02 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Mars 2021

- Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez dhe Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë organizojnë konferencë ndërkombëtare me temën “Demostratat e vitit 1981 në Kosovë – sinjalizimi i botës për shkeljen e të drejtave njerëzore në Jugosllavi”. (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 9:00)

- Me rastin e 22 vjetorit të Betejës së Jeshkovës, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:30)

- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon tryezën diskutuese “Dhuna me baza gjinore në Kosovë: zingjiri institucional dhe aspektet ngecëse”. (Platforma Zoom - (https://us02web.zoom.us/j/89718145522?pwd=c2hBZzhXN3NtMHdSczB3dWJvNHdIUT09, ora 10:00)

- Këshilli Drejtues i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve mbanë konferencë lidhur me mos zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për subvencionim që është nënshkruar paraprakisht ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Flamur Hamiti për vepren penale 'Vrasja në tentativë'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit. (Gjykata e Apelit, ora 10:15)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Jeshkovë (Jeshkovë, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatë së Sektorit Privat Jusuf Azemi mban konferencë për media lidhur me grevën e punëtorëve teknik të Spitalit Regjional te Gjilanit shkaku i mosmarrëveshjev në mes te drejtorisë se Spitalit të Gjilanit dhe kompanisë private, të cilët nuk po jua paguajnë pagën punëtorëve. (Spitali i Gjilanit, ora 11:00)

 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, do t’i vizitojnë ekipet mobile të QKMF-së ku do të realizohen testet e shpejta për COVID-19. (Sheshi “Shatërvan”, ora 12:30)  

- Rrjeti CSR Kosova organizon ligjeratën e radhës për të rinj, e cila do të udhëhiqet nga Liza Gashi, një lidere ekzekutive, inovatore & sipërmarrëse kreative. (Online, ora 16:00) 

Ngjarjet e datës 10 Mars 2021

- Instituti “Paragon” organizion tryezën “Ndikimi i pandemisë Covid-19 në tregun e punës, sfidat si dhe pritshmëritë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
 
- Oda e Mjekëve të Kosovës shpërndan mirënjohje për mjekët në pension në shenjë falënderimi për kontributin e tyre jetësor gjatë karrierës së tyre dhe për institucionet shëndetësore  të rajonit të Prizrenit që kanë kontribuar në luftën kundër COVID-19. (Amfiteatri i arkivës pranë Spitalit të përgjithshëm në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 14:00)

- Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të LDK-së në nivel qendror. (Selia e degës së LDK-së në Gjilan, ora 13:00 

Ngjarjet e datës 9 Mars 2021

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon një tryezë diskutimi në lidhje me publikimin e dy raporteve me rekomandime në të cilën do të merr pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Oda e Mjekëve ndan mirënjohje përkujtimore për mjekët që janë ndarë nga jeta gjatë vitit 2020 dhe  institucionet shëndetësore mbështetëse të rajonit të Prishtinës, për kontributin e dhënë në luftën kundër pandemisë. (Qendra e Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Programi për Drejtësi Komerciale në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo, organizojnë diskutim rreth ngritjes të vetëdijes për bizneset fillestare të sapo themeluara dhe sipërmarrësit e rinj me fokus në drejtësinë komerciale, pjesa e sistemit të drejtësisë që siguron çasjen e bizneseve në drejtësi. (Innovation Centre Kosovo -https://www.facebook.com/ickosovo, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit në të cilën do të merr pjesë Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. (Salla e sporteve në kazermën ''Adem Jashari'', ora 10:45)   

- Partia Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme për anulimin edhe të pesë vendvotimeve tjera. (Gjykata Supreme e Kosovës, ora 11:00) 

Ngjarjet e datës 8 Mars 2021

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit I.L. për vepren penale 'Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në aktivitetin “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, me ç’rast do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike  2021 – Masa 4, Faza e dytë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës që kanë kontribuar në luftën kundër pandemisë COVID-19. (Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë - Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:30)

- Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)  

- Universiteti ''Kadri Zeka'' do të shënojë 8 vjetorin e themelimit! (Ambientet e Universitetit në Gjilan, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas mbahet marshi “Marshojmë s’festojmë kundër patriarkatit që vret”,  (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)  

- Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues në të cilin do të kërkojnë hapje totale për bizneset. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

 

- Grupi I çiklizmit “Marakli t’Biciklave” për nder të ditës së gruas - 8 MARSI organizon eventin e radhës Marsho dhe çiklo që do të mbahet nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit të Kosovës - Prishtinë. (Sheshi ''Zahir Pajaziti'' në Prishtinë, ora 14:00)

- OJQ “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 16:00)

- Qendra e Artit dhe Komunitetit organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi - çdo ditë është 8 mars”. (Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 7 Mars 2021

- Turnir në shigjetari, Skenderaj  -  ora 9:00

- Turnir në shah, Hotel Grand, Prishtinë 13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj - ora 11:00

- Manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz - ora 17:45

- Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në Stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale - ora 18:00 

Ngjarjet e datës 6 Mars 2021

- Komuna e Klinës së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së bëjn homazhe te varrezat e dëshmorëve të kombit te Kodra e Kuqe në Grabanicë. (Grabanicë, ora 9:00)  

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu, do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, ora 9:15)

 - Komuna e Klinës së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së bëjn homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 9:50)

- Këshilli Organizativ për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hap ekspozitë me fotografi. (Prekaz, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën homazhe të varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00)

- Kolektivi i Marshojmë s'festojmë do të mbajë konferencë për media ku do të prononcohen rreth organizimit dhe manifestimit të 8 marsit 2021. (Amfiteatri në sheshin Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Mbahet turnir në volejboll në Skenderaj. (Skenderaj, ora 11:00)

-  Për nder të Epopesë së UÇK-së, një delegacion i Nismës Socialdemokrate do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenti bën homazhe pranë lapitarit të Komandant Kumanovës - Ismet Jashari. (Në qënder të qytetit të prizrenit, ora 11:30)

- Këshilli Organizativ për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon homazhe në të gjitha komplekset memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së, ora 12:00

- Komuna e Prizrenti bën homazhe pranë lapidarit të Komandant Drinit - Ekrem Rexhes. (Përball Shtëpisë së Bardhë, ora 12:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu do të marrë pjesë dhe do të mbajë një fjalë në Ekspozitën me 59 fotografi, e cila do të mbahet në Prishtinë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 15:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore në 23 vjetorin e rënies së Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe familjes Jashari. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar “Epopesë së UÇK-së”. *Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)

- Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis organizon Performancen “A je çikë, a djalë?!”,  për të shënuar 8 Marsin-Ditën Ndërkombëtare të Gruas. (Teatri Oda në Prishtinë, ora 19:00)

 

 

Ngjarjet e datës 5 Mars 2021

 - Kuvendi komunal i Prishtinës mban seancë solemne për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Objekti i komunës së vjetër, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së Familjes Jashari, në 23 vjetorin e "Epopesë së UÇK-së". (Kompleksi Memorial në Prekaz, ora 9:45)

- Komuna e Prizrenit do te mbajë seancë solemne me rastin e 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Salla e Kuvendit e Komunës në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kuvendi komunal i Pejës  mban seancë solemne për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Pejës, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Projektit “Heras Plus”. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila mbahet për nderë të shënimit të Manifetimit “Epopeja e UÇK-së”. (Salla e mbledhjeve të KK-Gjilan, ora 10:00)

- Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në PZAP lidhur me procesin zgjedhore dhe orkestrimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur  kunderligjshëm ' Romani Iniciativa". (PZAP, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media në të cilën do të behët prezentimi i planit te renovimit te soliterave në lagjen "Ulpiana". (Ndërtesa e vjeter e Komunës, ora 11:00)

- Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara lanson kampanjën “bashkë kundër covid-19”. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ora 11:00)

- Hapet ekspozita “Kujtesa e Kosovës - Adem Jashari - rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Në Gjykatën Speciale mbahet seanca e radhës ndaj Salih Mustafës. (Selia e gjykatës në Hagë, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23 - vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë Dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri. (Kazerma ''Adem Jashari'' të FSK-së në Prishtinë, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti do të marrin pjesë dhe do të mbajë një fjalë rasti në ceremoninë e FSK-së cila organizohet për nder të “Epopesë së UÇK-së”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet turniri në futsall. (Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 18:00)


 

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021. (selia e KQZ-se, ora 11:00) 

- Me rastin e ndarjes nga jeta të Enver Krasniqi, Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sistemi prokurorial organizon mbledhje komemorative. (Amfiteatri i ndërtesës të ish-Rilindjes, ora 11:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021

- Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

 

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 1 Mars 2021

- Komuna e Kamenicës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të bëjnë përurimin e urës së vendosur nga FSK. (Fshati Hajnoc në Kamenicë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Naser Pajaziti për vepren penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtim organizon diskutim me temën “Zero Diskriminim ndaj Grave dhe Vajzave”. (Zyret e SIT në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)  

Ngjarjet e datës 25 Shkurt 2021

- Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon ceremoninë e certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Rrjeti i Pajtimit KOMRA (RrPK) prezanton rezultatet e hulumtimit të vendeve të paraburgosjes në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të personave të zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë. Pjesëmarrës Natasha Kandiq, Bekim Blakaj etj. (Zoom, ora 11:00)

- Mbahet dëgjimi publik në lidhje me raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e hidrocentralit “EcoDri” në lumin Drini i Bardhë. (Restorant “Ura” në Dobrushtë, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon "Raportin e Monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë 2" ku do të publikohen të dhëna nga procesi i akreditimit gjatë vitit 2020, si dhe informata të tjera të rëndësishme rreth sfidave me të cilat është përballur Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë. (Zyrët e ORCA's, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 196-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 13:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.  (Objekti i KQZ-se, ora 13:00) 

Ngjarjet e datës 24 Shkurt 2021

- Mbahet ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave të auditorëve të energjisë. (Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ora 10:00)

- Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus bën prezentimin e Manualit për Ekspert të mbështetur nga HERAS Plus. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet seanca për shqyrtimin e ankeses per rritjen e denimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit. (Gjykata e Apelit, ora 10:15)

- Pasi që në SHBA u shënua një moment historik i zymtë dhe i matur, ku u përkujtuan më shumë se 500.000 vdekje nga COVID-19 në këtë shtet, shoqata "Miqtë e Amerikës", me qëllim të solidarizimit me popullin e institucionet amerikane  do ta ulë në gjysëm shtizë flamurin amerikan dhe do të ndez qirinjë në nderim të të vdekurve. (Tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Gjykata Speciale në Hagë,ora  11:00)

 

- Ministri në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa mban konferencë për shtyp. (Ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 23 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të KPF-së në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryetari i Partisë Progresive Demokratike Nenad Rašić do të mbaj një konferencë për gazetarë. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 15:00) 

- Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës organizon Ceremoninë e Laureatëve 2020. (Kino Armata, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 22 Shkurt 2021

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.  (Objekti i KQZ-së, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti  merr pjesë në ceremoninë solemne e cila organizohet me rastin e ndarjes së çmimeve “Laureatët 2020”. (Swiss Diamond Hotel, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 19 Shkurt 2021

- Nis rinumërimi i 12 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. (Objekti Qendrës se Numërimit, ora 8:30)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 247- të. (Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ora 10:00)

- Drejtësia Sot mban konferencën për media me temë “Arsyet prapa mungesës së efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e veprave penale korruptive”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Gjykata Themelore në Gjakovë do të japin verdiktin për ish-kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj dhe të tjerët, për vepra penale që lidhen me korrupsionin. (Objekti i Gjykatës Themelore në Gjakovë, ora 13:30)

 

Ngjarjet e datës 18 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 14:30) 

 

Ngjarjet e datës 17 Shkurt 2021

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Avdullah Hoti marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së. (Oborri i ZKM-së,​ ora 8:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të bëj homazhe me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Homazhet nisin nga varri i Presidentit Rugova, ora 8:30)

- Komuna e Prizrenit do të organizojë homazhe në varrezat e dëshmoreve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00 - transporti i organizuar, nisja nga nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Organizohen homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz. (Prekaz, ora 10:00)

- Federata e Gjimnastikës organzion garen e Pavarësisë. (Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e Mundjes organizon turnirin e Pavarësisë. (Hani i Elezit, ora 10:00)

- Federata e Ping-Pongut organizon turnirin e Pavarësisë. (Prishtinë, ora 10:00)           

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj për nder të përvjetorit të 13-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz. (Prekaz, ora 10:00)

- Kuvendi i Komunës së Podujevës mban mbledhje solemne për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi Komunal i Podujevës, ora 10:00)

-  Komuna e Deçanit organizon Homazhet në Kompleksin Memorial  Dëshmoret e Kombit  ne Gllogjan. (Kompleksi Memorial Dëshmoret e Kombit Gllogjan, ora 10:00)

- Me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe anëtarët e Kryesisë, bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit organizon mbledhje solemne dhe dhënia e dekoratës ''Ndëri i Qytetit për Bujar Gjurgjelen". (Shtëpia e Kulturës ''Xhemajli Berisha'', ora 11:00)

- Federata e Atletikes organizon vrapimin e Pavarësisë. (Viti, ora 11:00)

- Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Shoqata Miqtë e Amerikës do ta ndërroj flamurin amerikan. (Tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton, ora 11:00)

- Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë. (Objekti i Komunës se Skenderajt, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Avdullah Hoti do të marrin pjesë në Manifestimin qendror në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën patronazhin e kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, organizohet akademi solemne me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Jeta dhe vepra e Sali Çekut”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)

- Ndahen çmimet vjetore për letërsi. (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)

- Shfaqja e filmit ‘Zana’ nga Antoneta Kastrati. (Kino ABC, ora 17:00)

- Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbahet pritja shtetërore për 13 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Hoteli “Golden Imperial” në Veternik, ora 18:00)

- Premierë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, shfaq “Pamje revolucioni” me regji te Kaltërim Balaj. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 16 Shkurt 2021

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon ligjëratë me temë “Rrugëtimi i shtet ndërtimit të Kosovës”. (Universiteti i Gjilanit dhe live përmes rrjetit Facebook të Universitetit, ora 11:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj ish- krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale. (Hagë, ora 11:00)

- Hapet ekspozita e fotografisë së reporterit Asllan Krasniqi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Për nder të 17 Shkurtit,  Ditës së Pavarësisë së Kosovës zhvillohet ndeshja e veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë. (Stadiumi i KF 2 Korriku, ora 12:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” mban konferencën për media, në të cilën do të shpaloset të gjeturat kryesore dhe vlerësimi i DnV-së lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 14 shkurtit 2021. (Zyret e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 13:00)    

- Oda e Mjekëve të Kosovës shpërndanë Dekoratën Nderi i Mjekut “Ali Sokoli” si dhe Dekoratën për Arritje Shkencore “Musa Haxhiu”. (Objekti i Telemjekësisë në QKUK, ora 14:00)

- Me rastin e trembëdhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës shfaqet filmi ‘Babai’ nga Visar Morina. (Kinema ABC, ora 17:00)

- Koncert festiv i Filarmonisë së Kosovës. (Salla e kuqe e Pallatit te rinisë dhe sporteve, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 15 Shkurt 2021

- Për nderë të 17-Shkurtit, Pavarësisë së Kosovës do të zhvillohet ndeshja e veteranëve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 12:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit do të shfaqë tre filma kosovar me rastin e trembëdhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës ku do te shfaqet 'Nëntor i Ftohtë’ nga Ismet Sijarina. (Kinema ABC, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 14 Shkurt 2021

- Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka voton në qendrën e votimit 1907E, në Fakultetin Teknik ku do të jap deklaratë për media për fillimin e votimit në Republikën e Kosovës. (Fakultetin Teknik, ora 7:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e qendrave të votimit. (Qendra Mediale e KQZ-së në ndërtesën e KQZ-së, ora 8:00)

- Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha voton në shkollën fillore “Bajram Curri” në fshatin Sllatinë e Madhe. (Fshati Sllatinë e Madhe, ora 8:00)

- Kryetari dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj do të votojë në në Fakultetin e Filologjisë. (Fakulteti Filologjik, ora 9:00)

- Kryetari dhe Kandidati për Kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, do të votojë në qendrën e votimit 1913E - Fakulteti Ekonomik - Juridik. (Fakulteti Ekonomik -Juridik, ora 9:30)

- Kandidati i LDK-së, për Kryeministër Avdullah Hoti me bashkëshorten Servete Hoti votojn në Fakultetin Filologjik. (Fakulteti Filologjik, ora 9:30)

- Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj voton në Shkollën e mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”. (Shkola Ali Sokoli, ora 9:30)

- Shtabi qendror i LDK-së për Zgjedhjet Parlamentare 2021, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së salla e medieve, ora 9:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, do të votojë në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik. (Fakulteti Teknik, ora 10:00)

- Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, do t’i vizitojë disa qendra të votimit në Kosovë gjatë ditës së zgjedhjeve. (Qendra e votimit në shkollën fillore “Dardania”, Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa voton në shkollën “Emin Duraku”. (Shkolla Emin Duraku, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri voton në shkollen fillore “Nazmi Zhegrova” në Stanoc të Poshtëm. (Fshati Stanoc të Poshtëm, ora 10:30)

- Kryetari i Degës së LDK-së, njëherësh i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, voton te shkolla “Abaz Ajeti” në Gjilan. (Shkolla 'Abaz Ajeti', ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri voton në Shkollën Fillore ''Lidhja e Prizrenit. (SHF “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti voton në Shkollën Fillore te Poturovcit. (Lipjan, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti voton në shkollën fillore “Ahmet Hajdari” në Begunc. (Fshati Begunc, ora 11:15)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e dytë për media lidhur me ecurinë e procesit të votimit dhe pjesëmarrjen në votime. (Qendra Mediale e KQZ-së në ndërtesën e KQZ-së, ora 11:30)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” mban konferencën e dytë për media të DnV-së për Ditën e Zgjedhjeve, në të cilën do të prezantohen të gjeturat lidhur me daljen në zgjedhje deri në ora 10:00 si dhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor gjatë kësaj periudhe kohore. (Hotel Sirius, ora 11:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 12:30)

- Shtabi qendror i LDK-së për Zgjedhjet Parlamentare 2021, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e tretë për media lidhur me ecurinë e procesit të votimit dhe pjesëmarrjen në votime. (Qendra Mediale e KQZ-së në ndërtesën e KQZ-së, ora 15:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e katertë për media lidhur me ecurinë e procesit të votimit dhe pjesëmarrjen në votime. (Qendra Mediale e KQZ-së në ndërtesën e KQZ-së, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 13 Shkurt 2021

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor. (Depoja qendrore e KQZ-së, përballë QNR-së, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Ligjshmëria e avancimeve dhe përfitimeve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Fakulteti i Komunikimit Masiv i Kolegjit AAB do të shënojë 13 Shkurtin, Ditën Ndërkombëtare të Radios, me aktivitetet e organizuara për këtë shënim. (Qendra Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e radhës për media, në të cilën do të prezantohen të gjeturat kryesore lidhur me 10 ditët e fushatës zgjedhore si dhe për planin e vëzhgimit të DnV-së për Ditën e Zgjedhjeve. (Zyret e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 12 Shkurt 2021

- Instituti për Demokraci dhe zhvillim mban konferencën e përbashkët për media nga të gjitha Institucionet nënshkruese të Memorandumit  të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor në  lidhje me përgatitjen e institucioneve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. (Hotel Sirius,  ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit organizon seminarin me temë ''Auditimi dhe sfidat në realitetin e ri në Kosovë'. (Salla e profesorëve, Fakulteti Ekonomik, ora 10:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mbajnë konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë me kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit kundër Vendimit për Leje Mjedisore Komunale të Komunës së Prishtinës për projektin “Parku i Aventurave” në Gërmi. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Elkos Group organizojnë hapjen e Javës së Prodhimeve Vendore. (ETC në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. (Rektorati i Universitetit në Gjakovë, ora 11:30)

- Në ditën e fundit  të fushatës kandidatët e Vetëvendosjes zhvillojnë në lagjet e sheshet e Prishtinës. (Takimi me gazetarët në sheshin “Nëna Terezë”, ora 12:30)

- Kandidati për Kryeministër Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, Glauk Konjufca, Adnan Rrustemi, Gresa Bytyçi-Kelmendi zhvillojn aktivitet zgjedhor në Lipjan. (Sheshi i qytetetit në Lipjan, ora 14:00)

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj do të mbajë tubime me qytetarë në Vushtrri. (Shtëpia e Kulturës në Vushtrri, ora 16:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmbyllë fushatën zgjedhore. (Pallati i Rinisë në Prishtinë, ora 16:00)

- Kandidati për Kryeministër Albin Kurti, Avni Zogiani, Albana Gashi, Ilir Aliu-Kapiti, Ardian Gola, shoqëruar nga kandidati për Deputet nga IRDK Elbert Krasniqi zhvillojn aktivitet zgjedhor në  lagjet 028 dhe 029 në Fushë Kosovë. (Lagjet 028 dhe 029 në Fushë Kosovë, ora  16:30)

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj do të mbajë tubime me qytetarë në Podujevë. (Restaurant Artela në Podujevë, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 11 Shkurt 2021

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 11:00) 

- Kandidati i Vetëvendosjes për Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, dhe kandidatët për deputetë Lumnije Mikullovci, Armend Muja, Arjeta Fejza, Edmond Pruthi, Faton Peci, Xhelal Sveçla dhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri mbajnë fushatën zgjedhore në Mitrovicë. (Sheshi i qytetit të Mitrovicës, ora 11:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nënshkruan marrëveshje për mirëkuptim dhe bashkëfinancim e projektit ‘’Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në Kosovë” me komunat e Kosovës. (Ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ora 12:30)

- Kandidati i Vetëvendosjes për Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, kandidatët për deputetë Lumnije Mikullovci, Mentor Arifaj, Valdet Januzaj, Agime Gashaj mbajnë fushatë elektorale në Istog. (Qendra e qytetit të Istogut, ora 14:30)

- Ambasadori Gjerman, Jörn Rohde dhe rektori i Universitetit të Prishtinës Naser Sahiti marrin pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve për saldim të teknologjisë së Realitetit të Shtuar për nevojat e studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në kuadër të Universitetit të Prishtinës, nga GIZ Kosova. (Qendra e Inovacionit në ndërtesën e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, rruga Muharrem Fejza, ora 15:00)

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, mban tubim me qytetarë në Pejë. (Restaurant Koha 3 në Pejë, ora 16:00)

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, mban tubim me qytetarë në Istog. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 17:00)

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, mban tubim me qytetarë në Mitrovicë. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 19:30)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti mbanë fushatën zgjedhore në Prishtinë. (Hotel Sirius, ora 17:00) 

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti mbanë fushatën zgjedhore në Prishtinë. (Rest. “Beverniku”,  ora 18:30) 

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti mbanë fushatën zgjedhore në Shtërpcë. (Rest. “Kantina”, ora 20:15) 

Ngjarjet e datës 10 Shkurt 2021

- Lëvizja Vetëvenosje! organizon homazhe në përkujtimit e 10 shkurtit 2007, demostratës ku u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini dhe u plagosën mbi 80 protestues të tjerë. (Besianë, ora 8:00 dhe Prishtinë, ora 9:00)

- Lëvizja Vetëvenosje! organizon homazhe në te pllaka përkujtimore në përkujtimit e 10 shkurtit 2007, demostratës ku u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini. (Sheshi Nëna Terezë në Prishtinë, ora 10:00)

- Kandidati për Kryeminisër Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, Kandidatët Artan Abrashi, Drita Millaku, Hajrulla Çeko, Yllza Hoti, Arbër Rexhaj, Haxhi Avdyli, Adriana Matoshi shoqëruar nga Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka vazhdojn fushaten zgjedhore në Prizren. (Sheshi "Shadërvan" në Prizren, ora 11:30)

- Promovohet libri i autorës Salihe Salihu, me titull "Sovraniteti dhe Legjitimiteti i Shtetit të Kosovës". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral në Viti. (Sheshi i qytetit të Vitisë, ora 12:30)

- Kandidati për Kryeministër Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, kandidatët për deputet Xhafer Berisha, Shqipe Mehmeti-Selimi vazhdojnë fushaten zgjedhore në Klinë. (Takimi me gazetarët në sheshin e qytetit Ndue Përlleshi, ora 13:00)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral në Gjilan. (Restoran “Astoria” në Gjilan, ora 14:00)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral në Kamenicë. (Restoran “Konaku” në Borivojcë të Kamenicës, ora 15:15

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral në Novobërdë. (Shkolla e Mesme Llabjan në Novobërdë, ora 16:30)

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj do të mbajë tubim me qytetarë e Drenasit. (Hotel Nobel në Drenas, ora 17:45)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral në Prishtinë. (Restoran “Briliant” në Prishtinë, ora 18:00)

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj do të mbajë tubim me qytetarë e Skënderajt. (Restaurant Freskia në Skënderaj, ora 19:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës prezanton programin qeverisës dhe kandidatët për deputetë nga rajoni i Gjilanit. (Përmes video live në faqen zyrtare të LDK-së, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 9 Shkurt 2021

- Organizata Jo Qeveritare “Ngritja e Zërit”, dorëzon për herë të nëntë dosje në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës. (Gjykata Kushtetuese,ora 9:00)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral në Malishevë. (Restoran “Goni” në Malishevë, ora 12:30)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e radhës për media, në të cilën do të shpalosën të gjeturat e monitorimit të gjashtë ditëve të fushatës zgjedhore, mediave dhe aspektin e financimit të partive politike. (Zyret e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 13:00)   

- Kandidati i Vetëvendosjes për Kryeministër Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani shoqëruar nga kandidatët për deputetë Salih Zyba, Albana Gashi, Hysen Durmishi, Drita Millaku, Yllza Hoti vazhdojn fushaten elektorale në Suharekë. (Sheshi i qytetit "Fadil Vata", ora 13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 14:00) 

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral në Rahovec. (Shtëpia e Kulturës në Rahovec, ora 14:00)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral në Rogovë. (Shkolla fillore “Asllan Berisha” në Rogovë, ora 15:45)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral në Gjakovë. (Pallati i Kulturës në Gjakovë, ora 17:00)

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj do të mbajë tubime me qytetarë në Prizren. (Hotel Rexos në Prizren, ora 18:00)

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj do të mbajë tubime me qytetarë në Malishevë. (Restaurant Palace në Malishevë, ora 19:30)
 
- Lidhja Demokratike e Kosovës prezanton programin qeverisës dhe kandidatët për deputetë nga rajoni i Gjakovës. (Përmes video live në faqen zyrtare të LDK-së, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 8 Shkurt 2021

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti zhvillon një mëngjes pune me bizneset, të cilë​t do t’i njoftojë rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve. (Hotel Sirius, ora 8:30)

- Mbahet takimi i 195-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 10:00)

- Shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë. (Klinika e Neurologjisë, ora 11:00)

- Kandidati i Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, Glauk Konjufca, Arta Bajralija, Bajram Mavriqi, Hydajet Hyseni, Labinotë Demi Murtezi, Ilir Aliu Kapiti, Tinka Kurti mbajn tubim elektoral në Kamenicë. (Takimi me gazetarë në sheshin e qytetit të Kamenicës, ora 12:00)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti, mban tubim elektoral në Podujevë. (Restorant “Diamond” në Podujevë, ora 12:30)

- Shoqatës kundër Epilepsisë e Kosovës organizon shpërndarjen e materialeve edukativo-shëndetësore Kundër Epilepsisë. (Sheshi "NÑ‘nÑ‘ Tereza”, ora 13:00)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti mban tubim elektoral në Obiliq. (Shtëpia e Kulturës në Obiliq, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

- Kandidati i Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe kandidatët Mirlinda Tishukaj, Labinote Murtezi Demi, Hydajet Hyseni, Nijazi Isaku, Rreze Duli mbajn tubim elektoral në Viti . (Takimi me gazetarë në sheshin e qytetit të Vitisë, ora 15:00)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti mban tubim elektoral në Fushë Kosovë (Restoran “Anabenz”, në Fushë Kosovë, ora 15:45)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti mban tubim elektoral në Lipjan. (Restoran “Agi3” në Lipjan, ora 16:30)

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj do të vizitojë fabrikën për prodhimin e barnave "Trepharm" si dhe do të mbajë tubim në "Ana Benz". (Restaurant "Ana Benz" Korroticë, ora 17:30)

- Lidhja Demokratike e Kosoves prezanton programin qeverisës dhe kandidatët për deputetë nga Podujeva, Fushë Kosova, Lipjani dhe Obiliqi. (Përmes video live në faqen zyrtare të LDK-së, ora 20:00)



 

Ngjarjet e datës 7 Shkurt 2021

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral në Vushtrri. (Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina”, në Vushtrri, ora 12:00)

- Kandidati për Kryeministër nga Vetëvenosje Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe me kandidatët për deputet Donika Gërvalla, Orges Tafilaj, Mirlinda Tishukaj Sadiku, Jeton Lajqi dhe Arion Thaçi mbajnë tubim elektoral në Deçan. (Takimi me gazetarët në hyrje të qytetit të Deçanit, ora 12:30)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral në Pestovë të Vushtrrisë. (Fabrikën “Vipa Chips”, në Pestovë, ora 12:45)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral në Mitrovicë. (Restoran “Vapiano” në Mitrovicë, ora 14:00)

- Kandidati për Kryeministër nga Vetëvenosje Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe me kandidatët për deputet deputetë Arbërie Nagavci, Ardian Gola, Donika Gërvalla, Mimoza Kusari Lila, Hysamedin Feraj, Nita Bakalli, Jahja Kokaj, Mimoza Shala, Arion Thaçi, Rozeta Hajdari e Rrustem Leti mbajnë tubim elektoral në Gjakovë. (Parku i Lirisë në qytetin e Gjakovës, ora 16:00)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral në Drenas. (Restoran “Leoniti'' në Arllat, ora 16:00)

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj do të mbajë takim me qytetarë në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës në Kaçanik, ora 16:45)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti, merr pjesë në tubimin elektoral në Baran të Pejës . (Palestrën Sportive në Baran, Komuna e Pejës, ora 18:00)

- Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj do të mbajë takim me qytetarë në Ferizaj. (Restaurant "Ujvara" në Ferizaj, ora 18:00)

- Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti prezanton programin qeverisës dhe kandidatët për deputetë për rajonin e Mitrovicës. (Përmes video live në faqen zyrtare të LDK-së, ora 18:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)