- Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës organizon konferencen e 8-të 'FSK dhe Partnerët'. (Ndërtesa e MFSK-së, ora 9:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës "FSK dhe Partnerët'. (Salla e mbledhjeve në MFSK, ora 9:00)
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi Sot merr pjesë në Konferencën Kombëtare “Të Drejtat Pronësore Intelektuale” me rastin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale. (Hotel Emerald, salla Chopen, ora: 9:00)
- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton media se të enjten do të mbahet konferenca “Të Drejtat Pronësore Intelektuale”. (Hotel Emerald, ora 9:30)
- Mbahet seanca e pestë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)
- Lëvizja FOL organizon tryezën "Monitorimi i planifikimit të prokurimit publik" ku do të diskutohet për realizimin e planifikimit të prokurimit publik nga institucionet e monitoruara nga FOL. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Mbahet Simpoziumin Shkencor, Politik, Diplomatik 'Lëvizja Pellazgo Ilire Shqiptare, iniciatore për kërkesa politike për Ribërjen e Shqipërisë Etnike'. (Instituti Albanologjik, ora 10:00)
- Ministria e Administratës Publike mban takimin e radhës së Grupit të Vecantë për Reformën e Administratës Publike. (Salla e takimeve, ish ndërtesa e Rilindjes, kati 18, ora 10:30)
- Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave organizon diskutimin e hapur “Ballkani, BE-ja dhe SHBA-të: A mund të sinkronizohen përsëri?,” me mysafirin e dalluar, Daniel Serwer, Ph.D., Drejtor Akademik i Menaxhimit të Konflikteve të Shkollës së John Hopkinsit për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në Washington, dhe ish-diplomat i SHBA-ve. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)
- Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe Ambasadori ameriakn Greek Delawie marrin pjese në konferencën arsimit te larte te Asociacionit te Alumnive Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:30)
- Banorët e fshatit Hade organizojnë protestë për t’i shprehur pakënaqësitë ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes dhe anashkalimin e fshatit Hade, po ashtu edhe drejtimin e minierës . (Para ndërtesës të Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)
- Save the Children në Kosovë organizon aktivitetet shkollore për nder të shtimit të Ditës Kombëtare të Diversitetit si ditë Kombëtare në kalendarin e shkollave, vendim ky i marrë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë. (Shkolla “Asim Vokshi” dhe shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë, ora 11:00)
- LDK mban konferencë për medie, në të cilën Arban Abrashi flet për kryeqytetin. (Selia Qendrore e LDK-së, te Qafa, ora: 11:00).
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk ku pas takimit do të kenë një adresim për media. (Kabineti i Presidentit, ora 12:00 - vetëm pamje)
- Oda e Mjekëve të Kosovës organizon bartjen formale të kompetencave publike nga Ministria e Shëndetësisë tek OMK-ja. (Qendra e Zhvillimit të Mjekësisë Familjar afër Institutit të Patologjisë, ora 13:00)
- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)
- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike takohet me Per Strand Sjaastad, Ambasador i Norvegjisë, për të diskutuar lidhur me vizitën e Komisionit në Norvegji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 14:30)
- Mbahet ceremonia e Çmimeve të USAID TLP Citizens Corps "Vullnetari i Vitit 2018" të cilët demonstruan përkushtim në zgjerimin e kulturës vullnetare dhe sjelljen e ndryshimeve pozitive në të gjithë sektorët e shoqërisë. (Sheshi 21, ora 19:00)
- Teatri i Qytetit të Prishtinës "Dodona" organizon shfaqjen jubilare "Aktori në kuti" me rastin e dhjet vjetorit të premierës. (Teatri "Dodona" ora 19:30)