Ngjarjet e datës 25 tetor 2018
- OJQ LENS organizon punëtorinë dy ditore “Raportimi medial dhe mbrojtja e konsumatorit”. (Orion Conference Center, ora 9:30)- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
- Me rastin e shënimit te Dites Botërore te Spina Bifida - anomali e boshtit kurrizor organizohet tryezë profesionale për diskutim mbi "Spina Bifida". (Qendra Klinike Universitare, ora 11:00)
- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë të mbajë konferencë për media, ku me këtë rast do të prezanton publikimin “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018”. (Qendra e Dokumentimit në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, ora 11:00)
- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj , do të vizitojë komunën e Graçanicës ku do të pritet nga kryetari i saj Srdjan Popovic. (Graçanicë, ora 11:15)
- Fatmire Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Haxhi Avdyli nga LDK organizojn tryezë mbi fuqizimin e kapaciteteve në mbështetje të pacientëve të prekur nga kanceri. (Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, salla N10, ora 12:00)
- Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative në nderim të jetes dhe veprës së veteranit të arsimit, Rabit Rexhepi. (Salla e teatrit të qytetit, ora 12:00)
- Me rastin e shënimit te Dites Botërore te Spina Bifida - anomali e boshtit kurrizor mbahet aktivitet sensibilizues për spina bifida si dhe shpërndahen fletëpalosje. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)
- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrat e PSD-së në lagjen Arbëria, ora 14:00)
- Me një ceremoni solemne shënohet viti i 9-të Gjyqësor i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)
- Bibloteka Kombëtare e Kosovës 'Pjeter Bogdani' mban konferencën e Paolo Muner 'Zef Jubani, shkodran apo Guizepe Jubany, triestin' në 200 vjetroin e lindjes së tij. (Bibloteka Kombëtare, ora 18:00)
- Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës "Pullë Postare", e autorit Haxhi Gjoni. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)