Ngjarjet e datës 4 shtator 2018
- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me shqyrtimin e Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.​ (Kuvendi i Kosovës, ora 9:00)- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi takon kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z.Berat Rukiqi. (Ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)
- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do të prezantojë analizën e konkursit për zgjedhjen e personelit akademik mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës për vitin 2018. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:00)
- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
- Mbahet një tubim I qetë publik për të kërkuar nga institucionet shtetërore t’i përfillin obligimet pozitive të shtetit të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ta zbatojnë praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut siç kërkohet nga neni 53 i Kushtetutës së Kosovës. (Para Gjykatës Kushtetuse, ora 11:30)
- Federata Kinologjike e Kosoves organizon eventin Kinologjik apo DogShow Cacib Gjilani 2018. (Resort Gersheta, Stanishor, Gjilan, ora 15:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegatin apostolik për Kosovën, ShT Mosinjor Juliusz Janusz. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)