03 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 tetor 2022

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon mbajtjen e testit me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të gjyqtarëve të gjykatave të Republikës së Kosovës nga lëmia penale. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim ne Vushtrri, ora 7:00)   

- Me iniciativë të Presidentes Vjosa Osmani mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një organizim i pari i këtij lloji në historinë e Kosovës. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Federata e Pingpongut zhvillohen ndeshjet e ligës U17 për meshkuj dhe femra ku pas përfundimit të xhirove të rregullta do të zhvillohen ndeshjet e play off-it për ta përcaktuar kampionin. (SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për medie: “Projektligji për paga dhe ligji për zyrtarët publik: problemet dhe mangësitë e identifikuara”. (Zyrat e GLSP-së, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban dy mbledhjen Këshillit të organizatës Gratë për Vetëvendosje. (Hotel Grand, ora 11:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00 - Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë)


- Lëvizja Vetëvendosje! mban dy mbledhjen Këshillit të organizatës Rinia për Vetëvendosje. (Hotel Grand, ora 16:30) 

Ngjarjet e datës 21 tetor 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim i komisionit me delegacionin nga Komonuelthi i Australisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës organizon diskutimin e parë publik lidhur me Regjistrimin e popullsisë si nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillim. (Agjencia e Statistikave, ora 9:00)

- Kolegji AAB organizon konferencën rajonale të organizuar do të trajtojë çështjen e ‘’Hapësirës mësimore në arsim’’. (Qendra mediale e Kolegjit AAB, ora 9:00)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbajë takimin e 220-të. (Përmes platformës online zoom, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Kryeshefin Financiar të KESCO-së, Ermal Koci dhe Kryeshefin Ekzekutiv të KEDS, Alpin Dogan. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me rastin e Konferencës dhe Asemblesë së Përgjithshme të nëntë të International Biennial Association, Manifesta organizon panel diskutimi rreth fuqisë së edukimit dhe ndërmjetësimit në kohë krize. (Kino Armata, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit takohet me Komisionin Parlamentar homolog për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Republika e Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do të realizojë një aksion simbolik lidhur me situatën e krijuar në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet pranë bustit të Ibrahim Rugovës. (Pranë bustit të Ibrahim Rugovës, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarëve që kanë udhëhequr prokurimin në KEK për periudhën 2006-2008, Ymer Dragusha, Argjent Këpuska dhe Njazi Thaçi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurtit pret në takim liderët e parive opozitare në vend. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media në të cilën do të shpalosë detaje para fillimit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. (Objekti i trashëgimisë kulturore, Hamami i Madh i Prishtinës, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 20 tetor 2022

- Me rastin e Konferencës dhe Asemblesë së Përgjithshme të nëntë të International Biennial Association, Manifesta organizon një konferencë dy ditore që do të hulumtojë në zgjerimin e formatit ekspozues tradicional të bienaleve, do të adresojë bienalet bashkëkohore si mjete për zhvillim edukativ, kulturor dhe shoqëror me fokus në qasjen e orientimit nga komunitetet. (Kino Armata, ora 9:30)

 - Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:45)

- Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare në të cilën do të shqyrtojë Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe Projektligjin për mbështetjen e punëve publike. (Kuvendi Kosovës, ora 10:00)

 - ORCA viziton drejtorin e Agjencisë se Kosovës për Akreditim dhe kryetaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për të diskutuar mbi anëtarësimin e AKA-së në ENQA si anëtar i asocuar. (Zyrat e Agjencisë për Akreditim, ora 10:00)
    
- Vazhdon dita e dytë e panairit AGROKOS 2022, i cili mbledhë mbi 130 ekspozues organizuar nga Congress and Event Organization (CEO). (Pallati i Rinisë, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon debatin 'Në Mesditë' rreth subkulturës së të rinjve klubeve të natës dhe rave-it. (Kafe Tramvaj /Ish Mitrovica Social Club, Mbreti Petri 183a, në Mitrovicën Veriore, ora 12:00)

- Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 12:00)

- Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje Reformës në Policinë e Kosovës”, në partneritet me Ambasadën Britanike dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, organizojnë një ngjarje për të prezantuar themelimin e Mekanizmit të Referues Shumë Agjenci. për të mbështetur individët e cenueshëm që janë në rrezik të radikalizimit. (Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit, ora 13:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni prezanton projektin "Përkrahja e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të ICT" financuar nga BE-ja në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Komunën e Gjilanit. (Restorant Astoria, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe ministrja Rizvanolli vizitojnë shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai”, në kuadër të zhvillimit të programit për efiçiencë të energjisë. (Shkolla e mesme teknike “Mehmet Isai”, ora 15:00)
    
- Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj e pret në takim ambasadorin Belgjikës në Kosovë Frederic Maurice dhe shefin e zyrës belge në Prishtinë, Julien Sassel. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 19 tetor 2022

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim  zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. (Kabineti i Presidencës, ora 8:30)

- Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, dhe drejtoresha e MCC-së, Alice Albright, bëjnë lansimin e Platformës së të Dhënave Online dhe Mekanizmit për Përcjelljen e Lëndëve. (Ndërtesa e Këshillit Gjyqësor, ora 8:30)

- Shoqatat sindikale të shërbyesve civilë të institucioneve qendrore mbajnë diskutim publik lidhur me tri projektligje – për Zyrtarët Civilë, atë për Paga dhe për KPMShCK-në. (Ish-ndërtesa e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:50 - Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë)

- Congress and Event Organization organizon panairin Agrokos 2022 i cili këtë vit ka mbledhë rreth vetës mbi 130 ekspozues. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin financiar të RTK-së për periudhën korrik-shtator 2022 si dhe kërkesën për ndarje buxhetore për periudhën tetor-dhjetor 2022. Gjithashtu shqyrton kërkesën buxhetore të Kuvendit  për periudhën 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Muajit të luftës kundër kancerit të gjirit viziton klinikën e Onkologjisë më ç'rast do të takoj strukturat drejtuese të ShSKUK-së. (Klinika e Onkologjisë, ora 10:15)

- MAShTI ndanë çmime dhe mirënjohje për 45 nxënës të cilët kanë marrë çmime në gara ndërkombëtare dhe vendore gjatë vitit 2022. (Ambientet e Administratës Qendrore të UP-së, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e shkollës në fshatin Ponoshec të Komunës së Gjakovës. (Fshati Ponoshec, Gjakovë, ora 13:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Ambasadorin jorezident të Portugalisë, Jorge Ayer Roza de Oliviera. (Kabineti i kryetarit, ora 13:45 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e çerdhes në Gjakovë. (Lagjja Rezinë, Gjakovë, ora 14:20)

Ngjarjet e datës 18 tetor 2022

- OJQ '7 arte' në bashkëpunim me Fakultetin Filozofik të Universiteti i Prishtinës, si dhe në përkrahje të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim mbanë konferencë për media në të cilën do të prezantohet projekti që synon mbledhjen e 100 rrëfimeve të punëtorëve të kombinatit Trepça, të titulluar “Kujtesa e Trepçës”. (Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ora 9:30)

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës mban konferencën ndërkombëtare dokumentimi i dhunës seksuale në konflikt standardet dhe praktikat. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Vazhdon seanca gjyqësore e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Dëshmojnë dëshmitarë të mbrojtur. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport formon grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Anti Dopingun dhe grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni për Integrim Evropian organizon tryezë me temën “Agjenda Evropiane 2022”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Prokuroria Themelore në Prishtinë, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me rastin e Rrëmbimit të B.R., të njohur në opinionin publik. (Objekti i Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, ora 10:30)

- Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës znj. Burbuqe Hana raporton para Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të Telekomit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të lansojë fushatën kundër Trafikimit me Qenie njerëzore në Ditën e Bashkimit Evropian për Antitrafikim. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Vetë-Përkrahje Handikos dhe komunat Skenderaj dhe Vushtrri mbajnë konferencën finale të projektit: “Rritja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara përmes zbatimit të planit lokal të veprimit për punësimin e PAK në Skenderaj dhe Vushtrri”. (Hotel Freskia në Skenderaj, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Qendra e Mjekësisë Familjare 'Dr. Fahredin Hoti' organizojnë takim rreth ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. (QKMF 'Dr. Fahredin Hoti', ora 10:00)

- Instituti i Artit Bashkëkohor ARKIV në Pejë, organizon punëtori të artistit Artan Hajrullahu me nxënësit e klubit të artistëve të shkollës "Vaso Pash Shkodrani". (Shkolla “Vaso Pashë Shkodrani”, rr. “Fehmi Agani” në Pejë, ora 13:30)

- Zhvillohet ndeshja e Superkupës “Kosovë-Diasporë”, ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës, FC Llapi dhe fituesit të Kupës së Unionit në Zvicër, FC Kosova Zurich. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 14:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon debatin “Transparenca e Kuvendit të Kosovës: Çfarë mund të përmirësohet tutje?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 17 tetor 2022

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)
 
- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverise së Republikës se Kosovës për propozimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të marrë pjesë në Ceremoninë e certifikimit të drejtorëve dhe kordinatorëve të cilësisë në shkollat e Arsimit dhe Aftësimit Profesional. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese organizon testimi me shkrim të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:30)

- Bordi i RTK-së raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën 6 mujore të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës “Mos harro” e historianit Ragip Zekolli. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin pÑ‘r Prokurorin e Shtetit, Prokurorinë Speciale, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal i Republikës së Kosovës, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, etj. (Ndëtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Anulohet - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione viziton Klinikën e Onkologjisë në QKUK, në kudër të aktiviteteve të muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit lidhur me luftën kundër kancerit të gjirit. (Klinika e Onkologjisë në QKUK, ora 12:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët për periudhën 2006-2008: Haki Shatri ish Ministër i Financave, Bujar Dugolli ish Ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Et’hem Çeku ish Ministër i Energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00) 

Ngjarjet e datës 15 tetor 2022

- Mbahet Samiti i parë për Lumenjtë e Kosovës. (Dukagjini Residence në Prishtinë, ora 9:30)

- Ojq-You Can Do organizon marshin me shkopinjë të bardhë për nderë të Javës Ndërkombëtare “Njeriu me Shkopë të Bardhë”.  (Qendra Studentore, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:45)


Ngjarjet e datës 14 tetor 2022

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Organizata “EcoKosWomen” organizon panairin me produkte të grave në agrobiznes. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 10:00)

 - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” dhe përfaqësuesve të bizneseve, si dhe nënshkrimi i kontratave me nxënësit për kryerjen e praktikës profesionale në ndërmarrje, në profilin e Flokëtarisë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komiteti për Arsim i Kuvendit Komunal të Rahovecit mbajnë mbledhjen e dytë në të cilën do të përpilojnë listën e shkollave. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Mbahet debat me temën “Pozita dhe problemi i të rinjve në territorin e komunës së Graçanicës”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën “Çfarë u tha në Raportin e Vendit për Kosovën: Analizë dhe rekomandime mbi fushat kryesore”. (Zyret e GLSP-së, 11:00)

- SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në bashkëpunim me Shoqatën e Gastronomeve të Kosovës lansojnë fushatë “SOS Mik”. (Objekti i SOS Fshatit të Fëmijëve, ora 11:30)

- Deputetja e Parlamentit Europian, znj. Svenja Hahn, nga radhët e Partisë Liberale gjermane dhe nga deputeti i parë shqiptar i Landit të Hamburgut, Sami Musa mbajnë konferencë për shtyp. (Hotel Sirius, ora 12:15)

- Drejtori i Departamentit për Operacione Gazmend Hoxha dhe stafi menaxhues nga niveli qendror dhe ai lokal i Policisë së Kosovës mbajnë konferencë për media e cila mbahet në kuadër të strategjisë së integruar të policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi, do të lancohet projekti "Njiheni Policin Tuaj", përmes pasaportës apo kartelës policore të përgatitur për policët e lagjes, projekt ky i cili do të jetë në nivel vendi. (Stacioni policor "Qendra" Prishtinë, ora 14:00)

- Oda e Avokatëve të Kosovës bën inagurimin e objektit të ri. (Rr. “Bekim Fehmiu”, Prishtinë, ora 15:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 15:00)

- Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama bashkë me Drejtoren e Kulturës, znj. Arta Balaj do ta përcjellin nga afër implementimin e projektit “Furnizim me libra” në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani”. (Ndërtesa e Biblotekës në lagjen “Dardania, ora 15:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv “Prishtina 2022”. Në hapje do të shfaqet dokumentari i Komitetit Olimpik të Kosovës “Kosova e Artë”. (Kino “ABC”, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 13 tetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30 - Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë)

- Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale organizojnë hapjen e Konferencës së IV Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeoshkencat. (Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, ora 9:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale viziton Klinikën e Onkologjisë në QKUK. (Klinika e Onkologjisë, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston ish. u.d. Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT-it Kadri Kadriu, Skender Haziri Kryesues i Bordit KEK-ut dhe Nagip Krasniqi Kryeshef Ekzekutiv KEK. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon Panairin e Punës, në të cilin punëkërkuesit potencialë do të mund të takohen dhe eksplorojnë mundësitë e punësimit me nëntëmbëdhjetë kompanitë më të mëdha në vend nga industri të ndryshme. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 10:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme lidhur me çështjen e orëve te humbura gjatë grevës. (Salla te zyret e SBASHK-ut, ora 11:00)

- Kolegjit AAB organizon hapjen zyrtare të edicionit të tretë të Panairit Vjeshtor të Librit AAB 2022. (Hapësirat e kampusit të Prishtinës, ora 11:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik kundër taksës 18% për produktet menstruale. (Para Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, do të marrë pjesë në venien e gurthemelit të çerdhes së re, pranë shkollës “Nazim Hikmet”. (Fhati Dobërçan, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci viziton një fermer që ka të mbjella 10 hektarë grurë. (Shkolla ‘’Nazim Hikmet’’, fshati Miresh, ora 12:30)

 - Promoviohet libri “Mars i Acartë” i autores Melihate Tërmkolli. (Biblioteka e Kolegjit AAB, ora 13:00)   

- Ekipi realizues dhe artistik i filmit të pavarur “Adnan Kafazi” mban konferencën e parë zyrtare të filmit. (Kino Armata, ora 13:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston bordin e ZRRE-se për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)


Ngjarjet e datës 12 tetor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverise së Republikës se Kosovës për propozimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, shqyrton Raportin Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes; Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për Shërbim në Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)  

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të vizitojë Ngrohtoren e Prishtinës “Termokos”, për t’u informuar me përgatitjet përfundimtare dhe fillimin e sezonit ngrohës 2022/2023. (Ambientet e NP “Termokos” në lagjen “Dardania”, ora 10:30)

- Partia Socialdemokrate do të fillojë fushatën e saj me programin e ri "Bazë", me ç'rast do të mbahet edhe konferencë për media ku do të flas kryetari Dardan Molliqaj. (Sheshi "Skënderbeu". ora 11:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë organizon një aktivitet në shenjë solidariteti me gratë në Iran. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

- Ministrja e Kulturës dhe Sportit të Greqisë, Lina Mendoni viziton Kosovën më ç'rast do të takohet me Ministrin Hajrulla Çeku. (Kabineti i ministrit Çeku, ora 13:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe përfaqësues të Komunës së Pejës dhe organizatave gjermane dhe zvicerane në Kosovë do të përurojnë Impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në rajonin e Pejës. (Fshati Gorazhdec, Komuna e Pejës, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në inaugurimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, në Komunën e Pejës. (Fshati Gorazhdec, Pejë, ora 14:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon Raportin e Komisionit Evropian Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. (Zyra e Presidentes, ora 16:30 - mundësi fotografimi)

- Fondacioni Lumbardhi mirëpret figurën historike të kinematografisë shqiptare, aktoren Tinka Kurti në promovimin e librit “Tinka Kurti - Ditari i një bashkëshorti” të autores Anila Mema. (Kino Lumbardhi, ora 17:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ku do të pranojë Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, për vitin 2022 ku me pas do të ketë konferencë të përbashkët për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:15)


Ngjarjet e datës 11 tetor 2022

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott më të cilin do të diskutojë aspektet të cilat ndërlidhen me të Drejtat e Njeriut, përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me viktimat e dhunës seksuale, grupet e margjinalizuara dhe barazinë gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës znj. Albulena Haxhiu dhe ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë Ulsi Manja mbajnë konferencë për media. (Holli i objektit të Ministrisë së Drejtësisë, ndërtesa e ish Rilindjes.ora 10:00)

- Hapet Festivali i Kafes dhe Çajit. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së, znj Vlora Spanca raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova dhe Organizata IPKO Foundation organizojnë aktivitetin për lansimin e fushatës “ Gjithpërfshirje” për  të shënuar muajin Tetor si muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë, ora 11:00)

- Shtyhet - Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik kundër taksës 18% për produktet menstruale. (Para Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe nismën e komisionit të Projektligjit për rregullat e trafikut rrugor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston menaxhmentin e KOSTT-it për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 204, ora 14:00)   

- Vihet gurthemeli i Urgjencës së qytetit të Podujevës në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity”. (Podujevë, ora 15:00)

- Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës organizon gala mbrëmje ku marrin pjesë hotelierë e gastronomë. (Hotel “Holiday Resort” në Sllatinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 10 tetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. (ShSKUK, ora 7:00)

- Vazhdon punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në ditën e tretë të tij, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë shqyrton buxhetin e Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it ku Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari do t'ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia. (Shtabi i Përgjithshëm të KFOR-it, Kosovafilm, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni takohet me ambasadorin e Katarit në Shqipëri dhe delegacionin shoqërues. (Zyra e Krytarit Hyseni, ora 11:00)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për mbështetjen e punëve publike, si dhe raportin vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Vihet gurthemeli i Qendres se Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria. (Gjilan, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni viziton fabrikën e prodhimit të ëmbëlsirave “Bujana”. (Objekit i Fabrikës, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston menaxhmentin e KEK-ut për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni takohet me kryeministrin Albin Kurti. (Zyra e kryetarit Hyseni, ora 14:00 - konferenca për media, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 9 tetor 2022

- Vazhdon punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“. (Hotel Swiss Diamond ora 9:15)

- Shënohet ceremonia shtetërore e jubileut të 50-vjetorit të themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës (BKK). (Salla e sportit “1 Tetori” në Prishtinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 8 tetor 2022

- Fillon punimet Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“, në të cilin pritet të jenë më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë deputetë nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:45)

Ngjarjet e datës 7 tetor 2022

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë  në konferencën për ndarjen e resurseve me dobi të veçanta për komunitetet joshumicë, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve dhe Zyra për Qeverisje të Mirë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë përmbledhjen e politikave 'Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës', të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatic” i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut, ora 11:00)

- Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 6 tetor 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raporti me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Byroja Kosovare e Sigurimit shënon 11 vjetorin e themelimit. (Hotel Venus, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe UNDP Kosova do të organizojnë  fillimi e fushatës për ndërgjegjësimin e publikut  “Festo me zemër, jo me armë” që synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KEK-ut, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Oda Amerikane po organizon tryezën e rrumbullakët me titullin "Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë", për të diskutuar lidhur me këtë temë dhe sfidat e tjera në fushën e kujdesit shëndetësor, me ekspertë eminentë nga Kroacia. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Jeton Mehmetin Kryesues i Bordit të Drejtorëve të KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjime publike përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajë konferencë për media me temë 'Masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët'. (Ministria e Ekonomisë, salla e takimeve, ora 11:00)

- Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën 6 mujore të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Me rastin e vdekjes së ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj, Komuna e Deçanit organizon mbledhjen komemorative. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KOSTT-it, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 5 tetor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues në Gjilan. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama. (Ndërtesa e Komunës, ora 10:45)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve pret sekretaren e ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Dacić ku edhe do të mbahet konferenca për media lidhur me Forumin Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini. (Objekti i AKB-së, ora 11:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. (Selia e FFK-së, ora 11:30)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:30)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 59. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e prof. dr. Shqiponja Isufit. (Salla e teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 15:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Itali në kuadër të Kualifikimeve e Evropianit U17. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot. (Kabineti i kryetarit, ora 12:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit!)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ=së, ora 13:30) 

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022

 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 1 tetor 2022

- Kryeministri Albin Kurti, bën homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci. (Varrezat në Lagjen Arbëria, ora 9:00​)

- Bashkimi i Sindikatave te Parvarura te Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Qendra e Studentëve Salla “1 Tetori”, ora 14:00)


Ngjarjet e datës 30 shtator 2022

- Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar UNFPA prezanton të dhenat kyqe dhe opsionet e dala nga anketa për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve dhe interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung mban konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyret e Balkan Green Foundation afër Librarisë Koha në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në Kosovë ku mbajë edhe një konferencë për media. (Selia e Federatës së Futbollit, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të programit "Kosova, shtet i xhudos”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

- Qendër Telefonike për Parandalim të Vetëvrasjes Linja e Jetës organizon një koncertë për mbledhje të fondeve në mënyrë që të mos mbyllet pasi është në gjendje të rënduar financiare, ora 20:30

Ngjarjet e datës 29 shtator 2022

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 9:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton planin e punës së komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim miraton raportin e punës së komisionit për sesionin pranveror 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- CBM përmes aktivitetit të Pajtimit dhe Transformimit të Konfliktit mbështetur nga USAID në Kosovë organizon festivalin e pirjes së kafesë, për të nxitur natyrën fqinjësore në Mitrovicë. (Ura kryesore në Mitrovicë, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencë për media, ku do të shpalosen rezultatet e sondazhit mbi këndvështrimin e qytetarëve për reformën në sistemin e drejtësisë në Kosovë. (Zyrat e KDI-së, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Çekisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje në Prizren do të mbajë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- People in Need në Kosovë organizon ceremonin e certifikimit “It Education”. (Restorantin Bujana në Gjilan, ora 11:00)

- CARE International dhe SHL Kosova - Projekti KYP organizon debat në kuadër të Kongresit Kombëtar Rinor me temë 'Si ti mbajmë të Rinjtë në Kosovë'. (Hapësirat e Kino Lumbardhit në Prizren, ora 11:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský. (Kabineti i Presidentes, ora 11:45 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:45 - Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë)

-  Manifesta 14 Prishtina publikon Manualin për Mësimdhënës "Zbulo Historinë Tënde: Manual për Kulturën Lokale". (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ora 16:00)

- Hapet ekspozita “Përtej” organizuar si projekt përbashkët i Galerisë Dodona dhe Qendrës për Dekontaminim Kulturor nga Beogradi 25 vite më përpara. (Project Space 17, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 28 shtator 2022

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim udhëheqësin e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vassilis Maragos. (Kabineti i kryetarit, ora 9:50 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e mjedisit bën publikimin e raportit “Shkatërrimi ekologjik - Koha të veprojmë” i cili paraqet gjendjen e mjedisit në Kosovë, në raport me kërkesat e Bashkimit Evropian në kapitullin 27 “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit, të Bankës Qendrore, Fondit të Kursimeve Pensionale, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe mban konferencën “Zhvillimi i turizmit rural dhe trashëgimisë shpirtërore - Një e ardhme e domosdoshme?”. (Kino Lumbardhi në Prizren, ora 10:00)

-  Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryesuesen e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës znj.Aida Rexhepi dhe me u.d. Drejtoreshën e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës znj. Pranvera Zejnullahu- Raçi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Shehu Academy në bashkëpunim me projektin e USAID organizon ngjarjen “Ndërlidhja e ofertës me kërkesën në tregun e punës” me moton “Aftësim, Punësim, Zhvillim”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Aleanca e të Rinjve të Kosovës zhvillon një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, në mbështetje të kërkesave minimale të mësimdhënësve. (Para Ministrisë së Arsimit, ora 10:00)

- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë organizon konferencën rajonale “Promovimi i Investimeve Rajonale”. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 11:00)

 - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz. (Kabineti i kryetarit, ora 11:30 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)​

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton në parim Projektligjin për Institutin e krimeve të kyera gjatë luftës në Kosovë, dhe raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Kastriot mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, ora 13:00)

- Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë shqyrton Planin e punës së Komisionit, kërkesen për buxhetin e Komisionit dhe shqyrton termat e referencës për Grupin Këshillëdhënës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)  

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022

 - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shënon Ditën Botërore të Turizmit, në bashkëpunim me Unionin e Turizmit të Kosovës dhe me përkrahjen e Projektit për Zhvillimin e Sektorit Privat (PPSE). (Parku Arkeologjik Ulpiana, ora 11:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022

- Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 24 shtator 2022

- Federata Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, organizon maratonën “Prishtina 2022”, në të cilën marrin pjesë mbi 500 garues. (Nisja bëhet nga Teatri Kombëtar, ora 9:00)

- Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal mbahet takimi i përbashkët me Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryetarët e Komunave me ç ‘rast do të diskutohet performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, energjia, etj... (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.  (Hotel Emerald, ora 10:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan mban konventën e madhe programore. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë bën prezantimin e instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren, ora 14:00)


Ngjarjet e datës 23 shtator 2022

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, pret në takim një delegacion nga Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i udhëhequr nga kryetari i ASHSH-së Akademik Skënder Gjinushi ku edhe do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. (Objekti i Universiteti të Gjilanit, ora 10:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

 Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton lidhur me grevën e përgjithshme në arsim me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe krytarin e SBASHK, Rrahman Jasharaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës organizon tryezën për shënimin e Ditës së Turizmit. (Hotel Grand, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Këshilli Organizues i Maratonës Prishtina 2022 do të mbaj konferencë për media. (Hotel Sirius, ora 12:00)  

- Me rastin e 70-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Zejnullah Rrahmani promovohen veprat "Djemtë e Ballofcit" dhe "Deti i Zi". (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, ora 12:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjimin publik për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 14:30) 

Ngjarjet e datës 22 shtator 2022

 - Mbahet dita e dytë e edicionit të parë të samitit të Paqes dhe Demokracisë me temë “Building momentum for normalization of relations between Kosovo and Serbia”. (Hotel International, ora 9:00)

- Mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton në parim i Projektligjin për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- UN Women organizon ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve dhe certifikimit në ndërmarrësi të 26 grave nga komuna e Pejës.  (Salla e Sporteve “Karagaq”, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton në parim i Projektligjin për Anti Dopingun dhe Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të "Ditës Ndërkombëtare pa Makina",  Kryeqyteti së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe me OJQ-në " Marakli t'Biciklave" organizojnë aktivitete gjatë gjithë ditës. (Para monumentit, “New Born”, në Prishtinë, ora 10:00)

- Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit në Belfast. (Kampin Nacional në Hajvali, ora 10:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizojnë aktivitet me fëmijë të shkollave fillore më qëllim mësimin bazik të ngasjes së biçikletës duke u referuar në shenjëzimin adekuat dhe rregullat themelore të ngasjes. (Parku Taukbahqe, ora 14:00)

- Mbahet një protestë e qetë e Shoqatës Sindikale dhe zyrtarëve të MPJD-se lidhur me gjendjen ne MPJD. (Para objektit te MPJD-së, ora 12:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetin “Dita pa makina”. (Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, ora 12:30)

 

Ngjarjet e datës 21 shtator 2022

- Mbahet edicioni i parë i Samitit të Paqes dhe Demokracisë me temë “Building momentum for normalization of relations between Kosovo and Serbia”. (Hotel International, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në Samitin Digjital për Ballkanin Perëndimor. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton me përfaqësues të SBASHK lidhur me grevën e përgjithshme në arsim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kreu Këshillit Prokurorial të Kosovës raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës në baza gjinore nga ana e sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial  në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Me rastin e përvjetorit të vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë do të bëj homazhe pranë varrit të tij. (Varrezat e Dëshmorëve në Velani, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit për 6  mujorin e parë të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Zhvllohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Kampi Naional në Hajvali, ora 10:30)

- Me rastin e Samitit Dixhital dy ditor “Prishtina 2022”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale për Dixhitalizim dhe Transport, Stefan Schnorr do të mbajnë Konferencë për Media pas hapjes së Samitit. (Hotel Emerlad, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton rreth dinamikës së punës së Komisionit hetimor gjatë  sesionit vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton raportin e punës së Komisionit për sesionin pranveror 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

- Zhviillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi 'Fadil Vokrri', ora 16:30)

 

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban konferencë për media në të cilën do të jetë prezente edhe drejtoresha e ETUCE znj.Susan Flocken. (Zyrët e SBASHK-ut, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 20 shtator 2022

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes formon grupin punues për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për Shërbim në Forcës së Sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti hulumtues me titull “Regresi i drejtësisë civile” i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë procedimit të rasteve gjyqësore civile gjatë vitit 2021. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mban konferencë ndërkombëtare me temën ‘’Ndërtimi i Reziliencës: Programet R&R për Ekstremistët dhe Luftëtarët e Huaj në Kosovë dhe Itali’’. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 10:30)

- Auditorja e Përgjithëshme, znj.Vlora Spanca raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të pavarur, për PVF-të e Zyres Kombëtare të Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti miraton raportin e punës së komisionit për sesionin pranveror dhe shqyrton Planin e punës së komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat mban konferencë të jashtëzakonshme. (Zyra e federatës sindikale, ora 11:00)

- Organizata jo-qeveritare “Nevo Koncepti” mban konferencën për media në të cilën do të prezantohen aktivitetet e projektit për promovimin e qeverisjes së mirë përmes angazhimit të shoqërisë civile në nxitjen e pjesëmarrjes së komunitetit Rom në proceset vendimmarrëse në nivel lokal. (Zyret e OJQ “Nevo Koncepti” në Prizren, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi midis dy parlamenteve. ​(Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në Tiranë, ora 12:00)

- Përzgjedhësi i Kombëtarës së Kosovës Alain Giresse. (Hotel ‘Emerald, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim miraton raportin e punës së Komisionit për vitin 2022, të sesionit pranveror si dhe shqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli viziton Korporatën Energjetike të Kosovës – Termocentralin Kosova A. (Termocentrali Kosova A, ora 16:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, kandidatja për Kryetare e organizatës Gratë për Vetëvendosje!, Albulena Haxhiu dhe kandidatit për Kryetar të organizatës Rinia për Vetëvendosje!, Behar Jashari bëjnë shpalosjen e platformës së kandidatit. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 18:00)

- OJQ Aktiv organizon koncertin e Mitrovicës Rock School. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 19:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)