02 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Nëntor 2021

- Federata e pingpongut në bashkëpunim me komitetin e gjyqtarëve do të organizojë seminar për gjyqtarët aktual si dhe testimin teorik e praktik për licencim të gjyqtarëve të rinj për vitin 2021. (Shkolla e mesme e ulët Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Marie-Christine Butel, Ambasadore e Francës, Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Donika Gervalla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit marrin pjesë në mbrëmjen e mbylljes së  edicionit të njëzetë të Festivalit të Filmit Frankofon. (Kino Armata, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 20 Nëntor 2021

 - Forumi i Gruas i LDK-së në bashkëpunim me Fondacionin Jarl Hjalmarson nga Stokholmi organizojnë Konferencën "Fushatat Politike dhe Qëllimet e Organizatave të Grave". (Sheraton Hotel në Marigona Rezidencë, ora 9:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilën në rend të ditës është shpallja e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban Konferencë për Media me temën “Zbatimi i parimeve të sundimit të ligjit bazuar në Listën e Kontrollit të Këshillit Evropian: Rezultatet dhe sfidat në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children dhe në bashkëpunim me Zyren për Qeversije të mirë - Zyra e Kryeministrit organizojnë një takim bashkëbisedimi të fëmijeve nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës me drejtorin e Zyres për Qeverisje të Mirë,  ku pritet të jetë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. (Objekti i Qeverisë. zyra P38, ora 12:00)  

Ngjarjet e datës 19 Nëntor 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Ambasadës se Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë do të bëjë organizimin e konferenës përmbyllëse të Javës së Gruas 20/21 si dhe ceremoninë e Certifikimit. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon ditë të hapur për fëmijët për nder të Ditës Universale të Fëmijëve. (Zyra qendrore e Avokatit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve që funksionon në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të themeluar me Ligjin Nr. 06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:00)

-  Organizata Humanitare Islamic Relief Kosova organizon aktivitet rekreativ për fëmijët jetimë në kushte të vështira jetësore ku 70 fëmijë jetimë përveç dëfrimit tek lodrat do të pranojnë edhe dhurata të ndryshme. (Qendra Tregtare ‘Herta’ në Fushë Kosovë, ora 13:00)

 

- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 18 Nëntor 2021

- Prezantohet Grupi Punues i Strategjisë të Energjisë 2022-2031. (Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Salla P38, ora 9:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton kërkesën për shtim të mjeteve buxhetore për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të laboratorit të rinovuar të Patologjisë në QKUK, donacion nga Care for Kosova Kids, ku do të jetë prezent edhe Ambasadorja e Holandës në Kosovë. (Qendra Klinike Universitare, ora 10:00)
 
- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të dorëzojnë dy klinika mobile të cilat do të përdoren për ofrimin e shërbimeve bazë që janë e drejtë e të gjithëve por vështirë të qasshme për personat me aftësi të kufizuar dhe të moshuarit në mbarë Kosovën. (Sheshi Skenderbeu, ora 11:00)

- Mbahet takim lidhur me veprimet e mëtutjeshme të sindikatave për kërkesën për stimulim të stafit shëndetësor. (Objekti i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ora 11:00)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të mbajë konferencë për medie për të informuar rreth zhvillimeve dhe aktiviteteve të fundit të ndërmarra nga MINT për mbrojtjen e tregut vendor, në veçanti të prodhuesve vendorë nga importet. (Ndërtesa e MINT, ora 11:00)

- Ndërmarrja Publik Banesore do të mbajë konferencë për media. (Zyret qendrore të Ndërmarrjes Publike Banesore në lagjen Ulpiana, përballë objektit të Beni Donës, ora 14:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren mbanë konferencë për media lidhur e rastin e tentim grabitjes dhe plagosjes në njërën prej argjendarive në Prizren. (Zyra e Kryeprokurorit, rruga William Walker pn, ora 15:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon hapjen e ekspozitës “Më i mirë është varri ise sa mos me ditë”. (Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Salla e Atelesë, ora 17:00)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh studiues i filozofisë, Glauk Konjufca, ligjëron mbi filozofinë, duke vënë fokusin tek libri i tij, “Huti i Minervës Fluturon në Muzg: G. W. F. Hegel”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 17 Nëntor 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton, raportin Financiar të Agjencisë së Statistikave, shqyrton në parim i Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 9:00)
    
- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
    
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton kërkesën për shtim të mjeteve buxhetore për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Fondacioni Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina ribashkohen në eventin për t’i gëzuar fëmijët të veshur si super-heronjtë e tyre të preferuar. (Klinika Pediatrike, QKUK, ora 11:00)

- KFOR Turk përuron projektin për Renovimin e Sallës së Sporteve të Shkollës së Mesme Shkencore “Kuvendi Arbërit” Ferizaj. (Gjimnazi Kuvendi i Arberit në Ferizaj, ora 12:00)

- Promovohet libri “Kosova dhe Shqipëria në të ardhmën më afër apo më larg njëra-tjetrës” e autorit Nexhmedin Spahiu. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)

 

- U.D. Kryshefes Ekzekutive të Postës së Kosovës, znj. Fakete Kadiu mban konferencë për media pas raportimit të  sotëm të saj pran aksionarit, Ministrisë së Ekonomisë, për gjendjen e përgjithshme të ndërmarrjes publike Posta e Kosovës Sh.A. ( Ndërtesa kryesore të Postës, ora 13:00)
    
- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh studiues i filozofisë – Glauk Konjufca, ligjëron mbi filozofinë, duke vënë fokusin tek libri i tij, “Huti i Minervës Fluturon në Muzg: G. W. F. Hegel”. (Objektit të bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 16 Nëntor 2021

- Mbahet seancë dëgjimore publike për rastin e gazetarit Vedat Xhymshiti kundër Ministrisë se Punëve të Brendshme për shkeljen e të drejtave dhe lirive njerëzore dhe profesionale. (Gjykata e Apelit në Prishtinë, ora 9:00)

- Auditorja e Përgjithshme znj.Vlora Spanca raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Planit vjetor të auditimit, për sezonin e 2021/2022, të Zyrës Kombëtare të Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore raporton para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport për punën tre mujore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Me rastin e përvjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 e OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me UN-Women, organizojnë konferencën, me temën “Roli i grave në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë”.  (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton shkresën nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën rezultatet dhe të gjeturat e Indeksittë Integritetit në sektorin e Mbrojtjes të realizuar nga Transparency International Defense and Security, ku 86 shtete janë matur në fuqinë e masave të tyre mbrojtëse kundër #korrupsionit në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, dhe Kosova për herë të parë është pjesë e këtij vlerësimi. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)  

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të BE-së, Lukas Mandl mban konferencë për shtyp lidhur me zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 12:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Projektligjin për Produktet biocide, shqyrton kërkesat të banorëve, të arritura në Komision, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 14:00) 

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin e Panelit për zgjedhjen e Zëvendësdrejtorit në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 15:00)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U21 të Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Hapet Galeria 17 me ekspozitën e parë “Make me coffee make me a sandwich”, kuruar nga Natalija Vujošević. (Galeria 17 Henrik Bariç, nr. 10 në Prishtinë, ora 19:00)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U21 të Shqipërisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 15 Nëntor 2021

- Shoqata Down Syndrome Kosova, do të jetë nikoqire e kurs-trajnimit “Të ndërtojmë një shkollë gjithëpërfshirëse”, ofruar nga Shoqata Evropiane e Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara. (Qendra Burimore “Përparimi”, ora 8:50)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti me një ceremoni mirëseardhje pret në vizitë zyrtare Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq. (Hyrja VIP e ndërtesesë së Qeverisë, ora 10:00 - Mundësi për fotografi dhe pamje)

- Rektori i UP-së, Naser Sahiti dhe ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu organizojnë  ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet ndërmjet Departamentit të Punës Sociale në Fakultetin Filozofik të UP-së dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti takohen Kryeministër i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq takohen me praninë e delegacioneve shtetërore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:25)
 
 - Mbahet takimi i përbashkët me komunitetin e biznesit të Kosovës dhe Kroacisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:50)

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti takohen Kryeministër i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:35)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenković. (Kabineti i Presidentes, ora 12:05)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković. (Kabineti i kryetarit, ora 12:55)

- Aleanca Franceze në Prishtinë organizon përurimin e "Bistro Montmartre". (Kolegji AAB, ora 17:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gëvalla dhe Ambasadorja e Francës hapin edicionin e XX-të të Festivalit të Filmit Frankofon. (Kino Armatë, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 14 Nëntor 2021

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vendvotimeve. (Qendra Mediale e KQZ-së, ora 8:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha voton në fshatin Sllatinë e Madhe. (Shkolla fillore "Bajram Curri", ora 8:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Prishtinës Arben Vitia voton në kryeqytet. (Shkolla "Ali Sokoli", ora 9:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni voton në Gjilan. (Shkolla fillore "Abaz Ajeti", 9:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama voton në Fakultetin Ekonomik. (Qendra 1913E në kryeqytet, ora 9:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Vitisë, Arsim Ademi voton në fshatin Verban. (Shkolla Fillore"28 nentori", ora 9:30)

- Kandidatja i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila voton në qytetin e Gjakovës. (Shkolla fillore "Yll Morina", ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj voton në në Prizren. (Qendra e Votimit në Shkollën e Mesme "Remzi Ademaj", ora 10:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë Kosovës, Enver Bajçinca voton në në fshatin Bardh i Madh. (Shkolla "Zejnel Salihu", ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga bashkëshortja Albina voton në Prishtinë. (Shkolla fillore, "Faik Konica", ora 10:00)

- Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati do të votojë në fshatin Turjakë. (Shkolla “Fehmi Agani”, ora 10:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri voton në Gjilan. (Shkolla fillore "Abaz Ajeti", ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci voton në Gllanasellë. (Shkolla "Xhevë Lladrovci", ora 10:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka voton në qytetin e Prizrenit. (Shkolla e mesme te larte teknike “11 Marsi”, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, voton nëShtime. (Shkolla e Mesme "Naim Frashëri", ora 10:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Ilir Ferati voton në Gurrakoc. (Shkolla fillore “Martin Camaj”, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, voton nënë Vushtrri. (Shkolla “Mustafë Venhari”, ora 10:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica voton në qytetin e Rahovecit. (Shkolla Xhelal Hajda, ora 10:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Klinës, Esat Raci voton në Klinë. (Fshatin Jashanicë e Ulët, ora 10:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Shtimes, Qemajl Aliu voton në fshatin Godanc i poshtëm. (Shkolla fillore Hasan Prishtina, ora 10:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kamenicës, Kadri Rahimaj voton në Kopernice. (Shkolla Fillore Skenderbeu, ora 10:00)

- Kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i LV-së, Albin Kurti voton në kryeqytet. (Fakulteti Juridik, ora 10:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti voton në fshatin Begunc. (Shkolla Fillore "Ahmet Hajdari", ora 10:30)

- Kandidati i PDK-së për Kryetar të Kaçanikut, Besim Ilazi, voton në Kaçanik të Vjetër. (Kaçanik, ora 10:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë,  Xhafer Tahiri voton në fshatin Stanoc i Poshtëm. (Shkolla “Nazmi Zhegrova”, ora 10:30)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpetim Bulliqi voton në fshatin Llugë. (Shkolla Fillore "Ilir Konushefci", ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës Ekrem Hyseni voton në fshatin Batllavë. (Shkolla Fillore "Luigj Gurakuqi”, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, voton në Prishtinë. (Shkolla Fillore "Hasan Prishtina", ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu voton në Junik. (Shkolla fillore “Edmond Hoxha”, ora 11:00)

-  Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, voton në Malishevë. (Fashti Lubizhdë, ora 11:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi voton në fshatin Milloshevë. (Shkolla "Hasan Prishtina", ora 11:00)

- Kandidati i PDK-së për Kryetar të Dragashit, Shaban Shabani voton në Brodosanë. (Shkolla "28 Nëntori, ora 11:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kaçanikut voton Fshatin Bob. (Shkolla "Idriz Seferi", ora 11:44)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e dytë për media lidhur me procesin zgjedhor. (Qendra Mediale e KQZ-së, ora 11:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani voton në Prishtinë. (Fakulteti Teknik, ora 12:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të prezantohet vlerësimi i ecurisë së procesit të votimit deri në mesditë. (Zyret e KDI-së, ora 12:00)

- Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të votojë në Prishtinë. (Shkolla fillore “Faik Konica”, ora 12:00)

- Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e LDK-së në Gjilan, ora 12:00 - shtyhet, ora 13:00)

- Kryeparlamentari Glauk Konjufca voton në Prishtinë. (Fakulteti i Edukimit, ora 13:00)

- Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e LDK-së në Gjilan, ora 15:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e tretë për media lidhur me procesin zgjedhor. (Qendra Mediale e KQZ-së, ora 15:30)

- Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e LDK-së në Gjilan, ora 17:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. (Selia qendrore të PDK-së, ora 17:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e tretë për media lidhur me mbylljen e vendvotimeve. (Qendra Mediale e KQZ-së, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 13 Nëntor 2021

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bejë shpërndarjen e materialit zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave. (Depoja qendrore e KQZ-së, përballë QNR-së, ora 9:00)

- Federata e Pingpongut të Kosovës organizon turneu i TOP 8 Juniorëve më të mirë të Kosovës për vitin 2021. (Ferizaj, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim organizon konferencën për media lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhiore në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Platforma bashkëkrijuese GërrGërr organizon ngjarjen ‘Mahallë e hapun: Playlista kolektive’, me qëllim që t’i mbledhë banorët e lagjes, qytetarët dhe vizitorët për ta kremtuar hapësirën e re publike që lidhi kopshtin e shtëpisë historike të Shani Efendiut me Kino Lumbardhin dhe Lagjen e Farkëtarëve. (Prizren, ora 12:00)

- Art Clubi organizon edicionin e VIII të manifestimit letrar "Vjeshta dhe Vargjet". (Biblioteka Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani", ora 12:00)
 
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 13:00)

 

 

Ngjarjet e datës 12 Nëntor 2021

- Zëvendëskryeministëri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisioni për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë Jörn Rohde, lidhur me liberalizimin e vizave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, do të mbajë konferencën e rregullt për media. (Ndërtesa e MAShTI, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi mban takim me Organizatat e Shoqërisë Civile. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 13:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës organizon takimin e jashtëzakonshëm me kryetarët  e nivelit komunal dhe të Universiteteve e në të cilin do të bisedohet dhe do të merret vendimi për veprimet sindikale nëse nuk  ndodhin takime me Qeverinë apo nëse nuk merren vendime të pranueshme lidhur me Ligjin e pagave dhe Implementimin  në tërësi të Kontratës Kolektive. (Salla e takimeve të Qendrës së Studentëve, te selia e SBASHK-ut, ora 14:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me Zyrën e Kryeministrit do të projektojnë një siluetë dinosauri në ndërtesën e Qeverisë për të shënuar mbylljen e samitit global të klimës COP26 dhe promovuar fushatën globale për ndryshimet klimatike të titulluar Mos Zgjidh Shfarosjen. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)

- Kryetari i Degës së LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, mban takimin përmbylles elektoral. (Sheshi “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”, ora 18:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren mban tubim përmbyllës. (Sheshi i Lidhjes në Prizren, ora 18:00)

- Zhvillohet stërvitja e radhës e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

 

Ngjarjet e datës 11 Nëntor 2021

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e njëmbëdhjetë te Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Kolegji Universum organizon tryezën e diskutimit me temen "Mbështetja e Grave të Margjinalizuara përmes Edukimit Formal". (Kampusi i Kolegjit Universum në Lipjan, ora 11:00)  

- Franca dhe Gjermania përkujtojnë së bashku me një ceremoni ushtarake përvjetorin e Armëpushimit të datës 11 nëntor 1918 që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore. (Brenda varrezave të krishtere në afërsi të kampit të KFOR-it, Film City, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, Mytaher Haskuka mban konferencë për media ku do të shpalosë programin për projektet në trashëgimi dhe kulturë. (Hotel City - në afërsi të Zyreve të Lëvizjes në Prizren, ora 12:00)

- Fakulteti Ekonomik në Universitetin Publik "Kadri Zeka' në Gjilan prezanton hulumtimin e nevojave të tregut të punës për profilet nga fusha e ekonomisë. (Amfiteatri i Universitetit të Gjilanit, ora 13:00)

- Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit organizojnë konferencë për media e cila i dedikohet një operacioni të suksesshëm policor në luftën kundër trafikimit me narkotikë me ç’rast janë arrestuar disa persona dhe është konfiskuar një sasi e narkotikëve. (Salla e Stacionit policor "Qendra" në Prishtinë, ora 14:00)

- Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati do të bëj mbylljen e fushatës elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021. (Restaurant Bimi 3 në Malishevë, ora 17:00)

- Prishtina REA organizon kremtimin e 20 - vjetorit të themelimit. (Emerald Hotel, ora 18:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, Mytaher Haskuka mban tubim në Gjonaj. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, ora 18:00)

 - Kandidati i PDK-së për Kryetar, Shaqir Totaj mban takim me qytetarë të Lagjes Tusuz. (Shkolla fillore "Xhevat Berisha", ora 18:00)

 

Ngjarjet e datës 10 Nëntor 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin Vjetor Financiar i Qeverisë për Buxhetin e Republikës së Kosovës, raportin  Shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:00)

- Programi i USAID-it Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt organizon aktivitetin “Zhvillimi i shkathtësive ndërmarrëse tek adoleshentët” në të cilin merr pjesë Ministrja për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion, znj. Arbërie Nagavci dhe Zyrtari për sektorin privat nga Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar Methju Kulinane. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mban mbledhje me kryetarët e komisioneve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 11:00)

- Organizata Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë dhe në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë- Zyra e Kryeministrit, do të realizojnë fushatën sensibilizuese dy javore në shtatë qendrat me të medha të Kosovës me moton “Dhuna nuk ka Justifikim” si pjesë e fushatës së promovimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës me theks të veçant ndalimin e Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve në kuadër të fushtës #RriteMeDashni.(Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kandidatit i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj mban konferencë për media. (Përballë Shtëpisë së Bardhë, tek Përmendorja e Komandant Drinit, ora 11:00)

- Promovohet romani “Kohë përtej dhimbjeve” dhe përmbledhjeve poetike: “Lëkundje lavjerrësish” dhe “Metaforë ligjore” të shkrimtarit Mehdi Krasniqi. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 14:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe i Ngarkuari me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëkuptimit për Programin Fulbright të Shkëmbimit Akademik ShBA - Kosovë. (Kabinetin e Ministres, ora 14:10)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti  së bashku me kandidatin për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje! Mytaher Haskuka, do të mbajnë tubimi elektoral. (Sheshi "Komandant Drini" në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, ora 16:00)

- LDK e Gjilanit organizon tubimin e fushatës zgjedhore për kryetarin, Lutfi Haziri në të cilin do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. (Parku Dardania në Gjilan, ora 16:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti  së bashku me kandidatin për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje! Mytaher Haskuka, do të mbajnë tubimi elektoral. (tek Fusha e Basketbollit në lagjen Ortakoll, ora 17:00)  

- Ministria e Kulturës nis serinë e diskutimeve të hapura mbi kulturën, përmes bashkëbisedimit në mes të ministrit, Hajrulla Çeku dhe komuniteteve artistike. (Kino “Armata”, ora 17:00)

- Kandidatit i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj mban takim me Gruan Demokratike, ku do të jetë pjesëmarrës dhe Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Parku i Qytetit, ora 17:00)

 
- Kanidati për kryetar të Drenasit, Driton Ajazi mban tubim elektoral. (Restaurant "Nobel", Poklek i ri, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 9 Nëntor 2021

 - Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë si dhe për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe prezanton hulumtimin “Reforma ligjore e planifikimit hapësinor të Kosovës në qorrsokak?!”. (Hotel Afa, ora 10:00)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U21 të Kosovës. (Stadiumi i Feronikelit në Drenas, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia solemne e inaugurimit të Qendrës së Teknologjisë 5G, të njohur ndryshe si 5G Testbed, e para e këtij lloji në rajonin e Ballkanit Perëndimor. (Parku Shkencor dhe Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim organizatat partnere të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506, ora 11:00)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Jordanisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremonin e ndarjes së çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”. (Kabineti i Ministrit Çeku, ora 13:00)  

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për Integrim Evropian në bashkëpunim me Institutin EPIK dhe me mbështetje të GIZ-it organizon tryezën “Raporti i BE-së për Kosovën”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 14:30)

 - Kombëtarja e Kosovës mban konferenca për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

- Vetëvendosje mbanë tubim zgjedhor. (shkolla e fshatit Gërnçar, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 8 Nëntor 2021

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së diskuton lidhur me caktimin e datave për intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)

- Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu dhe rektori i UP-së, Naser Sahiti nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për angazhim të studentëve si praktikantë  në Shërbimin Korrektues të Kosovës si dhe mbështetjen reciproke në ngritjen e kapaciteteve profesionale, përmes trajnimeve dhe aktiviteteve të tjera. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon tryezën e rrumbullakët me rastin e shënimit të 8 Nëntorit “Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve”. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

- Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston për senzibilizimin e opinionit dhe udhëheqjes vendore lidhur me gjendjen e rëndë sociale të punëtorëve shëndetësor. (Para Kryeministrisë, ora 10:00)

- Kryetari komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, pret në takim Komandantin e Komandës Regjionale Perëndim (RCW),Kol.Andrea Bertazzo ku do të pranoj një donacion me 102 laptop nga KFORI. (Salla e Asamblesë Komunale, ora 10:30)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, së bashku me Kryetarin e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, do të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit mes dyja palëve. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)  

-  Kandidatit i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj prezantom projektin "Transformimi i parkut të qytetit me infrastrukturë moderne dhe parkingu nëntokësor". (Parku i Qytetit në Prizren, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje! Mytaher Haskuka, do të mbajë konferencë për media, ku do të shpalosë programin për projektet infrastrukturore. (Hotel City në afërsi të Zyreve të Lëvizjes në Prizren, ora 12:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon hapjen e Ekspozitës të foto konkursit “Fshati im”, dhe ndarja e çmimeve fituese. (Holli i ndërtesës së Qeverisë “Ish Rilindja”, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Ish-ndërtesa e Ombuspersonit, ora 13:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon një sesion informues rreth implementimit të masave të fundit  të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 14:30) 
 
- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje! Mytaher Haskuka mban tubim në sallën e edukatës fizike të gjimnazit “Gjon Buzuku”, ku do të ketë pjesëmarrje nga ministra e deputetë të ndryshëm. (Gjimnazi “Gjon Buzuku”, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 6 Nëntor 2021

- Me rastin e 23-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Xhelal Hajda - Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Nezir Ymeri e Bektesh Haliti, tek vendi i rënies së tyre në Apterushë bëhet përurimi i Kullës së Heronjve. (Apterushë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë për media. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Shtabi i Prishtinës, në ish-ndërtesen e Ombuspersonit, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në fillimin e punimeve të projektit Regjenerimi i Brigjeve të Lumbardhit. (Tek “Ura e Gani Tadës”, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në përurimin e funksionalizimit të kontinierëve nëntoksore. (Lagja Ortakoll, ora 15:00)

- Komuna e Prizrenit organizon koncert humanitar për vogëlushen 10 muajshe, Stina Laçi, e cila vuan nga një sëmundje e rallë gjenetike, Atrofi Muskulare Kurrizore. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 5 Nëntor 2021

- Mbahet sesioni i dytë i punës i takimit VII i Komisionit Parlamentar për Stabilizim - Asociim BE – Kosovë. (Salla plenare e Kuvendit të Kosovës, ora 9:00)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim organizon hapjen e Qendrës me Bazë në Komunitet në fshatin Magure të Komunës së Lipjanit. (SHFMU "Haradin Bajrami" në Magure të Lipjanit, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit të raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2018, 2019 dhe 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet e OKB-së dhe nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim me moton "Portretizimi i përgjegjshëm i varfërisë", do të mbajnë edicionin e 16-të të ceremonisë “Çmimi për raportimin më të mirë mbi Çrrënjosjen e Varfërisë”. (Libraria Dukagjini, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar në sheshin "Skënderbeu". (Pranë Teatrit Kombëtar, ora 11:00)

- Mbahet protestë nga punëtorët e Lotarisë së  Kosovës në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:30)

- Pas takimit VII i Komisionit Parlamentar për Stabilizim - Asociim BE – Kosovë mbahet konferenca për shtyp e të dy bashkëkryesuesve Mimoza Kusari - Lila dhe Romeo Franz. (Holli i Kuvendit, ora 12:30)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit formon grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të KGJK-së dhe KPK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Shtabi i Prishtinës, në ish-ndërtesen e Ombuspersonit, ora 13:00)

-  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (objekti i KQZ-së, ora 14:00) 


 

Ngjarjet e datës 4 Nëntor 2021

- Demokravi Plus organizon konferencën për media në të cilë do të prezantojë raportin e monitorimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën 'Ngritja e çmimeve në treg dhe mbrojtja e konsumatorit’. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ekipi Opre Roma Kosova organizon aktivitetin “Media Breakfast”. (Restaurantin Rings, në shesh, ora 10:00)

- Prof.Dr. Teuta Danuza bënë promovimin e librit  “Bullizimi në shkollë”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 12:00)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të organizojë konferencën e parë me bizneset e Prishtinës, në kuadër të fushatës informuese “Ditët e Biznesit Kosovar” dhe dialogut me sektorin privat. (Hotel Venus, magjistralja Prishtinë - Lipjan, afër QMI-së, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të vizitojë QMF-në në Zhur, ku do të fillojë shërbimi i ri laboratorik. (Fshati Zhur, ora 13:00)  

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:30)

- Mbahet takimi VII i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE - Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 3 Nëntor 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin e Fondit të Kursimeve Pensionale, shqyrton listën e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të projektit të Parkut Teknologjik të Integruar Bujqësor. (Fshati Vragoli i Fushë Kosovës përballë pompës SHELL, ora 10:30)

- Kryeministri Kurti merr pjesë në takimin e parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vetingut në sistemin e drejtësisë. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 11:00

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Islam Thaqi do të bëjnë përurimin e objektit të Qëndrimit Ditor për Pensionistë. (Prizren, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu është e ftuar në Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me shqyrtimin e projektligjit për Provimin e Jurisprudencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Shtabi i Prishtinës në ish-ndërtesën e Ombuspersonit, hyrja nga Restaurant Simphony, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale për Kuvendet Komunale, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021. (selia e KQZ-së, ora 14:00) 

 - Mbahet ceremonia e inaugurimit të impiantit të parë urban të ujërave të zeza të Kosovës me mbështetje të Gjermanisë. (Ndërtesa e impiantit, Fshati Vlashnje, Prizren, dalja nga autostrada Prizren-JUG, ora 14:00)

- Kandidati i PDK-së për kryter të Prizrenit, Shaqir Totaj mban takim me biznese, ku do të prezantohet programi për ekonomi. (Parku i qytetit, Restaurant "Andrra", ora 16:00)   

 

 

Ngjarjet e datës 2 Nëntor 2021

- Kryeministri Albin Kurti, Ministri, Hekuran Murati, Ministrjam Artane Rizvanolli, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu marrin pjesë ceremoninë e rihapjes së Terminalit Doganor në kompleksin e Trepçës. (Kompleksi i Trepçës, hyrja nga qyteti, ora 9:00)   

- Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes,  Armend Mehaj raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon konferencën për prezantimin e punimit “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri - Sfidat dhe Mundësitë“. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 205-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

-Komisioni i Pavarur i Mediave mban konferencë për medie në lidhje me prezantimin e “Raportit të monitorimit të Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021”. (Zyra e KPM-së, ora 10:00)

 - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla raporton Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Kandidatit për Kryetar, Shaqir Totaj, ku do të bëhet prezantimi i projekteve "Nënkalimi ish BVI - Bazhdërhane" dhe "Parku i ri i qytetit tek Shtëpia e Bardhë dhe parkimi nëntokësor me 690 vendparkingje". (Prapa Shtëpisë së Bardhë në Bazhdërhane, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Shtabi i Prishtinës në ish-ndërtesen e Ombuspersonit, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për mbrojtjen e konkurrencës, shqyrton vendimin e Qeverisë për zgjedhjen e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 1 Nëntor 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë vënien e gurthemelit të shkollës në Krushë të Vogël, ora 10:00. (Nisja nga Shtëpia e Bardhë me transport të organizuar nga Komuna, ora 9:30)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 269-të. (Platforma Zoom, ora 9:00)

 - Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton kërkesën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për informatë dhe përgjigje në lidhje me rastin nr. KO93/21. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka zhvillon vizitë në shtëpitë historike të familjes Arapi dhe Gjonaj, si dhe Jazi në afërsi të Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit  ku kanë filluar punimet për restaurim nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor. (Prizren, ora 10:40)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me projektligjin për tregti me jashtë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj konferencë për media. (Selia qendrore e PSD-së saj, tek lagjia "4 Llullat". ora 13:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Shtabi e Prishtinës, ish-ndërtesa e Ombuspersonit, hyrja nga Restaurant Simphony, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka zhvillon vizitë në QMF në Lakuriq ku është bartur procesi i vaksinimit kundër Covid-19 dhe QKMF për promovim të Check-up’it që po realizohet në kuadër të Javës së Kancerit të Gjirit. (Prizren, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 31 Tetor 2021

- Federata e Pingpongut të Kosovës organizon xhirot e fundit të garave ekipore në superligë për meshkuj dhe femra, si dhe xhirot e fundit të fazës së parë të ligës së parë A dhe B. (Shkolla e Mesme Motrat Qiriazi në Prizren, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon koncertin inaugurues për Operën e Kosovës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 30 Tetor 2021

- Fillon rinumërimi i 292 vendvotimeve që u takojnë Zgjedhjeve Lokale për Kuvende Komunale të cilat u mbajtën më 17 tetor. (Qendra e numrimit të votave, ora 9:00 - Deklarimi për media, ora 10:00)  

- Me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të bëhet përurimi i projektit "Pumptrack", të realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik. (Hapësirat e Qendrës Sportive në Prizren, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut të Kosovës organizon turneun e TOP 8 kadetëve U15 më të mirë të Kosovës për vitin 2021. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit Jeta/Vita në mbështetje të Fondacionit Jahjaga dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore, do të përmbyllë aktivitetet e shënimit të muajit të kancerit të gjirit, të shtunën përmes një instalacioni në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizon festivalin XII ndërkombëtar të poezisë "Drini poetik". (Biblioteka kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbahet manifestimin “Takimet e Gjeçovit”, në Zym të Hasit. (Fshati Zym, ora 12:00)   

- Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Mytaher Haskuka do të mbaj tubim në fshatin Piranë. (Oborrivi shkollës fillore “Dy Dëshmorët” në Piranë, ora 16:00)  

- Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Mytaher Haskuka do të mbaj tubim ne gra. (Plato e Kino Evropës në Prizren, ora 17:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Mytaher Haskuka do të mbaj tubim në Lagjen e Trimave. (Tusus, në oborrin e shkollës fillore “Fadil Hisari”, ora 18:00)  

- Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Mytaher Haskuka do të mbaj tubim në lagjen Arbanë. (Terreni sportiv në shkollën fillore “Ibrahim Fehmiu”, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 29 Tetor 2021

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora  09:30)

- Mbahet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave në të cilën do të  shqyrtohet lista e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit për Ankesa të  Mediave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, në kuadër të “Javës për Viktimat e Krimit” do të mbajë një tryezë diskutimi lidhur me gjetjet e raportit hulumtues "Sfidat në zbatimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit. (Hotel Nartel, ora 10:00)

- Mbahet protestë nga punëtorët e Lotarisë së  Kosovës në të cilë do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet takimi i radhës i Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, në zbatim të Agjendës 2030 në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon konferencën “Mbrojtja ligjore e pluralizmit politik në media”. (Hotel Opera, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje komemorative, për nderimin e jetës dhe veprës së Burbuqe Berishës. (Teatri Kombëtar, ora 11:00)

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci mbanë konferencën e rregullt për medie. (MAShTI, kati I, ora 12:00)

- Nën organizimin e Komunës së Prizrenit, do të mbahet një takim informativ mes ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe fermerëve të komunës së Prizrenit në të cilin do të trajtohet çështja e subvencioneve, granteve dhe politikave bujqësore zhvillimore. (Shtëpia e Kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren, ora 16:00)

-  Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪17:00)

- Komuna e Deçanit shfaq premieren e  monodramës ‘’Çele gur gojen’’ teksti i Azem Shkrelit,  dramatizimi , aktrimi dhe regjia janë nga aktori Nimon Muçaj. (Restorant ‘’Gryka e Deçanit’’, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2021

- Fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. (Salla 1 Tetori nga ora 08:00 deri në ora 19:00)

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive - dhe masës 2.4 - Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë (Salla P38), ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava do ta pres një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, Ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. (Ndërtesa e KQZ-së, Kati 4, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon mbledhjen Komemorative me rastin e kalimit në amshim të Burbuqe Berisha. (Teatri AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 10:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguro Qendren e re e të Moshuarve në lagjen Ulpianë. (Rr. Imzot Nikë Prelaj, E30, Ulpianë mbrapa pompës Exfis, ora 11:00)

- Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

- Mbahen homazhet për të ndjerën Burbuqe Berisha. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati vizitojnë Administratën Tatimore të Kosovës. (ATK, kati I, ora 13:30)

- Hapet edicioni i 12 i Festivalit të Filmit të Shkurtër "Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të mbajë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes në Prizren, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 27 Tetor 2021

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për zbatimin e Rezolutes së Kuvendit të Kosovës lidhur me luftën kundër kancerit të gjirit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Asociacioni i Psikologëve të Kosovës dhe Terre des hommes - Kosovo Child Protection Hub mbajnë konferencën për perspektivën Psikologjike dhe Sociale mbi Shëndetin Mendor gjatë Pandemisë COVID-19. (Hotel Sirius, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për Financimin e Projektit “ Reagimi I Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për NVM-të”, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban tryezën e diskutimit me temë “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme: Pesë çështje që duhet marrë parasysh gjatë hartimit te projektligjit”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve Fol Hapur me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. (Hotel Opera, ora 11:15)

- Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Shoqaten e Familjeve tÑ‘ Heronjve dhe Dëshmorëve tÑ‘ Kombit ku do të diskutohet zgjidhja e statusit tÑ‘ veprimtarëve invalidë tÑ‘ plagosur para luftës çlirimtare nÑ‘ KosovÑ‘. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 12:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Drejtorin Rajonal të Save the Children për rajonin e Lindjes së Mesme dhe Evropës Lindore dhe me Zyrën për Qeverisje të Mirë .

- Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj dhe Shefi Shtabit, Kujtim Gashi mbajnë  konferencë për media. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 19:00)  

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Fillo numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist organizon aksion simbolik dhe prononcim për media ne lidhje me rastin e dënimit të ulët për përdhunim nga Gjykata Themelore në Pejë. (para Këshillit Gjyqësor të Kosovës ne Prishtinë, ora 14:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)
 
 

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndërtesa e KQZ-së, ora 13:30) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, mban konferencë për pengesën e boksierëve tanë nga e Serbisë, në të cilën po mbahet Kampionati Botëror i Boksit.  (kabineti i Ministrit, ora 14:00) 

- FFK mbanë konferencë për media, në prag të ndeshjes ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës, FC Llapi dhe fituesit të Kupës së Diasporës, FC Kosova Düsseldorf, që zhvillohet nesër në Ferizaj. (selia e FFK-së, ora 15:30)  

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në bashkëpunim  me prodhuesit vendor, organizojnë festën e moçme shqiptare, Darka e Lamës. (Hoteli "Emerald", ora 18:00)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 24 Tetor 2021

- Fillon procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosoëvs, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ora 11:00)  

- Aleanca Kosova e Re mban konferencë për medie, në lidhje me manipulimet në kutitë e votimeve në ditën e zgjedhjeve komunale. (Zyrat e AKR-së, te Qafa, ora 11:30)  

- Shoqata e Gastronomëve proteston para Qeverisë së Kosovës, në lidhje me masat e reja anti-Covid. (Para ndërtesës kryesore të Qeverisë, ora 21:30)

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2021

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me shoqaten e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit për zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidëve të plagosur para luftës çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 10:30)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjës organizon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rijnë. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miraton listën e ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, organizohet premiera e filmit "Zgjoi". (Cineplexx -Albi Mall, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i trtë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 18:30)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)