03 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 mars 2022

- Drejtori i Departamentit për Siguri Publike, Mensur Hoti dhe Drejtori i Hetimeve të Policisë, Arben Paçarizi raportojnë para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Drejtësisë të Danimarkës, Nick Hækkerup. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Instituti i Prishtines per Studime Politike do të mbajë tryezë diskutimi me temë "Ndikimi politik i pandemisë COVID-19 në Kosovë". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” do të shënojë 9 vjetorin e  themelimit. (Mjediset e universitetit, salla A34,  ora 11:00)

- Kryeministri  i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, vizitojnë fabrikën “ Floil”. (Fabrika “ Floil”, Gjilan, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit të posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese lidhur me shqyrtimin e nominimeve të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 14:00)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, mban sot (e Enjte),  konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 14:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë konferencë për media në lidhje me krizën e rritjes së çmimeve të produkteve. (zyret qendrore të PSD-së, ora 16:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj.Donika Gërvalla- Schwarz do ta mirëpres sot në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari", ministren e Jashtme të Gjermanisë znj.Annalena Baerbock. (Aeroporti "Adem Jashari", ora 16:30)

-  Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock. (Kabineti i Presidentes, ora 17:30)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel, do t'ia dorëzojë medaljen Komandant i Legjionit të nderit, Qëndrim Gashi ish-ambasador i Republikës së Kosovës në Francë. (Rezidenca e Francës, ora 18:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:30 - pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët për media)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock mbajnë konferencë të përbashkët për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪19:45) 

Ngjarjet e datës 9 mars 2022

- Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me punën dhe sfidat e Ministrisë, roli mbikëqyrës i Ministrisë në raport me SHSKUK –në dhe strategjin Legjislative e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin e Komisionit Funksional në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, raportin e Komisionit Funksional në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shëndetësi, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- OJQ EcoKosWomen organizon hapjen e panairit me produkte të grave në agrobiznes. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon tryezën e diskutimit, ku do të prezantohen të gjeturat e raportit tonë “Sfidat e komunave në menaxhimin e investimeve, shpenzimeve, të hyrave dhe pronave". (Hotel Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet debati publik me temën “Dhuna psikologjike, si formë e dhunës ndaj grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal organizojnë debat publik rreth procesit të hartimit të Planit Nacional të Veprimit në kuadër të Open Government Partnership. (Restaurant "Marashi" në Prizren, ora 11:00)

- Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban nesër (e mërkurë),  konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilën do të shqyrtohet dhe miraohet rekomandimi për regjistrim të partisë politike “Guxo” dhe partisë politike “Bashkimi për Ndryshim Anamorava”. (Objekti i KQZ-së, ora 13:30) 

Ngjarjet e datës 8 mars 2022

 - Kuvendi i Komunës së Mitrovicës mban seancë solemne kushtuar "8 Marsit - Ditës së Gruas". (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kolektivi "Marshojmë s'festojmë" organizon marshin protestues në kundërshtim të vrasjes së grave në Kosovë. (Tek Pallati i Drejtësisë në Hajvali, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të performances “Optimizimi i resurseve njerëzore dhe pajisjeve teknike mjekësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizojnë diskutimin për lidhjen ndërmjet të drejtave pronësore dhe dhunës në familje, me fokus në komunitetet pakicë. (Lagja 029 (afër Fidani Center), Fushë Kosova, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë - EULEX dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizojnë diskutimin për lidhjen ndërmjet të drejtave pronësore dhe dhunës në familje, me fokus në komunitetet pakicë. (Lagja 029 afër Fidani Center në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Rahovecit bën prezantimin i cili ka për qëllim informimin tuaj lidhur me sigurimet bujqësore duke synuar rritjen e njohurive tuaja mbi sigurimet bujqësore. (Salla e Kuvendit Komunal Rahovec, ora 11:00)

- Kuvendi i Komunës së Gjilanit organizon seancën për nder të 8 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Gruas". (Objekti i Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 13:00)

- OJQ 'You can do" mban një protestë paqësore për të kërkuar të drejtat për femrat me nevoja të veçanta te mos diskriminohen por të trajtohen të barabarta me pjesen tjetër të shoqerisë. (Para ndërteses së Qeverisë, ora 13:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal organizon një tryezë ku do të diskutohet me institucionet gjegjëse lidhur me Piraterinë, Portalet që shpërndajnë fake news dhe propagandë, IPTV të cilat shpërndajnë fake news dhe propagandë, Bllokimi i mundësisë së hapjes së mediave pro agjendës ruse në internet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës ku në rend të ditës është Shqyrtimi për votimin e përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Europian. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze organizon ngjarjen "10 Rrëfime - Jo kuotë, por vlerë". (Kino Armata, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 7 mars 2022

- Ora e parë mësimore i kushtohet Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Të gjitha shkollat e Kosovës)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ministren e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla-Schwarz lidhur me zhvillimet dhe veprimet pas fillimit të luftës në Ukrainë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, organizon përuron pllakën në shtëpinë e familjes së Ibrahim Gashi, ku gjatë viteve 1991-1998 është zhvilluar procesi mësimor për nxënësit e shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. (Shtëpia e familjes së Ibrahim Gashi, ora 9:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, vizitojnë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Elena Gjika”. (Shkolla "Elena Gjika", ora 9:45)

- Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, Liga e Veteranëve të Futbollit të Kosovës nën patronatin e Federatës së Futbollit të Kosovës e organizon turneun “Të gjithë vëllezërit së bashku”. (Nisja e ekspedites se ekipeve pjesëmarrëse nga Prishtina për në Prekaz, ora 10:00)

- Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës organizon akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorëve të Departamentit të Historisë, Prof. Dr. Skënder Rizaj, Prof. Dr. Muhamet Terrnava, Prof. Dr. Masar Rizvanolli, Prof. Dr. Bedrush Shehu, Prof. Dr. Drita Gunga Bakia, Prof. Dr. Shukri Rrahimi, Prof. Dr. Muharrem Sopi, Ma. sc. Nait Ipqiu të cilët kanë ndërruar jetë gjatë pandemisë. (Fakulteti Filozofik, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon aktivitet për nder të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit. (Shkolla e Arteve, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi kryesor për nder të 7 Marsit ku edhe do të ndahet çmimi “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e dalluar. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë e jashtëzakonshme për shënimin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Organizata joqeveritare dhe Institucionet e Kosovës organizojnë një protestë solidarizuese me popullin e Ukrainës, i cili po përballet me agresionin nga Rusia. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë, ora 12:00)

- Federatës së Futbollit të Kosovës fillon turneun organizon turneun “Të gjithë vëllezërit së bashku”. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për markat tregtare dhe Projektligji për mbrojtjen e sekreteve tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Kolektivi "Marshojmë s'festojmë" organizon konferencë për media në të cilën do të shpalosën detajet e manifestimit të 8 marsit në Kosovë, marshit protestues kundër vrasjes së grave  i cili mbahet në Prishtinë dhe komunat tjera. (Tek sheshi "Zahir Pajaziti", ora 14:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

- Mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve” me një koncert në Skënderaj. (Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj, ora 18:00)

- Me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së behët ndezja e flakadanëve. (Në 7 zonat e UÇK-së dhe në Kazermën Adem Jashari, ora 18:00)


 

Ngjarjet e datës 6 mars 2022

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama se bashku me bashkëpunëtorë bejnë homazhe te varrezat e Familjes Jashari në Prekaz. (Prekaz, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 9:45)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama se bashku me bashkëpunëtorë bejnë homazhe të varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë. (Velani, ora 10:00)

- Me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së mbahet instalacion me fotografi dhe video: Historia e 5, 6 dhe 7 marsit. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varrezat e Familjes Jashari në Prekaz, me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Prekaz, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve, për nder të Epopesë së UÇK-së. (Gjilan, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës ogranizon ceremoninë e dekorimit të gazetarit të njohur britanez Vaughan Smith i cili ka prodhuar edhe filmin “The Valley” i cili paraqet luftën e fundit në Kosovë. (Objekti i Komunës së Vjetër, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama se bashku me bashkëpunëtorë bejnë homazhe të varrezat e Dëshmorëve në Koshare. (Koshare, ora 14:30)

- Me rastin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së mbahet Akademi përkujtimore. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 5 mars 2022

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Kryetarin e Kuvendit te Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban seancë solemne me rastin e shënimit të 24 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.​ (Kuvendi Komunal i Gjilanit, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti marrin pjesë në Ceremoninë e Rreshtimit te Njësive Ushtarake te Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kolegji AAB organizon promovimin e dy librave “Nga Pavarësia në Pavarësi”, i autorit Ferhat Dinosha, botim i Shtëpisë Botuese AAB, dhe “Kronika nga Lugina”, i autorit Baki Rexhepi, mësimdhënës në Kolegjin AAB. (Qendra Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca do të marrin pjesë në Seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, që do të mbahet me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së”. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancën solemne me rastin e shënimit të 24 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.​ (Ndërtesa e Kuvendit, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon Ditën e hapur për qytetarët e Republikës së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Kryetarja e Forumit të Gruas së Degës së LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi mban aktivitet për nder të shënimit të 32-vjetorit të LDK-së. (Selia e LDK-së në Gjilan, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 4 mars 2022

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Mbahet Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike me temën “Universitetet publike dhe profilizimi i studimeve të larta”. Konferenca mbahet në 9-vjetorin e themelimit të tri universiteteve publike në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë. (Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, ora 10:00)
 
- Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi mban konferencë e përbashkët për media e të dy kryetarëve. (Holli i Kuvendit, ora 10:45)

- Kryeministri  i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti pret në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Eurodeputetja dhe raportuesja e përhershme për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, do të mbajë konferencë për shtyp. (International Business College Mitrovica në Mitrovicën e Jugut, ora 16:00)

- Drejtoria e Sportit të Komunës së Prishtinës organzion ceremoninë e përzgjedhjes së Laureatëve për vitin 2021. (Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 3 mars 2022

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, znj. Viola von Cramon. (Kabineti i kryetarit, ora 9:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të rregullt plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban tryezë diskutimi lidhur me ecurinë dialogut Kosovë-Serbi nën drejtimin e Qeverisë Kurti. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, KOMRA Rrjeti i Pajtimit dhe Mediacentar organizon një diskutim në nivel ekspertësh mbi rolin dhe praninë e mediave si provë dhe të gazetarëve si dëshmitarë para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. (Përmes platformës Zoom -https://us02web.zoom.us/webinar/register/WN_nogYLoWRRVeLInPiMIyDCg, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e ndarjes së Çmimit për Media në lidhje me bashkëjetesën multi-etnike. (Libraria kafeteria “Dit e Nat”, ora 11:00)

- Oda Ekonomike Gjermano Kosovare organizon publikimin e raportit “Transporti rrugor ndërkombëtar i mallrave” në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon ceremoninë Laureatët e Vitit 2021. (Hotel Emerald, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 2 mars 2022

- Kuvendi i Komunës së Mitrovicës mban mbledhjen solemne kushtuar "Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rënies heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri". (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 9:00)

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës mban punimet e Konferencës Ndërkombëtare me temë “Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Danimarkës për transferimin e të burgosurve në Kosovë: Implikimet në Standardet e të Drejtave të Njeriut”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile dhe Pojektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale. (Ndërtesa e Kosovës, salla N303, ora 9:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin Vjetor të Shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Shëndetësi, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Sigurimin Shëndetësor, etj. (Ndërtesa e Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknoligjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, organizojnë ceremoninë e prezantimit të romanit “Ditë e re” të autorit Nikos Chrysos. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 1 mars 2022

- Me rastin e shënimit të 1 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, me moton ‘’Sot lëvizim bashkë!’’,  Handikos organizon aktiviteti të ndryshme. (Sheshi ‘’Zahir Pajaziti’’ dhe ‘’Ibrahim Rugova’’, ora 8:00)

- Qendra AIRE organizon takim mbi Statistikat Gjithëpërfshirëse, Efektive dhe Transparente për Kthimin e Pasurisë si një mjet kyç për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, takim ky në të cilin do të mbledhen së bashku gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të institucioneve gjyqësore nga Ballkani Perëndimor. (Hoteli Emerald, ora 9:15)

- Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian dhe Këshillin e Evropës organizon takim me qëllim të lansimit të Raportit: Vlerësimi Krahasues i të dhënave mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë (2014 – 2020), mbështetur nga Projekti KoSEJ II. ( Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministri i MMPHI, Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit të auditimit të performances “Vlera për para në ndërtimin e rrugeve lokale dhe rajonale”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon një tryezë me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare “Zero Diskriminim”. Avokati i Popullit, Naim Qelaj do të hap edhe fushatën vetëdijesuese me moton “Barazi për të gjithë”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për infrastrukturën kritike, si dhe shqyrton Nismën Legjislative për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë se Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. (Objekti i ministrisë në rrugën Ukshin Hoti, kompleksi "Ramiz Sadiku", ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Planin e Performancës për vitin 2022 të Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, Planin e Performancës për vitin 2022 të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Lëvizja FOL mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit “Komunat nuk zbatojnë Udhëzimin Administrativ të MAPL-së Nr.02/2019”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Raportin me amendamente të grupit punues për Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë Izet Sadiku do ta vizitojnë QKMF 11 me rastin e ofrimit të këtij shërbimi për të parë nga afër kujdesin që u ofrohet qytetarëve të Prishtinës, gjegjësisht pacientëve me sëmundje kronike. (QKMF 11, rr. Abdyl Frashëri, lagjja e Muhaxherëve, ora 13:15)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Punës së Komisionit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:30)
 

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2022

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari do të mbajë tryezë diskutimi me temë "Monitorimi i Politikave Sociale në Kuvendin e Kosovës: Mbikëqyrësi Social: angazhimi i deputetëve për politikat sociale". (Orion Center, ora 10:00)

- Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi takohet me Ministren e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal të Malit të Zi, Tamara Srzentić. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal i Rahovecit mban mbledhjen te dytë e rregullt. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton në parim Projetligjin për Pronën Publike, Projektligjin për Kompenzimin e Viktimave të Krimit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe në Likoshan. (varrezat në Likoshan, ora 12:20)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla pret nesër në një takim ministrin e Jashtëm të Hungarisë Péter SzijjártÏŒ. (Ndërtesa e MPJD-së, ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00) 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet tjera vjetore për letërsi. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Jashtëm të Hungarisë Péter SzijjártÏŒ mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e MPJD-së, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022, në Londër.

​ 

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00) 

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kosovës, salla N302, ora 9:00)
    
- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport prezanton analizën për Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim nga eksperti ndërkombëtar, Bastian Baumann, i angazhuar nga projekti HERAS+. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)
 
- Grupit për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për media me temë “Trajtimi i rasteve të keqpërdorimit në prokurim publik nga gjykatat dhe prokuroritë në Kosovë”. (Zyrat e GLPS, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë - Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna mban konferencën e rregullt për medie. (MASHTI (Kati I), ora 12:00)
    
- Grupi organizativ i protestës “Asnji cent ma shumë”, protestojnë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. (Sheshi “Zahir Pajazit”, ora 12:00)  
    
- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës dhe Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizojnë ceremoninë përkujtimore në shënim të 40 vjetorit të vdekjes së kompozitorit të mirënjohur shqiptar, Rexho Mulliqi. (Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2022

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencë në lidhje me Reformën e Administratës Publike në Kosovë, sfidat si dhe zgjidhjet potenciale ku do të marrin pjesë dhe kryeministri Albin Kurti, Tomas Szunyog, shef i Zyrës së BE-së. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës organizon tryezën me temën “Gjendja aktuale në sektorin e shëndetësisë – Kemi apo nuk kemi sistem shëndetësor funksional? – Kahja e reformës së nevojshme”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Grupi organizativ i protestes "Asnji cent ma shumë" mban konferenceë për media për protesten "Asnji cent ma shumë!" kundër shtrejtimit te rrymes. (Pranë ndërteses se Qeverisë, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarura të Punëtorëve të Ferronikelit dhe punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës. (Sheshi “SKënderbeu”, ora 12:00)

- Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve organizon protestë kundër zhdukjes së qenve endacakë. (Para Komunës së Ferizajt, ora 12:00)

- Organizata “ETEA” organizon takim mes nxënësve dhe drejtores së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati.  Tema e diskutimit: Libri dhe arsimi. (Qendra “Libart”, biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Dardani, ora 13:00)

- Qendra per Mesim ne Distance mban një panel diskutimi mbi mësimin në distancë. (https://us02web.zoom.us/webinar/register/WN_KExfB-THQ_2M5iBoB_08ag?fbclid=IwAR32r4lkOIvWoM7nWOtcgdP3D0-CklQlUr51Hp8Z08Y9MMK6wo28W154s5U, ora 13:30)

- KFOR-i dhe Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut të Kosovës organizojnë një aksion për dhurimin e gjakut. (Kampi Qendror i KFOR-it “Film City”, ora 14:30)

- Organizata “ETEA”  organizon takim me shkrimtarin Nazmi Rrahmani. Do të diskutohet për letërsinë dhe “Rilindjen”. (Qendra “Libart”, biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Dardani, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2022

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Draft Planin e punës së Komisionit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon konferencën "Luftimi i dezinformatave me bazë gjinore". (Vendum, ora 9:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Draft Planin e punës së Komisionit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni takohet me shefin e misionit të EULEX, Lars-Gunnar Wigemark. (Zyra e Kryetarit, ora 10:00)

- Komisioni për Integrim Evropian, në bashkëpunim me Institutin EPIK, do të organizojë tryezë me temën: “Presidenca Franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 10:00)

- Instituti Epik në bashkëpunim me Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, do të mbajmë tryezën e radhës “Presidenca Franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere cakton Grupin Punues lidhur me Projektligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. (Ndërtesa C203, ora 10:00)

- Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat te Kosovës dhe pagën minimale në vend. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)
 
- Komuna e Gjilanit organizon ceremoninë e pranim dorëzimit të donacionit në shkollën "Musa Zajmi". (Objekti i shkollës "Musa Zajmi", ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)
 
- Komuna e Gjilanit organizon ceremoninë e pranim dorëzimit të donacionit të pajisjeve IT dhe mobilje në gjimnaz në Shillovë. (Shillovë, ora 12:30)

- Federata e Futbollit të Kosovës do të mbajë konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 13:00)

- OJQ "You can do" promovon librin "Dritë shpirti'', liber me ese mbi diskriminimin ndaj personave me nevoja të veçanta, te mbledhura nga gara për ese e YouCanDo-së. (Bibloteka Kombëtare, ora ora 13:00)

- AVONET organizon performancën me temën: “Perfomancë kundër informalitetit dhe mungesës së kontrollit të cilësisë në tregun e brendshëm së Kosovës”. (MTI, lagja e Spitalit, ora 13:00)

 

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2022

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes miraton Planin e Punës së Komisionit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, deputetë të Kuvendit të Kosovës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile marrin pjesë në hapjen e tryezës “Tryeza e Rrumbullakët mbi të Drejtat e Diasporës”. (Ndërtesa e Kryeministrisë, salla P38, ora      10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel viziton Komunën e Prizrenit, ku do të pritet nga kryetari Shaqir Totaj. (Zyra e kryetarit të Komunës së Prizrenit, ora 10:30)

- Lëvizja FOL mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit “Shkarkimi i paligjshëm i të punësuarve në sektorin publik – pasojat në buxhetin e shtetit”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Agrobiznesi “99 Lule - Çajra Organike”, Caritas-i Zviceran - projekti SIRED në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizojnë inaugurimin e linjës së re për përpunim të bimëve mjekësore e aromatike në agrobiznesin “99 Lule” në Slivovë të Prishtinës. (Fshati Slivovë, Prishtinë, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim imzot Jean-Marie Speich - Nunci apostolik i Vatikanit, përgjegjës për Kosovë. (Kabineti i kryetarit, ora 12:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit) 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Prokuroria Themelore  në Pejë mban konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me aksionin e zhvilluar sot në koordinim me  Policinë  e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar)  ku janë arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja. (Objekti i Prokurorisë Themelore në Pejë, rruga:  “Hasan Cermaxhija” pa nr., ora 15:00)

 

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2022

 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon diskutimin "Mekanizmat për Financimin e Mediave në Gjuhët e Pakicave Etnike". (Vendum, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Finlandes, Pia Stjernvall dhe të Ngarkuarin me Punë, Johan Schalin. (Kabineti i kryetarit, ora 11:00)

- anulohet - Grupi Protestoj mban konferencë për media lidhur me protestën "Asnji cent ma shumë!". (Pranë ndërteses se Qeverisë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbi mënyrën e përcaktimit të të hyrave të lejuara nga operatoret e rregulluar në sektorin e energjisë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

 

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- Ndahen certifikata për zyrtarët e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe për zyrtarët e Komisionit të Ndihmës Shtetërore dhe Departamentit të Ndihmës Shtetërore. (Hotel “International”, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:00)

 

 

Ngjarjet e datës 18 shkurt 2022

- Federata e Notit e Kosovës organizon garën e radhës Kupa “Zahir Pajaziti” në not në pishina të shkurta 25m. (Pishina “Zenit” në Prugoc, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 17 shkurt 2022

- Me rastin e shënimit të 14 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës behët ngritja solemne të flamurit të Republikës së Kosovës me pjesëmarrjen e Presidentes, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe KOMFSK. (Oborri i ndërtesës së Qeverisë, ora 8:00)  

- Për nder të Ditës së Pavarësisë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon pritje për qytetarë. (Objekit i Komunës së Rahovecit, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani - Sadriu, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti vendosin kurora në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz. (Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ora 9:10)

- Komuna Ferizaj dhe Plus Market në bashkëpunim me prodhuesit vendor organizojnë marshin në nderim të dëshmorëve të kombit. (Sheshi para komunës së Ferizajt, ora 9:30)  

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. (Velani, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit bën homazhe tel varrezat e dëshmorëve. (Gjilan, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani - Sadriu, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti vendosin kurora tek varri i ish Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova dhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi. (Velani, ora 10:30)
 
- Për nder të Ditës së Pavarësisë mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)  

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv për fëmijë. (Teatri i Qyteti të Gjilanit, ora 11:00)

- Kuvendi i Komunës së Istogut mban seancë solemne për nder të pavarësisë. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal, ora11:00)

- Liga e Veteranëve të futbollit kosovar, së bashku me tifo-grupin Dardanët, për ditën e Pavarësisë së Kosovës, organizojnë turne në të cilin do të marrin pjesë Kombëtarja e veteranëve të Kosovës,  Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë dhe Kombëtarja e veteranëve të Greqisë. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 11:30)

- Udhëheqes të Komunës së Istogut bejnë homazhe të varri i Presidentit Rugova si dhe te lapidari i dëshmorëve të kombit. (Istog, ora 11:30)

- Mbahet parakalimi i kuadrateve të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. (Bulevardi “Nëna Terezë”,  ora 12:00)

- Komuna e Rahovecit organizon programi festiv. (Shtëpia e Kulturës ”Mensur Zyberaj” në Rahovec, ora 12:00)

- Promovimi i librit “78 Ditë Bombardime të NATO-s”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:00)

- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës organizon përmbylljen e konkursit të fotografisë "Colours of Albanians 2022", bashkëorganizim ky me Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. (Holli i Bibliotekës Kombëtare 'Pjetër Bogdani', ora 15:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani - Sadriu, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti organizojn pritje shtetërore për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. (Salla “Atelier”, Pallati i Rinisë në Prishtinë, ora 16:00)
 
- Mbahet koncerti  i Filharmonisë së Kosovës me vepra të kompozitorëve shqiptarë. (Salla e Kuqe, Pallati Rinisë dhe Sporteve, ora 17:00)

- Komuna e Gjilanit organizon ekspozitë kolektive me imazhe. (Galeria e qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

- Mbahet programi i përbashkët i Ansambleve Kombëtare të Valleve të Shqipërisë dhe Kosovës. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 18:30)

 

Ngjarjet e datës 16 shkurt 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe të kontrollit e të hyrje daljes së mallrave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Për nder të aktiviteteve të 17 shkurtit - Ditës së Pavarësisë Komuna e Rahovecit organizon kuiz e diturisë në lëndën e Historisë. (Shtëpia e Kulturës”Mensur Zyberaj” në Rahovec, ora 10:00)

- Bordi i Zyres së Rregullatorit të Energjisë Elektrike mban mbledhjen e pestë. (Zyrat e ZRRE-së, ora 10:00)

- Mbahe mbledhja e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Për nder të aktiviteteve të 17 shkurtit - Ditës së Pavarësisë Komuna e Rahovecit organizon hapjen e ekspozitës me nxënësit e shkollave të komunës së Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës”Mensur Zyberaj” në Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e parë e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon program për shënimin e pavarësisë më lexuesit më të dalluar të vitit. (Bibloteka "F.S.Noli" në Gjilan, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga lanson edicionit e Katërt të Revistës “ZA”, marrin pjesë ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe Ambasadori italian në Kosovë, Antonello Di-Rio. (Libraria “Dukagjini”, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 15 shkurt 2022

- Qytetarët e komunës së Rahovecit mund të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Kati i parë i objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, në Zyrën për të Drejtat e Njeriut, ora 9:00)

- Platforma CiviKos organizon ngjarjen “2 vjet me pandeminë - vazhdimi i përpjekjeve për një menaxhim më të mirë”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të diskutuar lidhur me çështjen e moszbatueshmërisë së Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon lansimin e raportit “Monitorimi i deklaratës së mirësjelljes në media sociale gjatë zgjedhjeve lokale 2021”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 209-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Këshilli Shtetëror i Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport lidhur me procesin e akreditimit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Me rastin e 52 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të bëhet inaugurimi i hapësirës së përbashkët të fakulteteve teknike, investim i UP-së. (Holli i Fakulteteve Teknike, ora 10:00)

- Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencën për media ku do të prezantohen premtimet e kryetarëve të komunave të Kosovës nga zgjedhjet e fundit lokale për mandatin qeverisës 2021 - 2025. (Zyret e Institutit GAP, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Istogut në të cilën do të behët zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës. (Ndërtesa e Komunës së Istogut, ora 10:00)

- PIPS do të mbajë tryezë diskutimi me temë  “Vjetari i politikës së jashtme të Kosovës në vitin 2021 -  Sfidat dhe rruga përpara”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Planin e punës së Komisionit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 14 shkurt 2022

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Martin Vickers, deputet i Parlamentit të Britanisë së Madhe, njëherësh i Dërguar i Kryeministrit, për Tregti në Ballkanin Perëndimor. (Kabineti i kryetarit, ora 8:30 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit!)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektkodin Civil të Republikës ë Kosovës, shqyrton raportet e Komisioneve kryesore për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Klinika e Neurologjisë në QKUK dhe Shoqata Kundër Epilepsisë shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Epilepsisë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

-  Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Draft - Planin e punës së Komisionit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban mbledhjen e Kryesisë në të cilën do të votohet propozim rezoluta nga debati parlamentar lidhur me Vendimin e ZRRE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Udhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë do të inaugurojë një shkollë të mesme në Graçanicë. (Graçanicë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi takohet me kryetarin e Këshillit të Qarkut Kukës, Abdulla Domi. (Rahovec, ora 11:00)

-  Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, takojnë Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza. (Komuna e Mitrovicës, ora 12:00)

- Me rastin e regjistrimit të GUXO si parti politike do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp. (Zyret qëndrore të GUXO, pranë Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)
 
- Për nder të aktiviteteve të 17 shkurtit - Ditës së Pavarësisë Komuna e Rahovecit organizon garën në volejboll. (Palestra “Mizahir Isma” në Rahovec, ora 13:00)

- - Për nder të aktiviteteve të 17 shkurtit - Ditës së Pavarësisë Komuna e Rahovecit organizon garën në shah. (Palestra “Mizahir Isma” në Rahovec, ora 16:00)  
 -

Ngjarjet e datës 12 shkurt 2022

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesić. (Kabineti i kryetarit, ora 11:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Për nder të aktiviteteve të 17 shkurtit - Ditës së Pavarësisë Komuna e Rahovecit organizon garën në futboll të vogel. (Palestra “Mizahir Isma” në Rahovec, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 11 shkurt 2022

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Zëvendësministri i MASHTi-t mban konferencën e rregullt për medie. (MASHT-i , kati I, ora 12:30)

- PSD takim me partitë opozitare për kundërshtimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. (Hotel Grand, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 10 shkurt 2022

- Shoqata Sindikale - Kompania Regjionale e Mbeturinave "Ambienti" në Pejë organizon protestë me moton "Ta pastrojmë një herë vetën, pastaj qztetët" pasi bori dhe menaxhmenti janë zenë duke keqpërdorur financat e kompanisë.(Oborri i Kompanisë "Ambienit" në Pejë, ora 7:00 deri në ora 9:00)

- Me rastin e 15-vjetorit të protestës së 10 shkurtit, aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje bejnë homazhe te varri i dëshmorit Mon Balaj. (Varrezat e qytetit në Podujevë, ora 9:15)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Sir Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi merr pjesë në takimin ku do të bëhet prezantimi i qasjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarë dhe biznese. (Hotel Prishtina Internacional, ora 10:00)

- Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu mban konferencë për shtyp ku tema kryesore do të jetë "Dr. Enver Hoxha mjeku i parë që ka bërë patentimin në lëminë e mjeksisë në Kosovë", (Zyrat e Odës së Mjekëve, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. (Kabineti i Presidentes, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
 
- Promovohet libri “Epitafet në gjuhën osmane - deshifrimi dhe përkthimi i tyre”, regjioni i Anamoravës, i autorit Dr. Selimi Selimi. (Salla e Teatrit të qytetit, ora 11:00)

- Me rastin e 15-vjetorit të protestës së 10 shkurtit, aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje bejnë homazhe te varri i dëshmorit Arben Xheladini. (Varrezat e qytetit në Prishtinë, ora 11:30)

- Hapet pika e vaksinimit kundërCOVID-19. (Sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 12:30)

- Policia e Kosovës organizon konferencë, e cila ka të bëjë me realizimin e një operacioni të suksesshëm policor. Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ka rezultuar me arrestim dhe konfiskim të një sasie të konsiderueshme të narkotikëve. (Salla e stacionit policor "Qendra" në Prishtinë, ora 14:00)

- “Etea” organizon dialog socio-kulturor - Nature vs. Nurture - Çka e përcakton mësimnxënien? (Qendra “Libart”, brenda objektit të bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere voton raportin e shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën tetor-dhjetor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00) 

 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, do të mbaj konferencë për media. (Kabineti i ministrit, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 8 shkurt 2022

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Nismën Legjislative për Komisionerin Parlamentar për FSK-në. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)     

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Punës së Komisionit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)    

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton propozimin për Kryesues dhe anëtarë të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:30)    

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara të mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)  

- Bordi i Zyres së Rregullatorit të Energjisë Elektrike mban mbledhjen e katërt në të cilën do të shqyrtojë tarifat për KOSTT, KEDS dhe KESCO për vitin relevant tarifor 2022. (Zyrat e ZRRE-së, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, takojnë Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. (Komuna e Gjilanit, ora 12:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës së artistit Prof. Luan Tashi "Portrete të Skenderbeut gjatë shekujve". (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2022

- Bordi i Zyres së Rregullatorit të Energjisë Elektrike mban mbledhjen e radhes në të cilën do të shqyrtojë të Hyrat e Lejuara Maksimale për KOSTT, KEDS dhe KESCO. (Objekti i ZRRE-së, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për të diskutuar lidhur me çështjen e moszbatueshmërisë së Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Shkencëtari i vitit” dhe “Shkencëtari i ri i vitit” për vitin 2021. (Ambientet e Ministrisë së Arsimit, kati i IV, ora 11:00)  

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimin e këshillit organizues për 17 shkurtin-ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Komunës së Rahovecit, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Pejë organizon konferencë për media ku temë diskutimi do jetë hetimi i rastit të helmimit të mija qytetarëve në komunën e Deçanit vitin e kaluar. (Objekti i Prokurorisë Themelore në Pejë, rruga “Hasan Cermaxhija”, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitetin e radhës.  (Sheshi Skënderbeu" pranë Teatrit Kombëtar, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 4 shkurt 2022

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Integriteti akademik, publikimi shkencor, dhe justifikimi i titujve akademikë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj". (Zyret e ORCA-së, rr. Henrik Bariç afër Gjimnazit "Sami Frashëri", ora 11:00)

- OJQ “Marakli t’Biciklave” nga Prizreni shënojnë Ditën Botërore të luftës kundër kancerit. (Sheshi i Lidhjes në Prizren, ora 13:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantoj raportin e vitit 2021 për Gjykatën Themelore të Gjilanit dhe Degëve të saj. (Gjykata Themelore e Gjilanit, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejta e Njeriut, Emilija Redžepi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, takojnë Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. (Komuna e Podujevës, ora 13:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rendin e ditës të cilin e gjeni të bashkangjitur. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Federata e Paqes Universale e Kosovës dega në Prizren në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit mban aktivitetin "Promovimi i Parimeve të Federatëssë Paqes Universale dhe Zgjedhja e Këshillit të Paqes në Rahovec". (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 16:00)



Ngjarjet e datës 3 shkurt 2022

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese fillon procedurën për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tryezë për Ditën Globale të Zgjedhjeve me temë “Transparenca në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme të Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të shqyrtohet Draft-Buxheti 2022-2024 dhe propozim-vendim për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2021 në buxhetin e vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit të Mitrovicës, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Agrokosova Holding Suahrekë mbajnë konferencë për media në të cilën do të kundërshtojn vendimin e Agjensionit Kosovar të Privatizimit. (Objekti i Agrokosova Holding në zonën industriale në Shirokë, ora 10:00)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni nënshkriuajnë marrëveshje bashkëpunimi. (Rektorati i UP-së, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizojnë aksionin simbolik "Kali i Trojës në universitete publike", ku do të denoncohen 5 profesorë të kolegjeve private që janë emëruar në Këshille Drejtuese në universitete publike. (Para Ministrisë së Arsimit, ora 12:00)

- Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian në Kosovë për zgjedhjet komunale të vitit 2021 prezanton Raportin Përfundimtar. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)


Ngjarjet e datës 2 shkurt 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti viziton Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror. (Vrellë, Lipjan, ora ‪10:00) 

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban dëgjimi publik lidhur me Nismën ligjore për Projektligjin për peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton në Parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Projektligjin për deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin e punës se Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën tetor-dhjetor për vitin 2021 dhe Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar-mars, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Selia Qendrore, ora 10:30)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shitjen e Banesave për te cilat ekziston e Drejta Banesore, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00) 

- Komuna e Prishtinës organizon konferencë për medie, ku do të keni informoheni më shumë për vendimet e fundit të Kryetarit Rama. (salla e konferencave në objektin e Komunës së vjetër, ora 14:00) 

- Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, z. Hajdar Hoxhaj, mbanë konferencë të jashtëzakonshme për media. (zyret e Ndërmarrjes Publike Banesore – rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Ulpianë (ish objekti i Gjykatës), ora 14:00) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)