11 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 mars 2019

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, do të organizojë konferencë informuese për lansimin e “Programi për Grantet e Përputhshme”, që është i financuar nga Banka Botërore. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raporton para komisionit për Integrime Evropiane për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit dhe Agjendës për Reforma Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë prezanton Programin për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve  bashkëfinancuar nga BE-ja dhe BERZH-i.  (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të diskutohet rreth organizimit të një konference rajonale me Kryetarët e Komisioneve homologe dhe Kryetarët e Gjykatave të Auditimit të Shteteve të rajonit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Jahjaga Foundation organizojnë tryezën e rrumbullakët me temë “Roli i medias në përmirësimin dhe raportimin e drejtë për gratë në qeverisje”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Federatën e Basketbollit të Kosovës me ç’rast do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi. (Federata e Basketbollit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal Publike në të cilën do të diskutohet lidhur me shqetësimet e bizneseve për furnizimin me energji elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 11:00)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media në të cilën do të flasin Kryetari i Qendrës, Arben Vitia dhe deputetja, Fitore Pacolli. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë, dhe në kuadër të javëve të Frankofonisë në Kosovë, Ambasada e Francës feston ditën ndërkombëtare të frankofonis. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet informata e drejtorti të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, lidhur me gripin sezonal në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa voton raportin vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, voton për Projektligjin për Qasje në Dokumente Publike dhe amendamentet e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Nën kryesimin e kryetarit Mustafa, mbahet mbledhja e kryesisë me kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon aktivitetin "Ditët e Kuvendit" në Skenderaj. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Skenderaj, ora 14:00)

 - Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të vizitojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit, ku do të takohet me Drejtorin e kësaj Agjencie, Shaip Havolli. (Agjencia Kundër Korrupsionit, Rr. "Nazim Gafurri" Nr. 31, ora 14:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u drejtohet gazetarëve në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë mban ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti ‘Te Pishat’ në Skënderaj”. (Qendra e Dokumentimit Kosovë në bibliotekën Hivzi Sulejmani, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 19 mars 2019

- Ministria e Integrimit Evropian feston 10 vjetorin e bashkëpunimit Kosovë – JICA”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë së cilës do të publikohen gjetjet e raportit nga monitorimi i Kontratave për furnizim me material shpenzues për Hemodializë për vitin 2018, në një diskutim me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile. (Orion Conference Center, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon mbledhjen e radhës së Koalicionit për Barazi “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë Veriore në koordinim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe me përkrahjen teknike të ofruar nga Sekretariati i Përbashkët Teknik organizojnë Forumin Konsultativ. (Hotel International Prishtina, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, kati III, para sallës C301, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban aktivitet. (Takimi me mediat bëhet pranë QKMF-së, te Qafa, ora 12:00)

- Promovohet romani “Rrota e Ujit” i autores Resmije Kryeziu. (Kolegji AAB, objekti V, te këndi i Librarisë, ora 12:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me Udhëzimet Administrative të cilat janë në mospërputhje me Ligjin për Minierat dhe Mineralet që po pengojnë zhvillimin e bizneseve të këtij sektori. (Zyret e OAK-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ambasadori Kosnett do të vizitojë Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës ku do të merr pjesë në nisjen zyrtare të Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve, e cila do të veprojë në kuadër të ZKAK. (Lokalet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, rr. Ahmet Krasniqi, Arbëri, ora 15:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Podujevë organizon manifestim me rastin e 29 vjetorit të themelimit. (Restaurant Ora, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 18 mars 2019

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në konferencën e projektit të Ambasadës Britanike për Rekrutimin e Pozitave të Larta Drejtuese. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën e projektit të Ambasadës Britanike për Rekrutimin e Pozitave të Larta Drejtuese. (Swiss Diamond, ora 9:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, merr pjesë në takimin publik për koncept dokumentin për fushën e kompensimit të viktimave të krimit. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Ekipi i Kosovës së OKB-së organizon ngjarje inauguruese të shpalljes së, sportistes, bjeshkatares, zonjës Uta Ibrahimi për Kampione e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Hapësirat e përbashkëta të OKB-së në rrugën e Zagrebit nr. 58, Prishtinëpranë Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

- Zyra e BE-së në Kosovë së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të organizojë një konferencë të përbashkët për shtyp ku të dy institucionet do të shpallin lansimin e aplikacionit mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit në shtatë rajonet kryesore të Kosovës. (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Sa po implementohen objektivat e MSA-së në fushën e konkurrencës?". (Qendra e konferencave Orion në Prishtinë, ora 10:30)

- Ministri i  Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj  do ta vizitojë Gjakovën ku do te takohet me Kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini në Komunën e Gjakovës. (Objekti i Komunës së Gjakovës, ora 10:30)

- Lansohet projekti “Ruje, mos e gjuj” i cili ka për qëllimin ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e sistemit të duhur për menaxhimin e mbeturinave dhe riciklimit në përgjithësi. (Oborri i qendrës  së studentëve në Prishtinë, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e lansimit të  projektit "Ruje, mos e gjuj". (Qendra e Studenteve në Prishtinë, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Mbahet mbledhje e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutohet lidhur me gjendjen e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ndihmëssekretarja e Shtetit e SHBA-ve për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit, Kirsten D. Madison, do të vizitojë Kosovën ku do të dorëzojë një donacion për Agjencinë Kosovare të Forenzikës. (Agjencinë Kosovare të Forenzikës, ora 13:40)

- Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të misionit të USAID-it Paul Vaca, i shoqëruar nga Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema dhe Ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi, do të flasë në ceremoninë e çertifikimit të Trajnuesve të Ri nga Qendra për Ekselencë në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës. (Biblioteka e Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)

- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett do të mbajë fjalim në ngjarjen 'Prano CV-në time' të Shoqatës së Alumnive Kosovë-SHBA. (Ambientet e KUSA-s në ish-hapësirat e ASK-së Prishtinë, afër Newborn-it ora 14:00)

- Qendra Kulturore e Fëmijëve e Komunës së Prishtinës, sjell premierën e shfaqjes së baletit për fëmijë “Një princeshë e vogël” në Teatrin Kombëtar të Kosovës. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli takon Kombëtaren e Kosovës në futboll. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 17 mars 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin përkujtimor me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Halim Ahmetaj, Rexhep Kukaj dhe Murat Kabashi. (Sheshi i Dëshmorëve pranë Lapidarit të UÇK-së, Korishë-Prizren, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje , ora 12:00)
 

Ngjarjet e datës 16 mars 2019

- Në  kuadër të Javëve të frankofonise mbahet maratona e leximit rreth librit Theo i lumenjve të J-M. Turine, Çmimi i pesë kontinenteve të frankofonisë (Qendra universitare frankofone ne Fakultetin Filologjik, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon kampionatin ekipor në pingpong më garat ekipore në superligën e femrave si dhe garat në ligën e juniorëve. (Shkolla Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari – Lila dhe nënkryetari Reshat Nurboja mbajnë konferencë për media. (Selia e partisë, Kompleksi Qafa, rruga UÇK, kati nr. 67, ora 12:00)
 
- NISMA Socialdemokrate mban Kuvendin Zgjedhor të Rinisë. (Pallati i Rinisë, salla e Kuqe, ora 13:30 ) 




Ngjarjet e datës 15 mars 2019

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon diskutimin rreth rolit të BQK-së në fushën e Mbrojtjes së Konsumatorit. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Mbahet bledhje e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutojë lidhur me kompensimin e orëve të humbura nga greva e mësimdhënësve. (Ndërtesa e Kuvendit salla N 303, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton peticionet. (Ndërtesa e Kuvendit salla N 302, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! - Qendra Prishtinë mban konferencë për media në lidhje me punësimet partiake në Termokos. (Pranë Termokosit, ora 11:00)

- Fillojn punimet në segmentin e parë të rrugës nacionale Dollc – Gjakovë. (Hyrja e Gjakovës nga drejtimi i Prishtinës, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për zgjerimin e Rrugës Nacionale N9.1 Dollc - Gjakovë, segmenti i parë. (Hyrja e qytetit të Gjakovës afër rrethrrotullimit, ora 11:00)

- OJQ “Sundimi I Demokracisë në Kosovë” organizon tryezë diskutimi lidhur me implementimin e projektit të ujësjellësit dhe kanalizimit në Orllan me rrethin. (Restaurant “Liqeni” në Orllan të Podujevës, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e Ditës së Shkollës "Yll Morina" në Gjakovë, me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së Heroit Yll Morina. (Shkolla "Yll Morina" në Gjakovë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës mbajnë konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 14:00)

- Nxënësit e shkollës fillore dhe te mesme Finlandeze do të organizojnë marsh kundër ndotjes se ajrit dhe ndryshimeve klimatike. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 15:00)

- Shënohet 29-vjetori i themelimit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 14 mars 2019

- Promovohet libri ‘Orientimi në karrierë’ i parë i kësaj fushe, i autorit Gentian Jetishi, i rëndësishëm për përdorim shkollor me nxënës dhe student. (Amfiteatri i Universitetit të Shkencave të Aplikuara Teknike në Ferizaj ora 10:00)

- Ministria e Drejtësisë dhe Zyra e Koordinatorit Nacional kundër Dhunës në Familje, organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Sistemin e Integruar për evidentimin e rasteve të Dhunës në Familje. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Projekti 'Forcimi i cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë në Kosovë'  prezanton raportin për vlerësimin krahasues të sistemit gjyqësor në Kosovë, nga viti 2014 deri në vitin 2017,  bazuar në metodologjinë e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Projekti i financuar nga BE "Mbështetje për Kodit Civil - faza 2" organizon debatin për Kodin Civil modern dhe ndikimin e tij në jetën e përditshme të njerëzve. (Restaurant Vapiano në Mitrovicë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë  në të cilën do të diskutohet lidhur me realizimin e Planit të Punës së Komisionit për tremujorin e parë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225 ora 10:00)

- Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon diskutimin publik me temën "Tërheqja e Bankës Botërore nga investimet në thëngjill në Kosovë dhe gjendja aktuale e sektorit të mjedisit dhe energjisë”! (Resource Center në Pejton, Rr. Pashko Vasa, ora 11:00)

- Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe transportit, Pal Lekaj raporton para Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me planifikimin e punëve dhe projekteve infrastrukturore për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati do të pres në Kamenicë ministrin e Ministrisë së Financave Bedri Hamza, për fillimin e punimeve të ujësjellësit në fshatin Roganë dhe rrethinë. (Objekti i Komunës së Kamenicës, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, pret në takim Kryetarin e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj. (Objekti i Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje me mbështetjen e Sekretariatit të Gruas Aktiviste dhe në bashkëpunim me studiuese e pjesëtare të shoqërisë civile organizon tryezën “Përgjegjësitë për edukimin e hershëm të fëmijëve - Roli shtetëror vs roli prindëror” . (Salla N10, kati I, Kuvendi i Republikës së Kosovës, ora 12:00)

- Ministrija e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Živić raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me grantet e Ministrisë së bujqësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 302, ora 12:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi do presë në takim Ministren Elva Margariti, bashkë me një delegacion nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë. (Zyrat e MKRS-së në Prizren, ora 12:00)

- Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati se bashku me ministrin e Ministrisë së Financave Bedri Hamza zhvillojnë një vizitë në Shipashnicë të Poshtme ku edhe do te takohen qytetarë. (Shkolla fillore “Sadri Misini” në Shipashnicë të Poshtme, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj do të mbahet Akademi Përkujtimore për 28-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit Ali Ahmet Berisha dhe 20-vjetorin e rënies të dëshmorëve: Ramiz J. Berisha, Musli A. Berisha, Agim B. Gashi, dhe Agron H. Gashi. (Qendra e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, ora 13:00)

- Zyra e BE-së në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian organizon ngjarje me rastin e Raundit XII të projektit të Skemës së të Rinjëve ku katërdhjetë studentë nga Kosova do të fillojnë studimet Master në universitetet e BE-së. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 13:30)
 

Ngjarjet e datës 13 mars 2019

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë organizojn konferencën rajonale me titull “Kërcënimet nga ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë dhe rajon- Çka tutje?”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e Bordit Drejtues të Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor.  (Kuvendi i Republikës së Kosovës, salla C 405, ora 9:30)
 
- Mbahet seanca jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon tryezën e rrumbullakët - Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - (Restaurant Orchide në Ferizaj, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr.05/L-20 për Barazi Gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë konferencën për media për të prezantuar të gjeturat nga raporti “Hidrocentralet në Kosovë - Problemet dhe Potenicali i tyre real.”  (Zyrën e Balkan Green Foundation. Ndërtesa Avalla 1, Nr. 24 afër Librarisë Buzuku, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore. (Ndërtesa e Qeverisë ora 12:00 - vetëm pamje)

- Në  kuadër të Javëve të filmave frankofon shfaqet filmi 'Quai d’Orsay', nga B. Tavernier. (Hotel Suisse Diamond, ora 17:00)
 
- Në  kuadër të Javëve të filmave frankofon shfaqet filmi 'Polina' nga A. Preljocaj, V. Müller. (Qendra Informative Kulturore e Be-së, ora 18:00) 

Ngjarjet e datës 12 mars 2019

- Punëtorët teknik të shkollave “Dardania”, “Eqrem Qabej”, “Gjergj Fishta”, “Hoxh Kadri Prishtna”, “Pjeter Pogdani”, “Asim Vokshi”, “Ismail Qemaili”, “Naim Frasheri”, si dhe punëtorët teknik te QMF-ve dhe Sigurimet Fizike, te Prishtinës, do bëjnë grevë një ditore dhe nëse gjerat nuk lëvizin, nga java tjetër do hyhet ne grevë të përgjithshme. (Objektet e shkollave dhe QMF-ve, nga oea 8:00)

- Zyra e BE-së dhe Kombet e Bashkuara në Kosovë bashkërisht organizojnë Ditën e Hapur Globale, duke njohur 20 vjetorin e ardhshëm të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- British Council në Kosovë bën lansimin e programit 'Shkollat e Shekullit 21 në Ballkanin Perendimor', pjesë e të cilit është edhe Kosova. (Kino Armata, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ambasadorët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 12:00)

- Përurohet libri për Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe UÇK-në i autoreve Fazli Veliu dhe Sejdi Geg. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)

- anulohet - Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:20 - vetëm pamje)
 
- Mbahet mbedhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)
 
- Kryeministri Haradinaj pret në takim shefin ekzekutiv, njëherit president i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30 - vetëm pamje)

- Në  kuadër të Javëve të  Frankofonisë në Kosovë Aleanca Franceze organizon bashkëbisedim dhe prezantim me artistin Alban Muja. (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 11 mars 2019

 - Demokracia Plus dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN me përkrahje të Ambasadës së Britanisë organizojnë tryezën për Integritetin në Administratën Tatimore të Kosovës ku do te publikohet edhe raporti për të gjeturat nga monitorimi i drejtpërdrejtë ATK, për periudhën kohore shtator 2018- shkurt 2019, marrin pjesë Ministri Bedri Hamza  Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj dhe zëvëndës ambasadori i Mbreterisë se Bashkuar Tomas Adams. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim, Ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, me të cilen do të bisedojnë për fondet e IPA-s në fushën e mjedisit dhe zbatimin e direktivave të BE-së që lidhen me fushat që mbulon MMPH. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencën e radhës për media lidhur me problemet dhe sfidat e sektorit privat në raport me energjinë elektrike. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Për nder të 20 vjetorit të Betejës, së Jeshkovës dhe rënies së 21 dëshmorëve te Kombit organizohet bëhën homazhe të varrezat e dëshmorëve. (Varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të investitorëve amerikan. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Ambasadës Britanike dhe NED do të mbajë tryezën me temë “Pandëshkueshmëria e korrupsionit, rrezik për shoqërinë dhe shtetin” - “Zgjidhja: Integritet, transparencë, llogaridhënie?”, për të diskutuar performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit në tri vitet e fundit. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Për nder të 20 vjetorit të Betejës, së Jeshkovës dhe rënies së 21 dëshmorëve te Kombit organizohet bëhën homazhe të varrezat e dëshmorëve në Jeshkovë. (Jeshkovë, ora 11:00)

- Zyra e BE-së në bashkëpunim me kompanine Agroproduct organizon ceremoninë e prezantimit për një strukturë të re nën projektin e financuar nga BE-ja "Përmirësimi i bimëve dhe bishtajave". (Fshati Sinaje, Istog, ora 12:00)

- Forumi i Gruas dhe Forumi i Rinisë në 29 vjetorin e themelimit mbajnë manifestim merr pjesë edhe Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Përurohet libri “Fitorja Diplomatike - Kujtime nga Përfaqësimi Diplomatik i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës“ i autorit Sabri Kiçmari. (Ambientet e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Salla Nr. 14, ora 12:00)

- Nën Patronatin e Ministrit të  Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, për nder të 20 vjetorit të Betejës, së Jeshkovës dhe rënies së 21 dëshmorëve te Kombit organizohet akademi përkujtimore. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajl  Berisha” në Prizren, ora 12:00)

- Mbahet mbledhje e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët një analizë e gjendjes në Arsim në gjysmëvjetorin e dytë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Kryeministri Haradinaj pret në takim këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Matthias Leuttenberg dhe Jan Hecker. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30 - vetëm pamje)

- Lëvizja Vetëvendosje mban diskutimin me temë “Gratë në rezistencën kombëtare". (Salla e konferencave Orion përballë Kino ABC, ora 14:00)

- anulohet - Drejtorja e Misionit të USAID-it, Lisa Magno, dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të flasin në koktejin pas mbledhjes së Komitetit Drejtues të Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Admovere në bashkepunim me Institutin Ndërkombëtar për Paqe, Institutin Austriak për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Institutin Renner dhe Friedrich Ebert Stiftung organizojn panelin e diskutimit me temë "Gjeneratat e reja për Ballkanin 2030: drejt alternativave të reja".  (Libraria Dukagjini në Prishtinë, ora 18:00)

- Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject në vazhdën e Muajit të Gruas shfaqë dokumentarin “Jo Prona Jote”. (Hapësira e Kino Armatës, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 10 mars 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon garat ekipore në Superligën e Meshkujve në pingpong. (Pallait i sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës organizon solemnitet në shenjë të respektit për punëtorët e arsimit të pensionuar në periudhën 1 prill 2018 deri më 31 mars 2019, me ç’rast do të iu ndahet nga një mirënjohje dhe nga një orë dore 675 punonjësve arsimor të pensionuar në këtë periudhë. (Salla '1 Tetori' në Prishtinë, ora 11:00)

- Termokiss organizon aksion pastrimi në oborrin e Shkollës Fillore "Dardania" për shkak të shumë intervenimeve që janë bo kohëve të fundit. (Takimi në Termokiss para ahkollës Fillore "Dardania" ora 13:00)

Ngjarjet e datës 9 mars 2019

 - Vazhdon kampionati ekipor në pingpong në garat ekipore në superligën e femrave si dhe do të vazhdojnë garat në ligën e juniorëve. (Shkolla "Tefik Qanga' në Ferizaj, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohen të gjeturat nga monitorimi mbi temën“Zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në: Cili është progresi i institucioneve gjatë vitit 2018?”. (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 8 mars 2019

- Fondacioni për të Drejat e Kafshëve organizon ngjarjen inaguruese te Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve". (Kafe bar Dit'e'Nat, ora 9:00)

- Mbahet punëtoria "Vajzat në inovacion për ndryshim" do të shënoj Ditën Ndërkombëtare të Gruas, dhe e cila organizohet nga Fondacioni IPKO, UN Women, UNICEF, UNKT si dhe Agjencia për Barazi Gjinore dhe SIDA. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Aleanca Franceze e Prishtinës organizon konferencë për emancipimin e grave të reja, veçanërisht nga minoritetet, në shoqëri dhe në skenën publike në partneritet me OJQ-në Grupii Avokimit të Kosovës. (Aleanca Franceze e Prishtinës, ora 9:30)

- Ministria e Punëve të Jashtme organizonon ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes Për Sigurime Sociale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 10:00 - mediat duhet të jenë të pranishme para objektit të MPJ-së, ora 9:45)

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me  raportin vjetor të punës për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën “Forumi Multietnik i Lidershipit të Grave të Reja në Kosovë”. (Zyrat e Aleancës Franceze Rr. UÇK, afër restorant De Rada, ora 10:00)

- Demokraci Plus dhe Konrad Adenauer Stiftung organizojnë konferencën "Jepja Shansën Gruas në Politikë përmes Pozitave Udhëheqëse”, me ç'rast do të publikohet edhe një hulumtim mbi nivelin e përfaqësimit të grave në pozita emëruese. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Rektorin e Universitetit "Isa Boletini" të Mitrovicës Alush Musaj. (Universiteti "Isa Boletini" në​ Mitrovicë, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës organizon takim me qëllim të adresimit të hapur të ankesave të komunitetit të biznesit lidhur me mekanizmin e vetkonsumit të energjisë elektrike, si alternativa e vetme e bizneseve për furnizim, si dhe kufizimeve të vëna në këtë drejtim nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. (Objekti i Odes Ekonomike, ora 10:30)

- Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë organizon konferencë ndërkombëtare "Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë”, organizuar nga Fondacioni Jahjaga. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Për nderë të Ditës së Gruas, Forumi i Gruas i LDK-së mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, Kompleksi Qafa, ora 11:00)

- Aktiviste e aktivistë të kolektivit ‘MarShojmë s’Festojmë’ organizojn marshin protestues për të kërkuar barazi më të plotë, e jete më të drejtë në këtë vend. (Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, ora 12:00)

- Universiteti Publik ”Kadri Zeka ” në Gjilan organizon 6 vjetorin e themelimit. (Mjediset e universitetit në Gjilan, ora 12:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me Komisionin me një delegacion nga Universiteti i Indianes SHBA. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 10 vjetorit të partisë, Nova Demokratska Stranka. (Restoranti Luxor në Prizren, ora 13:00)

- Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës organizon konferencën për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas në të ciiën marrin pjesë Deputetja Blerta Deliu, deputetja Fatmire Mulhaxha Kollçaku, profesoresha dhe aktivistja për të drejtat e grave Iliriana Alloqi Tahirbegolli dhe profesoresha Remzie Shahini-Hoxhaj. (Fakulteti i Filologjisë, ora 14:00)

- Në kuadër të Javës së Frankofonisë në Kosovë organizoghet lexim teatral për gratë gazetare. (Qendra universitare frankofone në Fakultetin Filologjik, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban aksion simbolik me ç'rast do të ketë edhe prononcim për media. (Pranë Ministrisë së Kulturës, ora 15:00)

- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon koktej me rastin e lansimit të linjës për gra shtatzëna të dizajnuara nga kreatorja Besa Neziri Rugova nga New Yorku për dyqanin e bamirësisë Teshaveshë. (Studio Besë, Rr. Simon Shiroka Nr.15, Kati i I- rë afër Lulu’s Coffee and Wine, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 7 mars 2019

- Punëtorët teknik të Qendrës Studentore në Prishtinë do bëjnë grevë. (Qendrës Studentore në Prishtinë)

- Kryeministri Ramush Haradinaj për nder të 7 marsit - Ditës së Mësuesit, viziton shkollën fillore “Hasan Prishtina”, në Prishtinë. (Lagjja Ulpiana në Prishtinë, ora 8:00)

- Mbahet mbbledhje e komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 8:40)

- Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë si dhe shqyrtimi i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.​ (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:00)

- Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert, organizojnë tryezën “Rritja e pjesëmarrjes së gruas në vendim-marrje”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 9:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizojnë tryezën “Si e sheh Delegacioni Shtetëror të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi?”, në një diskutim me bashkëkryesuesit e Delegacionit Shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, me përfaqësuesit e shoqërisë civile, medias dhe korit diplomatik. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta pres në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Maltës, Carmelo Abela ku pas takimit do të ketë deklarim për media. (Ndërtesa e MTI-së, ora 10:00)

- Për nderë të ditëve të Epopesë të UÇK-së, Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës me strukturat e saj bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial në Prekaz dhe vazhdojnë për vizitë në Familjen Jashari. (Prekaz, ora 11:00)

- Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan organizon aktivitet për shënimin e Ditës së Mësuesit, 7 Marsi. (Kompleksin e Shkollave te Mesme në Gjilan, ora 11:00)

- Mbahet takimi i Kuvendit të Shoqatës të ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve, “SHQNGL”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të pres në takim një delegacion nga Republika e Maltës, të kryesuar nga Carmelo Abela, Ministër i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë. (Zyra e Ministrisë së Kulturës në Prizren, ora 11:20 - vetëm pamje)

- Për nderë të 29 vjetorit të themelimit të Forumit të Gruas të LDK-së, Forumi bën homazhe te Shtatorja e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 12:30)

- Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike e Kosovës bën homazhe te Memoriali Heroinat. (Memoriali Heroinat, ora 12:45)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë mban konferencë për media në lidhje me tunelin e bllokuar. (Zyret e LV-së në Mitrovicë pranë Hotel Adriatikut, ora 13:00)

- Anulohet - Partia Socialdemokrate mbanë koferencë për media, ku flasin nënkryetari Visar Ymeri dhe sekretarja e pëgjithshme, Aida Dërguti. (Selia Qendrore e PSD-së, në lagjen Arbëria, ora 13:00)

-  Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të takohet me Ministrin e Shoqerisë Informative dhe Administratës së Maqedonisë, Damian Manchevski dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të  Agjencisë së Përgjithshme të Shoqerisë së Informacionit të Shqipërisë, znj. Mirlinda Karcanaj. (Zyret e Ministrisë së Inovacionit,  objekti i MPJ-së, ora 13:00)

- Me rastin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të ndajë çmimin tradicional “Shaban Jashari”, për mësimdhënësin e dalluar të vitit. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Në kuadër të Javës se Frankofonisë në Kosovë mbaht diskutim me studentët për punën e Nicolas Bouvier, shkrimtar zvicerian I literaturës së udhëtimit. (Qendra universitare frankofone Fakulteti Filologjik, ora 14:00)

- Për të shënuar 7 Marsin, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës organizon program artistik. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Natën e Zjarreve e cila mbahet në Prekaz për nder të “Epopesë së UÇK-së”. (Prekaz, ora 17:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në koncertin i cili mbahet në Skenderaj. (Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj, ora 18:00)

- Hapet ekspozita fotografike e shkrimtarit zvicerian, Nicolas Bouvier (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:30)

- Hapet ekpozita personale e skulptorit Luan Mulliqi e titulluar “Hasjania”. (Galeria e Hamamit të Prizrenit, ora 19:00)

 

- Zyra e BE-së organizon një ngjarje për të shënuar Ditën e Gruas ku fotografitë e "Selfie në Instagram: Kush është modeli i gruas tuaj" do të shfaqen gjatë ngjarjes. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-se, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 6 mars 2019

- Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i prirë nga nënkryetari Besnik Bislimi bëjnë homazhe te kompleksi memorial në Prekaz. (Prekaz, ora 8:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, pret në vizitë zyrtare homologun e tij ga Republika e Maltës, Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Promovimit të Tregtisë, Carmelo Abela. (Para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 8:30 - vetëm pamje)

- Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest dhe Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave me mbështetjen e Zyrës së Fondacionit Friedrich Ebert organizojnë konferencën ndërkombëtare “Dialogu Kosovë-Serbi: Normalizim ose Status-Quo e Përkeqësuar” në të cilën marrin pjesë ekspertë dhe studiues të ndryshëm nga Gjermania, Britania e Madhe, Kosova, Maqedonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë do të organizojë një tryezë të rrumbullakët për arsimin cilësor në Kosovë ku anëtarët e akademisë, studentët, sindikatat e mësuesve, përfaqësuesit e organizatave civile dhe partitë politike do të kenë mundësinë të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre mbi sfidat kryesore në sektorin e arsimit dhe mënyrat për të adresuar adresën në të gjitha nivelet. (Biblioteka Kombëtare, ora 9:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bën homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz, për nder të “Epopesë së UÇK-së”. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ora 9:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Promovimit të Tregtisë i Maltës, Carmelo Abela mbajnë konferencë të përbashkët për media. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 9:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz, për nder të “Epopesë së UÇK-së”.(Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ora 10:00)

- Mbahet tryezë diskutimi më temën “Përfshirja e Logopedëve nëpër institucione shkollore” ku pjesë e panelit do të jenë ekspertë të fushës, institucionet shkollore, përfaqësues nga politika dhe prindër. (Kolegjin Heimerer, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media, me propozimet e OAK-së për Pushimin e Lehonisë drejtuar institucioneve të vendit, duke marrë parasysh gjendjen e femrave të punësuara në vend. (Zyret e OAK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokratik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv të Kuvendit dhe deputetin Visar Ymeri, të mërkurën, më 6 mars, organizon tryezën e diskutimit me temën: “Paga minimale në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 11:00)

- Ambasada Norvegjeze, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial i Kosovës organizojnë koktejin për Projektin e Sistemit për Menaxhimin e Lëndëve, Projekt ky i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë. (RezidencaNorvegjeze në fshatin ndërkombëtarë në Veternik, ora 11:00)

- Qendra Mediale në Çagllavicë me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur organizon debat publik me temën "Transparenca e punës së komunës së Leposaviqit‘’. (Qenda Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, të Maltës, Carmelo Abela (Ndërtesa e Qeverisë, ora‪ 11:10 - vetëm pamje)

- Ministri i Financave Bedri Hamza do të pres në takim Ministrin për Punë të Jashtme dhe Promovim të Tregtisë të Maltës Carmelo Abela, ku me këtë rast do të nënshkruajnë edhe Marrëveshjen për eliminim të tatimit të dyfishët dhe parandalim të evazionit fiskal lidhur me tatimin në të ardhura,  ndërmjet Kosovës dhe Maltës. (Ndërtesa e Qeverisë, Qendra për Media, Salla P-32, ora 11:45)

- Let’s Do It Kosova në bashkëpunim me një grup studentësh nga Shkolla e Mesme Internacionale “UWC Adriatic”, të Italisë organizon aksion pastrimi në Gërmi. (Gërmi, ora 12:00)

- ‘New Perspektiva’ organizon lansimin e uebfaqes së re ‘Historia e Kosovës nga Qasja Shumëperspektivëshe’ e cila është zhvilluar për t'i ndihmuar arsimtarët dhe nxënësit që t’i kuptojnë më mirë dhe t’i zbatojnë njohuritë historike dhe narrativat shumë-perspektivëshe. (Qendra e konferencave Orion, përballë Kinemasë ABC, ora 14:00  )

- Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon aktivitetin “Ditët e Kuvendit” në Vushtrri. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Vushtrri, ora 14:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune kompanisë “Viva Fresh”, në Lipjan. (Qendra Logjistike e “Viva Fresh”, rruga për Lipjan, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e kryeministrit për seancë të jashtëzakonshme. (Ndertesa e Kuendit, salla  C-301, ora 15:00)

-Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e veçantë për shënimin e 21-Vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, kushtuar “Epopesë së UÇK-së”. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar “Epopesë së UÇK-së”. (Teatri Kombëtar, ora 18:00)

- Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi – Çdo ditë është 8 mars”. (Libraria Dukagjini në Sheshi Nëna Terezë, ora 19:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes te edicionit te 19-të te “Javëve të Frankofonisë në Kosovë”. (Teatrin ODA, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 5 mars 2019

- Mbahet seanca jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit (Objekti i Kuvendit Komunal, salla e KK, ora 10:00)

- Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi do të bëjë prezantimin e publikimit “Ndryshimi i Ligjit për Familjen - Pasuria e përbashkët dhe mbajtja financiare“. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Agron Bajraktari. (Universiteti i Shkencave të Aplikuara në​ Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia ushtarake e FSK-së për nder të 21- vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësinë e vendit dhe popullit tonë. (Kazerma "Adem Jashari", ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri, Ramush Haradinaj marrin pjesë në ceremoninë e FSK-së e cila organizohet për nder të “Epopesë së UÇK-së”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Ambasada e Francës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Kulturës si dhe përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Hungarisë, Republikës Çeke dhe Aleancën Franceze organizon konferencën e përbashkët për media, me rastin e hapjes zyrtare të Javëve të Frakofonisë në Republikën e Kosovës. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 11:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova organizon hapjen e kuzhines per Down Syndrome Kosova ne Mitrovice. (Qendra e Down Syndrome Kosova në Mitrovicën e Jugut përballë kampit të FSK-së dhe Spitalit, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, bashkë me Ministrin e Financave Bedri Hamza do të vizitojnë Kompaninë prodhuese të mobilieve “Palma” në Gjilan. (Kompania “Palma” në Gjilan, ora 14:00 - Transporti sigurohet nga Ministria e Financave para objektit të Qeverisë, ora 12:30)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit takohet me me përfaqësuesit e Sindikatës së Pensionistëve kontributpagues. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Bëhet promovimi i librit të parë në gjuhën shqipe për Logopedinë nga autorë Dr.Sci Mulaim Kaqka dhe Dr.Sci Ana Poposka. (Kolegji Heimerer, ora 15:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës personale e artistes Majlinda Kelmendi e titulluar  "A është e shkuara ëndërr"? e cila përmban vepra artistike multimediale, instalacion, video-art, pikturë, etj . (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)



Ngjarjet e datës 4 mars 2019

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Peticioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale mban dëgjim publik për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Kordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Ismet Temaj. (Rektorati i UPZ-së, ora 10:00)

- Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë lanson programin financiar për Inovacion dhe Ndërmarrësi për financimin e Bizneseve fillestare – “Start-up”. (Objekti i Ri i Universitetit te Mitrovicës, ora 11:30)

- Kryeparlamentari Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarësisë në Mitrovicë. (Universiteti i Mitrovicës, ora 11:30)

- Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Gjilanit ku do te takohet me kryetarin, Lutfi Haziri. (Objekti i Komunës, ora 12:00)

- Lëvizja mban konferencë për diskriminimin ekonomik të grave në Kosovë. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)
 
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Kryeministrit Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë kompanisë "Frutomania". (Objekti i Kompanisë në Kravaricë, ora 13:00)

- Drejtori i Urbanizmit, Adrian Olluri dhe Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri do të takojnë Shoqatën e Ndërtuesve të Prishtinës. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokraitke të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:30 - vetëm pamje)

- SBASHK-u do ta dorëzoj në padinë ndaj vendimit Nr.911 të datës 27.02.2019, i cili ka hyrë në fuqi me datë 01.03.2019, i nënshkruar nga ministri Bytyqi për kompenzimin e orëve të humbura  gjatë grevës. (Gjykata Themelore në Prishtinë në Departamentin e Përgjithshëm,  Divizioni Administrativ,  në rrugën Nekibe Kelmendi p.n, te Pallati i drejtësisë, ora 13:15)

- Kryeministrit, Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë në fabrikën e prodhimit të mishit të pulave dhe vezëve "Konsoni", në Livoç,ora 14:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokraitke të Kosovës, Akademik Isa Mustafa, u drejtohet gazetarëve në një konferencë për media pas mbledhjës së kryesisë se LDK-së. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Kryeministrit, Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë në fabrikën e pijeve dhe vajit "Floil". (Objekti i fabrikës në Velekincë, ora 15:00)

- Kryeministrit, Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë në fabrikën e përpunimit të mishit "Kalabria". (Objekti i fabrikës në Velekincë, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 3 mars 2019

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç‘rast do të publikohen gjetjet e monitorimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2018. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Përurohet libri “Armagedoni” i autorit Nuhi Bytyçi. (Hotel Grand, ora 11:45)

- Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mban koncert me dirigjentin amerikan Gregory Charette dhe saksofonistin Dardan Gjinolli. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 2 mars 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë kampionatin Individual të Kosovës për Seniore-ë i cili do të mbajë emrin e heroit kombëtar “Adem Jashari”. (Salla e Pingpongut të Pallatit të Rinisë, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj pret në takim delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, kryesuar nga David McAllister. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Alternativa në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe partitë opozitare organizojnë tryezë: “Diskutim i hapur për rastin e Kullës së Sylejman Vokshit”. (Restorant “Kulla” në Gjakovë ora 11:00)

- Delegacion i Parlamentit Europian i kryesuar nga Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, David McAllister mban konferencë për media. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 11:00)

- Mbahet Kuvendit të VIII-të zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan, merr pjesë edhe Kryetari i AAK-së dhe njëherit Kryeminstër i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. (Restaurant "Kurora" në Prejlep, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta vizitojë qendrën “ABI Çarshia” në Prizren. (Prizren, ora 12:00)

- Shoqëria Civile e Pejës organizon aksionin simbolik në vazhdim të aktiviteteve kundër hidrocentraleve në lumin Lumbardhi. (Qendra e qytetit të Pejës tek ura e Milet Bahqes, ora 12:40)

- Mbahet koncerti I radhës I korit Siparantum kësaj radhe do të vie me një program atraktiv  dhe plot surpriza përball art dashësve pejan. (Kino “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 1 mars 2019

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie në të cilën do të flasin kryetari i GPLDK-së Avdullah Hoti dhe Zëdhënësi, Besian Mustafa. (Selia qendrore e LDK-së, Kompleksi Qafa, ora 11:00)

- Let’s Do It  do të fillojë kampanjen edukative mjedisore “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e edukimit mjedisor" në Komunën e Vitisë. (Shkolla “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, ora 11:00)

- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës organizojnë lansimin e fushatës vetëdijesuese “Vendose rripin, për sigurinë tuaj”. (Rrethrrotullimi i magjistrales Prishtinë - Mitrovicë, ora 11:00)

- Kolegji Riinvest në bashkëpunim me Sistemin e parë Anti-Plagjiaturë në rajon - akademia.al mban ceremoninë  e nënshkrimit të  parë në Kosovë për të përdorur këtë sistem në sistemin arsimor të kolegjit tonë. (Kolegjin Riinvest në Tophane afër shkollës fillore Meto Bajraktari, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

- Me moton “Ne k’shtu lëvizim”, shoqata “Handikos” shënon Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës. Do të ketë parakalim, një lojë basketbolli në karroca dhe vallëzim. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Akademikut, Idriz Ajeti. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. (Rektorati i UP-së, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 163-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i III, ora 13:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në lidhje gjendjen dhe të drejtat e grave. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2019

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dyte e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Salla e madhe e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, rr. "LJQK", nr.2, ora 10:00)

- Klinika Kirurgjisë Torakale do të jetë nikoqire e programit të avansuar Uniportal në kuadër të programit të trajnimit “Uniportal-Port”  të cilin e udhëheqë Prof. Diego Gonzales-Rivas. (Qendra Kombëtare e Telemjekësisë, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, nënshkruan memorandumet në bazë të kategorizimit, me sportistët e Federatës së Xhudos dhe trajnerin Driton Kuka. (Kabineti i ministrit, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon publikimin e “Hulumtimit të Kostos së Punës  2018” në mbështetje të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë. (Salla e konferencës në Restaurant Liburnia, ora 10:30)

- Mbahet debat mbi barazinë mes grave dhe burrave në Kodin Civil. (Qendra Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian, ora 10:30)

- Me rastin e dorëzimit të projektit final të autostradës Kijevë - Zahaq nga Njësiti Mbikëqyrës dhe ai i konsulencës nga BERZH, Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj mban konferencë për media. (Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ora 11:00)

- Këshilltari i New York-ut, Mark Gjonaj dhe delegacioni shqiptar mbajnë konferencë për media. (Swiss Diamond Hotel, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën e katërt mbi "Mësimdhënia, Tekstet - Mjetet dhe Infrastrukutra shkollore". (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësuesit e bizneseve nga Mitrovica. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të takohet më Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi. (MASHT, ora 14:00)

- Nisma Socialdemokrate shënon pesëvjetorin e themelimit. (Hotel Emerald, ora 17:30)


Ngjarjet e datës 27 shkurt 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim anëtarin e Këshillit Bashkiak të New Yorkut, Mark Gjonaj dhe delegacionin shqiptaro-amerikan ku pas takimit do të ketë deklaratë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të Prishtinës lidhur me deklarimin vjetor dhe raportimin e Pasqyrave Financiare. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Lëvizjen FOL dhe Qendrën për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar nga Holanda organizon konferencën përmbyllëse të projektit "Promovimi i Integritetit në Sistemin e Drejtësisë", i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Prishtinë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica raporton para komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me reforma e sistemit pensional në Kosovë si dhe zbatimi i legjislacionit nga fusha e punës dhe mirëqenies sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës mban mban takimin  e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, salla 37, ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon tryezën me temë “Universitetet publike - sfidat rreth organizimit të tyre” për diskutim rreth transparencës dhe ndikimit politik në këto institucione. (Swiss Diamond, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2018; (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Kabineti Ministrit, ora 11:00)

- Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare do të bëj promovimin e tri botime të reja "Urtësi nga Kosova", "Rrënjë për tu rritur gjetiu" si dhe "Histori e pranishme e një shteti". (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 11:30)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti dhe Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi do të realizojnë vizita në institucionet arsimore në Prishtinë​ për të parë nga afër ecuritë e zhvillimit të garave. (Vizita fillon me Shkollën Fillore “Ismail Qemali”, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit nesër mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.44. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën do të vizitojë projektet infrastrukturore në fshatin Vitomiricë të Pejës. (Rruga Mustafë Hasangjekaj, ora 15:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, John Erath dhe Brad Berkley. (Kabineti i Presidentit, ora 16:00 - vetëm pamje)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin solemn të Palestrës së Sporteve “Mizahir Isma”, në Rahovec. (Palestra e Sporteve “Mizahir Isma”, Rahovec, ora 18:30)

 

Ngjarjet e datës 26 shkurt 2019

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë në partneritet dhe mbështetur nga zyra e UNICEF në Kosovë, organizojnë ceremoninë e ndarjes së Çmimeve “Miku i Fëmijëve”, për kontribuesit më të mëdhenj të vitit 2018 në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet debati mbi ndikimin e Kodit të ri Civil në jetën e përditshme të njerëzve, të organizuar nga projekti i financuar nga BE "Mbështetje për Kodit Civil - faza 2", i mbështetur nga Ministria e Drejtësisë. (Hotel Theranda në Prizren, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë dëgjimin publik lidhur me draftin e Strategjisë së Rinisë 2019-2024. (Salla Orion, përballë Kinemasë ABC, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencë për media, gjatë të cilës do të publikohen “Skenarët rreth taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës”. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tryezën për shkollimin profesional. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 12:00)

- Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial mban konferencën për shtyp që ka të bëjë me prezentimin e projektit rajonal “Bjeshka e Moknës - Perla e pazbuluar në shtegun Via Dinarika”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-se, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike "Telekomi i Kosovës". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:30)

- Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të shqyrtojë Projektligjin për Qasje në Dokumentet Publike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Banorët e Rugovës mbajnë protestë në kundërshtim të projektit të hidrocentraleve në Lumbardh. (Sheshi i qytetit në Pejë, ora 12:00)

- Anëtarët e Komiteti për Gripin Sezonal do të përaqiten në konferencë për medie. (Salla e drejtorisë - SHSKUK, ora 12:30)
 
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi,  do të vizitojë Palestrën Sportive në Komunën e Istogut. (Palestra sportive në Istog, ora 13:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do te shqyrtohet Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë si dheshqyrtimi Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 13:00)

- Lëvizja mban konferencë për media në lidhje me praninë e mallrave serbe në Republikën e Kosovës. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të bëj përurimin e Qendres Rinore në Banjë të Istogut. (Fshati Banjë, ora 14:00)

- Kryeministri Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 29 vjetorit të vrasjes së heroit Enver Hadri. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 16:00)


Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019

- Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2019

- Fillon kampionati ekipor në pingpong me në garat ekipore në ligën e juniorëve. (Shkolla Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Alternativa e përfaqësuar nga Hasan Preteni dhe Alfred Halili anëtarë të Kryesisë Qendrore  do të mbajnë konferencën për media për të prezantuar qëndrimin e subjektit politik lidhur me "Sistemin e drejtësisë, defektete dhe ndryshimet që duhen bërë". (Selia e partisë, Kompleksi Qafa, kati 1, nr. 67, ora 12:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council organizon panel diskutimi për gratë artiste gjatë rezistencës së Kosovës të viteve 90. (Galeria e Arteve të Kosovës, ora 12:00) 

- Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës organizojnë ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtas. (Kino Lumbardhi, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2019

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të​ takohet me Kryetarin e Federatës së Shahut, Nysret Avdiu (Objekti i Kryeministrisë, kati VIII, zyra 806, ora 8:30)

-  Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, Shefi i Ambasadës Japoneze në Kosovë, Mitsunori Ogasawara dhe Drejtori gjeneral i kompanisë Jetro Vjenë, Satoshi ABE vizitojnë kompaninë Gjirafa. (Kompania Gjirafa, Dragodan, ora 9:30)

- Let’s Do It do të mbajë konferencën “Efiçienca e energjisë dhe Ruajtja e ujit”, në bashkëpunim me Oden e Gjelbër Ekonomike te Amerikës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të komunitetit boshnjak në Komunën e Prizrenit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Drejtoria Komunale e Arsimit, Prizren, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të ZKM-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i shoqëruar nga kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi do të vizitojë Palestrën e Sportit, ku do të shohë punimet e realizuara deri më tani në këtë objekt sportiv, projekt kapital në të cilin MKRS-ja ka investuar. (Komuna e Rahovecit, ora 11:00)

- Mbahet debati publik me temën 'Transparenca e punës së komunës së Graçanicës'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet projektligjit për pijet e forta alkoolike, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, IPKO Foundation dhe RIT Kosova organizojn ngjarjen për projektin KosLift i cili ka për qëllim të mbështesë deri në 1000 student të Universitetit të Prishtinës dhe RIT Kosovë si dhe 60 biznese kosovare në sektorët e energjisë, TIK-ut dhe prodhimit në ngritjen e aftësive të nevojshme dhe kapaciteteve për të rritur konkurrueshmërinë e tyre në sektorin e biznesit në Kosovë dhe rajon. (Residenca Norvegjeze në Fshatin Ndërkombëtar, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti i shoqëruar nga Drejtori Komunal i Arsimit, Agim Blakçori do të vizitojë shkollat “Ibrahim Rugova”, “Naim Frashëri”, dhe “Aleksandër Xhuvani”, në Podujevë për të përcjellë mbarëvajtjen e garës. (Podujevë, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Mamushës. (Fshati Mamushë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton disa sera në Komunën e Mamushës. (Fshati Mamushë, ora 14:40)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune kompanisë “Liri” në Prizren. (Prizren, ora 17:00)

- Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës kanë kënaqësinë organizojnë ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtaş. (Kino Armata, ora  17:00)

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2019

- Mbahet takimi informues me ndërmarrjet në sektorin minerar. (Salla e Madhe në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publikeish ndërtesa e Rilindjes, ora 10:00)

- Demokracia Plus organizon tryezë për të diskutuar mbi kontratat e shërbimeve të marketingut, të cilat lidhen ndërmjet institucioneve publike dhe mediave ku edhe do të bëjë edhe publikimin e raportit “Mediat dhe tenderët - Sa kanë ndikuar fondet e Qeverisë në politikat editoriale të mediave?”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë konferencën zyrtare të përmbylljes së Projektit të Binjakëzimit të Bashkimit Evropian: “Fuqizimi i Institucioneve të Kosovës në Menaxhimin Efektiv të Migrimit”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:05)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë raportin Pulsi Publik XV. (Zyret e UNDP-së, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës do të mbjellë drunjt e llojit “Cherry Blossom”. (Hapësira pranë objektit të ri të Qeverisë, ish - Rilindja, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Rektorin e Universitetit të Gjilanit "Kadri Zeka", Bajram Kosumi. (Objekti i Universitetit “Kadri Zeka”, Gjilan, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 162-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 13:30)

- Me rastin e lansimit të projektit nga “Junior Geek” në Shkollën Amerikane të Kosovës Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, do tu drejtohet të pranishmëve me një fjalë rasti.  (Kampusi Newborn i Shkollës Amerikane të Kosovës, ora 14:15)

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Hivzi Krasniqi, Radio Kosova mban Tubim Përkujtimor. (Kino ABC, ora 12:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)

- Lëvizja mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2019

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente në Projektligjin për Hetim Parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën profesionale për tekstet shkollore dhe kurrikulën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 12:00)

- Bëhet përurimi i libri “Liri për Sadri Ramabajën” i përgatitur për botim nga Sherif Konjufca, kurse është botuar nga Shoqëria Lëvizja. (Bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate organizon tryezë lidhur me pagën minimale, me titullin “Pagë me jetu!”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit, i cili shërbeu edhe si rektor i Universitetit të Prishtinës. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion nga Washingtoni të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit të kryesuar nga zëvendespresidentja, Karen Sessions. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës e fillon Programin e saj Artistik për vitin 2019 me ekspozitën “Origjinaliteti”, të autorit Visar Mulliqi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)