22 Nëntor 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shkurt 2018

- Në kuadër të Festivalit Olimpik PyeongChang 2018, pas sporteve të patinazhit dhe kërlingut, do të promovohet edhe sporti i hokejit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”,  ora 14:15)

Ngjarjet e datës 24 Shkurt 2018

- Mbahet kongresin e 7-te Zgjedhor te të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Kongresin e 7-të të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, dhe koordinatori rajonal nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Gazmend Abrashi, mbajnë konferencë për medie, në lidhje me “Projektet dhe mundësitë që do të prezantohen në Samitin Ekonomik nga BERZh që do të mbahet në Londër më 26.02.2018”. (Zyrat e OEK-ut, ora 11:00)  

- Federata e Gjimnastikës e Kosovës organizon gara për të shënuar 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. (Salla e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, ora 11:00)  

- Partia Ekologjike e Kosovës mban Kuvendin Zgjedhor. (Hoteli Grand, ora 11:00)

 
 

Ngjarjet e datës 23 Shkurt 2018

- Agjencia e Regjistrit Civil, e mbështetur nga kompania gjermane “Veridos GmbH - Identity Solutions by Giesecke+Devrient and Bundesdruckerei”, do të lansojnë projektin “Patentë-shoferi mobil”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën pritet të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 148 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekt i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Fondacioni i Kosovës për Inovacione dhe disa OJQ të tjera kanë thirrur një protestë para Kuvendit të Kosovës, kundër izolimit të Kosovës ku do te kërkojnë nga deputetët ta votojnë demarkacionin që është kusht për liberalizimin e vizave. (Para ndërtesës së Kuvendit, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën e rregullt javore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S3, ora 11:00)

- Bëhet hapja solemne e ‘Ekspozitës Bazë’, e para e konceptuar si e këtillë, ku do të prezantohen eksponate të periudhave të ndryshme historike që nga Neoliti e deri te Pavarësia e Republikës së Kosovës më 2008. (Muzeu i Kosovës, ora 13:00)

- Kolegji “Biznesi” organizon përurimin e 5 veprave në 10-Vjetorin e Pavarësisë, botime të Kolegjit “Biznesi”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me rekomandime të Grupit Punues të Komisionit, lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 15:00)

-  Federata Atletike e Kosovës organizon një konferencë për media lidhur me pjesëmarrjen në Kampionati Ballkanik në Sall për senior që është mbajtur më në Stamboll ku atleti i mirënjohur Musa Hajdari bëri një paraqitje mjaft të mirë duke shkëlqyer në disiplinën 800m me rezultat 1.49.58 me ç’rast arriti të bëhet nën kampion i Ballkanit. (Hotel Sirius, ora 16:00)

 

Ngjarjet e datës 22 Shkurt 2018

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri do të pres në takim anëtarët e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, për të shënuar Ditën Evropiane të Viktimave të Krimit. (Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Instituti Demokratik i Kosovës - Transparency International Kosova organizon konferencën për media në të cilën do të publikohet “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2017” i përgatitur nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së, Rr. ”Bajram Kelmendi” Nr.45, ora 10:00)

- Organizuar nga Gjimnazi "Xhevdet Doda" hapet Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2018. (Gjimnazi "Xhevdet Doda", Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ish objekti i gjykatës, ora 10:00)

- Zëvendësshefja e ambasadës së SHBA-ve, Colleen Hyland, do të flasë në ceremoninë e përfundimit të renovimit gjithëpërfshirës të shkollës së mesme “Bahri Haxha” që është financuar përmes një donacioni nga Programi i Ndihmës Humanitare të Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe koordinuar nga Zyra për Koordinim të Mbrojtjes e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë. (Shkolla e mesme “Bahri Haxha” në Vushtrri, ora 10:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Gjeneral Sir James Everard, zëvendës komandant suprem i forcave aleate për Evropë dhe nga admirali James Foggo III, komandant i komandës së forcave të përbashkëta aleate në Napoli mbajn konferencë të përbashkët për shtyp. (Porta Kryesore te selia e KFOR-it, kampi “Film City”, ora 11:00)

- Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës  hap ekspozitën “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878”.  (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e inagurimit të zyreve të reja të kompanisë KiKxxl & evroTarget LLC me seli në Prishtinë. (Adresa, rruga B “Alpet Shqipëtare”, p.n. ora 15:00)

- Me mbështetjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, hapet e ekspozita  personale e Uta Ibrahimit, femra e parë shqiptare që u ngjit në majen më të lartë në tokë - Majen e  Everestit, në Himalaje, Nepal. (Galeria e Qytetit në Gjilan, ora 18:00)

- Galeria Qahili është nikoqire e Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë “Fokus 2017” ku do te paraqiten 55 artistë të fotografisë nga 20 shtete. (Galeria Qahili, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 21 Shkurt 2018

- Mbahet punëtoria lidhur me kujdesin ndaj kafshëve dhe mënyrën e trajtimit të qenve endacakë. (Objekti i ri i Komunës së Prishtinës. ora 8:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në seminarin “Zotimi i politikave dhe përfshirja e komuniteteve Rom dhe Ashkali në shoqërinë Kosovare”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:00)

- Zyra për Qeverisje të mirë në bashkëpunim me Zyrën e Komisionit Evropian organizon seminarin e përbashkët me temën “Zotimi i politikave dhe përfshirja e komuniteteve Rom dhe Ashakli  në shoqërinë Kosovare”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:00)

- Mbahet takimi per finalizimin e dokumentit programues të zbatimit të Strategjisë së Evropës Juglindore. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon konferencën “Dimensioni gjinor i procesit të Integrimit Evropian në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 - Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës dhe Zyrën e UNICEF-it në Kosovë, organizon tryezën e rrumbullakët me temën “Zbatimi i ligjit për të ushqyerit me qumësht të gjirit dhe kontributi në zhvillimin e fëmijëve: Sfidat dhe veprimet”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj do të vizitojë Komunën e Mitrovicës, ku bashkë me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri do të nënshkruajnë një Memorandum Bashkëpunimi”, në lidhje me realizimin e projekteve në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor. (Komuna e Mitrovicës, ora 10:00)

- Studentët e drejtimit të Biokimisë do të protestojnë lidhur me moslicencimin nga ana e Ministrisë së Shëndetsisë, (Para Ministrisë së Shëndetsisë, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth zhvillimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të shqyrthet në parim i Projektligjit për Shërbimet Postare,  Projektligjit për Metrologji, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Në shënimin e Ditës ndërkombëtare e gjuhës amtare do të mbahet debati mbi temën "Përdorimi i gjuhëve në Kosovë". (Qendra Mediale në Cagalavicë, ora 11:00)

- Një grup i të rinjëve - miq e shokë - së bashku me profesorë përmes një aktiviteti duan të ushtrojmë presion tek organet kompetente të drejtësisë që të veprohet drejtë këtë herë nga Gjykata e Apelit në rastin e katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëndosje!, të cilët tashmë janë të dënuar me mbi 21 vite burg. (Tek Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flasin Albin Kurti dhe Glauk Konjufca. (Zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje!, ora 12:00)

- Behët promovimi i librit “Republika në udhëkryq” të autorit Gëzim Selaci* të organizuar nga SHB Logos-A, në Prishtinë. (Fakulteti Filozofik - Universiteti i Prishtinës, Salla 204, ora 13:00)

- Departamenti i Gazetarisë i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës organizon diskutimin me Uta Ibrahimin vajzen e parë shqiptare që pushtoi majën më të lartë në botë, Everestin. (Amfiteatir i Fakultetit Filologjik, ora 13:00)

- GIZ dhe PEN organizojnë “Ceremoninë përmbyllëse të Garës me Tabela të Zeza”. (Sheshin 21, ora 13:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim zëvendeskryetarin e Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Istvan Jakab. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 13:30)

- Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës organizon ngjarjen përmbyllëse për “Projektin e binjakëzimit në mbështetje të Kuvendit të Kosovës”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare lidhur me shqyrtimin e kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzaknshme rend dite shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 16:00)

 
 

Ngjarjet e datës 20 Shkurt 2018

- Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga kryetari i Sindikatës Komunale të Prishtinës Ahmet Pllana do të vizitojnë Shkollën e Mesme Bujqësore “Abdyl Frashëri” në Prishtinë në grevën dy-orëshe. (Shkolla e Mesme Bujqësore 'Abdyl Frashëri', ora 8:10)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

 - Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon konferencën “Momenti i ri i zgjerimit në BE: Çfarë mund të përfitojë Kosova”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit i për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Fondacioni i Westminster për Demokraci në partneritet me Institutin e Kosovës për Drejtësi do të organizojnë tryezën e diskutimit “Iniciativa për Dekriminalizimin e Politikës në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton minatorët e Mitrovicës, me rastin e Ditës së Grevës së Minatorëve. (Mitrovicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim  në të cilën do të bëhet shqyrtim i Projektligjit për Presidentin, inicimi i Komisionit për nismën legjislative për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për Festat Zyrtare, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj do të takohet me kryetarin e Këshillit grevist të Universiteteve Bardh Bardhi. (Ambientet e Fakultetit Teknik në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet takimi i delagacionit të Aleancës Kosovare të Bizneseve me kryetarin e Komunës së Vushtrris Xhafer Tahirin, ku do të nënshkruet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes dy palëve për realizimin e disa projekteve të përbashkëta ekonomike. (Zyrat e kryetarit të  Komunës së Vushtrris, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryeministri Ramush Haradinaj mbahet Java e Minatorëve, në shënim të 29 – vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera e Stantërgut, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ku do të behët shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën me temë 'Procesi i kompromentuar i dënimit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes! dhe Rezoluta nga debati parlamentar2018'. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 409, ora 13:00)

- Shef i negociatave me Serbinë, Avni Arifi do të raportojë para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike lidhur me Platformën e Qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-2, ora 13:00)
 
- Zyra për Çështje të Komuniteteve organizon konferencën ceremoniale për festimin e Ditës së Komunitetit Ashkali. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë na manifestimin, organizuar nga Zyra e Kryeministrit/ Zyra për Çështje të Komuniteteve,  për nder të Ditës së Ashkalive. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 14:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza do të pret në takim  kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gerxhaliu, kryetarin e Odës Amerikane në Kosovë Arian Zeka, kryetarin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha si dhe drejtorin Ekzekutiv të Këshillit të Investitorëve Evropian Shpend Balija. (Ndërtesa Kryesore e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Ndihmës Administratori i USAID-it për Europë dhe Euroazi Brock Biermann do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit për aktivitetin e ri të USAID-it Qeverisja Efektive Lokale. (Ndërtesa e Qeverisë, P- 38, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 19 Shkurt 2018

 - Pjesëmarrësit e konferencës Ndërkombëtare e Pan Europa-Kosova zhvillojnë një vizitë në Katedralën e re “Nëna Terezë”. (Objekti i Katedralës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Bruno Questel, përfaqësues zyrtar i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Presidenti Thaçi pret në takim ministrin e Punëve te Jashtme te Bangladeshit , Shahriar Alam. (Kabineti i presidentit, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 12:00)

- Ndihmës Administratorin e USAID-it për Evropë dhe Evroazi, Brock Bierma takohet me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. (Zyra e Presidentit, ora 15:00 - vetëm pamje)

- Shkrimtari Stan Lee i njohur edhe si zevendes president dhe publicist i kompanisë Marvel dhe i cili eshte bashkëkrijues i heronjve të filmave, Spider-Man, Hulk, Doctor Strange, Fantastic Four, Iron Man, Thor, Daredevil, etj, kesaj radhe vjen me tregimin mbi heroin e ri T’Challa si mbret dhe Panterë e Zezë ne filmin “Black Panther” -aksion, aventurë, fantastiko-shkencor. (Kino ABC, ora 15:15)

- Presidenti Thaçi pret në takim Senatorin Ron Johnson. (Kabineti i presidentit, ora 16:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret senatorin amerikan Ron Johnson. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:45 - vetëm pamje, ndryshim orari, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 18 Shkurt 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion nga Ministria e Jashtme e Japonisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30 - vetëm pamje)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me Delegacionin nga Marshal Islands. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me Delegacionin Shtetëror Japonez. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe zëvendësministri parlamentar i Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii do të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 10:00 - shtyhet ora 18;00)

- Mbahet konferenca Ndërkombëtare e Pan Europa-Kosova "Një dekat e Pavarësisë - Rruga evropiane e Kosovës. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem, takohet me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. (Zyra e Kryetarit Veseli, ora 10:20 - vetëm pamje)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me delegacionin nga Bangladeshi. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem, takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe Zëvendëskryeministrin Jevtiq. (Zyra e Kryeministrit, ora 11:15 - vetëm pamje)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me Ish kryeministrin e Turqisë SH.T.Z Ahmet Davutoglu. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:30)

 - Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës për 10 -Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës(Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë do të interpretojë në Prizren me rastin e festimeve të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Sheshi Shadërvan në Prizren, ora 12:00)

- Zhvillohet Parada e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e Policisë së Kosovës. (Bulevardi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

- Mbahet koktej me rastin e Promovimit të Librit të nënshkruesve të Pavarsisë dhe të GJND-së. ( Ministria e Puneve të Jashtme, ora 14:00)

- Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem, takohet me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. (Hoteli Emerald, ora 14:15 - vetëm pamje)

- Mbahet programi i pritjes shtetërore nga Presidenti i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci. (Hoteli Emerald, ora 15:00)

- Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem do të mbajë fjalim në emër të Qeverisë së SHBA-ve në Pritjen Shtetërore. (Hoteli Emerald, ora 15:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 18:00)

- Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë do të interpretojë në Pejë me rastin e festimeve të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 17 Shkurt 2018

- Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, do të dhurojë një “pako të amësisë” për foshnjën e parë që lind më 17 shkurt 2018. (Klinika Gjinekologjike, ora 9:00)

- Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj mban  mbledhje Solemne. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 10:00)

- Udhëheqës të Komunës së Gjilanit bejnë homazhe të varrezat e dëshmorëve. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për nder të 10 vjetorit të pavarësisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj ben homazhe dhe vendosje kurorash më lule në Kompleksin Memorial 'Dëshmorët e Kombit' në Gllogjan dhe pranë Lapidarëve të Dëshmorëve të Kombit në Deçan. (Gllogjan, ora  11:00)

- Anëtarë të Kryesisë së LDK-së do të bëjnë homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. (Velani, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit ben zbulimin e pllakës së Këshillit te Bashkësisë Islame në shenjë mirënjohje për kontributin e zhvilluar për ceshtjen kombëtare. (Gjilan, ora 11:30)

- Kuvendi Komunal i Skenderajt mban mbledhje solemne me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë. (Salla e Kuvendit të Komunës në Skenderaj, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Ioëa-s, Gjeneralin Tymothy Orr. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhje solemne me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë. (Salla e Kuvendit të Komunës në Prizren, ora 12:00)

- Ansambli “Shota” defilon nëpër shesh, ku po ashtu do të ketë paradë nga aeronautistët kosovarë. (Sheshet “Nëna Terezë” e “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Këngëtarja me prejardhje nga Kosova dhe me famë botërore, Rita Ora do të arrijë në Kosovë. (Prishtinë, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncertë për fëmijë. (Gjilan, ora 13:00)

- Komuna e Deçanit organizon manifestimin qendror festiv. (Salla e Pallatit të Kulturës 'Jusuf Gërvalla', ora 13:00)

- Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhje solemne me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë. (Salla e Kuvendit Komunal në Prishtinë, ora 14:00)

- Kuvendi komunal i Gjilanit mban seancë solemne për nder të Pavarëisisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit komunal të Gjilanit, ora 14:00)

- Kuvendi Komunal i Drenasit mban mbledhje solemne me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë. (Salla e Kuvendit të Komunës në Drenas, ora 14:00)

- Këngëtarja me prejardhje nga Kosova dhe me famë botërore, Rita Ora bashkë me Këshillin Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ajo do e mbajë një konferencë për mediat vendore e ndërkombëtare. (Hotel Sëis Diamond, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim këngëtaren me prejardhje shqiptare, Rita Ora. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:15)

- Komuna e Gjilanit organizon muzikë festive. (Qendra e qytetit të Gjilanit, ora 15:00)

- Komuna e Lipjanit organizon koncert festiv për 10-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. (Shtëpia e Kulturës në Lipjan, ora 15:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës organizon aktivitet për veprimtarin 'Kosova nga historia në shetësi'. (Holli i Biblotekës Kombëtare, ora 16:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kongresistin Eliot Engel. (Ndërtesa e Qeverisë, 16:00 - vetëm pamje)

- Muzeu i Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, do të prezantojnë ekspozitën e 40 Sarandave, të cilat kanë vizituar Sarandën. (Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, ora 17:00)

- Kryeminisitri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama merr pjesë në ekspozitën e 40 Sarandave, të cilat kanë vizituar Sarandën. (Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, ora 17:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ndihmës Administratorin e USAID-it për Evropë dhe Evroazi, Brock Bierman. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00 - vetëm pamje)

- Komuna e Gjilanit organizon koncertinë e Pavarësisë. (Qendra e qytetit të Gjilanit, ora 18:00)

- Shfaqet filmi “Babai” i Visar Morinës, në kuadër të aktiviteteve për 10-vjetorin e Pavarësisë. (Kinema ABC, ora 18:00)

- Performanca e këngëtares sonë me famë botërore, Rita Ora  do të shtrihet nga sheshi ”Skenderbeu”, përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, deri te sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 20:00

Ngjarjet e datës 16 Shkurt 2018

 - Kryeministri Ramush Haradinaj për nder të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë, bënë homazhe në Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. (Prekaz, ora 9:00)

- Me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të paraqiten njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, si dhe disa fëmijë me uniforma policore dhe simbole shtetërore. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut organizojnë aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut. (Mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, për nderë të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndan mirënjohje për esetë më të mira, ndërsa për tre esetë e përzgjedhura do të ketë shpërblim simbolik financiar për studentët. (Objekti i Univeristeti te Gjilanit, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të mbajë konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe të Shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” organizon tryezën e diskutimit me rastin e publikimit të Raportit përfundimtar të vëzhgimit të Zgjedhjeve Lokale 2017. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet defileu i nxënësve të shkollës "The British School of Kosova", me flamujt e shteteve të cilët kanë njohur pavarësinë e vendit tonë, në sheshet e Prishtinës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te varri i ish Presidentit Ibrahim Rugova dhe të varrezat e dëshmorëve në Velani. (Velani, Prishtinë, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Në kërkim të një konsensusi: Çfarë po kërkon Serbia nga procesi i Dialogut me Kosovën?”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Mbahet konferenca e rregullt javore të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla S 3, ora 11:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, bën prezantimin e II-të Vjetor i projekteve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka". (Objekti i Univeristeti te Gjilanit, ora 11:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëkuptimit. (Objekti i Komunës së Mitrovicës, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë përurimin e objektit për banim social për 17 familje, në lagjen Trepça ish Stan Tërg, Mitrovicë. (Stan Tërg, ora 12:00)

- Instituti i Historsie "Ali Hadri" organizon përurimin e librit tim 'E vërteta për Nolin' e autores Entela Komnino. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 13:00)

- Bëhet hapja e punimeve të Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, me ç’rast do të mbajë fjalë rasti Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Salla e Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, ora 13:15)

- Myftiu i Republikës së Kosovës Naim Tërnava do të mbajë hytbenë e xhumasë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë “Sulltan Mehmet Fatih”, ku do t’u drejtohet xhematit me mesazhin e pavarësisë po ashtu në të gjitha xhamitë e Kosovës, imamët do të ligjërojnë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe  për vlerën e rëndësinë e kësaj dite të madhe të shtetit tonë. (Xhaminë e Madhe në Prishtinë, Koha e xhumasë)

- Let's Do It Kosova organizon aksion pastrimi në pikën kufitare me Serbinë, përkatësisht në Merdare, ku do të marrin pjesë ministrja e MMPH-së, Albena Reshitaj dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu. (Merdare, ora 14:00)

- Pas takimit të kryetarëve të këtyre komunave të Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit mbahet konferenca për media. (Salla e Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, ora 14:00)

- Ndihmës Administratori i USAID-it për Evropën dhe Euro-Azinë Brok Biermann do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, zyrtarët e prokurimit dhe shoqërinë civile. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, ora 14:30 - vetëm foto)

- Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" organizon ceremonine e inaugurimit të Qendrës Universitare Frankofone. (Amfiteatri i Fakultetit Filologjik, ora 15:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta dekoroi Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ora 16:30)

- Komuna e Gjilanit organizon hapjen e ekspozitës kolektive te të rinjëve për shënim e 10 vjetorit të Pavaresisë së Kosovës. (Shtëpia e Rinisë në Gjilan, ora 17:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Ndihmës Administratorin e USAID-it për Evropë dhe Evroazi, Brock Bierman. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 17:00)

- Komuna e Gjilanit organizon hapjen e ekspozitës me fotografi nga Dita e Pavarësisë. (Galeria e qytetit në Gjilan, ora 18:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi​. (Ndertesa e Kuvendit, Salla C 301, ora 18:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, merr pjesë në eventin e organizuar nga Universiteti Amerikan në Bullgari ku do të marrë pjesë edhe ish Presidenti i Republikës së Bulgarisë, Rosen Plevneliev. (hotel Sirius, ora 19:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozitës “Retrospektivë” të piktores Alije Vokshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)


Ngjarjet e datës 15 Shkurt 2018

- Drejtori Gjeneral i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Christian Danielsson, dhe Drejtori Menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Thomas Mayr-Harting takohen me shoqërinë civile. (Hoteli Swiss Diamond, ora 8:00 - vetëm pamje)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel. (Kabineti i Presidentit, ora 8:30)

- Me rastin e vizitës në Kosovë të Zëvendës Drejtorit Menaxhues te Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang mban ligjerat ne Universitetin e Prishtinës. (Amfiteatri i madh i fakultetit ekonomik, ora 9:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli takohet me Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit, ora 9:10)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Drejtoresha Menaxhuese për Evropën Qendrore dhe Juglindore e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim znj. Charlotte Ruhe nënshkuajn marrëveshjen për grant për projektin për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10 të Kosovës, ndërmjet Republikës së Kosovës të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 9:30)

- Presidenti  i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takohet me Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq. (Kabineti i Presidentit, ora 9:45)

- Drejtori Gjeneral i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Christian Danielsson, dhe Drejtori Menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Thomas Mayr-Harting takohen me Ministren për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi - Studim Kritikë Veprim do të mbajë një aksion simbolik në lidhje me 48 Vjetorin e Universitetit të Prishtinës. (pranë Rektoratit, ora 10:15)

- Mbahet ceremoninë e 48-të vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi merr pjesë në Ceremoninë e 48 vjetorit të themelimit të UP-së “Hasan Prishtina”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Presidenti i Dhomes së Tregtisë dhe Ekonomisë Shqipëri - Britani e Madhe, Zenel Hoxha, organizator i Komitetit të Shpetimit për Kosovën në Britaninë e Madhe, mban takim me gazetar me qëllim identifikimin e mundesive financuese dhe investuese të kompanive Britanike dhe atyre ndërkombëtare. (Hotel Prishtina, ora 11:00)

- Kopshti dhe Qëndrimi Ditor për Shkollarë organizon program për nder të pavarësisë me fëmijët e kopështit. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 11:00)

- “Let’s Do It Kosova” do të organizojë aksion pastrimi në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, përkatësisht në Han të Elezit. (Lokacioni ku është vendosur pllaka përkujtimore “Eksodi 99” ne Elez Han, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosje, ora 13:00)

- Komuna e Prishtinës do të përuroj barnatoren dhe laboratorin e ri.  (Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bën ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore "Azem Shkreli" dhe për Çmimet Vjetore për Letërsi. (Kabineti i ministrit, ora 13:30)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës "Vizatimi Sot" me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

- Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë mirëpret Ansamblin e Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë i cili do të interpretojë me rastin e festimeve të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Bulevardin Nëna Tereze në Prishtinë, ora 20:00)


Ngjarjet e datës 14 Shkurt 2018

- Me rastin e greves në arsim Kryetari i  SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, që është edhe kryetar i Këshillit Qendror Grevist, do të jetë në shkollën fillore “Xhemail Mustafa”. (Shkolla filore "Xhemajl Mustafa" në Prishtinë, ora 7:40)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri do të pres në takim Dekanët e Fakulteteve Juridike të universiteteve publike ku do të ketë konferencë për medie. (Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, ora 9:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë takohet me Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë  Driton Gashi, dhe Inspektorin e Përgjithsëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Shkëlzen Sopjani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për gjak dhe përbërës të gjakut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi Projektligjit për shoqëritë tregtare, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, Shqyrtimi i Projektligjit mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencën për media ku do të prezantojë “Premtimet e kryetarëve të komunave të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale”. (Instituti GAP, ora 10:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ben publikimin e librit me esetë e studentëve dhe fillimin e kampanjës për mbledhjen e librave për biblotekën e konvikteve. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë dhe shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim ADA REF. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri do të mbaj konference për media,  në të cilën do të prezantohen të arriturat dhe zhvillimit për gjatë kësaj periudhe. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon konferencën dy ditore me temën 'Tejkalimi i kufinjve dhe rinjohja përmes artit' te hapur për publikun. (Galeria Kombëtare, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Produkte të Ndërtimit,  Projektligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Projektligjit për Masat Mbrojtëse në Importe. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Për të pestën herë në Kosovë organizohet fushata vetëdijësuese mbarëkombëtare One Billion Rising apo Një Miliard në Këmbë. (Tek Teatri Kombëtar, Sheshi Skenderbeu, ora 12:00)

- Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, do të vizitoj Komunën e Kllokotit - Vërbovc. ku do te takoh Kryetarin e Komunës, Bozidar Dejanovic. (Ndërtesa e Shtëpisë së Kulturës në Kllokot,ora 12:05)

- Ministri i ministrisë për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri raporton para Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me prioritetet e ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:30)

- Mnistri i Infrastrukturës, Pal Lekaj viziton Komunën e Ferizajt ku do te takohet me Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. (Zyra e Kryetarit, Komuna Ferizaj,, ora 13:00)

- Me rastin e greves në arsim Kryetari i  SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, që është edhe kryetar i Këshillit Qendror Grevist, do të jetë në shkollën “11 Marsi” në Prizren. (Objekti i shkolles në Prizren, ora 13:20)
 
- Mnistri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu mbajn Konferencë për media. (Komuna e Ferizajt, ora 13:40)

- Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes GIZ-it gjerman  dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” lidhur me shkëmbimin e mbështetjes dhe kontributit në arsim ndërmjet GIZ/CDBE dhe UP, dhe lidhur me ofrimin e ndihmës në ndonjë fushë tjetër që kërkon mbështetje në programin e para-shërbimit të UP.   (Fakulteti i Edukimit, ora  14:00)

- Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 14:15)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin e lartë të BE-së, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Thomas Mayr Harting. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi presin Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, (Aeroporti Ndërkombëtar e Prishtinës “Adem Jashari”, ora 16:00)

- Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar Tao Zhang, vjen për vizitë në Kosovë ku do të pritet në takim nga ministri i Financave Bedri Hamza me c'rast do të mbajnë Konferencë për Media. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11,  ora 16:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim Chris Danielson, drejtor i përgjithshëm për zgjerim, dhe Thomas Mayr Harting, drejtor i përgjithshëm i shërbimit evropian për veprim të jashtëm. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 16:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj organizon pritje me nderime shtetërore për kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30 - vetëm pamje)

- Drejtori Gjeneral i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Christian Danielsson, dhe Drejtori Menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Thomas Mayr-Harting takohen me shefat e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 16:30 - mundësi fotografimi)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq mbajn konferenca për shtyp. (Objekti i Qeverisë, Salla P38, ora 17:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:30)

- Ministri Federal për Punë të Jashtme, Sigmar Gabriel viziton Kosoven me c'rast do ta takoj Kryeministrin Ramush Haradinaj ku do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp. (Ndërtesa kryesore të Qeverisë, salla P38, ora 19:30)  
 

Ngjarjet e datës 13 Shkurt 2018

- Presidenti Thaçi, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit, pret në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - pamje për media)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seance solemne në të cilën do të behët adresimi Presidentit te Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:45)

- Agjencia e Menaxhimit Emergjent organizon ushtrimin në tavolinë "Reagimi i Përbashkët 2018". (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancen e rregullt në të cilën do të mbahet nterpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle do të japë një deklaratë mbi gjetjet e Misionit gjatë një konference të shtypit. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:15)

- Me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Galeria Kombëtare e Kosovës organizon konferencën dy ditore me temën 'Tejkalimi i kufinjve dhe rinjohja përmes artit'. (Galeria Kombëtare, ora 11:00)

- Në Qendrën Mediale në Cagalavicë do të organizoj debatin mbi temën "Liberalizimi i vizave për Kosovën". (Qendra Mediale në Cagalavicë, ora 11:15)

- Presidenti Thaçi merr pjesë në panairin e prodhimeve vendore dhe forumin ekonomik “10 Vjetori i Pavarësisë Ekonomike të Kosovës”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. (Hoteli Emerald, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj merr pjesë në panairin e prodhimeve vendore dhe forumin ekonomik “10 Vjetori i Pavarësisë Ekonomike të Kosovës”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30 - vetëm pamje)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët formimi i grupeve punuese për Projektligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik,dhe Projket-Kodin e Drejtësisë për të Mitur. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 12 Shkurt 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku do te mbahet disktuim rreth çeshtjeve vijuese të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për veprimtaritë hidrometeorologjike dhe nisma legjislative për Projektligjin për kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Oda Amerikane organizon tryezën e titulluar “Politikat Fiskale në 10 vite: Mësimet për të ardhmen”, ku në cilësinë e panelistëve do të jenë Ministri i Financave Bedri Hamza, deputetët. Mimoza Kusari Lila dhe Avdullah Hoti, Drejtori i Përgjtihshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha, si dhe biznese prodhuese. (Salla e konferencave Orion, ora 12.45)

- Kryetari  i komunës se Deçanit Bashkim Ramosaj pret në takim Ministrin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Bersha. (Zyra e kryetarit të komunës, ora 13:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. (sheshin “Ibrahim Rugova, ora 15:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor japin deklaratë për media. (Kabineti i presidentit, ora 16:10 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 11 Shkurt 2018

- Mbahet mbledhja e XXXII e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje! ku do të flasë Kryetari Albin Kurti. (Ambientet e Kolegjit ASK, ora 11:00) 

- Me rastin e 10-vjetorit të PavarësisëHapet ekspozita personale e Eliza Hoxhës “Midis ëndrrës dhe realitetit”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 10 Shkurt 2018

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës do të mbaj takimin  e rregullt te Këshilli Drejtues në të cilin do të debatojë për pikat e rendit të punës që lidhen me Kongresin zgjedhor të SBASHK-ut. (Selia e SBASHK-ut në  Qendrës e studentëve, ora 10:00)

- Partia Alternativa mban Kuvendin e parë zgjedhor, me ç'rast do të zgjedhet Kryetari/ja, Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia Qendore. (Amfiteatri i Shkollës Amerikane, në Prishtinë, ora 11:00)

- Partia Liberale Egjiptiane-PLE  organizon Kuvendin e dytë zgjedhor të Partisë. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës do të mbaj takimin e jashtëzakonshëm te Këshillit Drejtues me pikën e vetme të rendit të punës: Shpallja e veprimeve sindikale të SBASHK-ut  për shkak të mos respektimit  nga ana e Koalicionit,  që tani udhëheq me Qeverinë, të marrëveshjes së nënshkruar me SBASHK-un, më 5 qershor 2017. (Selia e SBASHK-ut në  Qendrës e studentëve, ora 12:00)

 

Levizja Vetevendosje mban disa aktivitete në kuadër të 11 vjetorit të protestës së 10 Shkurtit 2007.

Orari:

Ora 10:00, Homazhe për Arben Xheladinin

Vendi: Varrezat në Arbëri, Prishtinë

Ora 12:00, Homazhe për Mon Balajn

Vendi: Varrezat në Besianë

Ora 13:30, Homazhe te pllaka përkujtimore në sheshin "Nëna Terezë" në Prishtinë

Ora 15:00, Tribunë

Vendi: Salla e Kuqe, Prishtinë.
 

Ngjarjet e datës 9 Shkurt 2018

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën me temën “Luftimi i informalitetit - Hapat e deritanishëm dhe rruga përpara”. (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën që ka për qëllim të shpalos rezultatet e Barometrit Kosovar të Sigurisë - Edicioni Special për Politikë të Jashtme dhe Dialog me Serbinë. (Hotel Sirius, 10:00)

- Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështjetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të shënojnë Ditën Evropiane të numrit 112 në Gjilan. (Gjilan, ora 10:45)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla S3, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të diskutohet gjendja e kompleksit memorial "Adem Jashari" dhe nisma legjislative për Projektligjin për kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj do të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Deçanit, pas përmbytjeve që kanë ndodhur nga të reshurat. (Komuna e  Deçanit, ora 11:00)

- Agjencia e Menaxhimit Emergjent në bashkëpunim me UNDP-në, do të mbajë manifestim me rastin  e ditës ndërkombëtare të numrit emergjent UNIK 112, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës. (Sheshi 'Skënderbe', ora 11:20)

- Këshilltari i Kryeministrit Haradinaj, Jahja Lluka dhe, Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, do të marrin pjesë në ceremoninë e rivarrimit të mbetjeve mortore të Nystret Hasan Hotit , i zhdukur  dhe i identifikuar në fund të vitit 2017. (Varrezat e Martirëve’ në Shipol, Mitrovicë, ora 12:00)

- Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj do të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Junikut, pas vërshimeve në këtë komunë. (Komuna e  Junikut, ora 12:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen në të cilen do te diskutoj lidhur me propozimet për emërimet e reja në shërbimin diplomatik dhe respektimi i kuotës së paraparë me ligj.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-1, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 8 Shkurt 2018

- Në prag të festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, organizon Konferencë ndërkombëtare një ditore me temë "Festimi i dhjetë vjetorit të pavarësisë: Arritjet dhe aspiratat”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, do të zhvillojë me përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare. (Nndërtesa e Ministrisë së Administratës Publike, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e Certifikimit të Programeve të Vetëpunësimit e cila shënon suksesin e 164 punëkërkuesve të rinj që kanë ndjekur Trajnimin e Ndërmarrësisë, të organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale mbështetur nga GIZ-i  gjerman. (Hotel  “Sirius”, ora 10:00)

- Organizata Jo Qeveritare Aktiv si pjesë e Platformës së Avokimit të Empirikës organizon konferencë të titulluar "Kosova: Zona e Posaçme e Pashave". (Qendra e Energjisë Civile në Mitrovicën e Veriut, ora 12:00)

- Agjencia e Menaxhimit Emergjent Ministria e Punëve të Brendshme me mbështjetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të shënojnë Ditën Evropiane të numrit 112, ditë kjo që është caktuar të shënohet me 11 shkurt që nga viti 2009 me qëllim të ngritjes së vetëdijësim për numrin emergjent evropian 112. (Qendra 112  në objektin ekzistues , Rr. Kral Petar, Nr.138 në Zveçan, ora 12:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media gjatë së cilës do të prezantohen rezultatet e sondazhit të pestë me radhë lidhur me  pritshmëritë e qytetarëve rreth fazës përmbyllëse të dialogut Kosovë-Serbi, me titull: "Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, këndvështrimi i qytetarëve". (Zyrat e KDI-së, ora 13:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani do ta vizitojë Komunën e Malishevës. (Ndërtesa e Komunës, ora 13:00)

- Mbahet konferencë për Projektligjin e Efiçiencës së Energjisë, që do të organizohet nga Fakulteti i Energjisë Efiçiente në UBT. (Objekti i UBT-së, ora 13:30)

- Jamie Dornan dhe Dakota Johnson kthehen si Christian Gray dhe Anastasia Steele në vazhdimin e tretë si “Fifty Shades Freed”, kapitulli kulminant i bazuar në fenomenin më të shquar të botës "Fifty Shades", bazuar në novelën e E L James. Sjellja e një ngjarjeje tronditëse e prezantuar në filmat e vitit 2015 dhe 2017, që tejkaloj rreth 950 milionë dollarë në nivel global, vjen per tu shfaqur premiere në Kino ABC. (Kinema ABC, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 7 Shkurt 2018

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrt financiare te Ministrisë së Shëndetësisë dhe Sherbimit Spitalor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbahet konferencë për hapjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të  prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë ”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministrija e Integrimit Evropian, Dhurat Hoxha mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e konferencave. ora 10:00)

- Qendra për Zhvillimin e Grupeve Sociale do të prezantojë së bashku me palë të tjera të interesit raportin "Vështrim pas: Komuniteti LGBTI dhe të drejtat e tyre në Kosovë". (Hotel Sirius, ora 10:00)

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para  Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N S-II, ora 11:00)

- Komun e Gjilanit mban tubimi publik me temë "Promovimi dhe fuqizimi i shërbimeve sociale në Komuna". (Salla e Kuvendit Komunal Gjilan, ora 11:00)

Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqeri Bytyqi raporton para Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e nostrifikimit të diplomave dhe zbatimin Marrëveshjes për njohjen e diplomave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Raporti vjetor financiar të KOSTT, shqyrtimi i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ku do te shqyrtohet Projektligjit për Produkte të Ndërtimit, Projektligji për Mbrojtjen e Konsumatorit, Projektligjit për Masat Mbrojtëse në Importe, si dhe shqyrtohet vendimit të Qeverisë lidhur më Ndërmarrjen "Qendra shoqërore, sportive, kulturore dhe ekonomike Pallati i Rinisë". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Njësive Speciale në koordinim  me Drejtorinë  e Shërbimeve Shëndetësorë DPP Prishtinë  dhe në bashkëpunim me  Qendrën për Transfuzionin e Gjakut në QKUK do të  organizojë fushatën për dhurimin vullnetar të gjakut. (Kampi ‘Vrella’ tek pjesëtarët e njësive të specializuara në Sllatinë, ora 11:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, si dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojnë komunën e Gjakovës ku do te takohenme kryetarin Ardian Gjini. (Ambientet e komunës së Gjakovës, ora 11:00)

- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi viziton komunën e Prishtinës, ku do të pritet nga kryetari i komunës, Shpend Ahmeti. (Komuna e Prishtinës, ora 12:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës "Dodona", organizon konferencë për media, me rastin e  Premierës së shfaqjes “Përgjithmonë Ujku” në regji të Ilir Dragovojes. (Teatri Dodona, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 13:00)

- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, do të zhvillojë takim me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. (Objekti i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, në lagjen Bregu i Diellit, rruga “Armend Daci”, ora 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, sot, mban dëgjim publik për Projektligjin për ndërmarrjet sociale. (Sirius Hotel, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do ta bëjë hapjen e Kuzhinës Qendrore, të bartur në objektin e ri. (Mbrapa çerdhes në Ulpianë, ora 13:30)

- anulohet -Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)



Ngjarjet e datës 6 Shkurt 2018

- Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq arrin në Kosovë ku do të pritet nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ambasadori i Malit të Zi, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi. (Terminali VIP të Aeroportit “Adem Jashari”, ora 8:00)

- Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq pritet me nderime shtetërore nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30 - vetëm pamje)

- Mbahet takimi i delegacionit të Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe delagacioni i Malit të Zi të udhëhequr nga Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq. (Kabineti i Kryeministrit, ora 8:45 - vetëm pamje)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq mbajnë konferfencë për media. (Objekti i Qeverisë, Salla P38, ora 9:40)

- Qendra për Arsim e Kosovës në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara organizon tryezën e Diskutimit me temë “Adresimi i dhunës përmes internetit në shkolla". (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 10:10 - vetëm pamje)

- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë organizon një takim bilateral në mes delagaconi të shtetit gjerman, përfaqësues nga Qeveria Federale dhe ajo e Regjionit të Saksonisë se Ulët me qellim rritjen e bashkëpunimit në mes dy shteteve në ngritjen e kapaciteteve të autoritetit kosovarë në kontroll të ushqimeve dhe mbrojtje të konsumatorëve. (Objekti i AUV, zona industriale Fushe Kosove, ora 10:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth zhvillimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe drejtuesi i Grupit parlamentar, Glauk Konjufca mbajnë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit  për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilen do te behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon konferencë për media, me ç’rast edhe zyrtarisht do të konstituohet Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ora 11:00)

- Mbahet koktej rasti me kompanitë nga vendi që punojnë me vendet e rajonit në objektin e “Exclusive Group”. (Zona Industriale në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit  në të cilen do te behët shqyrtimi Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit, shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Me rastin e prezantimit të strategjisë për Ballkanin Perëndimor, Ambasadorja e BE-së Natalie Apostolova do ty përgjigjet pyetjeve te gazetarëve. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 5 Shkurt 2018

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do ia dorëzojë ekipit olimpik në mënyrë solemne Flamurin e Kosovës i cili do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Lojrat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”, që do të mbahen në Kore të Jugut. (Kabineti i Presidentit, ora 9:30)

- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media mban tryezë lidhur me nismëm ligjore për hartimin e Projektligjit për RTK-në. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për nder të 10 Vjetorit të Pavarësisë do i drejtohet me një fjalë rasti kabinetit qeveritar. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 31, ora 11:00)

- Mbledhja e Kryesisë se Kuvendit në të cilën do të diskutohet shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, interpelanca e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptar mbajnë konferencë për të diskutuar mbi qëndrimet e tyre rreth marrëdhënieve tregtare Kosovë- Shqipëri. Në këtë konferencë pritet të diskutohet për pengesat dhe sfidat rreth unifikimit të një tregu të përbashkët Kosovë- Shqipëri. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj merr pjesën në tryezën e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës me temën “Unifikimi i tregut shqiptarë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj mbanë konferencë për media, lidhur me situatën e krijuar në segmentin rrugor Veternik-Prishtinë, në hyrje të kryeqytetit, lidhur me rrëshqitjet që kanë ndodhur si pasojë e vërshimeve të mëhershme, në vendpunishten e zgjerimit të kësaj rruge. (Ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës, kabineti i ministrit, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 3 Shkurt 2018

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës organizon një vizitë në fabrikën e ujit Bonita në Lipjan për të parë nga afër dhe për të diskutuar për gjendjen e sektorit të ujit. (Fabrika e ujit Bonita në Lipjan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim familjarët e Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 2 Shkurt 2018

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ne te cilen do te behet shqyrtimi i vendimit të Qeverisë lidhur më Ndërmarrjen "Qendra shoqërore, sportive, kulturore dhe ekonomike Pallati i Rinisë". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me temën “Edukimi, çelës për t`u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon konferencën njëditore me temën “Edukimi, çelës për t’u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës organizojn ceremoni ushtareke per pritjën e ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë zonjës Radmila Shekerinska-Jankovska. (Ndërtesa e Ministrisë se FSK-së, ora 10:20)

- Kompania AL Petrol organizon konferencë për media me qëllim zyrtarizimin e marrëveshjes së Kompanisë AL Petrol dhe Kompanisë me renome botërore Shell. (Pika e e AL Petrol në Veternik, ora 10:45)

  - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha raporton në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Evropian për Shtetet e Ballkanit Perëndimor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-1, ora 11:00)

- Ministri i Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë zonjës a Radmila Shekerinska-Jankovska mbajn konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë se FSK-së, ora 11:40)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00 - vetëm pamje)

- Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili do të marr pjesë në promovimin e shërbimit 24 orësh për pacientët kurativ në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (Klinikën e Onkologjisë, ora 13:00)

- Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohen me Barbara Gysi - Anëtare e Komisionit për Politika Sociale të Parlamentit konfederal të Zvicrës dhe Skender Reçica, ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ku do të diskutohet për ratifikimin e marrëveshjes se pensioneve në mes të shtetit të Kosovës dhe shtetit të Zvicrës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kongresmenin amerikan, Steven Palazzo. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:45 - vetëm pamje)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial dhe ministrin e Drejtësisë në Kosovë, marrin pjese edhe Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 15:00)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", prof. dr. Marjan Dema do  të mbajë konferencë ekskluzive lidhur me zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës. (Rektorat, ora 15:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se Qendres për Mësimin e Gjuhës në Prishtinë bëhet Goethe-Zentrum. (Qendra për Mësimin e Gjuhës në Lagjen Pejton, ora 18:00)

 

Ngjarjet e datës 1 Shkurt 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj në takim pune me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore dhe të komunitetit të mjekëve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Koalicioni i OJQ-ve, Të drejta të barabarta për të gjithë  do të prezantoj raportin “Njerëzit në mes: E ardhmja e shtetësisë dhe liria e lëvizjes për serbët e Kosovës”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të qëndrojë në qytetin e Prizrenit, ku do të zhvillojë Takim me kryetarin e Komunës së Prizrenit. (Zyra e krytarit te Prizrenit, ora 9:30)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë bën lansimin e të gjeturave kryesore të Edicionit të Shtatë të Barometrit Kosovar të Sigurisë. (Qendra e konferencave “Orion”, ora 9:45)

- Vazhdimi i seancs e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me ndotjen alarmante të ajrit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do merrë pjesë në debatin për profilizimin e mësimdhënësve nga kl. 1-5. (Shkolla “Abdyl Frashëri" në Prizren, ora 10:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" do të mbajë një ligjeratë me nxënësit e përzgjedhur të SHFMU "Hivzi Sulejmani", në Fushë Kosovë lidhur me mikun e madh të popullit të Kosovës ish Kongresistit amerikan të ndjerit Tom Lantos. (SHFMU "Hivzi Sulejmani", në Fushë Kosovë, ora 10:20)

- Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope do të vizitojë Gjakovën ku to të nënshkruaj Memorandum Mirëkuptimi për partneritet me Komunën e Gjakovës. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjakovës, ora 10:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të zhvillojë një vizitë në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren. (Objekti i Gjimnazit, ora 10:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të zhvillojë një vizitë në Qendrën Burimore “Nëna Tereze” në Prizren. (Objekti i Qendrës Burimore, ora 11:20)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare dhe Instituti për Politika Zhvillimore, lansojnë projektin e financuar nga Komisioni Europian për fuqizim të Shoqërisë Civile në Kosovë. (Zyret e FIQ, ora 13:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me organizimin e konferencës rajonale mbi pozitën e femrës në shoqëri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do merrë pjesë në debatin debatin për testin PISA. (Qendra e Kompetencës në Prizren, ora 13:00)

- Komuna e Prishtinës do të bëj prezantimin e Masterplanit për zgjerimin e rrjetit të Termokosit në Prishtinë. (Objekti i ri i Komunës në lagjen Arbëria, ora 13:30)

- Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope do të vizitojë ambientet e kompanisë së veshëmbathjeve Intertex. (Lokalet e ish-Emin Durakut - zona industriale në Gjakovë, ora 13:45)

- Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli Admirali Fogoo III,  dhe Komandantit të KFOR-it, Gjeneralmajor Salvatore Cuoc zhvillojn një vizit në urën kryesore në Mitrovicë. (Ura kryesore në Mitrovicë, ora 13:45)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon për të gjashtën herë me radhë Ditën Globale të Zgjedhjeve. Me rastin e kësaj dite, KQZ do të lansojë ueb-faqen e re. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të mbajë konferencë për media. Kabineti i Presidentit, ora 14:30)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku do të diskutohet lidhur me nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet. (Objekti i komunës, ora 15:00)

- Muzeu i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës personale të Uta Ibrahimi, femra e parë shqiptare që e ngjiti majën Everest "Kujtime nga Himalajet". (Lapidariumin e Muzeu, ora 19:00)
.

Ngjarjet e datës 31 Janar 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit.  Sheshi Zahir Pajaziti, ora 9:00)

- Një delegacion i Komunës së  Prishtinës do të bëjë homazhe tek shtatorja e Heroit të Kombit, Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 9:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të raportojë  ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-1, ora 10:00)

- Demokracia Plus do të lansoi platformën online “QeverisjaTani” e cila ndjek progresin e përmbushjes së top 100 premtimeve elektorale të partive në koalicionin qeverisës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në përvjetorin e rënies së dëshmorit Zahir Pajaziti kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti do të bëjë nderime te shtatorja e tij. (Sheshi Zahir Pajazitit në Prishtinë, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezë lidhur me Dhomat e Specializuara dhe raporti me institucionet e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-409, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të marrë pjesë në ceremoninë e kremtimit të 50 vjetorit të Shkollës së Lartë Pedagogjike dhe 5 vjetorin e themelimit të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”. (Ambientet e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, ora 11:00)

- Këshilli i Evropës bashkërisht me BE-në do të lansojnë një projekt të ri për të ndihmuar autoritetet lokale në tejkalimin e mangësive dhe dobësive praktike rreth trajtimit të të arrestuarve ose personave të ndalur nga policia në Kosovë. (Hotel Garden, ora 11:00)

- Ministri i financave të Kosovës, Bedri Hamza do t’ia dorëzoj Bashkimit Evropian Programin vjetor për Reforma Ekonomike. (Zyra e BE-së në Kosovë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e zbulimit te shtatoreve të dëshmorëve Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Ilir Konushevci. (Sheshi i Dëshmorëve, Podujevë, ora 12:00)

- Mbahet protesta kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Para Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Shfaqet për media filmi i metrazhit të gjatë të Blerta Zeqirit - Martesa, dhe me pas do të mbahet një konferencë për media, ku do të jenë prezentë regjisorja dhe aktorët kryesorë të filmit. (Cineplexx në Prishtinë, ora 12:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon konferencën përmbyllëse të projektit dhe lansimin e manifestit “Pjesëmarrja e rinisë: Vendos për demokraci”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Ambasadori amerikan Greek Delawie viziton Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovë. (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ne Fushë Kosovë, ora 14:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme Kuvendit të Republikës së Kosovës ku do te mbahet debat parlamentar lidhur me ndotjen alarmante të ajrit. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)

- Përmbyllet manifestimi shumëkulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2018”, i cili për gati një muaj me radhë është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri. (Biblioteka e Qytetit, ora  16:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në 21-vjetorin e rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” , ora 17:00)

Ngjarjet e datës 30 Janar 2018

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon konferencën "Konkurrenca e Industrisë Metalike". (Emerald Hotel, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ne te cilen do te behet shqyrtimi i raportit të Auditimit për Raportin Financiar Vjetor të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, do ta publikojë të martën një raport studimi mbi mediat dhe sundimin e ligjit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Komisioni për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic do të vizitoj Komunën e  Parteshit - Pasjanës. (Objekti i Komunës se Parteshit, ora  11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me gjendjen në Arsimin e Lartë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00 )

- Me rastin e tetë vjetorit të ndarjes nga jeta të ish kryetari të komunës së Istogut Fadil Ferati do të bëhen homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek varri i të ndjerit në Gurrakoc. (Varrezat e fshatit në Gurrakoc, ora 11:00)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë lidhur më Ndërmarrjen "Qendra shoqërore, sportive, kulturore dhe ekonomike Pallati i Rinisë - PRN067". (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim  në të cilën do të behët shqyrtimi i Draft-Planit dhe Programit të punës së komisionit për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic së bashku me kryetarin e Komunës së Parteshit - Pasjanës, Dragan Petkovic, do të ju drejtohen mediave. (Holli i ndërtesës komunale të Parteshit - Pasjanës, ora 11:45)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të diskutohet gjendja mjedisore në Kosovë rreth ndotjes së ajrit dhe propozimet lidhur me këtë gjendje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 12:00)

- Zëvëndeskryeministri Enver Hoxhaj raporton para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-1.ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ku do te njoftohet lidhur me mandatin e Drejtorit, Zëvendësdrejtorit, Bordit Mbikqyrës dhe të anëtarit të Komisionit për kërkesa pronësore në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00 )

- Mbahet ceremonia e rihapjes së urës në Mitrovicë, pas rindërtimit dhe renovimit nga FSK-ja dhe KFOR-i. (Tek ura, në pjesën jugore të Mitrovicës, ora 14:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës në kuadër të programit publik të ligjëratave do të ligjëron të kuratori Lubin nga Izraeli. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 18:00) 

Ngjarjet e datës 29 Janar 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj ka ftuar në takim komunitetin e biznesit në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës me qëllim të prezantimit të projekteve konkrete që do të paraqiten në takimin e radhës të BERZH-it. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” organizon ceremoninë zyrtare të organizuar me rastin e diplomimit te gjenerates se dytë dhe të tretë të Institutit të Limak për Shërbime Aeroportuale. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban Dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e 40 të diplomuarve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në tër cilen merr pjese edhe ambasadori amerikan Greek Delawie. (Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë i Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së Komisionit për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Në kuadër të lansimit të Skemës së Granteve 'Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar', Ministria për Zhvillim Rajonal organizon konferencë për media pastaj vazhdon me Sesionin informues  me Përfituesit potencial/bizneset me qëllim të informimit lidhur me këtë programin për dhe mundësit e aplikimit. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 146 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Ambasadori i Republikës se Shqipërisë Qemal Minxhozi viziton komunën e Ferizajt, ku do të pritet nga kryetari i komunës, Agim Aliu. (Komuna e Ferizajt, ora 11:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë do të mbahet debati me temën “Sundimi i ligjit në Kosovë”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të mbahet diskutim lidhur me nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për Radiotelevizionin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Në kuadër të projektit italian “KosAgri”, të cilin e ka  mbështetur edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural mbahet ceremonia e përurimit te laboratorit për analiza të produkteve bujqësore dhe serrës eksperimentale.  (Institutin Bujqësor në Pejë,  ora 11:00)
 
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behet shqyrtimi në parim i Projektligjit për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:30)

 

- Komuna e Prishtinës bashkë me Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Ministrin i Punëve të Brendshme, do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media ku do të njoftoheni lidhur me masat që do të ndërmarrim së bashku për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit. (Objekti i vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 27 Janar 2018

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe e mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë mbahet “Konferenca vjetore e prokurorëve”. (Hotel Emerald, ora 10:00) 

Ngjarjet e datës 26 Janar 2018

- Programi i USAID-it për të Drejtat Pronësore në Kosovë dhe Universiteti "Kadri Zeka" në Gjilan organizon punëtori njëditore mbi të Drejtat Pronësore. (Ambientet e Vali Ranch në Gjilan, ora 9:00)

- Për herë të parë në Klinikën e Syve në QKUK, do të kryhen dy operacionet e  para  në kirurgjinë vitreoretinale. (Klinikën e Syve, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilin do të behët shqyrtimi i raportit me propozim amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizon konferencë në saje të shënimit të 28 Janarit - Ditës Ndërkombëtare të Privatësisë. (Hotelin Sirius, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon takim me pronarët e banesave kolektive ku do të prezantohet projekti “Krijimi i Shoqatave të Pronarëve të Ndërtesave të banimit në bashkëpronësi”. (Salla e Kuvendit Komunal, Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vendos kurora lulesh te pllaka përkujtimore për viktimat hebreje të Luftës së Dytë Botërore. (Oborri i ndërtesës së Qeverisë, ora 10:00)
 
- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 10:30)

- Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, përfaqësuar nga Rektori Bajram Kosumi dhe Agjencia për Zhvillim Rajonal - Lindje, përfaqësuar nga Valbona Tahiri, Drejtoreshë Ekzekutive do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. (Ambientete e Universitit te Gjilanit, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media lidhur me kërkesën për hetimin ndërkombëtar të pavarur dhe të gjithanshëm sipas kërkesës së familjes Dehari dhe përfaqësuesit të tyre ligjor. (Selia e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli raporton para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-1, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Rahovecit. (Ndërtesa e Komunës, Rahovec, ora 14:00)

- Organizata jo-qeveritare "Sensibilation and Education for European Future" organizon konferencë me rastin e Ditës Botërore të Edukimit Mjedisor, e cila shënohet në tërë botën me 26 Janar. (Qendra Informative dhe Kulturore të Bashkimit Europian, ora 15:00)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)