe-Institut organizojnë përzemërisht inaugurimin e Sallës së gjermanishtes dhe prezantimin e programit të ri master ''Gjermanishtja si gjuhë e huaj“ në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. (Fakulteti Filologjik, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 10:00)

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme në të cilën do të  bejë shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për harmonizimin e numrit të stafit dhe ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, brenda Drejtorisë së Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Në kuadër të fuqizimit dhe promovimit të produkteve vendore Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon panel diskutimi “Industria e Materialit Ndërtimor: Rritja e pjesëmarrjes në tregun Kosovar”. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

- Komuna e Mitrovicës mban mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa. (Ndërtesa e komunës, salla e Mediave, ora 10:00)

- Për nder të Ditës së Çlirimit të Deçanit mbahet turniri Ndërkombëtar i Kik-Boksit “Ismail Haradinaj” dhe me pas mbahen homazhe pranë Lapidarëve të Dëshmorëve në Qendër të Qytetit. (Salla e Sportit në Deçan, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës ben prezantimin e studimit “Të bëhemi më të fortë pas COVID-19: Shfrytëzimi i Potencialit të Afërsisë Gjeografike për Investime të Huaja Direkte në Ballkanin Perëndimor”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:30)

- Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit organizon kampanjen edukativo-informuese, "Sinjalizo". (Sheshi ‘’Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës dhe punëtorët e Lotarisë do të protestojnë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarin e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren mban konferencë për media. (Tek objekti në ndërtim i Bibliotekës së Prizrenit, Rr. "Hoxha Tasim", Lagjja Tabakhane, ora 11:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Shoqata e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Gllogjan, ora 11:00)

- Hapet ekspozita e titulluar “n’Rrugë Drejtë Lirisë”. (Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan, ora 12:00)

- Komisioni për Shëndetësi do realizojë një vizitë në Qendrën e Vaksinimit. (Salla 1 Tetori, ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu raporton para Komisioni për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Osman Krasniqi do t’i vizitojnë bizneset në fshatin Sërbicë. (Fshati Sërbicë, ora 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi do realizojë një vizitë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. (Salla 1 Tetori, ora 13:30)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës mban konferencën për Media të thirrur nga ministri Liburn Aliu. (Tek deponia në Mirash, ora 14:00)

- Për nder të 22 Vjetorit Ditës së Çlirimit të Deçanit mbahet koncert me këngtarët Deçanas. (Qendra e Qytetit, ora 19:00)
 

 

 

Ngjarjet e datës 15 Qershor 2021

- Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Ambasadori Tomáš Szunyog, do të vizitojë Komunën e Partesh ku do të takojë Kryetarin e Komunës së Partesh. (Ndërtesa e Komunës së Parteshit, ora 9:00)

- Për nder të  22 Vjetorit Ditës së Çlirimit të Deçanit Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Shoqata e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë ndarjen e mirënjohjeve për profesorat të cilet kanë ndërruar jetë gjatë Pandemisë COVID-19 . (Salla e Asamblesë Komunal, ora 9:00)

- Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton kërkesën për formimin e grupit të miqësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 10:00)

- Organizata EcoKosWomen me përkrahje të Rrjetit të Grave të Kosovës organizon tryezën e rrumbullakët “Produktet menstruale domosdoshmëri, jo luks” e cila ka për qëllim avokimin tek Institucionet Qeveritare për zbritjen e TVSH-së nga produktet higjienike menstruale për vajza dhe gra. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal njofton për Komisionin nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil për dorëheqjen e Kryetarit të Këshillit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225, ora 10:00)  

- Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Ambasadori Tomáš Szunyog do të marrë pjesë në një Konferencë Ndër Komunale të organizuar nga kjo komunë në kuadër të projektit të financuar nga BE "Qendra për Edukim Profesional - Partesh”. (Planet resort në Gjilan, ora 10:00)
 
- Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Prizrenit. (Salla e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Shoqata e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë hapjen e espozitës dhe muraleve në shkollën fillore “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan. (Objekti i shkollës në Prapaqan, ora 10:00)

- Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë organizon konferencë për prezantimin e të gjeturave në kuadër të hulumtimit “Diversiteti dhe Barazia në Kosovë”. (Swiss Diamond, ora 10:30-12:00)

- Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton para Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me planin e ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10, ora 11:00)

- Me rastin e 22-vjetorit të çlirimit, Komuna e Gjilanit organizon homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. (Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Shoqata e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë hapjen e espozitës “Vullkani i Republikës” Lidhja e Historianve të Kosoves. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit bën shpalosjen e Muralit te çlirimi te Gjilanit. (Zyra e Kryetarit Lutfi Haziri, ora 11:30)

- Të rinjët e Deçanit ngjiten në “Via Ferrata” me moton “Faleminderit UÇK”. (Deçan, ora 12:00)
 
- Komuna e Gjilanit organizon ekspozitë kushtuar ditëve të lirisë. (Muzeu i Qytetit, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenti Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj do të vizitojnë qendrën sportive “Sezai Surroi”, ku do të fillojë vaksinimi masiv i qytetarëve. (Qendra sportive “Sezai Surroi” në Prizren, ora 14:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon takimin e gjashtë koordinues mes kryetarëve të Komisioneve Parlamentare mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë - Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506, ora 14:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Shoqata e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë hapjen e espozitës “Nën dritën e Gjeravicës” nga Prof. Nezir Ramosaj. (Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan, ora 16:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet.  (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 19:00) 


 

 

Ngjarjet e datës 14 Qershor 2021

- Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit kryetari i Komunës, Smajl Latifi organizon pritjen e qytetarëve. (Zyra e kryetarit Latifi, ora 8:00)

- Nën patronazhin e kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizohen homazhe dhe nderime te varrezat dhe përmendoret e dëshmorëve në Rahovec, Drenoc, Ratkoc dhe Krushë të Madhe. (Rahovec, ora 9:00)  

- Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të mbahet debat lidhur me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomash Sunjog së bashku me ambasadoren e Kroacisë, Danjella Barishiq Ministrin e Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Ulrika Riqardson dhe Përfaqësuesja Rezidente e UNDP-së Maria Suokko do të vizitojnë Janjevën. (Café Bar Bash Qarshi në Janjevën, ora 10:45)

- Komuna e Rahovecit mban seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit. (Kuvendi Komunal në Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së zbulojni shtatoret e dëshmorëve të kombit: Bedrush Gashi dhe Feim Gashi në Drenoc. (Fshati Drenoc, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021

- Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 12 Qershor 2021

- Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti, do të vendosin kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, me rastin e shënimit të 22- vjetorit të Ditës së Paqes, organizuar nga Presidenca, Kuvendi dhe Zyra e Kryeministrit. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora, 9:00)

- Federata e Pingpongu në bashkëpunim me Klubin e pingpongu Priping dhe nën patronatin e Departamentit të sportit të Komunës së Prishtinës organizojnë turneun për minikadet dhe kadet “Dita e Çlirimit të Prishtinës”. (Salla e pingpongut në palestrën e sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit organizon vizitë në varrezat e dëshmorëve dhe përuron Muzeun e Dëshmorëve. (Landovicë, ora 10:00)

- “She Inspires” në bashkëpunim me “UN Women” dhe Komunën e Prishtinës, organizojnë një aktivitet fizik për nder të Ditës Botërore të Mirëqenies. (Parku i Germisë, ora 10:00)

- Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti, marrin pjesë në Manifestim Përkujtimor në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit. (Fshati Poklek - Drenas, ora ‪11:00)
    
- Komuna e Prizrenit organizon përurimin e Qendrës Kulturore Rinore. (Lagja Ortakoll, ora 12:00)
    
- Komuna e Prizrenit organizon përurimin e terrenit sportiv në shkollën “Abdyl Frashëri”. (Prizren, ora 12:30)

- Në 16 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje! kryeministri dhe njëherit kryetari i LV-së, Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit dhe njëherit anëtar i kryesisë së LV-së, Glauk Konjufca dhe aktivistja, Lirika Komoni mbajnë konferencë për media. (Lagja Pejton, te zyra e parë e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 17:30)

- Komuna e Prizrenit organizon aktivitetin “Qielli i Përjetësisë” sweet world për nder të viktimave të Covidit të Komunës së Prizrenit. (Ura e Gurit, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 11 Qershor 2021

 - Në të gjitha shkollat, ora e parë e mësimit i kushtohet 12 qershorit - Ditës së Paqes. (Shkollat në Kosovë, ora 8:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet. (Pranë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të diskutohet mbi ecurinë e deritashme të procesit të dialogut me Serbinë, sipas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në partneritet me Terre des hommes organizon punëtorinë me temë “Raportimi i mediave bazuar në standarde dhe interesin më të mirë të fëmijës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit behët zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së në fshatin Krushë e Madhe. (Fshati Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Departamenti për Politikë të Jashtme i LDK-së, organizon tryezë diskutimi me temën “Fuqizimi i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës”, me David Philips. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencën e radhës për media. (Zyret e reja të Degës, në rrugën "Saraçët", ora 11:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajë konferencë për media, ku do të flasë për punën që është bërë në MAShTI prej kohës që ka marrë detyrën si Ministre.  (Ndërtesa e MAShTI, ora 12:00)    

- Komuna e Rahovecit bën zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së në fshatin Celinë. (Fshati Celinë, ora 13:00)

- Komuna e Prizrenit organizon hapjen e ekspozitës “Salloni Pranveror i Artit”. (Kino Europa, ora 13:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës mban konferencën për media të thirrur nga ministri z. Liburn Aliu. (Ndërtesa e VIP-së, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari'', ora 16:00)

- Me rastin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit mbahen garat sportive në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 17:00)

- Mbahet koncerti i Orkestrës së Filharmonisë të Universitetit të Arteve të Bukura të Tiranës “Ibrahim Madhi” solist Kastriot Tusha. (Salla e Kino Lumbardhit në Prizren, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 10 Qershor 2021

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës Mytaher Haskuka, Komuna e Prizrenit organizon konferencës shkencore ndërkombëtare “Parlamentarizmi shqiptar ndër vite” për nder të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit. (Salla e Kuvendit Komunal te Prizrenit, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit organizon vendosja e luleve në monumentin e Lidhjes së Prizrenit. (Oborri i Lidhjes së Prizrenit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit organizon Panairin e Librit “Qershori 21”. (Sheshi i Lidhjes, ora 10:15)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal organizon punëtorinë lidhur me prezantimin dhe diskutimin e “Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030 dhe Planin e Veprimit”, ku pos kryetarit Haziri, do të marrë pjesë edhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe kryetarët e rregjionit lindje. (Zyra e Kryetarit te Gjilanit, Lutfi Haziri, ora 10:30)

- Për nder të 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit do të organizohet një ceremoni për shënimin e këtij përvjetori ku do të mbahet një ekspozitë dhe fjalime për shënimin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Kompleksi i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, ora 10:50)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon konferencën për shtyp, me ç’rast drejtori i organizatës, Rron Gjinovci, do i kundërpërgjigjet akuzave në drejtim të tij nga deputetja e PDK-së Eliza Hoxha dhe Komisionit Parlamentar për Arsim për pretendimet e tyre rreth përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. (Zyret e ORCA-s afër Muzeut Etnologjik, ora 11:00)

- Qendra për Media në Çagllavicë prezanton rezultatet e analizës “A janë dhe sa të hapura mediat serbe në Kosovë”. (Qendra për Media në Çagllavicë, ora 12:00)

- Në prag të Ditës së Çlirimit promovohet libri i Atdhe Hetemit, "Lëvizjet studentore për Republikën e Kosovës" organizuar nga Departamenti i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

- Me rastin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit behë zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së në fshatin Drenoc. (Fshati Drenoc, ora 13:00)

- Komuna e Prizrenit organizon ekspozitën “Si u vra kodi etik i Hipokratit”. (Shtëpia e Jahir Efendi Hasanit, ora 13:00)
 
- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike mban konferencën për media në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit me të cilin është hequr masa pezulluese ndaj Hidrocentraleve në Deçan. (Zyret e  Grupit për Studime Juridike dhe Politike, ora 14:00)

- Komuna e Rahovecit zbulon pllakën përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së në fshatin Senoc. (Fshati Senoc, ora 14:00)

- Mbahet dita e dytë e konferencës  “Rritja e Dezinformimit në Demokracinë Digjitale”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Rahovecit me rastin e shënimit të kësaj e Ditës së Çlirimit do të hapet ekspozita “Koleksioni i pikturave të kolonisë së artistëve” në Rahovec nga OJQ “Art Studio”. (Qendra e Kulturës,”Mensur Zyberaj”, ora 15:00)

- Për nder të 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit mbahet koncert “Tingujt frymor” Wind Ensemble. (Oborri i Lidhjes së Prizrenit, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 9 Qershor 2021

- Komisioni zgjedhor për organizimin e zgjedhjeve studentore në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren do të zhvilloj procesin e zgjedhjeve të studentëve për Parlamentin Studentor dhe Këshillat studentore të fakulteteve. (Universiteti i Prizrenit, ora 8:00)

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të marrë pjesë në inaugurimin e një klase të rregulluar për parafillorët në shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. (Shkolla “Nazim Gafurri”, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës. (Salla C 203, ora 10:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës raporton para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur më regjistrimin e Popullsisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Reformat në Administratën Publike: Ku qëndron Kosova në krahasim me vendet e rajonit për vitet 2019 dhe 2020?” (Hotel Sirius, ora 10:30)  

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton propozimet për anëtarë të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës dhe shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon me serinë e diskutimeve në Forumin FOL Hapur me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj. (Hotel Sirius, ora 13:00)  

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi me delegacionin grek i udhëhequr Kryetari i Odës Ekonomike Greke, Constantinos Michalos. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:20)

- Institutit Kombëtar Demokratik organizon punimet e konferencës dyditore për integritetin e informacionin “Disicon”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- CHwB Kosovo lanson e Dy Ditarë, projekt nga Nita Deda, që shfaq dy ditarë të Vjosa Shala - Loca një vajzë e rritur në Kosovë në fund të viteve 80-ta dhe 90-ta duke përjetuar dhe dokumentuar forma të shpresës, ambicies, frikës, humbjes, shtypjes sistematike, protestave, dhunës, festave, dhe punk-ut, si elemente që formojnë historinë e saj dhe vendit të saj. (Lapidariumi i Muzeut Ndërkombëtar të Kosovës, ora 18:00)


 

Ngjarjet e datës 8 Qershor 2021

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport interviston kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 8:30)

- Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore organizojnë konferencën e publikimit të raportit "Mbrojtja nga diskriminimi në Kosovë". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Ministri MAP-it dhe MKRS-së raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të performances “Menaxhimi i kontratave publike të ndërtimit''. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryetari i Sindikatës se Pavarur te Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e përkeqësuar te punëtorëve të sektorit privat të Kosovës. (Zyret e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, ora 11:00)

- Qendra për Media në Çagllavicë në bashkëpunim me Forumin për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik prezanton rezultatet e analizës “Hapja e institucioneve ndaj qytetarëve në Kosovë”. (Qendra për Media në Çagllavicë, ora 11:00)

- Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media, e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor. (Salla e Stacionit policor "Qendra" në Prishtinë, ora 11:00)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit,  përkrahur nga CFD prezanton shfaqjen forum teatër dhe ekspozitën e klubit teatror të të rinjve të Lipjanit me titull “Çelësi Magjik”. (Qendra Kulturore “Tahir Sinani” në Lipjan, ora 12:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti formon grupin punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shoqëritë tregtare si dhe shqyrton raportin e panelit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

 

- Rivarrosen sot Osman Osmani dhe Rexhep Rexhepi, 23 vite pas rrëmbimit dhe zhdukjes së dhunshme nga forcat policore serbe. (Varrezat e fshatit Syriganë, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 7 Qershor 2021

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Gazmend Rexhepi për falsifikim të parasë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ArbÑ‘rie Nagavci raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri ku do të takoeht me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. (Kryesia e Kuvendit tër Shqipërisë, ora 10:05)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit mes Bibliotekës Presidenciale “Ibrahim Rugova” dhe Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport. (Kabineti i Presidentes, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, do të vizitojnë Impiantin e Ujërave të Zeza në fshatin Vlashnje, për të parë nga afër punët që po realizohen në këtë impiant. (Fashati Vlashnje, ora 11:00)

- Ambasadori Tomáš Szunyog, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë do të vizitojë veriun e Kosovës për të dorëzuar 8 kamionë për mbledhjen e mbeturinave dhe për të filluar një aktivitet vullnetar të pastrimit. (Ambientet e PUC “Standard” në Mitrovicën Veriore, ora 11:10)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Kabineti i Presidentit Meta, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, merr pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:30)

- Institutit për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen promovon publikimin me temë  ''Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ndërhyrja ushtarake humanitare e NATO-s në vitin 1999''. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin Krasniqi do të inspektojnë punimet infrastrukturore të realizuara në lagjen “Jeta e Re”. (Prizren, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. (Selia e PD-së në Tiranë, ora 12:30)

- Kombëtarja e Kosovës U21 mban konferencë për media si dhe organizon stërvitjen. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

 - Kombëtarja e Andora U21 mban konferencë për media si dhe organizon stërvitjen. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:30) 

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2021

- Federata e Pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me Klubin e Pingpongut Lidhja e Prizrenit dhe Liria dhe nën patronatin e Kuvendit Komunal të Prizrenit organizojnë turneun e seniorve “Lidhja e Prizrenit 2021”. (Shkolla fillore Fadil Hisari në Prizren, ora 9:30)

- Për nder të 6 qershorit Ditës së Dëshmorëve të Kombit të Komunës së Mitrovicës, nën patronazhin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, dhe në bashkëpunim me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së dega në Mitrovicë do të mbahen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës. (Varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2021

 - Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitete me rastin e shënimit  të “Ditës Botërore të Mjedisit”. (Hapësira afër Stacionit të Trenit Rr. “Tirana” në Prishtinë,  ora 10:00)

- UN Habitat Kosova në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës Jugore organizon kremtimin e Ditës Botërore të Mjedisit, në një turne me biçikleta në Mitrovicën e Jugut. (Restorant "Ura e Ibrit", rruga Rexhep Mitrovica, ora 10:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës. (Zyret e reja të degësnë rrugën "Saraçët", ora 11:00)

- SharaWatch, GAIA Kosovo and WWF Adria, me mbështetje të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë organizon panel diskutimi me temë "Mini hidrocentrale - shkatërrim maksimal", si dhe ekspoziten ndërkombëtare të karikaturave që do të trajtojnë shkatërrimin e burimeve natyrore në zona të rrezikuara me qëllim të ndërtimit të hidrocentraleve. (Restoranti Llovac në Shtërpcë, ora 10:00)

- Green Art Center organizon promovimin e energjisë së ripërtrijshme dhe ndarjen e mbeturinave te riciklueshme në burim. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, ora 12:00)

- Green Art Center Prishtina organizon ekspozitë promovuese me klubin e gjelber te sh.f.m.u. “Pjeter Bogdani”, Prishtinë për Ditën Botërore të Mjedisit. (Parku i Qytetit në Prishtinë, ora 15:00)

- Kombëtarja e Kosovës mbanë stërvitjen e radhës  në Stadiumin “Fadil Vokrri”, ora 18:00 

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të mbahet interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Zyra e UNFPA-së në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka kënaqësinë organizojnë lansimin e ''Doracakëve për Mësimdhënës për Edukimin Gjithëpërfshirës Seksual” për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë. (Ndërtesa e UN, lagjja Arbëbëria, afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, organizohet aksioni i mbjelljes, së fidaneve. (Oborri i QKUK-së, Klinika e Onkologjisë, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Osman Krasniqi me rastin e shënimit të 5 Qershorit “Ditës së Mjedisit”, do të marrin pjesë në aksionin e pastrimit në fshatin Kobaj të Komunës së Prizrenit. (Tubimi do të bëhet në SHFMU “Naim Frashëri” Kobaj, ora 10:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, do ta pres në takim zyrtar homologun e saj grek, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Dendias. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari do të përurojnë renovimin e tërësishëm të zyreve së Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, dhe inventarizimin e tyre. (Prizren, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Dendias do të japin deklaratë për medie. (Kabineti i ministrës Gërvalla, ora 11:10)

- Let’s do it Kosova organizon aksion pastrimi në Brezovicë dhe mbjellje e drujve në Shtërpcë. (Brezovicë, 13:30 - Nisja bëhet nga laga Pejton, ora 11:30 )

- Presidentja Vjosa Osmani pret në takim diplomatin grek, Nikos Dendias. (Kabineti i Presidentes Osmani, ora 11:45)

- Kryeparlamentarin Glauk Konjufca pret në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:20)

- Kryeministri Albin Kurti takohet me diplomatin grek, Nikos Dendias. (Qeveria e Kosovës, ora 12:50)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, (Selia Qëndrore e partisë, ora 13:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj merr pjesë në zyrtarizimin e kandidatit për kryetar të Ferizajt për zgjedhjet lokale. (Oborri i Palestrës Sportive, Ferizaj, ora 15:00)

 

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2021

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të pranoj donacion prej 5,000 dollar nga ish-ushtarja amerikane, Dr. Elaine Berkowitz, për Departamentin e Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë. (Rektorati i UP-së, ora 9:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të mbahet debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit mban aktivitet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Kryekuvendari Glauk Konjufca hap ditën e dytë të Festivalit Multikulturor me temën “Gruaja, arkitetkte e shoqërisë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, ora 12:00)  

-  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Parlamenti i Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:00)

- Mbahet seanca e re plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media, (Ooborri e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2021

- Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisioni për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Punëtorët e RTK-së Genc Muçolli, Milot Ibrani, Rrezart Hajrizi raportojn para Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me gjendjen në RTK. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit do të mbaj dëgjim publik për "Ndërtimin e infrastrukturës në Parkun Ekonomik - Parku i Biznesit dhe procedurën e riparcelizimit të pronave në kuadër të këtij projekti" që gejndet në Lubizhdë të Prizrenit. (Kuvendi Komunal tek Shtëpia e Bardhë, 𝑜𝑟𝑎 10:00)

- Komisionit për Ndihme Shtetërore, Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik  dhe Agjencia e Statistikave raportojn para Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me lidhur më MSA dhe regjistrimin e Popullsisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Demokraci Plus në bashkëpunim me Fondacionin e Uestminsterit për Demokraci organizojnë prezantimin e raporti “Kosto e emigrimit të të rinjve në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”  organizon Festivalin Multikulturor. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë, Arben Kraja, do të nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe veprave tjera penale. (Objekti i Prokurorit të Shteti, ora 10:30)

- Lëvizja FOL fillon serinë e diskutimeve në Forumin FOL Hapur me krerët e partive opozitare, ku i ftuari i parë do të jetë Lumir Abdixhiku kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, mban konferencën e radhës për shtyp. (Zyret e reja të degës, në rrugën "Saraçët", ora 11:00)

- Presidentja Vjosa Osmani takohet me përfaqësuesit e AAK-së për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. (Zyra e Presidentes, ora 17:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latfi do të organizoj debate publike për Qarkoren e parë Buxhetore për vitin 2022 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore për 3 vitet e ardhshme 2022-2024. (Shtëpia e Kulturës në fshatin Xerxë, ora 18:30)
 

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2021

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia raporton para Komisionit për Shëndetësi lidhur me menaxhimin e pandemisë dhe proicesi i vaksinimit anti COVID si dhe strategjin Legjislative te Ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendite, salla N225, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dorëzon në mënyrë simbolike detyrën për një fëmijë, si sibolikë e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 9:00)

- Fëmijët takohen me Kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj ku do t’i paraqesin kërkesat, dëshirat dhe nevojat që kanë. (Salla e Kuvendit Komunal në Klinë, ora 9:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon punëtorinë “Roli i inspektorëve të pylltarisë në parandalimin dhe eliminimin e punës së rrezikshme të fëmijëve në pylltari”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve mban konferencën për media në të cilën do të prezantojë faktet rreth situatës së fëmijëve në Kosovë dhe do të parashtrojë kërkesat konkrete për përmirësimin e gjendjes së fëmijëve drejt Qeverisë, Kuvendit dhe Komunave të Republikës së Kosovës. (Sheshi Skënderbeu përpara objektit të Qeverisë, ora 9:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i shoqëruar nga Policia e Kosovës do të vizitojë Qendrën Klinike Universitare, përkatësisht Repartin e pediatrisë. (Klinika e pediatrisë, ora 9:30)

- Janez Kopac, Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë prezanton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Raportin e Implementimit për Kosovën më temë “Rruga e Kosovës drejt integrimit evropian të energjisë: Gjendja e zbatimit të Traktatit të Komunitetit të Energjisë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 13:00)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj do të vizitoj Qendren Burimore “Nëna Terezë” për fëmijët me dëmtime në dëgjim. (Qendra Burimore “Nena Terezë” në Prizren, ora 10:00)

- Drejtoria e Kulturës dhe Drejtorisa e Sportit në Komunën e Prishtinës mbajn konferencë për media lidhur organizimin e aktiviteteve socio-kulturore e sportive në kryeqytet. (Ndërtesa e vjetër të Komunës së Prishtinës, kati i I-rë, ora 10:00)

- Asambleja Komunale e Fëmijëve në Pejë do të organizojnë një vizitë tek fëmijët me aftësi të kufizuara në shkollën Ramiz Sadiku ku do t’u shpërndahen dhurata simbolike që përmbajnë pajisje shkollore dhe disa lojëra logjike të përbashkëta, me të cilat ata do të mësojnë të luajnë dhe punojnë së bashku. (Shkolla Ramiz Sadiku në Pejë, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Gazmend Qyqalla dorëzon dënoncimin e kërcenimeve pas pjesëmarrjes në protestën e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në solidarizim me popullin palestinez. (Para stacionit të Policisë në Fushë Kosovë, ora 10:00)

- HANDIKOS organizon konferencën lansuese të kampanjës “Bëhu mburoja ime!”. (Qendra HANDIKOS, Veternik, Rr. Nekibe Kelmendi, ora 10:00)

- Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak do t'i drejtohen mediave për vizitën në Kosovë. (Zyra e BE-së, ora 10:45)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë komunën e Prizrenit, me ç’rast së bashku me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka do të bëjnë përurimin e çerdhes së parë publike në Prizren. (Lagjja “11 Marsi” në Prizren, ora 11:00)

- Asambleja Komunale e Fëmijëve në Mitrovicë organizon 1 Qershorin përmes pikturave dhe porosive në qendër të qytetit si dhe shpërndarja e dhuratave për fëmijët lëmoshë kërkues. (Qendra e qytetit të Mitrovicës. ora 11:00)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton vendimin e Qeverise për ratifikimin e anëtareve të Keshillit Shteteror te Cilesisë dhe shqyrtimin e listës së kandidatëve për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Asambleja Komunale e Fëmijëve në Prishtinë mban mbledhje solemne për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi bejnë prezantimin publik “Prizreni si Kryeqytet Kulturor Evropian”. (Kino Lumbardhi në Prizren, ora 11:00)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj do të vizitoj Qendren Burimore “Lef Nosi” për fëmijët me dëmtime intelektuale dhe zhvillim. (Qendra Burimore “Lef Nosi” në Prizren, ora 11:30)

- Handikos  vendos dy instalacione - Kukulla Fëmijë me thënie të fëmijëve, viktima të dhunës në familje. (Sheshi  ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, ora 11:30)

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci së bashku me kryetarin e Komunës se Prizrenit, Mytaher Haskuka vizitojnë Parkun e Biznesit në Prizren. (Parku i Biznesit, ora 12:00)

- Garda e IOWA së ShBA zbret në Gjilan organizohet pritje në Kuvendin Komunal dhe takohen me kryetrin e Komunës Lutfit Haziri. (Zyra e Krytarit Haziri në Gjilan, ora 12:00)

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci së bashku me kryetarin e Komunës se Prizrenit, Mytaher Haskuka vizitojnë fshatin Kabash. (Fshati Kabash në Prizren, ora 12:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, viziton SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. (Prishtinë, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave ku të ftuar janë drejtori dhe bordi mbikëqyrës i ARH-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, viziton Qendrën Burimore “Përparimi”. (Rruga “Tahir Zajmi“ në Prishtinë, ora 14:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i shoqëruar nga Policia e Kosovës do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Vushtrri, ora 14:00)

- Me rastin e 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në kuadër të aktiviteteve për nder të kësaj dite fëmijët së bashku me prindërit e tyre mund ta vizitojnë Kuvendin. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 15:00)

- Në nderim të figurës së Bekim Fehmiut, emblemës teatrore dhe kinematografike të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në 85 vjetorin e lindjes së tij, organizon një ceremoni përkujtimore. (Kino Armata në Prishtinë, ora 17:30)

- Asambleja Komunale e Fëmijëve në Gjakovë organizon garën me grafite në sheshin e qytetit “Ali Podrimja” me fëmijët e talentuar nga shkollat fillore dhe të mesme të ulëta dhe realizimi i një video ndërgjegjesuese për të drejtat e fëmijëve. (Sheshi i qytetit në Gjakovë, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 31 Maj 2021

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon homazhe me rastin e 22 vjetorit të Operacionit "Shigjeta" Pashtrik. (Varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton draft-planin e punës sÑ‘ Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Auditorit i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani dhe Auditorit i Përgjithshëm i Polonisë, Marian Banaś mbajn konferencën për media me rastin e perfundimit të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”. (Hotel Emerald, ora 11:00)

 - Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon homazhe me rastin e 22 vjetorit të Operacionit "Shigjeta" Pashtrik. (Pranë memorialit të dëshmorëve në Gorozhup, ora 11:00)   

-  Komisioni për Shëndetësi formon grupet punuese për monitorim të zbatimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)    

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytahere Haskuka do të merr pjesë në inaugurimin e Qendrës së Karrierës dhe Kabinetit të Kuzhinës, në kuadër të javës së dyerve të hapura të Shkollës së Mesme Ekonomike “Ymer Prizreni”. (Ambientet e shkollës, ora 11:00)

- Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhes në të cilën do të bejë përgatitjet për interpelancën e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për faljen e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, , ora 12:00)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis, Rrjeti i Grave të Kosovës, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsimim dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe përfaqësues tjerë nga shoqëria civile, organizojnë një aksion simbolik me rastin e miratimit të rregullores së parë brenda Universitetit të Prishtinës, duke lexuar kështu një deklaratë të përbashkët. (Para Rektoratit të Prishtinës, ora 13:00)

-  Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton dhe miraton planin e punës së komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Me rastin e ndeshes me San Marinon, Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për media dhe me pas nis stërvitjen. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 15:30)

 - Kombëtarja e  San Marinos mban konferencë për media dhe me pas nis stërvitjen. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Komuna e Prizrenit mban dëgjimin e fundit publik për pranimin e propozimeve dhe kërkesave të qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 30 Maj 2021

 - Klubi i Pingpongut ‘Hasan Prishtina’, në bashkëpunim me Federatën e Pingpongut të Kosovës dhe Komunën e Vushtrrisë, do të organizoj turneun për të rinj U18 ‘Hasan Prishtina’. (Palestra e sportit “Jeton Terstena” në Vushtrri, ora 10:00)

- Mbahet eventi “Champions of Fun”. (Parku i Gërmisë, ora 11:00)

- Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike në Gjilan, mban Kuvendin Zgjedhor, ku do të zgjidhet kryetari dhe kryesia e re. (Restorant “Astoria”, ora 14:00)

-  Promovohet Platforma Online "Triptoalbania.al". (Hotel Sirius, ora 19:30)

- Autostrada Biennale, në edicionin e saj të tretë, bashkë me edicionin e 5-të të Javës së Krenarisë në Kosovë, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Manifesta 14 Prishtina, prezantojnë: 'Lule Mosmëharro' nga Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbano. (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë)

Ngjarjet e datës 29 Maj 2021


 - Komuna e Lipjanit organizon promovimi e librit te Jusuf Buxhovit "Kosova - histori e shkurtër". (Bibliotekën e Qytetit në Gjilan, ora 12:00)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të organizojë protestën: Kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës  zyrtarizon kandidaturën për kryetar komune në Prizren. (Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, ora 13:00)

- Nisma Socialdemokrate mban Kuvendin Zgjedhor ku do të zgjidhet kryetari i partisë dhe Këshilli Kombëtar. (Hotel Emerald, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës do të zyrtarizojë kandidaturat për kryetar komune në Fushë Kosovë. (Amfiteatri i hapur para stacionit të trenit, Fushë Kosovë, ora 15:00)

- Hapet ekspozita personale e autorit Enver Hoxha "Kalldremi i Prizrenit" e cila ka të bejë me trashigimin kulturore të qytetit të Prizrentit. (Hamami Mehmet Pasha në Prizren, ora 19:00)   

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis prezanton “Zgjimi i Pranverës”. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 28 Maj 2021

 - Nxënës të klasave të nënta i nënshtrohen testit të arritshmërisë. (Objektet e Shkollave fillore, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama vizitojnë ushtarët të cilët po marrin pjesë në Ushtrimin “Defender - Europe 21”. (Pika e grumbullimit të gazetarëve do të jetë Aeroporti i Gjakovës, ora 9:45 - transporti i gazetarëve nga Aeroporti deri te vend ushtrimi do të bëhet nga transporti i FSK-së)

- Mbahet takimi i 199-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të mbahet pa praninë e mediave, online, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere miraton planin e Punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Klinika e Neurologjisë dhe Shoqata e Neurologjisë së Kosovës organizojnë shënimin e Dites Botërore të Sklerozes Multiple 2021. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

- Përurohet libri "Zhvillimi Ekonomik dhe Shtetndërtimi" nga autori Ismail Kastrati. (Biblotekën Kombëtare "Pjeter Bogdani", ora 11:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion në bashkëpunim me kompaninë Butterfly organizon konferencë për media për shënimin e Ditës së Higjienës Menstruale. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Dega e Partisë Demokratike te Kosovës në Mitrovicë mbanë konferencë për media. (Në selinë e partisë së degës në Mitrovicë, ora 11:00)

- Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes do të mbajë konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremonin e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër. (Kabineti i ministrit Çeku, ora 12:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planin e punës së Komisionit për vitin 2021. ((Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 15:00)

- Promovohet libri i avokat Ramiz Krasniqit "Ballë për Ballë me Krerët e SHIK-ut" - Procesi politik ndaj dr. Sadri Rambajes- Fasade legale e krimit. (Biblioteka Kombetare "Pjeter Bogdani", ora 17:30)

 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪18:00)

 

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis prezanton “Zgjimi i Pranverës”. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 27 Maj 2021

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton draft-planin e punës sÑ‘ Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Organizata Ndërkombëtare e Punës bejë publikimin e Profilit te Sigurisë dhe Shëndetit ne Punë. (Hotelit Sirius, ora 10:00)

- Instituti Demokracia për Zhvillim organizon ceremoninë e lansimit të punimit "Zgjedhjet para Gjykatës: Kontestet zgjedhore në Kosovë". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit dhe Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim organizon promovimin e Turizmit në Bjeshkët e Nemuna. (Salla e Kuvendit Komunal të Deçanit, ora 13:00)

- Vazhdon shqyrtimi gjyqësor me shpalljen e aktgjykimit ndaj të pandehurit Naser Pajazitaj i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitaj. (Objekti i Gjykatës Themelore në Ferizaj, salla nr.II, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 26 Maj 2021

- Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me drejtorët komunalë do të bëjnë homazhe pranë varezave të martirëve në Lagjen e Trimave, në përkujtim të 22 vjetorit të masakrës së Tususit. (Prizren, ora 10:00 - për shkak të distancës do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:30)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton draft planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës. (Salla C 203, ora: 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon konferencën e lansimit të hulumtimit “Mini-Shengeni dhe Bashkëpunimi rajonal: Nevojiten gjashtë shtete për bashkëpunim në Ballkanin Perendimor”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Drejtues te Bankës Qendrore raportojn para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere për të gjeturat e Raportit të Progresit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e radhës te titulluar Indeksi i konkurrueshmërisë së prodhimit ku do të prezantohen të gjeturat e një studimi mbi konkurrueshmërinë e këtij sektori. (Zyrat e Odës Amerikane, Pejton, ora 10:00)  

- Auditor i Përgjithshëm, Besnik Osmani raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e raportit vjetor të performances së Zyrës Kombëtare dhe Raportit të auditimit, për Pasqyrat Financiare të Zyrës Kombëtare, të audituara nga auditori i pavarur. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00) 

- Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjim për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Kryetari i Ulqinit Aleksander  Daboviq drejtori i Organizatës Turistike Gezim Hajdinaga dhe pronarët e hoteleve e plazheve të Komunës së Ulqinit przantojnë ofertën turistike. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës për shtyp. (Zyret e reja të degës në rrugën "Saraçët", ora 11:00)

- Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, në bashkëpunim me Fondacioni i Mileniumit i Kosovës dhe organizatën gjermane “Help” mbajnë sesionin informues për thirrjen në kuadër të programit të granteve për Gratë Ndërmarrëse në Energji. (Galeria e teatrit në Gjilan, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban dëgjimi publik lidhur me nismën ligjore për Projektligjin për Prandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhunës ndaj Grave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takohet me kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku. (Objekti i Qeverisë, ora 11:00)

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur prezanton përmbledhjen e aktiviteteve gërmuese dhe zhvarrimeve në këtë lokacion. (Lokacioni i varrezës masive në Kizhevak, Rashkë, Serbi, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-s, ora 14:00) 

 

Ngjarjet e datës 25 Maj 2021

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla Schwarz raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me planin legjislativ të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe prioritetet e saj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)  

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)  

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton raportin e punës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe listën e kandidatëve për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti, takohet me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. (Objekti i Qeverisë, ora 12:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë takohet me Drejtorin e Agjencisë për shërbimin e navigimit ajror, Drejtorin e Agjencisë së Aviacionit Civil. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton dhe miraton Draft Planin e Punës së Komisionit, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Inciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës promovon librin ‘’Vargu I bardhë’’, grup autorësh të verbër. (Objekti i kafiterisë 'Kult Plus', ora 14:30)

- Kryetari i Sindikatës të Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës me bashkëpunëtorë, do të takohen me nënkryetaren e Kuvendit znj. Saranda Bogujevci ku do t'i dorëzohen kërkesat e Sindikatës për punëtorët ne sektorin privat. (Para Kuvendi, ora 16:00)

- Shoqata e Gastronomëve mban event paknaqëse, lidhur me kufizimet për të parandaluar përhapjen e Covid-19. (Para objektit të Qeverisë së Kosovës, ora 18:00)


 

Ngjarjet e datës 24 Maj 2021

 - Me rastin e shënimit të 24 majit - Ditës së Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ish-Presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vendosin lule tek shtatorja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 9:00)

- Mbahet një protestë paqësore për të shprehur pakënaqësitë për gjendjen mjedisore në komunën e Drenasit, sidomos për fshatrat përreth fabrikës së Feronikelit. (Para Objektit të Ministrisë së Mjedisit në Prishtinë ish Pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Shëndetësi në të cilën do te shqyrtohet draft plani i punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në hapjen solemne të “Javës së Bibliotekës”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Aktivistet e Pejës organizojnë protestë kundër ngacmimeve seksuale dhe përdhunimeve dhe kundër heshtjes institucionale. (Korza e qytetit në Pejë, ora 12:00)

-  Mbahet ceremonia e diplomimit të Maturantëve të Gjeneratës 2020/2021 të Shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj. (Hapësirat e shkollës në Ferizaj, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të behët miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 12:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ish-Presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”. (Shtëpia e Pavarësisë, ora 13:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDPlansojnë zyrtarisht aktivitetin e përbashkët për të ndihmuar qytetarët veçanërisht të prekur nga pandemia COVID-19. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 14:00) 

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës Petrit Kllokoqi, do të vizitojë shoqatën Esnaf në Prizren ku do të diskutohen masat parandaluese, sezona e dasmave dhe protesta që do të mbahet të martën, ora 19:00 

Ngjarjet e datës 23 Maj 2021

- Banorët e fshatit Rahovicë organizojn aksion për pastrimin e deponive ilegale në të gjithë fshatin. (Fshati Rahovicë, ora 9:00)

- Nën patronatin e Kuvendit Komunal të Ferizajt organizohet turneu i XXII memorial “Ahmet Hoxha 2021”, për nder të veprës dhe kontributit të Heroit të Kosovës “Ahmet Hoxha”. (Shkolla Fillore e Mesme dhe e Ulët “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 9:30)

 

Ngjarjet e datës 22 Maj 2021

- Let’s Do It Kosova organizon aksion me moton “Ta Pastrojmë Brezovicën”. (Brezovicë, ora ora 11:00 - nisja e organizuar nga zyret e organizatës në Pejton, ora 9:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitete me rastin e shënimit të 22 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit. (Pejsazhi i Mbrojtur “Gërmia” në Prishtinë, ora 10:00)

- Bëhet zbulimi i Lapidarit në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të Masakrës së Dubravës. (Burgu i Dubravës, ora 12:00)

- Aktivistet e Mitrovicës "Unë jam Zani yt"  do të mbajmë protestë për ta kundërshtuar dhe dërguar mesazhe revolte kundrejt shtypjes se femrave e abuzimit të trupave të tyre. (Sheshi "Isa Boletini" në Mitrovicë, ora 12:00)
 
 

Ngjarjet e datës 21 Maj 2021

- Mbahet mbledhja e parë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian i Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të vizitojnë QKMF-në ku ka filluar realizimi i analizës “Triple Test” për gratë shtatzëna. (Prizren, ora 9:30)

- Mbahet vazhdimi i mbledhjes së tretë të rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe pranë lapidarit të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të Junikut. (Qendra e qytetit të Junikut, ora 10:30)

-  Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit “Efikasiteti i Avokaturës Shtetërore gjatë vitit 2020”.  (Hotel Sirius, ora 11:00)    

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në Akademinë Solemne me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Kuvendit të Junikut 1912. (Salla e madhe "Oda e Junikut", Junik, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të nis mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin rreth projektligjit për faljen e gjobave të pandemisë COVID-19. (zyret e PSD-së, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Disa persona mbajnë një tubim solidarizimi për paqen në Palestinë. (Në Kejin përballë xhamisë së Sinan Pashës në Prizren, ora 13:45)

- OVL UÇK-së do të mbaj konferencë për medie. (Selia qendrore e OVL e UÇK-së, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 15:00)

- OJQ“Roma  in Action" organizon aktivitet për promovimin e vlerave te përbashkëta kulturore dhe feston Ditën e Diversitetit Kulturor. (Pranë sheshit kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, ora 16:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova bën promovimin e librit “Katalogu i Andrrave” të punuar nga Iliriana Lira Blakaj dhe Bjeshkë Guri. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)