- Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me Bankën Botërore organizon forumin Gratë në TIK. (Hotel Emerald, ora 9:00)
- Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit-TKKK në kuadër të Ciklit të tryezave të Rrumbullakëta Diagnostikimi dhe Menaxhimi Protokolar i Sëmundjeve Malinje organizon tryezën Diagnostikimi dhe menaxhimi protokolar i kancerit të gjirit. (Hotel Emerald, ora 9:00)
- Administrata Tatimore të Kosovës dhe GIZ-it bejnë prezantimin e rezultateve të anketës me tatimpagues për vitin 2015 lidhur me shërbimet e ATK-së, si dhe prezantimi i punës së Zyrës për Gjoba dhe ndëshkime Administrative dhe sfidave në të ardhmen. (Hotel Sirius, ora 9:30)
- Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe shqyrtimi i Projektligjit për Provimin e Maturës Shtetërore, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
- Mbahet ceremonia shteterore e pritjes se Presidentit të Republikës së Austrisë, Heinz Fischer. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 12:20 - Gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në ora 12:00)
- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri mban dëgjim publik për Projektligjin për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, do të bëjë përurimin e objektit të ri të Zyrës Komunale të Punësimit në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)
- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga pret në vizitë zyrtare shtetërore Presidentin e Republikës së Austrisë, Heinz Fischer ku pas takimit do të mbajnë konferencë për media. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 12:40)
- Zëvendës drejtori i USAID-it, Mike de la Rosa do të vizitojë Komunën e Pejës më ç'rast se bashku me kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri do të nënshkruaj një Memorandum Mirëkuptimi në mes të USAID-it dhe Komunës së Pejës. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Pejës, ora 12:00)
- Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)
- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Agjencionin për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Suedisë (SIDA) e cila do të financojë projekte mjedisore në vlerë prej afro 6 milionë euro. (Kabineti i Ministrit, ora 13:00)
- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione ku do të bëhët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshim dhe Plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, formimi i Grupit Punues për hartimin e Rregullores për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të Avokatit të Popullit, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)
- Shfaqet premiera e filmit te shkurtë artistik 23 minuta ,"Personazhi I". (Kinemane ABC, ora 13:00)
- Zëvendës drejtori i USAID-it Mike de la Rosa i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri do të përurojë Impiantin për Përpunimin e Farave të Kungullit, në fshatin Loxhë, Komuna e Pejës. (Fshatin Loxhë, ora 13:00)
- Mbahet B2B takimi në mes të firmave Austriake dhe atyre Kosovare. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)
- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon ngjarjen "Fuqizimi i konkurrencës së Furrës Buka në rajon". (Korporata Meridian, Fushë Kosovë, ora 15:00)
- Kryeministri Isa Mustafa mban konferencë për media, pas kthimit nga Strasburgu, ku ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli pret në takim Presidentin e Austrisë, Heinz Fischer. (Kabineti i Kryetarit, ora 17:20)
- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së do të bëjë lansimin e publikimit Kosovoarts, që përfshin trembëdhjetë artistë kosovarë të njohur ndërkombëtarisht dhe prezanton larminë e artit kosovar. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 18:00)
- Shoqata e Karikaturistëve të Kosovës Thumbi organizon Festivalin e parë Ndërkombëtar Tradicional të Karikaturës. (Teatri Kombëtar, ora 19:00)