30 Prill 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 dhjetor 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ngjarjen e organizatës "Autizmi flet', e cila ka për qëllim të ofroj ndihmë për fëmijët me autizëm. (Shtëpiza e drurit në sheshin "Zahir Pajaziti", ora 9:00)

- Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës organizon shërbesen e Krishtlindjes. (Emerald Hotel, 12:00)

Ngjarjet e datës 24 dhjetor 2018

- Qendra për Politika dhe Avokim dhe Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë në bashkëpunim me Këshillin Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë organizojnë konferencë lidhur me ‘Sfidat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë’. (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Mbahet takimi i 159-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës,Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të nënshkruaj Statutin e Muzeut. (Muzeu i Kosovës, ora 10:00)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencën përmbyllëse të fundvitit. (Auditoriumi i BQK-së, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencën e fundit për media të vitit 2018. (Lokalet e Odës, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban mbledhe në të cilën do të diskutojë lidhur me Projektbuxhetin e MASHT për 2019, dhe raportim i ministrit mbi gjendjen në arsim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Behët përurimi i shtëpive të cilat i ka ndërtuar komuna e Istogut për familjet me kushte të renda ekonomike, ora 12:00. (Nisja do të behët nga objekti  i komunës, ora 11:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e Vetëvendosje, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të drekojë me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të paraqitet një analizë e faktorëve që ndikuan në humbjen e 53 milion eurove në kontratën për autostradën Prishtinë-Han i Elezit. (Zyrat e KDI, Rr.”Bajram Kelmendi”, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media në të cilen flasin kryetari i grupit parlamentar Dardan Sejdiu dhe deputeti Dardan Molliqaj. (Selia qendrore e PSD-së në lagjen Arbëria, ora 13:00)

- Grupi Parlamentar i LDK-së mbna konferencën për media. (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C301, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 14:00)

- Mbahet promovi i dy librave “Moskuptimet” dhe “Psycho”, autorit Ilir Muharremi. (Biblioteka e qytetit të Gjilanit “Fan S.Noli”, ora 16:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në takimin e fundvitit me strukturat e PDK-së. (Hotel Emerald, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 23 dhjetor 2018

- Mbahet mbledhja XXXV e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në të cilën kryetari Albin Kurti mban fjalim. (Amfiteatrin e American School of Kosova ASK, ora 10:00)

- Me rastin e 29 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryesia e LDK-së bashkë me strukturat e LDK-së bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon manifestimin e 29 vjetorit të themelimit. (Emerald Hotel, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për storiet më të mira për mjedisin që aplikuan në konkursin e shpallur në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Hotel Garden në lagjen Emshir, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 22 dhjetor 2018

- Kryetari i Lëvizjës për Bashkim, Valon Murati mban konferencë për medie lidhur me zhvillimet e fundit politike rreth bisedimeve Kosovë - Serbi. (Selia e Lëvizjës, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e Vetëvendosje, ora 12:00)

- Promovohet libri më i ri të autorit Sali Bashota “Asnjë zë tjetër”. (Kolegji AAB, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 21 dhjetor 2018

- Demokraci Plus organizon konferencë për media në lidhje me kontratat mbi vepër në institucionet publike dhe ushtruesit e detyrës dhe vendimmarrjen në nivel qendror. (Zyret e Demokraci Plus, rruga Tirana, blloku C/4/1, hyrja C, kati VIII-të, Nr. 83/84, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ditën informuese për Planin e Punës 2019-2020 të Divizionit për Edukim Jo-formal dhe Promovim në Departamentin të Rinisë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Rrjeti rajonal i organizatave të shoqërisë civile Pointpluse dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizojnë konferencën mbi fuqizimin e integritetit në Policinë e Kosovës, menaxhimin e burimeve njerëzore në Polici dhe rolin e Inspektoratit Policor në mbikëqyrjen e Policisë. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në lidhje me KQZ-në në të cilën flasin deputetët, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla. (Holli i Kuvendit, ora 10:45)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës do të mbajë takimin e katërt koordinues të komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë - Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N204, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Perspektiva Gjinore në Reformën Zgjedhore". (Qendrën e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i LDK-së mban konferencë për media. (Kuvendi i Kosovës, kati III, salla C301, ora 11:30)
 
- Vazhdimi i Seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

- Parlamenti i Studentëve si organ qeverisës i studentëve do të organizojë një protestë paqësore. (Oborri i Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tryezën: “Kriza mjedisore në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, salla C-405 kati IV, ora 13:00)

- Fondacioni Mute në bashkëpunim me komunën e Prishtinës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës mbajnë aktivitetin përmbyllës të projektit “Unë/ty, dashuri në paketë”. (Swiss Diamond, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e promovimit te librit  "Unë e përdhunuara…" të autorës Ramize Murtezi Shala. (Libraria “Dukagjini” në Prishtinë, ora 18:00)

- Instituti Yunus Emre Prishtinë organizon ekspoitën e Klubit të Fotografisë. (Albi Mall në Prishtinë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 20 dhjetor 2018

- Oda Ekonomike Amerikane organizon tryezën e titulluar “Promovimi i Grave në Ndërmarrësi dhe Vendimmarrje”. (Salla e Konferencave të Odës Amerikane, ora 9:45)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon konferencën përmbyllëse të fundvitit në të cilën do të prazantoj aktivitetet, të arriturat dhe sfidat gjatë periudhës Janar-Dhjetor/2018. (Ndërtesa e KPMM-së, Bregu i Diellit, Rr. Armend Daci, ora 10:00)

- Instituti Demokrati i Kosovës mban takimin diskutues në lidhje me analizën e shkurtër mbi financimin e subjekteve politike dhe transparencën në fushatë. (Salla Orion, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me përfaqësues të Zyrës Komisionit Europian në Kosovë dhe përfaqesuar MAPL’se, vizitojnë mbarëvajtjen e projektit të bashkëpunimit ndërkufitar Gjilan - Kumanovë për modernizimin e tregjeve. (Restorant “Planet”, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë në bashkëpunim me forumZFD dhe Qendrën për Arsim të Kosovës përmes projekteve EIDHR të financuara nga Bashkimi Europian dhe të menaxhuara nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, mbajn ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetari në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zëvendësshefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së, Libor Chlad do të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve për gazetari në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë. (Hoteli Sirius, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Gjykata Speciale në vitin 2019: pritjet, problemet dhe pytjet e mbetura”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Përurohet libri “Komandant Jetë Hasani, Heroi që i bashkoi armët me UÇK-në dhe triumfoi në batalionin e II-të, Brigada 121” të autorëve Avdi Ibrahimi dhe Naim Musolli. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Ministrinë e Punëve të Brendshme do të mban konferencë për media për procesin e legalizimit në përputhje me Ligjin nr. 05/l –134, si dhe njoftimin lidhur me fushatën për legalizim të armëve. (Objekti kryesor i MPB-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për Top Ndërmarrjet më konkurrente të vitit 2018. (Objekti i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Zyra e BE-së prezanton rezultatet e studimit te Fizibilitetit dhe Dizajnin Paraprak dhe vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social për zbatimin e seksionit Prishtinë - Autostrada Merdare. (Hotel Surius, ora 11:00)

- ForumZFD organizon festimin e lansimit të jubileut, numrin e 10-të të Balkan - Perspektiv revistë kjo mbi ballafaqimin me të kaluarën. (Kino Armata, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me përfaqësues të Zyrës Komisionit Europian në Kosovë dhe përfaqesuar MAPL’se hapin qendren “Open Door” në objektin e Shtëpisë së Rinisë për trashëgiminë kulturore jomateriale, e më pas do të vizitojnë projektin tjetër të agro-biznesit. (Shkolla e Agro-Biznesit “Arbëria”, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjës Vetëvendosje, ora 14:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të formalizojë marrëveshjen me Ambasadën Britanike dhe UNDP-në për implementimin e projektit të përbashkët për rritjen e llogaridhënies institucionale dhe transparencën buxhetore të shpenzimit të fondeve publike. (Ndërtesa e ish - Rilindjes, kati i 13-të, zyra 1308, ora 14:45)

- Policia e Kosovës mban konferencën e jashtëzakonshme për media lidhur me zhvillimin e dy operacioneve policore për dy raste të ndara, në funksion të luftimit të krimit të organizuar, duke përfshirë veprat penale të krimit të organizuar, detyrimeve, fajdeve dhe grabitjeve. (Stacioni policor ‘Qendra’, ora 15:15)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës së artistit Gani Llalloshi “Qielli është I kaltër”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 19 dhjetor 2018

- Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj raportojn para Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë dhe organizata Handikos mbajn konferencën me temën 'Fletënotimi Komunitar në gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsim'  e cila ka dalur si rezultat i procesit Fletënotimi Komunitar. (Hotel Prishtina International, 10:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban konferencën vjetore ku do të shpalosim raportin “Niveli i lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon tryezë e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione diskuton në Komisionin Funksional lidhur me nënshkrimin e planit të përbashkët rajonal në Hagë, për persona të zhdukur, i lansuar nga Komiteti Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën diskutuese me temën, “Sfidat e punëtorëve dhe roli i inspektoratit të punës”, në një diskutim me deputetët e Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediat. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, do të realizojë vizitë pune në termocentralin “Kosova B” në Obiliq ku do të takojë edhe menaxhmentin e KEK-ut. (Termocentrali "Kosova B", ora 11:00)

- Me rastin e përmbylljes së vitit kalendarik 2018, Institucioni i Avokatit të Popullit organizon konferencë për shtyp. (Zyra Qëndrore e Institucionit të Avokatit të Popullit, ora 11:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka raporton para Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media lidhur me çështjen e dixhitalizimit të transmetimeve radiodifuzive tokësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligji për financimin e subjekteve politike, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në partneritet me Prishtina REA organizojnë ceremoninë e dhënies së certifikatave të aftësimit profesional për Punë në Sektorin e Mobilierisë- Montim e Shitje. (Hotel Prishtina, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe shqyrtimi i raportit të Auditimit të performances 'Lista esenciale e barnave'. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Promovohet vëllimi i tretë i ciklit romanesk 'Secili çmendet simbas menyres se vet' te Stefan Çapalikut, botim i  Entit Botues "Gjergj Fishta". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli mban konferencë për media. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Deputetët anëtarë të Komisionit parlamentar për integrime, dr. Fatmire Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Armend Zemaj nga LDK organizojnë tryezën “Raporti i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian – Lëvizja e lirë, Reformat, MSA”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 12:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të raportojë ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10, ora 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me Federaten e Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, gjenerata 2017 – 2018. (Salla e Kuqe e Pallatit te Rinisë, ora 14:00)

- Delegacioni Shtetëror i Republikës së Kosovës për Dialogun me Serbinë mban takim në Kuvendin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj, merr pjesë në konferencën e fundvitit, ku do të bëhet prezantimi i të arriturave të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e kryesisë.  (Hotel Sirius, ora 16:30 - vetëm pamje)

-  Galeria Qahili dhe Organizata “ETEA” organizojnë panelin e diskutimit “Hijet e bardha – diskutojnë”, ngjarje kjo që i dedikohet diskutimit të poezisë dhe letërsisë në përgjithësi. (Galeria Qahili, ora 16:30)

- Oda e Afarizmit të Kosovës me rastin e festave të fundvitit organizon Koktejin e përbashkët të bizneseve dhe partnerëve nga Institucionet vendore dhe ndërkombëtare. (Hotel Amazona, Milloshevë, ora 17:00)

- Me rastin e përmbylljes së vitit kalendarik 2018, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, organizon një pritje-koktej me gazetarë. (Hotelin Swiss Diamond, ora 17:00)

- Kryeministri Ramush Haradiaj, merr pjesë në pritjen e fundvitit, të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës. (Hotel “Amazona”, Milloshevë, ora 17:00)

 - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa mban konferencë për medie pas mbledhjes së kryesisë. (Hotel Sirius, ora 18:00)


Ngjarjet e datës 18 dhjetor 2018

- Avokati i Popullit organizon konferencën në të cilen prezanton të arriturat dhe sfidat rreth rëndësisë së bashkëpunimit ndërinstitucional në raport me rekomandimet e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Drejtori i Fushatave për Evropë në Amnesty International, Fotis Filippoudo të mbajë një Masterklasë rreth fushatave kreative të avokimit, teknikave, strategjive dhe mobilizimit masiv. (Hapësira e K2.0, mbrapa Furra Qerimi 1, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës fillon shpërndarjen e  drunjëve për familjet me asistencë sociale. (Qendra Rekreative në Gërmi, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezën me temë "Integriteti i sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Kopshti i Fëmijëve LET Center organizon programin e fundvitit në të cililin do të ketë recitale, këngë dhe vallëzim, ku në përfundim të programit do bëhet shitja e kartolinave, biskotave dekorative të cilat janë punuar nga fëmijët e kopshtit ku fondet e mbledhura nga shitjet do të dedikohen për programet e organizatës humanitare Aksioni për Nëna dhe Fëmijë. (Salla e Kuqe, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për kinematografinë, Projektligjit për bibliotekat, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i  LDK-së mban Konferencën per media. (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C301, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Çfarë paralajmëron faza e re e Dialogut Kosovë – Serbi?”, në një diskutim me deputetët e Kuvendit të Kosovës, qytetarët e rajonit të Mitrovicës, përfaqësues të komunës së Mitrovicës,  të shoqërisë civile dhe medias. (Restorant “Ibri”, Koshtovë, ora 11:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU!, dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese organizon konferencë në të cilën do të publikohet hulumtimi mbi gjashtë universitetet e reja publike të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës organizon konferencën për media të organizuar pas Grevës së puntorëve shëndetësor të QKUK-së, lidhur me veprimet dhe hapat e me tutjeshme të FSSHK-së. (Zyrët Qendrore të FSSHK-së, ora 11:00)

- Misioni i OSBE-së do të lansojë një raport, i cili bën vlerësimin e cilësisë së arsimit parauniversitar për komunitetet jo-shumicë në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallon raporton para Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me buxhetin e Ministrisë së bujqësisë për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me amendamente në Projektligjin për plotësim ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Forumi për Transparencë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, organizon takim për përmbylljen e vitit 2018. (ndërtesa e Kuvendit, salla 405, ora 14:00)

- Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka mbahet tryeza me temë "Mundësia e Koordinimit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në mbështetje të prodhuesve shqiptarë", në të cilën do të merr pjesë Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti. (City Hotel në Prizren, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj, pret në takim Stephan Mayer, sekretar parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Mbahet ceremonia e certifikimit të grupit të gjashtë dhe të shtatë të Programit të Lidershipit Transformues - Trajnime për Shërbyes Publik. (Sheshi 21, ora 16:00)


Ngjarjet e datës 17 dhjetor 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mbanë konferecën e cila ka për qëllim lansimin e të gjeturave të Barometrit Kosovar të Sigurisë - Edicioni Special mbi Politikën e Jashtme dhe Dialogun me Serbinë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme mban takim me Këshillin Ekzekutiv të Forumeve të Sigurisë në Bashkësi të Republikës së Kosovës i cili do të shërbejë si platformë diskutimi për kapacitetet operacionale, sfidat si dhe rekomandimet  për ngritjen e rolit të forumeve të sigurisë në bashkësi. (Hotel Emerald, ora 10:00)

-  Mbahet takimi i Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve, ku temë diskutimi do te jetë; Problemet në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ngritja e çmimit të peronizimeve. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Qendra Tregtare " Viva Fresh Store “- Ferizaj organizon hapjen e Ekspozimit dhe Promovimit të Prodhimeve Vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Objekti i Qendrës Tregtare dhe Viva Fresh Store në Ferizaj afër policisë, ora 12:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media takohet me bordin e Radio Televizionit te Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komuna e Suharekës nënshkruan memorandum me Fondacionin "Valon Vataj" për renovimin e Çerdhes së Qytetit. (Zyra e Kryetarit Bali Muharremaj, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike në të cilën do të shqyrtimi i draft Strategjisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe marrëdhëniet ndërparlamentare dhe shqyrtimi i draft Raportit nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Diasporën dhe Mërgatën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet Kryetari, Albin Kurti. (Zyrët e Vetëvendojse, ora 13:30)

- Kosovo 2.0 organizon bisedë për zhvillimin e kampanjave të suksesshme të avokimit për të drejtat e njeriut me drejtorin e Fushatave për Evropë në Amnesty International, Fotis Filippou. (Hapësira e K2.0, mbrapa Furra Qerimi 1, ora 18:00)

-  Lëvizja FOL mban sot ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2018.  (Kafe librari “Kadare Bar & Books”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 16 dhjetor 2018

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban konferencë për medie.(Selia Qendrore e Nismës, Pejton, ora 15:00 anulohet) 

Ngjarjet e datës 15 dhjetor 2018

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon Kuvendin Vjetor të 16-të të Anëtareve. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe tek shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. (Shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, ora 11:00)

- Gjimnazi "Hasan Nahi", organizon testin fazës së parë te garës e inteligjencës "Eureka". (Gjimnazi "Hasan Nahi", ora 11:00)

- Autostrada Biennale organzon konferencën vjetore “Revolucioni Jemi Ne - La Rivoluzione Siamo Noi” në të cilën prezanton "Autostraden Bienaleve: Libri i Përbashkët". (Muzeu Arkeologjik në Prizren, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe tek tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, dhe tek varri i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Adem Demaçi. (Velani, ora 11:15)

- Fëmijët e lagjeve për rreth Parkut së bashku me prindërit e tyre shoqërues do të organizojnë protestën kunder degradimit të Parkut! (Tek anfiteatri në Parkë, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz. (Prekaz, ora 12:00)

- Ambasada Gjermane së bashku me Diakonie Kosova në Mitrovicë organizon tregun tradicional të Krishtlindjeve. (Oborri i Diakonie Kosova në Mitrovicë, ora 15:00)   

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2018

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet turneu kundër Korrupsion “Kosova Open 2018”. (Kino “Armata”,  ora 10:00)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës organizojnë tryezën "Roli i medias dhe shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Instituti D4D organizon hapjen zyrtare të projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim”. (Restorant Tartine Deli, Prishtinë, ora 10:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet tryeza me temë "Lufta Kundër Korrupsionit në Ballkan. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të shtëpisë për familjen skamnore në fshatin Livoç. (Fshati Livoç, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Let's Do It organizon aksion pastrimi në Plemetin të Obiliqt në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën". (Plemetin, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe vazhdon më pas për homazhe te varri i Ahmet Krasniqit. (Velani, ora 11:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Qendra Tregtare "Plus Center “ organizon hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?. (Objekti i Qendrës Tregtare "Plus Center“ ne Ferizaj, ora 12:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë ngjarjen përmbyllëse të “Javës Kundër Korrupsionit 2018”, ku do të jenë prezent Ambasadorët e Shteteve Anëtare të QUINT, BE dhe Koalicioni i OJQ-ve. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Heroit Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ora 16:00)

- Fondi për të Drejten Humanitare organizon ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti Panda”. (Qendra e Dokumentimit në bibliotekën Hivzi Sulejmani, rruga “Sadik Bekteshi” nr 16, ora 16:30)

- Federata Kosovare e Atletikës organizon manifestimin sportiv të atletikës "Laureatët e vitit – Gala Athletics2018”. (Miracle Beni Dona, Zona Industriale, ora 18:30)

- Shfaqet drama jokonvencionale e Mark Ravenhill lidhur me dy vëllezër identikë të cilët ritakohen pasi që janë rritur ndarazi më Gjermaninë lindore dhe perëndimore. (Ambienti i fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, rruga e Muzeu Etnologjik, ora 20:00)  

Ngjarjet e datës 13 dhjetor 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe shqyrtimi i raportit te auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Kosovës - Trainkos. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Grupi Kombëtarë Monitorues i  Fëmijëve “Respect Our Right” mbeshtetur nga organizatat “Syri i Vizionit” në partneritet me “Save the Children”, organizojnë konferencën për  publikimin e raportit monitorues ‘’Hendeku, kurrikula dhe zbatueshmëria e saj’’. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovë prezanton rezultatet e punës dhe të arriturave për vitin 2018. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve në kuader të Javës Anti-Korrupsion organizon tryezën lidhur me nevojen për procesin e vetingut në Kosovë dhe vullneti politik. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kosova Youth Atlantic Treaty Asocation mban debatin “Transformimi i FSK-s, ndikimi në sigurinë kombëtare dhe rajonale”. (Kolegji Universum në lagjjen Ulpiana, ora 10:30)

- Ministri i inovacionit dhe ndërmarresisë, Besim Beqaj raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën e ministrisë për ketë vit, me theks të veçantë ndarja e fondeve dhe grandëve për start up-et dhe bizneset tjera, si dhe planifikimi i punëve për vitin e ardhshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- ADMOVERE organizon promovimin e raportit "Universiteti i Prishtinës - raportet e akreditimit, revistat dhe bibliotekat". (Hani i 2 Robertëve, ora 11:00)

- Let’s Do It do të organizojë aksion pastrimi në Ferizaj ku do të pastrohet një deponi ilegale në të cilën do të marrin pjesë edhe pjesëtarë të KFOR-it amerikan. (Magjistralja afër Mileniumit në Ferizaj, ora 11:00)

- Ministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gash raporton para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri merr pjesë në tryezë diskutimi me stafin akademik të Fakultetit Juridik për themelimin e një Gjykate Komerciale - Tregtare. (Salla e profesorëve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 11:00)

- Nisin punimet për pastrimin e deponisë më të mëdha në Kosovë në Pasomë të komunës se Vushtrrisë. (Pasomë, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. (Objekti i Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Nën organizimin e OVL UÇK-së, SHIL UÇK-së dhe SHFD UÇK-së do të bëhet përurimi i kompleksit dhe zbulimi i plakës përkujtimore për 41 dëshmorët e kombit, Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarët tjerë. (Fshati Gorozhub në Prizreni, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me ndikimin e taksës 100% në ekonominë e Kosovës. (Selia qendrore e AKB-ës, ora 13:00)

- Mbahet takimi me studentët e Fakultetit Ekonomik - Prishtinë dhe prezentimin e temës ‘’Kosova ofron perspektivë’’ , e organizuar nga kompania Al Trade Center. (Objekti i Fakultetit Ekonomik, ora 14:00)

- Swisscontact në Kosovë, organizon një takim miqesor të fundvitit me media. (Restaurant "Remember Me", ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, inspekton trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 15:00)

- Nxënësit Kosovarë marrin pjesë në Garën Nacionale të Recitimit të Poezisë në Gjuhën Angleze. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, ora 15:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës hap ekspozitën “Një perspektivë ndryshe!” te autorit Agon Nimani. (Galeria e Ministrisë së Kulturës në kompleksin “Qafa”, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 12 dhjetor 2018

- Mbahet hapja zyrtare e projektit KosLift i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë dhe implementohet nga IPKO Foundation dhe RIT Kosovë. (Kampusi i RIT Kosovë, në Universitetin Amerikan, ora 9:30)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë në kuadër të projektit "Mbështetja në procedimin e krimeve  të luftës të kryera gjatë luftës në ish-Jugosllavi" me partnerët Dokumenta nga Zagrebi dhe Fondi për të Drejtën Humanitare nga Beogradi organizon konferencën më temë 'Mbështetja  në procedimin e krimeve të kryera në luftëra të ish-Jugosllavisë'. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Let’s Do It organizon aksion pastrimi te “Tregu i Gjelbër” në Prishtinë. (Tregu i Gjelbër, rruga që e lidh me lagjen “Kalabria”, ora 10:00)

- Ministria e Administratës Publike organizon ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Muzikës dhe të institucionit parashkollor-Çerdhes në Prizren. (Lagjja “ Bajram Curri”, që gjendet përballë shkollës së mesme të mjekësisë “ Luciano Motroni” në Prizren, ora 10:00)

- Ministris së Shëndetësisë, Uran Ismaili raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me procesin e revidimit të listës esenciale të barnave, vonesat në përmbushjen e agjendës legjislative dhe projeksionet buxhetore të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. (Objekti i Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë, shqyrtimi i Projektligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Prezantohet kampanja informuese ”Kodi Civil qëndron për qytetarët e barabartë të Republikës së Kosovës,” organizuar nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil - faza 2”, i cili po mbështetët nga Ministrinë e Drejtësisë. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 10:30)

- Demokracia Plus dhe USAID organozijnë debat publik lidhur me prokurimin publik në Gjilan. (Hotel Kristal, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së në kompleksin Qafa, ora 11:00)

- Let’s Do It në bashkëpunim me nxënësit e shkollës ‘’Hivzi Sylejmani’’ organizon aksion pastrimi në Fushë Kosovë. (Oborri i shkollës Hivzi Sylejmani, ora 11:55)

- Punëtorët e NTP “Pallati i Rinisë” mbajnë një protestë përmes së cilës do t’i shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre për mos marrjen e pagave që tre muaj më radhë. (Para Newborn,ora 12:00)

- Banorët e fshatit Cikatovë mbajn protestë në mbrojtje të pronave stergjyshore te marrura në menyrë tinzare nga ana e Komunës se Drenasit dhe te cilat u janë shitur New Co Feronikeli, pa i kompenzuar asnjëherë. (Para Gjykatës Themelore të Prishtinës  dega në Drenas, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare të Bizneseve organizon konferencën për media lidhur me ndikimin e taksës 100 % në ekonominë e Serbisë. (Selia qendrore e AKB-ës në Tophane, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore te Vetëvenosjes, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë tryezën e diskutimit me temë “Integriteti, Llogaridhënia dhe Efikasiteti i sistemit të drejtësisë - Nevoja për Vetting”. (Hotel Sirius, ora 14:00)
 
 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Dragashit Shaban Shabani. (Objekti i Komunës së Dragashit, ora 14:00)

- Zëvendësshefja e misionit të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland, dhe Drejtoresha e Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant, do të mbajnë fjalime në një takim me kryetarët e komunave të Kosovës. (International Hotel Prishtina, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 11 dhjetor 2018

- Organi Shqyrtues i Prokurimit fillon me transmetim të drejtpërdrejtë “live stream” të sesioneve të tij, një hap ky në drejtim të një qasjeje më transparente nga ana e këtij institucioni. (Zyra e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ish-Banka e Lubjanës, kati i 5-të, ora 10:00)
- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë tryezën e diskutimit me temë “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin legjislativ”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe Komuna e Gjakoves hapin Librin e Zisë, në nderim të Presidentit George H.W. BUSH. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, ora 10:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Rahovecit. (Rruga kryesore në fshatin Zaqisht të Rahovecit, ora 10:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, do të diskutojë me nxënësit e shkollave të mesme me temë "Të mbështesë ndryshimin kulturor: roli i gjeneratave të reja për formësimin e vlerave të së nesërmes".  (Kafiteria Dit' e Nat', ora 10:00)

- Kompania vendore 'Produktet Natyrale të Kosovës' organizon ceremoninë e inaugurimit të linjës së re me teknologji të avancuar për përpunimin e farave të kungullit. (Fabrika 'Produktet Natyrale të Kosovës' në fshatin Loxhë në Pejë, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës të mbajë konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat. (Zyret te BSPK, së ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ngjarjen vjetore të shpërblimeve në kuadër të projektit “Leja prindërore për barazi gjinore” që financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze. (Libraria Dukagjini, ora 11:00)

- Mbahet tryeza në të cilën do të diskutohet për pakon ligjore kundër korrupsionit, si dhe për punën e institucioneve të drejtësisë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 11:00)

- Policia e Kosovës mban konferencën zyrtare e cila i dedikohet fushatës kundër korrupsionit, të realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me ICITAP-in Amerikan. (Stacioni policor “Qendra”, ora 11:00)

- Asociacioni i Arkitektektëve të Kosovës dhe Komunës së Gjilanit bën prezantimin e “Bienales së Arkitekturës 2018”, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit dhe arkitektët në nivel Kosove dhe ata regjional. (Gjilan, ora 13:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon konferencën për shtyp me temë “Standardizimi i produkteve vendore: Shpërndarja dhe shitja e standardeve. (Resource Center Kosovo, në lagjen Pejton, në zyre të Forumit për Iniciativa Qytetare, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të organizoj tryezen e diskutimit me temë “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin ekzekutiv”. (Hotel Sirius, ora 14:00 - shtyhet, ora 15:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media lidhur me çështjen e dialogut me Serbinë, për të cilën do të flasin nënkryetarët Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani. (Zyrat e PSD-së, në lagjen "Arbëria", ora 14:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në prag të përfundimit të vitit 2018, organizon ngjarjen vjetore për shënimin e të arriturave në vetëqeverisjen lokale në Kosovë si dhe të prezantojë orientimet për vitin e ardhshëm. (Sheshi 21, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 10 dhjetor 2018

- Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett së bashku me ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës,  të ngarkuarin me punë të ambasadës gjermane, Kryesuesen e Zyrës së BE-së në Kosovë, si dhe një përfaqësues të organizatës Iniciativa për Progres do të flasin gjatë hapjes së Javës kundër korrupsionit në Kosovë. (Sirius Hotel, ora 9:30)

- Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe rehabilituese për fëmijë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet konferenca e Forumit të Rinisë së LDK-së me temën “Pa-siguria Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Drejtësisë, Zyra e Koordinatorit Nacional kundër Dhunës në Familje, organizon konferencën “Qasja në drejtësi e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën Rajonale "Qasja në drejtësi për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore". (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahen punimet e Forumit Kosovaro-Maqedonas të Sigurisë 2018, që organizohet nga Fondacioni “Konrad Adenauer Stiftung”, Kolegji AAB dhe Universiteti Kliement Ohridski, Fakulteti i Sigurisë, Shkup. (Kolegji AAB, ora 10:00)

- Klubi Dëshira organizon promovimin e programit të Ndërmarrjes Sociale Dëshira. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe shoqërinë civile të Kosovës organizojnë aktivitetin “Çohu për të Drejtat e Njeriut” për shënimin e 10  dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.​  (Teatri Kombëtar të Kosovës, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore si dhe shqyrtimi i vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Vushtrrisë. (Restaurant Holiday, ora 11:00)

- Muzeu i Kosovës për nder të ditës ndërkombëtare të drejtave të njeriut do të bëjë promovimin e katalogut me imazhe taktile dhe të përkthyer në Brail në bashkëpunim me shoqatat e të verbërve në Kosovë. (Muzeu i Kosovës, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” organizon tryezën e diskutimit me temë “Parandalimi dhe luftimi i konfliktit të interesit në pushtetin gjyqësor”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Klinës Zenun Elezaj. (Objekti i Komunës së Klinës, ora 11:30)

- Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe shoqërinë civile të Kosovës organizojnë marshin “Çohu për të Drejtat e Njeriut”, i cili fillon nga sheshi “Skënderbeu” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

 - Mbahet mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje me kryetarin e Komunës së Junikut Agron Kuçi. (Objekti i Komunës së Junikut, ora 13:30)

- Me rastin e 10 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Kolegji AAB në bashkëpunim me KMDLNJ organizojn tryezë që i kushtohet Adem Demaçit, fitues i Çmimit Saharov dhe çmimeve të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. (Qendra Mediale e Kolegjit AAB, ora 14:00)

- Me rastin e 10 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë sot një ekspozitë me fotografi dhe poezi, vepra te artistëve të rinj që morën pjesë në konkursin e Misionit të titulluar “Të drejtat e njeriut përmes artit”.  (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 15:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc organizojn Javën e Filmit të Kosovës në Bujanoc. (Shtëpia e Kulturës në Bujanoc, ora 17:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të çmimit që shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit për të falenderuar publikisht kontributet e gazetarëve të guximshëm të cilët zbulojnë rastet e korrupsionit dhe për të rritur ndërgjegjësimin përmes tregimeve të tyre. (Grand Hotel, ora 17:30)
 

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2018

- Një rosë e verdhë me një mesazh për luftimin e korrupsionit vjen në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare të Antikorrupsionit. (Sheshi Skënderbeu, ora 10:30)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë takim me redaktorë të mediave me qëllimi shpalosja e agjendës së detajuar të aktiviteve të “Javës Kundër Korrupsionit 2018”, e cila organizohet prej 9-14 dhjetor 2018 në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë. (Hotelin Sirius, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizonn ekspozitën e fotografive dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për tri vendet e para në garën e fotografive dhe videove #fajikorrupsionit me rastin e shënimit të 9 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. (Parku Arkeologjik përballë Muzeut të Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëndosjes, ora 12:00)

- Lëvizja FOL me mbështetjen e USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në Ditën Ndërkombëtarë Kundër Korrupsion organizpn performancen CorruptiON/OFF në të cilën do të paraqitet gjendja aktuale në Kosovë. (Amfiteatri i sheshit ‘Zahir Pajaziti’, ora 13:00)

- Nën patronatin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi  do të organizohet akademia përkujtimore me rastin e një vjetorit të vdekjes së artistit Blerim Peci. (Teatri Kombëtar të Kosovës, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2018

- Instituti ATOMI, me mbështetjen e GIZ-it, do të organizojë konferencën njëditore me titull “Analiza e testeve të Matematikës Kangaroo dhe krahasimi me testet e organizuara nga MASHT”. (Hotel Sirius, ora 8:30)

- Let’s Do It mbështetur nga Ambasada Kanadeze dhe Qeveria e Kosovës organizon “Lake Festival”. (Badovc.  ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Komunës së Malishevës Ragip Begaj do të bëj përurimin e Stadiumit  të futbollit “Liman Gegaj” në Malishevë. (Malishevë, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do të bëjnë vizitë në biznesin vendor Kompania 'Flutura”. (Kompania Flutura në magjistralen Prishtinë-Gjilan.  ora 13:00)

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Korporatën Energjetike të Kosovës ku do te vizitoj Termocentralin Kosova A dhe Termocentralin Kosova B. (Kosova A - Hyrja Zona 1, ora 9:00)

- Institutit Riinvest organizon tryezën 'Drejt Fuqizimit: Faktorët që ndikojnë në vendimet ekonomike të grave në Kosovë" në të cilën do të prezantohen gjetjet e hulumtimit mbi tejkalimin e barrierave të mospjesëmarrjes ekonomike të grave dhe barrierave në vendin e punës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit me temën “Integriteti, element kyç në prokurim publik”. (Restorant “Rings”, sheshi “Nëna Terezë”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Shëndetësisë, hqyrtimi i raportit të Auditimit të performances " Lista esenciale e barnave", etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204 ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon tryezën me temë “Roli i studentëve në sigurim të cilësisë dhe cilësi të mësimdhënies në institucione të arsimit të lartë në Kosovë”. (Libraria Dukagjini në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin. (Objekti i Komunës së Gjilanit, ora 11:30)

- Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të mbajmë një konferencë të jashtëzakonshme për media. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 12:00)

- Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala organizon për herë të parë në Kosovë eventin e modës për persona me nevoja të vecanta “E Bukura fillon me ne'. )(Swiss Diamond Hotel, ora 19:00)

- Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar me rastin e arritjes së bursës së 100-të, Fondit Kosovaro Amerikan për Edukim organizon gala mbrëmjen “The Night of The Rising Stars”. (Hotel Emerald, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2018

- Open Data Kosovo organizon takimin bilateral ndërmjet zyrtarëve publik të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nga Komunat, Qeveria, Gjyqësori dhe Parlamenti  ku dhe do të prezentohet ‘’Udhërrëfyesi për qeverisje të mirë për institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës’’.  (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Amerikane mban tryezë me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti lidhur me faktorët kyç të zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe ndikimin e sektorit bankar. (Zyret e Odës Amerikane, ora 10:00)

- Jahjaga Foundation organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Pjesëmarrja e grave në qeverisje dhe promovimi i politikave që mbështesin gratë në ekonomi”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Drejtoresha e Misionit të USAID-it Lisa Magno, e shoqëruar nga Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe donatorë të tjerë, do të flasë në rastin e Konferencës së Tretë të Mjedrës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në bashkëpunim me Ministrin e Administrimit dhe  Pushtetit Lokal organizojnë konferencë të përbashkët për organizimin dhe funksionimin e Këshillave lokal në nivel komune”, sipas udhëzimit Administrativ Nr. 2008/08, për Marrëveshjet e Bashkëpunimit të Komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane. (Villa Gërmia,  ora 10:00)

- Agjencia e Kosovës për Forenzikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të organizojë ceremoni me rastin e 15 vjetorit të themelimit të saj. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kryetarët e komunave të regjionit, pret në takim delegacionin e Agjensionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale me seli në Bruksel, të udhëhequr nga kryetarja Antonella Valmorbida. (Zyra e kryetarit, ora 11:00)

-  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e mbështetur nga OSBE organizon konferencë me qëllim të promovimit dhe mbështetjes së bashkëpunimit ndërkomunal. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të takohet me Kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. (Objekti i Qeverisë , zyra 806, kati 8, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve,  Qendra Tregtare “Nertili” dhe Kolegji Universum, organizojn hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?. (Objekti i Qendrës Tregtare “Nertil” në Gjakovë, ora 12:00)

- Mbahet takimi i radhës i Task Forcës për pastrimin e Kosovës në të cilin do të bëhet raportimi i ministrive mbi angazhimin e tyre në fushatën e pastrimit si dhe prezantimi i të dhënave mbi rezultatet e arritura deri me tani. (Kati i 18-të, ish objekti “Rilindja”, ora 14:00)

 

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2018

- Iniciativa Kosovare për Stabilitet dhe Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung organizojnë konferencën me temë "Çfarë shteti të mirëqenies dëshirojmë? Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë”. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, do të organizojë konferencën rajonale “E drejta e autorit në kohën digjitale”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, ish Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, dhe familjaret e të të deportuarve interevistohen nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe Avokati i Populli raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me zbatimin e rekomandimeve që kanë të bëjnë me faturimin e energjisë eklektike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, të miratuara nga Kuvendi në seancën plenare të mbajtur me 9 shkurt 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimeve për Vullnetarizëm dhe Aktivizëm Qytetar, e cila organizohet përmes inkubatorit për Vullnetarizëm dhe Qytetari Aktive dhe mbahet në Ditën Botërore të Vullnetarizmit. (NANA Fashion food & drinks, rr. Fehmi Agani, tek kafet e vogla, ora 10:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë në hapjen e Konventës së tretë vjetore të Përpunuesve të Drurit në Kosovë. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

-  Ekipi i ndreqe.com organizon konferencën “Sfidat e Menaxhimit të Mbeturinave Komunale” ku në panele do të jenë prezent Ministri i Ambientit, kryetarët e komunave të Prizrenit, Vushtrrisë, Vitisë, Deçanit dhe Hanit të Elezit si dhe zyrtarë tjerë komunal dhe të ndërmarrjeve për menaxhimin e mbeturinave. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremi. (Objekti i Komunës së Suharekës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konventën e Tretë të Industrisë së Drurit. (Hotel Emerald, 10:30)

 - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do të mbaj konferencë për media lidhur me konkurrueshmërin dhe gatishmërin për eksport e financuar nga Banka Botërore dhe Implementuar nga MTI.  (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektlgjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kredi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria Ag për Projektin e sistemit për largimin e ujërave të zeza për Komunën e Podujevës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon aktivitetin e shënimit të 5 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Amfiteatri i madh në ndërtesën e Rilindjes, ora 11:15)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha. (Objekti i Komunës së Fushë Kosovës, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton fshatin Plemetin dhe merr pjesë në nisjen e punimeve në shtrimin e rrugës Sitnica. (Te ura, Plemetin, ora 11:40)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sport, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të mbajmë një konferencë të jashtëzakonshme për media. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 12:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë organizon aktivitet simbolik. (Tek rrethi përballë kazermës Adem Jashari, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri pret në takim rektorët e Universiteteve dhe Kolegjeve të Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, ora 13:30)


Ngjarjet e datës 4 dhjetor 2018

- Ministri i Financave Bedri Hamza, shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, si dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për sektorin e Transportit Sue Barrett nënshkruajnë Marrëveshje Grant për fazën 2 për projektin për Rehabilitimin e linjës 10 Hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë, në vlerën 17.2 milionë euro. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32,  ora 9:00)

- Mbahet dita e dytë e Panairit e Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse ''Prishtina 2018''. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon do të fillojë “Javen e CEFTA-s”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Koordinatori Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Agjencia për Barazi Gjinore, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Shoqatat për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave, raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione  lidhur me fushatën për aktivizimin kundër dhunës në baza Gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale mban dëgjim publik për Projektligjin për Inspektoratin e Punës. (Restoran Orion, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për të kërkuar të drejtat e tyre në trashëgimi”, Zyra e BIRN në Kosovë organizon tryezën ku do të diskutohet mbi të drejtat në pronë dhe trashëgimi dhe për analizën se si ligji përfaqëson gratë. (Salla e konferencave “Orion”,  ora 11:00)

- Ministria e Financave në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe GIZ, do të mbajë ceremoninë e lansimit publik të Portalit të Transparencës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00)

- Let’s Do It organizon aksion pastrimi në komunën e Shtimes. (Hapësirat rreth Qendrë Rinore në këtë komunë, ora 11:00)

- Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime iCHAT, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare nga Izraeli "Debate for Peace", organizojnë edicionin  e tretë të konferencës "Modeli i Kombeve të Bashkuara Kosova 2018". (Fakulteti Filozofik, ora 11:00)

- Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të zhvillojë një takim kortezie me Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Philip Kosnett. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 11:15)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Blerim Isufaj raportojn para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me gjendjen në Gjykatën e Kosovës në veri të Mitrovicës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media për të informuar rreth ngjarjes që do të organizojë me Down Syndrome Kosovo. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:30)

- Vazhdimi i Seancës plenare te Kuvendit të Republikes së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 17:00)

- Kosovo 2.0 organizon një natë poezie ’’Vargje kundër shtypjes’’  për të përmbyllur ekspozitën tonë “Handle With Care”. (Hapësira e K2.0, rr.Ferat Dragaj, 60-1,mbrapa Furra Qerimi 1, ora 18:00)

- Kosova si nikoqire do të zhvilloj ndeshjen e fundit ndaj Italisë, në kuadër të fazës së parë të Kampionatit Evropian të Pingpongut rrethi i gjashtë "2018-2019 European Table Tennis Championships". (Pallati i rinisë, ora 18:00)


Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropian në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:00)

- Me rastin e arritjes se shifres prej mbi 2 milion udhetareve të sherbyer brenda një ANP "Adem Jashari" mban konferencë për shtyp. (Terminali i ANP "Adem Jashari", ora 9:30)

- Qendra e Resurseve për Persona me Aftësi të Kufizuar - Handikos organizon konferencën Fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara, sigurimi i përfshirjes dhe barazisë. (Zyrët e Handikos në Veterrnik, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione se bashku me Zyrën për Qeverisje të Mirë, Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuara diskutojn lidhur me shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave së bashku me Grupin për Studime Juridike dhe Politike dhe Artpolis bëjn lansimin e raportit hulumtues të titulluar "Qasja në Drejtësi për Viktimat e Dhunës në Bazë Gjinore në Kosovë: Përfundimi i mosndëshkimit për Autorët e krimeve". (Biblotekën Kombëtare, ora 10:20)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, organizon konferencën: “BE promovon ndërmarrësinë dhe NVM-të - Programi COSME”. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” ul në gjysëm shtizë flamurin amerikan në nderim të jetës e veprës së ish Presidentit George H.W. Bush. (Shtatoria Bill Clinton, ora 11:00)

- Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar organizon konferencë me rastin e shënimit të 3 Dhjetorit “Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me propozim-amendamente për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Departamenti Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në partneritet me Policinë e Kosovës dhe Auto Moto Club Kosova do të bëjë lansimin e fushatës “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”. (Rruga “Xhorxh Bush” në hapësirën e vendndalimit të trafikut urban te Katedralja “Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri. (Objekti i Komunës së Pejës, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj  marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore në 20- vjetorin e rënies së dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- AKB dhe Viva Fresh Store organizojnë hapjen e e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore. (Viva fresh store në Vetrnik, ora 12:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” hap librin e zisë në nderim të jetës e veprës së ish Presidentit George H.W. Bush. (Zyra e shoqatës "Miqtë e Amerikës" në Prishtinë, Rr. "Antigona Fazliu". afër shkollës Fillore "Jeronim De Rada", ora 12:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kinematografinë, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim komisionerin e BE-së, Johannes Hahn. (Kabineti i Presidentit, ora 13:15 - vetëm pamje)

- Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës do të organizojë Panairin e Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse ''Prishtina 2018'', me qëllim të promovimit të kompanive Kosovare dhe produkteve të tyre brenda Kosovës, rajonit dhe më gjerë. (Hotel Emerald, ora 13:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e panairit të produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse ''Prishtina 2018', organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. (Hotel Emerald, ora 13:30)

Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Komisionerin Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 14:00 - vetëm pamje)

- Policia e Kosovës mbanë konferencë për media, ku do të do të prezantohen aktivitetet dhe rezultatet e Policisë gjatë muajit nëntor, duke përfshirë edhe informacionet që ndërlidhen me operacionin e fundit kundër narkotikëve. (Stacioni policor ‘Qendra’ në Prishtinë, ora 14:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Istogut Haki Rugova. (Objekti i Komunës së Istogut, ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të SHBA-së, Philip Kosnett. (Kabineti i Presidentit, ora 14:50 - vetëm pamje)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:50 - vetëm pamje)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndertesa e Kuvendit, salla C 301, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)

- Biblioteka Kombëtare e Kosovës bën përurimin e librit dhe të ekspozitës me fotografi  “A Worn Path” të fotografit Matt Kollasch. (Biblioteka Kombëtare, ora 18:30)



Ngjarjet e datës 2 dhjetor 2018

- Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të vazhdojë trajnimi me mësimdhënës në Komunën e Vitisë. (Viti, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës bën lansimin e aktiviteteve që do të zhvillohen nga KDI në kuadër të muajit kundër korrupsionit 2018. (Hotel Sirius, ora 11:00) 

- Let’s Do It organizon aksion pastrimi në Komunën e Mitrovicës. (Të fakulteti IBCM, afër ETC-së në Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në 74 vjetorin e lindjes së tij. (Velani, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë. (Zyrat qendrore te Vetëvendosjes, ora 12:00)


 

Ngjarjet e datës 1 dhjetor 2018

- Let’s Do It do të pastroj tetë deponi të mbeturinave të cilat gjenden në brezin rrugor Prishtinë - Gjakovë, përkatësisht në Llozicë, Glarevë dhe Dollc. (Aksioni fillon në Llozicë, ora 9:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon konferencën e tetë vjetore Gjyqësore në Kosovë e cila mbështetet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë Misioni në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Aksi rrugor Klinë-Gjakovë, fshati  Dollc, deponia afër rrugës kryesore, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencen e radhës për media lidhur me barrierat në tregtinë rajonale, raportin 3 mujor për klimen e biznesitdhe panairin e Agrobiznesit. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:00)

- Në kuadër të Javës së Filmit Izraelit shfaqet film i regjisorit israelo palestinez Maha Haj prodhim i vitit 2016. (Kino ABC, ora 15:00)

- Hapet ekspozita Hijet e Bardha - Poezi në të cilën do të jenë 70 shkrimtarë nga rajoni, ku do të prezentohen mbi 100 poezi. (Galerinë Qahili, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 30 nëntor 2018

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. (Objekti i Komunës së Mitrovicës, ora 9:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, Lorenzo D’addario. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi Projektligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,  Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora  10:00)

- Kosovoa 2.o organizon një trajnim me  gazetarin dhe inxhinierin e programeve kompjuterike, njëherit laureat i çmimit Pulitzer Matthew Caruana Galizia dhe juristen e së drejtës së medias Flutura Kusari. (Hapësir e K2.0, mbrapa Furra Qerimi 1, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon diskutimin e panelit me temë “Progresi në implementimin e reformës ne Administratë Publike: Ku qëndron Kosova?”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 interviston Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Luzlim Ejupi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore te Qafa, ora 11:00)

- Let’s Do It ju njofton se në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” organizon aksion pastrimi në Doganaj të Ferizajt. (Rruga “Dëshmorët e Zaskokut” në Doganaj, ora 11:00)

-  Oda e Afarzmit të Kosovës viziton Kompaninë Art Aluminium ku do të diskutohet për sfidat e të bërit biznes të kësaj kompanie. (Zyret e Art Aluminium, afer Restaurant Ariu në Fushë Kosovë, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhje e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi Projektligjit për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Në kuadër te aktivitetit "Ditët e Kuvendit" mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Suharekës. (Salla e Kuvendit të Komunës në Suharekës, ora 14:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Kaçanik, Besim Ilazi. (Objekti i Komunës së Kaçanikut, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij. (Velani, ora 14:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vendos kurora lulesh te pllaka përkujtimore në vendin e rënies së tyre, për Hyzri Tallën, Afrim Maliqin dhe Ilir Durmishin, me rastin e përvjetorit të vrasjes së tyre. (Kodra e Diellit, afër Qendrës Tregtare, ora 14:45)

- Klubi i Prodhuesve e përkrahur SOS Fshatrat e Fëmijëve organizon Gala mbrëmjen për mbledhjen e fondeve me te cilat ndihmohen fëmijët pa përkujdesje prindërore, të braktisur, dhe fëmijët në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror. (Hotel Emerald, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 29 nëntor 2018

- Klubi i Prodhuesve ka kënaqësinë organizon hapjen zyrtare dhe përcjelljen e ngjarjes së Konventës së Parë të Prodhuesve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konventën e Parë të Prodhuesve Vendor. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Ambasada Franceze në Kosovë dhe Balkan Green Foundation organizojnë konferencën mbi ndotjen e ajrit dhe planifikimin urban. (Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ora 9:00)

- Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, organizon ngjarje të kampanjës informuese me temën “Ndikimi i një Kodi Civil modern në rendin ligjor në Kosovë, bashkëpunimin ligjor dhe gjyqësor në çështjet civile”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Me rastin e publikimit të analizës “Konsolidimi i shtetit: Rishikimi i dekadës së parë të Kosovës si shtet”, Instituti Demokraci për Zhvillim bën lansimin e punimit. (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Libor Chlad, nënkryetari i Seksionit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Mahir Yağcılar, Ministri i Administratës Publike dhe Blerta Thaçi, Drejtor Ekzekutiv i Open Data Kosovo do të diskutojnë qasjen, integritetin dhe transparencën e institucioneve publike në Kosovë. (Qendra e Informacionit e Bashkimit Evropian, ora 10:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Misionin e OSBE-së organizojnë punëtorinë “Roli i Medieve në Raportimin e Dhunës në Familje”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i UP-së organizojnë ceremoninë e Inaugurimit të “Qendrës së Inovacionit dhe Nërmarrësisë në UP”. (Objekti i Laboratorëve të Fakultetit Teknik, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, Rektori i UP-së Marjan Dema marrin pjesë në inaugurimin e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. (Objekti i Laboratorëve të Fakultetit Teknik, ora 10:00)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim lansojnë "Sistemin Informativ të Tregut të Punës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Zyra e BE-së dhe Qendra për Arsim e Kosovës prezantojnë studimin e kryer 'Ndikimi i procesit të akreditimit në sigurimin e cilësisë në Arsimin e Lartë në Kosovë'. (Qendra Burimore për Organizatat e Shoqërisë Civile, në objektin FIQ në Pejton, ora 10:15)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. (Objekti i Komunës së Skenderajt, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim trajnerin e xhudos Driton Kuka dhe ekipin e xhudistëve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30 - vetëm pamje)

- AKB dhe Viva fresh store organizojn hapjen e ekspozimit dhe Promovimit të Prodhimeve Vendore. (Viva fresh store në Vetrnik ora 12:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, sot do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. (Objekti i Komunës së Drenasit, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës  Agim Ademin , do të bëj përurimin e Stadiumit ndihmës të futbollit në Skenderaj. (Stadiumi në Skenderaj, ora 15:00)

- Kosovo 2.0 organizon edicionin e radhës të Volume UP me Matthew Caruana Galizia, gazetarin dhe inxhinierin e programeve kompjuterike, njëherit laureat i çmimit Pulitzer për të biseduar rreth rreziqeve ligjore dhe fizike me të cilat ballafaqohen gazetarët kur mbulojnë korrupsionin. (Hapësira e K2.0, mbrapa Furra Qerimi 1, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 28 nëntor 2018

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe deputetë e aktivistë të Lëvizjes bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial i Familjes Jashari dhe vizitë në Familjen Jashari. (Prekaz, ora 8:00)

- Nën patronatin e Kryeparlamentarit Kadri Veseli, për nder të festës së 28 nëntorit, bëhen homazhe dhe nderime tek Kulla e Isa Boletinit. (Boletin, ora 10:00)

- Komuna e Istogut organizon turnir në futboll të madh. (Stadiumi i qytetit në Istog, ora 10:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka bëjnë përurimin e muzeut të Landovicës. (Landovicë në Prizren, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit bën homazhe tek varret e dëshmorëve. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 10:00)

- Bëhët promovimi i librit për Ibrahim Uruqi - Hushi të autorit Njazi Idrizi. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it, gjeneralmajor General Salvatore Cupci dhe Komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’addario. (Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, Kampi “Film City”, ora 11:00 - mediat duhet të arrijnë tek stacioni i autobusave para ndërtesës së Radio Kosovës, ora 9:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pje​së në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it. (Film City, ora 11:30)

- Për nder të 28 Nëntorit Festës së Flamurit kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 11:00)

- Komuna e Istogut organizon bën homazhe dhe vendos lule tek Lapidari i Dëshmorëve dhe tek varri i ish kryetarit të Istogut Fadil Ferati. (Istog, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tribunë për integrimin ekonomik kombëtar. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Projektit tradicional, edukativo-arsimor dhe me karakter kombëtar ‘’Panairi I Shkencës dhe Kulturës’’. (Palestra Sportive ‘’Jeton Tërstena-Tota’’ në Vushtrri, ora 12:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës bën homazhe te varrezat e Familjes Jashari në Prekaz. (Prekaz, ora 12:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së 28 banesave. (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 14:00)

- Komuna e Istogut organizon program kulturo-artistik me këngë dhe valle. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 14:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së 28 banesave për 28 familje në nevojë. (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 14:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për nder të 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. (Hotel Amazona, ora 18:00 )

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2018

- Mbahet takimi i 158-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës organizon konferencën ndërkombëtare të titulluar“Siguria dhe Bashkëpunimi Rajonal në Evropën Jug-lindore, transformimi i Forcës së Sigurisë dhe Perspektiva Euro-Atlantike e Rajonit”. (Hotelin “Swiss Diamond”, ora 9:30)

- Komisioni Konsultativ për Politikë Ndeshkimore mban tryezë diskutimi në të cilën do të diskutohet për Udhëzuesin për Politikë Ndeshkimore dhe punën e këtij Komisioni, me kryetarët e te gjitha gjykatave, gjyqtaret mbikqyrës, si dhe kryeprokurorët e te gjitha prokurorive. (Hotel Emerald, ora 9:45)

- Forca e Sigurisë së Kosovës organizon 'Ditën e Hapur' për nder të 'Ditës së Forcës', në të gjitha kazermat e saj. (Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën 'Adem Jashari' në Prishtinë, në orën  10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së dhe emisionin “Jeta në Komunë” organizojnë tryezën e diskutimit me temën “Përfaqësimi gjinor në nivelin lokal – 1 vit pas zgjedhjeve lokale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Gjatë qëndrimit në Kosovë, pianistja dhe kompozitorja franceze Françoise Choveaux do të mbajë një master klasë me studentët e muzikës. (Lokalet e Orkestrës Filharmonike të Kosovës, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. (Ojekti i Komunës së Vushtrrisë, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit organizon shënimin e 45 vjetorit të themilimit të Radio Gjilanit. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)
 
- Komuna e Prishtinës do të bëhet hapjen e panairit "Blej Shqip". (Sheshi "Skenderbeu", ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me organizatën për  Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon konferencën me temën “Toleranca & Siguria Njerëzore e të Rinjve në Kosovë”. (Swiss Diamond, ora 10:30)

- Ministri Rrustem Berisha dhe komandanti - gjenerallejtënant Rrahman Rama do të prononcohen për media për nder të 'Ditës së Forcës'. (Kazerma 'Adem Jashari' në Prishtinë, ora 10:40)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Let’s Do It do të organizoj aksion pastrimi në Komunën e Shtimes. hapësirën te Qendra Rinore në Shtime, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës zbulon pllaken përkujtimore për Demonstratën e vitit '68, në pesëdhjetvjetorin e kësaj demonstrate. (Sheshi "Edit Durham", ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi  i gjendjes aktuale të komplekseve memoriale në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Këshilli i Studentëve të Filologjisë organizon orën letrare të organizuar për nder të festave të Nëntorit. (Amfiteatri i Rektoratit, ora 11:30)

- Homazhet për Heroin e Kombit, Ilir Konushevci dhe Dëshmor i Kombit Dr. Hazir Malaj. (Holli e Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Aleanca Kosovar e Bizneseve në bashkëpunim me Ministria e Tregtisë e Industrisë organizon hapjen solemne  të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018”  me moto Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bën homazhe me rastin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit, Gjeneral Major Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj. (Holli i Kuvendit, ora 12:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit  në të cilën do të behët shqyrtimi  i Raportit për Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Mbahet Akademia Përkujtimore për Heroin e Kombit, Ilir Konushevci dhe Dëshmor i Kombit Dr. Hazir Malaj. (Teatri Kombëtar, ora 13:00)

- Rinia Partisë Demokratike zhvillon aktivitet tek Stacioni i Autobusëve, mbrapa Teatrit Kombëtar ku do të rregullohen ulëset e pritjes për udhëtarët. (Stacioni i Autobusëve, mbrapa Teatrit Kombëtar, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi Solemne për nder të 50 vjetorit të Demonstrave të vitit 1968. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media në të cilen do të flasin nënkryetari Visar Ymeri dhe deputeti Dardan Molliqaj. (Zyrat e PSD-së, në lagjen “Arbëria”. ora 13:00)

- Në kuadër të Ditës Botërore kundër dhunës ndaj gruas komuniteti Cyber Security and Privacy mbështetur edhe nga UBT, do të organizojnë trajnimin më temë “Identifikimi, Reagimi dhe Raportimi i ngacmimit online”, ora 14:00)

- Komuna e Istogut organizon festivalin e fëmijëve “Fëmijët Këndojnë 2018”. Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bëhet rivarrimi i Gjeneral Major Ilir Konushevci, Hero i Kombit dhe Dr. Hazir Malaj, Dëshmor i Kombit. (Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani, ora 14:30)

- Komuna e Gjilanit organizon orë letrare me poezitë e Rexhep Elmazit. (Bibloteka e qytetit te Gjilanit, ora 15:00)

- Publikohen gjetjet nga hulumtimi i realizuar së fundmi "Tregtia me abortet". (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Darkën e Lames. (Restaurant Europa, ora 16:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e afreskut të "Skënderbeut”, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. (Ipeshkvia e Kosovës në Prizren, ora 17:00)

- Pianistja dhe kompozitorja franceze Françoise Choveaux do të mabjë një takim me fêmijët dhe adoleshentët, ku do të flas për karrierên e saj të pianistes. (Aleanca franceze në Prishtinë, rr. Lah Nimani, ora 18:00)

- Për nder të festës se 28 nëntorit Komuna e Gjilanit organizojn koncert festiv AKKV 'Shota'. (Teatri i qyteti te Gjilanit, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 26 nëntor 2018

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq interviston Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Luzlim Ejupi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. (Gazetarët, kameramanët dhe fotografët e akredituar duhet të jenë në Hotel Dukagjini në Pejë, ora 9:15)

- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës organizon konferencën ndërkombëtare të titulluar “Siguria dhe Bashkëpunimi Rajonal në Evropën Jug-lindore, transformimi i Forcës së Sigurisë dhe Perspektiva Euro-Atlantike e Rajonit”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Zyra Erasmus+ në Kosovë organizon Ditën Informuese të programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë. (Amfiteatri i ndërtesës së Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", ora 9:30)

- Nënkryetari i Seksionit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Libor Chlad dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të hapin Ditën e Informimit për Programin Erasmus + që do të zhvillohet në Universitetin e Prishtinës. (Amfiteatri i ndërtesës së Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", ora 9:30)

- Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare Kunder Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave bëhët shpalosja e panos "Dhuor busëqeshje, fal dashuri". (Teatri i qyteti te Gjilanit, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të organizoj aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e AKP-së për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës. (Zyret qendrore të AKP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

-  Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës shqyrton raportin për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, raportin për Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe raportin për Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Me rastin e përfundimit të misionit të Komandantit të KFOR-it dhe ndërrimit të komandës,  gjeneralmajor Salvatore Cuoci, Komandant i KFOR-it mban konferencën e fundit për media. (Qendra e NATO-s për informim të mediave në ndërtesën e Radio Kosovës, ora 11:00 - mediat duhet të jenë të pranishme në ndërtesën e Radio Kosovës, ora 10:30)

- Mbahet ceremonia solemne e pritjes së studenteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pjesëtare të ekipit përfaqësues të Kosovës në Karate në Kampionatin e 24 Botëror të Karatesë për Seniorë, të mbajtur në Madrid të Spanjës. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 11:00)


- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, z.Rexhep Hoti nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Kryetarin e Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi. (objekti i Komunës së Rahovecit, ora 11:00)

 - Përfaqësuesit e institucioneve ligj zbatuese lidhur me procesin e anëtarësimit të NP KOSTT ne ENTSO-E raportojn para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon aktivitetin me poezi dhe kengë për shëniminn e festave të nëntorit. (Bibloteka e qyteti te Gjilanit, ora 13:00)

- Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencë për shtyp pas ceremonisë se nënshkrimit te themelimit te Odes bilaterale ndërmjet Odes se Kosovës dhe Shqipërisë. Hotel Dukagjini në Pejë, ora 13:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë, Projektligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta dhe Projektligjit për Bibliotekat. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, z.Rexhep Hoti nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Kryetarin e Komunës e Mamushës, z.Abdulhadi Krasniq. (objekti i Komunës së Mmushës, ora 14:00)

- Zyra Erasmus+ në Kosovë organizon Ditën Informuese të programit Erasmus+ për për studentët. (Amfiteatri i ndërtesës së Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", ora 14:30)

- Në kuadër të shënimit të festave të nëntorit Komuna e Gjilanit organizon bisedë me historian për Idriz Seferin. (Bibloteka e qyteti te Gjilanit, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeministri Edi Rama, bashkë me kabinetet qeveritare të të dyja vendeve, do të bëjnë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 15:00)

- Promovohet libri për Idriz Seferin "Një jetë për Atdhe". (Bibloteka e qyteti te Gjilanit, ora 16:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon diskutimin e promovimin e Librit “Publikja Shqiptare 3 - Fraza Politike”, në shënimin e 106 – vjetori të shpalljes së pavarësisë. (Hotel Grand, ora 17:00)

- Orkestra e Filharmonisë së Kosovës në bashkëpunim me ambasadën e Francës organizojnë koncert me pianisten dhe kompozitoren franceze Françoise Choveaux. (Salla e kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 20:00)


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)