18 Prill 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2017

- Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka do të votojë në Prishtinë ku me pas do të jap deklaratë për media për fillimin e votimit në Republikën e Kosovës. (Qendra e Votimit 1907E, në Fakultetin Teknik, ora 07:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vendvotimeve. (Qendra Mediale të KQZ-së në ndërtesen e KQZ-së, ora 8:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencen e parë për media për hapjen e vendvotimeve. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 9:00)

- Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti voton në Prishtinë. (Vendvotimi në Fakultetin Juridik, ora 9:00)

- Kandidatja për Kryetare të Komunës së Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, znj.Valdete Idrizi do të shpreh të drejtën e votës në Mitrovicë. (Shkolla Fillore “Andon Z. Çajupi”, ora 9:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, do të votojë në Prishtinë. (Vendvotimi në Shkollën e Mesme “Sami Frashëri” , ora 9.30)

- Banorët e lagjes jashari nga prekazi dalin në mënyrë të organizuar për të votuar. (Nisja nga kompleksi memorial "Adem Jashari" në Prekaz, ora 10:00)

- NISMA për Kosovën thërret konferencë për medie në lidhje me zgjedhjet lokale që po mbahen sot në nivel vendi. (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 10:00, shtyhet, ora 12:30)

- Kandidati për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, voton në Gjilan ku me pas edhe do të deklarohet për mediat. (Shkolla fillore “Abaz Ajeti”, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëshorten Anita Haradinaj, do të votojnë në Prishtinë. (Shkolla e Mjekësisë “Ali Sokoli”, ora 10:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti voton në Prishtinë. (Shkolla Fillore, "Faik Konica", ora 10:00)

- Kandidati i NISMA’s për kryetar të Prishtinës, Shyqiri Bytyqi, voton në Prishtinë. (Shkolla fillore “Faik Konica”, ora 11:00)

- Kandidatit për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli do të votojë në Hajvali. (Shkolla fillore "Shkendija", ora 10:00)

- Kandidatit i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti do të votoj në në fshatin Poturovc të  Lipjanit. (Qendra e Votimit në Poturovc, ora 10:00)

- Kandidati për kryetar të Prishtinës, Lirak Celaj, do të votojë në Prishtinë. (Shkolla Fillore "Gjergj Fishta", ora 10:30)

- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Greg Delaëie viziton qendrën e thirrjeve të Demokracia në Veprim. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, voton në Prishtinë. (Shkolla Fillore, "Faik Konica", ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e dytë lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në ora 11:00. (Qendra Mediale të KQZ-së në ndërtesen e KQZ-së, ora 11:30)

- Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, voton në Prishtinë. (Shkolla fillore “Faik Konica”, ora 12:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë ditës së sotme do të mbajë konferencën e parë për media. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencen e dytë për media për daljen dhe mbarëvajtjen e votimit. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- NISMA për Kosovën mban konferenca e radhës për medie. (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 15:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e tretë lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në ora 15:00. (Qendra Mediale të KQZ-së në ndërtesen e KQZ-së, ora 15:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë ditës së sotme do të mbajë konferencën e dytë për media. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 16:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencen e tretë për media për daljen dhe mbarëvajtjen e votimit. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë ditës së sotme do të mbajë konferencën e tretë për media. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 18:00)

- NISMA për Kosovën mban konferenca e radhës për medie. (Selia qendrore të NISMA për Kosovë, ora 18:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e katertë lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në ora 19:00. (Qendra Mediale të KQZ-së në ndërtesen e KQZ-së, ora 20:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë ditës së sotme do të mbajë konferencën e katertë për media. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 20:30) 

Ngjarjet e datës 21 Tetor 2017

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media ku do të ngriten shqetësimet e komunitetit të biznesit kosovar mbi barrierat tregtare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve  “Demokracia në Veprim” organizon konferencën për media mbi vlerësimin e ecurisë së fushatës zgjedhore si dhe planin e DnV-së për vëzhgim gjatë Ditës së Zgjedhjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës. Rr. “Bajram Kelmendi” Nr.45, ora 11:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës mban konferencë me temë “Bujqësia, zhvillimi rural dhe disa nga sfidat e Kosovës”. (Salla e Odës së Afarizmit të Kosovës, ora 11:00)

-  Shërbimi i filatelisë së Postës së Kosovës do të promovojë pullën postare me portretin e Martin Luterit dhe të familjes Qiriazi. (Selia e "Bashkësisë së Popullit të Zotit" rr. Rrustem Statvoci nr. 9 në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbrëmja finale e ndarjes së çmimeve në festivalin “Prishtina International Theater Festival 2017”. (Teatri AAB “Faruk Begolli”, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 20 Tetor 2017

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës organizon konferencën, me temë "Mësimdhenësit formojnë të ardhmen e Kosovës". (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Bëhet funksionalizimi i Departamentit të Diagnostikës së Gjirit, përkatësisht, për herë të parë shërbimi i Rezonancës Magnetike të gjirit. (Ndërtesa e Onkologjisë, ku ndodhet Rezonanca Magnetike e Klinikës së Radiologjisë, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit bën përurimin e projektit te parë në nivel të Republikës së Kosovës, për kartelat elektronike online. (Qendra Kryesore e Mjekesisë Familjare, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë hapjen e Qendrës Mediale për Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit. (Qendra Mediale në ndërtesën e KQZ-së, ora 11:00)

- Ministria e Punës. Ministria e Tregtisë dhe UNDP do të lansojnë programin për Praktikë në Punë 2017-2017 për të mbështetur të papunët që kanë diplomuar kohëve të fundit. (Qendra e konferencave Orion, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit bën përurimin e shtëpisë së radhes për familje me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. (Nisja bëhët nga zyra e kryetarit për tek shtëpia në fjalë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Ambasada Norvegjeze në Kosovë organizojn ceremonin e inaugurimit të Qendrës së re të të dhënave të sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Republikës së Kosovës.  (Pallati i Drejtësisë, Hyrja kryesore e Ndërtesës A, ora 13:45)

- Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajnë ceremoninë e 12-të të ndarjes së Çmimeve për arritjet më të mira në Gazetari për temën e Varfërisë 2017. (Ndërtesa e Termokissit, pranë Termokosit në Dardani, ora 18:00)

- Anibar Media Team shfaq filmin "Me dasht’ me dasht’ me dasht’ i regjisorit Ilir Hasanaj, si premierë për herë të parë. (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 19:00)

- Mbahet takimi me kategoritë e dalura nga Lufta e UÇK-së, me ish Komandantin e ZO të Dukagjinit, Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj! (Restaurant Maturanti në Deçan, ora 20:00)


Ngjarjet e fushatës zgjedhore


- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton Shoqatën e Pensionistëve. (Shoqata e Pensionistëve, ora 10:00)

- Kandidati i Aleancës Kosova e re për kryetar e Prishtinës, Selim Pacolli mban takim me përfaqësues të biznesit. (Hotel Sëiss Diamond, ora 10:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban tubim elektoral në Vetërnik. (Restaurant Puro, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosoves mban tubimin përmbyllës të fushatës në Skenderaj. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 12:30)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjes në lagjen Arbëria, ora 13:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendose! për kryetar të Vushtrrisë, Besim Muzaqi mban tubim elektoral në Vushtrri. (Palestra e Sporteve "Jeton Tërstena - Tota", ora 14:00)

- Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Selim Pacolli live ne Facebook. (Selia e AKR-së, ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral në Gjakovë. (Palestra e Sporteve "Shani Nushi" në Gjakovë, ora 16:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban tubim elektoral në Zllatar. (Vila Panorama në Zllatar, ora 17:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral në Pejë. (Palestra e Sporteve "Karagaq" në Pejë, ora 18:00)

- Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Selim Pacolli mban aktivitetin përmbyllës të fushatës. (Sheshi Nënë Tereza, ora 18:00)

- Partia Demokratike e Kosoves mban tubimin përmbyllës të fushatës në në Prizren. (Qendra Sportive “Sezai Surroi”, Prizren, ora 18:00)
 
- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendose! për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti tubim elektoral në Prishtinë. (Salla e Sporteve të Pallatit të Rinisë, ora 19:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubimin qendror përmbyllës të fushatës për zgjedhjet lokale 2017 ku do të prezantohen të gjithë kandidatët për kryetarë komunash nga radhët e LDK-së. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 19:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me veteran,invalid të luftës dhe familjar të dëshmorëve në Deçan. (Restaurant “Maturanti”, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Valën dhe Telekomin e Kosovës. (Ndërtesa e PTK-së, ora 9:30)

 - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën me temën “Rëndësia e Parandalimit të Korrupsionit në Zhvillim Ekonomik”. (Sëiss Diamond Hotel, ora 9:45)

- Ministria e Drejtësisë dhe Njësia Kosovare e  BioetikÑ‘s në UNESCO nÑ‘ kuadrin e Ditës Botërore tÑ‘ BioetikÑ‘s organizon konferencën një ditore më moton "Barazia,Drejtësia dhe Paanshmëria". (Ministria e Drejtësisë në objektin e ri të Qeverisë, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për zhvillim mban konferencë ku do të bëhet prezantimi i punimit "Sa janë të pavarura autoritetet rregullative në Kosovë?”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike nw tw cilwn do tw bwhwt tërheqja e shortit lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2013, 2014, 2015 dhe 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për media në të cilën do të diskutohet mbi sistemin e financimit të subjekteve politike, me një fokus të veçantë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. (Përballë Kino ABC, mbi Maxi Market, hyrja ngjitur me qendrën Orion, Kati 2, ora 10:30)

- Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi mbajn konferencën e përbashkët lidhur me përgatitjet e përbashkëta për Zgjedhjet Lokale 2017.  (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon panelin e diskutimit "Arsimi i lartë në Kosovë - sfidat kryesore dhe rruga përpara", ku do të diskutohen çështjet e ngutshme në arsimin e lartë në Kosovë dhe masat e nevojshme për t’i adresuar këto sfida. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 14:00)

 

Ngjarjet e fushatës elektorale



- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, viziton tregun kryesore të qytetit. (Tregu te Klan Kosova, ora 9:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi takohet me përfaqësuesit SBASHK-ut. (Qendra e Studentëve, ora 10:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Dabishevc. (Dabishevc, ora 11:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Vitisë, Salih Salihu mban tubim elektoral në Viti. (Shtëpinë e Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin përmbyllës të fushatës në Drenas. (Palestra Sportive, Drenas, ora 12:30)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Lagjen e Muhaxherëve dhe Bregu i Diellit. (Lagjja e Muhaxherëve, ora 13:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral në Suharekë. (Palestra e Sporteve në Suharekë, ora  17:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi. (Palestra e Sporteve "Bashkim Selishta - Petriti", në Gilan, ora 17:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton Hackerspace. (Hackerspace, ora 17:00)

- Nisma për Kosovën mban tubimin e mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Prishtinë. (Pallati i Rinisë, ora 17:30)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Tevezhdoll. (Tevezhdoll, ora 18:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Mitrovicë. (Palestra Sportive “Minatori”, ora 18:00)
 
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral me veteranët e UÇK-së në Rahovec. (Restaurant "Park" në, ora 18:15)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral në Krushë të Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës në Rahovec, ora 19:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Besi. (Besi, ora 19:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi takohet me banorët e lagjes së Muhaxherëve. (Shkolla fillore “Naim Frashëri”, ora 19:00)
 
- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Fushë-Kosovës, Driton Avni Zogiani mban tubim elektoral në Fushë Kosovë. (Shtëpia e Kulturës, në ora 20:00)    

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2017

- Misioni i OSBE-së dhe Komuna e Obiliqit organizojnë një takim me partnerë vendorë e ndërkombëtarë në lidhje me gjendjen e rëndë të banorëve të ndërtesës për banim social nr. 1 në Plemetin. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale mban takim njoftues me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë Uran Ismaili. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit, i shoqëruar nga pronari i kompanisë VITEX Aqif Ibreahimi.  (Lokalet e VITEX-it në Viti, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media shqyrton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin si dhe raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë konferencë me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Objekti e everisë, Salla P-38, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, do të vizitojë fillimin e punimeve të rrugës Junik-Gjeravicë. (Qendra e Gllogjanit, ora 11:00) 

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do ta përurojë parkun e lojërave tek Parku i Qytetit. (Parku i Qytetit, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj viziton kompaninë “Meridian Express”. (Lagja Arbëria në Prishtinë, ora 12:30)

- Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reqica raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të marrë pjesë në hapjen e fushatës së Muajit Antitrafikim në kuadër të të cilit MAShT do të organizojë shumë aktivitete në shkolla për parandalimin e trafikimit përmes edukimit. (Ambientet e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë, ora 14:00)

- Mbahet promovimi i librit elektronik “Komunikimi masiv dhe edukimi për media” të autores, Lindita Tahiri, profesoreshë në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. (Ambientet e Amfiteatrit të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e shënimit të 50 vjetorit të themelimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren. (Hamami Gazi i Mehmet Pashës, Prizren, ora 18:00)



Ngjarjet e fushatës zgjedhore


 
- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton shoqaten e Taksisteve. (Restaurant Saranda, ish-Balantines te salla 1 Tetori, ora 11:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Suharekës, Salih Zyba mban tubimin elektoral në Suharekë. (Shtëpia e Kulturës,"Ukë Bytyçi", ora 12:00)

- LDK mban tubimi përmbyllës zgjedhor në Podujevë, ku kandidati për kryetar të kësaj komune, Agim Veliu, do të shpalosē programin qeverisës dhe do të prezantojë kandidatët për Kuvend Komunal. (Sheshi i Qytetit në Podujevë, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Viti. (Shtëpia e Kulturës, ora 16:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban takim me qytetarët te lagjia e Spitalit. (Rrethi i EULEX-it - super viva, ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektoral në Deçan. (Sheshi para Komunës në Deçan, ora 17:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka mban tubim elektoral në Prizren. (Sheshi i Lidhjes, ora 17:00)

- LDK mban tubimi përmbyllës zgjedhor në Prishtinë, ku kandidati për kryetar të kësaj komune, Arban Abrashi, do të shpalos programin qeverisës për kryeqytetin dhe do të prezantojë kandidatët për Kuvend Komunal. (Sheshi 21, ora 17:00)

- Nisma për Kosovë mban tubimin elektoral me qytetarë të Prizrenit. (Prizren, ora 18:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektoral në Istog. (Sheshi  para Shtëpisë së Kulturës në Istog, ora 18:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Ferizaj. (Shesh i qytetit, ora 18:30)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Gjakovës, Driton Çaushi mban tubim elektoral në Gjakovë. (Shtëpia e Kulturës "Asim Vokshi", ora 19:30)
 
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektoral në Gjakovë. (Restaurant “Roma” në Gjakovë, ora 20:00)

- Nisma për Kosovë merr pjesë në tubimin me qytetarët në Shtime. (Shtime, ora 20:00)
 
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektoral në Rogovë e Hasit, Gjakovë. (Salla e Sporteve, ora 21:00)
 
 

Ngjarjet e datës 17 Tetor 2017

- Shefja e Zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova takohet me përfaqësuesit e LDK-së. (Kuvendi i Kosovës, sall S3, 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të mbahet diskutim për caktimin e shortit lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës, së subjekteve politike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me prioritetet dhe sfidat e ministrisë që udhëheq.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Dr. Pal Lekaj, do të inspektojë rrugët Istogut. (Selia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Istog, ora 10:00)

- Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“ në bashkëpunim me Smart Center, organizojnë ligjeratën me karakter informues me përfaqësuesin e ëhitman School of Management, Syracuse University, Neë York, Donald Harter. (Biblioteka Kombëtare e Kosoves, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën bëhët shqyrtimi i Projektplanit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashie raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me programin legjislativ dhe prioritetet e Ministrisë së Kulturës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ku do të bëhët propozimi i anëtarit në Komisionin Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Dënuarve dhe ish të Përndjekurve Politikë, etj... (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbledhje e Komisionit për Buxhet dhe Financa ku do të bëhët shqyrtimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Zhvillohet seanca gjyqësore për çështjen e Radiotelevizionit të Prishtinës (RTP) kundër RTK-së dhe AKP-së. (Gjykata Themelore në Pallatin e Drejtësisë në Veternik, salla 209, ora 14:00)

- Shefja e Zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova takohet me përfaqësuesit e AAK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla S1, ora 14:30)



Ngjarjet e fushatës zgjedhore



- Kandidati i Aleancës për Ardhmërië e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban takim me qytetarët. (Hotel Grandi, ora 10:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi takohet me aktivisten e shoqërisë civile, Igballe Rugova. (Lagjja Tohane, afër Kolegjit Riinvest, ora 10:00)

- Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do ta vizitojë tregun me shumicë. (Tregu me shumicë, ora 11:00)

- Aleanca Kosova e Re mban konferencë për media në të cilën do të bej prezantimin e projekteve për Prishtinën. (Hotel Sëiss Diamond, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi takohet me Shoqatën e Administratorëve të Banesave Publike. (Lagjja Arbëria, afër Meridianit, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi  takohet me kryesinë e Federatës së Futbollit. (Lagjja Dardania, afër Termokosit, ora 12:00)

- Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do t'i takojë përfaësuesit e shoqatës së gastronomëce. (Objekti i Komunës, ora 13:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Shtimes, Ruzhdi Jashari mban tubim elektoral në Shtime. (Shtëpia e Kulturës, ora 15:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan mban tubimin e madh qendror. (Palestra e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti”, ora 16:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubime elektoral me qytetarë të Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës “ Mensur Zyberaj” në Rahovec, ora 17:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Ferizajit, Faton Topalli mban tubim elektoral në Ferizaj. (Sheshi i Qytetit "Hyrë Emini", ora 17:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi shpalosë programin për banorët e lagjes Lakrishtë. (Lagjja Lakrishte, parkingu afër Pro Credit Bank, ora 18:00)

- Partia Demokratike e Kosovws mban tubimin elektoral në Pejë. (Palestra Sportive “Karagaqi”, Pejë, ora 18:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërië e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu në Vranidoll. (Vila Natyra në Vranidoll, ora 19:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi shpalosë programin për banorët e lagjes Mati 1. (Shkolla Fillore “Pavarësia”, ora 19:00)

- Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të komunës së Prishtinës, Selim Pacolli mban tubim me qytetarët e Prishtinës. (Shkolla Fillore Ilira në lagjen Velania, ora 19:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Kaçanikut, Basri Kodra mban tubim elektoral në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës, ora 19:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi shpalosë programin për të rinj. (Kodra e Trimave, lagjja “Herticeve”, te Xhamia, ora 20:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubime elektoral me qytetarë të Obiliqit. (Palestra Sportive “Adem Jashari”, ora 20:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ditën e mbyll prap me të rinjt e lagjes Kalabria. (Lagjja Kalabria, Restoran Collecshen, ora 21:00)
 ,

Ngjarjet e datës 16 Tetor 2017

- Oda Ekonomike Amerikane organizon tryezën e rrumbullakët të titulluar “Roli i Komunave në Zhvillimin Ekonomik”. (Hotel Sirius, ora 9:00) 

- Agjencia Kosovare e Standardizimit, me rastin e Ditës Botërore të Standardeve, organizon takim festiv i cili ka për qëllim shënimin e themelimit të ISO, shpalosjen e rezultateve të arritura në Standardizimin Kosovar. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet konferenca për shenimin e “Javës Ndërkombëtare të Shkopti te Bardhë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Green Art Center Prishtina prezanton projektin i cili fokusohet në përmirësimin e organizimit të shërbimit të mbeturinave komunale dhe nisjes së ndarjes së mbeturinave në burim për shtatë Komuna në Kosovë, në kuadër të kampanjës vetëdijesuese “N’vend T’vet”. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 11:00)

- Kolegji AAB organizon konferencën për media me rastin e fillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival – PITF 2017". (Teatrin AAB “Faruk Begolli”, ora 11:00)

-  Komisioni për Punë të Jashtme, do të mbajë mbledhjen e tij konstituive. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla S-1, ora 11:00)

- Qendra e Mjekësisë Urgjente në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës do të i bashkohet aktiviteteve ndërkombëtare me moton" komuniteti shpëton jetë". (Sheshi “Skenderbeu”, ora 11:00)

- Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës organizon konferencën pë medie me rastin e hyrjes në Grevë. (Salla A e Teatrit Kombëtar, ora 13:30)

- Infrakos organizon shënimin e përvjetorit të veprimtarit të shquar për cështje kombëtare “Metush Krasniqi” njëherit edhe ish-punëtor i Hekurudhave të Kosovës. (Sheshi i lirisë-Fushë Kosovë, në ambient të jashtëm të Infrakos-it. ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Gjeneral Major Adrian Krasniqi. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 13:15)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë do të inspektojë punimet e sanimit të dëmtimeve që janë shfaqur në rrugën  R7 që lidhet me rrugën nacionale M2 në Veternik. ora 15:00


Ngjarjet e fushatës zgjedhore


- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, viziton Ndërmarrje Publike “Hortikultura”. (Dardani te Parku i Ri, ora 9:30)

- Kandidati i Aleancës Kosova e Re, Selim Pacolli organizon konferencë për media në lidhje me statistikat e Viber. (Selia e AKR-së, ora 11:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetvendosje për kryetar të Lipjanit, Selatin Retkoceri mban tubim me qytetarë. (Shtëpia e Kulturës "Tahir Sinani" në Lipjan, ora 12:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar, Arban Abrashi shpalosë programin qeverisës për Shërbimet Publike. (Parku i qytetit, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti do t’i prezantojë linjat e reja të Trafikut Urban. (Garazhat e riparuara në ndërmarrjen Trafiku Urban, ora 12:00)

 - Kandidati i Aleancës Kosova e Re, Selim Pacolli merre pjesë në debatin me kundërkandidatët organizuar nga KDI. (Hotel Sirius, 13:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetvendosje për kryetar të Deçanit, Zekë Sinanaj mban tubim me qytetarë. (Shtëpinë e Kulturës "Jusuf Gërvalla", në ora 15:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban tubim në Kodrën e Trimave. (Shkolla Fillore “Zenel Hajdini”, ora 17:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetvendosje për kryetar të të Pejës, Bashkim Nurboja. (Sheshi qendror i qytetit të Pejës, ora 17:00)
 
- Kandidati i Aleancës Kosova e Re, Selim Pacolli mban takim me punëtoret e Mabetex Group. (Hotel Emerald, ora 17:00 - pa praninë e mediave)

- Kandidati i LDK-së për kryetar, Arban Abrashi mban tubim me qytetarë. (Shkolla Fillore “Emin Duraku”, ora 17:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral në Vushtrri. (Salla e Sporteve në Vushtrri, ora 17:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban tubim me Klubin e Sportistëve, ku prezent do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar, Arban Abrashi takohet me struktura të Forumit të Gruas së LDK-së në Prishtinë. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetvendosje për kryetar të të Podujevës, Ajet Potera mban tubim me qytetarë. (Palestrën e Sporteve "Hakif Zejnullahu" në Podujevë, ora 19:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar, Arban Abrashi takohet me banorët e fshatit Shkabaj. (Shkolla fillore e fshatit, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 15 Tetor 2017

- Klubi Alpin “Podguri“ inaguron njërin shteg për ecje bjeshkatare “Maja e Korenikut” në bjeshkët e Komunës së Istogut. (Nisja nga Prishtina para parkingut të RTV 21, ora 7:00)  

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim zëvendëspresidentin e Senatit të Madagaskarit. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do ta vizitojë Prishtina Hackerspace. (Aktash, ora 11:00)

- Kandidati i AKR-së për Prishtinën, Selim Pacolli mbanë konferencë për media rreth ndërtimit të impiantit dhe ngrohja. (Rr.Xhemajl Ibishi te fusha e Pajtimit, 11:00)

 - Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti merr pjese në takimin e Lëvizes Vetëvendosje me gra dhe vazja të kryeqytetit. (Hotel Grand, ora 12:00)     

 - Kandidati i AAK-së për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, mban tubim elektoral në Barilevë. (Fshati Barilevë, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tubim elektorla në Rahovec. (Shtëpinë e Kulturës "Mensyr Zymberaj", ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Shalë të Bajgorës. (Tuneli i parë, ora 12:00)

- Kandidati i AKR-së për Prishtinën, Selim Pacolli mban tubim elektoral me banorët e Shkabaj. (Shkolla fillora Dituria në Shkabaj, ora 13:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral në Lugun e Leshanit të Pejës. (Restaurant "Vranina", ora 13:30)

- Kandidati i AAK-së për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, mban tubim elektoral në Lagjen Marigona. (Qendra Tregtare “çarshia”, ora 14:30)

 - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral në Lagjen "Haxhi Zeka" të Pejës. (Shkolla Fillore "8 Marsi", ora 15:00)  

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tubim elektorla në Artanë. (Shkollën e Mesme Ekonomike në Artanë, ora 15:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Dragash. (Shtëpia e Kulturës në Bresanë, ora 15:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral në Podgur të Pejës.(Qendra Rinore, Novosellë, ora 16:30)

 - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral me Rugovas të Pejës. (Restaurant "Maestro", ora 18:00)

 - Lëvizja Vetëvendosje! mban tubim elektorla në Dardanë. (Palestra e Sporteve në Dardanë, ora 19:00)  

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral Lugun e Baranit të Pejës. (Salla e sportit, ora 19:00)
 
- Aleanca Kosova e Re mban tubim me banorët e Mramorit. (Restorant “Lindi”, ora 20:00 pa praninë e mediave)

 

Ngjarjet e datës 14 Tetor 2017

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon turneun Top 8 për Minikadet me te mirë të Kosovës për vitin 2017. (Palestra e Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në manifestimin tradicional, letrar, kulturor e shkencor "Takimet e Gjeçovit". (Zym, ora 11:00)

- Me rastin e 17-vjetorit të themelimit të Kolegjit AAB mbahet ceremonia inauguruese e objektit të ri. (Kampusi i Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon aksionin protestues në mbrotje të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve. (Sheshi "Skendërbeu" në Prishtinë, ora 12:00)

- Lulzim Rafuna nga Ministria e Financave, Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës, si dhe Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikanë në Kosovë mbajn konferencën e përbashkët për media në lidhje me për masat e reja fiskale si dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së financave dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit. (Ministrinë e Financave në ndërtesen e Qeverisë, ora 13:00)


Ngjarjet e fushatës zgjedhore


- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Drenasit, Shemsi Elezi mban tubim elektoral në Drenas. (Restorant "Hajdini", në ora 12:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Mitrovicës, Fehmi Ferati mban tubim elektoral në Mitrovicë. (Palestra e Sporteve "Minatori", ora 14:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, mban tubim elektoral në lagjen Arbëria dhe një pjesë e Vranjfcit. (Takimi te rruga Sarajeva, ora 15:30) 

 - Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Obiliqit, Aziz Bici mban tubim në Obiliq. (Shtëpinë e Kulturës, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 13 Tetor 2017

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj do të vizitojë Bifurkacionin në Ferizaj me ç‘rast do të shpalos prioritetet dhe planet për të ardhmen sa i përket këtë monumente natyrore me rendësi te veçantë. (Bifurkacioni në Ferizaj, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencën për media ku prezanton raportin “Pritjet e qytetarëve dhe faktorët që ndikojnë në votën e tyre në zgjedhjet komunale”. (Zyrët e Institutit GAP, ora 10:30)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën për media në të cilën do të prezantohet raporti përfundimtar i DnV-së mbi Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2017 si dhe raporti i monitorimit të mediave gjatë fushatës zgjedhore. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 10:30)

- Komuna e Gjilanit fillon me subvencionimin e mbjelljeve vjeshtore ku do te shperndahen fare e grurit, në një sasi prej mbi 200 mijë kilogramesh, për fermerët e Komunës sq Gjilanit. (Ndermarrja "Rendimenti",  në rrugen Gjilan - Ferizaj, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e krytarit të Komunës së Klinës mbahet manifestimi i 120 vjetorit të hapjes së shkollës së parë Shqipe "Atë Shtjefën Gjeqovi" në Zllakuqan. (Zllakuqan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Konstituive e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj do të vizitojë Shpellën e Gadimes në Lipjan, me ç ‘rast do të shpalos prioritetet dhe planet për të ardhmen sa i përket këtë monumente natyrore me rendësi te veçantë. (Shpella e Gadimes në Lipjan, ora 12:00)

- Organizata joqeveritare Into the Park dhe Local Democracy Agency of Kosovo në bashkëpunim me Rrjetin e Organizatave të Kulturës në Pejë organizojnë Panelin për Kulturë. (Teatri Istref Begolli në Pejë, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Anibar International Animation Festival organizin shfaqjen e filmit Recollection me regji të Art Haxhijakupi. (Kinema "Jusuf Gervalla" në Pejë, ora 19:00)

- Asociacioni Shëndetësore Profesional në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës dhe shumë bashkëpunëtor tjerë organizon "Konferencën e 7-të Ndërkombëtare për Terapinë e Dhimbjes" në Prizren. (Kompleksin turistik" Sharri" në Prevallë, ora 18:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës së çmimit “Gjon Mili 2017” /Edicioni I 15. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)


 
Ngjarjet e fushatës zgjedhore



- Aleanca Kosova e re fushatën zgjedhore në komunën e Prishtinës e vazhdon me viztë në tregun me shumicë. (Tregu më shumicë, ora 9:30)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu,  zhvillon ecje në në fshatin Grashticë, Mramor dhe vende tjera. (Takimi në Sheshin e qytetit, ora 10:40)

- Partia Ekologjike e Kosovës do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore. (Ndërtesa e lidhjes së pensionerëve të Kosovë, ora 11:00)

- Aleanca Kosova e re dega në Prishtinë mban konferencë për media në lagjen Ulpiana. (Tek soliterët në Ulpianë, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do ta vizitojë shkollën “Abdyl Frashëri”. (Objekti i shkolës, ora 12:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi prezanton platformën për zhvillim ekonomik. (Sheshi 21, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës maban në tubimin elektoral në Kamenicë. (Shtëpia e Kulturës në Kamenicë, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do ta vizitojë vizitojë Qendrën për Zhvillimin e Karrierës. (Objekti i qendrës në rrugën Hilë Mosi në Taslixhe, ora 15:00)

- Kandidati i Lëvizjës Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës, Avni Zogiani, prezanton zotimet e tij dhe të ekipit të tij për Fushë-Kosovën. (Restorant "Semitronix" në Fushë-Kosovë, ora 16:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Ismet Hajrullahu mban tubim publik ku do të prezantohet  platforma politike  për zgjedhjet e 22 tetorit. (Salla e Sporteve "Better Life“ në Lipjan, ora 16:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimë zgjedhore në Kamenicë. (Shtëpia e Kulturës në Kamenicë, ora 17:00)

- Kandidati i Lëvizjës Vetëvendosje për kryetar të Sharrit, Samedin Dauti mban tubim elektoral në Sharr. (Restorant "Meta" në Sharr, në ora 19:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimë zgjedhore në fshatin Cërnicë të Gjilanit. (Shkolla fillore në Cërnicë, ora 19:30)

- Aleanca Kosova e re dega në Prishtinë mban takim me degën e katërt. (Premium bar afër ambasades norvegjeze, ora 20:00)
 
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimë zgjedhore në fshatin Vërbicë të Gjilanit. (Shkolla fillore në Vërbicë, ora 20:10)
 

 

Ngjarjet e datës 12 Tetor 2017

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë në bashkëpunim me OECD-në, mbajn takimin dhe punëtorinë “Vlerësimi i Aktit për Biznes të Vogël për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”. (Hotel Sëiss Diamond, ora 9:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon konferencën “Prodhimet vendore në supermarkete, sfidë dhe mundësi”. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Konstituimit te Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të nisin projektin "Mbështetje për Kodin Civil të Kosovës" - faza 2. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, do të vizitojë komunën e Obiliqit. (Ndërtesa e komunës së Obliqit, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj pret në takim përfaqësues nga Shoqata e Qumështarëve të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - Pas takimit do të ketë deklaratë për media)

- Nataliya Apostolova, Shefe e Zyres së BE-së në Kosovë do të mbaj takime me shefin e grupit dhe komisioneve parlamentare të PDK-së. (Kuvendi i Kosovës, Dhoma C203, ora  11:00)

- Ministri i Inovacionit dhe Nërmarrësisë, Besim Beqaj, viziton Jakova Innovation Center. (Objekti i Jakova Innovation Center, Rr.Sylejmon Hadum Aga nr:189 në Gjakovë, 11:00)

- Në Lokalet e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të vijnë për vizitë zyrtare, delegacioni i Shoqatës së shqiptarëve mbrojtës të Kroacisë, të prirë nga Kryetari i Shoqatës, Esad Çollaku. (Lokalet e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e MFSK-së, ora 12:00)

- Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu viziton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili do të pritet nga kryetarja Valdete Daka dhe anëtarët e KQZ-së. (Selia e KQZ-së, ora 12:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, do të vizitojë komunën e Kaçanikut. (Ndërtesa e komunës së Kaçanikut, ora 13:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i draft Planit të punës së komisionit për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Nataliya Apostolova, Shefe e Zyres së BE-së në Kosovë do të mbaj takime me shefin e grupit dhe komisioneve parlamentare të Vetëvendosjes. (Kuvendi i Kosovës, S2, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të prezantohen rezultatet e sondazhit të katërt me radhë për dialogun Kosovë-Serbi, "Faza Përmbyllëse e Dialogut Kosovë-Serbi: Këndvështrimi i Qytetarëve". (Zyrat e në KDI-së, ora 14:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, do të inspektojë punime e rrugëve në komunën e Hanit të Elezit. (Hani i Elezit, ora 14:00)

- Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, do të vizitojë Spitalin e Përgjithshëm të  Gjilanit. (Spitali i Gjilanit, ora 16:00)

- Fondacioni Lumbardhi organizon bisedën publike nga Ibrahim Nehme e organizuar në kuadër të programit Volume UP nga Kosovo 2.0. (Kinemanë Lumbardhi, ora 18:00)

- Qendra shoqërore në Prishtinë “Termokiss” nisë programin katër ditor ‘Krejt Ka Pak II - n’dorën tone’ me aktivitete të ndryshme të organizuara nga kolektivi jonë në bashkëpunim me miqt’ tanë. (Termokiss, ora 19:00)

 

Ngjarjet e fushatës zgjedhore


 
- Aleanca Kosova e Re dega e Prishtinës mban aktivitetin elektoral duke shpërndar programi për Prishtinën. (Sheshin Nëna Terezë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do ta vizitojë çerdhen e re në lagjen Kodra e Trimave, pas kësaj vizite, ai do të shkoj tek objekti i shkollës së re në lagjen Arbëria. (Aafër shkollës “Hilmi Rakovica”, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin elektoral në komunën e Istogut. (Shtëpia e Kulturës "Adem Jashari" në Istog, ora 12:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosvës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, do të shpalosë programin për urbanizëm. (Muzeu i Kosovës, ora 12:00)

- Aleanca Kosova e Re dega e Prishtinës viziton dyqanet e mobilieve. (Rr.Maliq Pashë Gjinolli, ora 14:30)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban takimi me gratë e qytetit. (Selia e grave te Shkolla Fillore “Iliria”, ora 15:00)

- Kandidati i Lëvizjës Vetëvendosje për kryetar të Vitisë, Salih Salihu, prezanton zotimet e tij dhe të ekipit të tij për Vitinë. (Restorant "Dajti", ora 16:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu zhvillon vizitë me banorë të lagjes MAT. (Te rezervari në MAT, ora 16:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin elektoral në komunën e Skënderajt. (Shtëpia e Kulturës "Hasan Prishtina" në Skenderaj, ora 17:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Suharekës, Sali Asllanaj, shpalos programin qeverisës dhe prezanton kandidatët për Kuvendin Komunal. (Palestra e Sporteve “13 Qershori” në Suharekë, ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral me qytetarët e Rekës së Keqe në Duzhnje të Gjakovës. (Restaurant “Jaha” në Duzhnje, ora 17:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin zgjedhor të organizuar nga “Gruaja Demokratike”, dega në Ferizaj. (Restaurant “Fitorja” në Ferizaj, ora 17:30)

- Aleanca Kosova e Re dega e Prishtinës mban takim me banorët e lagjes Prishtina e re. (Shkolla fillore "Afrim Gashi", ora 18:00 - pa pranin e mediave)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral me qytetarët e Rekës së Mirë në Skivjan të Gjakovës. (Shkolla Fillore “Ukshin Miftari në Skivjan, ora 18:30)

- Aleanca Kosova e Re dega e Prishtinës mban takim me takim me një grup të rinjë në Kodrën e Trimave. (Te Humanisti në Kodrën e Trimave, ora 20:30 - pa pranin e mediave)

Ngjarjet e datës 11 Tetor 2017

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin për Rritjen e Punësimit të të Rinjve prezanton shkathtësitë deficitare me të cilat përballen bizneset. (Hotel Nartel, ora 9:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, së bashku me Ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, do të nisin projektin "Forcimi i mëtejshëm i Korrektimit dhe Probimit Shërbimet në Kosovë". (Hotel Sëis Diamond, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilin do të behët shqyrtimi i raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media,. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini. (Kabineti i presidentit, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, do të vizitojë Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. (Objekti i spitalit në Mitrovicë, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në vizitë shtetërore, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Kabineti i presidentit, ora 11:00)

- Përfaqësueset e zyrës së Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik do të njoftojnë rreth Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik për studime dhe qëndrime kërkimore në Gjermani në vitin akademik 2017/2018. (Amfiteatri i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, ora 11:00)

- Ministrja e Integerimit Evropian, Dhurata Hoxha takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini. (Zyrat e Ministrisë së Integrimit Evropian në ndërtesen e qeverisë, ora 11:10)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.36. (Salla e Kuqe e Pallatit te Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30)

- Producenti, Jimi Tihofsi dhe ekipa e filmit "Kësula" mbajn konferencë për media lidhur me shfaqjen e filmit në të cilin pasqyrohet jeta e dy familjeve, një shqiptare dhe një sërbe – shokë dhe fqinjë nga i njëjti fshat në Kosovë, të cilët  i ndanë lufta në vitin 1999. (Kinemanë ABC, ora 13:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të përuroi objektin e shkollës së mesme të ulët “Ganimete Tërbeshi “ në fshatin Astrazup të komunës së Malishevës. (Fshati Astrazup, ora 13:00)

- Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ambasadës Britanike në Prishtinë lidhur me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese.  (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini.  (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë do të vizitojë punimet të cilat janë duke vazhduar për ndërtimin e rrugëve në komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.(Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00 - vetëm pamje)

- Qendra Multimedia shfaqe filmin Peer Gynti nga Kosova. (Lumbardhi në Prizren, ora ora 20:00)


 

Ngjarjet e fushatës zgjedhore

 

- Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, viziton fabrikën M-Technologie në Lebanë. (Objekti i fabrikës në Lebanë, ora 10:30)

- Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, mban takim me minatorët e minierës Artana. (Miniera e Artanës, ora 13:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, viziton shoqatën e Ish të Burgosurve Politik. (Objekti i shoqatës,rr. Emin Duraku, nr. 1, ora 10:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, viziton rrjetin e Grave. (Objekti i rrejtit të grave përballë Riinvest, në Tophane, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti do të vizitojë qendrën për përkujdesje ndaj fëmijëve. (Objekti i qendrës afër shkollës “Elena Gjika”, ora 11:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, viziton qendren Mediko-Psikoterapike “Labyrinth” (Objekti i qendres rr. Gazmend Zajmi, nr. 42, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti do të vizitojë Qendrën Stomatologjike. (Objekti i qendrësnë rrugën mes Pallatit të Rinisë dhe Policisë së Kosovës, ora 12:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu lagjen Arbëria. (Te xhamia e Llapit, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tubim elektoral në Komunën e Klinës. (Shtëpia e Kulturës në Klinë, ora 15:00)
 
- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Vushtrrisë Besim Muzaqi prezanton zotimet e tij dhe të ekipit të tij për Vushtrrinë. (Restorant "Vushtrria" - përballë ora 16:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Fushë-Kosovë. (Salla e Hekurudhave në Fushë-Kosovë, ora 16:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Obiliq. (Shkolla Fillore “Pandeli Sotiri” në Obiliq, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tubim elektoral në Junik. (Restorant "Oda e Junikut", ora 18:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral me qytetarë të Klinës. (Shtëpia e Kulturës në Klinë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 10 Tetor 2017

- Deputetët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe Fisnik Ismaili, bashkë me disa aktivistë të tjerë dhe dashamirë të çiklizmit, do të nisen me biçikleta për një turne 10-ditësh nëpër 26 komuna të Kosovës, në përkrahje të kandidatëve të VV-së për kryetarë dhe atyre për kuvendet komunale. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 9:50) 

- Mbahet mbledhja Konstituive e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Në shënimin e Ditës Botërore të shëndetit Mendor Organizata Klubi Dëshira organizon tryezën që ju kushtohet personave me dëmtime intelektuale dhe fushës së shëndetit mendor. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja Konstituive e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja Konstituive e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Organizohet Parada e parë e Krenarisë në Kosovë nga komuniteti LGBTI. (Sheshet kryesore të Prishtinës, ora 11:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së dëshmorit të kombit, Edmond Hoxha. (Junik, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja Konstituive e Komisionit për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Ministri i  Tregtisë dhe Industrisë  do të vizitojë Zonën Ekonomike në Viti në fshatin Budrigë. (Fshatin Budrigë, përgjatë magjistrales Ferizaj-Gjilan, ora 12:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë do të vizitojë punimet të cilat janë duke vazhduar për zgjerimin e rrugës Kijevë-Malishevë. (Kijevë, ora 13.00)

-  Aleanca Kosovare e Bizneseve bën publikimin e pjesës së parë të hulumtimit të nevojave në tregut e Punës 2017”. (Sallën e konferencës në AKB, Lagja tophane, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja Konstituive e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon hapjen zyrtare të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, Zyra Lokale në Kosovë. (Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës – Konvikti nr. VII, ora 14:00)

- Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit me Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike  lidhur me furnizim me energji elektrike për nevoja të KQZ-së, gjatë procesit të Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e tretë për media mbi fushatën parazgjedhore. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, Rr. “Bajram Kelmendi” Nr.45, ora 14:00)

 
Ngjarjet e fushatës elektorale


- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti zhvillon një vizitë Ndërmarrjes Publike Banesore. (Objekti i ndërrmarrjes, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti zhvillon një vizitë në njërën nga hyrjet e renovuara nga NPB në Ulpianë. (Ulpianë, ora 11:30)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton Kryqi i Kuq. (Objekti i Kryqit të Kuq, ora 12:00)

- Qendra Rinore në Rahovec, do të organizojë debat me kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi. (Qendra Rinore SHL-K, në Rahovec, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti zhvillon një vizitë në ndërmarrjen Hortikultura. (Objekti i Hortikulturës, ora 12:00)

- Kandidati i Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, shpalos programin për shëndetësi. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 13:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton Bashkësia Islame e Kosovës. (Ndërtesa e Bashkësisë Islame, ora 14:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvnedosjes për kryetar të Mitrovicës, Fehmi Ferati, prezanton zotimet e tij dhe të ekipit të tij për Mitrovicën. (Kupolla e "Pallatit të Kulturës", ora 17:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor në Fushë-Kosovë, ku kandidati për kryetar të kësaj komune, Burim Berisha, do ta shpalosë programin qeverisës dhe do të bëjë prezantimin e kandidatëve për Kuvend Komunal. (Shtëpia e Kulturës, Fushë-Kosovë, ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral me qytetarë të Lipjanit. (Salla e sporteve në Lipjan, ora 17:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Suharekë. (Hotel “Rozafa” në Suharekë, ora 18:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral me qytetarë të Fushë Kosovës. (Salla e hekurudhave, ora 19:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor në Baran të Pejës. (Fshati Baran, Pejë, 20:00)


Ngjarjet e datës 9 Tetor 2017

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë  në panelin  e organizuar nga OJQ-të:   Integra, CPT, PAX, me temën "Përceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhjen e gjashtë të Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i komunës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja Konstituive e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja Konstituive e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Një grup i pakënaqur i veteranëve të UÇK së, do te mbajn një protestë në Prishtinë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me disa vendime të Qeverisë që kan të bëjn për ekonominë dhe qytetarët e vendit. (Zyret e AKB-së, Lidhja e Prizrenit p.n - Lagja Tophane, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja Konstituive e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 14:00)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, me fokus Zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)


Ngjaret e fushatës zgjedhore

- Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, mban konferencë për medie rreth zvarritjes mbi katërvjeçare të punimeve për renovimin e platesë në Dardani. (Kurriz, Dardani, ora 11:00)

- Qendra Rinore në Rahovec, do të organizojë debat me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosvës, për kryetar Komune në Rahovec, Idriz Vehapi. (Qendra Rinore SHL-K, në Rahovec, ora 12:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton organizaten e veteranëve. (Dega e organizate në Prishtinë, ora 11:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton shoqaten e Invalidëve të Luftës. (Objekti i shoqatës, ora 11:30)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu  viziton shoqaten e Familjeve të Dëshmorëve. (Objekti i shoqatës te Procredit - kati 3, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do ta vizitojë Arkivën e qytetit. (Objekti i Arivës, ora 14:00)

- Parita Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Deçan. (Restoranti “Iliria”, Deçan, ora 14:00)

- Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, viziton Sindikaten e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. (Mensa e Studentëve, ora 14:30)

- Parita Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Gjakovë. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë, ora 16:00)

 - Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu  viziton Lagja e Spitalit. (Nëndega e aak-së te rruga B,ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral me qytetar në Ferizaj. (Restaurant “Redoni”, magjistralja Ferizaj - Prishtinë, ora 17:00)

- Parita Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Junik. (Hoteli Gjeravica në Junik, ora  18:00)

- Aleanca Kosova e Re mban tubim zgjedhor në Suharekë. (Shtëpia e Kulturës, “Ukë Bytyqi”, ora 18:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Pejës, Bashkim Nurboja, prezanton zotimet e tij dhe të ekipit të tij për Pejën. (Restorant "Univers", ora 19:00)

Ngjarjet e datës 8 Tetor 2017

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi prezanton programin për Lagjen e Veternikut. (Hotel Prishtina Internacional, ora 12:15)
 
- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi varrezat e qytetit. (Lagjen “Arbëria”, ora 13:15)

-  Lëvizja Vetëvendosje! mban takim me gratë kandidate për kuvendet komunale. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 14:00)

- Mbahet Konventa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Komunat e Kosovës. (Hotel Dukagjini, në Pejë 11:00)
 
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin zgjedhor në Gjonaj të Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, ora 15:00)

- Kandidatja e PDK-së për Kryetare të Pejës Sabiha Shala do të takohen me gra ndërmarrëse, kryefamiljare dhe studente të Pejës. (Hotel “Dukagjini” në Pejë, ora 15:00)

- Aleanca Kosova e Re mban tubim zgjedhor në Novobërdë. (Shkolla fillore në Llabjan, ora 15:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin zgjedhor me rininë në fshatin Shirokë, Suharekë. (Restaurant "Voca", ora 17:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin zgjedhor në Suharekë. (Restaurant "Rozafa", ora 18:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, mban tubim elektoral. (Restorant “Ura” afër fshatit Landovicë, ora 18:00)
 
 - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin zgjedhor në fshatin Gjinovc të Suharekës. (Fshati Gjinovc, ora 19:00)

- Nisma për Kosovën dega në Gjakovë, mban takim për të bashkëbiseduar me banorët e rajonit të Dushkajës. (Restaurant ‘’Egzoni’’ në Rakovinë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 7 Tetor 2017

- Alter Habitus - Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë, Qendra për Studime të Evropës Juglindore dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë ditën e dytë të konferencës ndërkombtare për dimensionet e ndryshme të demonstrave të vitit 1981. (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Rreth 160 fëmijë dhe 50 vullnetarë nga radhët e komuniteteve të ndryshme do të marrin pjesë në një ngjarje sportive nën organizimin e OJQ-së PLAY International, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Fondacionit Rockefeller Brothers. (Fusha e sportit "Prince" në Arbëri ish Dragodani, ora 10:30)

- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, merr pjesë në inaugurimin e rikonstruksionit të çerdhes për fëmijë, në qytetin e Kukësit, rikonstruksion i cili është bërë me kontributin e disa kompanive nga Kosova. (Bashkia Kukës, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, bashkë me anëtarët e ri të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitare të Kosovës do të vizitojnë Spitalin e Përgjthshëm të Prizrenit. (Prizren, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri do të vizitoj “Qendrën Korrektuese për Femra dhe të Mitur” në Lipjan. (Objekti i Qendrën Korrektuese në Lipjan, ora 12:00)



Ngjarjet e fushatës zgjedhore


- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, takon kandidatin për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashin dhe kandidatët për Kuvendin e Komunë. (Prishinë, ora 9:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës  për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri, mban takim me përfaqësues të bizneseve të rajonit të Pejës, ku do të shpaloset Platforma për Zhvillim Ekonomik Lokal. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 11:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu organizon shëtitje deri në lagjën Arbëria. (Takimi te xhamia e llapit, ora 13:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, takon kandidatin për kryetar të Istogut dhe strukturat e degës së LDK-së. (Zyrat e LDK-së në Istog, 13:00)

- Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti do ta prezantojë Planin e Mobilitetit për Komunën e Prishtinës. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 14:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, shpalos programin për Kodrën e Diellit. (Qendra Tregtare nëKodrën e Diellit, ora 14:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, takon kandidatin për kryetar të Klinës dhe strukturat e degës së LDK-së. (Zyrat e LDK-së në Klinë, 14:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, takon kandidatin për kryetar të Malishevës dhe strukturat e degës së LDK-së. (Zyrat e LDK-së në Malishevë, ora 15:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban takim me Gratë Rrobaqepëse të Prishtinës. (Selia qendrore e AAK-së, ora 16:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të Drenasit. (Restoran Hajdini Commerce, Drenas, 16:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëdendosje për kryetar të Podujevës, Ajet Potera, prezanton zotimet e tij dhe të ekipit të tij për Podujevën. (Hotel "Besiana", ora 17:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubimin e madh të fushatës zgjedhore në Dragash. (Dragash, ora 17:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton edicionin e tretë te zhurmës së Artistëve Pa Kufi. (Galeria Qahili, ora 18:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të Obiliqit. (Katana në Obiliq, ora 18:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubimin me qytetarë dhe simpatizantë në Krushë të Madhe. (Krushë e Madhe, ora 19:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubimin e të rinjve të Ratkocit të Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës në Ratkocit, ora 20:30)


Ngjarjet e datës 6 Tetor 2017

- Ministri i Financave Bedri Hamza,  udhëheqësi i Misionit të FMN-së Jacques Miniane dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti mbajn knferencë për media me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-32, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Roli i Kuvendit në të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi”, në një diskutim të shefave të grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, me përfaqësuesit e shoqërisë civile, akademisë dhe medias. (Hotel “Swiss Diamond”,  ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës “Ta mbështesim gjidhënien së bashku”, Posta e Kosovës promovon një pullë postare që i dedikohet qëllimit të kësaj fushate. (Ndërtesa kryesore e Postës së Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza nesër do të pret në takim Zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Pierre Heilbronn. (Ministria e Financave në  ndërtesen e  qeverisë,  kati 11, ora 13:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon tryezën e diskutimit “Një agjendë urbane për Prizrenin”. (Kino Lumbardhi në Prizren, ora 11:00)

- Presidenti i Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan, Keneth Wollack, do të zhvillojë një bashkëbisedim me studentë të Universiteteve të Akredituara në Kosovë, në lidhje me sfidat në ndërtimin e demokracisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis në bashkëpunim me Kvinna til Kvina do të shpalosë një performance rruge si revoltë kundër ngacmimeve seksuale. (Sheshi “Nëna Terezë”përballë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ora 12:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza sot do të pret në takim Zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Pierre Heilbronn. (Ministria e Financave në ndërtesena e  Qeverisë,  kati 11, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku do të takohet me kryetarin Ramadan Muja, me ç’rast do të japin edhe konferencë për media. (Ndërtes e Shtëpisë së Bardhë, ora 14:00 - konferenca 14:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë rektoratit të Universitetit te Prizrenti. (Sheshi Shadervan, ora 15:00)

- Me rastin e 20 vjetorit të demonstratave të studentëve të vitit 1997 në Prishtinë, Alter Habitus - Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë, Qendra për Studime të Evropës Juglindore dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë konferencë ndërkombtare për lëvizjet shoqërore në Kosovë, gjatë dhe pas socializmit. (Hotel Sirius, ora 16:00)

-Në Kinema Jusuf Gervalla në Pejë shfaqet filmi T’padashtun me regji të Edon Rizvanollit. (Kinema Jusuf Gervalla në Pejë , ora 19:00)

- Galeria Qahili organizon edicionin e tretë të aktivitetit Zhurma e Artistëve Pa Kufi”. (Galeria Qahili)

 

Ngjarjet e fushatës zgjedhore

 

- Kryetari Shpend Ahmeti mban konferencë pët media. (Objekti i Komunës së vjetër, salla nr. 37,  ora 11:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi viziton zonën e vjetër të Prishtinës. (Pranë objektit të Muzeut të Kosovës, ora 12:00)

- Kandidatja e Partisë Demokratike e Kosovës për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, do të takohet me gra ndërmarrëse, mësuese dhe kryefamiljare të komunës së Mitrovicës. (Livia Station në Mitrovicë, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tubim elektoral në Malishevë ku marrin pjesë deputeti Albin Kurti, deputeti Glauk Konjufca, deputetja Shqipe Pantina dhe kandidati për kryetar të Malishevës, Adem Berisha. (Shtëpia e Kulturës "Tahir Sinani", ora 14:00)

- Kandidatja e Partisë Demokratike e Kosovës për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, do të takohet me studentë të komunës së Mitrovicës. (Restoran Barcode në Mitrovicë, ora 14:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjakovës, Driton Çaushi, prezanton zotimet e tij dhe të ekipit të tij për Gjakovën. (Holli i Pallatit të Kulturës "Asim Vokshi", ora 17:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi shpalos programin për Prishtinën. (Fusha e Pajtimit" në afërsi të ndërtesave sociale, ora 17:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Istog. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 17:00)

- Zhvillohet aktivitet me Rininë Demokratike të Kosovës, ku do të jetë i pranishëm Lirak Çelaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës. (Fillimi i shkallëve të Lagjes Arbëria, ora 17:00)

- Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj zhvillon ecje në shesh bashkë me kandidatin për kryetar të komunës së Prishtinës Arbër Vllahiu dhe kandidatët për asamblenë komunale. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 17:00)

- Aleanca Kosova e Re mban tubim zgjedhor në Pejë në të cilin merr pjesë edhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli. (Hotel Dukagjini, ora 18:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi mban takim me të rinjtë e lagjes “Dardania”. (Parku i lagjes Dardania, ora 19:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral me qytetar të Gjilanit, (Restaurant “Luli” në Gjilan, ora 19:30)

- Aleanca Kosova e Re mban tubim zgjedhor në Insniq të Deçanit në të cilin merr pjesë edhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli. (Restorant Tropikal, 20:00)

Ngjarjet e datës 5 Tetor 2017

- Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson takohet me përfaqësuesit e LDK-së. (Zyra e BE-së, ora 8:30 - vetëm pamje)

- Banka Qendrore e Kosovës në bashkëpunim me Child & Youth Finance International, Europian Fund for Southeast Europe dhe Shoqatën e Bankave të Kosovës organizon: Takimin e tretë të Grupit Rajonal të Punës për Edukimin Financiar të të Rinjve dhe Përfshirjen Financiare për Evropën Juglindore. (Hotel Sirius, ora 9:30)

-  Me rastin e 5 tetorit, Ditës Botërore të Mësuesve, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovëse organizon konferencen me teme "Liria e mësimdhënies, i fuqizon mësimdhënësit". (Hotel Grand, ora 10:00)

- Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim dhe përkrahje me Platformën CiviKos, organizojnë takimin e Këshillit për Zbatimin e  Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë dite shqyrtimin dhe miratimin e akreditimit të vëzhguesve për zgjedhjet lokale si dhe shqyrtimin dhe zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë. (Selia e KQZ-se, ora 10:30)

- Mbahet ceremonia e dhënies së donacionit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Ndërtesa e Ministrisë e Punëve të Brendshme, ora 11:15)

- Fondacioni Lumbardhi prezanton projektin letrar “Kosovë is Everywhere. (Kinema Lumbardhi, ora 20:00)

 
Ngjarjet e fushates zgjedhore


- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, viziton Shoqaten "Down Syndrome Kosova". (Shoqata "Down Syndrome Kosova", ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendojse!, ora 11:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi mban Takim me banorët e fshatit Ballaban. (Shkolla fillore e fshati Ballaban, ora 13:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi mban  takim me të rinjtë. (Restorant "Orion", ora 14:30)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, zhvillon aktivitetin ecje rrugës për në Kolovicë. (Shkolla Teknike, ora 16:00)

- Në Sallonin me kandidat për Kryetar të Komunës së Mitrovicës, mbahet debat me temë “Çfarë ofrojnë kandidatët për rininë e Mitrovicës?”. (Llivia Station në Mitrovicë, ora 16:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi mban takim me Sportistë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi viziton lagjen e “Muhaxherëve”. (Përballë objektit të Ministrisë së Arsimit, ora  17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetar te Vushtrrisë. (Shtëpia e Kulturës "Hasan Prishtina", ora 17:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajit, Faton Topalli, prezanton zotimet e tij dhe të ekipit të tij për Ferizajin. (Qendra e Kulturës - Galeria e Ekspozitave në Ferizaj, ora 17:00)

- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, do ta shpalosin programin për ekonomi për komunën e Prizrenit. (Shtypshkronja “Vertigo, ora 17:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban tubim në Kolovicë të Re. (Përballë Beka Market, ora 18:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi viziton viziton lagjen “Qafa”. (Lagja "Qafa", pranë selisë së LDK-së, ora 18:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetar te Mitrovicës. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 18:30)

- Kandidati i Aleancës Kosova e Re, Selim Pacolli zhvillon takim me grupin e grave. (Villa Panorama, ora 19:00)

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbaj një tubim elektoral në lagjen Kurillë të Prizrenit. (Lagja Kurillë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 4 Tetor 2017

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 8:30)
- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, presin në takim Prokurorin e Përgjithshëm  të Republikës së Turqisë, Mehmet Akarca dhe Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç. (Ndërtesa e Ministrisë se Drejtësisë, ora 9:15 - vetëm pamje)

- Kryeministri Ramush Haradinaj  pret në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:20 - vetëm pamje)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës ku do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për zhvillim organizon shënimin e ditës ‘Gratë bashkëmoshatare për zhvillim’ i cili organizohet në kuadër të projektit ‘Gratë për zhvillim: Aktivizimi i grave në treg të punës’. (Hotel Sirius, ora 10:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, bëjnë lansimin zyrtar të Programit për Reforma Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë - Salla P-38, ora 10:00)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, mbajnë konferencë të përbashkët për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson takohet me Ministren për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha. (Ndërtesa e Qeverisë, Kati IX, ora 12:05 - vetëm pamje)
 
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban simulimin e zgjedhjeve Lokale ku para studentëve, Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka do të mbajë një fjalë rasti. (Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”,  ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Avokimit për Kulturën Demokratike mbajn tryezën e diskutimit që do të mbahet në Mitrovicën e Veriut, ku deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të shoqërisë civile shqiptar dhe serb do të debatojnë rreth temës "Dialogu Kosovë-Serbi në rajonin e Mitrovicës”. (Hotel “Number One”, në Mitrovicën e Veriut, ora 13:00)

- Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson takohet me Ministrin për Punë të Jashtme, Behgjet Pacolli. (Ministria për Punë të Jashtme, ora 14:30 - vetëm pamje)

- Ministri i Financave Bedri Hamza do të pret në takim drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian Christian Danielsson. (Ministrinë e Financave në ndërtesen e Qeverisë, ora 15:30 - vetëm pamje)

- Udhëheqësit e Vetëvendosjes takohen me Drejtorin Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson. (Zyra e BE-së, ora 16:30 - vetëm pamje)

- Udhëheqësit e Listës Srpska takohen me Drejtorin Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson. (Zyra e BE-së, ora 17:30 - vetëm pamje)



Ngjarjet e fushatës zgjedhore



- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, viziton KOMF. (KOMF përballë Elena Gjikës, ora 9:30)

- Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë do të mbajë konferencë për medie. (Selia e Degës në Pejton, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do t’i vizitojë serat e fermerëve që ka subvencionuar në fshatin Llukar, e më pas edhe në Hajvali. (Fshati Llukar, ora 11:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, viziton tregun e Qytetit dhe Zejtarët. (Tregu i qytetit, ora 11:00)

- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Lirak Çelaj  së bashku me këshilltarët komunal zhvillon ecje në lagjen Hani i Dilit. (Hani i Dilit, ora 12:00)

- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kamenicës, Kujtim Gashi, do të shpalos programin për ekonomi në Komunën e Kamenicës. (Fabrika “Brickos”, Dheu i Bardhë, ora  12:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi, prezanton zotimet e tij dhe të ekipit të tij për Gjilanin. (Objektin e Qendrës Rinore të Gjilanit, ora 17:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, mban tubim zgjedhor në Ulpianë. (Ulpianë, ora 17:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhore me studentë dhe mësimdhënës të Gjilanit. (Hotel Kristal, ora 17:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetar të Deçanit ku merr pjesë edhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj. (Restaurant “Maturanti”, ora 18:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhore në fshatin Zhegër të Gjilanit. (Shkolla “Agim Ramadani”, Zhegër, ora 19:00) 

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetar të Junikut ku merr pjesë edhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj. (Restaurant Gjeravica, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 3 Tetor 2017

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç‘rast do të prezantoj statistikat kundërkorrupsion të Gjykatave Themelore për periudhën Janar-Qershor 2017. (Zyret e Lëvizjes FOL, rruga Andrea Gropa, nr 35, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj do të mbajë konferencë të përbashkët për media me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane në Qeverinë e Maqedonisë, Bujar Osmani. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla-P32, ora 14:15)

- Kryeministri Haradinaj dhe Ministrja Hoxha kryesojnë takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, me fokus zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 15:00)

- Kolegji Heimerer në partneritet me Ambasadën Gjermane dhe DIMAK organizon festën e "Ditës së Bashkimit të Gjermanisë". (Kolegji Heimerer, ora 16:00)

- Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Lëvizjes Studentore, hapet ekspozita “ 1 Tetori përmes fotografive të kohës”. (Muzeu Kombëtar i Republikës së Kosovës, ora 18:00)


Ngjarjet e fushatës zgjedhore
 

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetari të Prishtinës Shpend Ahmeti viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. (Objekti i QKMF-s ë, ora 11:00)

- Kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, prezanton zotimet e tij dhe të ekipit të tij për Prizrenin. (Restaurant "Marashi" - Te Rrapi, ora 11:30)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetari të Prishtinës Shpend Ahmeti viziton Qendrën e Mjekësisë Familjare të Studentëve. (Qendra e studtend ëve, ora 11:30)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, mban takim me zjarrëfiksat. (Afër Fakultetit të Bujqësisë, ora 11:30)

- Kandidati i Partise Demokratike të Kosovës për Kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, do bëj një vizitë pune në fabrikën e këpucëve HIT Shoes me ç'rast do bëj një adresim para medieve. (Fabrika e këpucëve HIT Shoes në Ferizaj, ora 12:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetari të Prishtinës Shpend Ahmeti mban konferencë për media. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:30)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, takohet me struktura të LDK-së në Fushë Kosovë. (Zyrat e LDK-së, në Fushë Kosovë, ora 15:00)

- Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin e fushatës elektorale në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës, ora 17:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi viziton lagjen Sofalia. (Përballë shkollës “Gjin Gazulli”, ora 17:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Obiliqit, Mehmet Krasniqi prezanton programin qeverisës dhe prezanton kandidatët për Asamble Komunale. (Shkolla fillore "Ibrahim Rugova", në Obiliq, ora 18:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 18:00)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, shpalos programin e tij politik para qytetarëve të Prishtinës. (Pallati i Rinisë, ora 18:00)

- NISMA për Kosovën mban tubimin e fushates zgjedhore në Ferizaj. (Teatrin e qytetit ”Adriana” në Ferizaj, ora 18:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu zhvillon një aktivitet te lirë, shëtitje në lagje të ndryshme, takim me qytetarë në kafiteri të ndryshme. (Qebaptorja Cana në Lagjën Dodona, ora 20:00)
 


Ngjarjet e datës 2 Tetor 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe të gjitha organizatat që merren me çështjen e të zhdukurve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00) - Kuvendi i Kosovës mbane seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të debatohet lidhur me "Parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021". (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2017 – 2018, Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, se bashku me bashkëpunëtorët e tij do të vizitojë Fakulteti i Shkencave Matematike- Natyrore. (Fakulteti i Shkencave Matematike- Natyrore, ora 10:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan do të bëjë pritjen e studentëve të rinj për fillimin e vitit akademik 2017/2018. (Fakultetet e Universitetit te Gjilanit, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Lëvizjes Studentore mbahet konferenca Shkencore “Lëvizja Studentore në Kosovë dhe Protesta e 1 Tetorit 1997”. (Fakulteti Filozofik, ora 10:00)

- Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar do të bëhet prezentimi i fletëpalosjes “Jeto shëndetshëm", si dhe do të bëhet promovimi i vaksinimit sezonal kundër gripit, duke vaksinuar të moshuarit pjesëmarrës. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ora 11:00)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, se bashku me bashkëpunëtorët e tij do të vizitojë Fakultetin e Edukimit. (Fakulteti i Edukimit, ora 11:00) 

- Posta e Kosovës bën shpërndarjen e ndihmës së parë sociale. (Zyra postare në objektin kryesor të Postës në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ora 11:00)

- Rektori i Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi Prorektorët, Dekanët, Sekretari i Përgjithshëm dhe personeli akademik e administrative i këtij Institucioni, presin në një organizim solemn studentët e rinj dhe të tjerët, për të ju uruar fillimin e vitit të ri akademik 2017/2018. (Salla A34 e univesitetit  ora 11:00)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, se bashku me bashkëpunëtorët e tij do të vizitojë Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit. (Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim tatimpaguesit më të mëdhenj, firma e kompani prodhuese në vend. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

 

 

Ngjarjet e fushates zgjedhore 

 

 

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton Handikosin. (Zyrat e Handikosit, ora 10:00)

- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosvës për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj mban konference për shtyp ku edhe prezanton programin për kryeqytetin. (Selia e degës së PDK-së, ora 11:00)
 
- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosvës për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj zhvillon aktivitetin ecje në Lagjen e Spitalit. (Te Viva Fresh Store, fillimi i rrugës B, ora 12:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban tubimin elektoral në Kodrën e Trimave ku do të bëjë shetitje në të gjitha pjesët e lagjes. (Takimi te nëndega e AAK-së, Rr. Vëllezërit Fazliu, ora 13:00)
 
- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosvës për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj mban takim me punëtorët Shëndetësorë. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi viziton Odën e Avokatëve të Kosovës. (Objekti i Odes, Rr. “Bedri Pejani”, ora 16:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu do të bashkëbisedoj me qytetarët, të cilët e shfrytëzojnë këtë linjën me autobus lokal për në Hajvali. (Te stacioni mbrapa Komunës së vjetër te plepat, ora 16:50)

- Lidhja Demokratike e Kosoves mban tubim elektoral në Malishevë. (Shtëpia e Kukturës "Tahir Sinani" në Malishevë, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor në Vushtrria me pjesmarres Kryetarin Visar Ymeri, deputetin Albin Kurti, deputeten Aida Dërguti dhe kandidatin për kryetar të Vushtrrisë, Bezim Muzaqi. (Shtëpia e Kulturës "Hasan Prishtina", ora 17:00)

- NISMA për Kosovën mban tubimin elektoral në Deçan. (Shkolla “Isa Boletini” në  Deçan, ora 17:00)

- NISMA për Kosovën mban tubimin elektoral në Suharekë. (Shtëpia e kulturës “Ukë Bytyqi” në  Suharekë, ora 18:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi viziton bizneset e lagjes “Velania”. (Në afërsi të Shkollës Fillore “Iliria”, ora 18:30)
 
- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu do  mban takim me me qytetarë te Hajvalisë. (Piceria Prishtina, ish-Llondoni, ora 19:00)

- Lidhja Demokratike e Kosoves mban tubim elektoral në fshatin Peqan të Suharekës. (Shkolla Fillore "Dëshmorët e Tivarit" në fshatin Peqan të Suharekës, ora 19:00)

- NISMA për Kosovën mban tubimin elektoral në Dragash. (Restaurant “Palma”, në Dragash, ora 19:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi viziton mban takim me Shoqatën e Taksive. (Restorant “Orion”, Rr. “Rexhep Luci”, ora 20:00)  

Ngjarjet e datës 1 Tetor 2017

- Deputeti Albin Kurti me një delegacion nga Lëvizja Vetëvendosje! bëjnë homazhe te varri i ish-rektorit Ejup Statovci. (Varrezat e qytetit, ora 9:00)

- Në kuadër të Javës se të Ushqyerit me Qumësht të Gjirit në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë, Drejtorët e Departamenteve në MSh, Kryetari i Komunës së Ferizajit, Drejtori i ShSKUK, etj., zhvillojnë një vizitë në maternitetin e Spitalit në Ferizaj. (Ferizaj, ora 11:00)

-  Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë do të vizitojë punimet të cilat janë duke zhvilluar në Dërvar ku do të njoftohet  me rrjedhën e punimeve të këtij projekti. (Në mes të segmentit Bukosh-Prilluzhë, ora 12:00)

- Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" organizon akademi solemne në nder të shënimit të 20 vjetorit të Lëvizjes Studentore. (Salla e Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 17:00)

- Universiteti i Prishtinës organizon shfaqjen e filmit dokumentar kushtuar protestës së 1 Tetorit 1997 dhe Lëvizjes Studentore. (Kinemaja ABC, ora 20:00)



Ngjarjet e fushatës zgjedhore

 

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës hap fushatën elektorale në Prizren ku edhe bëhët shpalosja e programit të AAK-së për Prizrenin, merr pjesë edhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj. (Kalaja e Prizrenit, ora 12:00)

- Kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu do të takohet me qytetarët, në lagjen Kalabria, të Prishtinës. (Kolektori i Ujit në lagjen Kalabria, ora 12:30)

- Kandidati i Aleances Kosova e Re për kryetar të komunës së Prishtinës Selim Pacolli organizon grill me forumin rinor te AKR-së, (Grill House, rr.magjistrale Prishtinë - Ferizaj, ora 12:30)

- Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit  nga Partia Demokratike e Kosovës, Ismet Hajrullahu do të do të shpalos platformën e tij për zgjedhjet e 22 tetorit. (Sheshi i Janjeves, ora 13:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban takimin elektoral në Kamenicë ku do të marrin pjesë kandidati për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli dhe Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa. (Hotel Jehona në Kamenicë, ora 13:00)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të marrë pjesë në tubimin elektoral në fshatin Janjevë, Komuna e Lipjanit. (Qendra e fshatit, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tubimin zgjedhore në Han te Elezit, marrin pjesë edhe deputeti Albin Kurti, deputeti Glauk Konjufca, deputetja Donika Kadaj dhe bartësi i listës për Kuvendin Komunal në këtë komunë, Akif Shkreta. (Shtëpia e Kulturës "Imri Curri", ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektroal me sportistë të Pejës, merr pjesë edhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj. (Salla "Panorama", Hotel "Dukagjini", Pejë, ora 14:00)

- Kandidati i Aleances Kosova e Re për kryetar të komunës së Prishtinës Selim Pacolli zhvillon takim me disa student. (Salla e MABETEX Holding, ora 14:00 - pa pranin e mediave)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektroal me biznese të Pejës. (Salla e Bardhë, Hotel "Dukagjini", Pejë, ora 15:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektroal me shoqëri kulturore-artistike. (Restaurant "Taverna", Pejë, ora 16:00)

- NISMA për Kosovën mban tubimin elektoral në Malishevë. (Shtëpia e kukturës “Tahir Sinani”, ora 16:00)

 - Lëvizja Vetëvendosje! mban tubimin zgjedhore në Kacanik ku do të marrin pjesë edhe deputeti Albin Kurti, deputeti Glauk Konjufca, deputetja Donika Kadaj dhe kandidati për kryetar të Kaçanikut, Basri Kodra. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj", ora 17:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban takimin elektoral në Deçan ku kandidati për kryetar të kësaj komune, Mal Lokaj, do ta shpalosë programin e tij qeverisës. (Shtëpia e Kulturës në Deçan, ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektroal me mësimëdhënës të Pejës. (Hotel "Dukagjini", Pejë, 17:00)

- Kandidati i Aleances Kosova e Re për kryetar të komunës së Prishtinës Selim Pacolli viziton familjen e Rrahman Sekiraqa. (Kolovicë, ora 18:00)

 - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektroal me punëtorët shëndetësor. (Restaurant "Koha e Re", Pejë, ora 18:00)

- NISMA për Kosovën mban tubimin elektoral në Rahovec. (Shtëpia e kulturës “Mensur Zyberaj”, ora 18:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban takimin elektoral në fshatin Meqë të Gjakovës ku marrin pjesë kandidati për kryetar të Gjakovës, Bekim Ermeni dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa. (Restaurant "Nik-M", ora 19:00)

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2017

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet Raporti i Politikave i titulluar “Performanca e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës”. (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Rexhep Luci, 16/1 , përballë Kino ABC, mbi Maxi, ora 10:30)

- Ministria e Shëndetësisë me përkrahjen e UNICEF-it do të organizojnë Javën e të ushqyerit me qumësht të gjirit ku do te hap edhe ekspozit.  (Salla e Kuqe të Pallarit të Rinisë, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e dytë për media lidhur me monitorimin e fushatës parazgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2017. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, Rr. “Bajram Kelmendi” Nr.45, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj  do të takohet   me Kryetarin e Komunes së Gjilanit  Lutfi Haziri si dhe me Nënkryetarin e kësaj komune Rexhep Kadriu. (Objekti i Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Hapja e ekspozitës “ARTS& CRAFTS” nga artistët pjesëmarrës ne ditët evropiane. (Muzeu i Kosovës, ora 19:00)

- Fillon edicioni i dhjetë i Festivalit të Filmit të Kosovës “Hyjnesha në fron”, një ndër ngjarjet më‘ të‘ shë‘nuara nga fusha e kulturë‘s në‘ vendin tonë‘. (Salla e Stacionit të‘ trenave Fushë‘ Kosovë‘, ora 19:30)

 
Ngjarjet e fushatës elektorale

 - Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Dr. Hatim Baxhaku takohet me përfaqësues të bizneseve të rajonit të Prizrenit, ku do të shpaloset Platforma për Zhvillim Ekonomik Lokal. (Hotel Theranda në Prizren, ora 11:00)

- Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, mban konferencë për media. (selinë e LDK-së, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do të prezantojë pjesë nga programi për mandatin e radhës. (Parku i ri afër sallës “1 Tetori”, ora 14:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, shpalos programin qeverisës për banorët e lagjës Ulpiana. (Të Fontana në lagjen Ulpiana, përkatësisht ", ora 14:00)

- Kryetari i i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Akademik Isa Mustafa, takohet me struktura të Degës së së LDK-së në Deçan. (Zyrat e LDK-së në Deçan, ora 14:00)

- NISMA për Kosovën mban tubimin zgjedhor në Gjilan. (Teatri i qytetit në Gjilan, ora 15:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa merr pjesë në tubimin e organizuar në fshatin Dranoc të Deçanit. (Shkolla Fillore "Sylë Alaj", ora 15:00)

- Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës shpalos programin për Prishtinën, merr pjese edhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-se Ramush Haradinaj. (Sheshi 21, ora 15:00)

- NISMA për Kosovën mban tubimin zgjedhor në  Shtime. (Restaurant “Besimi Commerce” në Davidovc të Shtimes, ora 17:00)

- Lëvizje Vetëvendosje! mban tubim elektoral në Pejë ku do të flasin deputeti Albin Kurti, deputeti Dukagjin Gorani, deputetja Fatmire Mulhaxha dhe kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Bashkim Nurboja. (Teatri i Qytetit "Istref Begolli", ora 17:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Tahir Isufaj, shpalosë programin qeverisës dhe prezanton kandidatët për Kuvendin Komunal. (Restoran "Gjeravica" në Junik, ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës mban tubim zgjedhor, merr pjese edhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-se Ramush Haradinaj. (Shtëpi e Kulturës në Viti, ora 17:30)

- NISMA për Kosovën mban tubimin zgjedhor në Prishtinë. (Sallën e Kuqe e Pallatit te Rinisë, ora 18:30)

- NISMA për Kosovën mban tubimin zgjedhor në Hani Elezit. (Kafiteri “Keti”, ora 18:30)

- Lëvizje Vetëvendosje! mban tubim elektoral në Fushë Kosovë ku do të flasin deputeti Albin Kurti, deputetja Shqipe Pantina, deputeti Liburn Aliu dhe kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Avni Zogiani. (Salla e Stacionit të Trenit, ora 19:00)

- NISMA për Kosovën mban tubimin zgjedhor në Shtërpcë. (Qyteti i Shtërpcës, ora 19:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa merr pjesë në një tubim elektoral i cili mbahet në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës, ora 19:00)

- Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës mban takim me struktura dhe simptatizant në Ferizaj merr pjese edhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-se Ramush Haradinaj. (Restaurant "Lira", gjendet në rrugën e Varoshit në Ferizaj, ora 19:00)

- NISMA për Kosovën mban tubimin zgjedhor në  Kaçanik. (Shtëpia e kulturës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 29 Shtator 2017

- Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ do të organizoj forumin e biznesit me temën "Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, sfidë për bizneset". (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës organizon ceremoninë e betimit të kadetëve te gjenerates 2021 të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së. (Ambientet e Komandës së Forcave Tokësore, në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, ora 10:00)

- Forum 2015 organizon tryezën diskutuese me temw "Përfundimi i dialogut, Çfarë mund të presë Kosova nga ky proces" ku do të trajtohet rrugëtimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe të ardhmen e tij në realitetin e ri politik në këto dy vende. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës do të bëj përurimin e kiosqeve të librave në sheshin e kryeqytetit. (Sheshi Nënë Terezë, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë do të vizitojë punimet të cilat janë duke vazhduar për zgjerimin e rrugës Prishtinë- Mitrovicë. (Në dalje të qytetit të Vushtrrisë, ora 12:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza do të mbajë takim me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit , ku do të bëhet nënshkrimi i  Memorandumit për themelimin e Këshillit Konsultativ, si dhe do të bëhen publike masat e reja të politikes fiskale që do të merren nga  Ministri  i Financave për ti ndihmuar prodhuesit tanë në Kosovë. (Ndërtesën kryesore të Qeverisë - salla P-38, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)



Ngjarjet e fushatës elektorale

 

- Kandidati i AAK-se për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, do të jetë në vizitë në Tophane. (Tophane, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral në Shtime, ku do të shpaloset programi qeverisës i kandidatit për kryetar të Shtimes, Selim Shabani dhe do të prezantohen kandidatët për Asamble Komunale. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 15:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubim elektoral në Suharekë, ku do të flasin deputetët Albin Kurti, Glauk Konjufca e Donika Kadaj, si dhe kandidati për kryetar komune, Salih Zyba.  (Restaurant "Rozafa" në Suharekë, ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban takim me fermër të komunës së Rahovecit, merr pjese edhe Kryeministri  Haradinaj. (Hotel "Park", Rahovec, ora 17:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban tubimin elektoral me banorët e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë. (Salla e Sportit në Samadrexhë, ora 18:00)

- Dega e NISMA për Kosovën në Fushë Kosovë do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Shtëpia e kulturës në Fushë Kosovë, ora 18:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim zgjedhor ne Ratkoc te Rahovecit , merr pjese edhe Kryeministri  Haradinaj. (Ratkoc, ora 18:45)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Isa Mustafa takohet me struktura të LDK-së në Viti. e LDK-së në Viti, ora 19:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubim elektoral në Kamenicë ku do të flasin deputeti Albin Kurti, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, deputetja Fitore Pacolli dhe kandidati për kryetar të Dardanës, Qëndron Kastrati. (Shkolla e Mesme "Sejdi Kryeziu", ora 19:30)

- Dega e NISMA për Kosovën në Podujevë do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Salla e teatrit të qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë, ora 20:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim zgjedhor me biznismen te Rahovecit , merr pjese edhe Kryeministri  Haradinaj. (Restaurant "Element" Rahovec, ora 20:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban tubimin elektoral me të rinj Vushtrrias. (Objekti i Shkollës së mesme të Ultë, që gjendet afër Stacionit të Autobusëve në Vushtrri, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 28 Shtator 2017

- Me rastin  e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtës për të Ditur, Avokati i Popullit organizon Forumin e Diskutimit “ E drejta për të ditur - legjislacioni dhe praktika në Kosovë”. (Institucioni i Avokatit të Popullit, ish objekti i Bankës së Lubjanës, ora 10:00)

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS”, organizojnë Konferencën kombëtare "Shkaktarët e aksidenteve në rrugë nga këndvështrimi i nxënësve". (Ndërtesa e Kolegjit “Tempulli”, ora 10:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Zëvendës Drejtorit të Misionit Mark Isom dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) Nehat Idrizi do të flasin në ngjarjen e organizuar mbi përmirësimin e komunikimit nga KGJK-ja dhe gjykatat. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të merr pjesë në hapjen e festivalit të çajit dhe kafes. (Sheshin “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, takon Shefen e Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë,  Znj.Anne Dostert. (, Objekti i MPJ-së, Rr. Luan Haradinaj, kati i III-të, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të bëjë prezantimin e rezultateve të hulumtimit të realizuar nga "Forumi për Marrëdhënie Etnike“ dhe "Heinrich Boël Stiftung“ mbi tejkalimin e barrierave për biznesin dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. (Qendra konferencave Orion, ora 11:00)

- Muzeu i Kosovës vazhdon ditën e dytë të prezantimit te punës dhe përformancës nga artistët e ndryshëm të inspiruar nga tradita. (Muzeu i Kosoves, ora 11:00)

- Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut të Universitetit Columbia, David L. Philips mban ligjeratwn dhe diskutimin në temën "Shqyrtimi i Implementimit të Dialogut Kosovë-Serbi". (RIT Kosovë, Universiteti Amerikan i Kosovës, ora  11:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite shqyrtimin dhe miratimi i akreditimit të vëzhguesve, shqyrtimi dhe miratimi i mostrave të fletëvotimeve të vlefshme dhe të pavlefshme për zgjedhjet lokale. (Selia e KQZ-së, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim bizneset nga diaspora, përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermane. Në takim do të jetë i pranishëm edhe ambasadori gjerman, Christian Heldt. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00 - vetëm pamje)

- Zyra për Çështje të Komuniteteve pranë zyrës së Kryeministrit do të organizojë konferencë ceremoniale për festimin e Ditës së Komunitetit Boshnjak. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 15:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën ceremoniale për festimin e Ditës së Komunitetit Boshnjak. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)

- Qendra Ndërkombëtare për Media në Bashkëpunim me Qendrën për Inovacion të Kosovës bejn lansimin e Çmimit Evropian për të Rinj, garë pan-evropiane për të motivuar të rinjtë, ndërmarrësit social dhe bizneset e reja që të zhvillojnë projekte digjitale me ndikim në shoqëri. (Hotel Sirius, ora 18:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 21:00)

 



Ngjarjet e fushatës elektorale



- Zëdhënësi i Shtabit Qendror të LDK-së për zgjedhjet lokale, Lumir Abdixhiku, mban konferencën për medie, ku do të njoftojë për rrjedhën e deritashme të fushatës parazgjedhore. (Salla e konferencave të Shtabit të LDK-së në Qytezën Pejton, ora 11:30)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu do të vizitoj 'Shoqatën e të Verbërve'. (Shoqatën e të Verbërve në nivel komunal, ora 11:30)
 
- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me kryetarin e Lëvizjes, Visa Ymeri, si dhe deputetin Albin Kurti, do të vizitojnë komunitetin boshnjak në organizimin që kanë ata për Ditën e Boshnjakëve. (Hotel Grand, ora 12:00)

- Kandidatët për Kuvend Komunal, të komunës së Prishtinës nga Partia e Drejtësisë do të vizitojnë Tregun me shumicë. (Tregu me shumicë, ora 12:30)
 
- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu do të vizitoj lagjen Mati. (Aty do të zhvilloj vizitë "derë më derë", ora 15:00)

- Levizja Vetëvendosje mban tubim elektoral në Mitrovicë. (Pallati i Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 17:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubimin e degëve të Prishtinës, ku kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi bënë prezantimin e programit qeverisës dhe bëhet prezantimi i kandidatëve për Asamble Komunale. (Salla e kuqe e Pallatit te Rinisë, ora 17:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Podujevë. (Salla e filmit në Podujevë, ora 17:00)
 
- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mbahet tubimi me qytetarë. (Prishtinë, ora 18:00)

- Dega e NISMA për Kosovën në Vushtrri do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Shtëpia e kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 18:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor në Prizren. (Qendra Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, ora 19:30)

 - Dega e NISMA për Kosovën në Kamenicë do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Shtëpia e kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2017

- Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti bashkë me Nënkryetarin Muhedin Nushi do ta prezantojnë platformën e re dixhitale në kuadër të transparencës komunale. (Objekti i vjetër i Komunës, salla nr.37, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajnë tryezën e diskutimit me temë "Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe reformat shtet-ndërtuese në Kosovë”. (Swiss Diamond, ora 10:30)

- Me rastin e përfundimit projektit Women in Online Work organizon ceremoninë diplomimit dhe e ndarjes së certifikatave për vajzat nga komuna e Prishtinës dhe Gjilanit, të cilat me sukses i kanë përfunduar trajnimet ne tre module: Soft-Skills and Online Platforms, Graphic Design dhe Front-End Web Development. (Sheshi 21, ora 11:00)

- Në kuadër Ditëve te Trashëgimisë Evropiane, Muzeu i Kosovës prezanton punën dhe përformancën nga artistët e ndryshëm të inspiruar nga tradita. (Muzeu i Kosoves, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës do të organizojë Panairin Ndërkombëtar të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale ‘’Prishtina 2017’’. (Salla e Panaireve, fshati Shkabaj, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bashkorganizojnë konferencën “Diplomacia dhe Turizmi” e cila ka për qëllim prezantimin e mundësive për promovimin e turizmit në Kosovë përmes diplomacisë si dhe hapjen e diskutimit për kapacitetet e Kosovës në fushën e Turizmit. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë do të vizitojë punimet të cilat janë duke vazhduar për zgjerimin e rrugës Prishtinë- Pejë, në fshatin Zahaç. (Në hyrje të qytetit të Pejës, ora 14:00)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, viziton Innovation Center Kosovo – ICK. (Objekti i ICK-së, Rr.Rexhep Mala, Nr. 28A, ora 14:00)
 
- Programi i Kombeve të Bashkuara, përmes projektit Anti-Korrupsion e në bashkëpunim me IPKO Foundation, do të zhvillojë fazën finale të ngjarjes “Game Over, Corruption”. (XPortalEsports, Rr. Iliaz Agushi Nr.4, ora 18:00)



Ngjarjet e fushatës zgjedhore


- Kandidati i LDK-se për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi viziton Tregun e Madh, në Zonën Industriale, ku do të takojë pronarë të bizneseve. (Tregun në Zonën Industriale, ora 10:00)

- Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, mban konferencë, rreth trafikut urban. (Stacioni i autobusëve lokal te monumenti “New Born”, ora 11:00)

- Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, viziton shoqatën “Handikos”. (Lokalet e “Handikos”, Fshati Amerikan, ora 15:00)

- Kandidatin e PDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Adem Zogiani, do të takohet me qytetarë në rrugën “Dardania”. (Fushë-Kosovë, ora 15:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës hap fushaten elektorale në Skënderaj. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, ora 16:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Adem Zogiani, do ta vizitojnë kompaninë ndërtimore “Map”. (Fushë-Kosovë, ora  16:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tubim elektoral në Besianë ku folës në këtë tubim do të jenë Kryetari Visar Ymeri, deputeti Albin Kurti, deputetja Albulena Haxhiu dhe kandidati për kryetar të komunës së Besianës, Ajet Potera. (Pallati i Kulturës, ora 17:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës hap fushaten elektorale në Drenas. (Palestra e Sporteve në Drenas, ora 17:00 - anulohet)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, promovon Kandidatin për Kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj dhe kandidatët e Listës së PDK-së për komunën e Prishtinës. (Salla e Kuqe e Pallatit te Rinisë, ora 18:00)

- AKR hap fushatën në komunën e Ferizajt, ku do të bëhet prezantimi i kandidatit për kryetar të Komunës, Amir Rexhepi. Marrin pjesë dhe zyrtarë të lartë të AKR-së. (Teatri “Adriana Abdullahu”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2017

- Shoqata e pemëve “Pema” nga Kovraga me përkrahjen e programit AGRO të USAID-it organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Prodhimtaria e mollës në Kosovë - gjendja aktuale, perspektiva dhe sfidat”. (Fshati Kovragë i Istogut, vendi ku është organizuar zakonisht “Dita e Mollës”, ora 10:30)

- Ministria e Drejtësisë organizon konferencë për media, në të cilën do të marrin pjesë, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi. (Ndërtesa e Ministrisë e Drejtësisë, ora 11:30)

- Ambasadori I ShBA-ve Greg Delawie do të flas në ceremonin e lansimit të Trekandit, kompania e parë e financuar dhe mbështetur  nga Gjirafa Lab. (Sheshi 21, ora 17:15)

- Muzeu i Kosovës, në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane me moton Ditët e Hapura hap ekspozitën me fotografi nga autori nga Turqia, Erhan Bayladi. (Muzeu i Kosovës, ora 19:00)

- Shfaqjet performanca teatrale “Copë Copë”. (Teatri i Qytetit “Adriana Abdullahu” në komunën e Ferizajit, ora 20:00)

 

Ngjarjet e fushatës zgjedhore


- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, takohet me përfaqësueset e shoqatave te grave, i pranishëm do të jetë kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, mban konferencën për medie për të diskutuar problemet dhe brengat e qytetarëve të Prishtinës. (Sheshi Skënderbeu, pranë ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Lirak Çelajt promovon Platformën zgjedhore. (Hotel "Sirius, ora 13:00)

- Dega e NISMA për Kosovën në Klinë do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Shtëpia e kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mban sot konferencë për media lidhur me projektet që do të realizohen gjatë mandatit të dytë. (Zyra e Lëvizjes Vetëvendosje! në lagjen Arbëria, ora 14:00)
 
- Dega e NISMA për Kosovën në Istog do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. (Restaurant Freskia në Istog, ora 15:00)

- Kandidatit për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Lirak Çelaj bashkëbisedon dhe takohet me qytetarët "dorë më dorë". (Xhamia e Llapit, ora 15:00)

- Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni, do të takohen me qytetarë në qendër të Podujevës. (Podujevë, ora 15:00)

- Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryetar për Podujevës, Hajredin Hyseni, do ta vizitojnë Fabrikën e Tekstilit “SSprint” në fshatin Letanc. (Letanc, ora 16:30)

- Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin zgjedhor në qytetin e Vitisë, marrin pjesë kryetari Visar Ymeri, deputeti Albin Kurti, deputetja Shqipe Pantina dhe kandidati për kryetar të Vitisë, Salih Salihu. (Restaurant Lindi në Viti, ora 17:00)

- Dega e NISMA për Kosovën në Pejë do të bëj hapjen e fushatës zgjedhore. (Restaurant Universi në Pejë, ora 17:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim zgjedhor në Pejë, merr pjesë edhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj. (Hotel Dukagjini, ora 18:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban takim me fermerë të Pejës, merr pjesë Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Restoran Koha 3, ora 19:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës të Prizrenit Dr. Hatim Baxhaku shpalos programin qeverisës dhe prezanton kandidatët për Asamble Komunale. (Kompleksi Lidhja e Prizrenit, ora 19:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Mitrovicë. (Hotel Palace, ora 19:00)  

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2017

- Bashkatdhetarja nga Zvicra, Jetmira Rexhepi, dorëzon mjetetet e mbledhura për fëmijët në nevojë, dedikuar qendres “Pema”, në kuadër të aksionin “Me vetëm 10 franga mund ta shpëtojmë botën”. (Komuna e Gjilanit, Zyra e Kryetarit Haziri, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 138 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj sot do të vizitojë Policinë e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme të Policisë, ora 10:00)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, pret në takim ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Ruairí O’Connell. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kati III, ora 11:30)

- Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Personave të Shurdhër do të organizoj konferencë e cila mbahet me rastin e shënimit të Ditës dhe Javës Ndërkombëtare për Personat e  Shurdhër  në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 13:30)
 
- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të mbajë konferencë për media. (Zyra e Lëvizjes Vetëvendosje! në lagjen Arbëria, ora 14:00)



 Ngjarjet e fushatës zgjedhore

 


- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidaten për Kryetare të Pejës, Sabiha Shala, do të kenë një mëngjes pune me ndërmarrës, mjekë dhe profesionistë të tjerë të Pejës. (Lokali DonCafe, përballë hotelit “Dukagjini”, ora 10:00)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, viziton lagjen “Kurrizi”. (Para Shkollës Fillore “Xhemajl Mustafa”, ora 12:15)

- Kandidati i Lidhjes Demokratike te Kosovës për kryetar komune në Kaçanik, Shkëlqim Jakupi shpalos programin qeverisës dhe prezanton kandidatët për Asamble Komunale. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, në Kaçanik, ora 17:00)

- NISMA për Kosovën do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në Lipjan. (Shtëpia e kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tubimin zgjedhor të radhës, në qytetin e Gjakovës kutë pranishëm do të jenë Kryetari Visar Ymeri, deputetët Albin Kurti e Arbërie Nagavci, si dhe kandidati për kryetar të kësaj komune, Driton Çaushi. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi", ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim zgjedhor në Gjakovë. (Hotel Pashtrik, ora 17:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubimin zgjedhor në Komogllavë të Ferizajit. (Shkolla Fillore “Besim Rexhepi”, në ora 18:30)

 - NISMA për Kosovën në Lipjan do të bëj hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në Drenas. (Hotel Nobel” në Drenas, ora 19:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetare të rajonit të Dushkajes. (Restoran Pishat-Rakovinë, ora 19:00)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidaten për Kryetare të Pejës, Sabiha Shala, do të vizitojnë biznese të vogla dhe do të takohen me qytetarë  të Pejës. (Pejë, ora 11:00)
 

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2017

- Vazhdon dita e dytë e konferenca ndërkombëtare “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve”. (Hoteli Nartel, ora 9:00)  

- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, shpalos Programin për sportin në komunën e Prishtinës për katër vitet e ardhshme. (Fusha e sportit “Princ”, prapa Komandës së KFOR-it në Lagjen “Arbëria”, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! do të mbaj tubim zgjedhor në Lipjan. (Shtëpinë e Kulturës, ora 12:00)

- NISMA për Kosovën mban konventë elektorale, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në të cilën do të bëhet edhe prezantimi i të gjithë kandidatëve për kryetar të komunave nga NISMA për Kosovën. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do ta bëjë prezantimin e programit qeverisës për mandatin e radhës katërvjeçar: “Prishtina, qytet në çdo lagje”. (Sheshin 21, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! do të mbaj tubim zgjedhor në Shtime. (Qyteti i Shtimes, ora 15:00)

- Partia Demokratike e Unitetit mban konferencë lidhur me gjendejn aktuale në vend, zgjedhjet lokale si dhe prezantimin e Kryetarit të Forumit Rinor të PDU-së. (Hotel Grand, ora 16:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje! do të mbaj tubim zgjedhor në Ferizaj. (Shtëpia e Kulturës, ora 17:00)

- Kandidati për kryetar te komunes se Vushtrrise Xhafer Tahiri shpalos programin qeverisës dhe bënë prezantimin e kandidatëve për Asamble Komunale. (Sheshi “Adem Jashari”, në Vushtrri, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2017

- Universiteti “Kadri Zeka” bashkorganizator i manifestimit tradicional kulturor, letrar e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”. (Stubëll të Epërme të Vitisë, ora 9:00)

- Fakulteti i Komunikim Masiv i Kolegji AAB në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit - FHF - Universiteti i Tiranës, Università per Stranieri di Perugia, Itali, Departamentin e Letërsisë dhe Gazetarisë - Universiteti i Elbasanit, Departamentin e Komunikimit - Universiteti Bedër-Tiranë, School of Journalism and Public Relations, Shkup dhe Institute of Communication Studies - Shkup, organizojnë Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Historia e medias dhe transformimet mediatike”. (Teatrin AAB “Faruk Begolli” të Kolegjit AAB, ora 10:30)

- Nën përkujdesje të kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar luftëtarëve të lirisë, Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj. (Amfiteatri i qytetit ‘Istref Begolli’ në Pejë, ora 11:00)

- Komuna e Pjese do të bëj zbulimi i lapidarit të luftëtarëve të lirisë, Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj. (Para objektit të policisë së Kosovës në Pejë, ora 12:00)

- Në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar te Shkencave Shëndetësore mbahet Workshopi me ekspert vendor dhe të huaj i organizuar nga nga Kolegji Heimerer dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)
 
- Pas identifikimit të trupit të pa jetë të Dëshmorit të Kombit Kapllan Ahmeti, SHFD e UÇK - së në Bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Skenderajit, organizojn ceremonin e rivarrimit të dëshmorit të kombit Kapllan Ahmeti. (Varrezat e dëshmorëve në fshatin Radishevë, Skenderaj, ora 15:00)

- Federata e Paqes Universale organizon konferencën ndërkombëtare me temë “Kultura dhe Paqja në Ballkan- Roli i Parlamentarëve“. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 15:00)




Ngjarjet e fushatës zgjedhore

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban Konferencë për Medie. (Zyrat e LDK-së te Shadërvani në Prizren, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar komune në Mitrovicë, Safet Kamberi do ta shpalosë programin qeverisës për qytetarët dhe prezantimin e kandidatëve për Asamble Komunale. (Sheshi afër zyrave të LDK-së në Mitrovicë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mban konferencë për media ku do të flet për një nga projektet e radhës për Prishtinën. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje! në lagjen Arbëria, ora 14:00)

- Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës mban manifestimin qendror të hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit 2017.  (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 14:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të jetë prezentë në Ferizaj ku do të merr pjesë në tubimin fushatës për zgjedhjet lokale 2017. (Selia e degës së PDK-së në Ferizaj, ora 15:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë në fshatin Rakaj të Ferizajt. (Fshati Rakaj, ora 16:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës shpalosë Platformën për Zhvillim Ekonomik Lokal. (Hotel International në Prishtinë, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin zgjedhor të radhës, në qytetin e Gjilanit. (Teatri i Qytetit, ora 17:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë në fshatin Komogllavë të Ferizajt. (Fshati Komogllavë, ora 17:00)

- Gruaja Demokratike në Gjakovë organizon manifestimin solemnë me rastin e prezantimit të kandidateve femra të cilat garojnë në listen për Asamble Komunale në Gjakove nga Partia Demokratike e Kosovës. (Hotel Pashtriku në Gjakovë, ora 17:00) 

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë me qytetarë të Ferizajt. (Restaurant “Fitorja”, ora 19:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)