- Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat fillore dhe te mesme të Komunës së Gjilanit i kushtohet historikut të Pavrësisë së Republikës së Kosovës. (Të gjitha shkollat e Gjilanit, ora 8:00)
- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës prezanton rezultatet e hulumtimit të traumës ndërbrezore nga nënat e ekspozuara ndaj dhunës gjatë luftës në Kosovë në vitet 1999-2000, si dhe fëmijët e tyre. (Hotel Sirius, ora 9:00)
- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftim ne Ballkanin Perëndimor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)
- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
- Deputeti i VV-së, Haki Abazi, mban konferencë për medie lidhur me “urdhrin e kryeministrit Kurti për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE - Kosovë”. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)
- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor si dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregëtisë së Lirë të Evropës Qendrore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
- OJQ Gruja Hyjnore dhe Qendra Pema bëjn pranimin e veshjeve kombëtare të punuara nga vajzat me nevoja të veçanta. (Muzeu Etnologjik i Gjilanit, ora 10:30)
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i Presidentes; ora 11:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të hapë konferencën "Ndalja e ciklit të dhunës - programet për kryerësit e dhunës në familje”, që organizohet nga Këshilli i Evropës. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)
- Departamenti i Historisë i Fakultetit Filozofik do të mbajë një ligjëratë me ish-Presidentin e Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu me tem[ "Kosova 15 vjet shtet-sfidat e shtetndërtimit". (Fakulteti Filozofik, salla 14, ora 11:00)
- Oda e Mjekëve të Kosovës organizon ceremoninë përkujtimore për nder të profesionistëve shëndetësorë. (Hyrja e QKUK-së, ora 12:00)
- Për nder të Pavrësisë së Kosovës, Komuna e Gjilanit organizon Panairin 'Fuqizo Shtetin'. (Sheshi Reshep Mala dhe Nuhi Berisha në Gjilan, ora 12:00)
- Komuna e Gjilanit organizon koncert për fëmijë nga Hello Academy of Education. (Teatri i Qytetit, ora 12:00)
- Me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, organizohet tryezë me temën “Pakicat në Kosovën e pavarur”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 13:00)
- Komuna e Gjilanit organizon ngjarjen 'Lexusit e Dalluar 2022'. (Bibloteka Fan S. Noli, ora 14:00)
- Për nder të Pavrësisë së Kosovës, Komuna e Istogut organizon aktivitetin sportiv Superkupa e Kosovës 'Pavrësia e 2023'. (Palestra e qyteti të Istogut, ora 15:30)
- Komuna e Vushtrrisë organizon shpalljen e “Sportistëve të Vitit 2022” . (Qendra rinore “Naxhije dhe Fahri Buçinca”, ora 18:00)
- Baleti Kombëtar i Kosovës organizon shfaqjen 'Exil'. (Teatri i qyteti të Gjilanit, ora 20:00)