Ngjarjet e datës 28 Mars 2018
- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryeshefin e Agjencionit për Produkte dhe Paisje Medicinale si dhe shqyrton raportin e performancës për Efikasitetin dhe Efektivitetin në Implementimin e Sistemit Informativ unik të Integruar Shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave dhe Qendra për Kurajo Politike organizojn tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezentohet Punimi për Diskutim “Studimet e Doktoratës në Fakultetin e Edukimit dhe ate Filzofik të Universitetit të Prishtinës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Agjencia Kundër Korrupsion organizon konferencën për shtyp në të cilën do të bëhet prezantimi i raportit për vitin 2017 i Agjencisë nga Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli. (Ndërtesa e Agjencisë kundërKorrupsion, ora 10:30)
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Muzeu i Kosovës, ora 10:30)
- Ministri i Financave, Bedri Hamza raporton para Komisioni për Buxhet dhe Financa lidhur me Shpenzimet e Paparashikuara për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)
- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raportojn para Komisionit për Integrime Evropian lidhur me procesin e liberalizimit të vizave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)
- BIRN dhe Internews Kosova do ta publikojnë raportin me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave. (Objektit A i Pallatit të Drejtësisë, ora 11:00)
- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi , Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, etj marrin pjesë në publikimin e raportit me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave. (Objektit A i Pallatit të Drejtësisë, ora 11:00)
- Komuna e Prishtinës nis punimet për rregullimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën “Fehmi Agani”. (Tek kafet e vogla, ora 11:00)
- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj organizon takimin e parë të Task-forcës ndërministrore lidhur me trajtimin e problemeve të ndotjes së ajrit. (MMPH në ndërtesen e re e Qeverisë, kati 17, ora 11:00)
- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Miniera dhe Minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)
- Instituti Demokratik i Kosovës dhe Komisioni për Legjislacion i Kuvendi të Kosovës, organizojn dëgjimin publik lidhur me Projektligjin për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. (Hotel Sirius, ora 11:00)
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. (Hotel Sirus, ora 11:00)
- Studentë dhe studente, qytetarë e qytetare, të shqetësuar nga deklaratat skandaloze të Prorektores së Universitetit të Prishtinës, Teuta Pustina - Krasniqi, të cilat arsyetojnë ngacmimin seksual do të organizojnë një aksion simbolik për t'a kundërshtuar dukurinë e ngacmimeve seksuale në UP. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 12:00)
- Komuna e Prishtinës organizon dhurimin e gjakut në shenj nderimi për banorët e Tauk Bahcces që 18 vjet më parë ishin dëbuar nga forcat serbe, e shumë prej tyre edhe ishin vrarë, si dhe 74 veprimtarëve që ishin vrarë në atë park në vitin 1944. (Parku i Tauk Bahcces, ora 12:00)
- Mbahet mbledhje e Komisionit për Buxhet dhe Financa ku do te behët shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)
- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku do te behët shqyrtimi i raportit të auditimit për raportin financiar vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe shqyrtimi i raportit të auditimit për raportin financiar vjetor të Fondeve të Mirëbesimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)