02 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 9 Prill 2021

- Në 22-vjetorin e Betejës së Koshares bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”. (Koshare, ora 10:00)     

- Në 22-vjetorin e Betejës së Koshares, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me anëtarë të Kryesisë, bën homazhe te Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares”. (Koshare, ora 11:00)

- Në 22-vjetorin e Betejës së Koshares, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj bën homazhe te Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares”. (Koshare, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së, Prizren, ora 11:00)

- Në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”   të Mbretërisë së Bashkuar, mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve në te cilen dy kadetë të FSK-së do të diplomohen. (Ceremonia mund të ndiqet: https://www.facebook.com/RoyalMilitaryAcademySandhurstora, ora 11:45)
    
- Pronarët e bizneseve që operojnë në qendrat tregtare në qytetin e Gjilanit, do të mbajnë protestë paqësore. (Para Komunës së Gjilanit, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 8 Prill 2021

- Fillon vaksinimi i personave mbi 85 vjeç kundër Covid-19. (Salla 1 Tetori, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e tretë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes i Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të publikoj raportin” Performanca e Prokurorisë në Luftën Kundër Korrupsionit 2020”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kandidatët e pranuar për studime të doktoratës në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës protestojnë para rektoratit të Universitetit të Prishtinës. (Rektorati i UP-së, ora 12:00) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë një konferencë për media, ku do të flasë për objektet komunale, që janë në shfrytëzim të partive politike. (Shtëpia e Bardhë, ora 12:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 13:00)

- KESCO nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Qatar Charity. (Swiss Diamond Hotel, ora 15:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës. (Nëpërmjet ekranit në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 7 Prill 2021

- Drejtoresha e Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave, Leonora Çerreti do të mbajë një konferencë për media, ku do të njoftojë në lidhje me vendimin për faljen e një pjese të obligimeve të krijuara për taksa komunale për biznese, taksa për shfrytëzimin e pronës komunale dhe hapësirave publike. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, mbajnë konferencë për medie. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 13:00)

-  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 13:30) 

 

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet në sheshin "Skënderbeu". (Pranë Teatrit Kombëtar, ora 22:00)

 

Ngjarjet e datës 6 Prill 2021

- Me arritjen e Presidentes së Repubikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu në Presidencë dhe paraqitjen e trupave të Togut ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes Osmani. (Përballë Kuvendit, hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me Kompaninë Evrotarget & Evroenergie zyrtarizon bashkëpunimin në kuadër të fushatës ’’A po m'sheh’’ që përfshin mbështetjen e shërbimeve terapeutike për periudhën një vjeçare. (Ndërtesa e Evrotarget, ’’Rr. Isa Kastrati, nr. 214, Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet shqyrtimi fillestar në rastin ndaj ministrit Liburn Aliu. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë. (Kabineti i Presidentes, salla C-101, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit Atomi. (Kabineti i Presidentes, salla C-101, ora 11:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë. (Salla “1 Tetori”, ora 12:45)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova. (Varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Velani, ora 13:15)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës. (Oborri i Kuvendit, hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova, ora 13:30)

-  Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Monumenti “Heroinat”. (Sheshi i heroinave, ora 13:40)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 14:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës,  gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-së. (Kabineti i Presidentes, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 5 Prill 2021

- Komuna e Deçanit do të bëj perurimin e Objektit të Emergjences pranë QKMF-së në Deçan. (Deçan, ora 11:00)

- Komuna e Skenderajt, në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të organizojnë homazhe në nderim të të rënëve të masakrës së Rezallës. (Kompleksi Memorial në Rezallë, ora 11:00)

 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe pranë lapidarit të varrezave në fshatin Rezallë të Skenderajt. (Rezallë, ora 11:30)

 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪15:00)

Ngjarjet e datës 4 Prill 2021

- Vazhdon seanca e Kuvendit në të cilën do të behët zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 3 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit lidhur me kërkesen e 41 deputetëve për thirrjen e Seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës  së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 15:00)

 

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit në të cilën do të behët zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 2 Prill 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi, do t’i vizitojnë shtëpitë e ndërtuara nga DPMS për përfituesit e thirrjes publike të kësaj drejtorie për “Ndërtimin e 30 shtëpive të formës – Pika Jashtë”. (Prizren, ora 9:00 - transporti i organizuar nga ana e Komunës nga Shtëpia e Bardhë, ora 8:45)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të bëhet formimi i komisioneve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Me rastin e fillimit të vaksinimit te punëtorëve shëndetësorë mbahet takimi i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Qendra e Studentëve ne Gjilan,  ora 10:00)
 
- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të mbajë konferencë për media, për të vazhduar më pas me procesin e vaksinimit. (Qendra e Studentëve ne Gjilan,  ora 10:10)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj do të vizitojnë aktivitetin e vaksinimit kundër Covid-19 i stafit shëndetësor të Spitalit Regjional të Prizrenit. (Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 11:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës bën publikimin dhe promovimin e Revistës “Mjeku”. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- ETEA organizion manifestimin “Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj”. (Biblioteka Hivzi Sulejmani, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyres se Presidentit te Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, znj. Vjosa Osmani, me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi si dhe me ministren për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Arbërie Nagavci, në Ditën Botërore të Autizmit, do të presin në takim udhëheqësit e shoqatave të autizmit në Kosovë, duke përfshirë prindër dhe fëmijë me autizëm. (Kabineti i Presidentit, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet nisma legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”. (Kuvendi i Kosovës  15:00)

- Grupi Parlamentar i LV-së mban konferencë për media në të cilën flet u.d e kryesuesit të grupit parlamentar Mimoza Kusari-Lila. (Holli i Kuvendit, ora 15:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪16:00)

 

- Kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 1 Prill 2021

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Leonit Muhaxheri për vepren penale 'Vrasja e rëndë'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, së bashku me zyrtarët e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të bëjnë përurimin e zhveshtoreve të reja të Klubit të Basketbollistëve “Bashkimi”. (Qendrën Sportive në Prizren, ora 11:00)

- Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Beni Kizolli, do të nënshkruaj një marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore Samir Hoxha për përfshirjen e tyre në procesin e Hartimit të projektit të Regjenerimit të Brigjeve të Lumëbardhit. (Qendra për Shërbime të Integruara - One Stop Shop në Prizren, ora 11:30)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në fshatin Lybeniq. (Lybeniq, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëj homazhe në Lybeniq të Pejës. (Fshati Lybeniq, ora 12:50)

- Oda e Afarizimit të Kosovës organizon konferencë për medie me temë “Ndikimi i pandemisë në ekonomi dhe pasojat e krizës të shkaktuara nga Covid-19”. (Zyret e OAK, ora 14:00)

- Për të dokumentuar një bashkëpunim të suksesshëm në mes të etnive të ndryshme në Kosovë, si një shembull i një mendje të hapur që do të ndërtojë shtigje për të fituar të ardhmen në këtë epokë digjitale mbahet nata finale e projektit Tech Heroes. (Kino Armata, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 31 Mars 2021

- Kuvendi Komunal i Kamenices ndan mirënjohje për Arian Mavriqi për dokumentimin e botës së egër në Kosovë. (Kuvendi Komunal i Kamenices, ora 10:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëj homazhe në Pastasellë të Rahovecit. (Pastasellë, ora 12:45)

- Ushtruesi i Detyrës së Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca bën homazhe në 22 vjetorin e masakrës së Burimit në Malishevë. (Malishevë, ora 13:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë për media.  (zyret e Selisë Qendrore, ora 15:0)


 

Ngjarjet e datës 30 Mars 2021

- Me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit dhe ngritjes së transparencës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal prezanton monitorimin e vlerësimit të projekteve të komunave. (Ndërtesa e ish - Rilindjes, kati i 13-të, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të behët propozimi për formimin e komisioneve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 9:00)

- Lansohet strategjia e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet takimi i grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e biznesit për të diksutuar daljen në treg të hapur të energjisë për biznese. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit "Reformat e Administratës Publike në Gjendjen e Stagnimit". (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Agjencia kundër Korrupsionit organizon konferencë për media ku do të  prezantohet  raportin vjetor për vitin 2020. (Salla e konferencave të AKK-së, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite shqyrtimin dhe miratimin e i rekomandimit për kandidatët e radhës për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Selia e KQZ-se, ora 11:00)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis në kuadër të projektit “Humanrightivism” implementuar nga CDF dhe mbështetur nga Sida në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit prezanton shfaqjen e të rinjve forum teatër “Kur bien perdet”. (Qendra Kulturore “Tahir Sinani” në Lipjan, ora 12:00)

- Dhomat e Specializuara mbajnë konferencën e tretë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë, ora 15:00)  

- Zhvillohet derbi i kryeqytetit në pingpong ndërmjet KPP “Priping” dhe KPP “Prishtina”, në kuadër të xhiros 4, në Superligën e Kosovës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 29 Mars 2021

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për media me rastin e pranimit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative mbi kërkesën e GLPS dhe GAIA për shtyrjen e ekzekutimit të Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica deri në vendosjen meritore të çështjes. (Zyret e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Rr. Rexhep Luci Nr. 16/1, ora 11:00)

- Kandidatët e pranuar në studimet e doktoratës në Faktultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës protestojnë para rektoratit të Universitetit të Prishtinës. (Rektorati i UP-së, ora 12:00)

 

- Kryeministri Albin Kurti do të vaksinohet me vaksinën AstraZeneca - Oxford COVID-19. (Salla e Sporteve “1 Tetori”, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 28 Mars 2021

- Zhvillohen ndeshjet e Suprliges se Kosoves meshkuj 2 xhiro dhe Superliga e Kosoves femrat 2 xhiro. (Ferizaj, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bashkë me një pjesë të stafit të MKRS-së dhe me drejtuesit e institucioneve shtetërore të kulturës do të bëjnë homazhe për ta nderuar figurën e artistit Rasim Thaçi - Cima. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

 - Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëj homazhe në kompleksin memorial në Izbicë. (Fshati Izbicë në Skënderaj, ora 12:40)

 - Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëj homazhe tek memoriali i familjes Bogujevci dhe Duriqi. (Besianë, ora 13:30)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19. Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX. (Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", para terminalit VIP, ora 20:15)

Ngjarjet e datës 27 Mars 2021

- Kryeministri Albin Kurti bën homazhe me rastin e ndarjes nga jeta të artistit Rasim Thaçi. (Teatri Kombëtar, ora 9:00)

- U.D. Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëj homazhe me rastin e vdekjes së humoristit Rasim Thaçi-Cima. (Teatri Kombëtar, ora 9:30)

- Federata e Pingpongut e Kosovës vazhdon me ndeshjet ekipore në Ligen e Juniorëve meshkuj 3 xhiro dhe Liga e Juniorëve femra 1 xhiro . (Ferizaj, ora 10:00)

- Nën organizimin e komunës së Skenderajt dhe shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, të prirë nga kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari organizohen homazhe për dy dëshmorë të fshatit Kryshec, Arsim Gashi dhe Xhavit Dobra. (Kompleksi Memorial në Morinë, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të 40 vjetorit të Demonstratave të vitit 1981, Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta dhe Shoqata e të Burgosurve Politik, do të organizojnë Akademi për Pranverën Shqiptare të vitit ‘81. (Shtëpia e Kulturës "Xhemajli Berisha", ora 13:00)

- Mbahet stërvitja e Kombëtares së Suedisë. (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 17:30)

- Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për media. (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 18:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Teatrit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu", do të organizojnë një aktivitet ku do të shfaqet një performancë artistike e artistëve të teatrit të qytetit, ku po ashtu do të bëhet shpërndarja e mirënjohjeve për artistët që i kanë kontribuar teatrit të qytetit me vite të tëra. (Teatri "Bekim Fehmiu" në Prizren, ora 18:00)

- Kombëtarja e Suedisë mban konferencë për media. (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 18:40)

 - Mbahet stërvitja e Kombëtares së Kosovës (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 26 Mars 2021

- Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të betejave të Përdrinisë dhe të masakrave në këtë regjion, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të bejë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 197-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencën për medie “Hapat e parë të monitorimit të zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në 22-vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha nga forcat serbe bëhen homazhe te Kompleksi Memorial. (Suharekë, ora 10:00)

- Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit. (Kompleksi Memorial - Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ia dorëzon gazetarit Marim Mema, çmimin Qytetar Nderi i Gjilanit. (Zyra e Kryetarit, Haziri, ora 11:00)

- Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës organizon debat me temën “Situata aktuale dhe politikat nacionale lidhur me konceptin e ekonomisë së gjelbër në Kosovë”. ( Hotel Nartel, ora 11:00)
 
- Kryeministri Albin Kurti se bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të bejë homazhe bëjn homazhe te Kompleksi i Varrezave në Krushë të Vogël. (Kompleksi i Varrezave - Krushë e Vogël, ora 11:30)

- Kandidatët e pranuar në studimet e doktoraturës në Fakultetin Ekonomik, protestojnë pas vendimit të Senatit për përsëritjen e provimit pranues. (Para Rektoratit të UP-së, ora 12:00)

- Kombëtarja e Kosovës mbanë stërvitjen e radhës. (Fusha e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali, ora 12:00)
 
- Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha në Komunën e Suharekës. (Kompleksi Memorial, Suharekë, ora 12:30)

- Promovohet libri "Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së 2 tetor 1999 – 2 tetor 2019 nga autorët Qazim Thaçi dhe Hasan Morina. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren, ora 14:00)

- Në ditën e pestë të Javës se Gruas mbahet debati me temë ''Burrat, pushteti dhe politika''. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Ushtruesi i Detyre se Presidentit , Glauk Konjufca, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 14:15)

- Hapet ekspozita për masakrat e kryera nga regjimi serb gjatë luftës 1998 dhe 1999 në regjionin e Prizrenit nga Hasan Morina. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren, ora 14:30)

 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪16:00)

Ngjarjet e datës 25 Mars 2021

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën virtuale për lansimin e dy raporteve qe tregojn përceptimet e qytetarëve për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin e Kosovës në BE dhe përceptimet e qytetarëve për sigurinë publike dhe kërcënimet e sigurisë. (Zoom dhe në faqen e QKSS në Facebook, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

-Këshilli i Investitorëve Evropianë organizon konferencën “Rritja e konkurrencës ekonomike të Kosovës në periudhën pas Covid-19”. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, do të vizitojnë njërën prej banesave të banimit kolektiv, ku kanë përfunduar punimet për renovimin e kulmit të saj nga ana e DUPH-së. (Në afërsi të Stacionit Policor të Trafikut, ora 10:30)

- Posta e Kosovës bën promovimin e pullës postare “Nga arti skenik - Besim Sahatçiu dhe Leze Qena”. (Cineplexx, Albi Mall-Prishtinë, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të zhvilloj një aktivitet pranë teatrit kombëtar. (Para Teatrit Kombëtar, ora 13:00)

- Në ditën e katertë të Javës se Gruas mbahet debati lidhur me drejtimin e agjendës mjedisore bazuar në gjithëpërfshirje. (Hotel Emerald, ora 14:00)

 

- Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin i cili është duke u zhvilluar në disa rajone të ndryshme të Kosovës. (objektin e Prokurorisë Themelore Ferizaj, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Asamblesë së Punës dhe asaj  Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 15:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në ekspozitën e Zejxhan Celinës, “Paja e nuses - qejzi i vajzes”, aktivitet ky i mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, që ka për qëllim promovimin e veshjeve tradicionale. (Hamam “Gazi Mehmet Pasha”, ora 15:30)

- Raportuesa e Përhershëm për Kosovën Viola von Cramon - Taubadel dhe Raportuesi i Përhershëm për Serbinë Vladimír Bilčík do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. (Bruksel,  https://broadcaster.interactio.eu/join/66e2-hy1p-1w4u, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 24 Mars 2021

 - Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 8:00)

- Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan. (Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e 249-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL UÇK-së në Prishtinë, i kthejnë pajisjet të cilat i kanë marrë. (Zyret e OVL UÇK-së, ora 10:00)

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET organizon kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, aktivitet ky që është bërë tradicional në Komunë e Ferizajt. (Lokali “Queen’s Loung Bar” rruga “12 Qershori” në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e katërt mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. (Hagë, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë. (Varrezat e dëshmorëve në Velani, ora 11:15)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe rektori i Universitetit të Prizrenit, Ismet Temaj, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e pylltarisë. (Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 11:30)

- Udhëheqes të Komunës së Deçanit bëjn homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve të kombit në Gllogjan, ku do vendosen lule në të gjitha varret e dëshmorëve në pranin e Gardës Ceremoniale të Ushtrisë së Kosovës. (Fshati Gllogjan, ora 12:00)

 

- Organizata e Veteraneve te Luftes UÇK-së do të mbajkonferencë për gazetarë. (Selia qendrore e OVL UÇK-së, ora 12:00)

- Në përkujtim të 24 marsit 1998 “Epopeja e Dukagjinit” mbahet koktej rasti në nderim të kësaj dite. (Kulla e Hilimi Haradinaj, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për kandidatët e radhës për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Selia e KQZ-se, ora 13:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj do të marrin pjesë në ligjëratën e organizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, me rastin e Ditës Botërore të Tuberkulozit. (Prizren, ora 13:30)

- Në kuadër të Javës së Gruas mbahet diskutimi me temë "Përfaqësimi i drejtë i grave në media qenësor për barazi gjinore". (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takohet me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 23 Mars 2021

- Në të gjitha shkollat e Komunës së Deçanit ora e parë mësimore do ti kushtohet “Epopesë së Dukagjinit”. (Shkollat e Deçanit, ora 8:00)

- Komuna e Deçanit fillon punimet në rrugën e Qendrës Segmenti - III. (Deçan, ora 9:00)

- Mbahet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, dhe ish-sekretarit Gani Shabani në rastin e njohur si “Stenta”. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:30)

- Mbahet ceremonia e pranim - dorëzimit të detyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja solemne e Asamblesë Komunale te Deçanit kushtuar 24 marsi 1998 dhe 1999 te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Ndërtesa e Komunës së Deçanit, ora 10:00)

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës mban aktivet me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës. (Objekti i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Federata e Futbollit e Kosovës mban konferencë për media ku edhe do të bën prezantimin e logos së re të FFK-së dhe i fanellave të reja të Kombëtares për fushatën kualifikuese të Botërorit “Katari 2022”. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 12:00)

- Udhëheqes të Komunës së Deçanit vizitojnë organizojnë aktivitet sportiv Krosi. (“Rruga e Lirisë” Gllogjan - Irzniq, ora 12:00)

- Me rastin e fillimit te shpërndarjes se shujtave për nxënësit e klasave 1-5 në Komunën e Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të vizitojnë shkollën fillore “Haziz Tola” në Prizren, shkollën fillore “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur dhe shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Reçanë. (Shkolla Haziz Tola, ora 12:00)

- Kryeministri Albin Kurti bën homazhe në kompleksin memorial "Adem Jashari", në Prekaz. (Kompleksi memorial "Adem Jashari", në Prekaz, ora 13:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës do të bëj tërheqjen e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. (Stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës ministrore në Ministrinë e Drejtësisë. (Ministria e Drejtësisë, objekti ish Rilindja, kati IX, ora 13:00)

- Në kuadër të Javës së Gruas mbahet diskutimi me teme "Rëndësia e përfshirjes së kandidatëve me integritet të lartë në listat zgjedhore". (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Komuna e Deçanit  organizon hapjen e skspozitës “Shkëndij Shprese në Marsin e Përgjakur” me fotografi nga fotografet Jetmir Tahiraj dhe Veton Shala. (Holli i Pallatit të kulturës “Jususf Gervalla” në Deçan, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti do të takohet me ambasadorin e BE-se, Tomas Szunyog. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30)

 

- Bëhet dorëzim-pranimi i detyrës së Ministrit të ri të Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (MKRS,  ora 15:00)

Ngjarjet e datës 22 Mars 2021

- Mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët dhënia e betimit të deputetëve dhe  zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur mban tryezë diskutimi me temën “Si tutje me dialogun” nv të cilën merr pjesë edhe kryetari i LVV-së Albin Kurti. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës mban akademi solemne. (Teatri “Faruk Begolli”, Kolegji AAB, ora 11:00)

- Mbahet konferenca për media të Kryetarit të Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve,Ruzhdi Kurtishaj. (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik me përkrahje nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar organizon debatet mbi politika, në kuadër të Javës së Gruas. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 20:30)

 

Ngjarjet e datës 21 Mars 2021

- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës shënon Ditën Botërore të Poezisë me një takim letrar, ku do të marrin pjesë rreth tridhjetë poetë me krijimet e tyre poetike. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova, ka vendosur që Viti 2021 të jetë vit i sindromës Down dhe për këtë qëllim gjatë tërë vitit do hap fushatën e gjërë e cila është titulluar  “Topi është te Shteti”. (Përpara oborrit të Qeverisë, ora 12:30)   

- Me rastin e hapjes se Javës së Frankofonisë në Kosovë, Ambasada e Francës, Komuna e Prishtinës, Ministria e Punëve të Jashtme, dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporit prezantojnë edicionin e 21-të programit të me një koncert nga Prishtina Brass. (Kino Armata, ora 16:00)

- Në kuadër të programit të Javës së Frankofonisë shfaqet filmi "Le chant du loup''. (Kino Armata, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 20 Mars 2021

- Federata e Pingpongut organizon kampionin individuale për femra. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencë për media. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Federata e Pingpongut organizon kampionin individuale për meshkuj. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës zgjedh kryesinë e re të partisë. (Hotel Emerald, ora 14:00)  

Ngjarjet e datës 19 Mars 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë një konferencë për media, ku së bashku me përfaqësuesit e ndërmarrjes publike “Ekoregjioni”, do të njoftojnë për vazhdimin e marrëveshjes së nënshkruar për kryerjen e shërbimeve të varrimit dhe të mirëmbajtjes së varrezave në komunën e Prizrenit. (Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 10:00)

- Autobusët e transportit rrugor të udhëtarëve parakalojnë nëpër kryeqytet, për mos subvencionimin nga Qeveria. (Stacioni i autobusëve, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, në bashkëpunim me anëtarët e shoqatës Down Syndrome Kosova në Prizren, ku do të bëhet shitja e kartolinave vetëdijësuese, të përgatitura nga fëmijët e prekur me këtë sindromë. (Në "Kej" të sheshit Shatërvan, ora 13:00)

- Instituti Demokraci për zhvillim bën lansimin e punimit “Zgjedhje në kohë pandemie: Menaxhimi kundrejt Pasojave”. (https://us02web.zoom.us/j/81563262088 me fjalëkalimin 815 6326 2088, ora 13:30)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani presin në takim kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun për tu konsultuar për formimin e institucioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 18 Mars 2021

- Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme në të cilen do te shqyrtojë dhe miratojë propozim - vendimin për dhënien e autorizimit për huamarrje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. (Salla e Kuvendit të Komunës në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e tretë te Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)


- Kryetari i Partisë Demokrarike, Enver Hoxhaj pret në takim Zëvedëskryeminisrin e Maqedonisë Artan Grubi. (Selia e PDK-së, ora 10:00)



- Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me organizatën Iniciativa për Progres do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti “Planifikimi i Buxhetit Komunal për vitin 2021”. (Përmes platformës Zoom https://zoom.us/j/91450894007?pwd=b3M4cFJxUHFnZnpuU3kyWW8vNzg0QT09, ora 11:00)

- Kryetari i  Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, ku do të bëhet mbjellja e 21 fidaneve. (Lagjja “Ortakoll”, parku tek ish-strehimorja e qytetit, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 17 Mars 2021

- Kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani, takohen me liderin e partisë së goranëve të Kosovës, Adem Hoxha. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:00)

- Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Betejës së Kabashit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00 - Nisja nga nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehures Valdete Kalisi për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve te votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media në të cilën do të shpalos të gjeturat e analizës së titulluar “Amnistia e Prokurorive në Kosovë në ndjekjen penale të kompanive private”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do t’i vizitojnë shkollat fillore “Mati Logoreci” dhe “Lidhja e Prizrenit”, të cilat janë dy nga shkollat ku ka filluar furnizimi me dollape. (Shkolla fillore “Mati Logoreci” në Prizren, ora 11:00)

- Iniciativa për Progres dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi mbajnë konferencë për medie, në të cilën do të publikohen dy raporte, “Planifikimi i Prokurimit Publik në Komuna’ dhe “Raporti i monitorimit të Prokurimit Publik në Komuna”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 11:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohen gjetjet preliminare të hulumtimit të rastit të vrasjes së Sebahate Sopit: “Shteti me mos veprim, privon nga jeta Sebahate Sopin”. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës me mbështetjen e UNFPA-së përmes fondeve nga Ambasada Britanike prezantojnë projektin për shërbimet esenciale shëndetësore elektronik E-shëndeti. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 14:00)

- Mbahet Galaxy Awesome Unpacked për të dëgjuar se si Samsung po sjell Fantastiken për të gjithë. (www.youtube.com/samsung, ora 15:00)

- Global Sharpes Prishtina organizon sesion informues për Bursë për studime Master në Itali dhe program trajnimi për lidership dhe zgjidhje të konflikteve. (https://www.facebook.com/events/221768849694245/, ora 18:00)


 

Ngjarjet e datës 16 Mars 2021

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e partive parlamentare në të cilën do të diskutohet për përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Hetem Pajaziti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve te votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me mbështetje nga USAID organizon një diskutim virtual mbi legalizimin e ndërtimeve pa leje në Kosovë, me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Komuna e Prishtinës, Komuna e Graçanicës, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe përfaqësuesi nga sektori privat. (Transmetohet drejtpërdrejtë në faqen e AmCham në Facebook, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari'' në Prekaz. (Prekaz, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me c’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Handikos organizon ngjarjen me rastin e prezantimit të aktivitetit të personave me aftësi të kufizuara që zhvillohet në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës përmes prodhimit të strajcave të ri-përdorshme si mbrojtje ndaj mjedisit”. (Qendra e Handikos-it në Veternik, ora 11:00)

- Global Sharpes Prishtina organizon sesion informues per Akademinë Verore për Profesionistët e Rinj nga Instituti Suedez në të cilin do të informon në detaje për mundësitë që ofron kjo akademi, me c'rast janë 5 programe që ofrohen nga universitete të ndryshme Suedeze. (https://www.facebook.com/events/132236205486856/, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 15 Mars 2021

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon konferencën për Mbrojtjen e të Drejtave te Konsumatorit në Kosovë 2021, e cila këtë vit do të trajtojë temën “Mbrojtja e Konsumatorit gjatë Pandemisë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me temë “Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial gjatë vitit 2020, në luftimin e korrupsionit, shpërlarjes së parave dhe krimit të organizuar”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi do të bëjnë përurimin e "Shtëpisë së Komunitetit për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore ". (Rruga "Fazli Grajqevci" në lagjen “Dardania” në Prizren, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 11:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani presin në takim u.d e kryetarit të PDK- së, Enver Hoxhaj, për tu konsultuar për formimin e institucioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- HANDIKOS organizon ceremoninë e pranimit të një kontigjenti të madh me pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara. (Qendra e HANDIKOS-it në Veternik,  ora 12:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani presin në takim kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj për formimin e institucioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:30)

 

Ngjarjet e datës 13 Mars 2021

- Rinon Hoxha dhe Rrezarta Xhaferi organizojnë seminarin “Njihe Vetën, Jetoje Jetën” në Ferizaj.  (Shkolla "Triola", Rr. Gjon Serreçi në Ferizaj, ora 9:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilën do të behët certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021. (Objekit i KQZ-se, ora 10:00)  

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", përuron këndin amerikan në Shkollën e Mesme "Hivzi Sulejmani" në Fushë Kosovë". (Shkolla "Hivzi Sulejmani" në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi  me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Ligjshmëria e përfitimeve në Gjykatën Supreme të Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)
 

Ngjarjet e datës 12 Mars 2021

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, merr pjesë në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 9:00)

-Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, mban takim online me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës. (Takimi mund të ndiqet direkt nga faqja e Facebook-ut e Kryeministrit, ora 9:45)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Jetmir Zeqiri për vepren penale 'Blerja, posedimi, shpërndarje dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit organizon debat publik për “Draft Rregulloren e Re për Taksa dhe Tarifa Komunale”, përmes së cilës synohet thjeshtëzimi i procedurave administrative për qytetarë dhe biznese. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media në të cilën do të prezentohen projektet ideore të cilat i janë përgjigjur konkursit për projektimin e Salles Koncertale. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 14:00)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)