03 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 prill 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin Projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare dhe Projektligjin për Mbrojtjen e Konkurencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:20)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu organizon takimin inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriu. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla: N-506, ora 10:00)

- Delegacioni i shtetit të Izraelit i kryesuar nga Ministri për Bashkëpunim Regjional, Esawi Frej bën homazhe te pllaka memoriale në nderim të viktimave të Holokaustit. (Oborri i ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton për gjendjen e kulturës, rinisë e sportit në nivel komunal me të ftuar Xhemile Murati, Shabani kryesuese e Kolegjiumit për Kulturë, Rini e Sport në AKK. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- OJQ Aktiv mban konferencën "E kaluara, e tashmja, Forumi e Ardhmja", e cila synon t'i ofrojë publikut një mundësi për bisedë të hapur rreth ballafaqimit me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e proceseve të pajtimit ndërmjet komuniteteve të Kosovës nga një sërë këndvështrimesh të ndryshme. (Qendra për Energji Qytetare në Mitrovicën e Veriut, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raporti vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Mbahet takimi bilateral në mes të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministrit për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 10:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet pranë Ministrisë së Arsimit. (Pranë Ministrisë, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin plotësues për Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej mbajnë konferencën e përbashkët për media. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla e konferencave, ora 11:15)

- Komuna e Rahovecit organizon konsultimin publik për Projekt-Rregulloren për dhënien e titujve të nderit, mirënjohjeve dhe dekoratave të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të administratës komunale, ora 13:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar për politikën e jashtme. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.(selia e KQZ-së, ora 13:30) 

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama pret në një takim një delegacion të nivelit të lartë të BERZH-it, të kryesuar nga presidentja, znj. Odile Renaud Basso, si dhe Shefin e Sektorit për Bashkëpunim nga Zyre e BE-së, Luiggi Brusa, me ç’ rast do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të Kryetarit Rama dhe presidentes së BERZH-it, znj. Basso. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 17:45)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Belgjikë në Futboll në konkurrencën e femrave. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 11 prill 2022

- Komuna e Rahovecit organizon takim publik me qytetrë rreth inicimit të procedurave për planifikim, që rrugët “Ibrahim Rugova”  dhe “Xhafer Nurkasa” në qytetin e Rahovecit të bëhen njëkahëshe. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Kombëtarja e Kosovës në Futboll në konkurrencën e femrave mban konferencë për media dhe me pas zhvillon stërvitjen. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:30)

- Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë dhe me rastin e 150 vjetorit të lindjes së poetit, publicistit dhe veprimtarit shqiptar, Asdreni, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizon koncertin artistik “Na flet Asdreni”. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 10 prill 2022

- Zhvillohen xhirot e radhës të javës së dytë të Superligës Pingpong në katëgorinë e meshkujve dhe femrave. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të bëj promovimin e dokumentarit “Okarina e Runikut” për nder të një vjetorit të vdekjes së Shaqir Hotit, kantautor, instrumentist dhe krijues i Instrumenteve muzikore. (Kino Armata, ora 16:00)

 

Ngjarjet e datës 9 prill 2022

- Nen ombrellen e Federatës Sportive të Punetorëve të Kosovës në bashkëpunim me Federaten e Pingpongut organizohet turneu për Diten e Kushtetutes së Kosovës. (Salla e pingpongut ne Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U11, U15, U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Në 23 vjetorin e betejës së Koshares, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do të bëj homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Koshare. (Kompleksi Përkujtimor në Koshare, ora 11:15)

- Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, mbahet manifestimi "Ditët e Shqipes" 2022. (Kompleksi Përkujtimor në Koshare, ora 12:00) 

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qëndrore e PDK-së, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 8 prill 2022

- Komuna e Prishtinës do të fillojë një javë testuese e ndryshimit të rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe rrugës “Magjistrale M2” në pjesën e rreth rrotullimit në hyrje të Prishtinës, në rrugë dykahore.  (Rreth rrotullimit në hyrje të Prishtinës, ora 8:00)

 - Nis asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica” në drejtim të lagjes Mati .(Lagja Mati, ora 8:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Mbahet ceremonia e transferimit të autoritetit të Drejtorit të Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-së ku drejtori në largim, Gjeneral Jörg Rüter do të transferoj autoritetin e tij te drejtori në ardhje i NALT-it, Gjeneral Joachim Hoppe. (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:00)
 
- Projekti KOSINT organizon konferencë rajonale "Zhvillimi i politikave të punësimit dhe fuqizimit të rolit të komuniteteve Rom, Egjiptian dhe Ashkali në bashkëpunim me MAPL". (në Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese organizon “Ditën e Gjykatës së Hapur". (Ndërtesa e Gjykatës, ora 10:00)

- Mbahet mledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, do të mbajë konferencën e rregullt për medie. (Ndërtesa e MASHTI ora 12:00)

- Për nderë të Ditës Ndërkombatare të Romëve, KOSINT do të organizojë Ligjeratë Publike për Historinë Rome nga prof. Avdi Misini. (Amfiteari përball bustit të Zahir Pajazitit, ora 12:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban protestë në të cilën do të kërkojë miratimin e Ligjit të Pagave. (Bibloteka Kombëtare, ora 12:00)

 

Ngjarjet e datës 7 prill 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës do ta vizitojë Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës. (Objekti i Institutit, ora 8:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon tryezë diskutimi për rezultatet e Raportit të matjes së performancës së komunave për vitin 2020. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal organizon ceremoninë e nënshkrimit të  Marrëveshjeve të Mirëkuptimit me 16 Projekt - Propozimeve, konkretisht Ministri i MZHR-së Fikrim Damka do të realizojë nënshkrimin e  marrëveshjeve të mirëkuptimit me 16 Kryetar të  komunave Përfituese  nga Thirrja ‘’Programi për Zhvillim Rajonal’’ PZHR 2022. (Kabineti i ministrit Damka në objektin e Ish Rilindjes, ora 10:30)

- Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj do të vizitojnë ekipet mjekësore në Tendën në "Sheshin Zahir Pajaziti", për të parë nga afër punën e tyre. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 12:00)

- Organizata YMCA në Kosovë në bashkëpunim me Koalicionin K10 dhe nën mbështetjën e UNFPA Kosovo në kuadër të shënimi të Ditës Botërore të Shëndetit do të organizoj aktivitet për ndërgjegjësimin e femrave për Higjienën Menstruale dhe promovimin e mbrojtjës së ambientit duke përdorur kupa menstruale të cila ripërdoren dhe janë miqësore ndaj natyrës. (Tek monumenti i New Born, ora 12:30)

- Kosovo 2.0 organizon diskutimin "1 vit me qeverinë Kurti: qysh po shkon?". (Hapesira Hub 2.0, rruga Ferat Dragaj nr 25 - prapa Furres Qerimi 1 në lagjen Bregu i Diellit, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 6 prill 2022

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport organizon dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Hotel International Prishtina, ora 9:30)

- Mbahet takimi i 212-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet QeverisÑ‘ sÑ‘ Kosovës dhe KÑ‘shillit tÑ‘ Ministrave tÑ‘ Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çÑ‘shtjet civile dhe tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Peer Educators Network organizon kampanjën e radhës #ReusetoReduce e cila ka për qëllim rritjen e vetëdijes publike rreth rëndësisë së reciklimit të tekstilit dhe ripërdorimit të rrobave. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)  

- Banka Qendrore raporton para Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere rreth stabilitetit financiar dhe stabilitetit të çmimeve në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon në konferencë për shtyp, ku do dorëzojë prova të reja në Këshill të Etikës për plagjiaturën e Prof. Dr. Bujar Dugolli dhe Prof. Ass. Ardian Kastrati. (Para ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 11:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Asociacionin Evropian për Demokraci Lokale organizojnë ceremoninë e lansimit të projektit “Çmimi Evropian për Ekselencë në Qeverisje në Kosovë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës do të mbajë Kuvendin e Rregullt Zgjedhor. (Selia e FFK-së, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal ndaj Albin Kurtit për rastin e deklarimit të tij si veteran i UÇK-së. (Pranë Prokurorisë Themelore tek Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit organizon aktivitetin e shpërndarjes së mekanizmave bujqësorë. (Tregu i rrushit në Rahovec, ora 13:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu do ta filloj ciklin e vizitave nëpër komunat e Kosovës, me ç`rast do të qëndrojë në Gjilan ku do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit të Gjilanit, ora 13:45)

- Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëxim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit në KEK (Para Pallatit të Drejtësisë, ora 14:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu do të marrë pjesë në përurimin e pjerrinave, në shkollën fillore “Nazmi Hoxha”, projekt i UNICEF-it. (Gjilan, ora 14:25)

- Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhet e Lëvizjës Vetëvendosje mbajn konferencë te jashtëzakonshme për media. (Selia qendrore e Lëvizjes, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 5 prill 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe, me rastin e përvjetorit të 23-të të masakrës së Rezallës. (Rezallë, Skenderaj, ora 8:45)

-  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton me menaxhmentin e ndërmarrjes “NewCo Ferronikeli”, lidhur me gjendjen në këtë ndërmarrje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Me rastin e përkujtimit të 98 të vrarëve të Rezallës dhe fshatrave tjera organizohen homazhe dhe manifestim përkujtimor. (Kompleksi i varrezave në Rezallë, ora 10:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për Projektligjet në procedurë dhe planifikimin e vizitave në teren. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Manifesta 14 Prishtina mban konferencën për shtyp në të cilën do të shpallen programi dhe lista paraprake e pjesëmarrësve. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Rockfeller Brother Fund mban tryezë diskutimi ku do të prezantohet raporti me titull “Qeveria në mes të planifikimit dhe zbatimit”. (Hotel Sirius, ora 13:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. (Kabineti i kryetarit Konjufca, ora 14:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit) 

 

- Peer Educators Network organizon kampanjën e radhës #ReusetoReduce e cila ka për qëllim rritjen e vetëdijes publike rreth rëndësisë së reciklimit të tekstilit dhe ripërdorimit të rrobave. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00 - 16:00) 

Ngjarjet e datës 4 prill 2022

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
 
- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave nga 16 nxënës të Qendrës së Kompetencës në Skënderaj me Kompaninë R&R. (Qendra e Kompetencës në Skënderaj, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Organizatës Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës QKRMT ku do të bisedohet për parimet për ballafaqimin me të kaluarën në kontekstin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)  

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)   

- Ministri i Mbrojtës Armend Mehaj, përfaqësues nga komanda e FSK-së, përfaqësues të organizatave tjera të deminimit në Kosovë si dhe një ekip i EOD-së nga KFOR-i marrin pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Ndërgjegjësimin ndaj Minave. (Parku i Lirisë në Ferizaj, ora 11:30)

- Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mban konferencë për media. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 13:00)  

- Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në partneritet me Internews Kosova dhe me FindBug organizojnë diskutimet me gazetarë, redaktorë dhe akterë të tjerë ndërkombëtar, rajonal dhe lokal, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve. (Kino Armata, ora 14:00)

- Mbahet konferenca për media e organizuar nga Komisioni për verifikimin e kandidaturave të Federatës Sindikale te SHëndetësisë për shpalljën e kandidaturave për Kongresin e IV-të FSSHK-së. (Zyrët Qendrore të FSSHK-së, ora 15:00
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mban konferencë për media. (Kabineti i Presidentes, ora 15:00)

- Në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 41-vjetorin e demonstratave të vitit 1981, mbahet Akademi nderimi e mirënjohjeje për veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, Mehmet Hajrizi. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 2 prill 2022

 - Zhvillohen punimet e Kongresit të 8-të të Sindikates se Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit, ora 9:00)

- Në 23 vjetorin e masakrave të bëra nga forcat serbe në fshatin Nagac të Rahovecit mbahen homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve. (Nagac, ora 10:00)

- Mbahet konferencë e përbashkët me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, organizuar nga Zyra e Kryeministrit - Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me organizatën Autizmi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vetëdijesimit për Autizëm “Action for Health”& “Artistët për Artistë” organizon hapjen e një ekpozite në të cilën do të shfaqen veprat e artisëve të cilët nëpërmjet krijimtarisë së tyre artistike do të bartin mesazhin për mbështetjen e personave me autizëm dhe familjeve të tyre. (Galeria e Arteve të Kosovës, ora 12:00)

 - Komuna e Rahovecit mban homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve fshatin Hoçë e Vogel. (Hoçë e Vogel, ora 12:00)

- Për të shënuar 2 Prillin, Ditën Botërore të Autizmit do të marshohet me qëllimin e ngritjes së vetëdijes për Çrregullimin e Spektrit të Autizmit nën moton “Ec me mua, çdo hap numrohet”. (Marshi do të nis nga Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

- Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, zhvillon dy ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Shqipërisë U19. (Palestra e Sporteve në Shqipëri, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 1 prill 2022

- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës së bashku me biznesin anëtarë “Relux” organizojnë ceremoninë e eksportit të 11 kamionëve të ngjyrave dhe fasadës, të gjitha këto prodhime vendore. (Objekti i fabrikës Relux në Qagllavicë, ora 10:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! mban tryezën “Degradimi i vazhdueshëm mjedisor”, me temat: Përfundimi i “jetëgjatësisë” së deponive të mbeturinave – rreziku nga deponia e Mirashit; dështimi i institucioneve shtetërore për t’i mbrojtur lumenjtë dhe lidhjet politike të gurthyesve me politikën. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të librave "Dhe unë jam njeri"  e  Lulëzm Krasniqit dhe "Njeriu i lartësive" i Gëzim Saraçit. (Biboteka Kombëtare, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrim Evropian lidhur me Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2022-2026. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)  

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të vizitojë njërën nga 18 pikat e reja ushqyese për qenve endacak, e që numrin e këtyre pikave e ngritë në 23. (Parku Universitar, në mes të "Kishës Ortodokse Serbe” dhe Fakultetit të Edukimit, ora 16:00)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon ceremoninë e hapjes së ndërmarrjes së parë gjermano-kosovare “KICK Engineering & Manufacturing Kosovo” në kuadër të Zhvillimit të Bizneseve Gjermano-Kosovare në Kosovë, që do të mundësojë themelimin e parkut të biznesit gjerman në fushën e inxhinierisë mekanike në Kosovë. (Hotel Garden, 18:30)

Ngjarjet e datës 31 mars 2022

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 9:00)  

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vazhdën e aktiviteteve për fushën e Efiçiencës së Energjisë organizon tryezën për prezantimin dhe publikimin e dokumentit “Tipologjia dhe Performanca Energjetike e Ndërtesave të Banimit në Republikën e Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë mban konferencën ku do të bëhet prezantimi i raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2021. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e Kërkesës për miratimin e Buxhetit për Komunat: Gjakovë, Prizren, Suharekë, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Podujevë pas aprovimit të Buxhetit për vitin 2022 nga Kuvendet Komunale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club "Rifat Kukaj" mban takim letrar me shkrimtarin Adem Gashi. (Bibloteka Kombëtare, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, 13:30) 

- Partia Socialdemokrate mbanë aksion pranë Teatrit Kombëtar. (sheshi "Skënderbeu", ora 15:00) 

 

Ngjarjet e datës 30 mars 2022

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Ministren e Arsimit, ShkencÑ‘s, TeknologjisÑ‘ dhe Invacionit, ArbÑ‘rie Nagavci, dhe MinistÑ‘rin e PunÑ‘ve tÑ‘ Brendshme, Xhelal Sveqla për të diskutuar rastet e dhunÑ‘s nÑ‘pÑ‘r shkolla, si dhe masat e ndÑ‘rmarra nga ana e Institucioneve kompetente. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Institutit Riinvest të i’u ftojmë të merrni pjesë në debatin me temën “E ardhmja e thëngjillit në Kosovë”. (Hapësirat e Institutit Riinvest, rruga Lidhja e Prizrenit, nr.56 në Prishtinë, ora 10:00)

- Banka Qendrore dhe Fondi i Kursimeve Pensionale raportojnë para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe ndikimi i tyre në kursimet e qytetarëve dhe rreth stabilitetit financiar në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)  

- Mbahet seanca e 6-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Ndërtesa e Kuvenditet Komunal te Mitrovicës, ora 10:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, në bashkëpunim në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv të Kuvendit organizon tryezën e diskutimit me temë "Rregullimi ligjor i konsumimit të pijeve energjike dhe të pagazuara me sheqer të shtuar”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)  

- Mbahet mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Lëvizja FOL mban konferencë për media me c’rast do të bëjë publikimin e raportit të monitorimit të përzgjedhjes së disa pozitave të larta shtetërore. (Hotel Prishtina, ora 10:30)

- Banka Botërore në bashkëpunim me Doganën e Kosovës prezantojnë një studim i cili ka matur kohën e zhdoganimit të mallrave nga momenti i hyrjes e deri në përfundim të procedurave doganore si në eksport po ashtu edhe në import. (Swiss Diamond, ora 11:00)

- Në 23 vjetorin e masakrave të bëra nga forcat serbe në fshatin Opterushë të Rahovecit mbahen homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve. (Opterushë, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve sektori i  ndërtuesve dhe prodhuesve të materialit ndërtimor ju ftonë të merrni pjesë në konferencën për media me temë: Pengesat dhe Sfidat e sektorit të ndërtimtarisë në Kosovë. (Salla e konferencave e AKB-se, Lagja Tophane, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit mban homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve fshatin Hoçë e Vogel. (Hoçë e Vogel, ora 12:00)

- Innovation Centre Kosovo në bashkëpunim me Librarinë Dukagjini organizojnë takimin e dytë të "Book Club". (Innovation Centre Kosovo, ora 17:30)

   

Ngjarjet e datës 29 mars 2022

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizojnë tryezën me temë “Integrimi i politikave dhe shërbimeve për trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve, me fokus në shkollë”. (Hotel Prishtina, ora 9:30)  

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kabineti i kryetarit, ora 9:30 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhu me punën e ministrisë për vitin 2021 dhe planin e punës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED mban konferencë për media ku do të prezantohet analiza me titull “Rregullorja e re e Punës së Kuvendit: mes nevojës për efikasitet dhe respektim të Kushtetutës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

-  Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal formon grupet punuese për shqyrtimin e Projektligjit për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë dhe shqyrtimin e Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese mban testimin me shkrim të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të takojë Komisionin për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 11:00)

- Kosovo 2.0 organizon tryezë të rrumbullaket për rregullimin dhe vetërregullimin e mediave. (Lapidariumi në Oborrin e Muzeut Kombëtar, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit të auditimit të performances “Optimizimi i resurseve njerëzore dhe pajisjeve teknike mjekësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës përuron dy romanet e Lutfi Dervishit, "Në frontin e lirisë me UÇK-në" dhe "Hijet". (Lokalet e LSHK-së në Mahallën e Muhaxherëve, Kulla e zotnisë, në Prishtinë, ora 12:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:30)

Ngjarjet e datës 28 mars 2022

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar për politiken e jashtme. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Cyber Security andPrivacy organizon një aktivitet kundër lajmeve të rreme dhe dezinformimit. (Sheshi ”Zahir Pajaziti”, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pret në takim një delegacion të Federatës së Xhudos së Kosovës. (zyra e Kryetarit, ora 12:00) 

- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (para Kuvendit të Kosovës, ora 13:15) 

Ngjarjet e datës 27 mars 2022

- Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës dhe të fundit për këtë grumbullim në Prishtinë. (Stadiumi "Fadil Vokrri", ora 10:00)

- Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me Federatën e Skitarisë së Kosovës dhe me Shoqatën Bjeshkatare Alpine ‘’Shkëlzen Haradinaj’’, për herë të pestë, organizojnë garën e skijimit ‘’Kupa e Gjeravicës’’. (Bjeshka e Belegut , ora 10:00)

- Në kuadër të Manifestimit përkujtimor kushtuar 23 vjetorit të Masakrës së Izbicës, është organizuar një vrapim i ashtuquajtur si "Vrapimi i Marsit" pjesmarrës do ketë nga kosova dhe  tgjitha trojet shqipetare . (Pran kompleksit Memorial në Izbicë, ora 10:00)

- Në shënim të Ditës Botërore të Teatrit Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër. (Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 26 mars 2022

- Federata e Pingpongut organizon kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë. (Shkolla e mesme dhe e ulët Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Presidenti Agim Ademi do ta shpalosë programin e tij për mandatin e ri katërvjeçar. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca,  dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bëjn homazhe dhe merr pjesë në Tubimin Përkujtimor në fshatin Krushë e Madhe. (Kompleksi Memorial në Krushë te Madhe, ora 11:00)

- Në 23 vjetorin e masakrave të bëra nga forcat serbe në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit mbahen homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve. (Fshati Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) mban Kuvendin e Punës. (Hotel “Four Points by Sheraton, Prishtina”, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në përvjetorin e Masakrës së Krushës së Vogël, bën homazhe dhe merr pjesë në ceremoninë e rivarrimit të shtatë viktimave të Masakrës së Krushës së Vogël. (Krushë të Vogël, ora 11:40)

- Mbahet ceremonia e varrimit të shtatë viktimave të Masakrës së Krushës së Vogël. (Kompleksi i Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit, ora 12:00)


 
 

Ngjarjet e datës 25 mars 2022

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Perparim Rama nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 8:30)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal organizon ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare me titull: “Sfidat dhe perspektiva e zhvillimit rajonal në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të organizojë ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes për Grante - “Programi i Granteve të Përputhshme”, që realizohet në kuadër të “Projektit të Konkurueshmerisë dhe Gatishmërisë për Eksport” dhe që financohet nga Banka Botërore. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 10:00)

- Në 23 vjetorin e masakrave të bëra nga forcat serbe në fshatin Brestoctë Rahovecit mbahen homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve. (Fshati Brestoc, ora 10:00)

- Ministri të Mbrojtjes Armend Mehaj mban konferencën për media në të cilën dp të bejë prezantimin  e arritjeve një vjeçare të Ministrisë së Mbrojtjes. (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:20)   

 - Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Komisionin Parlametar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Në 23 vjetorin e masakrave të bëra nga forcat serbe në fshatin Fortesë Rahovecit mbahen homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve. (Fshati Fortesë, ora 11:00)

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, do të mbajë konferencën e rregullt për medie. (Ndërtesa e MASHTI, ora 12:00)

- Në 23 vjetorin e masakrave të bëra nga forcat serbe në fshatin Celinë të Rahovecit mbahen homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve. (Fshati Celonë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 24 mars 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëjnë homazhe te busti i ish Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright. (Sheshi “Madeleine Albright”, afër monumentit Newborn, Prishtinë, ora 09:45)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton aplikacionet e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast do të bëjë publikimin e Raportit mbi Monitorimin e Publikimit të Aktgjykimeve. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET organizon kafen e miqësisë dhe falenderimeve për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe. (Lokali “Mon Ami” në “The Village - Shopping&Fun” Ferizaj, ora 10:00)

- Ministri i Zhvillimit Rajonal organizon konferencën ndërkombëtare me titull “Sfidat dhe perspektiva e zhvillimit rajonal në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Në nderim të ‘’Epopesë së Dukagjinit’’ dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë mbahen homazhe në ‘’Kompleksin Memorial të Dëshmorëve’’ në Gllogjan. (Gllogjan, ora 10:00)

- Grupi i Grave Deputete bën homazhe te busti i ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madaleine Albright. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e veçantë lidhur me shënimin e 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Federata e Futbollit të Kosovës bën prezantimin e përzgjedhëses së Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Raport i monitorimit të Qendrës Kombëtare për Njohje të Diplomave 3". (Zyret e ORCAs, Rr. Henrik Bariç, afër Gjimnazit "Sami Frashëri", ora 11:00)

- Në shenjë resketi e falënderimi për 23 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë dhe shenjë respekti të përjetshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, promovohet libri "Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 - 1999 të autorëve Nusret Pllan e Agim Aliçkaj. (Bibloteka Kombëtare, ora 12:00)

- Në nderim të ‘’Epopesë së Dukagjinit’’ dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë mbahet manifestimi qendror i ‘’Epopesë së Dukagjinit’’ Ora 12:00)

- Mbahet seanca e rregullt plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës U21. (Hajvali, ora 14:00)

- Organizohet grumbullimi i përfaqësueses së Kosovës U19 lidhur me pregaditjeve për kualifikime në Kampionati Evropianë. (Hotel Trofta në Istog, ora 17:00)

- Zhvillohet miqësorja Kosovë vs Burkina Faso. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)


 

Ngjarjet e datës 23 mars 2022

- Në nderim të ‘’Epopesë së Dukagjinit’’ dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Komunës së Deçanit, i kushtohet 24 Marsit 1998 dhe 24 Marsit 1999. (Shkollat e Deçanit, ora 8:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton kërkesën për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Forumi Ekonomik i Grave në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung dhe Iniciativa për Stabilitet në Kosovë organizojnë diskutimin për Ligjin e punës, me fokus në dispozitat të cilat rregullojnë lejen e lehonisë dhe lejen prindërore, për të punësuarit. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni takohet me ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë. (Zyra e krytarit Hyseni, ora 10:00)

- Në nderim të ‘’Epopesë së Dukagjinit’’ dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s mbaht krosi ‘’Rruga e Lirisë’’ me nxënësit e shkollave fillore. (Fshati Gllogjan, ora 10:00)

- Zyrtari për Ndërmarrje Private në USAID, Methju Kulinane do t'i bashkohet kryetarit të Komunës së Gjakovës Ardian Gjinit, me rastin e hapjes së Panairit për Orientim në Karrierë të organizuar nga të rinjtë e Gjakovës. (Pallati i Kulturës në Gjakovë, ora 10:00)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U21 të Kosovës. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 10:30)

- Hapet ekspozita ‘’Nismëtarët e Lirisë’’, nga artisti Besart Gashi. (Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Gllogjan, ora 10:30)

- Zhvillohet ndeshja Gjermani - Kosovë  WU17. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 11:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" në bashkëpunim me Gjimnazin "Hivzi Sulejmani" nga Fushë Kosova organizon aktivitetin me moton "Falenderim për NATO-n me rastin e 23 vjetorit të sulmeve ajrore të NATO-s  mbi forcat paramilitare e militare serbe në luftën e Kosovës 1998/99". (Shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë, ora 11:00)  

- Mbahen homazhe në ‘’Kompleksin Memorial të Dëshmorëve’’ në Jabllanicë. (Jabllanicë, ora 11:00)

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media, në sheshin Skenderbeu. (para ndërtesës së Qeverisë, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni takohet me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë. (Zyra e krytarit Hyseni, ora 12:00)

- Mbahen homazhe në ‘’Kompleksin Memorial të Dëshmorëve’’ në Koshare. (Koshare, ora 12:00)

 - Shoqata "Miqtë e Amerikës" në bashkëpunim me Gjimnazin "Hivzi Sulejmani" nga Fushë Kosova organizojnë manifestimin qendror. (Gjimnazi "Hivzi Sylejmani" në Fushë Kosovë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi. (Zyra e krytarit Hyseni, ora 13:00)

- Zhvillohet ndeshja Slloveni - Austri WU17. (Stadiumi “ Zahir Pajaziti”, ora 15:00)

- Mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 15:30)

- Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e dekorimit të familjarëve të 116 dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 16:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)

- Mbahet konferenca për media e Burkina Fasos. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Burkina Fasos. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

- Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës organizon ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të themelimit. (Hotel Emerald, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 22 mars 2022

- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim prezanton raportin e saj të fundit të Tranzicionit 2021-2022. (Banka Qendrore e Kosovës, ora 9:30)

-  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe formimi i grupit punues si dhe njoftohet lidhur me vizitën zyrtare të Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport formon grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve që janë në procedurë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton Planin e Performancës për vitin 2022 të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit si dhe shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e bordit të Komisionit Kosovar të Konkurrencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:30)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli raporton para Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për punën e ministrisë për vitin 2021 dhe planin e punës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në aktivitetin e performancës së skijimit nga fëmijët e shkollave të ndryshme, në kuadër të programit "Drejt Malit". (Brezovicë, afër pistës së skiliftit, pranë “Hotel Molika”, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku paraqet qëndrimin në lidhje me punën 1 vjeçare të Qeverisë.  (selia qendrore e LDK-së, ora 12:00) 

- Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug organizon sesion informues lidhur me skemën e granteve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për bizneset ekzistuese dhe për ndërmarrësit e rinj. (Salla e asamblesë komunale, ora 13:00)

-  Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Ankesën nga Sindikata e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë së Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë përkatësisht nga Sekretari i kësaj Sindikate. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Kombëtarja U21 mban konferencë për media. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 14:00)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U17. (Kampi Nacional në Hajvali, fusha sintentike, ora 15:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë aksion në sheshin "Skënderbeu". (pranë Teatrit Kombëtar, ora 15:30)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares A. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 16:00)

- Hapet ekspozita “Babylonian Vision - الرؤية البابلية”, nga artistja Nora Al-Badri. (Galeria 17, rr. Henrik Bariç, nr.10, Prishtinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 21 mars 2022

- Me rastin e shënimit të Ditës së Pranverës do të filloj mbjellja e luleve dhe fidaneve nga Drejtoria e Parqeve në bashkëpunim me NP “Hortikultura”. (Parku i ri Dardania, ora 7:30)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Zyrës ligjore të Kryeministrit, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave lidhur me përgatitjen dhe nxjerrjen e akteve nënligjore sipas Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin për raportin e shkurtë “Pse qytetarët u detyruan ta blejnë vet Remdesivirin? - Si dështoi Ministria e Shëndetësisë për të siguruar remdesivirin për pacientët e prekur me Covid-19?”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi - FAO do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. (Parku Nacional në Blinajë të Lipjanit, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse në kuadër të grumbullimit për dy miqësoret e këtij muaji kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës. (Hotel Emerald, ora 11:00)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit për Ankesa të  Mediave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Perparim Rama nënshkrun një Memorandum Bashkëpunimi me Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së Valbon Krasniqi, për ofrimin e shërbimit sa më efikas për pacientët e repartit të hemodializës së QKUK-së të cilëve në mungesë të hapësirave në QKUK, do të u ofrohet në shfrytëzim kati i sipërm në QMF në Kodrën e Trimave. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Botërore te sindromës Down do të vendosen 3 tezga ku do të jenë të vendosura gjithë produktet e DSK-së, të punuara nga anëtarët me sindromë, siç janë kartolinat, mjalti, qirinjë, çanta, fotografi etj. (Qendra e Prishtinës në sheshin “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)  

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, bashkë me Drejtoreshen e Parqeve znj. Donika Çeta, si dhe nxënës e mësimëdhënës të shkollës fillore të mesme “Dardania” do t’i bashkohet aksionit të mbjelljes së luleve dhe fidaneve. (Paku Dardania, ora 12:00)

- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës mban një takim letrar në shenjë të 21 Marsit - Ditës botërore të poezisë, që organizohet tradicionalisht. (Objekti i ri i Lidhjes se Shkrimtarëve e Kosovës, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren greke, znj. Chryssoula Aliferi. (Kabineti i kryetarit, ora 13:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Mbahet konferencë me rastin e publikimit të raportit të shkurtër "Lufta në Ukrainë: Propaganda dhe Dezinformimi". (Salla 'Idriz Ajeti', kati II, Fakulteti i Filologjisë Univirsitetit te Prishtines, ora 13:00)

- Nën patronatin e Presidentës të Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani Sadriu mbahet marrshi për shënimin e Ditës Botërore të sindromës Down nën moton “Ec Me Këpucët e Mia”. (Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 13:30)

- Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni mbahet mbledhja e bordit të drejtorëve në të cilën do të prezantohet puna 100 ditëshe e qeverisjes në Gjilan, sikurse edhe planifikimi vjetor. (Komuna e Gjilanit, ora 15:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve shfaqet dokumentari “Vrapo për Sharrin” në të cilin alpinistja dhe vrapuesja e njohur, Uta Ibrahimi, shpërfaq bukurinë, por edhe dëmtimin e malit Sharr, i cili po përballet me shumë probleme serioze si prerjet ilegale, zjarret, degradimi i parevokueshëm i florës, si dhe humbja e faunës përmes gjuetisë pa leje. (DokuKino në Prizren, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 18 mars 2022

- Në kuadër të Javes se Frankofonisë mbahet konferenca "Krijimi artistik, emancipimi dhe lufta". (Autostrada Hangar në Prizren, ora 9:00)

- Banorët e lagjes “Lakrishta”, “Qendra” dhe “Bregu i Diellit” mbajnë protestë kundër ndërmarrjes “Prishtina Parking”. (Para komunës së Prishtinës, ora 9:00)

-  Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale organizon konferencën vjetore ‘Forumi Rajonal i Dialogut dhe Bashkëpunimit’. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

- Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë mbajnë protestë për të kundërshtuar shfuqizimin e planit për lagjen e tyre. (Para komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton propozim vendimin e Qeverisë së Republikës se Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dytë te Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës  organizon konferencën për media, me rastin e pjesëmarrjes në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj Vuokatti 2022. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet promovimi i librit “Krimet e luftës kundër pacientëve dhe personelit mjekësor, të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në QKUK gjatë periudhës 1998-1999”. (Hotel Grand, ora 11:00)

- Federata e Basketbollit të Kosovës mban konferencë për medie lidhur me organizimin e Final 4 të Ligës Unike në konkurrencën e femrave dhe do të nënshkruhet kontrata për organizimin e kësaj ngjarje. (Zyrat e FBK-së, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer. (Pritja me ceremoni shtetërore, Sheshi Skënderbeu, ora 14:05)    
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer  mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:15)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë. (Kabineti i Presidentës Osmani, ora 15:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer. (Kabineti i Presidentës Osmani, ora 16:10 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
 

Ngjarjet e datës 17 mars 2022

- Grupi i Këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje!, Qendra Prishtinë, mban konferencë për gazetarë. (Oborri i ndërtesës se Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Në kuadër të Javes se Frankofonisë mbahet konferenca për projektet dhe sfidat e tyre për inxhinierët evropian. (Autostrada Hangar në Prizren, ora 10:00)

- Instituti “EdGuard” mban sesion informues rreth njohjes së mësimit paraprak. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Programi i USAID-it "Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt" në bashkëpunim me Fondacionin IPKO organizojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën “Sfida e Dizajnit 2022”. (Prishtina International Hotel në Veternik, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pret në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. (Zyra e kryetarit, ora 11:00)

- Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës do të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetari sportive “Ali Shala”. (Hotel Swiss Diamond, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama do të jetë i pranishëm në aksionin për zhvendosjen e kiosqeve në rrugën “Muharrem Fejza”. (Lagja “Muharrem Fejza”, ora 12:30)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti themelon grupin e punës për hartimin e nismës legjislative “Projektligji për rregullimin e shërbimeve të ujit". (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, 13:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së ora 13:30)

- Në kuadër të Javes se Frankofonisë organizon Lexim dhe këngë rreth "Lahutës së Malcisë" në Abidin Krasniqi. (Amfiteatri Idriz Ajet në Universitet i Prishtinës, ora 18:00)

 

Ngjarjet e datës 16 mars 2022

- Në kuadër të Javes se Frankofonisë mbaht konferenca "Valorizmi i ndërsjellë i larmisë kulturore. (Autostrada Hangar në Prizren, ora 9:30)

-  Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduar nga seancat e kaluara. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Organizatat e shoqërisë civile KDI, D4D, D+, FOL dhe Çohu mbajnë konferencë për media lidhur me shqyrtimin e projektligjit për financimin e subjekteve politike. (Sheshi "Skenderbeu", pranë një instalacioni si kulete të madhe që është vendosur aty, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 210-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Këshillit, ora 10:00 - takim mbahet përmes formës online)

- Vazhdon dita e dytë e konferencës “Në mbrojtje të demokracisë: Gjithëpërfshirja ka rëndësi”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik me rastin e Javës së Gruas. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Maqedonisë së Veriut, në koordinim me Zyrën e Bashkimit Evropian organizon Forumin Konsultativ. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:30)

- Promovohet libri “Sovraniteti versus Integriteti” i autorit Arben Çejku. (Qendra Mediale e Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Shtëpia e Evropës në Kosovë hap ekspozitën “Konceptimi simbolist i peizazheve”, të piktores Milica Miletiq. (Shtëpia e Evropës në Mitrovicë e Veriut, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 15 mars 2022

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Sigurimin Shëndetësor, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Shëndetësi, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Shërbimi i sigurimit fizik në Korporaten Energjetike të Kosovës organizon protestë me kërkesë realizimin e të drejtave të punëtorëve si dhe rikthimi i deparatamentit të sigurisë fizike në korporatë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik më mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar organizon konferencën dyditore të dhjetvjetorit të Javës së Gruas. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore shënon Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Konsumatorit me temë "Mbrojtja e konsmatorit dhe ngritja e çmimeve në Kosovë". (Hotel Sirus, ora 10:00)

- Në kuadër të edicionit të 22-të programit të Javës së Frankofonisë mbahet ngjarja për vlerat evropiane të sportit nga trashëgimia e Greqisë së lashtë deri të Perre de Coubertin. (Autostrada Hangar, baya e ITP, ish KFOR-i gjerman në Prizren, ora 10:00)

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe shqyrton Projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Qendra Burimore për Personat e Zhdukur do të shënojë 5 vjetorin e themelimit. (Ambientet e QBPZH-së, ora 10:00)

-  Lëvizja FOL mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit “Performanca e sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2021”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me rritjen çmimeve. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Demokracia Plus organizon tryezën e diskutimit me temë "Përmirësimi i zbatimit të drejtësisë procedruale në gjykatat themelore të Kosocës, sfidat dhe mundësitë". (Swis Diamond Hotel, ora 11:30)

- Organizata jo-qeveritare KVRL nga Hani i Elezit organizon protestë gjithëpopullore për "Ngritjen e Çmimeve". (Përballë komunës së Hani të Elezit, ora 15:00)

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Play International dhe Komitetit paralimpi. (Autostrada Hngar në Prizren, ora 15:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grondahl nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi në mbështetje të kapaciteteve dhe efikasitetit të Kabinetit të Kryetarit, për zbatimin e një agjende reformuese dhe përparimit të agjendës komunale në fushën e krijimit te politikave, planifikimit dhe zhvillimit e bashkëpunimit me institucionet tjera publike, te ndërlidhura për se afërmi me Komunën. (Ndërtesa e Komunës, ora 16:00)
 


 

Ngjarjet e datës 14 mars 2022

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese në të cilën shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Pronari i qendrës Plus Market nga Ferizaj mban konferencë për media lidhur me bllokimin nga Departamenti i Pronës Intelektuale të një kamion me Coca Cola e cila është importuar nga Shqipëria. (Terminali Holandez në Prizren, ora 10:00)  

- Shoqata e Transportit Rrugor Të Udhëtarëve do të bëjnë dorëzimin e padisë për anulimin e vendimit të Ministrisë dhe Kërkesës për shtyerjen e ekzekutimit të vendimit. (Pallati i Drejtësisë para objektit A, në Hajvali, ora 10:00)

- Inaugurohet Instituti i trajnimit profesional KTC dhe qendrës së tij të resurseve franceze për gastronominë. (Instituti i Aftësimit profesional KTC në Fush Kosovë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301​, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik për Projektligjin për turizmin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Oda e Afarizmit të Kosoves mban konferencën e jashtëzakonshme për media me temë "Sfidat e bizneseve në përmbushje të kontratave publike". (zyret e OAK-ut, ora 14:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dhe Kolegjin AAB mbajnë nesër konferencën 'Diplomacia e Sportit'. (Kolegji AAB në Fushë Kosovë, ora 15:00)

- Prokurori i Shtetit organizon konferencë të jashtëzakonshme lidhur me operacion e koduar me emrin “Pika”, që është zhvilluar në rajonin e Gjakovës dhe të Prizrenit. (objekti i Prokurorit të Shtetit, kati tretë, salla e takimeve të KPK-së, ora 15:00)

- Shoqata Kulturore “Iliria”, Ambasada e Sllovenisë në Prishtinë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të organizojnë simpoziumin me temën “Familjet fisnike shqiptare në Kopërin venedikas”. (Biblioteka Kombëtare, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 13 mars 2022

- Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve mban takim me operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve lidhur me vendimin e MMPHI për përcaktimin e çmimores në transportin ndërurban të udhëtarëve me autobusë, për kategoritë e veçanta të shoqërisë siç janë: fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Ambasada e Francës organizon ceremoninë e hapjes se edicionit te 22-të programit të Javës së Frankofonisë në Kosovë. (Amfiteatri i Biblotekës Universitare, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 12 mars 2022

- Kryetari i Komunës Ilir Ferati se bashku me puntorët e Komunës së Istogut do të bëjnë homazhe tek arkivoli i Ish Kryetarit Haki Rugova. (Holli i Shtëpisë së Kulturës në Istog, ora 9:30)

- Komuna e Istogut mban mbledhje Komemorative në ndërim të jetës dhe vepres ss ish kryetarit të Komunës, Haki Rugova. (Amfiteatri i shtëpisë së Kulturës "Adem Jashari" në Istog, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit të ish kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova. (Varrezat e fshatit Cerrcë, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 11 mars 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, do të marrin pjesë në inaugurimin e parkut të ri “Selac Windpark” në fshatin Selac dhe Bajgorë të Komunës së Mitrovicës. (Selac/Bajgorë, ora 8:15)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, pret në takim Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ku edhe do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim formon grupet e punës për monitorimin e Ligjeve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon takim koordinues me Komunat e rajonit të Prishtinës, përfaqësuesit  e OSBE-së, Ministrin e MAPL Elbert Krasniqi, drejtorin e AKK Sazan Ibrahimi, si dhe përfaqësues tjerë komunal, me qëllim të fillimit të ndërtimit të një bashkëpunimi të frytshëm ndër-komunal. (Hotel “Amazon” në fshatin Milloshevë, ora 10:00)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me homologun nga Mbretëria e Danimarkës, ministrin Nick Haekkerup, mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë aktivitet në sheshin "Skënderbeu" (pranë Teatrit Kombëtar, ora 15:00)   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)