Ngjarjet e datës 5 prill 2023
- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
- Njëra nag sindikatat e QKUK-së proteston në lidhje më pakënaqësitë për koeficientin dhe pagat tek stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shëndetësor. (Para hyrjes së Administratës qendrore të ShSKUK-së, ora 10:00)
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Verëra. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike diskuton dhe kordinon aktivitetet e komisionit të mbetura në proces. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)
- Policia e Kosovës mban konferencën e organizuar në të cilën do të marr pjesë Nënkolonel Jeton Rexhepi-Drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor ku do të prezantohet raporti dhe statistika analitike mbi gjendjen në trafikun rrugor. (Stacioni policor "Qendra" Prishtinë, ora 11:00)
- Organizatat për të drejtat e grave organizojnë aksion protestues para Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i cili vërtetoi se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ia kanë shkelë Sebahate Morinës të drejtën në jetë. (Para Këshillit Prokurorial të Kosovës, Newborn, ora 11:00)
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Rregullat e trafikut rrugor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)