Ngjarjet e datës 31 Gusht 2020
- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet rreth gjendjes së arsimit në Komunën e Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)
- Mbahet takimi i 184-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 10:00)
- Federata e Futbollit e Kosovës mban konferencë për media në prag të dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Moldavisë dhe kundër Greqisë. (Hotel Emerald, ora 11:00)
- Pas dorëzimit të kërkesave të peticionit Drejtësi për Kujtimin bashkë me listën e nënshkruesve, bëhet prononcimi për media. (Përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës, ora 11:00)
- Komuna e Prizrenit do të bëj përurimin e Zyrës së Gjendjes Civile në Reçanë ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari. (Tansporti i organizuar nga ana e Komunës, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 12:10)
- Mbahet prezantimi publik i rezultateve të Projektit të Hulumtimit Shkencor që ka të bëjë me përdorimin e internetit në Kosovë nga fëmijët e moshës 11-16 vjeçare. (Ambientet e Bibliotekës Universitare të Kolegjit AAB, ora 14:00)