03 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 qershor 2022

- Me rastin e 12 Qershorit- Ditës së Paqes, respektivisht 23 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Ministria e Mbrojtjes në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në bashkëpunim me institucionet tjera të Republikës së Kosovës, në cilësi të organizatorit, bejnë homazhe nga krerët shtetëror te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i Veprimtarit Adem Demaçi. (Velani, ora 8:30)

- Behën homazhe nga krerët shtetëror në Prekaz te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari. (Prekaz, ora 9:30)

- Behën nderime nga krerët shtetëror te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë. (Prishtinë, ora 10:30)

- Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për nderë të Ditës së Çlirimit, promovon librat e subvencionuara, të autorëve: Sefer Tasholli, Shqipërim Qeriqi, Nerminete Demiri dhe Mërgim Bekteshi. (Biblioteka e Qytetit të Lipjan, ora 10:30)

- Performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga Sheshi “Skënderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”. (Prishtinë, ora 11:20)

- Nën patronatin e Presidencës së Republikës së Kosovës mbahet manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit. (Bllacë, ora 12:00)

- Kino Lumbardhi, Dr. Velikonja do ta prezantojë librin e tij më të fundit "Graffiti politik post-socialist në Ballkan dhe Evropën Qendrore" i cili përdorë raste studimore të grafitive politikë në Ballkanin post-socialist dhe Evropën Qendrore për ta hulumtuar përdorimin e tyre si medium politik subversiv. (Kino Lumbardhi, ora 13:00)

- Në 17 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosjes!, kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i LV-së, Albin Kurti dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci mbajnë konferencë për media. (Selia qendrore e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 16:00)

- Inagurohen tri shkronjat e Lavdishme “U Ç K” në fshatin Reçak Komuna e Shtimes. (Fshati Reçak, ora 19:30)
 

 

Ngjarjet e datës 11 qershor 2022

- Kuvendi i Komunës së Prishtinës mban seancë solemne me rastin e shënimit të 11 qershorit ditës së çlirimit të Prishtinës. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 9:00)

- Dita e dytë të Javës së Lëvizjes Vetëvendosje e vazhdon me përvjetorin e aktivistit Arbënor Dehari dhe Ditën e Çlirimit të Prishtinës ku do të mbahen homazhe te varri i Arbënor Deharit në nder të përvjetorit të tij. (Varri i Arbënor Deharit, ora 9:00)

- Rotarianët nga Shqipëria dhe Kosova themelojnë Distriktin e përbashkët. (Hotel Emerald, ora 9:00)

 - Lëvizja Vetëvendosje mban homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. (Velani, ora 9:30)

- Komuna e Prishtinës bën homazhet të varrezat e dëshmorëve. (Velani, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut do të organizoj turneun për U9, U13, dhe U17 “Dita e Çlirimit të Kosovës”. (SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 10:00)

- Një nga konferencat më me renome të teknologjisë në Ballkan, DOKU.TECH, po shënon edicionin e 9-të me radhë, nën sloganin “Fytyra ime nuk është Barkod”, me një program të pasur. >(Termokiss në Prishtinë, ora 12:00)

 - Komuna e Prishtinës organizon aktivitetet për “shtëpitë shkolla”. (Kino Armata, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje ogranizon tribunë përkujtimore në nder të aktivitetit dhe veprës së Arbënor Deharit. (Fakulteti Filologjik, ora 18:00)

- Mbahet gala koncerti i RTK-së i cili sjell për publikun interpretimet e artistëve më të mirë të vendit. (Salla e sportit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ora 20:20)

 

Ngjarjet e datës 10 qershor 2022

 - Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, merr pjesë në prezantimin dhe diskutimin e programit për parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative, organizuar nga Zyra për Planifikim Strategjik, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. (Hotel Garden, ora 8:30)

- Java e Lëvizjes Vetëvendosje organizon aktivitetet e para që kujtojnë dhe nderojnë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. (Tek busti i Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit dhe Sylejman Vokshit në Prizren, ora 9:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim monitoron dhe përcjell nga afërt zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës. (Zyra Qendrore të IT-së të Universitetit të Prishtinës, objekti i Administratës Qendrore, ora 9:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45 - Mediet duhet të jenë të vendosura më së voni deri në ora 9:30)

- Fakulteti i Edukimit i Universitetit te Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon hapjen zyrtare të Konferencës Ndërkombëtare KICER 2022. (Amfiteatri i ri i Bibliotekës Universitare, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Lëvizjes Vetëvendosje hapet akspozita kushtuar 144 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit e vendosur afër Urës së Gurit. (Prizren, ora 11:00)

- Shkrimtarët e Lidhjes se Shkrimtarëve te Kosovës dhe Lidhjes se Shkrimtarëve të Shqipëris udhëtojnë me autobus për Prizren e Kukës. (Autobusi niset nga Katedralja, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Shfaqet ndeshja e kombëtares Shqipëri - Izrael në lokalin n'kojshi në Shadërvan. (Prizren, ora 20:45)

- Në kuadër të Javës së Lëvizjes Vetëvendosje behët ndezja e Flakadanëve në Kalanë e Prizrenit. (Prizren, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 9 qershor 2022

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për deklarimin

- Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherit Komandantja Supreme e FSK-së, Vjosa Osmani Sadriu, viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës ku do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh gjatë ditës. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes, ora 10:00)prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, marrin pjesë në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin e-Kosova, që përfshijnë certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Lidhja e Shkrimtarëve e Republikës së Shqipërisë  organizojnë festivalin XIII ndërkombëtar të poezisë "Drini poetik". (Lokalet e Lidhjes në Mahallen e Muhaxherëve tek Kulla e zotnisë, ora 12:00)

- Mbahet Parada/Ecja e Krenarise. (sheshi Skenderbeu, ora 12:00)

- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile dhe Misioni i USAID do të vazhdojnë sesionin informues rreth Programit për Angazhim Qytetar në Ferizaj. (Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ora 12:30)

- EULEX-i  organizon ceremoninë e ndarjes së medaljeve për shërbim në Politikën e Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje për Njësinë Rezervë të Policisë së Specializuar të tij, e cila u zbarkua përkohësisht në Kosovë në muajin mars. (Selia kryesore e EULEX-it të Farmed, ora 12:40)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do t'i dorëzojë Policisë së Kosovës pajisje profesionale në vlerë prej më shumë se 440,000 dollarësh. (Selia e PK-së, ora 14:00)

- Forumi Ballkanik, me mbështetje mediale nga Civil në Maqedoni të Veriut, në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut do të bëj publikimin e raportit hulumtues që analizon mbështetjen evropiane për përparimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit me fokus në periudhën nga Samiti i Sofjes dhe Samiti i Berlinit. (Online në https://us02web.zoom.us/j/8591899576, ora 14:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të vizitojë të enjten Komunën e Prizrenit ku  bashkë me Kryetarin e Komunës, Shaqir Totajn, do të vizitojnë punimet në rrugën unazore të qytetit në Tabakhane dhe do të bëjnë mbjelljen e fidaneve. (Prizren, ora 15:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik dhe USAID në kuadër të Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionitorganizojnë konferencën 'Ndikimet nga jashtë në media në Kosovë; Çfarë nxorri në pah lufta në Ukrainë?'. (Boho, ora 16:00)

- Hapet edicioni i tretë i Karnivalit me temën 'Djersë' i cili do t’i përkushtohet djersës së punëtorëve. (Kino Armata, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 8 qershor 2022

- Lëvizja FOL organizon diskutimin FOL Hapur ku i ftuar do të jetë drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 9:30)

Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me titullin “Raportimi i lajmeve nga portalet online dhe ndikueshmëria tek publiku”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar i Këshillit Prokurorial të Kosovës, raportin eë Shpenzimeve të Kuvendit për 3 mujorin e parë të vitit 2022, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për aktivitetet e menaxhimit në sektorin e shëndetësisë  dhe aktualitetet e zhvillimeve të fundit në shëndetësinë e vendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 përpilon listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim dhe shqyrton propozimet për ekspertë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. (Kabineti i Presidentes, ora 14:45)

- Mbahet takimi i përbashkët i Zëvendëskryeministrit Bislimi dhe Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. (ndërtesa e Qeverisë, ora 15:50) 

- Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për media dhe me pas zhvillon stërvitjen para ndeshjes Kosovë – Irlandë e Veriut . (Stadiumi 'Fadil Vokrri', ora 17:00)

- Kombëtarja e Irlandës së Veriut mban konferencë për media dhe me pas zhvillon stërvitjen. (Stadiumi 'Fadil Vokrri', ora 18:15)

Ngjarjet e datës 7 qershor 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadoren e Kroacisë znj. Danijela Barišić, për të diskutuar lidhur me marrëdhëniet bilaterale, ndikimi i situatës në Ukrainë, zhvillimet në rajon si dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:30)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur më masat e veçanta  dhe aktivitetet e Ministrisë  në fushën e mirëqenies sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror ku i ftuar është Samir Bllacaku, Drejtor i Përgjithshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)  

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit, raportin vjetor i Akademisë së Drejtësisë si dhe Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)  

- Mbahet konferenca "Pranimi dhe njohja ligjore e personave LGBTQI+"(Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë stërvitjen e radhës para ndeshjes kundër Irlandës së Veriut. (Stadiumi "Fadil Vokrri", ora 10:30)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli mban konferencë pëe media me rastin e hapjes së Konsultimeve Publike për Strategjinë e Energjisë 2022-2031. (Ndërtesa e Qeverisë të Republikës së Kosovës, salla e konferencave, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti informohet lidhur me vizitën zyrtare të Komisionit në Tiranë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, viziton Komunën e Dragashit, ku do të pritet nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini. (Komuna e Dragashit, ora 12:00)

- Kryetari i PDK-së mban konferencë për media. (selia qendrore në PDK, ora 13:00) 

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes dhe Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 13:00)
 
- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi viziton kompaninë "Doni Fruits" në Parkun e Bizneseve në Komunën e Shtimes. (Shtime, ora 15:30)

- Promovohet libri ’48 piano’ i  autorit Arber Selmani. Kino Armata, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 6 qershor 2022

  - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të organizojnë protestë kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve. (Para Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore prezanton hulumtimin “Politikat e taksimit të karbonit - Rëndësia, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Aktivitetet e para në kuadër të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë” fillojnë në  në vendlindjen e Mujë Krasniqit – Kapuçit, njërit nga komandantët më të shquar të UÇK-së. (Çabiq, në ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të fluturimit të parë Varshavë-Prishtinë-Varshavë. (Terminali i VIP, ANP 'Adem Jashari', ora 11:30)

- Artisti Sokol Plakolli mban konferencë për medie, ku do të prezantojë faktet e vjedhjes së pikëve në konkursin e punës me dëshmi konkrete. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:45)

- Grupi organizativ i Prishtina Pride organizon Javën e Krenarisë me slloganin 'Edhe n'shtet edhe n'familje'. (Ndërtesa e Qeverisë, prej orës 18:00)

- Nis  edicioni i 20-të i Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “I  këndojmë lirisë”. (Sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë ora 19:00)

Ngjarjet e datës 5 qershor 2022

- Me rastin e 5 Qershorit, “Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me FSK-në,  OJQ INDEP, KSDW, The ideas partnership, Pamkos dhe shoqërinë civile do të shënojnë këtë ditë në Trudë. (Fshati Trudë, ora 9:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me FSK-në,  OJQ INDEP, KSDW, The ideas partnership, Pamkos dhe shoqërinë civile organizojn aktivitet pastrimi. (Plato Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

 

Ngjarjet e datës 4 qershor 2022

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së mbajn konferencë për medie lidhur me organizimin e protestës. (Selia qendrore e OVL UÇK-së, ora 11:00)

 - Dega e LDK-se në Gjilan organizon një aksion politik. (Hyrja kryesore e Zyrës së Kryetarit, ora 11:00)

- Me rastin e 24 vjetorin e rënies heroike të Naser Krasniqit - Leka nën patronatin e krytarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organohen homazhe. (Varrezat e dëshmorëve në Ratkoc, ora 11:00)

- Fondacioni Besa nga Gjermania mban takim me Oden e Hotelerise dhe Turizmit. (Përballë Hotel Prishtina,ora 11:00)

- Grupi parlamentar i AAK-së mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës, hyrja tek sheshi "Ibrahim Rugova", ora 12:00)

- Komuna e Rahovecit organizon promovimin e librit 'Qendresa e Ratkocasve' të autorit Sadik Krasniqi. (Qendra Kulturore 'Jahë Hoti' në Ratkoc, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të projektit “Implementimi i Sistemit Dual të Arsimit në Kosovë” ndërmjet Shoqatës ESNAF dhe Fondacionit Besa. (Shoqata ESNAF në Prizren, ora 13:30)

- Para ndeshjes Kosovë – Greqi, Kombtarja e Kosovës mban konferencë për media ku me pas zhvillon edhe stervitjen. (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 17:00)

- Kombtaja e Greqisë mban konferecnë për media dhe me pas zhvillon edhe stervitjen. (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 18:15) 

Ngjarjet e datës 3 qershor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtarë joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:30)

- Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja FOL në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e dhënë nga Platforma Rajonale Safe Journalists, organizon trajnim një ditor me gazetarë të mediave lokale dhe qendrore. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës shqyrton dhe miraton planin e veprimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit organizon aktivitetin e zbulimit të bustit të Dëshmorit të Kombit, Skender Rexhepi - Komandant Hekuri. (Fshati Mrasor, komuna e Rahovecit, , ora 11:00)

- Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, kryetari i Prishtinës Perparim Rama dhe anëtarët e familjes së BE-së shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit duke mbjellë pemë përgjatë shkallëve Arbëri në Prishtinë. (Abëri, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 13:00)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,  Projektligjin për deklarimin, prejardhjen, kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

- Mbahen punimet e  Kuvendit të III-të rregulltë të Partisë Liberale Egjiptiane. (Hotel Grand, ora 15:00)

- Fondacionit “Besa” nga Gjermania organizon ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të sistemit dual të arsimit sipas modelit gjerman për profesionnxëneje me ndërmarrësit kosovar. (Oda e Zejtarëve dhe Ndërmarrësve tek sheshi i lidhjes se Prizrenit, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 2 qershor 2022

- Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdon ditën e katertë te konferencës me 'Perspektiva Gjithëpërfshirëse dhe e ardhmja e qendrueshme për të gjithë'. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Administrimi i sistemit të drejtësisë nga Këshillat”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e SHBA-ve Jeffrey M. Hovenier. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:30)

- Oda e Mjekëve të Kosovës organizon Kongresin e III-të të Mjekësisë Pandemia COVID-19 – Sfidat dhe Përvojat. (Hotel Emerald, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 1 qershor 2022

- Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdon ditën e tretë te konferencës me Klima dhe Mjedisi. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Për Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Save the Children Kosovo lanson raportin ‘Zërat e Rinj’ që është një anketë mbarëkombëtare e cila i reflekton perspektivat e mbi 1200 fëmijëve në mbarë Kosovën për sigurinë, bullizmin, shëndetin mendor dhe pjesëmarrjen e tyre. (Hotel Afa, ora 10:00)

- Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore, në bashkëpunim me Kolegjin AAB, organizon këtë vit konferencën e pestë ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe Të Drejtat e Fëmijëve. (Kolegji AAB, ora 10:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në shënim të 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve mbahet program për fëmijët. (Para teatrit të qytetit te Gjilanit, ora 10:00)

- Në kuadër të ciklit të vizitave në komunat e vendit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, viziton komunën e Pejës më ç'rast do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. (Zyra e kryetarit të komunës së Pejës, ora 10:30)

-  Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama mban takim avokues me përfaqësues të Grupit të udhëhequr nga fëmijët “Respect Our Rights-ROR” dhe Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Prishtinë. (Kuvendi Komunal Prishtinë, ora 11:00)

- Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, HANDIKOS në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, organizon aktivitetin  - Ndërtimi dhe prezantimi i puzzle “Shteti më do dhe më mbronë”. (sheshi ‘Zahir Pajaziti’, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt organizon ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe Kompanisë TehnoBurimi për fillimin e ndërtimit të fabrikës në vend të ish shkolles fillore në Polac të Skenderajt. (Objekti i Komunës së Skenderajt, ora 12:00)

- Bazuar në Projektin e Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Federatën e  Basketbollit të Kosovës, me rastin 1 Qershorit  "Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve" do të organizohen disa aktivitetet të përbashkëta. (Sheshi "Skënderbeu" pranë Teatrit Kombëtar, ora 12:00)  

- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile dhe Misioni i USAID lansojnë Programi për Angazhim Qytetar në rajonin e Gjilanit. (Qendra e Rinisë, ora 12:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu për nder të Ditës së Fëmijëve, do ta vizitojë ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta. (Sheshi i qytetit të Pejës, ora 12:50)

- Komuna e Skenderajt organizon ceremoninë e vendosjes së gurëthemelit për ndërtimin e fabrikës. (Ish Objekti i shkollës fillore në Polac, ora 13:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do të ketë vizitë Training Center for development of Mine Action Professionals. (Rruga “Zhuj Selmani”, Nr. 93, Pejë afër birrarisë Peja, ora 13:20)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike perpilon listën e dokumentacionit për hetim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do ta mbjellë drurin e parë “Manuka” në Kosovë. (Rruga 12 qershori 1999 , “Maja e zezë” në Pejë, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00) 

- Me rastin e 1 Qershorit-Ditës ndërkombëtare të Fëmijëve, mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, nën udhëheqjen e Albin Kurtit. (salla P-38, Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do të ketë takim me OJQ-të nga komunitetet joshumicë. (Qendra Rinore në Vitomiricë, ora 16:45)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për kinematografi. (Kino Armata në Prishtinë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 31 maj 2022

- Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdon ditën e dytë te konferencës me Agjenden e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Mbahet dita e dytë e konferencës vjetore shkencore ndërkombëtare e Universitetit “Kadri Zeka”. (Hapësirat e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 9:00)

- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit vjetor të performances së Zyrës Kombëtare për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)  

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezë lidhur më temë zbatimin e konceptit të mjekësisë familjare, të arriturat dhe sfidat. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e 4 -të e rregullt e Legjislacionit të VI-të të Kuvendit të Komunës se Istogut. (Salla e Kuvendit të Komunës në Istog, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal te Istogut. (Salla e KK Rahovec, ora 10:00)

- Zhvillohet stërvitja e radhës e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 10:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës së bashku me Transparency International Slovakia mbajnë konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës për vitin 2021. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ Aktiv organizonë një tryezë të rrumbullakët me temë “Kaleidoskopi i komuniteteve multikulturale”. (Kafe restoran, Dit' e Nat' në Prishtinë, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për media. (Ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 11:30)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton propozim-ndryshimet e Grupit Punues në Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të qëndrojë në Komunën e Ferizajt, ku bashkë me kryetarin e Komunës, Agim Aliu, do të vizitojnë punimet në rikonstruktimin e rrugës Ahmet Kaqiku. (Rr. Ahmet Kaqiku, Ferizaj, ora 15:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin e Komunës, Agim Aliu, do të vizitojnë punimet në Qendrën Multifunksionale. (Pallati i Kulturës - Qendra Multifunksionale, ora 16:00)

- Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, organizon ceremoninë e nënshkrimit të “Kartës për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme". (Oborri i Qeverisë, ora 16:30) 

Ngjarjet e datës 30 maj 2022

- Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” organizon konferencaën vjetore shkencore ndërkombëtare 'Identiteti Shkencor dhe Kreativiteti në një Botë të Ndryshuar'. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 10:00)

- Shkolla fillore dhe e mesme British School of Kosova organizon festën e 1 qershorit. (Ambientet e British School of Kosova, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe projektligjin për markat tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Në rënien e heroit Rasim Kiqina dhe Ragip Halilaj mbahen homazhe. (Varrezat e dëshmorëve në Morinë të Skenderajt, ora 10:00)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 10:30)  

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të bëj pranim-dorëzimin e Ndërmarrjes së Re Agrosova pasi është urdhëruar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme për kthimin e aksioneve tek blerësi. (Objektet e Agrokosovës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media e Kombëtares U21 (Kampi Nacional Hajvali, ora 16:00)

-  Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” organizon ceremoninç e Çmimeve “Marin Barleti” që i dedikohet arritjeve akademike në arsimin e lartë, kontributeve thelbësore kërkimore, çështjeve të reja, ideve, bashkëpunimit dhe perspektivave ndërkombëtare. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 16:00)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares U21 (Kampi Nacional Hajvali, ora 17:00)

- Fillon edicioni i pestë i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm 2022 i cili do të mbahet me temën  "Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor". (Parku i Inovacionit dhe Teknologjisë në Prizren, ora 18:00)



Ngjarjet e datës 29 maj 2022

- Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën (29 maj 2022), Konferencë për Media. (Selia Qendrore të PDK-së, ora 13:00)

- ShtÑ‘pia Botuese “Tenda” do tÑ‘ shÑ‘nojÑ‘ 25-vjetorin e themelimit me moton “Darka e Librit”. Ky manifestim mbahet nÑ‘ prag tÑ‘ fillimit tÑ‘ Panairit tÑ‘ Librit “Prishtina 2022”. (Rr. “Shyqri Kushevica”, afër Kishës Protestante, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 28 maj 2022

- Komuna e Prishtinës do të bëjë pastrimin e përgjithshëm të rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë. (Rruga “Muharrem Fejza”, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit organizon homazhe dhe nderime te lapidari i dëshmorëve Habib Gashi dhe Ismail Gashi. (Rahovec, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit organizon homazhe te busti i Heroit të Kombit Mensur Zyberaj. (Rahovec, ora 12:00)

- Në kuadër të manifestimeve përkujtimore e kulturore Komuna e Rahovecit shënon Diten e Qendrës së Kulturës "Mensur Zyberaj". (QK "Mensur Zyberaj" në Rahovec, ora 18:00)

- Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike te Kosovës në Gjilan mban Kuvendin e Punës. (Gjilan, ora 18:30)
 

Ngjarjet e datës 27 maj 2022

- Fillon punimet konferenca “Qasjet Aktuale në Diagnostikimin dhe Menaxhimin e Pacientëve me Sklerozë Multiple, Dita Botërore e Sklerozës Multiple 2022”. (Four Points by Sheraton, Marigona Residencë, ora 9:00)

- Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Zeinah Salahi, do të flasë në hapjen e Forumit të Bizneseve të Diasporës. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në Forumin e Bizneseve të Diasporës. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon hapjen zyrtare të edicionit të parë të Panairit të Karrierës dhe Punësimit AAB 2022. (Kolegji AAB, ora 10:00)

- Në kuadër të projektit “Evropa Juglindore - Së Bashku Kundër Korrupsionit” mbahet konferenca për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Nevoja për institucionalizimin e vlerësimit anti-korrupsion në Kosovë”, në të cilin raport trajtohet ndryshimi e shpeshtë i ligjeve anti-korrupsion dhe nevoja që ndryshimeve të ligjeve tu paraprijë vlerësimi periodik i legjislacionit dhe masave anti-korrupsion. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz. (Prekaz, ora 10:00)

-  Zyrtari për Sektorin Privat në USAID, Mathju Kulinajn, bashkë me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajnë fjalë rasti në ceremoninë përmbyllëse të Programit të USAID-it Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt. (Hoteli Emerald, ora 10:30)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe te vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Sadedin Hajda dhe Mexhit Mustafa. (Hamoc, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N303, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe të vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Feim Gashi, Sakip Bellaqa, Përparim Thaqi në fshatin Fortesë. (Fortesë, ora 12:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon konferencë për media si pjesë e Javës Kundër Varfërisë Menstruale dhe Stigmatizimit të menstruacioneve. (Para Bibliotekës Kombëtare, ora 12:30)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi. (Në rrugën Fortesë-Celinë, ora 13:0)

- Ministrja e  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të takohet me një delegacion nga Shqipëria, të kryesuar nga ministrja e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, me rastin e organizimit të konferencës “Turizmi i përbashkët Kosovë - Shqipëri”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)

- Mbahet konferenca për media e përzgjedhësit Alain Giresse në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit në fshatin Brestoc. (Brestoc, ora 14:00)

- Kombëtarja e Kosovës i fillon stërvitjet dhe do t’i mbajë dy seanca në Kampin Nacional në Hajvali. (Stërvitja e parë mbahet, ora 10:30 derisa stërvitja e dytë, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 26 maj 2022

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 9:00 - shtyhet për ora 13:00)


- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 9:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.  (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2022, nën udhëheqjen e Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon punëtorinë me organizatat e Shoqërisë Civile, me temën, “Bashkëpunimi me organizatat e Shoqërisë Civile në edukimin dhe informimin e votuesve në të ardhmen”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- EC Ma Ndryshe dhe Organizata e Personave me Distrofi Muskulore e Kosovës organizojnë aktivitetet që do të mbahen për nder të shënimit të ”Javës së Distrofisë 2022”. (Para Administratës Komunale në Prizren, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në varrezat e dëshmorëve: Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi. (Rahovec, ora 10:30)

- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe te Lapidari i Dëshmorëve në Gorozhup. (Gorozhup, ora 10:30)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorit të kombit Bekim Sylka në Hamoc. (Hamoc, ora 11:00)

- Një grup i qytetarëve protestojnë për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve të Trustit. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 12:00)  

- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria marrin pjesë në shënimin e përvjetorit të Operacionit Shigjeta. (Majen e Pashtrikut, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia solemne e nderimit me çmimin “Honor Degree - Excellence Leadership Award” të dy personaliteteve të shquara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jim Xhema dhe  Christopher Hyland. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, tek QMI, ora 14:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të qëndroj në Vushtrri ku bashkë me kryetarin e Komunës, Ferit Idrizi, do të vizitojnë Organizatën "Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës". (Sfaraçak i ulët - Vushtrri, ora 15:00)

- Zhvillohet ndeshja finale Drita- Llapi. (Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 20:00)

     

Ngjarjet e datës 25 maj 2022

- Instituti Demokratik i Kosovës mbanë diskutimin publik me temën “Raportet Kosovë-Serbi: Tabelat e veturave dhe një Dialog që nuk po lëvizë!” një diskutim i përbashkët i përfaqësuesve të shoqërisë civile me pjesëmarrës nga politika, mediat dhe përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)  

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin vjetor financiar të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

- OJQ "Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi - Inject" organizon konferencën përmbyllëse  të Projektit me titull “Sigurimi i të Drejtave Pronësore të Grave përmes rritjes së Kapaciteteve Institucionale në Kosovë”.  (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim Christopher Hyland, kontribues në Pavarësinë e Kosovës në SHBA-të dhe në prezantimin e shtetit tonë te ish-presidenti amerikan Bill Clinton. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 11:00)

- Mbahet edicioni i 21-të të panairit ndërkombëtar EXPOKOS, që i dedikohet bizneseve të sektorëve të: Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë dhe Sigurisë dhe Mbrojtjes. Merr pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. (Pallati i Rinisë, ora 11:00)

- Mbahet Kuvendi i pestë i Partisë Eko Lëvizja e Gjelbër e Kosovës. (Hotel Grand, salla e Kuqe, ora 11:00)

- Drejtoria e Mirëqenies Sociale, në kuadër të “Fushatës vetëdijesuese për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge” organizon një kampanjë me moton “Unë s’jap lëmoshë, AS TI! & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge” me qëllim të përçimit të mesazhit se dhënia e lëmoshës cenon dhe dëmton jetën e fëmijëve në situatë rruge. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë në shenjë pakënaqësie për mosplotësimin e kërkesave të tyre për Ligjin për Lotarinë e Kosovës dhe pagat për këta punëtorë. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 14:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik organizon debatin e parë mbi politika nën temën “Në mbrojtje të demokracisë: Politikat gjithpërfshirëse të punësimit kanë rëndësi”. (Objekti i komunës së re në Prishtinë, ora 14:00)

- Klubi Futbollistik Drita mban konferencë për medie. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës, ora 14:00)

- Klubi Futbollistik Llapi mban konferencë për medie. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës, ora 15:00)

 Fondacioni Lumbardhi hapë sezonin e programeve që kremtojnë 70-vjetorin e kinemasë me promovimin e librit “Lumbardhi: një histori episodike” dhe fillimin e programit të filmit LXX në ekran të madh. (Kino Bahçe në Prizren, ora 19:00)
 

 

Ngjarjet e datës 24 maj 2022

- Koalicionit për Transparencë dhe Integritet i themeluar dhe mbështetur nga KFOS-i, do të organizojë tryezë me temën “Pazari me tema të diplomës” ku do të diskutohet lidhur me shit-blerjen e temave të diplomës. (Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës, ora 9:30)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës” ku të ftuar janë edhe Kryesuesi i Brodit dhe Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin e Projektligjit për mbrojtjen e ajrit dhe Projektligjin për Akcizën në Produktet e Duhanit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban dëgjim publik për Projektligjin për Produktet Biocide. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës organizon ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve bujqësore, projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Stadiumi i Qytetit në Shtime, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Osman Buleshkaj, konsulent i GIZ prezanton Sistemin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë, para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- OJQ Aktiv prezanton publikimin “Rekomandime për kornizën e politikave mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet debati me temën “Liritë e mediave dhe pozita ekonomike e gazetarëve në Kosovë”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, të IADK-së dhe të Komunës së Shtimes vizitojnë Florije Bislimin, njëra nga përfitueset e projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”. (Fshari Godanc në Shtime, ora 11:40)

- Në kuadër të programit dhe ekspozitës Babylonian Vision të artistes Nora Al-Badri qe qëndron e hapur në Galeria 17 mbahet diskutim me temë "Dekolonializimi i artefakteve. Demokratizimi i muzeve". (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 15:00)

- Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Rrjeti i Biznesit të Globit. (Vali Ranch në Gjilan, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 23 maj 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe në mbështetje të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, BE-së, Suedisë dhe Norvegjisë organizon ceremoninë e Grantit të Performancës për vitin 2020, ku do të ndahen edhe shpërblimet për komunat përfituese. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton me bordin e ZRrE-së, pas situatës së krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizoj ceremoninë për dhënien e shpërblimit shtetëror për boksieren Donjeta Sadikun, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të boksit që u mbajt në Stamboll.  kabinetin e Ministrit Hajrulla Çeku ora 10:15)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:30)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e hapjes e shkollës së RE e muzikës “Halit Kasapolli” ku do të merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. (Pejë, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, viziton komunën e Junikut, ku do të pritet nga kryetar i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. (Junik, ora 12:30)

- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile dhe Misioni i USAID organizojnë lansimin e Programit për Angazhim Qytetar në rajonin e Gjakovës. (Pallat i Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ora 12:30)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vendosin lule tek busti i heroit Edmond Hoxha, në Junik. (Junik, ora 12:50)
 
- Presidentja Osmani dhe Presidenti Meta do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-Vjetorit të Kuvendit të Junikut. (Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Edmond Hoxha” në Junik, ora 13:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me Dialogun me Serbinë raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media.  (Selia Qendrore e PDK-së, 14:00)

-  Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (selia qendrore e LDK-së, ora 15:00)
 
- Oda Ekonomike Gjermano - Kosovare organizon Darkën Gala me rastin e 10 vjetorit të themelimit. (Hotel Emerald, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 22 maj 2022

- Federata e Pingpongut në bashkëpunim me klubet e pingpongut organizojnë turneun e 23-të përkujtimor "Ahmet Hoxha 2022" për nder të veprës dhe kontributit të heroit të Kosovës, Ahmet Hoxha. (SHFMU "Tefik Çanga" në Ferizaj, ora 10:00)

- Me rastin e 22 Majit, “Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me OJQ Era dhe shoqërinë civile do të shënojnë këtë ditë në Parkun Kombëtar “ Bjeshkët e Nemuna”. (Gryka e Rugovës, kilometri i 5-të, ora 11:00)​

Ngjarjet e datës 21 maj 2022

- Mbahet Kuvendi i  IX zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Deçan! (Hotel BanaSplit në Deçan, ora 10:00)

- Federata e pingpongut në bashkëpunim me komitetin e gjyqtarëve do të organizojë seminarin për gjyqtar dhe testimin teorik për licencim dhe rilicencim për vitin 2022. (Salla e konferencave të Shtëpisë së Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Gjilan, Lutfi Haziri mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 10:30)

- Komuna e Prishtinës po fillon edicionin më të ri në Kryeqytet të ashtuquajturin “Festivali i Pranverës” me moto mobiliteti. (Bulevardi "Xhorxh Bush", ora 12:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mban Kuvendin Zgjedhore. (Hotel Astoria, ora 12:00)

 

Ngjarjet e datës 20 maj 2022

- Për herë të parë në Kosovë organizohet Dita Internacionale të Burimeve Njerëzore. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik,  ora 9:30)

 - Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton rreth performances së përgjithshme të Kosovës në fushën e energjisë elektrike ne raport me kërkesat e Komunitetit të Energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani Sadriu, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj marrin pjesë në ceremonisë së betimit  të ushtarëve të rijnë  FSK-së. (Kazerma e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Greqisë, Heleni Vakali. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin e Venecias për Vetting. (Kabineti i kryetarit, ora 11:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimeve)

- Në shënim të përvjetorit të masakrës së Dubravës, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me studente nga Universiteti i Prishtinës, zhvillon një vizitë në Dubravë. (Dubravë, ora 11:30)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës organizon protestë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 13:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane organizohet piknik me poezi. (Pakru i qytetit të Prishtinës, ora 15:00)

- Në vazhdën e aktivitete për promovimin e lëvizjes së lirë nëpër Kryeqytet, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me “Qendra Marrëdhënie” në Tiranë, organizojnë aktivitetin “Festë n ‘ Rrugë” për të përjetuar së bashku lirimin e rrugëve afër shkollave për të mirën e fëmijëve tanë dhe gjithë komunitetit përreth. (Rruga “Zejnel Salihu”, përball Shkollës Fillore “Elena Gjika”, ora 17:00)

- Mbahet koncerti përmbylles i Ditëve të Gjuhës Gjermane. (Amfiteatri i Biblotekës Universitare, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 19 maj 2022

- OJQ "Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve", organizon trajnimin për institucionet ligjzbatuese rreth hetimit dhe ndjekjes penale të keqtrajtimit dhe neglizhimit ndaj kafshëve". (Pylli i Arinjve Prishtina", ora 9:00)

- Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 9:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Mia Sydow Mölleby, deputete në Parlamentit të Suedisë, dhe Inguna Sudraba, eksperte, SIGMA ish-auditore e përgjithshme e Latvisë dhe ish -deputete e Parlamentit të Latvisë. (Kabineti i kryetari, ora 10:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 10:00)

- Organizata “Syri i Vizionit” në partneritet me “The Balkan Forum” dhe Komunën e Istogut organizojnë Panairin e Punës në Istog. (“Parku i Qytetit” në Istog, ora 10:00)

-  Komitetit për Politikë dhe Financa i Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e katërt. (Komuna e Rahovecit, ora 10:00)

- Kolegji AAB do t’ia ndajë Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut me motivacionin “për pritjen dhe strehimin e refugjatëve nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999 dhe kontributit të dhënë për avancimin e të drejtave qytetare në Malin e Zi”. (Teatri “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 11:00)

- Odat ekonomike të vendeve gjermanofolëse organizojnë diskutim me temë "Inovacioni nga Kosova për tregjet në Gjermani, Austri dhe  Zvicërr. (Kolegji UBT, ora 11:00)

- USAID në Kosovë organizon lansimin e Programit për Angazhim Qytetar. (Qendra Rinore e Kulturore në Pejë, ora 13:00)

- Kuvendit të Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:30)
 
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, do të organizojë një takim bashkëbisedues në lidhje me letërsinë, me Poetin e Parë Laureat të Letërsisë Shqipe Rudolf Marku. (Universiteti i Gjilanit, ora 15:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu së bashku më Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović, marrin pjesë në aktivitetin kulturor të organizuar me rastin e shënimit të Ditëve të komunitetit malazez  në Kosovë. (Teatri Kombëtar,ora 16:30)

- NISMA Socialdemokrate fillon turin e debateve me qytetarë nëpër qytetet kryesore me temën Kosova në udhëkryq. (Galeria e Arteve - Ferizaj, ora 18:00)

- Në nderim të poetit Ali Podrimja, Ambasada e Francës dhe Universiteti AAB organizojnë një lexim të shoqëruar me muzikë. (Teatri "Faruk Begolli" në AAB, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 18 maj 2022

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret me nderimet më të larta shtetërore për vizitë zyrtare Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit më së voni deri në orën 9:20)

- Mbahet dita e dytë e konferencës së përbashkët profesionale ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në do të organizohet punëtoria për Programin Kombëtar të muzeve në Kosovë. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 9:45)

- Ne kuadër të Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile për Dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD2, Komuna e Istogut organizon sesionin e parë informues dhe trajnimin dy ditor mbi ‘Menaxhimin e Ciklit të Projektit’. (Salla e konferencave të Shtëpisë se Kulturës ‘Mensur Zyberaj’ në Rahovec, ora 10:00)

- Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara të Kosovës shpall aktgjykimin në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë dhe në https:// https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 10:00)

- Departameni i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prizrenit hap dyert për tu informuar rreth studimeve të gjuhës gjermane. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:30)

= Ministri Liburn Aliu, së bashku me Matej Zakonjšek, drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, do të mbajnë konferencë për media, në lidhje me këshillin ministror të organizuar nga komiteti i transportit, ku të ftuar janë gjashtë ministrat e infrastrukturës nga Ballkani Perëndimor. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:45​)

- Lëvizja FOL organizon forumin “FOL Hapur për Sundimin e Ligjit në Kosovë” me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier si dhe Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. (Kabineti i kryetarit, ora 12:25 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, do të vizitojë Komunën e Prishtinës me ç’ rast Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit”. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 15:00)

- Kuvendi Komunal në Istog mban mbledhjen solemne për nder të vizitës së Zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak. (Kuvendi Komunal i Istogut, ora 15:30)

- “Celebrating Kosovo’s Trustbuilders” prezenton interface-in e ri te plaformës Kosovo Trustbuilding Platofrm si dhe festimin e me shumë se tre viteve të arritjeve në avancimin e Agjendës së Ndërtimit të Besimit ne Kosove duke ndare histori frymëzuese dhe pozitive te individeve te ndryshem nga perkatesi te ndryshme etnike ne Kosove. (Hotel Emerald, ora 18:00)

- Shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me temën “The Power of Museums - Fuqia e Muzeve”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)

 
 

Ngjarjet e datës 17 maj 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e parë e përbashkët profesionale ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Mbahet takimi i 215-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Ministri Liburn Aliu, së bashku me përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe Sekretariati i Komunitetit të Transportit, do të mbajë konferencë për media, në lidhje me rrjedhshmërinë dhe realizimin e punëve të realizuara të Rehabilitimit Gjeneral dhe Modernizimit të linjës Hekurudhore. (Stacioni Hekurudhor Miradi - 2km nga Fushë Kosova, ora 10:00)

- Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore organizon konferencën me temë “Personat LGBTI dhe Politika”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku vizitojnë ekspozitën kushtuar heroit Agim Ramadani, në Galerinë e Qytetit, e më pas zhvillojnë takim në zyre. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 11:50)

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon festën tradicionale “Festa e Abetares”. (Salla e Sporteve “Karagaq” në Pejë, ora 12:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, Projektligjin për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

- Kosovo 2.0 organizon diskutimin për  karakteristikat e lumit Vjosa, si dhe aktivizmin e ngjashëm mjedisor kundër digave të vogla hidroenergjetike në Kosovë dhe në rajon. (Objekti i Kosovo 2.0 (Hub 2.0, ora 17:30)

- Edicioni i dytë i Max fest do të përmbyllet me një mega koncert. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 16 maj 2022

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, hapin nesër në Pejë edicionin e 8-të të Shkollës Diplomatike Verore. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 9:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, viziton familjen e veprimtarit Ukshin Hoti. (Krushë e Vogël, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00‪)

- Konstituohet  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- ECIKS organizon ngjarjen përmbyllëse të programit Access - “Qasja në Treg dhe Shërbimet e Digjitalizimit për Bizneset Kosovare”, program ky i cili përgjatë katër viteve pati për qëllim të lehtësojë zhvillimin dhe transformimin digjital në sektorin privat dhe publik në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane në Kosovë, Goethe Zentrum hap dyert për të gjithë të interesuarit për tu njoftuar me ofertart e tyre. (Goethe Zentrum në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me ekspertin e angazhuar nga UN Women lidhur me përfundimin e draftligjit për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- OJQ Aktiv ka kënaqësinë t'ju ftojë në promovimin e ueb faqes “Miqësia Serbo-Shqiptare”. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicë, Mbreti Petri I, 183a, ora 11:00)

- Me rastin e 23-vjetorit të zhdukjes së profesorit, politologut dhe luftëtarit të paepur të çështjes kombëtare Mr. Ukshin Hoti, do të bëhet një vizitë në Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit. (Fshati Krushë e Madhe, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare e edicionit te dytë të panairit Max fest. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrtion raportin me rekomandime për Projektligjin për turizmin dhe raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatra: Brestoc, Hoçë e Vogël. (Objektet e shkollave fillore të fshatit Brestoc dhe Hoçë e Vogël, ora 17:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane në Kosovë, shfaqet filmi "Sami, Joe und ich" nga Karin Heberlein si dhe mbahet diskutim me temë "Diaspora në Kinema: Promovimi i imazhit të Kosovës në vende gjermano folese. (Kinema Armata, ora 18:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatra: Nagac dhe Celinë. (Objektet e shkollave fillore të fshatit Nagac dhe Celinë, ora 18:00)

- Shfaqet premiera e dokumentarit “Babai dhe Babai”. (Muzeu Etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë, ora 20:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatit Krushë e Madhe. (Shtëpia e Kulturës “Muhamet Malsori”, ora 20:00)

 
 
 

Ngjarjet e datës 15 maj 2022

- Federata e Pingpongut organizon Kupa e Republikës së Kosovës për Senior. (Shkolla ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj, 10:00)

- Në edicionin e dytë të festivalit Max fest me te vegjelit do te mund te argetohen me Palaqo, Maskota te tjera, Face Painting, Mini dicso dhe shumë befasi te tjera. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Grupi i Organizuar i Qytetareve për Ndalim te Fabrikës se Çimentos, organizon protestës gjithë popullorë në kundërshtim të ndërtimit të fabrikës se çimentos ne Dollc të Klinës. (Dollc i Klinës, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 14 maj 2022

- Federata e Pingpongut organizon Kupën e Republikës së Kosovës për Junior U17. (Shkolla ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit, hyrja tek sheshi "Ibrahim Rugova", ora 11:00)

- Grupi i Organizuar i Qytetarëve mban protestë gjithëpopullore në kundërshtim të ndërtimit të fabrikës së çimentos në fshatin Dollc të Klinës. (Dollc, Klinë, ora 12:00)

- Në kuadër të Festivalit Polip autorët ngarajoni do të prezantojnë veprat e tyre. (Teatri Oda, ora 20:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)