Ngjarjet e datës 17 janar 2019
- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes. (Shtatorja e heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Prishtinë, ora 9:00)- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët e komunës së Malishevës. (Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë, ora 9:15)
- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë, dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime Matteo Rivellini nënshkruaj Marrëveshje Grant për Mbështetje të Projektit për Ndërtimin e Autostradës Kijevë-Zahaq. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 9:30)
- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët në çerdhen e komunës së Malishevës. (Objekti i çerdhes në Malishevë, ora 9:45)
- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon takim pune me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermane. (Hotel Emerald, ora 10:00)
- Misioni i OSBE-së do të publikojë raportin mbi gjendjen e strehimoreve për viktimat e dhunës në familje në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)
- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët e shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi” në Astrazub të komunës së Malishevës. (Astrazub, ora 10:40)
- Administrata Tatimore e Kosovës nesër do të shënoj 19 vjetorit të themelimit të saj. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00)
- Mbahet takimi i përbashkët në mes kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe Kryeshefit Ekzekutiv të KRU"Hidromorava" Muhamet Suliqi, du do të zyrtarizohet Njësitit për Implementimin e Projektit - Impiantit dhe Kolektorëve për ujëra të zeza. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 19-vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguese, ish ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00)
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të bëjë hapjen zyrtare të Zyrës për programin “Evropa Kreative Kosovë”. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)
- Nën organizimin e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe Kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherit në 17 vjetorin e vrasjes, organizohen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së ish-deputetit të Republikës së Kosovës, Komandantit të Shtabit Rajonal Rugova, Heroit Smajl Hajdaraj. (Tek varrezat e fshatit Zahaq të Pejës, ora 12:00)
- Në 37 vjetorin vrasjes së heronjve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Grupi Parlamentar i LDK-së, në nderim të jetës dhe veprës së tyre do të vendos kurora lulesh tek varrezat e heronjve. (Fshati Dubovik në Deçan, ora 12:30)
- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:45 - vetëm pamje)
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përmbylljes së aktiviteteve në 550 vjetorin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. (Sheshi 21, ora 18:00)
- Dega e LDK-së në Pejë do të bëjë ndezjen e qirinjve në vendin e vrasjes te ish-deputetit të Republikës së Kosovës, Komandantit të Shtabit Rajonal Rugova, Heroit Smajl Hajdaraj. (Lagja “Fidanishte” në Pej, ora 19:50)