03 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 dhjetor 2022

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim Shqyrton Projektligjin për Zyrtarët Publik, Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, etj (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit Yll Buleshkaj dhe Drejtori i NGO, AKTIV Miodrag  Milicevic, në prezencë të Drejtoreshës së INL, Ambasada Amerikane në Prishtinë,  znj. Tamara Greig nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi. (Salla e Agjencisë par Parandalimin e Korrupsionit, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare në të cilën shqyrton Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)  

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon konferencën lansuese të raportit “Luftimi i gjuhës së urrejtjes seksiste dhe raciste”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
 
- Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti mban konferencën e fundvitit për media. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

- Avokati i Popullit mban konferencën e fundvitit për media lidhur me sfidat, punën dhe aktivitetet në mbrojtje dhe promovim të të drejtave të njeriut. (Zyrët qendrore të IAP-së, ora 11:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te jashtëzakonshme shqyrtimin e Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031. (Kuvendi Kosovës, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon ceremoni zyrtare për ndarjen e shpërblimeve dhe mirënjohjeve për më të mirët e vitit në kulturë, rini dhe sport. (Amfiteatri i Shkollës së Muzikës në Gjilan, ora 18:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet simbolik pranë zyreve të EULEX-it. (Zyrëet e EULEX në Fushë Kosovë. ora 13:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të mbajë konferencë për media. (Drejtorinë Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitorvicë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 21 dhjetor 2022

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin me Rekomandime i Komisionit Funksional për Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Zëvendesministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi do të merr pjesë në takimin konsultativ për Planin Kombëtar të Veprimit për Bujqësi Organike të Kosovës. (Hotel “Prishtina International" ora 10:00)

- Institutit për Politika Zhvillimore organizon tryezen ‘Konsumatorët në tregun e telekomunikimeve’. (Hotel Sirius, ora 10:00)             

- Komuna e Rahovecit organizon përurimin e Çerdhes për fëmijë në Fshatin Xërxë. (Fshati Xerxë, komuna e Rahovecit, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësues nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë do t’i prezantojnë punët në kuadër të projektit për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë. (ShFMU “Rexhep Elmazi”, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet në të cilin për media do të flas anëtari i kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj. (Afër Kuvendit të Kosovës, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Reforma në drejtësi: Roli i Kuvendit të Kosovës”, në një bashkëbisedim me deputetët e Kuvendit nga subjektet politike të pozitës dhe opozitës. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

- Federata e Futbollit të Kosovës organizon darkën tradicionale të fundvitit me gazetarët sportivë. (Star Hill në Veternik, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 20 dhjetor 2022

- Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar diskuton lidhur me planin e veprimit të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve organizon ceremoninë e nënshkrimit të Marrëvshjeve të Huasë dhe Grantit për Projektin “Solar për Kosovën - Ngrohje Qendrore”. (Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ora 9:30)

- Ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me nivelin e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Fakulteti i Edukimit organizon promovimin e Fjalorit Enciklopedik te Edukimit te autorit Hajrullah Koliqi. (Bibliotkea Kombëtare e Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione lidhur me kërkesën e pesë grave-zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor nga ky Autoritet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Drejtori i Thesarit, Nysret Koca raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës të teknologjisë së informacionit, sistemi për menaxhimin e Pagave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike organion tryezën e diskutimit "Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës: Sfidat dhe perspektiva". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 224-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Përmes platformës online Zoom, ora 10:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve të pavarur, që i raportojnë Komisionit si AKP; AKRK; ARKEP; ARRU; KPMM dhe ZRRE. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:30)

- CHwB Kosova dhe HANDIKOS organizojnë ceremoninë hapëse të projektit ‘Nuk ka trashëgimi kulturore pa ne’. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon takimin e dytë publik me qytetarë për punën e tij gjatë vitit 2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 11:00)

- Nënshkruhet marrëveshje e veçantë bashkëpunimi për projektin e ngrohjes me energji diellore ndërmjet Komunës së Prishtinës, Ndërmarrjes Publike "Termokos" dhe KfW Kosovo. (Ndërtesa e vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 11:30)

- Këshilli Rinor Kosovar do të hap ekspozitën e cila do të paraqesë një shembull se si duhet të duket një qendër rinore për të rinjtë e komunës së Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, 12:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Raportin me Rekomandime për Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe Planit të Performancës i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal mban konferencen vjetore “Të arriturat, orientimet strategjike dhe sfidat në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar”, e cila ka për qëllim prezantimin e të arriturave të deritanishme në fushën e zhvillimit rajonal gjatë vitit 2022. (Hotel Sirius, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 19 dhjetor 2022

- Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrtn Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të këndit të lodrave për fëmijë më nevoja të veçanta në lagjen Ulpiana, e cila ndodh për herë të parë në komunën e Prishtinës. (Kult Plus Gallery, lagjja Ulpiana, te Soliterat, ora 11:00)  
- PSD do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media. Në konferencë flet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ku do të shpall datën e protestës kundër Gjykatës Speciale. (Zyrët qendrore të PSD-së, rruga Bajram Kelmendi Nr.68, ora 14:00)


- Qendra për Edukim dhe Kulturë LIBART, nga Shoqata Ndërkombëtare “Friends of Kazantzakis” organizojnë një “Simpozium për shkrimtarin Nikos Kazantzakis”. ( Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 17:00)
 
 
 

Ngjarjet e datës 17 dhjetor 2022

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon Kuvendin e 20-të vjetor të Anëtareve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës organizon takimin letrar "Esad Mekuli", që mbahet përvjet për nder të ditëlindjes së shkrimtarit në Prishtinë. (Lokalet e LSHK-së, Kulla e zotnisë, Mahalla e Muhaxherëve, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 16 dhjetor 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00‪)

- Trupi Gjykues I i Dhomave të Specializuara të Kosovës shpall aktgjykimin në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës. (Hagë, https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportit e performancës së Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Komisionit Qëndror  të Zgjedhjeve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj mban konferencën tradicionale të fundvitit për media të  Ministrisë së Mbrojtjes. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal - Dëgjim publik legjislativ mban dëgjimi publik për Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Kolegji AAB promovon librin "100 vjet me Shqipërinë", të autorit Llesh Kola. (Teatrin Kamertal i AAB-së, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:30)

- OVL UÇK do të mbahet konferencë për medie. Jeni të mirëseardhur. (Selia qendrore e OVL UÇK-së, ora 15:30)

- Organizata “Lidhim Njerëzit me Vlerat e Natyrës” - Connecting Natural Values & People (CNVP) do të festojë 10 vjetorin e saj në një ceremoni që do të mbledhë së bashku partnerët kryesorë nga komuniteti i donatorëve, institucionet qëndrore dhe lokale nga rajoni, sektori privat dhe shoqëria civile. (Hotel Amazona, ora 18:00)

 

Ngjarjet e datës 15 dhjetor 2022

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, konform Kushtetutës, do të bëjë adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 9:30)

- Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike të USAID-it në Kosovë, Xhoshua Majk do të flasë në lansimin zyrtar të Dritares së Eksportit produkt i ri financiar i përshtatur për kompanitë e orientuara nga eksporti, duke ofruar mundësi më të mëdha financimi me kolateral më të ulët, për të përmbushur kërkesat e tyre në rritje për eksport. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare në të cilën shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi përkrahur nga  Këshilli Danez për Refugjatë financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombetar të përfaqesuar nga Ambasada e Suedisë organizon tryezë të rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti me titull “Përfshirja e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në vendimmarrje". (Hotel Afa, ora 10:30)

- Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim përkrahur nga Japan Tobacco International organizon manifestimin e promovimit të renovimit të objekteve të Qendrës së Pensionistëve dhe zyrave të Shoqatës së Pensionistëve të komunës së Prishtinës, ora 11:00

- Nën patronatin e Zëvendëskryeministres për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 12:00)

- Kolegji Universum organizon ligjeratën publike me drejtorin ekzekutiv të fondacionit 'Fundjavë Ndryshe", Arbër Hajdari me temë "Roli i StartUp jo-fitimprurës në Zhvillimin e Kapitalit Human dhe Ekonomik të vendit". (Kampusi i Kolegjit Universum të rrethi i QMI-së, ora 12:00)
 
- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)   

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në cilën do të shqyrtojë Projektligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit lidhur me financimin e subjekteve politike në Kosovë, pas ndryshimeve të fundit ligjore ku do të publikohet edhe një raport analitik i cili trajton ndryshimet e fundit si dhe çështjet lidhur me financimin politik që duhet adresuar në kuadër të reformës zgjedhore. (Hotel Sirius, ora 13:30)
 

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2022

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati do të merr pjesë në Konferencën hapëse me rastin e lansimit të fushatës “Punë e Denjë për Jetë të Dinjitetshme”. (Hotel Emerald ora 9:00)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes KIESA-së dhe Këshillit Evropian i Investitorëve do të organizojnë konferencën vjetore për zhvillimet më të fundit në promovimin dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë, si dhe adresimin e sfidave me qëllim të përmirësimit të klimës së investimeve në vend. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, me rastin e 14 dhjetorit data e rēnjes se Mujë Krasniqit dhe 41 Dëshmorëve te Kombit organizon homazhe dhe vendosje e kurorave me lule. (Varrezat e 41 Dëshmorve të Kombit, ora 9:00)

- Ministrit te Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci raporton para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim lidhur me çështjet në fushveprimtarinë e kësaj ministrie. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere voton raportet financiare të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit, Zyrës së Rregullatorit për Energji, etj. (Ndërtesa e Kuvenit, salla C203, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti. (Kabineti i Presidentes, ora 11:00)

- Agjencia Kosovare për Parandalimin e Korrupsionit, e mbështetur nga Bashkimi Evropian në Kosovë, do të nisë një fushatë informuese publike që promovon rolin e Agjencisë dhe i bën thirrje publikut të raportojë korrupsionin. (Ambientet e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit për përcjelljen e aktivitetit nënshkrimit tl kontratës për sheshin qendror të qytetit. (Komuna e Rahovecit, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban të mërkurën (nesër), Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban të mërkurën (sot), Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 12:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së vendosin kurora me lule dhe bejnë homazhe për Mujë Krasniqin dhe 41 Dëshmorëve te Kombit. (Vendi i rënjes, ora 12:00)

- British Council organizon eventin promovues të marrëdhënieve artistike Kosovë - Mbretëri e Bashkuar dhe fillimin e edicionit të dytë të Programit Creative Producers'. (Kino Armata, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike miraton raportin e Punës së Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Nën ombrellën e Forumit për Transparencë Parlamentare organizohet konferenca vjetore me organizata të shoqërisë civile dhe media, në të cilën gjithashtu do të bëhet edhe lansimi i Planit të Veprimit për Kuvend të Hapur 2023 – 2026.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 14:00)

- Plus Market mbush 23 vite të bojkotimit të produkteve serbe ku organizata "Besa Besë" me përfaqësues afaristin dhe pronarin e kompanisë "Meka" Burim Piraj do i ndaj mirënjohje pronarit të qendrës Sylejman Neziri për bojkotin dhe qëndresën e vazhdueshme. (Plus Market në Ferizaj, ora 14:00)

- PSD do të mbajë aksion simbolik në lidhje me situatën në veri dhe procesin e dialogut. (Pranë ndërtesës së qeverisë, ora 14:30)

- OVL UÇK mban Akademi Përkujtimore me rastin e rënjes ne altarin e lirisë te Mujë Krasniqi dhe 41 Dëshmorët e Kombit. (Amfiteatri i madh në ndërtesen e ish Rilindjes, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 13 dhjetor 2022

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim për Ligjin për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00‪)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Performancës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Lansohet fushata “Bodyright” në Kosovë e cila ka për qëllimi ngritjen e vetëdijes për dhunën në bazë gjinore përmes teknologjisë dhe pasojat e saj. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e voton Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit të performancës “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra” ku të ftuar janë ministrat Artane Rizvanolli e Liburn Aliu; kryesuesi i Bordit të ZRrE-së etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Federata e Notit e Kosovës oorganizn konferencë të jashtëzakonshme për medie, me qëllim të informimit lidhur me përfaqësimin ilegal të Kosovës në Melburn të Australisë nga një notar. (Zyrat e FNK-së, Shtëpia e Sportit, Prishtinë, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon Sallonin e së Martës me temën “Çfarë mundësish ofron tregu i punës për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave – Ku duhen bërë ndërhyrjet e menjëhershme?” (Libraria “Dukagjini”, ora 17:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:30 - mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë) 

Ngjarjet e datës 12 dhjetor 2022

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim konfirmon për leximin e dytë të Projektligjit për Vlerësimin e ndikimit në mjedis. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit te Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet kryetarëve të komunave të rajonit të Prishtinës për zhvillimin e një Plani Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave dhe Marrëveshjes për Bashkëpunim Ndërkomunal për punë të përbashkët në sektorin e menaxhimit të mbeturinave. (Hotel Garden, ora 11:00)

- Presidenti i Festivalit Ndërkombëtar të Posterit Prishtina 2022, Rrezart Galica mban konferencë për shtyp për njoftimin e pjesëmarrësve të përzgjedhur në bazë të konkursit. ((Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve hap zyrtarisht “Javët e Biznesit Kosovar 2022” me moton “Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?”. (Zyrat e AKB-së, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës "Kthim / rETurN" me kuratore Majlinda Kelmendi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)

- Galeria 17 organizon panelin e diskutimit në kuadër të programit të ekspozitës "In the making", nga Yll Xhaferi dhe DYVO, e cila në fokus ka çështjet e ambientit. (Project Space 17, 17 rr, Henrik Bariç, nr.5, ora 18:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se Festivalit Ndërkombëtar të Posterit Prishtina 2022. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 11 dhjetor 2022

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me kryeministrin e Republikës, Albin Kurti, do ta prezantojnë para qytetarëve raportin 1-vjeçar të punës. (Salla e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 10 dhjetor 2022

- Qendra Burimore për Persona të Zhdukur dhe Integra organizon hapjen e ekspozitës “Gjithë lotët tanë” për të shënuar 10 dhjetorin, Ditën e të Drejtave të Njeriut. (Hotel Grand, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon tubim me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut” i cili ka për qëllim dërgimin e një mesazhi për angazhim më të shtuar, gjithëpërfshirës dhe ndërinstitucional për promovimin dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës dhe Federata e pingpongut të Shqipërisë do te organizojnë ligën e përbashkët Kosovë - Shqipëri për edicionin 2022/23. (Palestra e Gjimnazit Bedri Pejani në Pejë, ora 15:30)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse e fushatës globale ”16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”. (Holli i Kuvendit, ora 16:00)

-  RrOK Prizren feston 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren. (Autostrada Hangra, ITP Prizren, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, marrin pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportit për Projektligjin Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Projektligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:45)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon konferencë për media, ku do të publikohet raporti me titull “Qeverisja me duar të pastërta”, raport ky mbi deputetët, ministrat dhe kryetarët e komunave, të cilët kanë probleme me ligjin. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Gjykata Kushtetuese organizon “Ditën e Gjykatës së Hapur” në shënim e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. (Gjykata Kushtetuese, ora 10:00)

- Për të shënuar 9 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile dhe Mediave, do të mbajnë një konferencë me temën “Fuqizimi i Kapaciteteve të Shoqërisë Civile për luftimin e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkëbisedon me studentët e Kolegjit AAB për temën mbi dhunën në bazë gjinore. (Kolegji AAB, ora 10:30)

- Rreth 60 punëtor teknik dhe ata te sigurimit fizik qe punojnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare disa shkolla te Prishtinës  do te protestojnë me kërkesën për rritje të pagave. (Para komunës se Prishtinës, ora 11:00)

- Këshilli Rinor Kosovar organizon Kuvendin Zgjedhor të Këshillit të Nxënësve të Kosovës në nivel vendi. (Amfiteatri i Ministrisë së Drejtësisë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon aktivitet me studentët e Klinikës Ligjore të IKD– së, ku do të bëhet prezantimi i shpalljes së simuluar të një aktgjykimi të një rasti të korrupsionit. (Sheshi Skënderbeu në Prishtinë, ora 13:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në një tryezë me gratë në Komunën e Mitrovicës. (Restaurantin "Va Piano", ora 15:00)

- Me rastin e 5 vjetorit të ndarjes nga jeta të artistit, Blerim Peci, Komuna e Mitrovicës, në bashkëpunim me artistë, familjarë e miq të ish të ndjerit organizojnë takimin përkujtimor për të ndarë së bashku kujtime të bukura e të pashlyeshme për të. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 17:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në shfaqjen e filmit "Zgjoi". (Kino Armata, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2022

- Shoqata e Perpunuesve te Drurit të Kosovës organizon edicionin e pestë të Konventës së Industrisë së Drurit. (Emerald Hotel, 9:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Nën patronatin e Ambasadores së Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC znj. Elvana Shala nisë punimet zyrtarisht Kongresi Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara “Bashkë për gjithpërfshirje dhe prosperitet”, i cili organizohet në kuadër të Vitit zyrtar të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. (Hotel Venus në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ku do të prezantohet raporti analitik “(Mos) Zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Sistemin e Drejtësisë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion 2022 organizon tryezën e diskutimit me titull: “Imuniteti i Sistemit Shëndetësor nda korrupsionit“. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të organizoj një aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e AKP-së, në bashkëpunim dhe për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës. (Zyrët qendrore të AKP-së, 10:00)

- Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës  për ceremoninë zyrtare të prezantimit të projektit "Made in Kosova" që është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. (Hotel Grand, në ora 10:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me shqyrtimin e Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, do të organizoj një takim me studentët përfitues të bursave për vitin 2022 dhe me këtë rast, do të nënshkruhen kontratat me studentët përfitues. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të donacionit me pajisje për Policinë e Kosovës nga Qeveria Gjermane i cili përmban pajisje profesionale për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)
 
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do jetë para studentëve të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", për të bashkëbiseduar me ta për temat që kanë të bëjnë me dhunën në bazë gjinore, dhunën në familje, dhunën ngaj grave dhe vajzave dhe ngacmimin seksual. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, Instituti i Historisë, ora 13:00)

- GLPS organizon tryezë të rrumbullakët "Korrupsioni në ambient: Mungesa e efikasitetit në zbatimin e vendimeve gjyqësore. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekit i KQZ-së, ora 15:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban sot konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 16:30)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjilanit ku Kryeministri, Albin Kurti do të kyçet online nga Vjena, Austri, në këtë takim me qytetarët e Gjilanit. (Teatrin e Gjilanit, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2022

- Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë mban mbledhje për organizimin e punës së mëtejme të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 18 dhjetorit për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 9:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor Financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë një tryezë të rrumbullakët për qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës në familje, si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Instituti Riinvest organizon diskutimin me temën: “E ardhmja e gazit në Kosovë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban aktivitet për 1 vjetorin e qeverisjes së Përparim Ramës ku pas ekspozitës, do të ketë konferencë për media. (Sheshi "Nënë Tereza", te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 11:30)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon ceremonin e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 61. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! organizon tryezë në të cilën do të publikojë hulumtimin mbi patronazhin politik në platformën Open Data i cili do të shërbejë për të diskutuar rreth politizimit të pozitave publike nga anëtarë të partive politike. (Hotel Sirius,  ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci Shkollën Fillore e Mesme e Ulët "Hamëz Cena", në fshatin Dermjan në Komunën e Gjakovës. (Fshati Dermjan, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Imzot Vincenzo Paglian. (Kabineti i kryetarit, ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci vizitojnë Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “ Yll Morina” në Gjakovë. (Gjakovë, ora 14:00)

-  Lëvizja FOL në kuadër të “Javës Kundër Korrupsion 2022” mban FOL Hapur me Ambasadorin e Amerikës Jeffrey M. Hovenier. (Hotel Sirius, ora 14:30)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! më 7 Dhjetor 2022, organizon tryezë diskutimi lidhur me temën “Gazi në aspektin ekonomik dhe ambiental”. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci zhvillojn një vizitë në Gjakovë. (Gjakovë, ora 15:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit Opec për Zhvillim Ndërkombëtar si dhe shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 15:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon ceremoninë e ndarjës së çmimeve vjetore të gazetarisë. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca pret në takim përfaqesueset e RrGK-së, UN Women, Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Kosova-Women 4 Women. ( Kabineti i kryetarit, ora 15:30 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimeve)

- Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare prezanton studimin e Politikave “Përmirësimi i klimës së biznesit - Rritja e investimeve”. (Hotel Garden, ora 17:00)

- Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve organizon ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjeve të Grantit për Projektet “Programi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta” me Masën Përcjellëse, si dhe “Programi i Ujërave të Zeza të Kosovës”. (Ndërtesa e Qeverisë Salla P 38, ora 17:30)  

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30) 

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2022

- Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të nënshkruajë marrëveshjen me partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 9:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus organizojnë tryezë të rrumbullakët, ku do të diskutohet lidhur me “Reforma në Drejtësi”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të bëjë lansimin e Protokollit Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 interviston Njazi Thaçin, Luigj Imerin, Perparim Kabashin, Nagip Krasniqin, Faruk Hajrizin, Rrezarta Pllanën, Hysen Fazliun, Musa Misinin, Skender Hazirin, Ali Hamitin, Izet Rushitin dhe Krenar Bujupin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Kabineti i Presidentes,ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-it dhe UN Volunteers shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti me titull “Parashkrimi i Korrupsionit”, i cili është rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bënë sistemit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, do të hapë ekspozitën e të burgosurve rreth rasteve të Dhunës në Familje. (Hollin e Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja, ora 13:00)

- Këshilli Rinor Kosovar në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjëve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt do të mbajë panelin e diskutimit dhe aktivitetin ‘Dita e Vullnetarizmit’ me qëllim të promovimit dhe diskutimit rreth punës vullnetare, nevojave të vullnetarëve dhe aktiviteti i tyre në këtë komunë. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 14:00)

- Lëvizja FOL në kuadër të  “Javës Kundër Korrupsion 2022” mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit "Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike". (Hotel Sirius, ora 15:15)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ora 15:45)            


- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 4 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2022

- Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. (Prishitnë, ora 12:05)

- Ndihmës administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për Europë dhe Euroazi, Ambasadorja Erin E. McKee, do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me akterë të ndryshëm duke përfshirë përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, sektorit privat, bartës të rinj të ndryshimeve etj. (Lokalet e Royal Beverages, Velekincë, Komuna e Gjilanit, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, do të mbajë tubim me vajza e gra. (Teatrin e Qytetit "Avdush Hasani", ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi do të vizitojë Qendrën e Handikos-it në Podujevë. (Objekti i Qendrës në Podujevë, ora 15:30)

- Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit do të shfaqen filma vendor dhe të huaj, ku do të ketë diskutime me me autorët pjesmarrës! (Kino Armata, ora 17:00)
 
- Mbahet ceremonia e mbylljes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit më ç'rast do të behët edhe ndarja e çmimeve. (Kino Armata, ora 19:00 )
 

 

Ngjarjet e datës 2 dhjetor 2022

- Grupi i Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar takohet me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301,ora 9:15)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në kuadër të fushatës globale "16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore" do të lansoj Kurrikulën për Programet e Trajtimit të Dhunës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyron Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon konferencën me donatorët për sektorin e bujqësisë me titull "Orientimet Strategjike për Zhvillimin e Sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

- UNFPA Zyra në Kosovë organizon trajnim me gazetarë që do të trajtoj temën e menaxhimit të krizave të komunikimit, si dhe raportimin medial lidhur me Regjistrimin e popullsisë. (Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:30)

- Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit International Film Festival” mbahet programi i për fëmijë, ku do të shfaqen filmat e animuar me pjesmarrës nxënësit e disa shkollave të Prishtinës dhe Lipjanit ku dhe do të ketë performancë me titull “Terapia muzikore” nga qendra burimore “Përparimi” në Prishtinë dhe një performancë nga një këngëtare e re Tirana e cila është anëtare e Down Syndrome në Tiranë! (Kino Armata, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti viziton Qendrën e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara  HANDIKOS, ku do të takohet me përfaqësuesit e organizatës, por edhe anëtarët me aftësi të kufizuara. (Handikos në Veternik, ora 11:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston Alpin Dogan, Kryeshef Ekzekutiv në KEDS; Serhat Mesut Dinc, Kryeshef Ekzekutiv në KESCO dhe  Alper Erbas, Kryeshef Ekzekutiv në KEDS për periudhën 2019-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
 
- Shefi i misionit përcjellës të zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Lukas Mandl, së bashku me ambasadorin e BE-së, Tomáš Szunyog, do të mbajnë një konferencë për shtyp për të prezantuar gjetjet preliminare dhe konkluzione mbi gjendjen e zbatimit të rekomandimeve të Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2021. (Hotel Sirius, ora 14:15)

- Organizata jo-qeveritare "You Can Do" organizon ngjarjen "Darka e Erret" ku zyrtar lokal edhe ndërkombëtar , profesorë e aktivistë do të darkojnë në erresirë totale dhe te diskutojnë rreth pozites se personave me aftesi te kufizuar në shoqëri dhe hapat konkret qe duhet te ndermeren për ketë komunitet. (Restaurant LUXOR në magjistralen Prishtinë - Obiliq, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 1 dhjetor 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Ne kuadër të Ditës botërore të luftës kundër sëmundjes së HIV/AIDS, Drejtoria e Shëndetësisë organizon hapjen e Qendrës Mobile për testim me ç’ rast Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë Izet Sadiku do të vizitojnë këtë qendë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton kërkesat buxhetore të institucioneve që i raportojnë Komisionit, lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës organizon një panel diskutimi me temë “Barazia - Dita Botërore e HIV/AIDS” me akterët relevant të kësaj teme. (Salla e amfiteatrit në objektin e Qendrës së Studenteve, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitare nga ZRRE për periudhën 2013-2017 dhenga KEK për periudhën 2018-2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu zhvillon një vizitë në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas. (Objekti i Agjencisë, ora 13:00) 

- Forumi i Gruas i LDK-së mban konferencë për medie. Tema e konferencës është vrasjet e grave dhe nevoja urgjente për reagim institucional e shtetëror. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu zhvillon një vizitë në Strehimoren në Prizren. (Strehimorja në Prizren, ora 14:30)

- Kolegji AAB organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Integrime, politikanes së njohur gjermane, ish deputete në Parlamentin Evropian, zonjës Doris Pack. (Teatrin AAB “Faruk Begolli”, ora 15:00)

- Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 16:00)

- Galeria 17 organizon hapjen e ekspozitës "In the making", nga Yll Xhaferi dhe DYVO. (Galeria 17, ora 18:00)

- Mbahet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit International Film Festival” edicioni i 3 -të. (Kino Armata, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 30 nëntor 2022

- Iniciative për Drejtësi dhe Barazi INJECT dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet IKS organizojnë diskutimin publik për iniciativat e reja ligjore për Mbrojtjen e Grave. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Kosova Women 4 Women  në bashkëpunim me Departamentin e Punës Sociale të Universitetit të Prishtinës organizon konferencën "Politikat në veprim kundër dhunës në baza gjinore". (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton kërkesën për shtim të mjeteve buxhetore për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë në Projektligjin për Buxhet për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Fabian Salvioli raportues special i OKB-së për promovimin e së vërtetës, drejtësisë, dëmshpërblimit dhe garancive për mospërsëritje të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Agjencia e Punësimit në bashkëpunim me GIZ Kosova, Universitetin e Prishtinës dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare organizojnë ceremoninë e hapjes së edicionit të shtatë të Panairit Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportet lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Institutit për Politika Zhvillimore organizon edicionin e dytë të Forumit të OZhQ-ve me titull ‘Koordinimi në mes të nivelit lokal dhe qendror të qeverisjes për zbatimin e Agjendës 2030'. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon konsultimin publik me qytetarë për planin e Mobilitetit Urban në Rahovec. (Hotel Park Plaza, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, nga fushëveprimi që mbulon Komisioni për Legjislacion. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban Kuvendin e VIII Zgjedhor Qendror. (Hotel Amazona, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit​ të Republikës së Kosovës në të cilën do të paraqitet në interpelancë me kryeministrin, Albin Kurti për çështjen: "Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport mesituatën e krijuar në vend". (Kuvendi i Kosovës, ora 11:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Komunën e Kamenicës me ç ‘rast do të​ takohen me Kryetarin, Kadri Rahimaj. (Komuna e Kamenicës, ora 12:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët, "Xhavit Ahmeti" në fshatin Hodonoc, Komuna e Kamenicës. (Objekti i Shkollës në fshatin Hodonoc, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të jenë afër grave që udhëheqin biznese, znj. Ibadete Sadiku, znj. Kadrije Mustafa dhe znj. Emine Kërhanaj. (Kamenicë, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 29 nëntor 2022

- Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore i Kuvendit se bashku me OSBE-në organizon punëtori për Reformën Zgjedhore në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, shoqëruar nga Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott do të vizitoj Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, që udhëhiqet nga znj Kadire Tahiraj.  (Objekti i Qendërs në Drenas, ora 10:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik mban konferencën për Integritetin e Informacionit nën temën e përgjithshme “Cenueshmëritë e qytetarëve ndaj dezinformimit: Si navigojnë demokracitë në hapësirën informuese në internet?”. (Klan Arena, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Planin Kombëtar të Radio - frekuencave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban konsultimit publik me qytetarë për Projekt planin e punës së kryetarit të komunës dhe qeverisë komunale 2023. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim i Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)  

- Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, zhvillon takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të akredituar në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban seancë dëgjimore lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit si Ministria e Ekonomisë; Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; ARKEP; ARRU AKP; AKRK; KPMM dhe ZRRE. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes - Seancë dëgjimore për buxhet mban seancë dëgjimore lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për institucionet që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton buxhetin e ZKA-së i ndarë në Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 ku e ftuar është edhe Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu do të jenë pjesë e tryezës me Policë, Mbrojtësit e Viktimave, Strehimoret dhe Qendrat për Punë Sociale. (Hotel Dukagjini në Komunën e Pejës, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Bujqësi dhe Zhvillim rural, Projektligjin për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, Projektligjin për Rregullat e trafikut rrugor, ejt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Programi “Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, bashkëfinancuar nga BE dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe zbatuar nga FAO, do t’i dorëzojë Agjencisë Pyjore të Kosovës kontigjentin e parë të pajisjeve përfshirë gjashtë vetura fushore pick-up dhe pajisje për monitorim të pyjeve, kamera, GPS, dylbi. (Vendgjuetia me rëndësi të veçantë "Blinaja", afër aeroportit të Pristinës , ora 14:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot do ta vizitojë Telekomin e Kosovë ku së bashku me u.d. kryeshefen e Telekomit, Burbuqe Hana, do të mbajnë konferencë për media. (Telekomi i Kosovës, ora 16:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal diskuton me Institucionet që bien në fushëveprim të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në lidhje me kërkesat buxhetore për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 16:00)

- Ambasadori Michael Carpenter, Përfaqësues i Përhershëm i SHBA në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i cili do të japë përditësime mbi luftën e Rusisë në Ukrainë dhe rolin e OSBE-së në paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin. (Online - https://www.eventbrite.com/e/online-press-briefing-with-us-ambassador-to-osce-michael-carpenter-tickets-472470180027, ora 17:30)

- Mbahet dicioni i katërt i festivalit "Lahuta, Okarina Polifionia". (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:00)

- Shfaqet premiera e filmit tim të parë dokumentar “Përtej Territ”, që trajton temën e abuzimit dhe dhunës ndaj grave. (Kino Armata, në ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 28 nëntor 2022

 - Me rastin e 110 vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar tek busti i Gjergj Kastriotit Skenderbeu. (Busti i Skenderbeut në Prishtinë, ora 9:00)

- Komuna e Malisheves vendos buqeta me lule të Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Maliishevë, ora 9:00)

- Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit i Universitetit të Prishtinës do të jetë nikoqir i një delegacioni nga Universiteti i Tiranës ku së bashku me Federatën e Sportit Universitar të Kosovës dhe atë të Shqipërisë, do të organizojnë program artistik, për shënimin e përvjetorit të 110-të të Pavarësisë së Shqipërisë. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe tek varrezat e dëshmorëve. (Gjilan, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të objektit të ri të Komunës së Lipjanit. (Objekti i ri i Komunës së Lipjanit, ora 10:00)

- Në Ditën e Flamurti behën homazhe të Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz. (Prekaz, ora 11:00)

- OJQ Aktiv mban konferencë për media ku do të publikoj dy raporte vjetore për pozitën e komunitetit serb në Kosovë, sfidat dhe perspektivat. (Hoteli Opera në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahen homazhe të Kulla e Isa Boletinit në Mtirovicë. (Kulla e Isa Boletinit, ora 11:00)

- Grupi Besa Besë do ti drejtohet masës. (Tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz, ora 11:00)

- Zhvillohen vizita në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për nder të shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. (Prizren, ora 11:00)

- Klubi i Atletikës Qendra nga Komuna e Gjilanit organizon aktivitetin 'Vrapojmë dhe Festojmë'. (Rrethi i fushës me bari sintetik në Gjilan, ora 11:00)

- Për nder të shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë bëhet parakalimi i Togut Ceremonial të FSK-së në sheshet e kryeqytetit. (Nisja nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Hapet ekspozita personale 'Vetë në një Stuhi' e artistit Arijon Krasniqi. (Muzeu i qytetit "Jahir Mazreku" në Malishevë, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:00)

 - Policia e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e inaugurimit të objektit të stacionit veriu në Prishtinë. (Lagjja Arbëria me qasje nga Rr. Toni Bler dhe Rr. Ismail Qemaili në Prishtinë, ora 13:00)

- Komuna e Vushtrrisë organizon akademi solemne për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri ora 13:00)

- Komuna e Gjlanit organizon koncert për femijë nga Dancin House "Festojmë kuq e zi". (Teatri i qytetit në Gjilan, ora 13:00)

- Organizata Jo Qeveritare Me Dhe Për Kulturën organizon “Festivalin e Plisit”, që synon promovimin e kulturës kombëtare shqiptare, sidomos te të rinjtë. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 13:30)

- Mbahet finalja e turnirit në futboll të feemrave. (Stadiumi i qytetit "Liman Gegaj" në Malishevë, ora 15:00)

- Mbahet ceremonia dhe performanca për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë nga Ansambli "Shota". (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

- Komuna e Gjlanit organizon koncert festiv për nderë të ditës së flamurit nga Ansambli i Këngëve dhe valleve. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, organizohet manifestim kulturo-artistik për nder të 110-vjetorit të Flamurit Kombëtar Shqiptar. (Shtëpia e Kulturës “Imri Curri”, Hani i Elezit, ora 17:00)

- Kryeministri Albin Kurti organizon pritje me rastin e Ditës së Flamurit. (Menza Ramiz Sadiku, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 26 nëntor 2022

- Për nder të ditës së flamurit Federata e Pingpongut do të organizoj dy aktivitete duke filluar të me turneun e veteraneve. (ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, ora 10:00)

- UN Women dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës nisin fushatën “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” e cila do të lansohet nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në tubimin me vajza e Gra të Komunës së Gjilanit. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 12:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu viziton Panairin e Grave në Komunën e Gjilanit. (Sheshi i qytetit të Gjilanit, ora 13:30)

- Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu së bashku me zëvendësministren e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të vizitojnë Klubin e Basketbollit “ United Basketball” dhe Klubin e Hendbollit “Drita” në Komunën e Gjilanit. (Gjilan, ora 14:00)

- Në kuadër të shënimit të festës së 28 Nëntorit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pret në takim kryetarët e Komunave dhe kryesuesit e Kuvendeve Komunale të Kosovës Lindore, përfshirë edhe ata të AZHR – lindje, Likovën e Kumanovën. (Vali Ranch, ora 16:00)

 

Ngjarjet e datës 25 nëntor 2022

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Shkollën Fillore "Faik Konica". (Shkolla Faik Konica në Prishtinë, ora 8:30)

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të bëjë prezantimin e Udhërrëfyesit të financimit të bazuar në performancë të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë. (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe banorët e lagjes “Gëzim Sahiti” në Ferizaj organizojnë performancën që ka të bëj me shprehjen e pakënaqësisë karshi neglizhencës së institucioneve shtetërore lidhur me kërkesat e banorëve të kësaj lagje. (Rruga “Gëzim Sahiti” në Ferizaj, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e njëmbëdhjetë. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Komuna e Malishevës organizon ligjeratë për trashegiminë kulturore me të rinjtë e Malishevës. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës shënon 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë - Ditën e Flamurit, përvjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit dhe Ditëlindjen e heroit legjendar, Adem Jashari. (Lokalet e LSHK-së, Kulla e zotnisë, Mahalla e Muhaxherëve, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të vihet gurthemeli e shtatores së heroit  të Kuvendit të Kosovës në Prizren më 1945, deputetit të popullit shqiptar, tribunit të kombit, Ramiz Cernica. (Para objektit të zyrës së krytarit, ora 12:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës personale të Rexhep Selimit “Në garë me botën gri”. (Hapësirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me reformën dhe agjendën legjislative në MPJD. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 14:00)

- Komuna e Malishevës përuron librin "Dora e Shpresës" e autorës Lule Telaku. (Salla e Kuvendit Komunal në Malishevë, ora 15:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbajë aksion simbolik. (Pranë objektit të ish-Rilindjes, ora 16:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bënë hapjen e ceremonisë së fushatës globale“16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. (Tek Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 24 nëntor 2022

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 per mbrojtjen e konsumatorit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora, salla N10, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare në të cilën pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare do të votohet propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetues. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Grupi “Besa Besë” viziton fabrikën “KB Krusha” pas cilit takim së bashku me Farie Hotin pronare e KB Krusha mbajnë konferencë për media. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 11:00)

- Promovohet libri “Kohëra të trazuara: Si do të duhej të reagonte Kosova ndaj krizave të shumëfishta me të cilat përballet?”. (Qendra për Praktikë Rrëfyese, ish-Biblioteka Hivzi Sylejmani, 11:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mban konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja, ora 12:00)

- EULEX-i do ta prezantojë raportin e tij të tretë publik për Monitorimin e Drejtësisë, i cili përfshin gjetje dhe rekomandime specifike për autoritetet kosovare lidhur me disa çështje sistematike dhe tematike, përfshirë anti-korrupsionin, ndjekjen penale të rasteve të terrorizmit, krimet kundër gazetarëve, krimet sipas të drejtës ndërkombëtare, dhunën në baza gjinore, si dhe drejtësinë për të mitur. (Swis Diamond Hotel, ora 12:45)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- Vazhdon seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon panel diskutimi me temë “Diplomacia sportive: A mund ta forcojë Kosova pozitën e vet ndërkombëtare përmes sportit?” (Swiss Diamond Hotel, ora 18:00)
 
 

Ngjarjet e datës 23 nëntor 2022

 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00‪)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere voton raportin financiar të Akademisë së Drejtësisë, të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, Autoritetit të Aviacionit Civil si dhe shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntë mujorin e vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- UNDP organizon ceremoninë përmbyllëse për të shënuar përfundimin e Projektit për Ndihmë Humanitare të financuar nga BE. (Klan Arena në Fushë Kosovë, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun si dhe Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i veprimtarit të madh, Xhemail Mustafa me rastin e 22 vjetorit të vrasjes së tij. (Fshati Gllamnik në Podujevë, ora 10:00)

- Zëvendës Shefja e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Z-nja Alyson Grunder do të administroj betimin solemn të shërbimit për 17 Vullnetarë të Rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë si dhe do të mbajë fjalë rasti. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 10:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon konferencën rajonale ku do të publikojë hulumtimin rajonal “(Pa) Fuqia Ekonomike e Grave në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Kuvendi i Komunës së Malishevës do të mbaj mbledhje solemne, ku do të shpallen “Qytetar Nderi” të Komunës së Malishevës disa personalitete. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Instituti Albanologjik mban konferencës shkencore “Një komb një gjuhë”. (Objekti i Institutit, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Konfliktet Administrative, Projektligjin për Ekspertet Gjyqësor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston Vedi Yesilkilic, Kryeshef, Ekzekutiv i KEDS 2013-2014, George Karagutoff, Ekzekutiv i KEDS 2013-2019, Alper Erbas, Kryeshef Ekzekutiv i KEDS 2019-2021; Alpin Dogan, aktualisht Kryeshef Ekzekutiv i KEDS dhe Serhat Mesut Dinc, aktualisht Kryeshef Ekzekutiv i KESCO. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

-  Mbahet ceremonia e dekorimit të poetit të njohur shqiptar z. Visar Zhiti, nga Kryetari i Kryeqytetit z.Përparim Rama. (objekti i Komunës së Vjetër, ora 14:00) 

- Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi prezantojë buxhetin para qytetarëve të Mitrovicës. (Teatri i Qytetit të Mitrovicës, ora 17:00)

- Ambasada e Francës në kosovë organizon mbrëmjen Beaujolais Nouveau, mundësi kjo për t'i shijuar verërat e shoqëruar me djathra francezë. (Hotel Sirius, ora 19:00)

- CHwB Kosovo organizon shfaqejn e filimit të Berta Hazirajt 'Sytë e duert e juaja duhet të shifen kudo'. (Bunkeri të fontana në Ulpianë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 22 nëntor 2022

- Ministrja Donika Gërvalla-Schwarz, ministrat Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Rozeta Hajdari, Hajrulla Çeku marrin pjesë në konferencën për Rininë me moton Drejt një politike kombëtare. (Parku i inovacionit dhe trajnimit në Prizren, ora 9:15)

- Kryeministri Kurti merr pjesë në Forumin Socio-Ekologjik 2022 në Shkup dhe është pjesë e panelit të diskutimit me temë “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji”. (Hotel Alexander Palace në Shkup, ora 9:45)

- Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Gjermane, Fakulteti i Filologjisë Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shënon tridhjetë vjetorin e themelimit të tij me një konferencë shkencore me titullin: Perspektiva e studimeve të Gjermanistikës në Evropën Juglindore. (Fakulteti i Filologjisë, ora 10:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton me auditor të Zyrës Kombëtare të Auditimit lidhur me auditimin “Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU-të”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Statistikave Zyrtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryeministri Kurti merr pjesë në Konferencën për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare” të organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. (Parku ITP në Prizren, ora 13:00)
 
- Nënshkruhet marrëveshja për organizimin e Superkupës së Kosovës nga klubi i Sigal Prishtinës. Marrëveshja nënshkruhet nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Blerand Stavileci, u.d. i kryetarit të Klubit të Sigal Prishtinës. (Zyrat e FBK-së, ora 13:00)

- Kryeministri Kurti së bashku me ministrin e Financave Hekuran Murati dhe ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë Buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të komunës së Prizrenit. (Prizren, Salla Dokukino, ora 15:00)

- Qeveria e Republikës së Kosovës fillon takimet me qytetarë të Komunave të Kosovës për ta prezantuar Buxhetin për vitin 2023, njëherit buxheti më i madh në histori të vendit. (Salla Dokukino, Prizren, ora 15:00)

- Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto pritet me ceremoni ushtarake nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ku më pas do të ketë takime dhe konferencë për media. (Ministria e Mbrojtjes, ora 15:15)

 

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani si dhe ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetto. (Kabineti i Presidentes, ora 16:50 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Prishtinës organizon diskutim publik me qytetarë për Projekt Rregulloren për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e gastronomisë. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 17:30)

- Kryeministri Kurti pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikë së Italisë, Antonio Tajani dhe Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Italisë, Guido Crosetto. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:00 - Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit)
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)