28 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2022

- Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë - Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar, do të mbajnë një konferencë për shtyp online. (https://www.facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 9:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për turizmin, Projektligjin për markat tregtare, Projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidenti i Rotary International Shekhar Mehta takohet me Presidentën Vjosa Osmani. (Kabineti i Presidentës, ora 11:30)

- Presidenti i Rotary International Shekhar Mehta takohet me kryeministrin Albin Kurti. (Kabineti i kryeministrit, ora 12:30)

- Komisioni për mjedis, ushqim, bujqësi, planifikim dhe zhvillim shqyrton Projektligjin për tokën bujqësore, Projektligjin për ushqim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati mban konferencë për media. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla P32, ora 13:00)

- Misioni i OSBE-së organizon konferencë të nivelit të lartë rreth nismave për fuqizim ekonomik dhe banim social të viktimave të dhunës me bazë gjinore. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:45)

- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni mban konferencë për media. (Zyra e krytarit Hyseni, ora 14:15)

- Me rastin e visitës në Kosovë, Presidentin e Rotary International Shekhar Mehta mban konferencë për media. (Hotel Swiss Diamond, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 31 janar 2022

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, do të vendosin kurorë lulesh te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci. (Sheshi i Dëshmorëve në Podujevë; ora 9:30)  

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësiuesit e punëtorëve të Ndërmarrjes “19 Qershori“ – Podujevë, lidhur me pretendimin e tyre për shpërndarjen jo të plotë të të ardhurave personale nga AKP. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Mbaheg seanca e 4-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë mbledhje të kryesisë. (Zyrët qendrore të PSD-së, në rrugën Bajram Kelmendi, Nr 68, afër marketit "Deppo", ora 10:00)

- Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, vendosin kurorë lulesh dhe bëjnë homazhe te varri i heroit Zahir Pajaziti, në 25 vjetorin e rënies. (Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti”, Orllan, ora 10:10)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me me Zëvendësministren e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe e Diasporës znj. Liza Gashi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Pas mbledhjes se kryesisë, Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyra qendrore e PSD-së, ora 13:00)

-  Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji  do të mbajë seancën e tij të dytë për këtë vit. (Zyrat e ZRRE-së, ora 14:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 14:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë si rezultat i monitorimit të punës dhe gjykimeve pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, organizon panel diskutimi me temën “Proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës”. (https://us06web.zoom.us/j/81796536000?pwd=b2ZpQlRYT2pSY3dJM2pQcXdhZFFaUT09, ora 14:00)

 

- Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet shefja e grupit Mimoza Kusari - Lila. (Salla e Grupit Parlamentar të VV-së.  ora 15:30)

- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' Komuna e Gjilanit organizon Festivalin për Fëmijë "Pena e Flakës". (Bibloteka e Qyteti të Gjilanit, ora 16:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 16:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Eskobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪17:05)


- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' Komuna e Gjilanit organizon koncertin e muzikës popullore "Fest Flaka". (Teatri i Qyteti të Gjilanit, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 30 janar 2022

- Instituti për Politika Sociale "Musine Kokalari" mban konferencë për media, në lidhje me publikimin e raportit: “Mbikqyrësi Social - Angazhimi i Institucioneve për Politikat Sociale”. (Zyra e Institutit, Rruga B, Residio 5, Hyrja B, Nr, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 29 janar 2022

- Partia Socialdemokrate dhe Grupi Protestojë organiojnë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi behën homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. (Ratkoc, ora 14:00)

- Në kuadër të flakës së Janarit mbahet festivali i Kënges për fëmijë "Xixat e Flakës". (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 28 janar 2022

 - Komuna e Prishtinës organizon tryezë të rrumbullakët me përfaqësuesit e BE-së, organizata joqeveritare, si dhe akterë të tjerë profesional të fushës lidhur me përpilimin e strategjisë kornizë për trajtimin e qenve endacak. (Ndërtesa e Komunës, ora 9:30)

- Lëvizja FOL dhe PIPS organizojnë konferencën "Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së: Sfidat në Drejtësi, Administratë Publike dhe Integrime Evropiane”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi shënon Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) mban konferencë për medie, në lidhje me prezantimin e ekipit olimpik të Kosovës që do të udhëtojë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit dhe intelektualit të njohur prizrenas, Masar Shporta. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë konferencë për media në lidhur me protestën e 29 janarit. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 12:00)

- Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, do të mbajë konferencën e rregullt për medie. (Ndërtesa e MASHTI, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ=së, ora 13:30) 

Ngjarjet e datës 27 janar 2022

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhes. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon homazhe dhe nderime për dëshmorët e kombit: Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi, të rënë në Brestoc me 27 janar 1990. (Brestoc, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Komuniteti Bektashian i Kosovës Gjyshata Gjakovë organizon ngjarjen përkujtimore për një vjetorin e kalimit nga jeta të ish-Kryetarit të Komunitetit Bektashian të Kosovës, Baba Mumin Lama si dhe 47 vjetorin e kalimit nga jeta të Baba Musa Himaduna, njëkohësisht rivarrimin e tij në tyrben e baballarëve bektashian në Gjakovë. (Ambientet e Teqesë Bektashiane në Gjakovë pranë “Hani i Haraçisë”, ora 11:00)
 
- Komuna e Rahovecit organizon manifestimin përkujtimor e kulturor për dëshmorët e kombit: Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 11:00)

- Me rastin e 30 vjetorit të Shtëpive-Shkolla, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama së bashku me ekipin e tij, do ta vizitoj Muzeun “Shtëpitë-Shkolla” te familja Hertica, shtëpi këto që u shndërruan në shkolla në periudhën e rezistencës mbarë popullore kundër regjimit serb. (Kodra e Trimave, ora 12:00)

- Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i kushtohet shkrimtarit, veprimtarit politik, laureatit të Çmimit Nobel për Paqe dhe të mbijetuarit të Holokaustit, Elie Wiesel.  (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 12:00)

- Institutit për Politika Zhvillimore mban konferencën lidhur me situatën energjetike në vend. (Zyret e INDEP, ora 14:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 26 janar 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Repubikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes takohet me Komisionin me Komisionin për Siguri Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesav, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike si dhe ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për mjedis, ushqim, bujqësi, planifikim dhe zhvillim shqyrton raportin me amendamente të grupit punues për Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja FOL në bashkëpunim me Institutin e Prishtinës për Studime Politike si dhe me mbështetjen e Ambasadës Holandeze në Kosovë, organizon diskutimin tematik ku do të prezantohet niveli i përmbushjes së Planit të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të zhvilloj një aktivitet simbolik në sheshin "Skënderbeu". (Pranë Teatrit Kombëtar, ora 11:00)

- Grupi Protestoj organizon protestën kundër shtrejtimit të energjisë elektrike me moto "Asnji cent ma shumë". (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)

- Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Rifat Latifi raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me Menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon tryezën letrare - Poezia e zgjedhur e Jusuf Gërvallës. (Bibloteka e Qytetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban të mërkurën konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban të mërkuren konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 12:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon prezantimin e lojës së fëmijëve për trashëgimi kulturore “Mos u nxeh Prizren!”. (Oborri i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora 13:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

- Në kuadër të Fetivalit të Dramës "Talia e Flakës" shfaqet "Marksistët dhe Leninistët e Zvicrrës" nga Jeton Neziraj. (Teatri Ardiana në Ferizaj, ora 18:00)


 

Ngjarjet e datës 25 janar 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekstin e Aderimit në Bashkimin Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pret në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, kati III, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, ku do të prezantohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së, përballë Bashkësisë Islame, ora 10:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! organizon tryezë, në të cilën do të publikohet raporti me titull “Online Media Monitor”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
 
- Grupi organizativ "Protestojë" mban konferencë për media lidhur me protestën "Asnji cent ma shumë!" kundër shtrejtimit te rrymës, të paraparë të mbahet të merkurën. (Pranë ndërteses së Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2022. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton në parim i Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Lëvizja FOL organizon tryezën e diskutimit me temën "Reforma në Sistemin e Drejtësisë gjatë vitit 2021: Sfidat dhe arritjet". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

-  Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në prezantimin e aktiviteteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021 dhe Strategjinë e AKA-së 2021-2025. (Hotel Sirius, ora 11:20)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 303, ora 14:00)

- Mbahet takimi i radhës së Këshillit Ekonomiko-Social. (Objekti i Qeverisë, salla Nr. P/38, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 24 janar 2022

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton raportin vjetor të punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Fakultetit të Edukimit bëhet Lansimi i projektit të bashkëpunimit midis Fakultetit të Edukimit dhe institucioneve arsimore në hulumtime shkencore. (Fakultetin e Edukimit. ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione bën shqyrtimin e peticioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Ndërtesa e Kuvendit të Mitrovicës, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)  

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë së Veriut, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejta e Njeriut, Emilia Redžepi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, takojnë Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, si dhe drejtorët e policisë, arsimit dhe përfaqësues të komunitetit jo-shumicë. (Shtëpia e bardhë, Prizren, ora 12:00)

- Kuvendi i Kosoves mban seancë e jashtëzakonshme në të cilën do tëmbahet debat parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, takojnë Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. (Komuna e Prizrenit, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejta e Njeriut, Emilia Redžepi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi takojnë komunitetin romë, egjiptian dhe ashkali. (Zyra e LPRK-së, Prizren, ora 12:30)
 
- Zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, takojnë Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. (Komuna e Gjakovës, ora 14:30)

- Në kuadër të Fetivalit të Dramës "Talia e Flakës" shfaqet Aroma e Henës nga Mehmet Kraja. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 22 janar 2022

- Kryeministri Albin Kurti, Ministri Hajrulla Çeku, anëtarë tjetër të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit dhe drejtues të institucioneve tjera shtetërore do të marrin pjesë në shënimin e përvjetorit sulmit të dytë i forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz. (Kompleksin Memorial “Adem Jashari” n[ Prekaz të Skenderajt, ora 9:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore në fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale, me fokus në mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë për vitin 2021. (“Vendum”. rr. Tringë Smjali, nr.17, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës mban konferencën për media për konkluzat e tryezës për sportin. (Hotel Brezovica në Brezovicë, ora 12:30)
 
- Organizohet protestë kundër shtrenjtimi të energjisë elektrike. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, bëjnë homazhe te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes. (Velani, ora 11:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 20 janar 2022

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon promovimin e eksportit Made in Kosova në vendet e EU-së ku do të përcjellen maunat e parë të eksportit të produkteve kosovare. (Fabrika e këpucve SOLID në zonën industriale në Suharekë, ora 11:30)

- Instituti Albanologjik organizon promovimin e veprës "Gjuha shqipe para dhe pas miratimit të ligjit të përdorimit të gjuhëve të vitit 2019". (Ambientet e Institutit Albanologjik, ora 12:00)

- Përurohet Salla e Prezantimeve në Fakultetin Filologjik, e renovuar dhe pajisur me një donacion nga kontingjenti turk i KFOR-it. (Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)

-  Vazhdimi i Seancës plenare ku rendë dite do të jenë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, më 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 15:00)

- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' hapet ekspozitë e artit bashkëkohor "Reyistencë - Paneli i Flakës". (Muzeu Etnologjik i qyteti të Gjilanit, ora 16:00)

 

- Partia Socialdemokrate do të mbaj konferencë për media në lidhje me organizimin e protestës kundër rritjes së çmimit të rrymës. Në konferencë do të flet Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së. (Zyra qendrore e PSD-së, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 19 janar 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Agjencia Kosovare e Privatizimit, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e Drejta Banesore, shqyrton raportin e grupit punues në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes së Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media në të cilën do të prezantohet analiza me titull “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme: problemet juridike të Projektligjit aktual”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft raportin e monitorimit të Ligjit për Shëndetin Mendor dhe diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. . (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike inicon procedurat lidhur me auditimin e raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
 
- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- The British School of Kosova organizon shfaqjen edukativo - arsimore për fëmije  "Mushkonjat dhe Princi". (Teatri "Faruk Begolli" në Kolegjin AAB, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës mban ceremoninë e themelimit të 22 vjetorit të saj në të cilën do të marrin pjesë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe drejtues nga odata ekonomike, përfaqësues nga institucionet ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues nga organizatat e kontabilitetit. (Qendra e Shërbimit për Tatimpagues, ish-ndërtesa e Gërmisë, sheshi Skënderbeu, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' hapet ekspozitë memoaresh e kujtimesh "Dhoma e Kadriut, Jusufit dhe Bardhoshit". (Muzeu Etnologjik i qyteti të Gjilanit, ora 16:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj tubim me qytetarë ku do të shpaloset Manifesti - dokumenti i parë i partisë. (Hotel Grand, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 18 janar 2022

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Projektligjin pÑ‘r Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë, Keisuke Yamanaka. (Kabineti i kryetarit, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton zbatimin e Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)
    
- Federata e Boksit e Kosovës shpallë më të mirët e vitit 2021. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 17 janar 2022

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për Projekt-Kodin e Procedurës Penale dhe projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën më temë “Shpenzimet e parasë publike në kategorinë e subvencioneve dhe investimeve kapitale gjatë mandatit qeverisës 2018-2021”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  do të shënojë Janarin e Përflakur më çrast do të mbahet tribunë e hapur në të cilën do të ketë dy ligjërata "Flakadanët e lirisë" dhe Jusuf Gërvalla - Atdhetari dhe krijuesi. (Amfiteatrin i Universiteti të Gjilanit, ora 11:00)  

- Partia Socialdemokrate do të mbaj konferencë për media lidhur me projektligjin për inspektime të propozuar nga Qeveria e Kosovës. (Zyra e PSD-së, në rrugën Bajram Kelmendi, ora 13:00)

- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' mbahet akademie e Flakës 2022. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

 

- Në 40 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, shkëlqesia e Tij, Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, organizon Akademinë Përkujtimore në nderim të tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, ora 17:00)

- Hapet ekspozita kolektive e artit pamor. (Galeria e qytetit të Gjilanit, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 15 janar 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëjnë homazhe në Kompleksin memorial të Reçakut. (Kompleksi Memorial i Reçakut, Fshati Reçak në Shtime, ora 10:00)

- Në përkujtim të Masakrës së Reçakut, Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, organizon ceremoni përkujtimore në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut. (Shtëpia e kulturës në Shtime, ora 11:00)

- Instituti për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen organizon tribunën në shënimin e Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, të shpallur me Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca marrin pjesë në hapje të ekspozitës kolektive me fotografi të Masakrës së Reçakut. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Prishtinë, ora 13:00)
 
- Kuvendi i Kosovës mban seancë e jashtëzakonshme në të cilën do të mbahet diskutim në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)


 
 

Ngjarjet e datës 14 janar 2022

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Zyrat e ZRrE-së, ora     10:00)

- Promovohet libri “Rrënjët e kujtesës”, i autorit Ramiz Selimi. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

 

- Zevëndësministri i Arsimit Dukagjin Popofci mban konferencë për media. (Ndërtesa e MASHT, ora 12:00) 

Ngjarjet e datës 13 janar 2022

- Me rastin e përvjetorit të 30-të, të rënies në detyrë të Heroit Sokol Mehmetaj - Loku, Kryetari i Komunës së Istogut Ilir Ferati së bashku me bashkëpunëtorë do të bëjnë homazhe në varrezat e fshatit Trubuhoc në Istog, në shenjë respekti për veprimtarinë e Sokolit. (Fshati Trubuhovc, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e parë për vitin 2022. (Objekti i KQZ-së, ora 13:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni mbanë konferencë për media, ku temë e takimi do të jetë rritja e rasteve me COVID-19. (Zyra e Kryetarit, ora 13:30)

- Mbahet konferencë për shtyp në internet me ambasadorin Michael Carpenter, Përfaqësues i Përhershëm i SHBA në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i cili do të sigurojë një lexim të diskutimit të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së të 13 janarit për krizën në Ukrainë dhe rreth saj. (https://www.eventbrite.com/e/online-press-briefing-with-us-ambassador-to-osce-michael-carpenter-tickets-244316736937, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 12 janar 2022

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj do të mbajë mbledhje me drejtorët e drejtorive komunale, ku pas mbledhjes do të ketë një prononcim për medie.(Shtëpia e Bardhë, ora 9:00)


- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 208-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës.(Online, ora 10:00)  
    
- Kombëtarja e Kosovës përballet me Turqinë. (Pallati i Rinisë në Prishtinë, ora 19:15)

Ngjarjet e datës 11 janar 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, vizitojnë Regjimentin e Parë të Forcave Tokësore të FSK-së. (Kazerma e FSK-së, Gjilan, ora 9:00)

- Me rastin e manifestimit kulturor ‘Flaka e Janarit 2022’ mbahen homazhe të varrezat e dëshmorëve. (Gjilan, ora 10:00)

- Me rastin e 23 vjetorit të vrasjes së Heroit Enver Maloku, kryetari Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te përmendorja e tij, në Prishtinë. (Lagjja Bregu i Diellit, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. (Kabineti i kryetarit, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Organizatorët e manifestimit "Flaka e Janarit" vizitojnë kazermën e Ushtrisë së Kosovës. (Gjilan, ora 10:30)

- Komuna e Gjilanit organizon ndezjen e Flakadanit të Flakës. (Para Teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 17:00)
 

 

Ngjarjet e datës 10 janar 2022

- OJQ Qytetarët Aktivë dorëzon kallëzim penal lidhur me degradimin e Monumentit Natyror “Ujëvarat dhe Parku i Mirushës“. (Pallati i Drejtësisë, ora 10:00)

 

- Kryeministri Albin Kurti, ministrja Artane Rizvanolli dhe ministri Hekuran Murati vizitojnë Telekomin e Kosovës. (Telekomi i Kosovës, ora 11:00) 

Ngjarjet e datës 6 janar 2022

- Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Agron Llugaliu mban konferencë për media lidhur me rezultatet e doganës gjatë vitit 2021, në konferencë merr pjesë edhe Ministrisë së Finacave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati. (Ndërtesa e Drejtorisë së Doganës, ora 10:00)

 

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban sot mbledhje urgjente. (Salla e Kuvendit, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 5 janar 2022

- Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhjen për zgjedhjen e kryesuesit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 10:00)

- shtyhet - Mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit në të cilën do të behët betimi i anëtarëve të Kuvendit dhe ygjedhja e Kryesuesit të Kuvendit. (Kuvendi Komunal i Gjilanit, ora 10:00)  
    
- Bëhet promovimi i librit “Të Lirë”  i Lea Ypit. Merr pjesë dhe vetë autorja Lea Ypi. (Libraria “Dukagjini” në Prishtinë, ora 18:00)
    
- Kombëtarja e Kosovës në hendboll përballet me Kombëtaren e Greqisë. (Pallati i Rinisë në Prishtinë, ora 19:15)

Ngjarjet e datës 31 dhjetor 2021

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati mban konferencën e fundvitit për media. (Ndërtes e Qeverisë, salla P32, ora 10:00)

- Në prag të ndërrimit të motmoteve, presidenti i FFK-së, Agim Ademi me bashkëpunëtorë, si me futbollistë të Kombëtares e me drejtuesit e Dardanëve, do të bëjnë një shëtitje në sheshin e kryeqytetit, ku do të shpërndajnë për qytetarët një sasi të fanellave të Kombëtares së Kosovës. (Nisja bëhet nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 30 dhjetor 2021

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e Drejta Banesore, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbanë konferencë për media. (ish objekti Rilindja, ora 11:00) 

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mban konferencën përmbyllëse për media në të cilën do të shpalos të arriturat e deritanishme, zhvillimet, gjendjen aktuale, si dhe planet për vitin e ardhshëm. (Objekti i Ministrisë së Bujqësisë - Kompleksi "Ramiz Sadiku" në Pejton, ora 11:00)

- Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, do të mbajë konferencën vjetore për media ku do të prezantojë punën një vjeçare të KPK-së, andaj ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet.  (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 11:00)

- Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, dorëzon në Gjykatën Themelore në Prishtinë, padi për shpifje ndaj ministrit të Bujqësisë në Kosovës. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 11:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon konferencën e fundvitit me gazetarë, ku ministrja Arbërie Nagavci do të flasë për punën që është bërë gjatë këtij viti në arsim. (Ambientet e Ministrisë së Arsimit, ora 11:00)

- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës përuron lokalet e reja në Prishtinë. (Kulla e zotnisë në Mahallën e Muhaxherëve, ora 12:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencën e fundvitit për media, ku do të prezentojmë punën dhe aktivitetet e realizuara gjatë këtij viti, bashkëpunimin me institucionet e prioritetet për vitin 2022.  (Zyret e OAK-së, ora 13:00)

- Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, do të mbajë konferencë për media. (Objeki i Ministrisë në Lagjjen e Spitalit, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 29 dhjetor 2021

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban konferencën e fund vitit, për të prezantuar të arriturat dhe zhvillimet e punës në KPMM për vitin 2021. (Salla e takimeve të KPMM-së, ora 8:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:00)

- Presidenti i Federatës së Futobollit të Kosovës Agim Ademi së bashku me grupin e tifozëve Dardanët, për festat e fundvitit do të shpërndajë dhurata dhe fanella të Kombëtares për fëmijët. (SOS Fshatin e Prishtinës, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK, lidhur me ndjekjen dhe arsyetimin e rasteve,  të dhunës në baza gjinore dhe dhunës në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Presidenti i Federatës së Futobollit të Kosovës Agim Ademi së bashku me grupin e tifozëve Dardanët, për festat e fundvitit do të shpërndajë dhurata dhe fanella të Kombëtares për fëmijët. (Shoqata Handikos, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)
 
- Presidenti i Federatës së Futobollit të Kosovës Agim Ademi së bashku me grupin e tifozëve Dardanët, për festat e fundvitit do të shpërndajë dhurata dhe fanella të Kombëtares për fëmijët. (Shoqatën Down Syndrome Kosova, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, marrin pjesë në lansimin e pagesave elektronike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00) 

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media në të cilën do të prezantoj rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-dhjetor 2021 ku pjesë e kësaj konference do të jetë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 14:00)

- Ministri i Mbrojtjes së  Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2021 dhe festave të fund vitit organizon pritje për përfaqësuesit e mediave. (Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 28 dhjetor 2021

- Në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës mbahet seminari i dytë shkencor. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, ora 8:30)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Planet të Përformances të agjencioneve të pavarur, që i raportojnë Komisionit AKP, AKK, ARKEP, ARRU, KPMM dhe ZRRE. (Ndërtesa e Kuvendit, sall C203, ora 9:00)

- Mbahet takimi i 207-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportet e Komisioneve Kryesore për Projektligjin për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.  (selia e KQZ-së, ora 11:00) 

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të mbajë konferencë për media për raportimin e fundvitit dhe planet për vitin e ardhshëm. (Kabineti i Ministrit Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Grupi Protestoj organizon protestë kundër reduktimeve të energjisë elektrike. (Pranë objektit të KEDS-it, ora 13:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me nderime ushtarake do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar me delegacionin e tij. (Ministria e Mbrojtjes, ora 13:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën përmbyllëse për vitin 2021 me temë "Kriza energjetike dhe pasojat e saj në ekonominë e Kosovës". (Salla e konferencave të AKB-së, Lagja Tophane, ora 14:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar. (Kabineti i Presidentes, ora 15:00 - vetëm pamje)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2021 dhe festave të fundvitit organizon pritje për përfaqësuesit e mediave. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 25 dhjetor 2021

- Partia Socialdemokrate do të mbaj konferencë për media në lidhje me disa çështje dhe informata shqetësuese për krizën energjitike në vend. (Selia qendrore e PSD-së në rr. Bajram Kelmendi, 4 Llullat, ora 11:00)

- KEDS organizon konferencën për media lidhur me situatën elektroenergjetike në Kosovë. (Objekti qendor i KEDS-it, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 24 dhjetor 2021

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Federaten e sindikatave të shëndetësisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku, vizitojnë palestën e sporteve në fshatin Zhegër. (Zhegër, ora 9:30)

-  Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti mban konferencën e fundvitit për media. (Holli i BQK-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mabn konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën gjetjet e hulumtimit “Korrupsioni Copy&Paste në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, ku janë vlerësuar rreziqet nga investimet kapitale në rajon. (Zyrat e Institutit Demokratik, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, viziton xhaminë në fshatin Uglar. (Uglar, ora 12:30)

- PDK mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)