- Organizatorët e protestave "Mbrojtje për vajzat dhe gratë" që denoncon krimet seksuale ndaj vajzave dhe grave dhe neglizhimin institucionaldo ta zhvillojnë një aksion simbolik. (Pranë Këshillit Prokurorial, ora 7:50)
- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00‪)
- Mbahet ceremonia e shpërndarjes së karrocave për personat me aftësi të kufizuara në Handikos, donacion i Kishës së Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nga SHBA - LDS. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Handikos në Veternik, ora 10:00)
- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni pret në takim ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ku më pas do të ketë prononcim për media dhe vizita në terren. (Zyra e Kryetarit, ora 10:00)
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me Draftligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore me të ftuar Nita Shala zëvendësministre e Drejtësisë dhe Hilmi Jashari ekspert, i autorizuar për këtë projektligj nga Komisioni, mbështetur nga UN WOMEN. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
- KRU “Gjakova” fillon fushatën ndërgjegjesese për trajtimin e ujërave të ndotura, pasi sistemi është duke u sfiduar seriozisht nga hedhja e pecetave të lagura në guacat e tualetit të cilat bllokojnë pajisjet e impiantit. (Sheshi Nëna Terezë”, Gjakovë, ora 10:00)
- Mbahet seanca përfundimtare gjyqësore në rastin e padisë së qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës, për diskriminim në qasje. (Gjykata Themelore e Prishtinës, salla 319, ora 11:00)
- Partia Socialdemokrate do të mbajë konferencë për media, ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në lidhje me vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. (Zyret qendrore të PSD-së, ora 13:00)
- Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë mbahet ceremonia e pranimit të pajisjeve mjekësore si donacion nga Qeveria e Japonisë ku do të jenë të pranishëm Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i ngarkuari me punë në Kosovë Keisuke Yamanaka, etj. (Spitali i Përgjithshëm, Mitrovicë, ora 14:30)
- Mbahet mbledhja e parë e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:30)
- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas së LDK-së, me moton “Gra të fuqizuara, Shtet i fuqishëm" . (objekti i ish-ASK-së, afër Newborn ora 18.00)