22 Nëntor 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Dhjetor 2017

- Shoqata e Kompanivë të Produkteve Pyjore Jo-Drurose dhe Bimëve Aromatike Mjekësore ORGANIKA organizon ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave organike për 18 biznese të Kosovës që merren me grumbullimin, kultivimin dhe përpunimin e PPJD dhe BAM. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe NED do të organizojë një tryezë për të diskutuar performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit. (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Ministria e Administratës Publike organizon ditën e dytë të konferencës temë “Mbështetje për Procesin e Reformës së Administratës Publike" projekt ky i mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet Panairi dimëror në Mitrovicën e Veriut ku afro 40 biznese vendore, nga shtatë komuna në rajonin e veriut, do të jenë në gjendje ta prezantojnë mallin e tyre nga industria ushqimore e deri tek zejet dhe punimet artizanale për tri ditë radhazi në Mitrovicën e Veriut. (Sheshi “Mbreti Pjetër”, Mitrovica e Veriut, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit bën inaugurimin e Arhives moderne për ruajtjen e dokumentacionit që prodhohet dhe është në kompetencë të institucionit të Komunës së Gjilanit. (Kati i tretë i Administratës së Përgjithshme, ish salla e vjeter e Kuvendit te Komunës, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C 301, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Objekti i Ministrisë së FSK-së, ora 11:30)

- Teatri Dodona mban konferencen për media lidhur premierën e shfaqjes për fëmijë "Përgjithmonë Ujku". (Teatri Dodona, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën do të flasin deputetët, Albulena Haxhiu dhe Sami Kurteshi. (Selia e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë konferencën e fundvitit për media. (Ndërtesa e MAShT, ora 13:00)

- Presidenti Thaçi do ta mbajë konferencën e fundvitit me gazetarë, ku do u përgjigjet pyetjeve të tyre. (Kabineti i Presidentit, ora 16:00)

- Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizon ngjarjen vjetore, ku do të ndahet “Çmimi për Demokraci Lokale 2017″ në të cilen do të bëhet lansimi i projektit trevjeçar “Mbështetje për Komuna të Qëndrueshme dhe të Forta”. (Sheshi 21, ora 16:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ngjarjen vjetore të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, me ç’rast ndahet çmimi për “Demokraci Lokale 2017”. (Sheshi 21, ora 16:00)

- Ministria e Integrimeve Evropiane organizon takimin përmbyllës të fundvitit me media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 17:00)

- Gjatë Forumit të 5-të me Hisedarët, fabrika e çimentos Sharrcem feston 5-Vjetorin e Raportimit të Përgjegjësisë Sociale dhe Qëndrueshmërisë. (Hotel Emeral, ora 17:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare në të cilën do te shqyrtohet kërkesa e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 17:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ju fton të merrni pjesë në organizimin e konferencës vjetore për vitin 2017,  me ç’rast do të prezantohen të arriturat nga fusha e vetëqeverisjes lokale si dhe aktivitetet dhe projektet e planifikuara  për vitin 2018. (Hotel Sirius, ora 18:30)

- Shfaqet premiera e filmit dokumentar 'Vegza' të realizuar nga OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes. (Lokalet e Restorantit 'Vila Koha' prapa kishës ortodokse në Prizren, ora 19:00)


Ngjarjet e datës 20 Dhjetor 2017

 - Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Korporatën Energjetike të Kosovës. (Kosova A - hyrja zona 1 në Obiliq, ora 7:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Komitetit drejtues të projektit “Kosova e Re”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30 - vetëm pamje)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane ku do të behët Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN N204, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ku do të behët Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 302, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, me raport amandamente të Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 9:30)

- Forumi për Transparencë Parlamentare i Kuvendit të Republikës së Kosovës organizon Konferencën vjetore “Integrimi dhe liberalizimi i vizave”. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 9:30 
 
- Mbahet mbledhja e parë inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës.  (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm mban konferencën për media në të cilën do të prezantohet analiza dhe komentet e KOSID në lidhje me Draft Strategjinë e Energjisë 2017-2026.  (Zyrat e KOSID afër Taverna Tirona, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Ferizajt në të cilën do të betohet kryetari i zgjedhur i komunës, Agim Aliu, dhe anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal. (Salla e Kuvendit Komunal të Ferizajt, ora 10:00)

- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike bëhet prezantimi i raportit hulumtues me temën “Ndikimi i ambientit të burgut për të burgosurit meshkuj në burgun e Dubravës dhe të burgosurave femra në burgun e Lipjanit”. (Objekti i Akademisë në Vushtrri, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjeve Komerciale për  TC “Kosova e Re”, në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Contour Global. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe “Contour Global” për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës organizon konferencë për shtyp lidhur me shtrejtimin e rrymës. (Objekti i BSPK-së, ora 11:00)

- Më rastin e përmbylljes së vitit 2017, Banka Qëndrore e Republikës se Kosovës organizon konferencën vjetore me media, me këtë rast para mediave Guvernatori, Fehmi Mehmeti do të shpalos treguesit dhe zhvillimet që kanë karakterizuar së Kosovës gjatë vitit 2017. (Ndertesa e BQK-se, ora 11:30)

- Një grup qytetarësh organizojnë protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. (Para zyrave të kompanisë KEDS, ora 12:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, udhëheqës i Komitetit Drejtues të Projektit për ndërtimin e TC “Kosova e Re” dhe Joseph Brandt, shef Ekzekutiv i kompanisë amerikane “Countur Global” mbajnë konferencë për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjeve komerciale për  TC “Kosova e Re”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla e Konferencave, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj i dorëzon raportin 100 ditor të punës së Qeverisë, presidentit Hashim Thaçi. (Zyra e Presidentit, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj viziton Fabrikën ‘S-Sprint’. (Fshati Letancë, Podujevë, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj i dorëzon raportin 100 ditor të punës së Qeverisë, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët për media. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja  e  Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike lidhur me përcaktimin e datës për shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raporteve të auditimit për raportet financiare dhe atyre të deklarimit financiar të subjekteve politike për vitet 2013,2014,2015 dhe 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 14:00)

-  Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndertesa e Kuvendit,  salla  C-301, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së do t'ia dorëzojnë Kuvendit të Kosovës Peticionin kundër Gjykatës Speciale. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:15)

- Kryeministri Ramush Haradinaj organizon pritje për fundvit për udhëheqësit institucional në Republikën e Kosovës, si dhe për përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00 - vetëm pamje)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në pritjen e fundvitit të kryeministrit Haradinaj. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 16:00)

-  Kuratorja gjermane An Paenhuysen do te ofroje vizitë të udhëhequr të ekspozitës së Rosemarie Trockel , në ditën e parë të ekspozitës ku ajo do të bëjë interpretimin e veprave të artistes Trockel. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)

- Nisma për Kosovën me rastin e festave të fundvitit organizon koktej rasti. (Restorant "Orhide" në lagjen Pejton, ora 18:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon organizon ekspozitën “Kujtesa në lëvizje". (Klubin e Boksit tek rruga Mark Isaku, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 19 Dhjetor 2017

- Ambasadori amerikan Greek Delawi dhe Presidetni, Hashim Thaci nënshkruajn amandamentimin e Marrëveshjes mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore. (Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës se bashku me deputetë të Kuvendit të Kosovës organizon vizitën në pikën kufitare në Merdare. (Pika kufitare në Merdare, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetari në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim bën lansimin e punimit “Ndryshimi i paradigmës. Barazi përmes lejes prindërore”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve për gazetari në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Tryezën e Diskutimit me temë “Në kërkim të një konsesusi: Cili duhet të jetë Formati i Ri i Dialogut?”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Muzeu i Kosovës për festat e fundvitit organizon market me produkte nga artistë bashkëpuntorë të Muzeut, si dhe produkte nga programi edukativ “Muzeu Kreativ”!. (Muzeu i Kosovës, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës  organizon debatin publik “E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi këndvështrimi i qytetarëve të Podujevës”, me banorët e rajonit të Podujevës dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. (Hotel Besiana, në Podujevë, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën “Përmirësimi i Llogaridhënies Institucionale për Zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore“, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore. (Hoteli Sirius, ora 11:00)

- Zyra e BE-së në bashkëpunim me Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (NjSSh-në) do ta organizojë një ngjarje lansuese të "Aktiviteteve të trajnimit të specializuar kundër terrorizimit". (Sala Pastrengo, baza e NjSSh-së në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Përmirësimi i Llogaridhënies Institucionale për zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore në Vendimmarrje”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Qytetarët e Pavarur që po e organizojnë protestën kundër rritjes së çmimit për energjinë elektrike do të mbajnë një aksion simbolik para zyrave të ZRRE-së. (Para zyrave të ZRRE-së, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët miratimi i Raportit me amendamente të Komisionit për Buxhet dhe Financa për Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën e jashtezakonshme për media lidhur me paralajmrimin e Ministrit te Financave, Bedri Hamza per ndryshimin e sistemit tatimor te TVSH-se ne Kosove. (Zyret e AKB-se, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim përfaqësuesit politik shqiptar të Kosovës Lindore. (Zyrët e Kryetarit Haziri, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës;. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 15:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi  i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 15:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare ne te cilen do te diskutohet adresimi i Presidentit, Hashim Thaçi, deputetëve të Kuvendit si dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2018. (Ndertesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 16:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organiozn hapjen e ekspozitës personale të Rosemarie Trockel. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)
 
 
 

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2017

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Qeverisë së Kosovës për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, si dhe shqyrtimi i Raportit vjetor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministria e Integrimeve organizon takimin e shtatë me rradhë të “Këshillit Kombëtar për Investime”, i cili do të bashkëkryesohet nga ministrja e znj. Dhurata Hoxha dhe ministri i Financave Bedri Hamza. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të diskutohet lidhur me raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës me të ftuar Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe Avokati i Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës në Prishtinë mban konferencë për media, për të prezantuar punën 1-vjeçare të saj. (Pallati i Drejtësisë, Objekti A, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, për ministrin e linjes me te ftuar Ministrin e Ministris për Komunitete dhe Kthim, zot. Dalibor Jevtiq. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Sue Barrett nënshkrujn marrëveshjen për hua për ndërtimin e Autostradës Kijevë - Zahaq në vlerën prej 71 milionë euro. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati i 11, ora 14:00)

- Ne kuader te “Forumi Ekonomik I Grave”, Instituti Riinvest organizon publikimin e “Agjendes Nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave". (Hotel Garden, ora 14:00)

- Me rastin e 1 vjetorit të themelimit, Oda e Afarizmit të Kosovës mban Kuvendin e Rregullt të Anëtarëve. (Hotel Amazona, ora 15:00)

- Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga rivotimi për kryetar të komunës së Istogut. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)

- Në kuadër të e ekspozitës së artistes së famshme Gjermane Rosemarie Trockel mbahet punëtoria me historianen e artit An Paenhuysen “ Gratë në art në Gjermani”. (Galeria Kombëtare e Kosovës,  ora 16:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës  mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së të Qafa, ora 17:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës shënon fillimin e suksesshëm të kampanjës 'Made in Kosova’, e cila bartë mesazhin pozitiv për sektorin e prodhimit në Kosovë dhe synon ngritjen e vetëdijes qytetare për rolin pozitiv që konsumi i prodhimeve vendore luan në zhvillimin ekonomik të vendit. (Hotel Emerald, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 17 Dhjetor 2017

- Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media në të cilen do të njoftoj lidhur me hapjen e qendrave të votimit në zgjedhjet për kyrtar të komunës së Istogut. (Salla e mbledhjeve të KQZ-së, ora 8:00)

- Në mesin e 2000 nxënësve do të përzgjidhen 250 finalistë ku do të garojnë në fazen finale të Garës Eureka. (Ambienti i Gjimnazit Hasan Nahi në Prishtinë, ora 11:00)

- Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media në të cilen do të njoftoj lidhur pjesëmarrjen në votime deri në ora 11:00. (Salla e mbledhjeve të KQZ-së, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhjen e XXXI-të të Këshillit të Përgjithshëm. (Lokalet e American School of Kosova, ora 11:30)

- Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media në të cilen do të njoftoj lidhur pjesëmarrjen në votime deri në ora 15:00. (Salla e mbledhjeve të KQZ-së, ora 15:30)

- Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media në të cilen do të njoftoj lidhur pjesëmarrjen në votime deri në ora 19:00. (Salla e mbledhjeve të KQZ-së, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 16 Dhjetor 2017

- Mbahet kuvendi i jashtzakonshëm zgjedhor për të zgjedhur kryesuesin/en e bordit të Asociacionit te Gazetarëve të Kosovës. (Salla e Kuqe e Fakulteti Filologjik, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Gjimnazi Hasan Nahi në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë Atmosfera organizon edicionin e pestë me radhë Gara e Intelegjencës "EUREKA 5". (Në të gjithë Kosovën në shkollat e përcaktuara nga Komunat, ora 11:00)

- Organizata “Let’s Do It Kosova” bashkëpunim me Komunën e Gjakovës dhe Kompaninë Rajonale të Pastrimit “Çabrati”do të organizojë aksion pastrimi në Lagjen Berkoc të Gjakovës. (Afër Varrezave të Qytetit, Gjakovë, ora 11:00)

- Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës mban takimin letrar “Esad Mekuli”. Në kuadër të takimit organizohen sesioni letrar, i cili i kushtohet albanologut Robert Elsie. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)

 

Ngjarjet e datës 15 Dhjetor 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, do të takojë Janez Kopac, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me seli ne Vjenë ku do te bisedoj lidhur me gjendjen aktuale të përputhshmërisë me Traktatin e Komunitetit të Energjisë, nga ana e Kosovës. (Ndërtesae Kuvendit, salla N-303, ora 9:00)

- Ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth zbatimit të Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së dhe Marrëveshjeve të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë;. (Ndërtesae Kuvendit, salla N 302, ora  10:00)

- Caritas Kosova do të dhurojë 25 shtretër me dyshekë dhe komodina, donacion për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Objekti i Klinikës së Kirurgjisë, ora 11:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të fillojnë me nënshkrimin e Peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës. (Sheshi Skenderbeu, ora 11:00)

- ARDA organizon ceremoninë e hapjes së Panarit Dimëror në Prishtinë. (Sheshi Skënderbeu, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndajres së certifikatave për 200 të rinj për pjesëmarrjen e tyre në trajnimin “Ndërmarrësi për të rinjtë e Kosovës”. (Ish Instituti i Historisë, tani ndërtesa e administratës së UP-së, afër Institutit Albanologjik të Kosovës, ora 11:30)

- Mbahet një konferencë për media lidhur me deklaratën e përbashkët të dhjetëra subjekteve joqeveritare për Projekt-ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës, i cili është duke u draftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe parashihet t'i dërgohet Kuvendit të Kosovës. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-se, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj takim me punonjësit e Administratës Tatimore të Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

- Rrjeti Ballkanik i Gazetarise Hulumtuese, BIRN Kosova, ne bashkepunim me Qendren e Avokimit per Kulture Demokratike, ACDC, do te organizoje nje koktej rasti per ceremonine e ndarjes se çmimeve per 3 storiet me te mira gazetareske, ne kuader te iniciatives se perkrahur nga Ambasada Holandeze ne Kosove. (Kafe-librari, Dit' e Nat', 18:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës shfaq premierën e mbyllur të filmit të shkurtër ‘Një Muaj’ nga Zgjim Terziqi. (Cineplexx, salla nr. 5., ora 18:00)

-  Hapet ekspozita "Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja" me fotografi të refugjatëve nga Kosova në Kukës gjatë luftës së vitit 1999, të autorit Fatos Lubonja. (Modelariumin e Arkitekturës mbrapa Ministrisë së Arsimit, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 14 Dhjetor 2017

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, organizon konferencën “Për bujqësi të qëndrueshme, pylltari dhe zhvillim rural në Kosovë”. (Hotel Amazona, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj  merr pjesë në konferencën “Bujqësi e qëndrueshme, pylltari dhe zhvillim rural”, organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. (Hotel Amazona, 9:00)

- Lëvizja FOL, Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar Ligjor dhe KDI organizojnë konferencë ku do të prezantohet Hulumtimi “Skenimi i Integritetit për Gjyqësorin dhe Prokurorinë”. (Hotel Sirius,  ora 9:30)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do të publikojë raportin Performanca dhe Ndikimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete 2015-2016. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Mbahet promovimi i librit "15 parimet e suksesit sipas Behgjet Pacollit". (Qendra mediale e Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Promovohen  dy vellimet e romanit "Secili çmendet simbas mënyres së vet", të autorit tëe njohur Stefan Çapaliku. (Biblioteka Kombëtare Universitare, ora 12:00)

- Kompania e telekomunikimit IPKO, do të mbajë konferencë për media, ku do të prezantojë arritjet e 10 vjeçarit të telefonisë mobile në Kosovë. (Restoran Rings,  ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetar të komunës së Kllokotit. (Selia e KQZ-së, ora 13:00)

- Mbahet Këshilli Ministror i 15-të i Komunitetit të Energjisë. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e mbledhjes kostitutive të Kuvendit të të Odës së Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e 15-të të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

- Universitetit Indiana dhe Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës lansojnë përkthimit në shqip të librit të Ranjit Kumar - Metodologjia e Hulumtimit. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:00)

- Shoqata e Familjëve të Deshmorëve të Luftës së UÇK-së organizon akademi përkujtimore në Nderim të Komandant të Brigadës 113 Mujë Krasniqi dhe 41 Dëshmorëve të Kombit të rënë në kufirin Shqiptaro - Shqiptar me 14 dhjetor 1998 dhe 180 Dëshmorëve të Kombit të kësaj Brigade. (Salla e kuqe Pallatit tëi Rinisë, ora 16:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë përkujtimore në 19-vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Mujë Krasniqi. (Salla e Kuqe-Pallati i Rinisë, ora 16:00)

- Pas përmbylljes së mbledhjes së Këshillit Ministror, do të mbahet konferencë për shtyp, në të cilën mediave do t’u drejtohen Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Dominique Ristori, Drejtor i Përgjithshëm për Energji në Komisionin Evropian. (Swis Diamond Hotel, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 13 Dhjetor 2017

- Shoqata e Pediatërve dhe Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosvës organizojnë simpoziumin për skrining prental të anomalive të lindura të zmrës. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në takimin e Ekipit Përgatitor për të Vërtetën dhe Pajtimin. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë takimin e përvitshëm me kryetarët e komunave të cilët janë edhe udhëheqësit e Këshillave Komunal për Siguri në Bashkësi. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Organizata “Amnesty International” prezanton raportin “Plagë që të djegin shpirtin: Dëmshpërblim për të mbijetuarit e përdhunimit gjatë luftës, por drejtësi s’ka akoma”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojn Panelin Diskutues me temë “Sfidat e Financimit të Subjekteve Politike: Ku qëndron Kosova?”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Trajtimin e ndërtimeve pa lej. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00 )

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bën publikimin e raportit “Paraja publike e shpenzuar në media”. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të diskutohet rreth sfidave kryesore legjislative dhe politikave lidhur me procesin e MSA-së, me Projektin e Binjakzimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Buxhet për vitin 2018 për ministritë e linjës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese-Preportr mbajnë konferencën për media ku do të prezantohet hulumtimi mbi patronazhin politik në Kosovë, përkatësisht punësimet e zyrtarëve në pozita të larta vendimmarrëse të cilët kanë lidhje me partitë politike. (Hotel Sirius, ora 11:30)

- Anëtarët e sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës dhe punëmarrësit tjerë të KEK-ut protestojnë me qëllim mbrojtjen e vendeve të punës për shkak tëmos realizimit te zhvendosjes se zones 52 ha. nga ana e Qeverise dhe menaxhmentit te KEK-ut dhe shpetimi i vendit nga kolapsi energjetik! (Para Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Qendrën për Paqe dhe Tolerancë  organizon diskutimin publik “Pritjet e serbëve të Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi”, pjesë e së cilit janë deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarë. (Media Center në Çagllavicë, ora 13:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të nënshkruan marrëveshje për promovimin e punësimit në sektorin privat në mes MTI-së dhe PPSE-së. (Ndërtesa e MTI-së, ora 13:00)

- Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova organizojn Orën e Kodimit ne te cilen do të kenë mundësi të kodojnë lojë, programim në telefon, apo edhe Robotikë ku e pranishme do te jete edhe ish-Presidentja e shtetit Znj. Atifete Jahjaga. (Rr. Ganimete Tërbeshi nr. 26A, Aktash, 50 metra larg nga ndërtesës së OSCE, ora 15:30)

- Komuna e Prishtnës organizon hapjen e Tregut të Fundvitit (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 17:00)

Ngjarjet e datës 12 Dhjetor 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev ku as takimit do të ketë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)
.
- Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari është i ftuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Komuna e Gjakovës, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të dorëzojnë fermerëve të kësaj komune bagëti dhe pajisje bujqësore. (Qendra Bujqësore në Gjakovë, rrugës për në fshatin Novosellë, ora 10:00)

- Projekti për  "Harmonizimin e Legjislacion të Kosovës me Legjislacionin e BE në Fushën e Kushteve të Punës" ne partneritet me Ministrinë e Punës dhe në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian, organizon konferencen nacionale mbi Qëndrueshmërinë dhe implementimin e Legjislacionit të Harmonizuar të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë nga Fusha e Kushteve të Punës,  si pjese e komponentit te promovimit te legjislacionit te ri. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon takimin e fundvitit me donatorë, takim në të cilin do të marrë pjesë edhe ministri Shyqiri Bytyqi. (Ambientet e MASHT, ora 10:00)

- Me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë ministri i Financave Bedri Hamza,  udhëheqësja e Misionit të FMN-së për Kosovë Stephanie Eble dhe u.d. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti mbajn konferencë per media. (Ndërtesa e  Qeverisë, Qendra për Media, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal nw tw cilwn Zyra e Rregullatorit për Energji - ZRRE informon komisionin rreth Vendimit të Gjykatës së Apelit për pezullimin e Vendimit të ZRRE-së dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet KEK, në nxjerrjen e linjitit, si pasojë e mos zhvendosjes së shtëpive në fshatin Shipitullë dhe Had. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e certifikimit të 93 përfituesve të projektit ''Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit'' përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH, i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë. (Zyret e IADK-së në fshatin Sfarqak i ulët i Komunës së Vushtrrisë, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të vizitojë Qendrën Korrektuese në Dubravë. (Qendra Korrektuese në Dubravë, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 11:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës se Ushtrisë Clirimtare të Kosovës mban konferencë për gazetarë lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, si çështje diskriminuese ndaj Kosovës. selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ora 12:00)

- Këshilli i Investitorëve Evropian organizon asamblenë e pestë të përgjithshme. (Hotel International Prishtina, ora 12:15)

- 24 nxënës finalistë nga e tërë Kosova do të garojnë në garën e dytë vjetore “Po-e-Zë”. Po-e-Zë  është garë kombëtare e recitimit të poezisë që organizohet nga vullnetarët e Korpusit të Paqës në Kosovë. (Amfiteatri i Biblioktekës Kombëtare, ora 13:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit nw tw cilwn do tw behwt shqyrtimi i propozimit të Fakultetit Juridik për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Prokurorial, shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Institucioneve që bien në fushëveprim të Komisionit për Legjislacion, shqyrtimi në parim i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, vizitojnë Kompaninë “Vitaminka  Corporation”. (Kompania Vitaminka  Corporation, Rruga Prishtinë-Lipjan, ora 13:30)

- Mbahet takimi i radhës i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundim të Ligjit. (Objekti i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ora 14:00 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon tyrezën “Sektori minerar në Kosovë – Sukses apo Dështim?!”. (Oda e Afarizmit të Kosovës, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla  C-301, ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. (Kabineti i Presidentit, ora 15:30)

 

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë në Banjë të Istogut, merr pjesë dhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së, z. Ramush Haradinaj. (Restaurant ''Cristal Palace'', rruga: Pejë-Gurrakoc, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 11 Dhjetor 2017

- Ministria e Integrimit Evropian organizon takimin e rregullt te Këshillit Ministror për Integrim Evropian - (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike dhe shqyrtimi i planit vjetor të punës së Zyrës Kombëtare të Auditimit, për sezonin e Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me rekomandime të Avokatit të Popullit lidhur me të drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Shefja e Zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova merr pjese ne debatin publik "Funksionimi i mekanizmit kundër korrupsionit: Sfida e kopsitjes së një lënde korrupsioni për prokurorin". (Salla e konferecnave Orion, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë takohet me Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302 , ora 11:00)

- Vonda Delawie do të flas në konferencën mbi ngacmimin seksual në vend të punës që mbahet në shënim të Ditës së të Drejtave të Njeriut. (Hoteli Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim presidentin e Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare, Sheikh Al Sabah. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese mban intervistën me gojë me kandidatët për një anëtar të kësaj gjykate. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C- 301, ora 11:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovës Christian Heldt nënshkruajn marrëveshje për Bashkëpunim Teknik për vitin 2017 në vlerë prej 12 milionë e 950 mijë euro. (Ndërtesa e  Qeverisë,  kati 11, ora 11:30)

- Presidenti i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare, Sheikh Al Sabah do të vizitojë Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Kompleksin Memorial në Prekaz, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Shkollën Ndërkombëtare “Maarif”. (Prizren, ora 12:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media mban Dëgjim Publik lidhur me amendamentimin e Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës - Prishtinën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 13:00)
 
- Forumi për Iniciativa Qytetare organizon simpoziumin “Ambasadorët e Rinj” në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës në Kaçanik, ora 14:00)

- Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë organizon takimin e parë i Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi. (Objekti i Qeverisë, salla P37, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, pret në takim Presidenti i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare, Sheikh Al Sabah. (Ndërtesa e ministrisë, ora 15:00)

- Presidenti i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare, Sheikh Al Sabah, do të vizitojë Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 15:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës hap fushatën zgjedhore për Kryetar të Komunës së  Istogut, merr pjesë dhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Restaurant “Butrinti” në Istog, ora 19:00) 

 
 

Ngjarjet e datës 10 Dhjetor 2017

- Avokati i Popullit së bashku me Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës kanë ndërmarrë iniciativë të përbashkët për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 9 Dhjetor 2017

- Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Java Kundër Korrupsionit 2017” organizon ngjarjen kreative përmbyllëse “Pema e korrupsionit”, e cila do të shënojë Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. (Përballë Teatrit Kombëtar, ora 10:00)

- Në mbylljen e Javës Antikorrupsion dhe TechCamp Kosova do të flasin ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ambasadorë tjerë të Quintit dhe përfaqësues ndërkombëtarë. (Para Tetrit Kombëtar, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të javës Kundër Korrupsionit 2017, do të mbajë konferencë  me temë “angazhimi  i institucioneve të Republikës së Kosovës  në luftimin e krimit të  organizuar dhe korrupsionit”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P37, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim menaxhmentin e Korporatës Energjetike të Kosovës ku me pas do të ketë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon perfomancë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. (Sheshi Skenderbeu, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në kuadër të Javës Kundër Korrupsion organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën fotografike ‘online’, #hanhankorrupsioni në kuadër të shënimit të 9 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit si dhe hapjen e ekspozitës me fotografitë më të mira në këtë garë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00) 

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut do të shënoj Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit me një aktivitet rrugor me qëllim që të ngris tek qytetarët edhe njëherë problematikën e nepotizmit dhe korrupsionit në vend. (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)

- Behët promovimi i librit 'Yugoslavia from a historical perspective - Jugoslavia u istorijskoj perspektivi' të botuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi në vitin 2017 në Beograd. (Hapësirën e Dit' e Nat' në Prishtinë, ora 13:30)

- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie do të marrë pjesë në mbylljen e TechCamp Kosova: Luftimi i Korrupsionit në Ballkan. (Sirius Hotel, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 8 Dhjetor 2017

- Zëvendës Shefja e Misionit të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Colleen Hyland, do të mbajë fjalim në hapjen e TechCamp Kosova: Luftimi i Korrupsionit në Ballkan. (Sirius Hotel, ora 8:55)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione do te diskutoje lidhur me Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, i ftuar Avokati i Popullit, Hilmi Jashari. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, 10:00)

-  Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tryezën e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Instituti Demokratik i Kosovës, në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit organizon konferencën për media ku do të prezantohen gjetjet nga analiza mbi financimin e subjekteve politike në Kosovë. (e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 10:00)

- Forum 2015 organizon diskutimin e radhës që synon të eksplorojë mënyrat se si shtetet anëtare të BE-së angazhohen me Kosovën. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Antikorrupsion 2017 do të mbahet tryezë e rrumbullakët për prokurimin publik në nivelin qendror dhe lokal. (Sirius Hotel, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Caritas Kosova. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilen do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Buxhet për vitin 2018 për ministritë e linjës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- USAID dhe Instituti Riinvest lansojnë zyrtarisht projektin “Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë - MCI”. (Hapësirat e Institutit Riinvest, ora 11:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri do të mbaj konference për media, në të cilën do të prezantohen të arriturat e ATK-së për periudhën Janar-Nëntor 2017. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të vizitojë Depon Qendrore për Mallrat e Konfiskuara. (Ish-kazerma e TMK-së në Llukar, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, mban ligjëratën në temën “Ndihma e Mbretërisë së Bashkuar në luftimin e korrupsionit në Kosovë”. (Kolegjin AAB, ora 11:15)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Në kuadër të Javës Antikorrupsion 2017 do të mbahet dëgjim publik me komisionin për mbikëqyrje të financimit publik. (Kuvendi i Kosovës, salla C – 203, ora 11:30)

- Shefja e Zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolov mban ligjëratë para studentëve për sinjalizuesit dhe nevojën e luftimit të korrupsionit. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilen do të behët shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, shqyrtimi i planit vjetor të punës së Zyrës Kombëtare të Auditimit, për sezonin e Auditimit 2017/2018, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin për Sundimin e Ligjit. ( Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00 - vetëm pamje)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, Organizatën Globale e Deputetëve Kundër Korrupsionit dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim ne Evropë do të ndajnë Çmimin për Gazetari me temë Kundër Korrupsionit. (Sheshi 21, ora 18:00)


Ngjarjet e datës 7 Dhjetor 2017

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri do të nënshkruajë Memorandum Mirëkuptimi me Kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala, për monitorimin e  punës së Shërbimit Korrektues të Kosovës. (Kabineti i Ministrit, ora 9:00)

- Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope do të flasë në hapjen e Ceremonisë së Certifikimit për GlobalG.A.P. dhe HACCP të mjedrës. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezën me temën“ Barazia Gjinore dhe drejta në regjistrim të pronës së përbashkët në emër të dy bashkëshortëve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi do të mblidhet në seancë të re plenare, në të cilën do të shqyrtohet Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

-  Në kuadër të Javës Antikorrupsion, aktivitet e të cilës financohen nga Ambasada e SHBA-ve, zyrtarja e sektorit për demokratizim e USAID-it, Miranda Jolicoeur do të flasë në një panel lidhur me tendere mjekësore në Ministrinë e Shëndetësisë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala mbanë konferencën përmbyllëse të fushatës vetëdijësuese kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës niset për operacione humanitare në Republikën e Shqipërisë. (Pika kufitare ,,Vërmicë’’, ora 12:00 - për gazetarët transporti është i organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, nisja bëhët në ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite certifikimin e Rezultateve Përfundimtare për anëtarë të Kuvendit Komunal në Vushtrri nga Zgjedhjet për Kuvend Komunal të 22 tetorit dhe certifikimi i Rezultateve Përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave të 19 nëntorit. (Selia e KQZ-së, ora 13:00)

- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, koalicioni i OJQ-ve organizon konferencë për medie me temë “Kontrata korruptive në komunat e Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon debat me drejtoritë komunale të arsimit me temën “ Profilizimi i mësuesve nga klasa 1-5”. (Hotel Theranda në Prizren, ora 14:00)

- Agjencia Kundër Korrupsion në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të shpërblejë vizatimet më të mira me temë korrupsioni. (Lokalet e Agjencisë Kundër Korrupsion, ora 15:00)

- Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë - PEN në mbështetje nga Komisioni Evropian, organizon konferencën për cilësinë e ajrit në Prishtinë. (Amfiteatri i Fakultetit Filozofik, salla 101, ora 16:00)
 
- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fotografinë dhe shkrimin më të mirë për promovimin e Kosovës 2017. (Objekti i Muzeut Kombëtar, ora 18:00)

 

Ngjarjet e datës 6 Dhjetor 2017

- Qeveria e Republikës së Kosovës, mbanë mbledhjen e rregullt, të 18-ën më radhë, të mërkurën, më 6 dhjetor 2017. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, nënshkruajnë Amendamentin e Parë të Projekt Marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, lidhur me Mbështetjen për Këshillin Ndërministror për Ujëra. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Ministri i Financave Bedri Hamza, Drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë dhe Maqedoni Rene Eschemann, si dhe Menaxher i Lartë i Projekteve për Evropë Juglindore Thomas Reker nenshkruajn dy marrëveshjeve me vlerë 5.45 milionë euro dhe 2 milionë euro të cilat dedikohen për rritjen e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Ndërministror për Ujëra. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë bëjn prezantimin e Udhëzuesit për Mbrojtjen e Fëmijëve në Media. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Hilmi Jashari është i ftuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione për të diskutuar lidhur me Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Në kuadër të ‘Javës Kundër Korrupsionit’, Agjencia Kundër Korrupsionit Korrupsioni dhe Këshilli i Europës organizojnë konferencën për korrupsionin në arsim me temë “Minimi i të ardhmes përmes vetëmashtrimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore në bashkëpunim me Komunën e Drenasit dhe Qendrën për Hulumtimin e Administratës Publike me bazë në Vjenë mbajn konferencën “Transparenca në qeverisjen lokale në Kosovë: sfidat dhe sukseset”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit mbahet diskutim për korrupsionin në arsimin e lartë si mospërputhjet e numrit të studentëve të pranuar në universitetet publike dhe private me numrin e lejuar nga Agjencia e Akreditimit, shitja e diplomave universitare dhe vendimi i Qeverisë për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Akreditimit. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Oda Afariste e Kosovës, organizonë tyrezën e diskutimit: “Tregu i naftës në Kosovë” në kuadër të kësaj tryeze pritet të diskutohen temat për ligjin e naftës, kontrollin e cilësisë dhe sasisë së naftës, licencat, kyçja në rrugë dhe ndotja e ambientit nga përdorusit e naftës. (Oda Afariste e Kosovës, ora 10:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimin te Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe Qeverisë së Suedisë, në ngjarje do të flas edhe ambasadori amerikan Greek Delawie. (Hoteli Sirius, ora 10:15)

- Gjykata e Apelit, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë buletinin e tretë për praktika gjyqësore. (Gjykata e Apelit në Pallatin e Drejtësisë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të shqyrtohet në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, shqyrtimi i kërkesës së Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Zëvëndës Drejtorja i USAID Lisa Magno, bashkë me Kryeministrin Ramush Haradinaj, Ministrin e Tregtisë, Bajram Hasani, Kryetarin e Bordit të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, Hashim Deshishku, dhe Zëvendës Shefin për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së, Libor Chlad, do të jenë të pranishëm në hapjen e edcionit të dytë të Konventës së Industrisë së Drurit. (Emerald Hotel, ora 11:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut bën publikimi i raportit “Gjuha diskriminuese në tekste shkollore” + Forum Publik mbi diskriminimin në tekste shkollor. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:30)

- Shfaqet peformanca e projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive”, financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Teatri Kombëtar, ora 13:00)

- Gjyqësori dhe shoqëria civile do të diskutojn mbi të arriturat që janë bërë rishtazi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe gjykatat si dhe për të bërë një përmbledhje të përgjithshme të reformave të vazhdueshme, në ngjarje do të flas edhe ambasadori amerikan Greek Delawie. (International Prishtina Hotel, ora 14:00)

- Gjykata Themelore në Gjilan bën shpalljen e aktgjykimit ndaj “Grupës së Dobrosinit” –“Lëvizjes së Lirisë” ku janë të përfshirë sipas Prokurorisë Speciale gjithësej dhjetë persona: Valon Jashari, Skender Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qëndrim Rexha, Muhamet Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdulla Zogaj dhe Jeton Shabani. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 14:00)

- Oda e Mjekëve shpall sot rezultatat e zgjedhjeve përfundimtare për Zgjedhjet e Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës. (Zyrat e Odës së Mjekëve të Kosovës, Kontejnieri nr. 3, afër ish Pallatit të Rilindjes, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite certifikimin e Rezultateve Përfundimtare për anëtarë të Kuvendit Komunal në Vushtrri nga Zgjedhjet për Kuvend Komunal të 22 tetorit dhe certifikimi i Rezultateve Përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave të 19 nëntorit. (Selia e KQZ-së, ora 14:00 - anulohet

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 5 Dhjetor 2017

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të vizitojë Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. (Pallati i Drejtësisë, objekti A- kati i katërt, ora 8:30)

- Në kuadër të ‘Javës Kundër Korrupsionit’, Agjencia Kundër Korrupsionit organizon ngjarjen "Dita e dyerve të hapura" me nxënës të shkollave te mesme nga Prishtina. (Agjencia Kundër Korrupsionit, ora 9:00)

- Organizata Botërore e Shëndetësisë do të mbajnë tryezën për “Rolin e sektorit të shëndetësisë në zhvillimin inkluziv dhe të qëndrueshëm”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Agjencia Kundër Korrupsionit në bashkëpunim me partnerët organizon ‘Javën Kundër Korrupsionit 2017’ organizon tryezen 'Roli i gazetarisë hulumtuese në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit'. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- E sponzorizuar nga ambasada amerikane në Prishtinë, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Instituti Columbus organizojnë diskutim për të adresuar pyetjet e ngritura nga shoqëria civile rreth rasteve te caktuara ligjore ku pretendohet për korrupcion në Kosovë. (Hoteli Sirius, ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim - ORCA bën prezantimin e hulumtimit të CV-ve të të gjithë profesorëve të Universitetit të Prishtinës. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve në kuadër të Projektit  “Javëve të Biznesit Kosovar: organizon ekspozimin e prodhimeve vendore në Prizren. (Sheshi i dëshmorëve  në qendër të Prizrenit, ora 10:30)

- Shefja e Zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova merr pjesë në tryezën e rrumbullakët për statusin aktual të mbrojtjes së sinjalizuesve. (Qendra Kulturore dhe Inofrmative e BE-së. ora 12:00)

- Rektori i Universitetit ‘Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi do te beje ndarjen e Medaljeve dhe certifikatave për dy verarite nga Rahoveci , të cilat kane fituar vendin e pare për vere te bardhe, respektivisht vendin e trete për vere te kuqe. (Rektorati i UKZ-së, ora 12:00)

- Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-204, ora 13:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli lidhur me arritjet, sfidat dhe avancimi në luftën kundër korrupsionit.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimeve për Vullnetarizëm dhe Aktivizëm Qytetar, në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i Vullnetarizmi dhe Qytetarisë Aktive në Kosovë”. (Union Caffe në Prishtinë, ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mban fjalimin e fundvitit para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Palestra sportive në Komanden e Forcave Tokësore,  kazerma "Adem Jashari", ora 14:00)
 
- Ministria e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit organizon ngjarjen e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:30)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon shfaqja e dokumentarit “Sistem i (keq) edukimit” dhe diskutim jo-formal mbi cilësinë e edukimit. (Klubi M, ora 18:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon "Ribashkimi i rrjetit të aktivistëve “Nisma Ime" + Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Klubi M, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 4 Dhjetor 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Ambasadorët e SHBA-ve, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Francës, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, si dhe një përfaqësuese e Institutit GAP, do të mbajnë fjalime në hapjen e Javës së Anti-Korrupsionit në Kosovë. (Sirius Hotel, ora 9:00)

- Mbledhje e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të diskutohet lidhur me ecurinë e punës së Komisionit për amendamentimin e Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion’’ bën publikimin e raportit me titull: “Punëtorët që (s) kanë të drejta’’. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë diskutim publik me përfaqësues të ambasades amerikane, USAID, institucione përgjegjëse dhe koalicionin e OJQ-ve ku do të diskutohet lidhur me monopolin në homologimin e veturave dhe faljen e borxheve publike. (Hotel Sirius, ora 11:15)
 
- Mbahet mbledhje e Komisionit  për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Mbahet takimi i 144 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 13:00)

- Në edicionin e katërt të Javës së të Drejtave të Njeriut, mbahet panel diskutues “Qasja në Edukim” e cila do të fokusohet në sistemin e edukimit duke analizuar gjendjen aktuale dhe mënyrat e ecjes përpara. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-se, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2017” mbajnë konferencë për shtype me temë "Ora kundër korrupsionit. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Drejtori i Misionit të USAID-it, James Hope, si dhe Kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Safet Hoxha, do të nënshkruajnë Memorandum të Mirëkuptimit. (Objekti i Ministrisë së Infrastrukturës - salla trajnimeve, ora 14:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të vizitoj Postën e Kosovës për t’u takuar me Menaxhmentin dhe Bordin e Drejtorve ku pas takimit, Ministri Valdrin Lluka dhe Kryeshefi Ekzekutiv Sejdi Hoxha do të mbajnë një konferencë për media. (Ndërtesa kryesore e ish-PTK-së, ora 16:30) 

 


Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2017

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon tryezën e rrumbullakët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përsonave me Aftësi të Kufizuara. (Restorant Rings, Sheshi Nene Tereza, ora 11:00)

- Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Java Kundër Korrupsionit 2017” mban konferencë për media ku do të prezantojnë qëllimin e organizimit të “Javës Kundër Korrupsionit 2017". (Hotelin Sirius, ora 13:30) 

 

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2017” organizon shfaqjen e dokumentarit“Java Kundër Korrupsionit 2016”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 2 Dhjetor 2017

- Ekipi prej 34 pjesëtarëve të përzgjedhur nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të pajisur me mjetet përkatëse për zhvillimin e operacioneve të shpëtimit në ujëra sipërfaqësor nisen për në Shqipëri. (Prishtinë, ora 6:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e Shtatë (7) Vjetore Gjyqësore në Kosovë e cila mbështetet nga Organizata  për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë. (Hotel ‘Emerald, ora 9:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj për nder të ditëlindjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova bën homazhe te varri i tij. Pas homazheve viziton familjen Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konferencën “Modeli i Kombeve të Bashkuara, Kosova 2017”, implementuar nga Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime . (Fakulteti Filozofik i Universitetit te Prishtinës, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Konferencën e Shtatë Vjetore Gjyqësore, të organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe mbështetur nga OSBE-ja. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Zyra për Qeverisje të Mirë organizon konferencë, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar  në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e Vetëvendosjes, lagja Arbëri, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite vendimi për caktimin e datës së rivotimit për zgjedhjet e raundit të dytë për Kryetar të Komunës së Istogut. (Selia e KQZ-së, ora 13:00) 

Ngjarjet e datës 1 Dhjetor 2017

- Mbahet konferenca jubilare, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të Institutit Pedagogjik të Kosovës. (Hotel Sirius ora 9:00)
- Mbahet mbledhja e 16-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet takimi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndërmarrjet sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Tryezën e Diskutimit me temë 'Zona Ekonomike Rajonale e Ballkanit Perëndimor: implikimet më të gjëra tregtare dhe sfida në zbatim për Kosovën". (Qendra e Konferencave “Orion” ora 10:30)

- Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj merr pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike me temë “Zona Ekonomike Rajonale e Ballkanit Perëndimor: implikimet më të gjëra tregtare dhe sfida në zbatim për Kosovën”. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 10:30)

- Shoqata e  Infektologeve tÑ‘ KosovÑ‘s, me rastin e ditÑ‘s ndÑ‘rkombetare HIV/AIDS,  organizon tryezÑ‘n “Jeta ime, e drejta ime”. (Amfiteatri i KlinikÑ‘s Infektive, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç’rast do të publikoj të gjeturat nga monitorimi i kontratave të prokurimit publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- OJQ AKTIV nga Mitrovicë Veriore organizon forumin “Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës .(Qendra e Energjisë Qytetare, “Mbreti Pjetër I” 183a Mitrovica e Veriut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. Do të flasin deputetët Albulena Haxhiu dhe Sami Kurteshi. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00 - anulohet)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të vizitoj “Burgun e Sigurisë së Lartë ” në fshatin Dyz. (Burgu i Dyzit, ora 14:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF organizon konferencën për media për publikimin e dokumentit “A po realizohet e drejta ime për Shëndetin më të mirë?”. (Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Europian, ora 14:30)

- Galeria Kombëtare e Kosovës bën prezantimin 'Evetari - Ringjallja e alfabetit të harruar Shqiptar' me Edon Muhaxherin. (Lokalet e Galerisë Kombëtare të Kosovës, ora 18:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova hap ekspozitën “Heritage Space: Aty ku e kaluara takon bashkëkohoren”. (Muzeu Kombëtar" tek rruga Ibrahim Lutfiu në Prishtinë, ora 19:00)
 


Ngjarjet e datës 30 Nëntor 2017

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancster. (Kabineti i Presidentit, ora 8:45 - vetëm pamje)

- Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon Konferencën e Gjashtë Vjetore Ndërkombëtare. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster me c'rast mbajnë edhe një konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora  9:20)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit do të organizoi konferencën ndërkombëtare për PISA 2018  “Të veprojmë së bashku për arsim më të mirë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë bën publikimin e raporitit “Aktiviteti i Grupeve Ekstremiste në Rrjetet Sociale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni” në kuadër të projektit për implementimin e Strategjisë Nacionale si dhe Planit të Veprimit në Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpije në Terrorizëm 2015 – 2020. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim mban konferencën lansuese të punimit “Joaktiviteti i grave në tregun e punës: Faktorët që mbajnë gratë jashtë tregut të punës”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare për PISA 2018. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:20)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin mbi Ligjin për Deklarimin e Pasurisë së Zyrtarëve Publik në Kosovë, me ç ‘rast do të prezantohen edhe të gjeturat dhe rekomandimet e raportit të Lëvizjes FOL lidhur me Ligjin Aktual për Deklarimin e Pasurisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 11:00)

- Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Hon Mark Lancaster viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës me c'rast do të takohet me ministrin Berisha. (Ministria e FSK-së në Kazermën ,,Adem Jashari’’, ora 11:50)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton gjimnazin “LOYOLA”, në Prizren. (Gjimnazi “Loyola”, Prizren, ora 12:00)

- Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA do të promovoj shërbimin e ri ‘Airport Helper’ një shërbim që do t’u ofrohet shtesë udhëtarve te saj si aeroporti i parë në rajon me një shërbim të tillë. (Zyret e konferencave në Terminalin e Ri, ora 14:00)

- USAID në partneritet me Zyrën e Kryeministrit lansojnë bazën e të dhënave të Gazetës Zyrtare dhe aplikacionin mobil, merr pjesë edhe ambasadroi amerikan Greek Delawie. (Sheshi 21, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën për lansimin zyrtar të bazës së të dhënave të Gazetës Zyrtare dhe aplikacionit mobil. (Sheshi 21, ora 14:00)

- Muzeu i Kosovës, prezanton ekspoziten "Kosovo Future Exhibition" e cila është projektuar për brezin e ri, ku permes veprave artistike digjitale dhe interaktive të diskutohet për shoqërinë e se ardhmes. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)
 
 

Ngjarjet e datës 29 Nëntor 2017

- Zëvendës-ndihmës sekretarja e Mbrojtjes Laura Cooper do ta vizitojë Kosovën dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e përmbylljes së donacionit dedikuar për renovimin e shkollës fillore “Jeronim De Rada”, në Ferizaj. (Ferizaj, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e lansimit te platformës online të Koalicionit të Organizatave për të Drejtat e Shëndetit Seksual dhe Riprodhue. (Kafe Dit’ e Nat’ Caffe, ora 10:00)

- Zyra e BE-së dhe Këshilli Britanik do të organizojnë ngjarjen e inicimit të Rrethit të II-të të projektit Skema e BE-së për pofesionistët e Rinj të Ballkanit Perëndimor. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ora 10:00)

- Koalicioni për KOMRA organizon debatin mbi pajtimin në rajon dhe procesin e Berlinit. (Salla e konferencës në bibliotekën e qytetit ”Hivzi Sulejmani”, ora 11:00)

- Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradina, Aleanca Kosovar e Bizneseve organizon hapjen solemne  të “Javëve të Biznesit Kosovar 2017”. (Swiss Diamond Hotel,  ora 12:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin tradicional “Javët e Biznesit Kosovar”. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)

- Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit do të mbajë seancën për diskutim publik, lidhur me Shqyrtimin e procesit tarifor 3 vjeçar 2018-2020, së bashku me KRU-të. (Ambientet e KRU "Prishtina", ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhes ne te cilen Çertifikon Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të mbajtura më 22 tetor 2017 dhe shpall Rezultatet Përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave që u mbajtën më 19 nëntor 2017. (Qendra Mediale e KQZ-së, ora 13:30)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 14:00)

- Zyra e Kryeministrit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë sot raportin "Të Kuptuarit e Faktorëve Shtytës dhe Tërhjekës: Intervistat me luftëtarët e huaj të kthyer dhe familjet e tyre. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në publikimin e raportit të UNDP-së. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare në bashkëpunim me Rockefeller Brothers Fund organizojnë ceremoninë e ndarjes së Çmimeve FIDES 2017, për të nderuar kontributin filantropik të individëve, organizatave, dhe bizneseve në Kosovë dhe Diasporë. (Hotel Emerald, ora 18:30)

  

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2017

- Mbahet takimi simbolik i Fondacionit Nermin Vlora Falaschni - Dega Prishtinë e që kjo datë njëherit është edhe data përkujtimore për Ambasadorën Nermin Vlora Falaschi! (Hapësirat e Takimeve të Aleancës së Bizneseve në lagjen Tophane, ora 14:00)

- Udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje bën homazhe te Kompleksi Memorial "Adem Jashari" si dhe viziton familjen Jashari (Prekaz, ora 9:00)

- Udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje vizitojnë vendin e daljes publike të UCK-së si dhe vizitojnë familjen e mësuesit të vrarë, Halit Geci  (Llaushe, ora 9:45)

- Zyra e kryetarit te Komunës së Gjilanit zhvillon vizitë tek varrezat e dëshmorëve. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 10:00)

- Me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit fillon vizita e qytetarëve në Kompleksin e Kullave në Boletin. (Kompleksin e Kullave në Boletin, ora 10:00)

- Udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje bejnë nderime te shtatorja e Ismail Qemailit. (Oborri i Qeverise, Ish Rilindja, ora 10:50)

- Udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje bejnë nderime te shtatorja e Zahir Pajazitit (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar, Komuna e Istogut bën homazhe tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të qytetit në Istog. (Istog, ora 11:00)

- Me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, organizohet ceremoni nderimi në kompleksin memorial në Boletin, në nderim të heroit kombëtar Isa Boletini. (Kompleksi memorial në Boletin, ora 11:00)

- Zyra e kryetarit te Komunës së Gjilanit zhvillon vizitë tek varri i Idriz Seferit. (Gjilan, ora 11:00)

- Udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje bejnë nderime te Pllaka e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit. (Sheshi “Nena Tereze”, 11:10)

- Udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje bejnë nderime te Busti i Isa Kastratit (Velani, ora 11:25)

- Udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje bejnë homazhe te Varrezat e Deshmoreve te Komunes se Prishtines. (Velani, ora 11:30)

- Zyra e kryetarit te Komunës së Gjilanit zhvillon vizitë tek ish-objekti të Burgut të Gjilanit, Zbulimi i Pllakës Përkujtimore. (Gjilan, ora 12:00)

- Udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje bejnë homazhe te Varri i Astrit Deharit. (Zllatar, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Orë Letrare për nder të Idriz Seferit. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:30)

- Komuna e Gjilanit organizon Rep/Rok Koncert me Artistë Lokal. (Para Teatrit te Qytetit, ora 14:00)

- Për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar, Komuna e Istogut organizon program kulturo-artistik. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Zëvendësndihmës Sekretaren e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Laura Cooper. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)
 
- Komuna e Gjilanit organizon koncert me Këngë dhe Valle, Interpretuar nga  AKV  “Gjilani” si dhe Solistë dhe Ansamble të tjera vendore gjilanase. (Teatri i Qytetit, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2017

- Në kuadër të 105 - vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë Komuna e Gjilanit bë zbulimin e busteve të personaliteteve të shquara, Reshat Ymeri, Xhavit Ahmeti, Muharrem Ibrahimi, Esat Berisha dhe Halim Orana. (Gjilan, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. (Sheshin 'Zahir Pajaziti' në Prishtinë. ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe te memoriali “Ibrahim Rugova”. (Prishtinë. ora 9:20)

- Shoqata e Fermerëve Kosovar të Qumështit   dhe Shoqata e Qumështarëve të Kosovës shprehin pakënaqesin e tek për shkak që Ministria e Bujqësisë i ka lënë jashtë grupeve punuese të Ministrisë. (Para dyerve të Ministrisë së Bujqësisë, ora 9:30)

- Forca e Sigurisë së Kosovës organizon “Ditën e hapur” për nderë të “Ditës së Forcës”. (Kazerma “Adem Jashari”, në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit organizon pritjen zyrtare me garden ceremoniale te FSK-se per Presidentet Meta dhe Thaçi, (Platoja e Teatrit te qytetit te Gjilanit, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon vizitën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës  në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë me qëllim të rritjes së transparencës dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit gjatë implementimit të marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi. (Prokuroria Themelore, Mitrovicë, ora 10:00)

- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri bënë dekorimin e personaliteve të cilët u sakrifikuan për lirinë e shqiptarëve në Gjilan. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 10:20)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave dhe Qendra për Kurajo Politike organizojn tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezentohet Punimi për Diskutim “Studimet e Doktoratës në Fakultetin Ekonomik dhe ate Juridik të Universitetit të Prishtinës”. (në Hotel Sirius, ora 10:45)

- Mbahen prononcime për medie nga udhëheqësit e shtetit me rastin e 'Ditës së Forcës'. (Pista e kazermës “Adem Jashari”, në Prishtinë.  ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e zbulimit te shtatores së kolosit të kombit, Idriz Seferi. (Sheshi qendror i Gjilanit, në ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij shqiptar, Ilir Meta do të marrin pjesë në manifestimin qendror të 28 Nëntorit në Gjilan, ku do të zbulohet edhe shtatorja e Heroit Kombëtar, Idriz Seferi. (Gjilan, ora 11:15)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovëstë organizon manifestim me rastin e Festës së Flamurit, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Lokalet e selisë qendrore të OVL UÇK-së, ora 12:00)

- Organizohet hapja Solemnte e Darkes se Lames nga Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Presidentet Meta e Thaçi. (Holli i Hotelit “Kristal”, ora 13:00)

- Zevendes. ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, së bashku me bashkëpunëtorë do të vizitoj punimet për zgjerimin e hyrjes Veternik - Prishtinë, të cilat janë në përfundim e sipër.  (Në hyrje të Veterrnikut në udhëkryqin e Gjilanit, ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim Zëvendësndihmës-Sekretaren e Mbrojtjes e SHBA-së, Laura Cooper. (Kabineti i Presidentit, ora 15:00)

- Ambasada Gjermane në Prishtinë dhe ForumZFD organizojn ngjarjen publike me temë "Holokausti në Kosovë dhe rajon: Një përmbledhje e dokumenteve historike". (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Komuna e Gjilanit organizon festivalin e Fëmijëve “Dëbora”. (Teatri i Qytetit, ora 18:00)

- Hapet ekspozita e artistëve nga Maqedonia “Esenca e ekzistencës”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2017

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe të Shtatorja e Zahir Pajazitit, Sheshi “Zahir Pajaziti”. (Prishtinë, ora 10:00)
- Fillon rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Rahovecit dhe më pas edhe numërimi i votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga këto dy komuna. (Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve, ora 10:00)

- Në kuader të Forumit Ekonomik te Diasporës Shqiptare mbahen takimet biznes me biznes e cila do të ofroj një mundësi unike për lidhje mes qindra bizneseve të Kosovës dhe të Diasporës shqiptare. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe të varri i ish-presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:20)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe të varrezat e Familjes Jashari, në Prekaz. (Prekaz, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe në Sheshin “Shkelzen Haradinaj”. (Pejë, ora 13:00 - anulon)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”. (Gllogjan, ora 13:30 - anulon)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse e Forumit Ekonomik te Diasporës Shqiptare ku Tri Deklaratat e para të marrëveshjeve/kontratave do të zyrtarizohen. (Hotel Emerald, ora 14:30)

- Komuna e Istogut për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar do të organizoj finaljen e festivalit të fëmijëve “Fëmijët Këndojnë. (Shtëpia e kulturës në Istog, ora 15:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe të Shtatorja e Edmond Hoxhës. (Junik, ora 15:00 - anulon)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe në nderim të Betejës së Koshare. (Koshare, ora 15:30 - anulon)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe varrezat e dëshmorëve. (Gjakovë, ora 16:00 - anulon)

- Shoqëria Kulturore Artistike "Agimi" koncert në mbrojtje të vlerave kulturore dhe artistike të shoqërisë’’. (Shtëpinë e Kulturës në Prizren,  ora 19:30)

 

 

Ngjarjet e datës 25 Nëntor 2017

- Komuna e Istogut për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar do të organizoj festivalin e fëmijëve “Fëmijët Këndojnë”. (Shtëpia e kulturës në, ora 15:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës organizon takim me Ministrin e Financave të Republikës së Kosovës,  Bedri Hamza për të diskutuar rreth pakos së re fiskale, raportit të Bankës Botërore, rishikim të buxhetit si dhe buxheti për vitin 2018. (Salla e konferencave Orion, ora 13:30)

- Lëvizja mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 17:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit “Hasan Prishtina” për gazetarin Marin Mema, të cilin e ndanë Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta. (Sheshi 21, ora 18:30)

- Ushtruesja e detyrës së drejtorit të misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë në hapjen e Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare i cili mbahet në Kosovë. (Hoteli Emerald, ora 19:00)

- Ambasada Gjermane në Prishtinë organizon mbrëmje muzikore të zhanrit jazz me artistët gjermanë të grupit "Casimir Jazz Trio". (Mitrovica Social Club në Mitrovicë, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 24 Nëntor 2017

- Sektori Kundër Dhunës në Familje, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë e Policise e Kosovës mbajn konference e cila i dedikohet hapjes së fushatës për të shënuar 16 Ditët e Aktivizimit, e titulluar ‘Roli i burrave në parandalimin e dhunës në familje’ nën sloganin “Mos e le askënd prapa”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ju fton të përcillni tryezën e diskutimit me temë “Dialogu Kosovë-Serbi dhe BE: A duhet të ratifikohen marrëveshjet e Brukselit në Kuvend?”. (Salla e konferencave Orion, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha pret në takim Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, zonja Olta Xhaçka . (Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kazerma "Adem Jashari", ora 10:00)

- Save the Children në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Technologjisë, organizojnë diten e dytet te konferencës rajonale "Investimi në Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme: Faktet, Mundësitë dhe Sfidat". (Hotel International, rrugës për Lipjan, ora 10:00)

- Policia e rajonoit të Pejës bën homazhe për Sabahate Tolajn dhe Isuf Haklaj. (Pranë hyrjes së Stacionit policor Pejë, ora 11:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarët e të vrarëve dhe të arrestuarve në rastin Kumanova do të mbajnë konferencë për media. (Lokalet e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, selia qendrore në Prishtinë, ora 12:00)

- Policia e rajonoit të Pejës bën homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Koshare. (Koshare, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve. (Zyrat e AKB-së, 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka. (Kabineti i Presidentit, ora 14:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri pret në takim Ministrin e Drejtësisë së Hungarisë, László Trócsányi, me ç ‘rast do të nënshkruajnë dy marrëveshje bilaterale: “Traktatin për Ekstradim” dhe “Traktatin për Transferim të Personave të Dënuar”. (Ministria e Drejtësisë, ora 15:00)

- Hapet ekspozita “Dhimitër Vangjeli një arkiv i shpëtuar dhe i dokumentuar”, organizuar nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore dhe Bashkinë Kolonjë. (Muzeu i Kosovës, ora 18:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës”  organizojnë ngjarje me rastin e “Thanksgiving Day- Dita e Falenderimeve”. (Sheshi 21, ora 18:00)

- Ambasada Gjermane në Prishtinë organizon dy mbrëmje muzikore të zhanrit jazz me artistët gjermanë të grupit „Casimir Jazz Trio“. (Hamam Jazz Bar në Prishtinë, ora 21:00)
 

Ngjarjet e datës 23 Nëntor 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën për Energjinë e Ripërtëritshme në Sektorin e Prodhimit. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Save the Children në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Technologjisë, organizojnë konferencën rajonale "Investimi në Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme: Faktet, Mundësitë dhe Sfidat". (Hotel International, rrugës për Lipjan, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do të mbajë ligjëratë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan për qeverisjen e mirë. (Objekti i Univesitetit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 143 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 11:30)

- Joni Sefedini, nxënëse në klasën e tretë në Shkollën fillore “Nazim Gafurri” në Prishtinë, promovon librin e dytë të tij me titull “Dy arinj të humbur” dhe hapet ekspozita me piktura të tij. (Shkolla fillore “Nazim Gafurri”, ora 12:00)

- Me rastin e 17-vjetorit të vrasjes së veprimtarit, Xhemail Mustafa, Kryetari i LDK-se, Akademik Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjnë homazhe tek varri i tij. (Fshati Gllamnik në Podujevë, ora 13:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare organizon Konferencën “Volunteers in Action” përmes së cilës synohet vetëdijesimi i të rinjve mbi rëndësinë e filantropisë dhe punës vullnetare. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillon numërimi i votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës, në komunat: Gjakovë, Gjilan, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Podujevë, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendojse! mban konferencë për media. (Selia e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 14:00)

- Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova së bashku me Administratoren e Dhomave të Specializuara, dr. Fidelma Donlon, do të takohen me përfaqësues të shoqërisë civile zyrtarë të qeverisë si dhe me organizata vendore e ndërkombëtare për të diskutuar veprimtarinë e Dhomave të Specializuar.  (Hotel Garden n lagjen Kalabria, ora 14:30)

- Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa me Nenkryetarin e LDK-së, z. Lutfi Haziri, do të mbajnë konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, kompleksi "Qafa", ora 15:00)

- Hapet ekspozita e artistes znj. Emiranda Beka. (Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 22 Nëntor 2017

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Projektit LuxDev - Mbështetja për Reformën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë mban konferencën lidhur me Modelin dhe Sistemin e Informacionit Shtetëror për Këshillim në Karrierë. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Këshilli i  Evropës në partneritet me Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", organizon ligjëratën me titull "Integriteti akademik: Plagjiarizmi - rreziqet dhe mënyrat e detektimit të tij", nga Prof. dr. Thomas Lancaster. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 10:00)

- Forumi 2015 organizon tyrezë diskutimi per trasnparencën dhe llogaridheniën e Universitetit e Prishtinës "Hasan Prishtina". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.06/L-020 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë raportin e Pulsit Publik XIII. (Zyret e UNDP-së, ora 11:00)

- Bëhet hapja fillestare e projektit “Mbështetje për Regjistrimin Civil dhe sigurinë e dokumenteve”. (Objekti i Ministrisë se Punëve të Brendshme, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të mbaj konferencë për media lidhur me largimin nga puna të tetë punëtorëve të sigurimit të cilët punojnë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. (Para universitetit Haxhi Zeka ne Pejë, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës dhe kompania GEOtest, nga Republika Çeke, do të organizojnë aktivitetin e radhës me rastin e lansimit të platformës online për hartimin e biznes planeve. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri, me stafin e tij dhe bashkëpunëtor bejnë homazhe te Xhavit Ahmeti në fshatin Perlepnicë në shenjë nderimi dhe respekti për vepren e tij nëfusha të ndryshme. (Perlepnicë, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Akademinë Kosovare për Lidership. (Afër Stadiumit Adem Jashari në Mitrovicë, ora 14:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon një MasterClass për Lirinë e Shprehjes dhe Ligjin e Medias me avokatin e medias dhe aktivistin e të drejtave të njeriut, Flutura Kusari. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 15:00)

- Kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri, do të mbaj konferencë me gazetarë pas mbledhjes me drejtorët e drejtorive komunale. (Objekti i komunes, ora 15:30)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)