Ngjarjet e datës 5 janar 2021
- Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 13:00)
- Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 13:00)
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri takon Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Jan Braathu. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)
- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Down Syndrome Kosova. (Lagjja Pejton afër Ambasadës Norvegjeze, ora ‪10:00)
- Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani mban konferencë për media lidhur me Zbatimin e Planit Strategjik 2018-2021, me fokus të arriturat dhe rezultatet 2020. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 11:00)
- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon aktivitetin e fundvitit me Labinot Maliqi, Imam njëkohësisht drejtor ekzekutiv i "Kosovo Center for Peace" ku për veprime të fuqishme pro amerikane Maliqi do t'ia dhurojë kryetari i shoqatës Agim Rexhepi një flamur amerikan me historiat. (Xhamia "Prof. Dr. Bedri Kamberi" mbrapa QKUK-së në Prishtinë te Eulexi, ora 13:00)
- Kryeministri Avdullah Hoti sonte në mesnatë, në ndëârrimin e moteve, viziton Stacionin Policor të Komunës së Rahovecit. (Stacioni Policor, Rahovec, ora âª00:00)
- Mbahet seminari i Parë Shkencorë i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në të cilin do të prezantojnë profesor dhe shkencëtarë të dalluar që janë bashkatdhetarë tanë në diasporë, si dhe studentë të studimeve master nga FIEK-u. (Përmes platformës Zoom, ora 9:00)
- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën pritet të votohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 dhe votimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
- Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama mbajnë konferencë e fundvitit për media. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)
- Banorët e fshatit Fshatin Keqekollë te Komunes se Prishtinës protestojnë rreth pakënaqësisë së tyre për një vend pune në Ambulanten e Fshatit, i cili sipas banorëve është marrë në mënyrë jo ligjore dhe jo të rregullt. (Tek Ambulanta e Fshatit Keqekollë, ora 11:00)
- Asociacioni Kosovar i Shkencave Forenzike organizojnë takimin e fundvitit me ç’rast do të prezentohen disa nga aktivitetet profesionale mjekoligjore, të realizuara gjatë vitit 2020. (Instituti i Mjekësisë Ligjore, ora 13:00)
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-se, ora 13:30)
- Kryeministri Avdullah Hoti viziton fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit. (Fshati Krushë e Madhe, Rahovec, ora 14:00)
- Kryetari në Detyrë, njëherësh kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 15:00)
- Kryetari në Detyrë, njëherësh kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 15:00)
- Banorët e lagjes “Sherreti” protestojnë para Komunës së Ferizajt, për shkak të problemeve me furnizim me rrymë nga KEDS-i. (Para ndërtesës së Komunës së Ferizajt, ora 9:00)
- Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetar ndaj këtyre institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Inspektorët e Inspektoratit të Tregut të MTI-së do të dalin në inspektim nëpër operatorë ekonomikë ku do të jetë i pranishëm edhe ministri Vesel Krasniqi. (Nisja nga MTI, ora 8:45)
- Mbahet mbledhja e gjashtë te rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit, të thirrur nga kryesuesi, Sulltan Badalli. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)
- Mbahet takimi i 191-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Platforma Zoom, ora 10:00)
- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)
- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të bëjë hapjen e ekspozitës “Prezantimi i Ekspozitës për Dokumentimin e Krimeve të Luftës në Kosovë”. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti i Rilindjes, ora 11:00)
- Në kuadër të fushatës "T'i Japim Vendit Ngjyra", kolegji "Heimerer" do të mbjell rreth 50 drunj. (Në hapësirën e rrethrrotullimit i cili ndodhet afër qendrës tregtare "Albi Mall", ora 11:00)
- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Mosimplementim të Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe Shkeljes së të Drejtave të Njeriut kundër Ministrisë së Shëndetësisë dhe Zyrës së Kryeministrit të Kosovës. (Para Pallatit të Drejtësisë, ora 11:00)
- Kryeministri Avdullah Hoti viziton menaxhmentin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Valbon Krasniqin, UD i Drejtorit të SHSKUK-së. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë QKUK, ora 11:00)
- Shoqata e cila merret me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikantëve “SHQNGL” mban konferencën e jashtëzakonshme për media. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)
- Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus nënshkruajnë Memorandumi Mirëkuptimi. (Ambientet e Rektoratit të UGJFA në Gjakovë, ora 12:00)
- Hapet ekspozita vjetore e Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës e cila shpërfaq vepra nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, dizajnit grafik, fotografisë artistike, vizatimit etj, duke filluar nga fryma e introduktit real, ekspresiv, surreal, abstrakt, e deri te trendët më aktuale të artit konceptual. (Muzeun Kombëtarë të Kosovës, ora 12:00)
- Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me aktivitetet e Ministrisë për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
- Me rastin e 31 vjetorit të themelimit të LDK-së, Kryesia bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)
- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Profili i Migrantit 2.0: Cilët qytetarë të Kosovës janë më të prirur për të migruar?”. (Zyrat e GLPS-së, rr. Rexhep Luci, përballë Kino ABC, ora 10:30)
- Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media diskuton lidhur me ecurinë e punës së Komisionit për nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës dhe nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për plotësim ndryshimin e Ligjit për KPM-në. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)
- Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani do të takohet me përfaqësuesit e koalicionit Nisma-AKR. (Kabinete i Presidentës Osmani, ora 11:00)
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione diskuton për punët e papërfunduara, në proces, në Komisionin Funksional. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)
- Kryeministri Avdullah Hoti viziton shoqatën HANDIKOS. (Veternik, afër Fshatit Ndërkombëtar, ora 11:00)
- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)
- Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani do të takohet me përfaqësuesit e Grupit 6+. (Kabinete i Presidentës Osmani, ora 12:00)
- Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren organizn konferencën me temë ''Dështimet në Shërbimet Sociale në Komunën e Prizrenit''. (Zyra e Degës së LDK-së në Prizren, ora 12:00)
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në hapjen e ekspozitës “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999”. (Muzeu Shtëpia e pavarësisë “Dr. Ibrahim Rugova”, ora 13:00)
- Ministria e Drejtësisë organizon ceremoninë e inaugurimit të “Këndit të Kurajos”. (Ndërtesa e Ministrisë, salla 914, ora 13:00)
- Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani do të përmbyllë ciklin e takimeve me përfaqësuesit e Listës Serbe. (Kabinete i Presidentës Osmani, ora 13:00)
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në koncertin e Filharmonisë së Kosovës me rastin e Festës së Krishtlindjes. (Katedralja e Nënë Terezës, ora 17:00)
- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qëndrore, ora 17:00)
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrto propozimet për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe dy anëtarëve të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
- Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon debatin e dytë publik me qytetarë për punën një vjeçare të qeverisjes komunale për vitin kalendarik 2020. (Shtëpia e Kulturës në Rahovec, ora 10:00)
- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Blerim Kuqi raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019, për Ministrinë e Mjedisit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)
- Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti mban konferencën e fundvitit për media. (Objekti i BQK-së, ora 11:00)
- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike miraton planet e Performances për vitin 2021, të agjencive të pavarura që i raportojnë Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)
- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston ish udhëheqësin e Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Nenad Rašić. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)
- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston ish sekretarin e përgjithshëm te Ministrisë, Arben Çitaku. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis shqyrton planin e performancës për vitin 2021 nga Autoritei rregullativ i hekurudhave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)
- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston përfaqësuesit e punëtorëve IGK ‘Ballkan’ Suharekë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston ish kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)
- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur Elektro Kosova. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)
- Forumi për Lidership dhe Diplomaci realizon Debatin me Pjesëmarrësit e Projektit “Akademia-Ngritja e pjesëmarrjes së Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane në qeverisje dhe ekonomi në Kosovë”, i mbështetur financiarisht nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë, si dhe realizohet nga Forumi për Lidership dhe Diplomaci, ora 14:00
- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston udhëheqës i departamentit të energjisë, Luan Morina. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:30)
- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin “Viti i Ri, Dialogu i Vjetër?”. (Online në faqen e KDI-së në Facebook, ora 15:00)
- Nën përkujdesjen e Zyrës së Kryetarit të Gjilanit mbahet koncert i muzikës klasike kushtuar 91 qytetarëve të cilët e bumbën betejën me COVID-19. (Salla e Teatrit të qytetit në Gjilan, ora 16:30)
- "Visar Kuçi Trio" promovon albumin e tyre të ri të titulluar "Departures" më ç'rast do të mbahet një koncert promovues. (Kino Armata, ora 17:00)
- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)
- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit B.K për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjeç. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.II, ora 9:30)
- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurës Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.I, ora 9:30)
- JOY Dance & Training Studio dhe Studio Baleti NESA prezantojnë koreografitë e baletit për fëmijë "JoyNess". (Skena e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)
- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, vizitojnë komunën e Rahovecit ku do të marrin pjesë në përurimin e ndërtimit dhe pajisjes së objektit të mikrovinifikimit. (Ish-ndërtesa e TMK-së, rr. Xhelal Hajda - Toni, Rahovec, ora 12:40)
- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston pronarin e kompanisë ‘Devolli Group’, Blerim Devolli. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)
- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare e shkollës e parë të lahutës e cila mbanë emrin "Lahutarët e rinj të trojeve etnike". (Ambientet e Qendrës për Zhvillimin e Kulturës Tradicionale SHKABAT Prishtinë, Rruga Xheladin Hana, ora 13:00)
- Këshilli Rinor Kosovar përmbyllë projektin “Mos supozo nevojat e mia”, me shumë të arritura e produkte të dala në ndihmë të gjithëpërfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në edukimin fillor – cikli i lartë në Kosovë. (Kino Armata, ora 13:00)
- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, vizitojnë prodhuesin “Bodrumi i Vjetër”. (Rr. Gëzim Hamza - Piktori në Rahovec, ora 13:00)
- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, vizitojnë në kompaninë “Biopak”. (Rr. UÇK, rruga transit në Rahovec, ora 13:20)
- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston blerësin e Fabrikës së Gypave në Ferizaj, Arian Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)
- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, marrin pjesë në inaugurimin e stallës së fermerit Bajram Jetishi, në fshatin Bërkoc, Komuna e Gjakovës. (Fshati Bërkoc, Komuna e Gjakovës, ora 14:00)
- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Kryesuesin e Njësisë së Monitorimit për Kontroll dhe Administrim Direkt- në AKP, Skënder Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 15:00)
- Partia Demokratike e Kosovës mban Konferencë për Media. (Zyret e Selisë Qëndrore, ora 15:00)
- Federata e Pingpongut organizon turneun e TOP 8 Juniorëve më të mirë të Kosovës për vitin 2020. (Ferizaj, ora 12:00)
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, merr pjesë në vendosjen e kompozicionit skulptural "Hasjanet" të akad. Luan Mulliqit. (Sheshi "Zahir Pajaziti" - afër Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, ora 16:30)
- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancë kundër të pandehurit Taulant Salihaj për keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)
- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton listën e kandidatëve për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Ministria e Infrastrukturës, ora 11:00)
- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Kompanisë “Matkos Group” Labinot Vitija, drejtorin e kompanisë “Eurokos” Ylber Shamolli dhe drejtorin e kompanisë “Hydroline” Muhamer Ibrahimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)
- Kryetari i Sindikatës se Pavarur te Sektorit Privat te Kosovës Jusuf Azemi mban konferencë për media .lidhur me grevën e cila po vazhdon te mbahet. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familajre numër 1, ora 11:00)
- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë një konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë, ish objekti Rilindja, kati IX, salla 914, ora 11:30)
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 12:00)
- Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, nënyetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavci, mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit)
- Fondi Kosovar per Garanci Kreditore lanson Dritaren e Pakos se Rimekembjes Ekonomike. (Livestream - https://www.facebook.com/fondikgk, ora 12:00)
- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston deputeten Mimoza Kusari-Lila dhe ish zëvendës drejtor në AKM, Ilir Salihu. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)
- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Zyret e Selisë Qendrore, ora 14:00)
- Për zhvillimet e fundit në ‘lokacionin e varrezës masive në Kizhevak’ organizohet konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P- 32, ora 11:00)
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton propozimet për zgjedhjen e 1 anëtari të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe 2 anëtarëve të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)
- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, do të vizitojnë përfituesit e projektit: “Ngritja e Stallave për Bagëti të Imëta si dele dhe dhi”. (Lagja Bajram Curr afër Kforit Turk, ora 10:00 - transport të organizuar nga ana e Komunës nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:30)
- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mohimin e të drejtës për vijimin e mësimit të disa vajzave në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në partneritet me Zyrën e BE-së në Kosovë do të organizojnë një uebinar virtual për të diskutuar Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike dhe Rekomandimet e Komisionit të Venedikut të bëra këtij projektligji. (Takim virtual në Zoom: https://undp.zoom.us/.../register/WN_dQll4bbZQlKImoXPzzGkGQ, ora 10:30)
- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)
- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
- Kryetari i PDK-së dega në Prizren, Shaqir Totaj bashkë me udhëheqësin e Departamentit për Ekonomi dhe Financ, mbajnë konferencë për shtyp. (Selia e degës në Prizren, ora 11:00)
- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, do të vizitojnë shtëpinë kulturore- historike “Kajmakqiu”, e cila është renovuar në kuadër të projektit “Fasadimi, konservimi dhe revitalizimi i shtëpive me vlerë historike-kulturore”. (Shtëpia “Kajmakqiu” në lagjen “Kurillë”, ora 11:00)
- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për medie, ku do të shpalosen të gjeturat hulumtimit mbi raportet vjetore financiare të subjekteve politike për vitin 2019. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, Rr. ”Bajram Kelmendi”, ora 14:00)
- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtoreshen e Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
- Drejtori i Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Kreshnik Gashi raporton para Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
- Mbahet ceremonia e shkëmbimit të protokollit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)
- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Radiotelevizionit të Kosovës, Komisionit për Ndihmë Shtetërore dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, sÑ‘ bashku me përfaqësues nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, do tÑ‘ vizitojÑ‘ varrezat në veriun e Mitrovicës, në të cilat para disa ditësh pati gërmime për të gjetur mbetjet mortore të të pagjeturve nga lufta në Kosovë.​ (Veriu i Mitrovicës, ora 11:00)
- Kuvendi i Kosovës mban seancë të veçantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, si dhe parandalimi i këtij krimi. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)
- Instituti Demokratik i Kosovës organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për foto-garën #FajiKorrupsionit, aktivitet ky i organizuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. (Parkun Arkeologjik, përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)
- Ministria e Infrastrukturës bashkë me organizatën "Ta Pastrojmë Kosovën" dhe kryetarin e KOK-ut, Besim Hasani, do të bëjnë mbjelljen e 150 drunjëve në kryqëzimin e auto-udhëve "Arbën Xhaferi" dhe "Ibrahim Rugova". (Uglar, kryqëzimi i dy auto-udhëve "Ibrahim Rugova" dhe "Arbën Xhaferi", ora 11:00)
- Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, mban konferencën e radhës. (Zyrët e degës së PDK-së, ora 11:30)
- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston ushtruesen e detyrës Drejtoreshën e Departamentit Ligjorë në Ministrinë e Shëndetësisë, Aferdita Hoxha. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N3030, ora 13:00)
- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë diskuton rreth planit të punës për periudhën e mbetur së bashku me ekspertët e komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së granteve start-up për të rinjtë përfitues. (Kbineti i ministres Vlora Dumoshi, ora 13:00)
- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media sot (Zyret e Selisë Qendrore, ora 13:00)
- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministren Vlora Dumoshi do të vizitojnë Komitetin Olimpik të Kosovës, ku edhe do të nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes MKRS-së dhe KOK-ut. (Zyrat e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, ora 14:00)
- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston ish udhëheqësin e Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Nenad Rašić. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)
- Në kuadër të ekspozitës Infrared shfaqet performanca e artistes Lori Lako. (Kinema verore të ish-Kino Rinia, ora 16:30)
- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)
- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon debatin “Si ta ndërtojmë një shoqëri të barabartë dhe gjithëpërfshirëse” i cili mbahet në kuadër të Projektit “Akademia-Ngritja e pjesëmarrjes së Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane në qeverisje dhe ekonomi në Kosovë”. (Bibloteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:30)
- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Gani Berisha lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)
- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në vënien e gurthemelit të ShFMU “Tre Dëshmorët”, në Vrajakë-Bratotin, në Komunën e Rahovecit. (Vrajakë-Bratotin, Komuna e Rahovecit, ora 11:00)
- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston, ish- anëtarin e Bordit në Agjencinë Kosovare për Privatizim, përfaqësuesin e sindikatave të punëtorëve, Haxhi Arifin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- Drejtorin Menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim Ekrem Hajdarin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 14:00)
- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Drejtoren Menaxhuese në Agjencinë Kosovare për Privatizim Mrika Tahiri (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 15:00)
- Let’s Do It do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve duke shpallur vullnetarët e vitit 2020. (Zyrat e Let’s Do It, lagjja Pejton, rr. Pashko Vasa, ora 11:00)
- Mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, departamenti Special - krimet e rënda me c'rast avokati mbrojtës do te jep deklaratë për mediet pas seancës. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:30)
- Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti do të mbaj një takim virtual me presidentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Alexis Mourre dhe Drejtoreshën e Komisionit të Arbitrazhit për Evropë, Laetitia de Montalivet. (Takim virtual, ora 10:00)
- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Emilja Redzepi, do të bëjnë nënshkrimin e kontratave me përfituesit e thirrjes për përkrahjen e OJQ-ve dhe individëve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:00)
- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime organizon aktivitetin “Tuneli i Fundit” në përkujtim të grave të vrara si pasojë e dhunës në familje në pesë vitet e fundit në Kosovë, dita e dytë. (Përballë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën e Artan Qerkinit përfaqësues i Malcolm Simmons, ish kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, “Përgjigje në ftesën për të dëshmuar para Komisionit për Legjislacion” si dhe njoftohet me shkresën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, Tomas Szunyong, për emërimin e Karin Hernmark Ahliny, Ambasador i Suedisë, anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Verifikim dhe Krahasim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:15)
- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës Arban Abrashin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)
- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit te Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)
- Organizata Etea dhe Aleanca Franceze në Prishtinë me mbështetjen e Ambasadës Franceze do të mbajnë takimin e parë të huazimit të librave. (Tek objekti i Aleancës Franceze, ora 11:00)
- Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) mban konferencë për medie lidhur me një hetim ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e energjisë elektrike. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, ora 11:15)
- Kryetari i Delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë Veljko Odalovic do të mbajnë konferencë për media lidhur me varrezën masive në Kizhevak të Serbisë. (Lokacioni i varrezës masive në Kizhevak të Serbisë, ora 12:00)
- Shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit N. M., i cili akuzohet nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, për veprën penale “vrasje e rëndë” pasi qe në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, i pandehuri dyshohet që pas mosmarrëveshjeve familjare, me një mjet të fortë - shufër metalike, godet bashkëshorten e tij në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, me ç’rast të ndjerës i ka shkaktuar plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 13:00)
- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtoren e Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës Letafete Latifi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë plotëson listën e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)
- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, mban sot konferencë për media. (Oborri i Kuvendit hyrja nga sheshi, ora 14:00)
- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike mban konferencë për media me rastin e dorëzimit të padisë për konflikt administrativ kundër vendimeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji”. (Para Pallatit të Drejtësisë, ndërtesa A, ora 14:00)
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla pret në takim ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj ku pjesë e takimit do të jenë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. (Objekti i MPJD-së, ora 14:00)
- Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave Hykmete Bajrami, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)
- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)
- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)
- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen ku shpall rezultatet përfundimtare të jashtëzakoshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 10:00)
- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)
- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)
- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)
- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)