13 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 nëntor 2018

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 interviston ish-Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkelzen Sopjani dhe Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 8:30)

- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon takimin e grupit punues 'Kushtet e punës të gazetarëve'. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim lamtumirës dhe dekoron Komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” organizohet tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave të rajonit të Mitrovicës në fushatën e pastrimit nga data 15 shtator e deri më tani. (Restorant “Villa Vllahia” në fshatin Vllahi të Mitrovicës, ora 10:00)  

- Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës organizon promovimin e librit “Kalvari Diplomatik i shtetit të Kosovës” të autorit Shaban Murati. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projekt kodit Penal i Republikës së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutim, me ç ‘rast do të publikoj të gjeturat nga monitorimi i kontratës dhe procesin e shpronësimit për ndërtimin  e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. (Hotel Sirius, ora 11:00) 

- Zjarrfikësit organizojnë protestë në shenjë revolte dhe pakënaqësie lidhur me pozitën e vështir qe ka kapluar shërbimin e zjarrfikësve në vend. (Nisja nga parkingu i Pallatit të Rinisë, ora 10:30 - para objekti i Qeverisë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj mbanë ligjëratë për studentët e Fakultetit Filozofik. (Fakulteti Filozofik, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të paraqiten gjetjet e KDI-së lidhur me mënyrën se si operatorët ekonomik në Kosovë po amnistohen nga veprat penale. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)
 
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó. (Kabineti i Presidentit, ora 12:00 - vetëm pamje)  

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim realizon një aksion para Fakultetit Juridik për rastin e plagjiaturës së Mejdi Bektashit pasi gjykata themelore ka vendosur ta cenzurojë përkohësisht raportin e organizatës Admovere ku flitet për këtë plagjiaturë. (Para Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, ora 12:30)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bën lansimin në konsultime publike të Koncept Dokumentit për Shërbime Sociale dhe Familjare, të hartuara nga MPMS. (Salla e konferencave në MPMS, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 12:30 - konferenca, ora 13:15)

- Ministria e Infrastrukturës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me palën hungareze për implementimin e projektit të Sistemit Inteligjent të Transportit. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 13:10)

- Ushtruesi i Detyrës së Zëvendësshefit të Misionit, Richard Mei do të vizitojë të enjten Panairin e katërtë vjetor të Alumnive të Kolegjeve që organizohet nga Qendra Këshilluese Amerikane si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Edukimit. (Hotel Sirius, ora 14:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ministrin e Jashtëm të Hungarisë z. Peter Szijarto. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:50)

-  Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe Ministri i Jashtëm dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, do të zhvillojnë edhe një takim bilateral. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P37, ora 16:25 - vetëm pamje)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në performancën e artistëve nga Gjermania “Tape That”, organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë. (Teatri Kombëtar, ora 19:00)

- Ambasada e Francës organizon mbrëmjen Beaujolais Nouveau e cila është një mundësi për t’i shijuar verërat Beaujolais 2018, shoqëruar me djathëra francezë, të gjitha në një atmosferë muzikore dhe miqësore. (Hotel Sirius, ora  19:00)

Ngjarjet e datës 14 nëntor 2018

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me programin 'Ndërtimi i Institucioneve Ndërkufitare Plus',  i cili financohet nga Bashkimi Evropian organizon Forumin Rajonal fokusohet mbi koordinimin dhe harmonizimin rajonal në kontekstin e para-aderimit, si dhe shkëmbimin dhe transferimin e praktikave të mira të vendeve nga Ballkani Perëndimor. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka vizitojnë Kompaninë Rajonale  te Ujësjellësit Hidromorava në Gjilan. (Objekti i KRU Hidromorava, ora 9:00)

 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Ekipi i OKB-së në Kosovë, së bashku me UNWOMEN organizojnë diskutim lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm pak para fillimit të fushatës 16 Ditët e aktivizmit. (Qendrën e konferencave Orion, ora 9:15)

- Përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Shoqata e familjarëve të personave të zhdukur "27 Prilli 1999-Meje" raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me zhvillimin e punimeve në kompleksin memorial në Meje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe atë të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.(Zyra e krytarit Haziri, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Organizatorët e fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” organizojnë tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave të rajonit të Prishtinës në fushatën e pastrimit nga data 15 shtator e deri më tani. (Restorant “Pylli i Arinjve” në Badovc, ora 10:00)

- E ngarkuara me Punë Colleen Hyland dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të flasin në hapjen e edicionit të dytë vjetor të Konventës së Veshmbathjeve të Kosovës. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa  në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Gjykatat, Projektkodi Penal i Republikës së Kosovës, Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ejt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të nënshkruaj Memorandum Mirëkuptimi me ambasadën e Britanisë së Madhe dhe Ambasaden e Republikës Federale të Gjermanisë. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të shqyrtohet  raporti i auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka vizitojnë punishten e projektit “Lumi Mirusha” dhe projektin e Digës e Përlepnicës. (Gjilan, ora 10:40 - deklarata për media në Përlepnicë, ora 11:20)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi se bashku kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati vizitojnë projektin “Ruajtja e ambientit dhe rekreacionit në  Kamenicë”, SHMLP “Andrea Durrsaku” në Kamenicë. (Kamenicë, ora 12:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Kamenicës. (Oborri i objektit të ri të Komunës së Kamenicës, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi se bashku kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati vizitojnë projektin “Renovimi i Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë. (Kamenicë, ora 12:30)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dhe Bordit i Trepçes raportojn para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me funksionalizimin e Ndërmarrjes Trepça. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, Didier Chabert dhe Christian Heldt do të flasin para studentëve kosovarë për përvojat e pajtimit franko-gjerman. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi se bashku kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati mbajnë konferencë për media. (Lagja Malësia në Kamenicë, ora 13:20)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Ferizaj. (Qendra e Kulturës në Ferizaj, ora 17:00)

- Në kuadër të aktiviteteve që shënojnë javën e ndërmarrësisë, Cacttus Education organizon diskutimin publik me temë Ndërmarrësia në TIK- Tejkalimi i sfidave gjatë krijimit të një biznesi në fushën e TIK-ut. (Inovation Center Kosovo, ora 17:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Kaçanik. (Restorant Egzona në Kaçanik, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 13 nëntor 2018

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i pakës së ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendën integruese evropiane. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me gjendjen e mjedisit në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ta Pastrojmë Kosovën do të organizoj aksion pastrimi në Mitrovicë, në lagjen rome, afër stadiumit “Riza Lushta”, përkatësisht  te rruga “Adem Voca”. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë, komuna e Obiliqit përurojnë mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje. (Restorant Amazona, ora 10:00)

- Mbahet debati publik me temën “Narkomania dhe alkoholizmi në Kosovë - si të luftohet kundër veseve që po i shkatërrojnë të rinjtë?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit mban konferencë për media më temë "Të gjithë bashkë kundër dëmeve që vijnë nga Serbia". (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit bëb prezantimin e projektit “Të rinjtë në Agrobiznes - Regjioni Ekonomik Lindor”. (Shtëpia e Rinisë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi Projekt-kodit Penal nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe shqyrtimi i Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Oborri i Postës dhe Telekomit të Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 12 nëntor 2018

- Ministri i Punës, Skender Reqica, Ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyçi, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me zbatimin e Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar në Republikën e Kosovës 2013 - 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit  dhe Oda Ekonomike Amerikane shënojn Javën Globale e Ndërmarrësisë. (Salla plenare e Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e Javës Globale të Ndërmarrësisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media në të cilën prezanton një propozim për “Minimumin e një Platforme për Dialogun e Fazës Finale në mes të Kosovës dhe Serbisë” (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, mbi Maxi Market, ora 11:00)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Sheshi "Adem Jashari", ora 12:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit takohet me Kryeministrin, Ramush Haradinaj, Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Ministren e Integrimeve Evropiane znj. Dhurata Hoxha lidhur me bashkërendimin e veprimeve lidhur me pakon legjislative dhe procesin e liberalizimit të vizave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-203, ora 13:00 - mediat mund të marrin pamje vetëm në fillim të takimit)

- Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq interviston ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të zhvillohet aksion pastrimi në Prishtinë. (Përreth hapësirave të Shkollës “Model”, ora 13:30)

- Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, bën lansimin në konsultime publike të Koncept Dokumentit për Rregullimin dhe Menaxhimin e Fushës së Pensioneve dhe Beneficioneve, të hartuara nga MPMS. (Salla e konferencave në MPMS, ora 14:00)

- Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, mban mbledhje me kryetarët e degëve të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 16:00  - konferencë për medie, 17:30)

Ngjarjet e datës 11 nëntor 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e aktit të përkujtimit njëqindvjeçar të Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuelthit. (Sheshi "Edit Durham", afër Hotel Grand, ora 10:30)

- Në një ceremoni ushtarake në këndin e Francezëve dhe Gjermanëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në Frontin Lindor përkujtoheh vjetori i 100-të, armëpushimin e datës 11 nëntor 1918 që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore. (kënd brenda varrezave krishtere në afërsi të kampit të KFOR, Film City, orën 11:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 100- vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. (Sheshi i Ushtarëve, varrezat e Arbërisë, prapa Komunës së Re, 12:00)


 

Ngjarjet e datës 10 nëntor 2018

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës në bashkëpunim me GIZ organizon konferencën  “Komunitetet e të mësuarit  së bashku”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizohet aksion pastrimi te Parku i Gërmisë. (Aksioni fillon nga porta në hyrje të Gërmisë, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Parku i Gërmisë, hyrja te Porta, rruga në anën e majtë, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën do të  flasin Fatmire Mulhaxha Kollçaku, Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Free/Libre Open Source Software Kosovo - FLOSSK dhe Qendra Kosovare Kundër Korrupsion - KUND 16 me mbështetjen e  Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë organizojn sesionin trajnues rreth  Platformës Antikorr. (Zyrat e Free/Libre Open Source Software Kosovo, Prishtina Hackerspace, Rr. Ganimete Tërbeshi, Nr. 2, Aktash. Prishtinë tek ish ndërtesa e URBAN FM, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 9 nëntor 2018

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me vonesat në përmbushjen e agjendës legjislative, projeksionet buxhetore të Ministrisë së Punës si dhe zbatimi i Ligjit për personat e dhunuar gjatë luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Institutin për Afirmim të Marrëdhënieve Ndër-etnike organizon debatin publik për pakon e Projektligjit për Forcat e Sigurisë së Kosovës, me pjesëtarët e komunitetit joshqiptar. (Qendra mediale në Çagllavicë, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Promovimin e Programit Nacional për Rininë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Kryeministri, Ramush Haradinaj, do të shpaloset Programin Ndërshtetëror për Rininë, si dhe dokumentet themelore që rrjedhin nga këto programe për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës. (Objekti i Qeverisë së Kosovës, salla P38, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Sport, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Deputet e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Klubit të Prodhuesve të Kosovës  bën vizitë Market Plus në Ferizaj për të parë nga afër se është duke e zbatuar Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. (Plus Market Ferizaj, ora 10:30)

- Roma Versitas Kosova dhe Romawood mbajn konferencë për shtyp lidhur me edicionin e pestë Rolling Film Festival. (Kinema ABC, ora 11:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”  do të organizohet aksion pastrimi në Gurrakoc të Istogut. (Fshati Gurrakoc, ora 12:00)

- Bëhet promovimi i librit "Ali Aliu Kelmendi - Ringjallja e Prometeut" i aktivistit Avni Dehari.  (Hapësirat e Bibliotekes Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Zëvëndës Kryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 12:30)

- Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, bën lansimin në konsultime publike të Koncept Dokumentit për Rregullimin dhe Menaxhimin e Fushës së Pensioneve dhe Beneficioneve, të hartuara nga MPMS. (Salla e konferencave në MPMS, ora 13:00)

- Nxënësit e shkollave fillore do të vendosin lule në shënim të përvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. (Pranë Pallatit të Rinisë, ora 14:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do të ketë takimin me Drejtorët e Drejtorive të Inspeksioneve Komunale. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P 38, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 8 nëntor 2018

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shënojn “Ditën botërore të planifikimit të Qyteteve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Social në të cilën do të behët shqyrtimi i kërkesave të profesionistëve shëndetësor dhe shqyrtimi i projektligjit për Inspektoratin e punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU!, organizon konferencë në të cilën do të publikohet platforma online “Deklarimi i pasurisë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Sindikata e Zjarrfikësve organizon konferencë për shtyp për të informuar lidhur me aplikimin e masave Sindikale, riaktivizimin  e protestes, si shenjë revolte dhe paknaqësie për mos realizimin e  kërkesave sipas premtimeve  nga institucionet Qeveritare. (Zyrët e BSPK-së, ora 11:00)

- Mbahet Takimi i Këshillit ministror për integrime evropiane, konferenca për media mbahet pas takimit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do ta vizitojë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. (Pallati i Rinisë, ora 11:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe delegacioni spanjoll do të kenë takime me bizneset e regjionit të Gjakovës. (Zyret e AKB në Gjakovë përballë komunës, ora 12:00)

- Studentë të Universitetit të Prishtinës, të përkrahur nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do ta mbajnë një tubim protestues për të kundërshtuar avancimin e një profesori i cili dyshohet për disa shkelje të rënda disiplinore, përfshi edhe sulmin seksual. (Oborrin e rektoratit, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve se bashku me delegacionin spanjoll takohen me Kryetarin e Komunës së Gjakovës. (Komuna e Gjakovës, ora 14:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të bëjë tërheqjen e numrave potencial fitues për rimbursim nga kuponët fiskal, periudha TM3/2018. (RTK, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 7 nëntor 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 9:00)

- Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës takohen me Klubin e Prodhuesve të Kosovës  ku do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për rritje të eksportit dhe fuqizim të zonave ekonomike. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e dytë ndërkombëtare me temë "Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyçë në forcimin e rendit dhe sigurisë". (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, me kryetarët e grupeve parlamentare ne te cilen do te shqyrtohet kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 10:30)

- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Komunës së Prishtinës lidhur me procesin e rekrutimit. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi Projektligjit për Sport, Projektligji për për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.42. (Hotel Grand, ora 12:30)

- The Ideas Partnership organizon konferencën për shtyp për lansimin e uebfaqes Faqet e Gjelbërta të krijuar nga katër studentë të Universitetit të Utrecht në Holandë. (Hotel Sirius, ora 12:30)
 

Ngjarjet e datës 6 nëntor 2018

- Me e rastin e publikimit të raportit të ODRA, Ministria e Administratës Publike, organizon konferencën “Gatishmëria për Hapjen e të Dhënave në Kosovë”. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim znj. Florence Mangin, drejtorëshë për Evropën në Ministrinë për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Francës. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 8:45 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. (Kabineti i Presidentit, ora 9:25)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Bibloteka Kombëtare e Shqipërisë shënojnë 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës ju fton në takimin e përbashkët me Zëvendësministrin e Bujqësisë Vesel Krasniqi dhe bizneset e sektorit të Minierave dhe Mineraleve. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Bëhet prezantimi për ndërtimin e pesë shkollave përmes PFI. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:10)

- Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i gjendjes aktuale të komplekseve memoriale në Kosovë, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Strukturimi i të pastrukturuarës: Një këndvështrim mbi draft ligjin për qeverinë”. (Qendra e konferencave Orion, ora 11:00)

  Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Komisionin parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, mban dëgjimin publik rreth Pakos së Projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal tek Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 11:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me procesin e ndërtimit të Termocentralit "Kosova së Re" dhe funksionalizimin e Ndërmarrjes "Trepça". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit  në të cilën do të behët votimi në parim i Projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit Xhelal Hajda - Toni, Selajdin Mullabazi - Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri. (Salla  e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 5 nëntor 2018

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencën e rradhës për media. (Lokalet e Odes, ora 9:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me një pjesë të Kabinetit Qeveritar viziton kampin e KFOR-it ushtarak gjerman, tashmë Park Inovativ dhe Trajnues Kosovaro - Gjerman. (Kampi ushtarak gjerman në Prizren, ora 10:00)

- Me rastin e dyvjetorit të vrasjes së aktivistit Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje bën Homazhe te varri i Astritit. (Te varri i Astritit Deharit, ora 10:00)

- Mbahet mledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike në të cilën do të diskutohet angazhimi i ekspertit për Strategjinë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ndërparlamentar, ej. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje zhvillon vizitë te familja e aktivistit Astrit Dehari. (Familja Dehari, ora 11:00)

- Mbahet Ceremonia e Shpërndarjes së Certifikatave “Trajnime për Ndërmarrësi dhe Zhvillim të Planeve të Biznesit”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës’’,  Amfiteatri i Madh, ora 11:00)

- Studentët e fakultetit të Mjekësisë bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë të Komunë së Prishtinës Arben Vitia dhe kolegët e tij fillojnë vizitën mjekësore në familjet e varfëra në Prishtinë dhe Fushë Kosovë (Ky aktivitet do bëhet edhe ne Prizren e Vushtrri, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje vendosë tabelë me emrin e rrugës "Arbënor e Astrit Dehari". (Prishtinë, ora 11:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi raporton para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i propozim ndryshimeve për Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Ministria e Integrimit Evropian dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në bashkëpunim me ekipin e agjencive të KB-së nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-37, ora 13:00)

- Handikos bën lansimin e planit avokues për fëmijë me aftësi të kufizuara. (Qendra e Resurseve Handikos në Veterrnik, ora 13:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban  tribunë për 2 vjetorin e vrasjes së Astritit ku do te flasin Xhelal Svecla, Arben Vitia, Arlind Lika mjek dhe shok i Astritit. (Salla ceremoniale e Fakultetit Filologjik, ora 13:30)

- Shoqata e Ndërmarrjeve Ndërtimore dhe Prodhueseve te Materialeve Ndërtimorë takohet me Kryeinspektorin e punës, Basri Ibrahimi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:00)
 
- Me rastin e dyvjetorit të vrasjes së aktivistit Astrit Dehari vendos një pikë mobile e transfuzionit të gjakut për dhurimin e gjakut. (Zyrët e Lëvizjës Vetëvendosje, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 3 nëntor 2018

- Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club 'Rifat Kukaj' Drenas organizon edicionin e V të manifestimit letrar 'Vjeshta dhe Vargjet'. (Restoran 'Lumi' në Komoran, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 2 nëntor 2018

- Ministria e Administratës Publike organizon ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Shkollës Profesionale në Komoran të Drenasit. (Punishtja në Komoran të Drenasit, ora 9:00)

- Shoqata e Reumatologëve të Kosovës organizon kongresin e 4-të të Reumatologëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” organizohet aksion pastrimi në komunën e Prizrenit, përkatësisht do pastrohet deponia ilegale në Fshatin Mushnikovë, ku përveç pastrimit do mbillen edhe disa drunj. (Fshati Mushnikovë, ora 10:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Qendra për Zhvillimin e Karrierës - Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Francës në Kosovë organizojn ceremoninë e hapjes zyrtare të edicionit të parë të Panairit të Edukimit "Studioni në Francë". Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet aksion pastrimi në Komunën e Skenderajt ku do pastrohen disa deponi ilegale, si deponia në hyrje të qytetit të Skenderajt, deponia te Tregu i Vjetër, Deponia e Egër, si dhe pastrim i Lumit Klina. (Mbledhja e vullnetarëve bëhet para objektit të Komunës, ora 10:00)

- Behën homazhe për heronjtë e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. (Tek obelisku i Heroit te Kombit Afrim Zhitia në fshatin Llugë, ora 10:00)

- Mbahet takimi i parë i Këshillit të Sigurisë së Trafikut Rrugor. (Ndërtesa e Ministrisë se Infrastrukturës, kati i dytë, salla B2010, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, merr pjesë në përurimin e shkollës fillore në fshatin Llozicë të Komunës së Malishevës. (Fshati Llozicë në Malishevë, ora 11:00)

- Organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese - Preportr organizojnë konferencën ku do të do të prezantohen gjetjet e Preportr pas shqyrtimit të 955 tenderë me vlerë të madhe në Korporatën Energjetike të Kosovës gjatë viteve 2007-2017. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore, te Qafa, ora 11:00)

- Policia e Kosovës fillon me implementimin e projektit ‘Stop drogave në shkolla’ në Pejë. (Gjimnazi ‘Bedri Pejani’ në Pejë, ora 11:30)

- Ambasadori i Francës, Didier Chabert, Zëvëndës-ministrja e Ministrisë së Kulturës, Burbuqe Bakija, Zëvëndës ministrja e Punëve të Jashtme Rejhane Vuniqi dhe përfaqësues nga përfaqësitë diplomatike të Zvicrrës dhe Belgjikës shpalosin programin dhe rëndësinë e Frankofonisë në Kosovë. (Aleanca Franceze, ora 12:00)

 - Behën homazhe te përmendoret e Heronjve te Kombit Fahri dhe Bahri Fazliu. (Fshati Llaushë, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe me rastin e shënimit të 29- vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. (Bregu i Diellit, ora 14:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës, në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit 2018”, vazhdon turin e takimeve të deputetëve me qytetarë të komunës së Kamenicës. (Shtëpia e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e lansimit të pullës postare për Heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. (Ndërtesa e e Qeverisë, ora 15:00)

-  Iniciativa për Histori Gojore dhe Fondacioni Lumbardhi hapin ekspoziten ‘Përnjëherë e Mjegullt dhe e Pashmangshme: Modernitetet 1945—1989’. (Kino Lumbardhi ne Prizren, ora 16:00)

-  Shfaqet premiera “Artisti i vetëm”, me autor  dramaturgun gjerman Ralph Hammerthaler dhe aktorin Naim Berisha. (Teatrin Faruk Begolli në Universitetin AAB, ra 18:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë prezantojë edicionin e 18 - të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. (Cineplexx, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 1 nëntor 2018

 - Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës organizon ceremoninë e hapjes dhe punimet e seancës së parë të Konferencës "FSK dhe Partnerët". (Ndërtesa e MFSK-së, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës "FSK dhe Partnerët’’. (Salla e mbledhjeve në MFSK, ora 9:00)

- Ministria e Administratës Publike organizon ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Shkollës Profesionale në Komoran të Drenasit. (Punishtja në Komoran të Drenasit, ora 9:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën pritet votimi i rezolutes e cila ndalon presidentin të bisedoj për shkëmbimin e territoreve. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Policia e Kosovës mban konferencën e cila i dedikohet gjendjes së sigurisë në trafik, masat e ndërmarra, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve me akterët tjerë, si dhe lansimin e projektit sensibilizues të titulluar “ Përqendrohu në Ngasje”. (Salla e Administratës së Policisë, ora 10:00)

- Për herë të parë në Prishtinë, do të hapet panairi i prodhimeve vendore bujqësore në të cilën ekonomitë familjare dhe ndërmarrjet bujqësore prodhuese e përpunuese të territorit të Prishtinës, do t’i ekspozojnë prodhimet e tyre, me ç’rast vizitorët e panairit do të njoftohen për së afërmi me prodhimet vendore. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet takimi i Shoqatës së Naftarëve me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia solemne e nënshkrimit të kontratave për përfituesit nga zbatimi i Rregullores për Gradimin dhe Pagat e Krijueseve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesionale të Trashëgimisë Kulturore. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti dhe Drejtori I Investimeve Kapitale e Menaxhinit te Kontratave, Gezim Mehmeti do te vizitojne fillimin e punimeve ne rruget "Ndue Perlleshi" e "Shaqir Igrishta". (Te furra Epoka,ora 11:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ngjarjen publike me moton “Roli i Prindërve në Arsimimin e Fëmijëve”, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe GIZ. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Banka BPB do të mbajë sesion informues për studentët e UBT-së, ku do të prezantohet programi i praktikës, “BPB Juniors”. (Objekti i UBT-së, ora 13:00)

- Let’s Do It Kosova së bashku me Ambasadën e Suedisë organizojnë aksion pastrimi në Prishtinë. (Rreth hapësirave të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor  ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin e deputetëve të Parlamentit Gjerman. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 -vetëm pamje)

- Mbahet konfernenca për media me rastin e stacionimit te një prej aeroplanëve të kompanisë ajrore Germania në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. (Hotel Emerald, ora 15:45)

- Ambasadori i Francës, Didier Chabert, do të përurojë zyrën informacionit ​​“Campus France" rreth studimeve në Francë. (Aleanca Franceze, rruga Lah Nimani te Qafa, ora 18:00)

- Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon ngjarjen “Let’s Dance” që ka për mision mbledhjen e fondeve për shërbime shëndetësore në të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. (Sheshi, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 31 tetor 2018

- Kryeparlamentari Kadri Veseli do të mbajë takim pune me anëtarët e Komisionit për Legjislacion. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 8:30)  

- Balkan Green Foundation dhe Germanwatch kanë organizon konferencën mbi tranzicionin e Energjisë “Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë dhe rajon”. (Hotel Emerald, ora 8:45)

- Banorët e fshatit Çikatovë e Vjetër mblidhen në mbrojtje të pronava private kundër  vendimit te kryetarit te Kuvendit Komunal te Drenasit për të u fal pronat  e tyre private Feronikelit. (Fshati Çikatovë e Vjetër, rruga Drenas - Gradicë, ora 9:00)
 
- Cyber Security and Privacy organizon punimet e konferences për siguri kibernetike dhe privatësi “Challenges in Cyberspace”. (Salla e konferencave “Orion”, ora 9:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune​ kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)    

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënon Ditën Botërore të Kursimeve. (Objekti i Bankës Qendrore, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për zhvillim në bashkëpunim me Avokatin e Popullit dhe Organizatën Demokraci Plus (D+), do të bëjë lansimin e punimit “Votimi nga jashtë vendit: Shqyrtimi i politikave dhe rekomandime praktike”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 157-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)

- Policia e Republikës së Kosovës vazhdon fushatën e titulluar “Dhuna nuk arsyetohet”. (Sheshi Skenderbeu perballë hotel Dukagjinit në Pejë, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën" organizohet aksion pastrimi në Komunën e Vushtrrisë. (Varrezat e Qytetit në Vushtrri, ora 11:00)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla P-37, ora 11:00 - konferenca mbahet ora 11:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përmbylljen e fushatës humanitare “Dardani je vesh me Diell”. (Reparti i Hemato - Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë, QKUK, ora 13:00)

- Ministri i Punës, Skender Reqica, Ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyçi, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili si dhe Organizata Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar raportojn para Komisionit  për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione  lidhur me zbatimin e Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Sistemi zgjedhor në Kosovë: Roli, rëndësia dhe problemet në sistemin e ankesave zgjedhore”. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 30 tetor 2018

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon diskutimin ”Reforma pensionale: rruga që duhet ndjekur”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësja e Misionit të FMN-së për Kosovë Stephanie Eble mbajnë konferencë për media me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-32, ora 10:00)

- Ministri Kujtim Gashi do të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të stadiumit të Zhurit. (Fshati Zhur, ora 10:00)

 - Ministri i zhvillimit rajonal, Rasim Demiri raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me realizimin e planit të punës së këtij viti dhe planifikimet për vitin e ardhshëm, me theks të veçantë për subvencionet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, organizon dëgjim publik lidhur me pakon e ligjeve për reformimin e administratës publike. (Ndërtesa e Kuvendit, kati V, ora 11:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike së bashku me Grupin për Studime Politike dhe Juridike dhe Institution GAP do të publikoj “Raportin e Monitorimit të Agjendës për Reforma Evropiane për periudhën Janar-Shtator 2018”. (Zyra e PIPS-së në rrugën Rexhep Luci, përballë Green&Protein, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trashigiminë në Kosovë, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të nënshkruajë një Marrëveshje të Mirëkuptimit me  Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar. (kabinetin e Ministrit Matoshi, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët diskutohet në lidhje me vërejtjet e Sindikatës së pavarur të Shërbimit Korrektues të Kosovës për Projektligjin për Paga(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, N204, ora 13:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik do të organizoj ceremoninë e certifikimit të Akademisë së Grave për Lidership. (Restaurant Rron, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim bën prezantimin e raportit final për këtë vit, lidhur me integritetin akademik të Universitetit të Prishtinës. (Hotel Swiss Diamond, ora 15:00)

- Në kuadër të përmbylljes së muajit të “Ndërgjegjësimit për Kancerin e gjirit”, Partia Demokratike e Kosovës organizon tryezë diskutimi. (Hotel Sirius, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 29 tetor 2018

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me udhëheqësit e Agjencisë Pyjore të Kosovës, merr pjesë në aksionin për pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura në fshatin Llashticë të Komunës së Gjilanit. (Fshati Llashticë, Gjilan, ora 9:30 - transporti i organizuar nga oborri i Kuvendit, ora 8:00)  

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trashigiminë në Kosovë, ligjit për familjen i Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim shefin e stafit të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, gjeneralin Eberhard Zorn. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:45 - vetëm pamje)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së LDK-së, të cilën e kryeson, kryetari Akademik, Isa Mustafa. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon konferencë për media për të shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës me shumën prej rreth 50 mijë Euro. (Zyret e RrGK, Rr. Feriz Blakçori, Kati II, Nr. 8 përballë Kolegjit Riinvest në Tophane, ora 14:00)

- Zyrat e UNFPA-së bën lansimin e raportit "Gjendja e Popullsisë Botërore 2018" i titulluar " Të Drejtat Riprodhuese dhe Tranzicioni Demografik". (Zyrat e UNFPA-së, Ndërtesa e Kombeve të Bashkuara, afër Ministrisë së Shëndetësisë, nga 14:00)

Ngjarjet e datës 28 tetor 2018

- Ekipi i Let’s Do It Kosova, kryetari i Komunës, Imri Ahmeti dhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor zhvillojn aksion pastrimi në Gadime të Komunës se Lipjanit. (Hapësirat përreth Shpellës së Gadimës, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Për të tretën herë do të organizohet aksion pastrimi te hapësira përreth stadiumit “Fadil Vokrri”. (Hapësira që shfrytëzohet si parking për autobusë, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 27 tetor 2018

- Let's Do It Kosova organizon aksioni pastrimi në Komunën e Gjakovës. (Lagjia Carrapatok, afër rrugës “Mark Malota”, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Rruga Gjakovë - Deçan afër ETC në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta vizitojë biznesin  "Plus Center" në Ferizaj. (Ferizaj, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në hapjen e procesit zgjedhor të Degës së PDK-së në Mitrovicë. (Hotel Lux në Mitrovicë, ora 18:30) 

Ngjarjet e datës 26 tetor 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
 
- Klubi Afarist Frankofon në Kosovë organizon Forumin Frankofon të Investimeve. (Swiss Diamond hotel, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën rajonale “Sfidat dhe praktikat rajonale në reformimin e sistemit zgjedhor”, e cila ka mbledhur përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave nga vendi dhe rajoni për të ndarë përvojat lidhur me këtë temë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyritmi i kërkesës së Qeverisë së Kosovës për konsultim me Komisionin për Buxhet dhe Financa, lidhur me Vendimin e Qeverisë për ndryshimin e normës së tatimit të akcizës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- OJQ Lens organizon ditën e dytë punëtorinë dy ditore “Raportimi medial dhe mbrojtja e konsumatorit”. (Orion Conference Center, 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Forumin e Investimeve Frankofone. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Forumin e Frankofonisë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e diplomimit të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan. (Palesta e Sporteve "Bshkim Selishta" në Gjilan, ora 12:00)

- Inaugurohet segmenti i 8 kilometërsh i rrugës Zahaq - Pejë, pjesë projektit të zgjerimit të N9 Prishtinë - Pejë. (Rrethrrotullimi në hyrje të Pejës, afër pompës së karburanteve “Kastrati”, ora 14:00)

- Bëhet promovimi i librit "Dekada e Deçanit", e autorit Rasim Selmanaj. (Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla”, në Deçan, ora 14:00)

- Bëhet përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e infrastrukturës fizike të Zonës Ekonomike në Shirokë- Suharekë. (Shirokë, ora 15:00)

 

Ngjarjet e datës 25 tetor 2018

- OJQ LENS organizon punëtorinë dy ditore “Raportimi medial dhe mbrojtja e konsumatorit”. (Orion Conference Center, ora 9:30)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit te Dites Botërore te Spina Bifida - anomali e boshtit kurrizor organizohet tryezë profesionale për diskutim mbi "Spina Bifida". (Qendra Klinike Universitare, ora 11:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë  të mbajë konferencë për media, ku me këtë rast do të prezanton publikimin “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018”. (Qendra e Dokumentimit në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, ora 11:00)
 
- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj , do të vizitojë komunën e Graçanicës ku do të pritet nga kryetari i saj Srdjan Popovic. (Graçanicë, ora 11:15)

- Fatmire Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Haxhi Avdyli nga LDK organizojn tryezë mbi fuqizimin e kapaciteteve në mbështetje të pacientëve të prekur nga kanceri. (Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, salla N10, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative në nderim të jetes dhe veprës së veteranit të arsimit, Rabit Rexhepi. (Salla e teatrit të qytetit, ora 12:00)

- Me rastin e shënimit te Dites Botërore te Spina Bifida - anomali e boshtit kurrizor mbahet aktivitet sensibilizues për spina bifida si dhe shpërndahen fletëpalosje. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrat e PSD-së në lagjen Arbëria, ora 14:00)

- Me një ceremoni solemne shënohet viti i 9-të Gjyqësor i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës 'Pjeter Bogdani' mban konferencën e Paolo Muner 'Zef Jubani, shkodran apo Guizepe Jubany, triestin' në 200 vjetroin e lindjes së tij. (Bibloteka Kombëtare, ora 18:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës "Pullë Postare", e autorit Haxhi Gjoni. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 24 tetor 2018

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës zyrtare në Shkodër, do të zhvillojë homazhe te shtatorja e Isa Boletinit. (Shkodër, ora 9:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë organizojn konferencën me titull “Ndërtimi i partneritetit për ndryshime pozitive sociale në Kosovë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:15)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj viziton Bashkinë e Shkodrës në Shqipëri ku do te takohet me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi. (Bashkinë e Shkodrës, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët formimi i grupit punues për monitorimin e Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Mbahet debat më temën ‘Shpjegimi i dallimit: Cenueshmëria dhe Qëndrueshmëria ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë’. (Restaurant ‘Swiss’ në  Deçan, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon një ceremoni solemne në të cilën do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” për vitin 2017 dhe çmimeve tjera vjetore për muzikë. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)

- Ministri i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me çështjen e regjistrimit të pjesëtarëve të komunitetit shumicë për vendet e rezervuara të studentëve të komunitetit joshumicë dhe vendeve të rezervuara në Qendrën e Studentëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj merr pjesë në përurimin e rrugës  Gjakovë-Ponoshec dhe fillimin e punimeve në rrugën Smolicë-Nivokaz. (Ura e Erenikut në dalje të Gjakovës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve nga raporti i auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, do ta vizitoj Kliniken e Onkologjisë në QKUK, dhe do të takohet me Ekrem Hyseni, drejtor i klinikes. (Kliniken e Onkologjisë, ora 11:30)

- Bëhet promovimi i librit monografik “Nëna ime Mihane Lama” i gjeneralit të mirënjohur, Kudusi Lama. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të bëj asgjësimin e lodrave të konfiskuara nga inspektorati i MTI-së.  (Kishnicë, Komuna e Graçanicës, ora 13:00)

- Qendra për Paqe dhe Tolerancë në përkrahje nga OSBE dhe në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe me shkollat e mesme në këtë komunë, organizon aktivitetin e pastrimit të Parkut të Qytetit në Gjilan. (Parku i Qytetit në Gjilan, ora 13:00)

- Let’s Do It Kosova në bashkëpunim me Organizatën “Paqja studentore” organizojn aksion pastrimi në hapësirat e Kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Kampusi i Universitetit të Prishtinës, ora 13:30)

- Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe sportistë të Klubit te Futbollit "Bardhosh Gërvalla" nga Gjermania vizitojnë kompleksin e varrezave të heronjve  në Dubovikë. (Dubovikë, pra 15:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim bën publikimin e analizës për menaxhimin e financave lidhur me pagesat që i bëhen stafit akademik në UP. (Hotel Sirius, ora 15:30)

- Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe sportistë të Klubit te Futbollit "Bardhosh Gërvalla" nga Gjermania vizitojnë kompleksin memorial "Dëshmorët e Kombit" në Gllogjan. (Gllogjan, ora 16:00)

- Brendi vendor i veshjeve për gra dhe burra Mr.Rex në bashkëpunim me rrjetin e grave të Kosovë organizon mbremja e bamirësisë për gruan me ç’rast në event do mblidhet një donacion i cili do t’iu shkojë në ndihmë grave të prekura nga kanceri I gjirit. (Hotel Emerald, ora 18:00)

 

 

Ngjarjet e datës 23 tetor 2018

 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim deputetin e Parlamentit të Gjermanisë, Peter Beyer. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës. (Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës në Prishtinë, ora 9:25)

- Misioni i OSBE-së organizon punëtori për gazetarët me titull mediat në gjykatore në Gjykatat Themelore. (Gjykata Themelore në Prizren, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët formimi i grupeve punuese për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer.  (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Me rastin e vizitës së zotit Peter Beyer, deputet në Bundestag, në Kosovë, Ambasada Gjermane organizon një takim me gazetarë. (Ambasada Gjermane, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon hapjen e  fushatës së titulluar “Dhuna nuk arsyetohet”.  (Sheshi ”Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit për mbështetjen e punës së AKI-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial sipas këndvështrimit dhe vlerësimit të qytetarëve". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës pret në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Matthew Palmer. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)

- Ministri për Forcën e Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha dhe Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë se FSK-së, ora 10:50)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozim - vendimit të Qeverisë për kandidatet për kryesues të Bordit të ZRRE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të paraqiten rekomandimet e KDI-së, lidhur me të drejtat e punëtorëve në sektorin privat dhe rreziqet me të cilat përballen në vendin e punës. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi,  Predrag Bošković. (Kabineti i Presidentit, ora 11:20 - vetëm pamje)

- Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë mban onferencën për media e cila i dedikohet rastit të ndodhur në fshatin Studenicë të Komunës së Istogut, vizita e pelegrinëve serb. (Drejtoria Rajonale e Policisë - Pejë  ora 13:00)

- Qendra për Paqe dhe Tolerancë në përkrahje nga OSBE dhe në bashkëpunim me Komunën e Vitisë dhe me shkollat e mesme në këtë komunë organizon aktivitetin e pastrimit të Parkut të Qytetit në Viti. (Parku i Qytetit në Viti, ora 13:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i kërkesave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me Projektligjin për Pagat dhe Zyrtarët Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së parë të Shkollës së Lartë Profesionale - Cacttus Education. (Hotel Sirius, ora 15:00)
  

Ngjarjet e datës 22 tetor 2018

- Misioni i OSBE-së organizon punëtori për gazetarët me titull mediat në gjykatore në Gjykatat Themelore. (Gjykata Themelore në Pejë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Ambasada Britanike në Kosovë në bashkëpunim me Asociacioni i Bursistëve Chevening të Kosovës organizon konferencën me titull “Qëndrimet dhe aftësitë që i duhen një lideri të shekullit 21.” (Hotel  Swiss Diamond, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezën "Si të parandalohet dhe luftohet kriminalizimi i politikës në Kosovë: Zgjidhja përmes rregullimit ligjor apo kodit të etikës?". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia me rastin e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, e cila organizohet nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën “Java për të drejtat e viktimave të krimit”, organizuar nga Kryeprokurori i Shtetit. (Hoteli Emerald; ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës konferencën për media në të cilën do të shpaloset platforma mbi organizimin e Projektit: “Dialogut bashkëkohorë i shekullit XXI”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare “Cambrian Patrol”. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj mban ligjëratë në AUK, me temën “Transformimi i FSK-së”. (Objekti i AUK, ora 12:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me anëtarët e Akademise së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Zyra e Prokurimit në Doganën e Kosovës hap tenderin për furnizim me banderola për cigare dhe pije alkoolike e parashikuar si projekt me vlerë te madhe 1.260.000,00. (Zyra e prokurimit, ora 14:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë Komunën e Fushë Kosovës, ku do të pritet në takim nga kryetari, Burim Berisha. (Komuna e Fushë-Kosovës ora 15:00)

- Meqenëse viti 2018 shënjon 20 vjetorin e fillimit të luftës në Kosovë mbahet ligjërata publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti i familjës Sylmetaj". (Qendra e Dokumentimit Kosovë në bibliotekën Hivzi Sulejmani, ora 16:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj organizon pritje me rastin e pensionimit të Policit të Kosovës, Asllan Krasniqi, pjesëtarë nga Njësia për Sigurimin e Objekteve me Rëndësi të Veçantë dhe Personaliteteve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli merr pjesë në hapjen e Konventës zgjedhore të degës së PDK-së në Prishtinë. (Sheshi 21, ora 18:00)

- Kuratori i ekspozitës, fotografi francez Loïc Chauvin, specialist i fotografisë shqiptare, do të organizojë një prezantim të ekspozitës për mediat. (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 21 tetor 2018

- Shoqëria Civile e Ferizajt organizon MiniMaratonen 5 km "Vrapo për Tetorin" e cila mbahet për tu sensibilizuar me të gjitha vajzat dhe gratë që janë të prekura me kancer të gjirit, dhe të gjitha mjetet e grumbulluara nga ky event do të dhurohen për shërimin e tyre. (Ferizaj, ora 10:00)

- Dita e tretë e Festivalit të Rakisë vazhdon me punëtorin kreative, pjekja tradicone dhe bashkekohore e rakisë, cilësia dhe shija, krijimi i një brendi të rakisë, krijimi i një tregu të përbashkët. (Etnokompleksit të fshatit Kukaj, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 20 tetor 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Oda e Fizioterapeutëve të Kosovë organizon ditë e dytë të Kongresit e I-rë Ndërkombëtar të  Fizioterapisë në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës mirëpret një ekspozitë me titull "Studio Alix: një shekull fotografi të Pireneve", e propozuar nga shoqata franceze "Écrits de lumière". (Aleanca Franceze në Prishtinë, rruga Lah Nimani, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës së Banimit Social në Malishevë. (Lagjja Mirëdita në Malishevë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve të sheshit të Obiliqit. (Qendra e qytetit në Obiliq, ora 14:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban nesër (e shtune) takim me strukturat drejtuese të degëve të Nismës në Malishevë, Suharekë dhe Rahovec. (Restaurant Bimi 3 në Malishevë, ora 15:00)

- Kuratori i ekspozitës, fotografi francez Loïc Chauvin, specialist i fotografisë shqiptare, do të organizojë një masterclass rreth historisë së fotografisë shqiptare për studentët dhe fotografët. (Kino Armata, ora 16:00)

- Në edicionin e Festivalit Ballkanik të pjekjes dhe promovimit të rakisë, 'Rakia Fest', mbahet tribunë shkencore 'Rakia si mundësi e rritjes se mireqenjes se ekonomive familjare në viset e pasura me pemë. Investimet në funksion të joshjes së popu tës rurale për prodhimin artizanal të rakisë'. (Etnokompleksit të fshatit Kukaj, ora 12:00)
 

Ngjarjet e datës 19 tetor 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Organizohet aksion pastrimi në Fushë Kosovë, përkatësisht në lagjen “028” me shumicë rome. (Lagja “028” në Fushë Kosovë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezën "Parandalimi dhe luftimi i krimeve në zgjedhje: Procedurat Standarde të Veprimit përgjigja e duhur për krimet para, gjatë dhe pas ditës së votimit". (Hotelin Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Punës, Skender Reqica, Ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyçi, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe Organizata Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me zbatimin e Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar në Republikën e Kosovës 2013 - 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, marrin pjesë  në tryezën e diskutimit në kuadër të kampanjës ‘’Drejtësia dhe Biznesi‘’. (Ndërtesa e OEK-ut, ora 10:00)

- Kryetari i Suharekës pret në takim përfaqësuesit e Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe përfaqësues rezident te Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar. (Zyra e krytarit te Suharekës, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ju fton të përcillni konferencën për media lidhur me funksionimin e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Zyrat e KDI-së, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja: Dialogu Kosove-Serbi dhe mesimet që lidershipi i Kosovës duhet të përseris”. (Hotelin Swiss Diamond, ora 10:30)

- Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me sfidat dhe prioritetet e Ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Shoqatën e Gazetarëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Komuna e Suharekës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizojnë ceremoninë e inaugurimit të Projektit Përcjellës - Promovimi i Iniciativës SATOYAMA për Ruajtjen e Biodiversitetit dhe Zhvillimin Rural nëpërmjet Menaxhimit të Qëndrueshëm të Burimeve Natyrore. (Sheshi kryesor në fshatin Mushtisht, ora 11:00)

- Oda e Fizioterapeutëve të Kosovë organizon për herë të parë Kongresin e  I-rë Ndërkombëtar të  Fizioterapisë në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Kongresin e parë Ndërkombëtar të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës. (Hoteli Emerald, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës "Aga Khan Award for Architecture". (Hapësirat e Muzeut të Kosovës, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të parë të Festivalit Ballkanik të pjekjes dhe promovimit të rakisë, 'Rakia Fest'. (Hapësirat e Etnokompleksit të fshatit Kukaj, Komuna e Prishtinës, ora 15:00)

- Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, do të pres në takim Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. (Ndërtesa e Ministrisë se Punëve të Jashtme, ora 17:15 - konferencë e përbashkët për media, ora 17:55)

 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. (Kabineti i Presidentit, ora 18:30) 

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të presë në selinë e Kryesisë së BIRK-ut në Prishtinë Ministrin e jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. (Bashkësia Islame, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 18 tetor 2018

 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta dekoroj znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00) 

- Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” organizon konferencën nacionale për të adresuar më tej rekomandimet e dala nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të mbajë konferencë, e cila organizohet në shënim të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë salla P38, ora 10:00)

- Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksion pastrimi në Komunën e Obiliqit. (Obiliq, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të marrin pjesë në shënimin e Ditës së BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 10:00)

- Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike bën hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano - Kosovare. (Hotel Emerald, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në "Javën me bizneset e diasporës". (Hoteli Emerald, ora 11:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do prezantojë analizën e publikimit shkencor të profesorëve në Universitetin e Prishtinës për vitin 2018. (Dit e Nat, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvnedosjes, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në organizimin për nder të Ditës së Mysafirëve të Nderuar - Ushtrimi Shpata e Argjendt. (Film City në Prishtinë, ora 14:00)

- Hapet ekspozita e Çmimit Muslim Mulliqi e cila do të mbledh së bashku si artistët Kosovar ashtu edhe ata ndërkombëtar. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

- OSBE dhe Ambasada Italiane organizojnë trajnim të avancuar kundër korrupsionit për agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë. (Ambasada italiane në Prishtinë, ora 16:00)

 

Ngjarjet e datës 17 tetor 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë se Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, për financimin e projektit “Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në UP". (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet tryeza e kampanjës informuese “Kodi Civil ndikon në statusin ligjor të qytetarëve”, organizuar nga  projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”. (Hotel Happy në Gjakovë, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, të cilin do ta nderojë me medaljen e Gjergj Kastritot - Skenderbeu. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Pesë profesorë  nga Budapesti do të vizitojnë  Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ku edhe promovohet libri “Distribution atlas of vascular plants in Albania” botuar nga botanisti prof. dr. Zoltán Barina dhe mbahet një ligjëratë nga prof. dr. Antal Molnár. (Amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të nënshkruajë Udhëzimin Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore. (Kabineti i Ministrit Matoshi, kati 17, ish objekti “Rilindja”, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të shqyrtohet plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Automjete, për Efiçiencë të energjisë, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përuron objektin e Qendrës Rinore në Vushtrri. (Vushtrri, ora 11:00)

- Drejtori i Mbrojtjes dhe Shpetimit, Sami Spahiu nga Komuna e Gjilanit mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Let’s Do It Kosova do të organizoj aksionin e pastrimit në Lipjan. (Oborri i Komunës së Lipjanit, ora 12:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën do të shqyrtoj vlerësimet e sindikatës së MPJ-së lidhur me shkeljet në shërbimin e jashtëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 15:00)

-  Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, merr pjesë në takim me struktura drejtuese të Nismës në Vushtrri dhe Mitrovicë. (Restaurant Holiday në Vushtrri, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 16 tetor 2018

- Ambasadat franceze dhe gjermane organizojnë një takim të iniciativës së koordinimit të donatorëve franko-gjerman në lidhje me trafikimin e armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor. (Zyra e UNDP-së, rruga Zagrebi, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare, kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. (Instituti i Historisë, ora 9:30)

- Mbahet mledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimin e raportit të auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencë ku do të prezantojë raportin “Zbatimi i MSA-së  në nivel komunal - të arriturat dhe sfidat në shtatë komunat më të mëdha”. (Hotel Swiss Diamond, ora  10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në 550 - vjetorin e vdekjes”. (Salla e Institutit të Historisë në Bibliotekën Universitare, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të rrugës së fshatit Potërq të Komunës se Klinës. (Fshatit Potërq, ora 10:00)

- Fillon fushata ndërkombëtare  “Tetori - muaji i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuara”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, salla 37, ora 10:00)

- Agjencia Kosovare e Standardizimit me përkrahje nga Projekti Lëvizja e Lirë e Mallrave, shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Rishikimi Funksional i Sistemit të Drejtësisë: Tranzicioni 2020”. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi  Projektligjit për Gjykatat, për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Komunën e Skenderajt, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Klina”, i financuar nga MMPH. (Në hyrje të qytetit, afër zjarrëfikësve, ora 11:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon promovimin e librit, Ekonomiksi i Parasë, Bankingut dhe Tregjeve Financiare, që është përkthim i librit The Economics of Money, Banking, and Financial Markets e autorit Frederic Mishkin. (Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e fillimit te punimeve në rrugën Gjurgjevik të Madh të Komunës se Klinës. (Fshati Gjurgjevik i Madh, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët propozim - vendimi i Qeverisë për kandidatet për kryesues të Bordit të ZRRE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debati publik me temën “Pozita dhe problemet e komunitetit LGBTI në Kosovë. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Drejtori i Administrates, Bardhyl Syla nga Komuna e Gjilanit mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në parakalimin e ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve "Shota" me rastin e 550 - vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 12:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizojn takimin e përbashkët me Zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, Ministrin Reçica dhe bizneset. (Swiss Diamond Hotel, ora 12:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Avokatit të Popullit në lidhje me organizimin e votimit jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare dhe lokale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Z Mobile Prishtina do të mbajë konferencë për media lidhure me garen e Fiba Europe Cup, ku Z Mobile Prishtina do ta luaj ndeshjen e parë në kuadër të kësaj lige. (Zyret e Klubit, ora 13:00)

- Shoqata e Mullisëve të Kosovës mban mbledhjen e Kuvendit të Shoqatës dhe konferencën për media ku përfaqësuesi i Shoqatës do të prezentojë lidhur me temën ’’Faktorët të cilët kanë ndikuar dhe janë duke ndikuar në dëmtimin e industrisë së blojës se drithërave të Kosovës”. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 14:00)

- Ambasadat franceze dhe gjermane mbajnë konferencë për media rreth iniciativës së koordinimit të donatorëve franko-gjerman në lidhje me trafikimin e armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor. (Zyra e UNDP-së, rruga Zagrebi, ora 16:15)

- Kryeministri Ramush Haradinaj mban ligjëratë në Universitetin Europian të Tiranës. (Objekti i Universitetit Europian të Tiranës, ora 18:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Prishtinës, në kuadër të veprimtarisë së tyre në fushën edukimit dhe librit, sjellin në Kosovë shkrimtarin dhe përkthyesin e njohur nga Franca Mathias Enard. (Aleanca Franceze e Prishtinës, rruga Lah Nimlani 15, ora 20:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)