Ngjarjet e datës 28 janar 2019
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019 si dhe shqyrtimi i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:00)- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e konsulencës pas Punëtorisë për Krijimin e Sistemit të Avancuar të Udhëtarëve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
- Kryetari i SBASHK-ut me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të gjenden në Gjilan për të vizituar SHFMU “ Ibrahim Uruqi” në Bresalc. (Bresalc, ora 9:30minuta)
- Ministria e Zhvillimit Ekonomik mban takimin inaugurues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. (Ndërtesa e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ora 10:00)
- Mbahet takimi i 161-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
- Specialistët stomatologë të papunë do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Para Qeverisë, ora 10:00)
- Kryetari i SBASHK-ut me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë institucionin parashkollor “Ardhmëria 2”. (Gjilan, ora 10:20)
- Federata Sindikale e Telekomit të Kosovës mbajnë takim me Ministrin e MZHE-së, Valdrin Lluka. (Objekti i MZHE, ora 10:30)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)
- Kryetari i SBASHK-ut me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë SHFMU “Selami Hallaqi” në Gjilan. (Gjilan, ora 11:00)
- Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa, dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski nënshkruajnë marreveshjen për njohjen reciproke të patent shoferëve. (Ojekti kryesor i ministrisë së Punëve të Brendshme, ora 11:00)
- Federata Sindikale e Telekomit të Kosovës pas takim me Ministrin e MZHE-së, Valdrin Lluka, mban konference per media për gjendjen në Telekom. (Para objekti i MZHE, ora 11:20)
- Kryetari i SBASHK-ut me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. (Gjilan, ora 11:40)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019 me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 12:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ku do te shqyrtohet Draft plani i punës për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 13:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së Komisionit për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 14:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 17:00)
- Shënohet 19 vjetori i themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës. (Sheshi 21, ora 17:00)