Ngjarjet e datës 31 Maj 2018
- Vazhdon dita e dytë e Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë me temë 'Uji është jetë, kundervajtjet dhe drejtesia mjedisore'. (Hotel Emerald, ora 9:00)- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 9:00)
- Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian do të nisin zyrtarisht në Kosovë Programin e përbashkët ROMACTED për ‘Promovimin e Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimin e Romëve në Nivel Lokal’. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)
- Grupi i Up with People do të vizitojnë Muzeun e Kosovës, me ç’rast do të njihen me historinë dhe eksponatet, kurse pas vizitës së tyre në oborrin e Muzeut të Kosovës, do të shohin një përformancë artistike tradicionale nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shota. (Muzeu i Kosovës, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e pestë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)
- Lëvizja FOL organizon tryezë ku do të diskutohet raporti “Performanca e Gjyqësorit dhe Prokurorisë në luftën kundërkorrupsion” për vitin 2017. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)
- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Njësia e Inteligjencës Financiare në Kosovë do të lansojnë raportin e parë mbi tipologjitë e pastrimit të parave nga personat e ekspozuar politikisht në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:30)
- Shpresë Hajdari, drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga Komuna e Gjilanit mban konferencë për media, në të cilën do të paraqesin para gazetarëve realizimin e punëve, sfidat dhe objektivat për tre-mujorin e punës. (Zyra e kryetarit të Komunës se Gjilanit, ora 11:00)
- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mbanë konferencë për media, në të cilën ministrja Albena Reshitaj do të prezantojë softverin për paraqitjen në kohë reale të të dhënave për cilësinë e ajrit në Kosovë. (Kabineti i Ministres së MMPH-së, ora 11:00)
- Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, OBSH dhe KADC do ta shënojnë Ditën Botërore pa duhan në të gjitha qendra Rajonale të Kosovës. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ora 11:00)
- Grupo ROR së bashku me Asamblenë Komunale të Fëmijëve do të shkruajnë mesazhe të ndryshme me shqetësimet, nevojat dhe dëshirat qe ata kanë dhe këto mesazhe do të varën në drunjët dekorativë para Komunës së Klinës ku edhe do të emërohet “Pema e fëmijëve për komunën”. (Para Komunës së Klinës, ora 11:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në ditën e rënies së Heroit, Xhemajl Fetahaj. (Teatri Kombëtar, ora 13:00)
- 105 të rinj nga Up With People së bashku me 105 të rinj nga Kosova do t’i mbjellin po aq fidanë nën moton “The Greener – The Cleaner”. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Velani, ora 13:00)
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të qëndrojë për një vizitë në Komunën e Skenderajt, me ç’rast se bashku me kryetarin, Bekim Jashari do të nënshkruajnë tri memorandume mirëkuptimi, dy në fushën e trashëgimisë kulturore dhe një në fushën e sportit. (Ambientet e komunës se Skenderajt, ora 14:00)
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë Komunën e Drenasit, dhe bashkë me kryetarin Ramiz Lladrovci do të nënshkruajnë memorandumin për ndërtimin e Stadiumit të Drenasit. (Drenas, ora 15:00)
- Në ditën e katërt të festivalit 'Prishtina Lexon', Etea, Termokiss dhe Virtual Sophists organizojnë shfaqjen e filmit "Stalker". (Biblioteka "Hivzi Sulejmani", ora 18:00)