22 Nëntor 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Shtator 2017

- Në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar te Shkencave Shëndetësore mbahet Workshopi me ekspert vendor dhe të huaj me teme "Arsimi Profesional - Karriera - Migrimi". (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Me rastin e Ditës pa Makina, Ministria e Mjedisit në organizim të përbashkët me Komunën e Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës, OJQ-të mjedisore “Lets do it Kosova”, “REC”, “Earth in Brackets”, “The WAY”, Shoqata e Çiklistëve të Kosovës dhe institucionet tjera, do të shënojnë këtë ditë me një rendësi të veçantë për mbrojtjen e mjedisit. (Para Objektit të Qeverisë gjegjësisht ndërtesës “Ish Rilindja”, ora 10:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU në partneritet me Organizatën Komunikimi për Zhvillim Shoqëror me përkrahje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,  , organizon konferencë në të cilën do të publikohet platforma online “Open Justice”. (Gjykatorja e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, ora 10:00)

- Kolegji Heimerer dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale organizojn workshopin dytë me temë "Promovimi i Pavarësisë tek Pacientët". (Kolegji Heimerer, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite shqyrtimin dhe Rekomandimin për anulim të decertifikimit të kandidatëve të Subjekteve Politike sipas vendimit të Gjykatës Supreme.  (Selia e KQZ-se,ora 11:00)

- Kolegji Heimerer dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale organizojnë workshopin e tretë me temë Këshillimi i pacientëve dhe ndikimi i tyre në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpaned Ahmeti do ta mbjellë fidanin e parë, ​për të shënuar fillimin e sezonit vjeshtor. (Afër ish-ndërtesës së OSBE-së, ora 11:30)

- Mbahet takimi i rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian me fokus zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj pret në takim drejtuesit e organizatës Klubi i Prodhuesve të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, sallë P-37, ora 13:30)

- Ministrija e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj  mban ligjeratën mbi rëndesinë e mbrojtjes së mjedisit. (Shkolla fillore “Hasan Prishtina”, ora 14:00)

- Mbahet Simpoziumi i VIII-të Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore me temën “Për shëndetin e kohës së re”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Hapet ekspozita e artistit nga Shkodra, Artan Draçini, e titulluar “E shkuara: E ardhmja e së tashmes.” (Galerinë e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)




Ngjarjet e fushatës zgjedhore

 


- Kryetari Veseli, bashkë me kandidatin për Kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, viziton bizneset në rrugën, ‘Agim Ramadani’. (Mbrapa Teatrit Kombëtar, ora 10:30)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, mban takim me gazetarë ku do të shpalosë pikat kryesore dhe agjendën e fushatës për zgjedhjet e 22 tetorit. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Partia Demokratike dega në Pejë bën prezantimin e projektit të planit zhvillimor urbanisitk të kandidatës për kryetare të komunes Sabiha Shala. (Sheshi Haxhi Zeka afër Shtëpisë së Mallrave, ora 13:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan hap zyrtarisht fushatën elektorale në Konventën e madhe programore. (Salla e teatrit të qytetit, ora 15:00)

- Kryetari Veseli merr pjesë në tubimin hapës elektoral në Prizren, bashkë me kandidatin për Kryetar të Komunës, Shaqir Totaj. (Sheshin e Lidhjes në Prizren, ora 17:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës organizon tubim ku do të bëhet shpalosja e politikave për gruan. (Hotel Emerald, ora 17:00)

- Dega e NISMA për Kosovën në Prizren do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Shtëpia e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 18:00)
 
-  Lëvizja Vetëvendosje bën prezantimin e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës. (Amfiteatri i American School of Kosova ASK, ora 18:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë hap zyrtarisht fushatën zgjedhore. (Shkolla “Dr. Ibrahim Rugova”, ora 18:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosoves hap fushatën në Suharekë ku do të marrë pjesë edhe Kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Suharekë, ora 18:00)

- Dega e NISMA për Kosovën në do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Hotel Pashtriku në Gjakovë, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Klinika e Kirurgjisë në QKUK, ora 8:30)

- Programi "Kërko Drejtësi” i financuar nga Departamenti i SHBA-së në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës mbajn takimin e fundit të programit D4J. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Houp do të merr pjesë në hapjen e punëtorive të programit të USAID-it për Përkrahje Adoleshentëve pas mësimit të rregullt. (Auditoriumi i Fakultetit të Edukimit, Universiteti i Prishtinës, ora 9:30)

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” organizon tryezë diskutimi për shënimin e Ditës Evropiane pa viktima në rrugë. (Ndërtesa e Kolegjit “Tempulli” në Prishtinë,  ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore me mbështetje nga Friedrich Ebert Stiftung organizojnë tryezën “Prishtina në katër vitet e ardhshme”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, së bashku me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, viziton zonën ekonomike në Shirokë të Suharekës. (Zona Ekonomike në Shirokë të Suharekës, ora 12:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Komunën e Vushtrisë dhe do të takohet me kryetarin e Komunës Bajram Mulaku. (Ambientet e komunës, ora 13:00)

- Qendra e Vetëvendosje!-s në Prishtinë mban konferencë për media, ku do të flasin Kryetari i Lëvizjes, Visar Ymeri, Nënkryetari Dardan Sejdiu, si dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ku do të shpalosen zotimet kryesore për mandatin e ardhshëm qeverisës. (Zyrët e Vetëvendosjes në lagjen Arbëria, ora 13:00)

- Në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve” zhvillohet aktiviteti “Udha e Paqes”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Kalanë e Harilaqit, në Fushë Kosovë. (Kalaja e Harilaqit, ora 15:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë organizon "Aktiviteti Rrugor - Rinia për Drejtësi". (Sheshin "Nëna Terezë", ora 16:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës ju njofton do ta hapë fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2017, ku do të prezantojë kandidatët për kryetar komunash. (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 17:00)

- Me rastin e hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 22 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje! mban tubimin e parë zgjedhor në qytetin e Prizrenit. (Pllati i Sporteve "Sezai Surroi", ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bën hapjen e fushtës për zgjedhjet lokale 2017, në hapje merr pjesë edhe Kryeminstri dhe njëkohësisht Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Sheshi 21,  ora 17:00)

- Bëhet hapja e Qendrës së Dokumentimit për krimet e luftës. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, ora 19:00)

- Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Crimson Capital organizon ngjarjen tradicionale e përvitshme në skenën e filantropisë në Kosovë “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët – Let’s Dance”. (Duplex, ora 20:00)

  

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2017

- Takim i përbashkët i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me ambasadorët e BE-së, të akredituar në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë- Salla P 38, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00) 

- Instituti Albanologjik i Prishtinës organizon tryezen shkencore "Roli i oxhakërisë në historinë shqiptare". (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së së bashku me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe të Komunës së Novobërdës do të inaugurojnë sallën e re të shkollës dhe sportit në Pasjak të Novo Bërdës. (Shkolla e sporteve në Pasjak, ora 12:00)

- Zyra amerikane për Kordinim të Mbrojtjes në Kosovë i dhuron QKUK-së, gjegjësisht kujdesit intenziv pranë Klinikës Gjinekologjiko-Obstetrike, 38 shtretër  me dyshekë, tavolina dhe dollapa, me vlerë prej $ 60,000 USD.  (Klinika Gjinekologjko -Obstetrike në QKUK, ora 13:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp dhe Kryetari i Komunës Lutfi Haziri do të inaugurojnë çerdhen e fëmijve në lagjen Dardania. (Çerdhja e fëmijëve në lagjen Dardania, Gjilan, ora 14:00)

- Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e parë për media të DnV-së lidhur me Zgjedhjet Lokale 2017. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 14:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me ministrat Valdrin Lluka dhe Albena Reshitaj vizitojnë “Trepçën”. (Zyrat e menaxhmentit - Parku Industrial Mitrovicë, ora 14:00)

 

- Ministri Pal Lekaj së bashku me bashkëpunëtorët e tij do të bëjë inspektimin e punimeve të cilat janë duke zhvilluar ne Kievë. (Vendtakimi i kësaj vizite do të jetë në te bypassit  ku përfundon katërtrakëshi i rrugës së Kievës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 19 Shtator 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj në konferencë për medie së bashku me Petrit Selimin koordinator i Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë studentët të cilët do t'i nënshtrohen provimit pranues në Fakultetin Ekonomik. (Fakulteti Ekonomik, ora 9:00)

- Zyra e Rregullatorit për Energji do të mbajë seancë për diskutim publik lidhur me shqyrtimin e dytë periodik rregullativ për përcaktimin e të hyrave të lejuara maksimale, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit, Operatorin e Tregut dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema do të pret në takim ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqajn. (Ambientet e Rektoratit të UP-së, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon tryezën e rrumbullakët ku do të prezantojë analizën “Përfaqësimi i grave në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së dhe  Goran Rakic, Kryetar i Mitrovicës veriore vizitojnë projektin e Mitrovicës së Gjelbër. (Stacioni i autobusëve Mitrovica veriore, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të objektit te ri të Bibliotekesë "Fan S. Noli" në Gjilan. (Gjilan, ora 12:00)

- Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së dhe  Goran Rakic, Kryetar i Mitrovicës veriore vizitojnë qendrën shëndetësore të rinovuar në Mitrovicën e Veriut. (Qendra shëndetësore në Mitrovicën e Veriut, ora 12:25)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon ceremonin e hapjes së Stacionit të Autobusëve në Mitrovicën e Veriut. (Stacioni i autobusëve Mitrovica veriore, ora 12:50)
 
-  Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të pres në takim përfaqësuesin e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim ORCA, Rron Gjinovci, pas takimit do të ketë edhe konferencë për media. (kabinetin e Ministrit, ora 13:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza do të mbajë takim me Odat Ekonomike të Kosovës në të cilin do të diskutohet për mundësitë e përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, sallën P-38, ora 13:30)

 

- Ministri Pal Lekaj së bashku me bashkëpunëtorët e tij do të bëjë inspektimin e punimeve të cilat janë duke vazhduar për zgjerimin e hyrjes në Veternik - Prishtinë. (Vendtakimi i kësaj vizite do të jet në hyrje të Veterrnikut në udhëkryqin e Gjilanit, ora 14:00)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, pret në takim Arian Zekën, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Uranik Begun, Drejtor i ICK-së. (Objekti i MPJ-së, ora 15:30)

- Fillon edicioni i dytë i Festivalit të Gjelbër i cili i kushtohet biznesit të gjelbër në Kosovë që mbulon energjinë e ripërtëritshme, riciklimin dhe efiçiencën e energjisë. (Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa takohet me struktura të LDK-së në Prizren me ç’rast do të mbahet Konventa e Punës ku do të marrë pjesë kandidati për kryetar Dr. Hatim Baxhaku dhe kandidatët për Asamble Komunale. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 18 Shtator 2017

- Ministria e Drejtësisë organizon Punëtorinë dyditore të organizuar nga TAIEX dhe Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK)/ MD, me temën: Menaxhimi Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. (Hotel Afa, ora 9:00)

- Projekti ALLED “Harmonizimi i Arsimit me Kërkesat e Tregut të Punës”, do të organizojë ceremonitë zyrtare të hapjes së kabineteve në shkollën e arsimit dhe aftësimit profesional “Pjetër Bogdani” në Ferizaj. (Shkolla “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa takohet me kandidatët për kryetar dhe kandidatët për Asamble të të gjitha komunave të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina organizon konferencë për media, një ditë para debutimit në Ligen e Kampioneve kundër ekipit bjellorus "Tsmoki-Minsk". (Zyret e klubit, ora 13:00)

- Projekti ALLED “Harmonizimi i Arsimit me Kërkesat e Tregut të Punës”, do të organizojë ceremonitë zyrtare të hapjes së kabineteve në shkollën e arsimit dhe aftësimit profesional “Jonuz Zejnullahu” në Viti. (Shkolla “Jonuz Zejnullahu” në Viti, ora 14:00)

- Ministria e Arsimit dhe Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, për herë të parë në sistemin formal të arsimit në Kosovë do të prezantojë nivelin e 5-të të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore” që është zhvilluar nga PEARSON – Institucion prestigjioz Britanik, ndërsa është financuar nga projekti Lux-Development. (Qendra Burimore në Prishtinë, ora 15:00)

- Ministria e Arsimit dhe Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, për herë të parë në sistemin formal të arsimit në Kosovë do të prezantojë nivelin e 5-të të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore” që është zhvilluar nga PEARSON – Institucion prestigjioz Britanik, ndërsa është financuar nga projekti Lux-Development. (Qendra Burimore në Ferizaj, ora 15:00)

 

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00) 

Ngjarjet e datës 17 Shtator 2017

- Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim dhe Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina” në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik organizojnë Ecjen me moton "Lëvizim për Shëndet. (Ecja fillon prej Qendrës Rekreative në parkun “Gërmia”, ora 7:30)

Ngjarjet e datës 16 Shtator 2017

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Pravt mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat dhe punëtorëve teknik të shkollave në Prishtinë të cilët janë në grevë. (Selia e BSPK-së, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë tryezë me temën "Rëndësia e pushtetit lokal". (Hotel Sirius, ora 11:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, merend dite Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për decertifikimin e kandidatëve të cilët kanë bërë kërkesë për tërheqje nga listat e certifikuara të Subjekteve Politike, etj. (Selia e KQZ-se, ora 12:00)

- Klubi  letrar "Podguri" në Istog në bashkëpunim me Komunën e Istogut organizon orën letrare “Ibrahim Rugova” e cila ka karakter ndërkombëtar. (Objekti i komunës së Istogut, ora 14:00)

 

- Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, do të vizitojë sot Spitalin e Përgjithshëm "dr. Sami Haxhibeqiri" në Mitrovicë. (Mitrovicë, ora 16:00)

- Ambasada Gjermane organizon Guerilla Art Festival. (Ambientet e Fakultetit të Arkitekturë, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 15 Shtator 2017

- Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë. (Ndërtesa, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselin. (Kabinet i Presidentit, ora 9:30)

- Me rastin e hapjes se Panairit të Organizatave të Shoqërisë civile. (Oborri i Kuvendit, ora 9:45)

- Kuvendi i Kosovës organizon forumin mbi temën Globale “Demokracia dhe Parandalimi i Konfliktit". (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, salla 506, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç‘rast do të prezantoj statistikat kundërkorrupsion të Prokurorive Themelore dhe Prokurorisë Speciale për periudhën Janar-Qershor 2017. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Komuna e Vitisë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojnë Paktin Territorial të Punësimit. (Qendra Kulturore në Viti, ora 11:30)

- Ministria e Drejtësisë bën inaugurimin e Qendrës Edukuese-Korrektuese për të mitur në Lipjan. (Përballë Qendrës Korrektuese për të mitur dhe femra në Lipjan, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Selia e Vetevendosjes në lagjen Arbëria, ora 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn. (Kabinet i Presidentit, ora 13:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë mbledhje me Kryetarë të Degëve dhe kandidatët për Kryetarë të Komunave. (Restorant Orion në Prishtinë, ora 15:00)  

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, bën lansimin e fushatës vetëdijësuese për informim dhe edukim të votuesve për Zgjedhjet Lokale 2017. (Oborri i ndërtesës së “Lidhjes së Prizrenit” në Prizren, ora 17:00)

- Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar organizon mbrëmjen për ngritje të fondeve të bursës Fondit Kosovaro Amerikan për Edukim  të quajtur ‘The Night of the Rising Stars’. (Ambientet idilike të muzeut etnologjik në Prishtinë, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 14 Shtator 2017

- Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me programin “Kërko Drejtësi”, i cili realizohet nga National Center for State Courts, i financuar nga Departamenti i Shtetit të ShBA-së, Njësiti për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, organizon konferencën “Përfaqësimi ligjor falas në çështjet penale dhe zbatimi i praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”. (Salla e konferencave Orion, ora 9:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në lansimin e Komentarit të Ligjit për Barazi Gjinore. (Hotel Swiss Diamnond, ora 10:00)

- Lansohet platforma elektronike e Agjensionit të Aviacionit Civil në Kosovë. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se panairit te sportit në Gjilan. (Sheshi "Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha" në Gjilan, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në EEAS, Angelina Eichhorst. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në EEAS, Angelina Eichhorst. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)

- Komuna e Dragashit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojnë Paktin Territorial të Punësimit. (Restorant MEKA në Dragash, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia, do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i Komunës, salla nr. 37, ora 11:30)

- Bëhet promovimi i monografisë “Masakra e Reçakut - Krim Kundër Njerëzimit” nga nje grup autorësh, e cila botohet në gjuhën shqipe dhe atë angleze nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.  (Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj viziton punimet të cilat janë duke vazhduar për ndërtimin e Autostradës “Arbër Xhaferi”. (Fshati Babush në Ferizaj, ora 14:00 - Transporti për gazetarë është i siguruar para Ministrisë së Infrastrukturës, ora 13:00)

- Drejtoresha e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë znj. Angelina Eichhorst  takohet me liderin e Vetevendosjes, Visar Ymeri. (Zyra e BE-së, 13:45 - mundësi për pamje)

- Drejtoresha e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë znj. Angelina Eichhorst  takohet me përfaqësuesin e LDK-së, Avdullah Hoti. (Zyra e BE-së, 14:30 - mundësi për pamje)

- Drejtoresha e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë znj. Angelina Eichhorst mban konferencë për media. (Zyra e BE-së, 15:10 - mundësi për pamje)

- Ministria e Integrimit Evropian dhe Ambasada Gjermane nënshkruajn marrëveshjen "Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë - Faza III (2017 – 2020)". (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi”, në një diskutim me Presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, dhe përfaqësuesit e partive politike, shoqërisë civile dhe medias. (Hotel Swiss Diamond, ora 17:20)

- Qendra Kinematografike e Kosoves organizon shfaqjen e filmit 'T'padashtun' nga Edon Rizvanolli ku do të mbahet edhe një koktej rasti para fillimit të shfaqjes. (Cineplexx, ora 19:15 - shfaqja nga ora 20:00)

- Mbahet koncert bamirësie për Manolja Kabashin, vajzën 22 vjeçare nga Prizreni e cila aktualisht është duke u trajtuar për leukemi në një spital në Stamboll të Turqisë. (Kinema Lumbardhi në Prizren, ora 20:00)
 
 

Ngjarjet e datës 13 Shtator 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Ministrinë e Infrastrukturës. (Ndërtesa e Ministrisë së Infrastrukturës, ora 09:00)

- Demokracia Plus mban konferencë. (Restaurant “Rings”, Sheshi “Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza pret në takim ambasadorin e SHBA-ve, Greg Delawie. (Ministria e Financave, ora 11:50)

- Dega e Alternativës në Prizren prezanton kandidatin për kryetar të komunës së Prizrenit. (Zyret e Alternativës në Prizren, ora 12:00)   

- Federata e Kick-boxit të Kosovës mban konferencë.  (Shtëpia e Sportit, ora 13:00)

- Fondacioni Lumbardhi organizon shfaqjen “Carla del Ponte trinkt in Pristina einen Vanilla Chai Latte”. (Salla e Lumbardhit në Prizren, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 12 Shtator 2017

- Shoqatat sindikale të punëtorëve teknik të shkollave “Dardania”, “Asim Vokshi”, “ Ismail Qemaili”, “Gjergj Fishta”, “Pjeter Pogdani”, do të futen në grevë meqë pagat e tyre nuk janë paguar. (Objektet e shkollave te lartpërmendura, ora 8:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Ministrinë e Financave organizon konferencën “Analiza mbi investimet kapitale në Komunat e Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2016”. (Hotel Internacional Prishtina, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Korportaten Energjetike të Kosovës. (Termocentrali Kosova A, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e hapur me temën “Paga minimale dhe efektet e saj në punësim”. (Zyret e Lëvizjes FOL, rruga “Andrea Gropa” nr.35, ora 10:00)

 - U.d. I Drejtorit të misionit të USAID-it MajK de la Rosa merr pjesë në ceremonin e nënshkrimit një MM e cila shënon fillimin programit të USAID-it për Përkrahje Adoleshentëve pas mësimit të rregullt. (Zyra e Kryetarit të Komunës Shpend Ahmeti, ora ora 10:30)

- Mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me c'rast ministri aktual, Arsim Bajrami dhe ministri i ri, Shyqiri Bytyqi do të mbajnë konferencë për media. (Kabineti i Ministrit, ora 11:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE në Kosovë, Alojz Peterle, do të prezantojë në një konferencë për shtyp Raportin Përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit 2017 dhe do të hapë Misionin e ri për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE për zgjedhjet komunale dhe për kryetarë të komunave që mbahen më 22 tetor 2017. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Obiliqit. (Ndërtesa e Komunës se Obiliqit, ora 11:00)

- Komuna e Shtërpcës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojnë Paktin Territorial të Punësimit. (Restorant LIPA në Shtërpcë, ora 11:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhje me rend dite shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për decertifikim të kandidatëve me Aktgjykim të formës së prerë nga Gjykatat e Republikës së Kosovës. (Selia e KQZ-se, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 11 Shtator 2017

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e Subjekteve Politike në fletëvotim për Zgjedhjet Lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor. (Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës në bashkorganizim të Shoqatës “Miqtë e Amerikes”, Policisë së Kosovës, Agjencioni për Menagjimin e Krizave, Zjarrfikësat e Prishtinës, Qendra e Mjekësisë Urgjente dhe nxënësit e shkollës së Mesme “Hivzi Sulejmani”, Fushë Kosovë organizojnë aktivitete në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001 në SHBA. (Të shtatorja në Sheshin Bill Clinton, ora 10:50)

- Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së kryeministrit të Kosovës. Kryeministri i deritanishëm, Isa Mustafa, ia dorëzon detyrën kryeministri të sapozgjedhur, Ramush Haradinaj. (Zyra e Kryeministrit, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)
 
- Hapet ekspozita me fotografi në qe i dedikohen ngjarjes së 11 shtatorit 2001, dhe fotografi nga aktivitetet e Shoqatës “Miqtë e Amerikes” që i dedikohën kësaj date. (Sheshi Nënë Tereza, 12:00)

- Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme nga Ushtruesi i Detyrës së Ministrit në largim, Emanuel Demaj, tek Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme në ardhje Behgjet Pacolli. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 12:00)

- Ministria e Drejtësisë, organizon pranim dorëzimin e detyrës së Ministrit të Drejtësisë ku ministrja e deritanishme, znj Dhurata Hoxha, i dorëzon detyrën, ministrit të porsazgjedhur, Abelard Tahirit. (Ndërtesa e ministrisë, ora 13:00)

- OSBE organizon një kamp pesë-ditor ndërfetar me rreth dyzet të rinj të komuniteteve të ndryshme fetare. (Hotel Amazona, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me dite shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për decertifikimin e kandidatëve me Aktgjykim të formës së prerë nga Gjykatat e Republikës së Kosovës. (Selia e KQZ-së, ora 14:00)

- Ministri i Financave Agim Krasniqi do të bëjë dorëzimin e detyrës së ministri i emëruar Bedri Hamza. (Ndërtesa e  Qeverisë, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kabinetin e ministres ku Ministrja Vlora Dumoshi do t’i dorëzojë zyrtarisht detyrën Ministrit të ri, Kujtim Gashi. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 14:30)

- Bëhet ceremonia e pranim-dorëzimit të postit të ministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. (Ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ora 15:00)

 

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 10 Shtator 2017

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Grupit të deputetëve të Kuvendit për Seancë të jashtëzakonshme. (Ndertesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00)

- Guvernatori i Bankes Qendrore e Republikës së Kosovës, Bedri Hamza , nesër  e dielë 10 Shtator,  organizon  konferencë  me media. (Holli i BQK-së, ora 11:00)

- Mbahet finalja e Garë së  Paragllajdizmit ”Kosova Open”. (Bjeshkët e Istogut në Shymek, rrugës për  në Lugë të Butë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e ndajres se shpërblimeve për tre garuesit më të mirë te Garës së  Paragllajdizmit ”Kosova Open”. (Restoranti “Trofta”, ora 17:00)

- Vazhdon nata e dytë e festivalit ndërkombëtar tradicional i valleve folklorike për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 18:00)

- Ne permbylljen e HartheFestit mbahet ekspozita Kolonia e Artistëve “Art Studio”,  si dhe dorëzimi i mirënjohjeve – shpërblimeve për vreshtarin më të mirë dhe verëtarin më të mirë. (Oborri i Muzeut të Qytetit te Rahovecit, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 9 Shtator 2017

- Mbahet Kuvendi i Rregullt i Federates se pingpongut të Kosovës. (Salla e mbledhjeve në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë,  ora 11:00)

- Vazhdon dita e tretë e Festivalit te vjeljes së rrushit Hardhfest me perfomimin e DJ dhe  brendeve të ndryshme. (Kolonia e Artistëve Art Studio në Rahovec, ora 11:00)

- Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të bëhët zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 16:00)

- Para hapjes solemne të Festivalitndërkombëtar tradicional tevalleve folklorike për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”, do të organizohet edhe defileu me të gjitha ansamblet pjesëmarrëse në festival. (Sheshi “Zahir Pajaziti”,  ora 16:30)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Festivalit ndërkombëtar tradicional tevalleve folklorike për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 18:00)

- Mbahet mbrëmja e bamirësisë për Manolja Kabashin, vajzën 22 vjeçare nga Prizreni e cila aktualisht është duke u trajtuar për leukeminë një spital në Stamboll të Turqisë. ( Kinema Lumbardhi në Prizren, ora 19:00)

- Kuratori i paviljonit të Shqipërisë në Biennalen e Venedikut, Simon Battisti do mbaj ligjeratë në kuadër të Festivalit të Arkitektures. (Hapësirat e Jakova Innovation Center, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 8 Shtator 2017

- Instituti GAP organizon konferencë për media ku do të prezantojë raportin hulumtues “Sa kanë kompetenca vetanake komunat?”. (Hotel “ Swiss Diamond”, ora 10:30)

- Mandatari për Kryeministër, Ramush Haradinaj, në një ceremoni me të rinjtë evropianë të Kosovës do të nënshkruajë një deklaratë zotuese se do të angazhohet për fuqizimin e të rinjve. (Zyra e Rinisë Evropiane të Kosovës në ndërtesën e ish-Radio Prishtinës, ora 11:00)

- Dita e dytë e Festivalit te vjeljes së rrushit Hardhfest vazhdon me perfomimin e DJ dhe  brendeve të ndryshme. (Kolonia e Artistëve Art Studio në Rahovec, ora 11:00)

- Fillon manifestimi letrar tradicional “Ora e Tahir Deskut”. (Salla e Kuvendit të Komunës së Klinës, ora 13:00)

- Shoqata “Kosova për Sanxhakun” në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës organizon konferencë shkencore për nderë të 137-vjetorit të lindje dhe 73 vjetorin e vdekjes së Ferhat Dragës. (Shtëpia e kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me te vetmin rend dite shqyrtimi i kërkesës së Grupit të deputetëve të Kuvendit për Seancë të jashtëzakonshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 15:00)

- Presidenti i Klubit te Basketbollit SIGAL Prishtina, Blerand Stavileci dhe pronari i "Sigal", Avni Ponari do të mbajnë konferencën e parë për shtyp për sezonin 2017/2018. (Salla e konferencave të KB SIGAL Prishtina, ora 17:00)

- Në kuadër të Festivali i Arkitektures shfaqet filmi dokumentar "Barbicania" nga duo i regjisoreve Ila Beka dhe Louise Lemoine. (Hapësirat e Parkut Kulturor Ali Podrimja në Gjakovë, ora 20:00) 
 

Ngjarjet e datës 7 Shtator 2017

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave dhe Artpolis organizon tryezën e diskutimit me temë “Një sistem i shfrytëzuar pak: Gjendja aktuale e kornizës së të drejtave të njeriut në Kosovë”. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 10:00)

- punëtorët teknik të shkollave Dardania, Pjetër Bogdani , Gjergj Sfishta, dhe Asim Vokshi në shenj pakënaqësie për vonës të pagave protestojnë ne vendet e tyre të punës. (Objektet e shkollave, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova organizon ngjarjen e hapjes të qendrës në Mitrovicë. (Rruga e UÇK-ës  Rr. Nr. 8, Mitrovicë, ora 10:15)

- Universiteti "Ukshin Hoti" nga Prizreni në bashkëpunim me Universitetin “Hasan Prishtina” dhe Universitetin “Namik Kemal” Tekirdağ-Turqi organizon ceremonine e hapjes së punimeve të konferencës shkencore “8th Balkan Animal Science Conference Balnimalcon 2017”. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:30)

- Mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve që organizohen për Muajin e Rinisë, Ministrja Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Kllokotit, për të përcjellë aktivitete rinore që do të realizohen në këtë komunë si dhe do të takohet në me kryetarin e Komunës së Kllokotit, Sreçko Spasiq. (Komuna e Kllokotit, ora 11:00)

- Me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Rahovecit bëhet hapja e Festivalit të Vjeljes së Rrushit "HardhFest". (Rahovec, ora 15:00)

- Luke Pearson dhe Sandra Youkhana nga Bartlett School of Architecture, UCL do mbajnë një punëtori intenzive "Back Up Gjakova". (Hapësirat e Jakova Innovation Center, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 6 Shtator 2017

- Instituti Riinvest organizon tryezën “Gratë në tregun e punës". (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Përfaqësuesit e Education Unlimited në bashkëpunim më Europazentrum Baden-Württemberg do të jenë të pranishëm në Kolegjin ISPE të cilet do të prezantojn para studentëve të Kolegjit ISPE mundesit për ndjekjen e ligjeratave dhe vizitave që do të mbahen në Stuttgart dhe Strasbourg gjate periudhës 2017-2020. (Kolegji ISPE, ora 11:00)

-  Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.35. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30)

- Në kuadër të Muajit të Rinisë Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në kabinetin e saj do të takojë të gjithë përfaqësuesit e strukturave rinore në Kosovë, për të diskutuar me të rinjtë për fushën e rinisë, duke dëgjuar propozimet dhe shqetësimet që kanë ata. (MKRS, ora 13:00)

- Kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valdete Daka nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017. (Selia e KQZ-së, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 5 Shtator 2017

- Komuna e Prishtinës do të bëj prezantimin e sistemit të ri dixhital që do t’iu shërbejë qytetarëve të Prishtinës, duke ua lehtësuar kështu aplikimin në fushën e caktuar.  (Objekti i vjetër i Komunës, salla 37, ora 10:00)

- Gjenerata e pestë e Akademisë së Gruas për Lidersip do të prezantoj qëndrimet e tyre rreth katër çështjeve me rëndësi të identifukuara, tema me rëndësi, për votuesit në nivelin lokal, të cilat janë huartuar nga vetë pjesëmarrëset e gjeneratës së pestë të kësaj Akademie. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- Fol Tash organizon tryezën debatuese për prezantimin dhe diskutimin e të gjeturave të hulumtimit “Shkaqet e shfaqjes së elementëve ekstrem në Kosovë - objektivat dhe hapat drejt deradikalizimit”. (Hotel Sirus, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e shugurimit te Katedrales “Shën Nëna Tereze” në Prishtinë. (Katedralja “Shën Nëna Tereze”, ora 11:00)

- Shefja e Zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, do të vizitojë katër projekte të financuara nga BE në komunën e Zveçanit. (Fshati Zhitkovac, ora 11:30)

- Shefja e Zyrës në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe kryetari i komunës së Zveçanit, Vucina Jankovic do të vizitojnë ujëmbledhësin në Zveçan dhe do te japin deklaratë për media. (Pranë ujëmbledhësit në Zveçan, ora 12:40)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës personale “Oshamë “ të Zake Prelvukaj. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 4 Shtator 2017

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të përurojë objektin e ri të shkollës “Sadri Dula” në Duhël të Suharekës. (ora 10:00, Duhël)

- Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2017/2018, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami,  do të vizitojë shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren. (ora 11:30 Lagjja Ortakoll, Prizren)

- Kardinali shqiptar Ernest Simoni, i dërguar i posaçëm i Papa Françeskut për shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, mbërrin në Kosovë. (ora 10, Arritja në Katedralen e Prizrenit “Zoja Ndihmëtare”)

- Kardinali shqiptar Ernest Simoni, mban konferencë për medie. (ora 12.00, në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës)

- Kardinali shqiptar Ernest Simoni drekon me të varfrit te Mensa e të varfërve. (ora 12:30, Kisha e Shën Ndout në Ulpianë)
 

Ngjarjet e datës 2 Shtator 2017

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në Konferencën shkencore të Institutit të studiuesve shqiptarë “Alb-Shkenca”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 30 Gusht 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të behët shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale të 22 tetor 2017. (Selia e KQZ-së, ora 9:00)

- Këshilli Organizativ për shënimin e 30 Gushtit - Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur ben vendosjen e luleve te ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur’. (Përballë Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Sfidat në Sistemin e Drejtësisë: Pavarësia, Paanshmëria dhe Efikasiteti i Sistemit Gjyqësor në Kosovë”. (Hotelin Swiss Diamond, ora 10:30)

- Këshilli Organizativ për shënimin e 30 Gushtit - Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur zhvillon ecje te përbashkët nga ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur’ deri në sheshin ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, ku do të përcjellën edhe mesazhet dhe kërkesat nga familjarët e pranishëm.  (Përmendorja dedikuar personave të zhdukur, ora 10:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, në bashkëpunim me UNDP-në, do të shpërndajë mirënjohje për kompanitë e sektorit privat, të cilat kanë përfituar nga skema ‘Subvencionimi i pagave’. (Zyra Rajonale të Punësimit, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa vendos kurora me lule pranë Përmendores dedikuar personave të zhdukur, në shënimin e 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur. (Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim senatorin amerikan Ronald Harold Johnson. (Kabineti i Presidentit, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim senatorin amerikan, Ronald Johnson, anëtar i Komitetit të Senatit për Politikë të Jashtme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:10 - vetëm pamje)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bën homazhe te përmendorja e Ramë Bllaca në shënimin e 80 vjetorit të vrasjes. (Oborri i xhamisë në Bllacë të Suharekes, ora 16:30)

 

Ngjarjet e datës 29 Gusht 2017

- Qeveria e Kosovës do të hape Librin e Zisë për ish-Kryeministrin, Bajram Rexhepi. (Ndërtesa e Qeverisë, salla, P32, ora 9:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë shkatërrimin e materialit zgjedhor të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 11 qershor 2017. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova do të bëjë nënshkrimin e marrëveshjes soft loan me përfaqësuesit austriak për rregullimin e sistemit të ujit në pjesën lindore të komunës së Istogut. (Zyra e kryetarit Rugova, kati i III nr.300, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon konferencë për media në të cilën do të prezantojë gjetjet e analizës në sistemin e drejtësisë. (Zyrat e IKD-së, tek Sllovenija Sporti, rruga Rrustem Statovci, hyrja 1, kati 1, nr.1,  ora 11:00)

- OJQ Qendra për Zhvillimin e Komuniteteve - Portali KoSSev organizon konferencë lidhur me marrëdhëniet aktuale serbo-shqiptare. ( Etno-restorant “Ulpiana”, Graçanicë, ora 11:00) 

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bënë prezantimin e  6 kandidatëve për zgjedhjet komunale, me këtë rast do të jetë prezent edhe Kryetari Haradinaj. (Selia qendrore e AAK-së, ora 12:00)

- Shoqata Humanitare Bëmirëse e Kosovës “Nëna Tereze” në partneritet me Shoqatën Humanitare Bëmirëse “Nëna Tereze” Zvicërr do të bëjnë inaugurimin e shtëpisë së ndërtuara për familjen Topojani nga Hani i Elezit. (Han i Elezit, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 28 Gusht 2017

- Forumi i Gruas i LDK-së mbështetur nga Fondacioni KAS organizon tryezën me gratë në biznes me temën “Roli i Koperativave në zhvillimin e bizneseve”. (Restaurant Orion, ora 10:00)

 

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosoves bënë prezantimin e  6 kandidatëve për zgjedhjet komunale në të cilën do të jetë prezent edhe Kryetari Haradinaj. (Selia qendrore e AAK-së, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 26 Gusht 2017

- Kompania italiane Blukids do të hapë pikën e saj më të re në Pejë. (Rruga Mbretëresha Teutë, përballë Hotelit Dukagjini, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencë për media ku do të prezantojë Analizën e Politikave të titulluar “Sa llogaridhënëse janë institucionet e pavaruara në Kosovë”. (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Rexhep Luci, 16/1 , ora 10:30)

- Instituti i Historisë “Ali Hadri” në bashkëorganizim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup dhe Ipeshkvinë e Republikës së Kosovës hapin ekspozitën me fotografi e dokumente të titulluar  “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”, që i kushtohet 107 vjetorit të lindjes, 20 vjetorit të vdekjes dhe 1 vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënë Terezës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 25 Gusht 2017

- Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë prezantimin e kandidatit të LDK-së për Kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ku i pranishëm do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetar i LDK-së, Akademik Isa Mustafa. (Sheshin “Adem Jashari", hapësira mes Kuvendit të Kosovës dhe Objektit të Komunës së Prishtinës, ora 11:00) 


- Bëhet promovimi i librit “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë” i autores Fetnete Ramosaj. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00) 


- Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë prezantimin e kandidatit të LDK-së për Kryetar të Prizrenit, Dr. Hatim Baxhaku. (Oborri i Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ora 14:30) 

 

- Kryetari i  Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe kandidati për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, mban konferencë për media. (Selia e Degës sv LDK-së në Gjilan, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 24 Gusht 2017

- Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme me përkrahjen dhe asistencë nga KFOR-i do të zhvillojnë ushtrimin fushor “MASCAL”, me skenar rrëzimin e një aeroplani komercial, ku si pasoj ka lëndime në masë. (Aeroporti i Gjakovës, ora 9:00)

- Kryesia e OVL UÇK-së mbanë mbledhjen e radhës, e cila do të jetë e hapur edhe për media. (Selia e OVL UÇK-së, ora 13:00)

-  Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës ku do te behët zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

 

Ngjarjet e datës 23 Gusht 2017

- Qendra Burimore për Persona të Zhdukur organizon një konferencë për çështjen e Personave të pagjetur, me titull “Sfidat në identifikim”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Gazetarëve Sportivë mban konferencë për media për ndeshjen Kroaci-Kosovë. (Shtëpia e Sporteve, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bënë prezantimin e kandidatit për Ferizaj me këtë rast do të jetë prezent edhe Kryetari Haradinaj. (Selia qendrore e AAK-së, ora 12:00)

- Albanologu japonez, Kazuhiko Yamamoto mban ligjëratë rreth kërkimeve të tij në sfera të ndryshme albanologjike “Kanuni, etika, antropologjia, metafizika dhe problemet etike të njerëzimit”. (Instituti Albanologjik i Prishtinës, ora 12:00) 

- Mbahet ceremonia përmbyllëse e Shkollës Verore Ndërkombëtare për Demokraci dhe Zhvillim, të organizuar nga Kolegji AAB. (Objekti V i Kolegjit AAB, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media me katët aktivistët e liruar. (Selia e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 15:30)

- Qendra Kinematografike e Kosovës organizon një takim në përkujtim të Ikonës së kinematografisë, legjendës Faruk Begolli. (Klubi M, rr. Nazim Gafurri, nr. 27, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 22 Gusht 2017

- Arritja e Arkivolit të ish kryeministrit te Kosovës, Bajram Rexhepi. (Aeroporti Ndërkombëtar "Adem Jashari", ora 8:30)

- Komisioni i Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore organizon homazhe për ish-Kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bën prezantimin e kandidatit për Gjilanin me këtë rast do të jetë prezent edhe Kryetari Haradinaj. (Selia qendrore e AAK-së, ora 11:00)

- Konferenca ndërkombëtare treditore “E ardhmja e kufijve”, organizuar nga Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor - Autostrada Biennale, përmbyllet sot në Prizren ku do të diskutohet për Kufijtë e padefinuar të artit bashkëkohor. (Hamamin Gazi Mehmet Pasha, ora 11:00)

- Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa mbahet mbledhje Komemorative për ish-Kryeministrin Rexhepi. (Teatrin Kombëtar, ora 12:00)

  - Arritja e Arkivolit të ish kryeministrit te Kosovës, Bajram Rexhepi qëndron në shtëpi të të ndjerit. (Suhodoll, ora 13:30)

- Kuvendi Komunal të Mitrovicës organizon homazhe për ish kryeministrin Rexhepi. (Kuvendi Komunal i Mitrovicës, ora 15:00)

- Nisja e Arkivolit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për te varrezat në Shipol. (Shipol, ora16:00)

- Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa mbahet Ceremonia e varrimit te ish kryeminsitrit Rexhepi. (Shipol, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2017

- HardhFest, festivalit i vetëm i Vjeljes së Rrushit, Verës dhe Rakisë në Kosovë, organizon konferencë për media për të njoftuar lidhur me festivalin. (Bonzai, prapa Pallatit të Rinisë, ish - Duplex, ora 12:00)

- Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor - Autostrada Biennale hap ekspozitën për publikun në tëgjitha hapësirat e në Prizren, përfshirë hapësirat në qendër të qytetit, shtëpitë e vjetra, stacionin e autobusëve dhe hapësirave përreth, përgjatë lumit Lumbardhi në zonën e Marashit, në kodra dhe kala, do të gjenden vepra lidhur me gërmadhat, mjediset njerëzore-natyrore dhe hapësirën kohore përtej kufijve njerëzorë. (Prizren, ora ora 12:00)

Ngjarjet e datës 19 Gusht 2017

- Bëhet venia e gurthemelit për kompleksin prej disa objektesh, i cili në vete do të ketë Qendrën për Fëmijët e Braktisur, Çerdhen, Ambulanten, Menzen, Hapësiren Rekreative dhe Sportive, pastaj Shtëpinë e Pleqve dhe objekte të tjera përcjellese. (Lagja Zabeli i "Sahit Ages" në Gjilan,  ora 10:30)

- Akeanca per Ardhmerine e Kosoves mban konference shtyp ku kryetari Haradinaj do te beje prezanttimin e 6 kandidateve per kryetar komuash. (Selia qendrore - AAK-se, ora 13.00)

- Për nder të ditëlindjes e 71 të Presidentit Bill Clinton, Shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkëpunim me Federatën e Fudbollit të Kosovës, organizon turnir në futboll të vogël. (Salla 1 Tetori Qendra e Studentëve në Prishtinë, ora 16:00)

- Autostrada Bienalja organizon pritjen e hapjes së edicionit të parë të ekspozitës ndërkombëtare bashkëkohore të kuruar nga Manray Hsu. (Kalaja e Prizrenit, ora 18:00)

- Organizata Let’s do it Kosova organizon aksion për pastrimin e liqenit akumulues në Mitrovicë. (Liqeni akumulues, ora 18:00)


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)