02 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2021

 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të bëjë përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Arbanë. (Lagja Arbanë në Prizren, ora 10:00)

- Këshilli Organizativ i Agrofesta 2021 organizon edicionin e 7-të, të Festës së Perimkulturës. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 11:30)

- Pas takimit me Komitetin për menaxhimin e pandemise COVID-19, kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë për media. (Kompleksi e Shkollave te Mesme, objekti i Konviktit te nxenesve dhe studenteve, ora 11:40)

- Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Edona Maloku-Berdyna mbanë konferencën e rregullt për media. (MASHT, kati i I-rë,  ora 12:00)

- Në kuadër të Festës së Perimkulturës hapet Panairi Agro Tregu.  (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 14:00)

- Fillon edicioni i 22-të i kampionatit të Kosovës në basketbollin i quajtur 'Poli Stretball Kosova 2021'. (Platoa para Teatrit Kombëtarë në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, ora 16:00)

- Komuna e Prizrenit do të mbajë Dëgjimin e Përgjithshëm Publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2022. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 17:00)

- Në kuadër të Festës së Perimkulturës mbahen garat në shpejtesinë e mbushjes së thaseve me speca 'Kush e Mush'. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 19 Gusht 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz bëjnë përurimin e një destinacioni të ri. (Nashec, ora 10:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizojnë festimin e ditëlindjes së 75 të Presidentit Bill Clinton. (Lokalet e Gjimnazit "Hivzi Sulejmani" në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Zyrat e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 13:00)

- Mbahet akademi përkujtimore për mjekun e njohur në Anamoravë Dr. Feti Hetemi, i cili humbi jetën nga  Covid-19. (Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, ora 16:30)

- Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Korishë për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Shkolla fillore në Korishë, ora 17:00)

- Mbahet ceremonia e rivarrimit të dëshmorit, Muhamet Musli Musliu nga fshati Ozdrim. (Varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 18 Gusht 2021

- Save the Children organizon lansimin e nën-granteve të financuara nga BE për tridhjetë organizata lokale të cilat do të implementojnë projekte për ofrimin e shërbimeve sociale për grupet e cënueshme në Kosovë, në përgjigje të Covid-19. (SOS Fshatrat e Fëmijëve, Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë seminarin për trajner ITTF Level I me ekspertin Aleksey Yefremov. (Salla e pingpongut në pallatin e rinisë, ora 10:00)

- Me rastin e organizimit të Poli Streetball Kosova 2021, Shoqata e Streetballit të Kosovës mban konferencë për medie. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Ndërmarrja Publike Banesore mban konferencë për media. (Zyret qendrore të NPB, ora 11:00)

- Mbahet takimi i parë i grupit punues për hartimin e Projekt Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 13:00) 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndërtesa e KQZ-së, ora 13:30) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku mban konferencë për Pakon e Ringjalljes Ekonomike, ku planifikohet të ndahen pesë milionë euro për fushat e kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit. (Kabineti i Ministrit Çeku, ora 14:00)

- Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët e fshatit Reçanë për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Shtëpia e Kulturës në Reçanë, ora 17:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪17:30)

 

Ngjarjet e datës 17 Gusht 2021

- Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të vizitojnë Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës. (Termocentrali Kosova A, ora 8:00)

- Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Zhur, për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Shkolla fillore në Zhur, 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟕:𝟎0)
 
- Në prag të ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, do të bëhet inaugurimi i sistemit VAR. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 16 Gusht 2021

- Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Platformën CiviKos mbajnë konferencë për medie. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)
   
- Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarët aktual të komunave që udhëhiqen nga kjo parti dhe kandidatët për kryetarë komunash mbajnë konferencë të përbashkët për medie. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 13:00)

-  Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Piranë, për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Shkolla fillore në Piranë, ora 17:00)

- Komuna e Prizrenit vazhdon aktivitetet në kuadër të programit “Vera Kulturore”. (Sheshi i dëshmorëve në Gjilan, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2021

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Në Kompleksin Memorial në Gllogjan të Deçanit, bëhët Rivarrimi i Dëshmorëve të Kombit Shkelzën Berisha dhe Besard Kadirja. (Kompleksi Memorial në Gllogjan të Deçanit, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2021

 - Instituti Demokratik i Kosovës shpalos të gjeturat nga raporti i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për sesionin pranveror 2021. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”, ora 10:00)
 
- Mbahet festivali i Rinisë “Future4Youth” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. (Parku i Taukbahçes, ora 15:00)

- Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Gjonaj, për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, ora 17:00)

- Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Gjilant për nder të Ditëve të Mërgatës mban koncertin 7 Ninullat dhe promovimin e librit ”7 Ninulla 7 ditë te javës”. (Muzeu Etnografik i qytetit, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2021

- Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca merr pjesë në takimin konstituiv të Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE - Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506, ora 9:00)
 
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale bën përmbylljen e sesionit pranveror dhe përgatitja për sesionin vjeshtor me thekës të veçantë për mirëqenien sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e pranimit të donacionit të Ambasadës Hungareze në Kosovë, për sektorin e sportit në Komunën e Prishtinës. (Tek Pallati i Rinisë respektivisht afër objektit të ASK-së, ora 10:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës (ndërtesa e KQZ-së, ora 13:30) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në ceremoninë e dhurimit të “Tavolinës Teqball”, të dhuruar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë. (Shkolla fillore “Abdyl Frashëri”, ora 15:00)

 

- Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri mban sot Konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 15:30) 

 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪16:00)
 

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2021

- Qeveria e Republikës së Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Klubi i Basketbollit Prishtina mban konferencë për medie lidhur me Kampin që organizohet nga Real Madrid. (Zyret e Sigal Prishtina, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 10 Gusht 2021

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban tryezë diskutimi “Projektligji i Regjistrimit te Popullsise”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi ndaj situatave emergjente: Vërshimet”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, do të mbajë konferencë për media.(Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, ish Rilindja, ora 10:00)
    
- Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj mban tryezë diskutimi me përfaqësuesit e odave ekonomike, lidhur me ecurinë e masave. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:30)
    
- Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim raportojnë para Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Banorët e lagjes “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse, protestojnë sërish. (Para Komunës së Prishtinës, ora 11:30)
    
- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe Nënkryetari i Odës Ekonomike të Izraelit, Roy Roznek mbajnë konferencë për medie. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 13:00)

- Ministrija e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari do t’i shtjellojë në një konferencë për media mbrojtjen e tregut dhe importin i mallrave. (Ndërtesa e ministrisë, ora 14:00)

- OJQ Lights of the Future organizon edicionin e dytë të festivalit të qytetit të Obiliqit ‘Ndriço Fest’ i cili do të mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës. (Sheshi i qytetit “Dëshmorët e Kombit” në Obiliq, ora 18:00)  

    

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2021

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Afrim Matoshi për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë takim me qytetarë, ku do të prezantojë raportin gjashtëmujor të Komunës së Prizrenit për vitin 2021. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpi të Bardhë, ora 16:00) 

Ngjarjet e datës 8 Gusht 2021

- Federata e Notit të Kosovës organizon Maratonën e XI-të Ndërkombëtare “Kosova 2021” ku gjatësia e shtegut do të jetë 4.2km. (Liqeni i Batllavës në Orllan, ora 11:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri do të mbahet aktiviteti "Dita e Mërgimtarëve", në Shalë të Bajgorës. (Fshati Bajgorë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 7 Gusht 2021

- Komuna e Prizrenit organizon pritje në kuadër të edicionit të XX të festivalit DokuFest. (Oborri i shtëpisë së "Shani Efendi", pranë Kino Lumbardhit, ora 19:00)  

- Komuna e Suharekës organizon “DIAFEST 2021”. (Sheshi i qytetit të Suharekës, ora 19:00)

- Hapet ekspozita ‘Kinofigurimi: Një arkiv i hapur’, ekspozitë kjo arkivore e bazuar në historinë e Kino Lumbardhit. (Lumbardhi, ora 19:00)

 - Ramë Lahaj mban koncert. (Sheshi Skënderbeu në Prishtinë, ora 20:30) 

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj Arbërie Nagavci mbanë konferencën e rregullt për media. (MASHT, kati i parë, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)
 

 

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2021

- Bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku pas mbledhjes, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi mban konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2021

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton propozim - vendimin e Qeverisë, për emërimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit  të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtohet dhe miratohen rekomandimet për certifikim të subjekteve politike. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon hapjen solemne të Resortit të vetëm në Kosovë "Kështjella Dardanicum" me tradite te vjeter te modelit te shqiptareve te lashte ku paraqet kulturën dhe traditen tone kombetare dhe ky investim eshte bere nga bashkeatdhetaret tane nga Britania e Madhe qe kap vleren rreth 4 milion euro. (Fshatin Kukaj, ora 18:00)

- Mbahet ceremonia inaguruese e Qendrës së parë për Arsim në Distanë. (Rr. "Rexhep Mala" nr. 49, Prishtinë, përballë ICK -së, ora 18:30)

 

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

 

- Kryesia e Sindikatës së Punëtoreve të ATK-së do të mbajë konferencë për media lidhur me grevën e organizuar nga Sindikata e ATK-së. (Zyra Qendrore, përballë Katedralës Nëna Terezë, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 2 Gusht 2021

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkëbisedon me mërgatën. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me punën Njëqind ditore të Qeverisë si dhe shqyrton propozim-vendimin për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Organizata Lëvizja për Demokraci mban një aktivitet simbolik para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për të kundërshtuar nismën e Edi Ramës për krijimin e Mini Shengenit ballkanik. (Para Ambasadës së Shqipërisë, lagjja Pejton, ora 11:00)  

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumeve dhe lansimit të projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create”. (Hapësirat e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në Dardani, ora 14:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremonin shtetërore te pritjes së Kampionëve Olimpikë me ç’rast mbahet edhe konferenca për media. (Aeroporti “Adem Jashari”, ora 19:50)
 
- Ardhja e Kampionëve Olimpikë në Prishtinë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Komuna e Vushtrrisë mban konferencë për media. (Ndërtesa e Komunës, ora 12:00)

- Në kuadër të Panairit të Librit, organizohet takim me poetin Xhevdet Bajraj. (Holli i Teatrit Kombëtar, Prishtinë, ora 13:00)

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)   

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 30 Korrik 2021

- Oda e Farmacistëve të Kosovës bën promovimin e “Revistës Farmaceutike”. (Hotel Emerald, ora 10:00)    

- Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për medie me temë: “Mekanizmi disiplinor ndaj gjyqtarëve dheprokurorëve: Një reflektim mbi gjendjen aktuale”. (Zyret e GLPS, ora 10:30)

- Organizuar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri do te mbahet takimi me përfaqësuesit e pesë konfesioneve fetare, në funksion të kultivimit të dialogut ndër-fetar. (Zyra e Kryetarit të Gjilanit, ora 11:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojnë konferencë njëditore me titullin “Planet e menaxhimit të trashëgimisë kulturore, mjet për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm e trashëgimisë kulturore”. (Emerald Hotel, ora 13:00)
    
- Edicioni i tretë i Festivalit Evropian të Filmit në Kosovë, përfundon me një ceremoni çmimesh në Kino Armata në prani të zëvendësshefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri. (Kino Armata, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 29 Korrik 2021

 - Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë viziton ministrinë e Infrastrukturës, flasin për kriteret që duhet t’i plotësojnë kompanitë e autobusëve. (Ministria e Infrastrukturës, ora 8:30)
    
- Instituti Riinvest dhe USAID organizojnë tryezën e diskutimit me temën “Barometri i prokurimit publik 2020”. (Hotel Emerald, ora 10:00)  
 
- Komuna e Prishtinës dhe UNDP do të nënshkruajnë marrëveshjen për restaurimin e Sahat Kullës. (Pranë objekti të Sahat Kullës, ora 10:00)  
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin dhe programin e shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2021 si dhe kërkesën për ndarje buxhetore për Radiotelevizionin e Kosovës për periudhën korrik-shtator 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Specializantët e ShSKUK-së protestojnë për mos pagesat e specialistantëve për kujdestaritë 24 orëshe të vikendeve dhe ditëve të festave. (Para Administratës Qendrore, ShSKUK, ora 12:00)

- Kryetari i Partisë Demokratiek të Kosovës, Memli Krasniqi, viziton komunën e Shtimës ku do të takohet me Kryetarin Naim Ismajli. (Objekti i Komunës, ora 12:30)

- Kryetari i Partisë Demokratiek të Kosovës, Memli Krasniqi se bashku me Kryetarin Naim Ismajli vizitojnë Parkun e Biznesit. (Rruga Industriale në Shtime, ora 13:00)

- Kryetari i Partisë Demokratiek të Kosovës, Memli Krasniqi se bashku me Kryetarin Naim Ismajli vizitojnë Parkun e qytetit “Ahmet Shtimja”. (Rr. Ahmet Shtimja në Shtime, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 28 Korrik 2021

- Drejtori i Drejtorisë së Administratës i Komunës së Prizrenit, Osman Hajdari do të bëjë përurimin e Memorialit të Dëshmoreve në fshatin Kobaj. (Fshati Kobaj, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e 261-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Platforma Zoom, ora 9:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës në emër të kompanisë Koshi Group organizon lansimin dhe promovimin e barkës së parë prodhuar në Kosovë të quajtur Interstellar. (Liqeni i Radoniqit në Gjakovë, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban tryezë diskutimi me temën “Themelimi i Gjykatës Komerciale në Kosovë: Nevoja për themelimin e saj, sfidat dhe pritshmëritë”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të lansoj edicion e 20-të të Përmbledhjes Pulsi Publik me një prezantim virtual të të gjeturave kryesore. (Zoom: https://undp.zoom.us/j/87255870241, ora 11:00)  

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪13:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të behët votoj rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:00)

-  Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit, hyrja nga Sheshi, ora 15:00)

- Mbahet ceremonia e zyrtarizimit të kandidaturës së Kryetarit aktual të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari edhe për një mandat në udhëheqje të Skenderajt. (Restaurant “Freskia”, në Skenderaj, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 27 Korrik 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:45)

- Policia e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të zyrtarëve policorë, e cila iu dedikohet zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjve të Kosovës”. (Hapësira e jashtme para objektit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ora 10:00)  

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)  

- Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencën për medie lidhur me përmbylljen e projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie” dhe prezantimin e raportit përfundimtar të zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – Covid-19. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të performances “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave jo-qeveritare”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takoht me kryetarët e Odave të profesionistëve shëndetësor për të diiskutuar për punën dhe sfidat e Odave të profesionistëve shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- Nën përkujdesin e drejtpëdrejt të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shënohet 231-të i themelimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës. (Teqa Bektashiane në Gjakovë, ora 11:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do ta prezantojë edicionin e pestë të Raportit vlerësues të të drejtave të komuniteteve. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton para Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me nivelin e zbatimit të ligjit për shoqëritë tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)  

- Organizohet hapja solemne e Dekra Akademie në Gjilan e cila ka hapur dyert e saj për infermierët e licencuar që duan të punojnë në Gjermani. (Tek Rruga e Gjinollëve, nr.83, Gjilan, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë  shqyrton Projektligjin në parim për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 303, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës s Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301 ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 26 Korrik 2021

- Sindikata e punëtorëve të Administratës Tatmore të Kosovës vazhdon grevën me orar të plotë. (Objekti i ATK-së, ora 8:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencën për media e cila o te jetë e përqendruar në prezantimin IFO-s me të gjeturat kryesore nga anketimi i bizneseve, për tremujorin e parë të vitit 2021. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:30)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- shtyhet për nesër - Policia e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të zyrtarëve policorë, e cila iu dedikohet zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjve të Kosovës”. (Hapësira e jashtme para objektit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ora 10:00)  

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- shtyhet per neser - Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës s Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301 ora 14:00)

Ngjarjet e datës 25 Korrik 2021

- Vazhdon dita e dytë e panairit veror në të cilin do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” mbahet ‘’Mega Koncert’’ me yjet e këngës nga Deçani. (Në qendër të qytetit të Deçanit, ora 18:00)
 
 

Ngjarjet e datës 24 Korrik 2021

- Demokracia në Veprim mban konferencën për media, ku do të publikohet një vlerësim ex-ante i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, që do të shërbej si dokument avokues për t’a avancuar procesin zgjedhor të 17 tetorit.  (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Rrustem Berisha, mban konferencë për medie. (Në qendër të qytetit në Pejë, para Selisë së AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan” hapet panairi veror në qendër të qytetit, ku do të marrin pjesë me prezantimin e produkteve të tyre një pjesë e madhe e qyteteve të Kosovës po ashtu komunat: Ulqin , Shkodër , Bajram Curri etj. (Qendra e qytetit te Deçanit, ora 16:00)

 

Ngjarjet e datës 23 Korrik 2021

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Nënkryetari, Muhedin Nushi do të marrin pjesë në inaugurimin e instalimit të tre mbushësve elektrik për vetura në hapësirën e “Prishtina Parking”. (Mbrapa pallatit të Rinisë, ora 8:45)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe koordinimi i aktiviteteve me qëllim tÑ‘ promovimit  të të drejtave të njeriut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)  

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere vazhdon mbledhjen në të cilën do të shqyrtoj Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit mban konsultim publik për “Plotësimin-Ndryshimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave". (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ku do të publikohet raporti “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë” i cili shpalos të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale në 38 komunat e Kosovës bazuar në 48 indikatorë vlerësues të përzgjedhur konform obligimeve ligjore dhe udhëzimeve administrative që rregullojnë punën dhe funksionimin e institucioneve të qeverisjes lokale. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shoqëritë tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506,ora 11:00

- Komuna e Prishtinës organizon shpërndarjen e pakove mbështetëse bujqësore për fermerët në regjionin e Prishtinës. (Tek objekti i kompanisë “EuroFruti”, në Mramor, ora 11:00)

- Lidhja e Historianëve  të Kosovës ’’Ali Hadri’’ dega në Deçan, përkrahur nga kryetari i komunës Bashkim Ramosaj shënojnë një 100-vjetorin e kryerjes së masakrës ndaj popullsisë së Isniqit nga forcat serbo-malazeze. (Asamblea Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, do të mbajë konferencën e rregullt për media. (Ndërtesa e MAShTI, ora 12:00)  

- Mbahet takimi i radhës i Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)

- Kryesia e Sindikatës së Punëtoreve të ATK-së mbanë konferencë për media lidhur me grevën që po mbahet në ATK. (Qendra e shërbimit të tatimpaguesve, sheshi Skenderbeu, ora 16:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë zyrtare te përurimit të shtatores së Fadil Vokrrit. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

- Pas inaugurimit të shtatores së Fadil Vokrrit do të zhvillohen dy ndeshje revyale të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës, për nder të ditëlindjes së Legjendës në të cilën do të luajnë veteranët e dy skuadrave në të cilat ka luajtur Vokrri, Llapi dhe Prishtina, derisa më pas do të përballen veteranët e futbollit të Kosovës dhe ata të Shqipërisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)

- Drejtoria e Inspekcionit së bashku me Policinë dhe Njësinë Speciale të Kosovës nisin aksion të gjerë në lokalet e qytetit të Mitrovicës për kontrollimin e lokaleve pas shqetësimeve dhe ankesave të vazhdueshme të qytetarëve për zhurmën që po shkaktojnë lokalet e qytetit. (Mitrovicë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 22 Korrik 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal tek Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Kualiteti i shkollimit universitar dhe pasuniversitar i mjekëve”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën Sindikale të Auto-Taksive që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari”  do të mbajnë protestë në shenjë pakënaqësie nga policia e Kosovës, Inspektorati i Komunës së Lipjanit për mos krijimin e kushteve të punës për këta  Auto-Taksi, e që numri i tyre është mbi 100 Auto-Taksi.  ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës do t’i mbajë dyert e hapura për bashkatdhetarët. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të organizojë zbulimi i pllakës përkujtimore në Dragobil të Malishevës. (Dragobil, ora 11:00)

- ndryshim lokacioni - Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë ndërtesës "Rilindja". (Pranë ndërtesës "Rilindja", ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie rreth hapjes së edicionit të 12-të të Festivalit të Filmit të Animuar “Anibar”. (Kino “Lake” në Pejë, ora 11:00)

- Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media. (oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 13:00) 

- Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon ceremoninë e certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel Emerald, ora 17:00)

- Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” protestojnë për shkak të punimeve në rrugë. (Rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ora 18:00)

 - Komuna e Gjilanit nis fazen e dytë të dezinsektimit hapësinor për të krijuar një ambient pa insekte të dëmshme. (Gjilan, ora 19:30)
 

Ngjarjet e datës 21 Korrik 2021

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të organizojë homazhe te kopshti i dëshmorëve dhe te shtatorja e Shejh Myhedin Shehut te Teqeja e Madhe e Halvetive. (Rahovec, ora 9:00)

- Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, organizon takim me temën “Pandemia COVID-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë”, që organizohet në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”. (Holli i Kuvendit, ora 9:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin   2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

 - Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrime Evropiane takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim të bashkëpunimit dhe komunikimit në procesin e integrimit evropian të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)  

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Statistikave Zyrtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit do të organizojë përurimin e monografisë “Shqiponjat se braktisin folenë”, për dëshmorin e kombit Mizahir Isma, nga autori Qemajl Krasniqi. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 11:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton përgjigjen për Gjykatën Kushtetuese lidhur më rastin KO93/21. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:45)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)