- Mbahet seanca e fundit me gjyqtar të EULEX-it te Kolegjit te Specializuar II, te Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme. (Objekti D-Pallati i Drejtësisë, sallën e gjykimit D23, ora 9:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutohet lidhur me testin e Maturës Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ndihmës asistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, John Manza. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për PVF-të e Kompanisë Regjionale të Ujitjes Drini i Bardhë Pejë, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
- Për nder te “Ditës se Lirisë” Komuna e Gjilanit, organizon homazhe varrezave të dëshmorëve dhe lapidarëve. (Gjilan, ora 10:00)
- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media shqyrton raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me GIZ-CDBE organizon tryezën debatuese me temë “Fillimi i implementimit të Pilot Projektit: Klasa e I-V, qasja me mësimdhënës lëndor” në dy shkollat fillore “Selami Hallaqi” dhe “Thimi Mitko” në Gjilan. (Universiteti “Kadri Zeka”, Salla A34, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës memoriale të ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 11:00)
- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për Efiçiencë të energjisë dhe raportit e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)
- Përurohet lapidari për ushtarët e NATO-s të rënë në Kosovë, pas hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë më 12 qershor 1999. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 11:00)
- Mbahet seanca Solemne e Kuvendit Komunal të Gjilanit si dhe ceremonia e dhënies së çmimit “Qytetar Nderi” për Afrim Kqiku, Hafiz Gagica, Hasan Mala. (Salla e Kuvendit komunal te Gjilanit, ora 11:00)
- Pas vizitës për herë të parë në Kosovë, të ish-pjesëtarit të familjes mafioze italiane në Amerikë, “Gambino”, John Alite, me prejardhje Shqiptare, do të mbajë një konferencë për medie në Prishtine. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:30)
- Për nder te “Ditës se Lirisë” Komuna e Gjilanit, organizon hapjen e Konsullatës së Shqipërisë. (Gjilan, ora 12:00)
- Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli do të raportojë para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 13:00)
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin, Nënkryetarja, Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca. (Zyrët qendore të Vetëvendosjes, ora 13:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)
- Hapet ekspozita kolektive e piktorëve Gjilanas. (Foaje e Teatrit të Qyteti, ora 18:00)