Ngjarjet e datës 26 Qershor 2020
- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, do t’i shoqërojë inspektorët e Agjencisë e Metrologjisë së Kosovës në verifikim e peshorëve në pikat grumbullues të grurit në funksion të përgatitjeve të sezonit të korrje-shirjeve. (Agjencisë e Metrologjisë së Kosovës, ora 9:30)- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton shkresën drejtuar komisioneve për politikë të jashtme të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, ora C301, ora 10:00)
- Komuna e Rahovecit organizon konusltim publik me grupe të interesit dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare lidhur me gjendjen dhe ndikimin që pati virusi Covid-19 në komunën e Rahovecit. (Shtëpinë e Kulturës "Mensur Zyberaj" në Rahovec, ora 11:00)
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Loakal si dhe diskuton lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës, së subjekteve politike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, 11:00)
- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj do ta vizitoj Komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit Rugova, ora 11:00)
- Komisioni për Integrim Evropian diskuton lidhur me organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)
- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova përurojn pajisjet në shërbimin e Gjinekologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog. (Istog, ora 12:00)
- Univeristeti i Biznesit dhe Teknologjise organizon festivalin Akademik Virtual. (Qendra e UBT-së në Prishtinë, ora 12:00)
- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton përfundimin e Kryesisë së Kuvendit nr.07-V-049 datë 17.6.2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)
- Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, me përfaqësues të ZQM-së dhe ZKM-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
- Kryetari i Sindikatës se Pvarur te Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi do të takohet me ministrin e punës Skender Reqica me te cilin do të bisedoj për pagen minimale, kontraten kolektive dhe zbatueshmëria e ligjit të punës dhe ligjeve tjera që kanë të bëjnë me punëtorët e sektorit privat. (Prishtinë, ora 13:30)
- Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, me përfaqësues të Këshillit të Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)