02 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Dhjetor 2020

- Sindikata e Infermierëve të Kosovës do të zhvilloj një takim me Minsitrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj lidhur me kërkesat për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermier, pagesë të orëve shtesë dhe punës gjatë vikendeve si dhe për pagesë të rrezikshmerisë në punë. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 8:30)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë cakton datat e intervistave për dëshmitarë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale e Arsimit, Xhemile Thaçi - Vezgishi, do të marrin pjesë në përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e aneksit të objektit shkollor “Naim Frashëri” në fshatin Vlashnje. (Vlashnje, ora 10:00 - Nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:30)

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të mbajë seancë dëgjimore publike në të cilën do të shqyrtohet kërkesa KO95/20, që për objekt të shqyrtimit ka: “Vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr.  07/V-15, të miratuar më 3 qershor 2020, përkitazi me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës”. (http://gjk-ks.org/live-streaming/, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutim online ku do të publikohet raporti “Dështimet e Kuvendit në Funksionalizimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi”. (Diskutimi mbahet online përmes platformës ZOOM, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionit për Ndihmë Shtetërore si dhe Raportit të Ndihmës Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Me rastin e 76 vjetorit të lindjes së ish-Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i tij. (Velani, ora 10:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Integriteti akademik, publikimi shkencor dhe justifikimi i titujve akademikë në Universitetin e Gjakovës". (Zyra e ORCA-s afër Librarisë Buzuku, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Kompleksit Memorial ‘’Dr. Ibrahim Rugova’’. (Istog, ora 12:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë për media me rastin e Premierës së shfaqjes “Sisters”. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media në të cilen do të flasë shefi i Grupit Parlamentar, njëkohësisht, anëtari i Kryesisë, Bedri Hamza. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 13:30)  

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston drejtoreshën e Barnatores Qëndrore në SHSKUK-së, Gezime Pllana. (Ndertesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëfinancimit në lidhje me “Thirrjen publike për subvencionim të NMVM-ve me pronësi të grave ndërmarrëse”, ku prezent do të jetë edhe ministri Vesel Krasniqi. (objekti i MTI-së, ora 14:00)

- Me rastin e fushatës "16 ditë aktivizëm për dhunën ndaj gruas", në bashkëpunim me UNDP-në do të bëhet ndriçimi i Shtëpisë së Bardhë ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka dhe përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko. (Shtëpia e Bardhë në Pirzren, ora 16:00)
 
 

Ngjarjet e datës 1 Dhjetor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë në të cilën do të behët plotësimi i listës së dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Drejtorit të AKI-së raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Campus France, Ambasada Frnceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë Panairin e tretë Universitar Francez në Kosovë. (online -https://tourneebalkanskosovo.com, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i 5-të virtual i Green Business Expo. (Businessexpo.greenkosovo.com, ora 10:30)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Ministrinë e Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike diskuton lidhur me rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian” me të ftuar ministrat dhe përfaqësuesit e agjencive të pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Gani Berisha lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga deputetja Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për media në të cilën do të flasin për shtatoren e re të Skënderbeut, punën e dobët artistike dhe lokacionin jo adekuat. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)  

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, do të mbajë konferencë për medie. (Te stacioni i autobusëve urbanë “Katedralja”, ora 13:00)

- Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë raportojn para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis rreth importimit të vajit të palmës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin online "Kuvendi përballë dialogut Kosovë-Serbi”, me deputetët e Kuvendit të Kosovës. (Paltforma Zoom dhe Live në faqen e KDI-së në Facebook, ora 13:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban diskutimin “Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë ekonominë dhe politikat sociale në vitin 2021?”. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 30 Nëntor 2020

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë zhvillon takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë tryezë diskutimi virtuale ku do të diskutojnë mbi temë “Rritja e çmimit të sigurimit të veturave”. (Zoom - https://zoom.us/j/93762049067, ora 10:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

 
 

Ngjarjet e datës 29 Nëntor 2020

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vendvotimeve. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 8:00)

- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Podujevës Naim Fetahu, do të votojë në shkollen fillore “Esat Mekuli”. (Fshati Dobratin në Podujevë, ora 10:00)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e dytë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 11:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 11:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, mban sot konferencë për media. (Sheshi i qytetit, para shtatoreve të katër heronjëve, ora 12:00)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e katertë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 19:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 19:30)
 

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2020

- Kryeministri Avdullah Hoti bënë homazhe tek monumenti i heroit kombëtarë Gjegj Kastrioti- Skënderbeu. (Sheshi ‘’Skënderbeu’’, ora 9:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bënë homazhe tek shtatorja e Presidentit  historik Ibrahim Rugova. (Sheshi ‘’Ibrahim Rugova’’, ora 9:10)

- Udhëheqes të Komunës së Gjilanit bejnë homazhe tek lapidari i Abdullah Tahirit. (Gjilan, ora 9:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti bënë homazhe tek kompleksi memorial i familjes Jashari në Prekaz. (Prekaz, ora 10:00)

- Udhëheqes të Komunës së Gjilanit bejnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. (Gjilan, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në inagurimin e bustit të “Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”, të organizuar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë në Katedralen e “Zojës Ndihmëtare”. (Prizren, ora 10:00)

- Udhëheqes të Komunës së Gjilanit bejnë homazhe lapidaret e heronjve ne qender. (Gjian, ora 10:20)

- Komuna e Gjilanit organizon aktivitet me të rinjt në kultur dhe edukim. (Çerdhja e femijeve në Dardani, Gjilan, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të bejë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 11:00 - Nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)
 
- Komuna e Gjilanit organizon ndarjen e cmimeve Idriz Seferi, Agim Ramadani dhe Heroina e Qytetit. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon performimin e Korit për nder të festës kombëtare të 28 Nëntorit. (Para ministrisë se Kulturës, ora 11:00)

 - Komuna e Gjilanit organizon shenjezimin e pllakave te falenderimit per shtetet mike. (Tek Çarshia e Gilanit ne qendër, ora 11:30)

-  Federata e Pingpongut e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Pingpongut janë dakorduar që të nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit për periudhën 2021-2024. (Hotel Premium Beach në Durrës, Shqipëri, ora 12:00)

- Komuna e Prizrenit organizon hapjen e ekspozites se piktorit Petrit Markaj “28 Nëntor”. (Kino Lumbardhi në Prizren, ora 12:00)

- Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” takohet me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Kabinet i ministres Dumoshi, ora 12:00)

- Komuna e Prizrenit organizon inaugurimin e shtatores së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. (Rruga “Hasan Prishtina” te rrethi afër Stacionit të Autobusëve në Prizren, ora 13:00)
 
- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ekspozitën Rrëfim biografik për jetën dhe veprën e Anton Çettës. (Muzeu Kombëtar, ora 13:30)

- Komuna e Prizrenit organizon koncert solistik me Nita Krajku “Wind Ensemble”. (Kino Lumbardhi, ora 14:00)

- Komuna e Prizrenit organizon hapjen e ekspozites se Shoqatës të Artistëve Pamor “Ekspozitë Kolektive”. (Hamami “Gazi Mehmet Pasha” në Prizren, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv i nga AKV Gjilani. (Salla e Teatrit te Qytetit, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën nga Malcolm Simmons, ish kryetar i Asamblese së Gjyqtarëve të EULEX-it, përfaqësuar sipas autorizimit nga dr. Artan Qerkini, avokat. (Ndertesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencë për media me temë “Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, merr pjesë në nisjen e asfaltimit të zgjerimit të llotit të 4 të rrugës Podujevë - Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Llugë. (Rruga Podujevë - Prishtinë, fshati Llugë, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari në Prishtinë, ora 12:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës. (Ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve  Kryeministri Avdullah Hoti do e përcjellin realizimin e eksportit të produkteve kosovare në Serbi e që lidhet me marrveshëjen në Shtëpinë e Bardhë në Washington për bashkëpunim ekonomik Kosovë - Serbi e cila pason me një marrëveshje mes dy operatorëve ekonomik. (Objekti i Agrokosova Holiding në zona industriale - Shirokë, Suharekë, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti në kuadër të Javës së Biznesit Kosovar 2020, viziton Verarinë ‘’Agro Kosova Holding ’’ në Suharekë. (Veraria ‘’Agro Kosova Holding ’’, Suharekë, ora 14:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, bën sot përmbylljen e fushatës zgjedhore përmes një konference për media. (Restorant “Artela”, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00) 

 

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshimerr pjesë në koncertin e Ansamblit “Shota”, kushtuar 70 vjetorit të formimit të Ansamblit të parë profesional të këngëve dhe valleve në Kosovë. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 25 Nëntor 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit njofton me ftesën e Gjykatës Kushtetuese adresuar Kryetarit të Komisionit për Legjislacion, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Hapet edicioni i pestë të Panairit Nacional të Punës dhe të Karrierës, i cili për herë të parë do të organizohet online. (Përmes platformës virtuale: virtual.kosovafair.com, ora 9:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në shënimin e 25 Nëntorit - Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportet vjetore financiar të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, Zyrës Rregullative për Energji dhe Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim, nën përkujdesje të Ambasadorit Austriak, Christoph Weidinger dhe Ministrit Ramë Likaj, do të bëjë lansimin zyrtar të Projektit “Heras Plus”. (https://zoom.us/j/91960516678?pwd=cFRXZXVodTR1Q1ZnQVNIaWtwWTd2QT09, - Meeting ID: 919 6051 6678 dhe Passcode: 167271, ora 10:00)

- Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Si dështuan institucionet në trajtimin e rasteve të mosdeklarimit dhe deklarimit të rrejshëm të pasurisë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mbanë konferencë për shtyp, me qëllim të informimit për keqpërdorimin e punëtorëve në sektorin privat nga pronarët e kompanive dhe vet shteti. (Zyret e kësaj sindikate në objektin Ish Gërmia, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport interviston kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit organizon debat publik me temën “Gjendja e përgjithshme e komuniteteve jo shumicë në Komunën e Prizrenit dhe bashkëpunimi”. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 11:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizon diskutimin “Reforma për Racionalizimin e Agjencive: Faza e Dytë”. (https://us02web.zoom.us/j/89564823471?pwd=VmcwY2J5TVpWZWhZUGl2SVIrTFJ5QT09 - Meeting ID: 895 6482 3471 dhe Passcode: 192988, ora 11:00)

- Shënohet 76 vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe në hapësirat e Bibliotekës do të hapen dy ekspozita për nder dhe kujtim të profesor Anton Çettës, ku do të merr pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj pret në takim zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Anton Çetta : 100-Vjetori i lindjes” me libra dhe artikuj të/për Anton Çettën në koleksionet e BKK-së si dhe ekspozita e fotografisë: “Anton Çetta: 30-Vjetori i pajtimit të gjaqeve” ku do të paraqiten fotografi të publikuara për herë të parë. ((Biblioteka Kombëtare, ora 12:40)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë plotëson listën e dëshmitarëve dhe diskuton planin e punës për periudhën e mbetur. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon konferencë për media në të cilën do të publikohet analiza për rastin e Suzana Zogëjani Sekiraqa, e cila është shpallur fajtore për vrasje të rëndë të bashkëshortit të saj dhe është dënuar me 25 vjet burgim. (Zyret e organizatës QIKA, në rrugën Hajdar Dushi, C2, Hy2/6, Prishtinë, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti nënshkruan deklaratën  kundër ngacmimit seksual në organet  administratës publike të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmin e drejtorit te prokurimit në SHSKUK-së, Selami Krasniqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga përfaqesues të Aleancës Kosovare e Bizneseve  viziton fabrikën Silcapor në Kaçanik ku do të përcjell eksportin e një kontigjenti të prodhimeve vendore në katër shtete regjionale e që kjo është edhe promovim i prodhimeve Made in Kosova në Ballkanin Perendimor. (Fabrika Silcapor, Kaçanik, ora 14:30)
 
- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ceremoninë e ndriçimit të Ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë portokalli, pjesë e aktiviteteve të Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:30)

 

Ngjarjet e datës 24 Nëntor 2020

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton të gjeturat e raportit për vendin të Komisionit Evropian për vitin 2020 në fushën e sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e Komitetit për Komunitete në komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 190-të i Këshillit Prokurorial. (Nëpërmjet video konferencës, ora 10:00)  

- Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare “Ta Pastrojmë Kosovën”, do të lansojnë “T’i japim vendit ngjyra”.  (Këndi Olimpik, në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 10:30)


- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportonin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Kompaninë Regjionale të Ujitjes Drini i Bardhë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, nënshkruajnë Memorandum të Bashkëpunimit për Atashetë Kulturorë. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton Ligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjareve të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)    

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon pritje për ekspeditën e xhudos, pas suksesit të arritur në kampionatin evropian të xhudos, të mbajtur javën e kaluar në Pragë të Republikës së Çekisë, ku Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka u stolisën me medalje të bronztë. (Zyret e KOK-ut, ora 11:45)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj. (Zyra e Kryetarit, ora 12:45 )

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin e Panelit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, shqyrton rekomandimet nga BE-ja të planit për mbikëqyrjen e procesit integrues 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ors  13:00)

 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj vizitojnë  Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan. (Gjilan, ora 13:45)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Platforma ZOOM 5.0, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj mbajn Konferencë për media. (Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Gjilan, ora 14:30)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz Limani, do bëjnë lansimin e projektit “Ndriçimi i Urës së Gurit”. (Pranë Urës së Gurit në Prizren, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 23 Nëntor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)   

- Lëvizja Vetëvendosje mban dy konferencë për media në Podujevë në të cilën flasin kandidati për Kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe Kryetari i LV-së, Albin Kurti. (Sheshin ‘’Ali Ajeti’’ pranë Komunës, ora 9:00)   

- Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban dy konferencë për media në të cilën do të flet Liburn Aliu. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Instituti Riinvest organizon debatin i cili do të përqendrohet në gjetjet e raportit hulumtues “Përballja me COVID 19” qe pasqyron trendin e ecurive ekonomike e  sociale shëndetësore si dhe përgjigjet për tu përballur me te me politikat qeveritare dhe te institucioneve te tjera. (Përmes meet.google.com/pqq-rthg-nib, ora 11:00)

- Lëvizja Studentore Studim Kritikë Veprim mban aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. (Para Ministrisë, pra 11:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe me rastin e ndarjes nga jeta të këngëtarit të mirënjohur, Ismet Peja. (Objekti i MKRS, ora 11:45)

- Igballe Rogova Drejtore Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës do të qëndroj para qeverisë për një orë, çdo ditë pune derisa të shkarkohet zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. (Para qeverisë, ora 12:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës Fazli Gajraku, në prezencën e Kryeministrit Avdullah Hoti nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit për mbështetjen financiare të projektit: “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në aktivitetet në kuadër të muajit të Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Kryetari në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj hapë fushatën zgjedhore për kryetar të Komunës në Podujevë. (Sheshi i qytetit në Podujevë, ora 12:00)

- Zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, ndërmjet Llapit dhe Mitrovicës. (Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ora 13:30)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston ish drejtorin e Sherbimit Spitalor, Basri Sejdiu. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

 - Partia Demokratike e Kosovës hap fushatën zgjedhore për kryetar të Komunës në Mitrovicën e Veriut. (Kulla e Ali Kadriut, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 20 Nëntor 2020

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione diskuton Çështjen e gërmimeve tÑ‘ fundit nÑ‘ Serbi për zbardhjen e fatit tÑ‘ personave tÑ‘ pagjetur nga lufta nÑ‘ KosovÑ‘ si dhe shqyrton draft-rezolutën nga debati parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjetra në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për t’u kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës. (Ndertesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Këshilli Rinor Kosovar lanson Lojën 2D “Be in my shoes” të krijuar nga fëmijët me nevoja të veçanta pjesë të projektit “Mos supozo nevojat e mia”, mbështetur nga Save the Children. (Kino Armata, ora 10:00)

- Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës mbajnë konferencë për media lidhur me veprimet sindikale për arsye të neglizhencës të institucioneve bartëse në shqetësimet e ngritura deri tani.. (Para objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ora 10:00)  

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së dhe Entitetin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizim të Grave do të ndajnë katër çmime të gazetarisë. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE - Kosovë diskuton për programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2020 – 2024. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve zhvillon një aktivitet në Fabrikën Extra Fruit Fillings në Prizren ku do të percjellet një kontigjent me produkte vendore për Bukuresht. (Fabrika Extra Fruit Fillings në Prizren në Zonën industriale në Prizren, ora 12:30)

- Shefi i Zyrës së BE Tomas Szunyog dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti nënshkruajnë një kontratë me vlerë prej 26.5 milion euro e dizajnuar për t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19. (Facebook @EuropeanUnionInKosovo dhe YouTube EU, ora 13:30)

- Zyra e UNICEF në Kosovë do të lëshojë balonin me ajër të nxehtë, “Fly High Balon for Kids” për nder të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. (Baloni do të niset nga fusha e gjelber tek Fakulteti Teknik, ora 13:30)

- Komuna e Prishtinës organizon konferencë për media në të cilën do të shpalos dhe inicojë procesin e projektit të Sallës Koncertale dhe përgatitjet për thirrjen e konkursit ndërkombëtar për projektin kryesor. (Ndërtesa e vjeter e komunës, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 19 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston Arben Hajdaraj Polic në Policinë e Kosovës dhe ekspert psikiater forenzik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancë gjyqësore kundër Taulant Salihajt për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar”, sipas KPRK-së”. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt për vitin 2020 e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të mbahen dy interpelanca të Kryeministrit të Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Komunës së Obiliqit bëhet inaugurimi i Pilot Projektit  për prodhim te energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme- sistemit fotovoltaik në ndërtesën e Komunës së Obiliqit. (Komuna e Obiliqit, ora 11:00)

- Grupet e partive opozitare në Kuvendin Komunal të Lipjanit mbajnë konferencë shtypi, në lidhje me keqpërdorimet në konkursin e fundit publik të Drejtorisë së Arsimit dhe parregullsi të tjera në fushën e arsimit në këtë komunë. (Ndërtesa e Komunës së Lipjanit, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë  i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj dhe Saudin Maliqi, i cili po kryen detyrën e ud.drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, do  të përcjellin nga afër punimet që po bëhen për ndërtimin e objektit të ri të Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK. (QKUK, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon Javët e Biznesit Kosovar 2020 ku do të prezantohen  produkte të larmishme vendore. (Salla e konferencave të AKB-së, ora 13:00)  

- OJQ-e ''Vizioni Rinor i Shales'' do të bëjnë vendosjen e një harte relievore me objekte te trashegimisë si dhe do të vendosen 7 tabela informuese me foto dhe mbishkrim në 7 objekte të trashegimisë në 3 fshatra të rajonit të Shale së Lipjanit sku turistet dhe gjithë të interesuarit do të mund te orientohen me leht. (Fshati Shalë, Komuna e Lipjanit, ora 14:00)

- Behët lanësimi zyrtar i Qendrës për Raste Strategjike Gjyqësore, nismë e nisur nga Grupi per Studime Juridike dhe Politike mbështetur nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar dhe zbatuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar. (‘Zoom’ Join our Cloud HD Video Meeting, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 18 Nëntor 2020

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportet vjetor financiar të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit, si dhe shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës dhe Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Specialistët e papunë të Stomatologjisë protestojnë si pasojë e mospërfshirjes në punësimin që e ka proklamuar Ministri Zemaj. (Para Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

- Anëtarët e Grupit “Auto Drenica O2” mblidhen në Prekaz për të nderuar luftën e UÇK-së dhe drejtuesve të saj të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës organizon konferencën shkencore ndërkombëtare “Qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimi ekonomik: Perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor”. (Online: meet.google.com/vse-iciw-ynt, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në të cilën anëtarët e komisionit informohen lidhur me vizitën e delegacionit homolog të Kuvendit të Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin e monitorimit të Naric Kosova 2" ku e ftuar si folëse në konferencë është udhëheqësja e Qendrës Kombëtare për Njohje të Diplomave, znj. Kumrije Gagica e cila do të ndajë informata interesante. (Zyrët e ORCA-s, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Ministrin Blerim Kuçi dhe sekretarin Fatos Qerimi nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Arsim Janova dhe Petrit Pepaj nga Zyra e Rregullatorit për Energji lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 17 Nëntor 2020

- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, viziton Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ku do të takohet me Ministren Vlora Dumoshi dhe me krerët e disa prej federatave sportive të Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 10:00)

-  Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare për Rrjetin e Bizneseve për Energji të Pastër në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë sjellë në Kosovë në formë virtuale 'Toby Couture' me temë "Tranzicioni global i energjise, trendet boterore -  përfshirë rritjen e burimeve të riperteritshme me kosto të ulët". (Online, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e njëmbëdhjetë e Komiteti për Politik dhe Financa të komunës se Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

- Ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakic raporton në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prizren Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Zyret e degës së PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton në parim Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Kompaninë Stacioni i Autobusëve Prishtinë dhe për Kompaninë për Menaxhimin e Deponive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bën përurimin e fushave në Kërpimeh. (fshati Kërpimeh, ora 13:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të debatohet në lidhje me gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës nga ana Qeverisë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu raporton në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i bën vizitë Stadiumit “Zahir Pajaziti”. (Podujevë, ora 13:30)

- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i bën vizitë Stadiumit “Zahir Pajazit merr pjesë në fillimin e punimeve në fushën sportive Siboc. (Fshati Siboc, ora 14:00)

- Kombëtarja e Kosovës në futboll mban konferencë për media dhe me pas fillon stervitjen. (Stadiumi 'Fadil Vokrri', ora 17:00)
 
- Kombëtarja e Moldavisë në futboll mban konferencë për media dhe me pas fillon stervitjen. (Stadiumi 'Fadil Vokrri', ora 18:00)
 
  

Ngjarjet e datës 16 Nëntor 2020

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi lidhur me bashkërendimin e aktiviteteve për afirmimin e çështjeve aktuale në mbrojtjen e mjedisit dhe faunës, mbrojtjen e natyrës, ekspertizë dhe kërkim shkencor për projekte mjedisore. (Objekti i Ministrisë në sheshin "Zahir PAjazati", ora 9:00)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancen gjyqësore kundër Naser Pajazitajt për veprën penale “Vrasje e rëndë”. (Gjykata Themelore, Ferizaj, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës bën intepretimi ligjor lidhur me kërkesën e komisionit për pezullimin e lëshimit të lejeve të reja dhe rilicencimin e hidrocentraleve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, së bashku me kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani mbajn konferencën për media të. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Punëtorët e Teklekomit të Kosovës protestojnë lidhur me bllokimin e llogarive bankare dhe demtimin e PTK nga Devollet. (Sheshin pran Qeverisë të Republikës së Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, vizitojnë Bankën Qendrore të Kosovës. (Ndërtesa e Bankës Qendrore të Kosovës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 15 Nëntor 2020

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret tona në Arbëri, ora 11:00) 

 

- Ministria e Infrastrukturës bashkë me Policinë e Kosovës, Kolegjin “Tempulli” dhe Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS” do ta bëjnë mbylljen e javës botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 16:30)

Ngjarjet e datës 13 Nëntor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mbanë konferencë për media. (Selia Qëndrore e PDK-së, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë në të cilën do të behët plotësimi i listës së dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e pranim - dorëzimit të automjeteve të ardhura nga Qeveria e Japonisë për ndërmarrjen Ekoregjioni në Prizren. (Lokacionet e Ekoregjioni në Prizren, ora 10:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media lidhur me situatën në Trepçë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30)

- Mbahet ceremonia e ndërrimit te komandës ndërmjet komandantit të KFOR-it në largim Gjeneral Majorit Michele Risi dhe atij të ardhshëm, Gjeneral Major Franco Federici. (Kampi i Shtabit të KFOR-it “Film City”, ora 14:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare në të cilën do të paraqitet në interpelancë kryeministri, Avdullah Hoti sipas kërkesës së 8 deputetëve të GP të LVV-së, në lidhje me shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)
 


 
 

Ngjarjet e datës 12 Nëntor 2020

- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe U.D. të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, viziton Klinikën Infektive. (Klinika Infektive, ora 7:45)

 - Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe U.D. të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi do të prononcohet për media. (para Klinikës Infektive, ora 8:15)

- Ministrit i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi do të nënshkruajë  Udhëzimin Administrativ për Tarifat e Shërbimeve për Regjistrimin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme në objektet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës në Prishtinë. (Objektet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ora 9:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon aktivitetin e dorëzimit të donacionit të FSK-së me pajisje mbrojtëse për Covid-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje! në Arbëri. ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me mbështetje nga USAID/Programi i Qeverisjes Ekonomike në Kosovë organizon një forum virtual me transmetim të drejtpërdrejtë, për të promovuar franshizimin si një model biznesi në Kosovë, dhe për të inkurajuar ndërmarrësit ekzistues dhe ata të ardhshëm që të konsiderojnë shfrytëzimin e këtij modeli. (Forum virtual mund të ndiqet përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në faqen https://www.facebook.com/AmChamKosovo, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 10:00)
 
- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze. (Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! Qendra Besianë mban konferencë për media. (Ish Hotel Besiana, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e pranim dorëzimit të afër 40,000 artikujve të pajisjeve për mbrojtje personale (PMP) dhe 25 laptopëve nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara - UNFPA për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. (Sheshi Miss Edit Durham nr.46, afër “Kino Armata”, ora 13:00)

- Oda e Afarizimit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me gjendjen e krijuar në vend pas masave të reja të ndërrmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës. (Zyret e reja të Odës në Breg të Diellit, Rruga Gazmend Zajmi, nr.6 tek Xhambazët, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 11 Nëntor 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës si dhe shqyrton propozimet për anëtar të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:30)

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - Covid-19, raportin financiar të Komisionit  Pavarur për Media, të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me masat për menaxhimin e situatës me COVID 19. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Agjencia e Regjistrimit Civil, do të fillojë lëshimin e vulës apostile dhe vulës verifikuese edhe në Komunën e Gjilanit. (Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrimin e Automjeteve në Komunën e Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet paraqitja e parë e Rexhep Selimit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 11:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës shqyrton zgjatjen e afatit kohor të Komisionit Hetimor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 12:00)

- Presidentja e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret, viziton Komunën e Suharekës ku edhe do të takohet me kryetarin, Bali Muharremaj. (Ndërtesa e Komunës së Suharekës, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 10 Nëntor 2020

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësues të Inspektoratit Policor të Kosovës lidhur me kërkesën e Veton Elshanit dhe 175 zyrtarëve të tjerë policorë që janë invalidë gjatë luftës së fundit në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Ministrisë së Mbrojtjes, rreth zbatimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit si dhe shqyrtohen të gjeturat e raportit për vendin të Komisionit Evropian për vitin 2020 në fushën e sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asocimi BE - Kosovë në Kuvendin e Republikës së Kosovës mban mbledhjen e radhës me temë Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2020 – 2024. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Në shënimin e Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi takohet me bashkëpunëtor dhe përkrahës të sektorit të planifikimit hapësinor ku me pas do të vazhdojë me hapjen e ekspozitës me foto më të mira nga foto-konkursi me temën “Qyteti  im gjatë pandemisë”. (Objekti i ish-Rilindjes, kati XVIII, salla e takimeve, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët  shqyrtimi i Raportit vjetor të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019, për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” dhe Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:00)

- Mbahet paraqitja e parë e Kadri Veselit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 15:00)

- Ushtruesja e Detyres se Presidentes së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, njëherësh Kryetare e Kuvendit të Kosovës, pret në takim Presidenten e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret. (Kabineti i Kryetares në Kuvendin e Kosovës, ora 15:30 - vetëm pamje)
 
- Ushtruesja e Detyres se Presidentes së Kosovës, dr. Vjosa Osmani dhe Presidentja e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret mbajn konferencë për shtyp. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 16:30) 


- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qëndrore të PDK-së, ora 17:00, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 9 Nëntor 2020

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, në ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës do të bëj lansimin dhe publikimin e aktiviteteve javore në shënimin e Ditës Botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Mbahet paraqitja e parë e Jakup Krasniqit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi do të marrin pjesë në shpërndarjen e drurëve për famijlet në nevojë. (Depon e drurëve në fshatin Piranë, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të mbajë një konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 14:00)

- Mbahet paraqitja e parë e Hashim Thaçit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 8 Nëntor 2020

- Ambasada Britanike në Prishtinë organizon ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar ku do kujtohen të gjithë ata që shërbyen dhe humbën jetën gjatë shërbimit me Forcat e NATO-S në Kosovë. (Sheshi Edit Durham afër Hotel Grandit në qendër të Prishtinës, ora 10:30)

 

Ngjarjet e datës 7 Nëntor 2020

- Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka ftuar gastronomët që të dalin para lokaleve të tyre dhe në shenjë proteste ndaj Qeverisë të protestojnë me tenxhere e lugë, pas masave të reja ndaj Covidit. (Para lokaleve, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 6 Nëntor 2020

- Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani do të bëjë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 9:00 - pamje dhe deklaratë)  

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku pas mbledhjes Kryeministri Hoti do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin  me amendamente te Komisionit Funksional në Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19. (Online, ora 9:00)

- Komiteti Organizues i Konferencës organizon konferencën e 2-të Ndërkombëtare nÑ‘ Drejtësi dhe Arte. (Konferenca zhvillohet online http://icla.unhz.eu/, ora 10:00)

- Rektori i Universiteti i Prishtinës Naser Sahiti dhe Drejtori Ekzekutiv i Organizates për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci mban konferencë për medie ku diskutojnë për situatën në UP dhe bashkëpunimin e mundshëm. (Ndërtesa e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 11:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me shqyrtimin e dytë te Projektligiit për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19. (Salla e seancave plenare, ora 11:00)

- Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu, do të presë në takim ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, z. Sandër Lleshi. (Objekti kryesor i MPB-së, ora 12:00)

- Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, dr.Vjosa Osmani bën homazh në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz. (Prekaz, ora 12:00)

- Bëhet përurimi i projektit të rinovimit te klasave të  Shkollës Fillore në Krushë të Vogël ku do te marrin pjesë Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, Ministri i Arsimit Rame Likaj, Ambasadori i Turqisë Çağrı Sakar, Komandanti i KFOR-it Turk Kolonel Savaş Yanar dhe Kryetari i Komunes se Prizrenit Mytaher Haskuka. (Shkolla Fillore në Krushë të Vogël, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mbanë konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 15:00)

 

Ngjarjet e datës 5 Nëntor 2020

- Me rastin e katër vjetorit të vrasjes së aktivistit Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje bën homazhd te varri i tij. (Varri i Astrit Deharit, ora 9:30)

- Drejtorët e Drejtorisë së Shëndetësisë në Prizren, Vushtrri, Mitrovicë dhe Han të Elezit, bashkë me ekipe mjekësore, fillojnë vizitat në familjet me nevojë në Qendrat e tyre përkatëse dhe u ofrojnë shërbime mjekësore, ora 11:00

 

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të mbajë konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media për rastin Dehari. (Zyret LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin  me amendamente te Komisionit Funksional në Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19 si dhe interviston kandidatët për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 15:00)

Bëhet hapja e Bienales së parë Ndërkombëtare të Grafikës “Mitrovica Print 2020”, me pjesëmarrje të 60 artistëve nga 15 shtetet e Botës e cila po mbahet për herë të parë në Kosovë e Shqipëri. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora 17:00)
 
- Të gjithë aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes, por dhe të gjithë qytetarët, ftohen të ndezin qirinj në ballkonet e shtëpive apo banesave të tyre në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari, ora 20:00 

Ngjarjet e datës 4 Nëntor 2020

- Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami raporton para Komisionit për Buxhet dhe Transfere lidhur me zhvillimet e fundit në Administratën Tatimore të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Save the Children në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit bëjnë hapjen e Qendres së Kujdesit Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijëri të Hershme në shkollën e fshatit Zhegër. (Shkolla ‘Agim Ramadani’ në Zhegër të Gjilanit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në fillimin e punimeve të aneksit të objektit shkollor SHFMU “Dy Dëshmorët” në fshatin Sërbicë. (Fshati Sërbicë, ora 11:00)

- Fushata 'Ta Pastrojmë Kosovën' dhe Komiteti Olimpik i Kosovës do të nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi ku do të sjellin fushatën më të madhe në Kosovë 'T’i japim vendit ngjyra', përmes së cilës synohet që për 10 vite të mbjellen 1.8 milion drunj. (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 11:00)

- Organizata “Germin”, mban konferencë për medie në të cilën do të lansohet programi dhe partnerët e Konferencës “Diaspora Flet 2020″. (Qendra e Inovacionit të Kosovë, ora 11:00)

 

- Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban konferencë për media. (Selia Qendrore në Prishtinë, ora 16:30) 

Ngjarjet e datës 3 Nëntor 2020

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj ish kryetarit të Ferizajt i cili njehërit është anëtarit te LDK-së Faik Grainca per Keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.3, ora 9:30)

- Mbahet takimi i 189-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Nëpërmjet video konferencës, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica raporton para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike për kërkesat e Sindikatës së nëpunësve shtetëror të Kosovës të viteve te 90-ta, dhe Sindikatës së ish policëve të viteve të 90-ta. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi raporton para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme, gjendjen në Telekom, gjendjen dhe veprimet e Qeverisë në Ndërmarrjen Trepça, si dhe për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e  “Monitrorimit të Planit të Punës së Qeverisë për periudhën janar-shtator 2020”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu dhe Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e raportit vjetor të Auditimit për pasqyrat financiare të ministrive që udhëheqin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin e Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, do ta vizitojë Zonën Ekonomike në Vushtrri. (Fshati Lumadh i Vushtrrisë, ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë, njëkohësisht, kandidati për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, mban konferencë për media. (Banesat e Malësisë, kati II, Podujevë, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjes e radhës. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 13:30)

- Kuvendi i Kosovës vazhdon sancën plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbaj të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston Menaxherin i Qendrës së Karantinës Zenel Hisenaj, Drejtorin e Qendrës së Studentëve Fatmir Sfishta si dhe Mustafë Gashi dhe Valëza Oruqi nga Qendra Operative e Ministrise se Punëve të Brendshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

 


 

Ngjarjet e datës 2 Nëntor 2020

 - Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston kryesuesin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Arsim Janova dhe drejtorin menaxhues te Zyrës së Rregullatorit për Energji Petrit Pepaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosoves vazhdon sancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston  Drejtorin Menaxhues te Agjencisë Kosovare për Privatizim Valon Tolaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston  ish- Drejtorin Menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim Ekrem Hajdari. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të bëjë homazhe me rastin e 31 vjetorit të rënies së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. (Varrezat e Dëshmorëve në lagjen “Velania”, ora 11:30)
 
- Me rastin e 31 vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në nderim të veprës së tyre, do të bëhen homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. (Varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të bëjnë lansimin e platformës dixhitale për nevojat e arsimit në Prizren, e cila ka për qëllim lehtësimin e qasjes në mësimin online si dhe avancimin e interaktivitetit gjatë kësaj periudhe pandemike. (Shtëpia e Bardhë, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston aktivisten nga organizata jo-qeveritare “Pishtarët”  Shpresa Loshaj dhe disa banorë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, bën homazhe te varret e Heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në 31-vjetorin e rënies. (Varrezat e Heronjve në Velani, ora 12:00)

- Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i asistuar nga Komiteti për Drejtësi organizon dëgjim publik lidhur me Draft Kodin Civil të Republikës së Kosovës. (Online përmes platformës ZOOM, https://us02web.zoom.us/j/85062073527?pwd=TnRMdnp4ODJGeWRFVzBpM2t2Y3p6UT09, ora 13:00)

- Me rastin e 31 vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në nderim të veprës së tyre, do të bëhen homazhe te vendi i rënies. (Bregu i Diellit, ora 13:00)

- Mbahet konferenca me media 'Liria ka emër'. (Restaurant “Rings”, Sheshi Nëna Terezë, ora 14:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin  për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike si dhe shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Shoqata e Gastronomeve të Kosovës mban mbledhjen e jashtëzakonshme, për të shqyrtuar propozimet e anëtarëve të Kuvendit, dhe vendosur lidhur me hapat e ardhshëm që do të ndermirën nga ky sektor. (Objekti i OEK-ut, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 1 Nëntor 2020

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri bën homazhe te varri i Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes së tij. (Varri i Heroit Zahir Pajaziti, Kompleksi Memorial në Orllan- Podujevë, ora 9:00)

- Zëvendëskryeministri Tahiri vendos kurora me lule të shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 10:30)

- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prishtinë mban konferencë për shtyp. (Dega e PDK-së, afër restorant “Tiffany”, ora  13:00)  

- B Models & IB Events organizon Prishtina Fashion Nights 2020 - Vjeshtë - Dimër. (Golden Imperial, ora 16:00)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)