04 Maj 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 maj 2023

- BIRN mban konferencën rajonale “Arkivat dhe Parandalimi i Konflikteve: Mësime nga e kaluara, Vizione për të Ardhmen”.  (Hotel “International”, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon panel diskutimi me të rijnë nga Gjakova me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”.(Pallati i Kulturës, Gjakovë, ora 10:00)  

- Ministria e Shëndetësisë organizon promovimin e Manualit të Parë të Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit “Performaca e sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit gjatë vitit 2022”. (Zyra e Lëvizjes FOL, rruga Andrea Gropa, ora 11:00)  

- Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon Panairin e shkathtësive. (Pallati i Kulturës, Gjakovë, ora 13:00)  

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, presin në takim Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power. Së bashku, shpallin ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 11 maj 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 7:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet mbasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport marrin pjesë në tryezën e organizuar nga AAPSK për të diskutuar mbi rëndësinë e bashkërendimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë mbi ekstradimin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane, Departamenti i Gjuhës Gjermane i Universitetit të Prizrenit i hap dyert për vizitorë. (Biblioteka Austriake në Universitetin e Prizrent, ora 10:00)  

- Në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, Zyra e Bashkimit Evropian organizon panel diskutimi me të rijnë nga Prizreni me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ora 10:00)  

- Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Programi për Popullsi dhe Zhvillim mbajnë diskutimin “Ulja e fertilitetit në Kosovë: Çka po ndodh dhe çka mundemi të bëjmë?. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

- Instituti Kombëtar Demokratik mban diskutimin “Siguria kibernetike: A është dezinformimi kërcënimi i radhës?”. (Hotel Swiss Diamond, 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Ligji për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)
 
- Me rastin e Javës Ndërkombëtare të Infermierisë, Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë organizon simpozium me moton: “Infermierët e bashkuar një forcë për ndryshim”. (Hotel Venus, ora 13:30)

- Zyra e Bashkimit Evropian organizon Panairin e shkathtësive. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve, Prizren, ora 13:00) 

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ=së, ora 13:45) 

Ngjarjet e datës 10 maj 2023

- ForumZFD dhe Oral History Kosova prezantojnë dhe kontekstualizojnë hulumtimin dhe ekspozitën e tyre mbi grevën e minatorëve të Stantërgut në vitin 1989. (Fakulteti Filologjik, Universiteti i Prishtinës. ora 9:00)

- Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)
    
- Komuna e Vushtrrisë organizon garën e diturisë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. (Gjimnazi “Eqrem Çabej”, Vushtrri, ora 9:00)  
    
- Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nënshkruan kontratat me OJQ-të përfituese të subvencioneve nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik. (Shtëpia e Bardhë, ora 9:00)
    
- Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon panel diskutimi me të rijnë nga Prishtina veriore me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon panel diskutimi me të rijnë nga Mitrovica veriore me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë veriore, ora 10:00)  
    
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin e Shpenzimeve të Radio Televizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2023; Raportin vjetor Financiar të Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2022, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)
    
- Mbahet ceremonia e hapjes së shkollës profesionale të TIK-ut “Beetroot Academy”. (Shtëpia e Rinisë, Gjilan, ora 11:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
    
- Universum International College organizon Panairin e Karrierës dhe të Studimeve Jashtë Vendit. (Kampusi i Universumit në Lipjan, ora 12:00)    

- Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon Panairin e shkathtësive. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 13:00)     

- Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon Panairin e shkathtësive. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë veriore, ora 13:00)  
    
- Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për herë të parë në Kosovë, gjatë muajit maj hapë ekspozitën për “Holokaustin sinti dhe romë”.  (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar, ora 16:00)

- Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane mbahet ligjëratë dhe diskutim me Dr. Alexandra Millner si pjesë e Festivalit të Letërsisë Zana.  (7 Arte, Festivali i Letërsisë Zana në Mitrovicë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 9 maj 2023

- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog së bashku me Ministren e Ekonomisë, Dr Artane Rizvanolli do të zbulojë Muralin e Energjisë së Mirë pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së në Kosovë në Prishtinë. (Përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, rruga Kosova 1, ora 11:30)

- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog do të marrë pjesë në Masterklasën “Aftësitë e artit në rrugë”. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë, ora 12:00)

- Me rastin e Ditës së Evropës do ta hapë ekspozitën “Vala tjetër”. (Shtëpia e Evropës, ora 18:00)

- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog do ta hapë Koncertin e Chopin Piano Fest të Ditës së Evropës. (Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Universitare në Prishtinë, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 8 maj 2023

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, merr pjesë në vënien e gurthemelit të shtëpisë për familjen e Senad Hotovicit në fshatin Dobrushë, komuna e Istogut. (Fshati Dobrushë në Istog, ora 9:00)

- Mbahet marshi tradicional “Shtigjeve të Lirisë-Mërgimi“, në shtegun ku kanë kaluar Logjistika e parë e organizuar e UÇK-së, e cila eshtë trasuar nga Heroi i Kosovës Gjeneral Ilir Konushevci. (Pikënisja e marshit do të jetë kulla  e Sylejman Berishës në Prifç, Viçidol, ora 10:00)

- Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në 23-vjetorin të vrasjes së Komandant Drinit - Ekrem Rexha - , bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00)

- Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj viziton memorialin e Komandant Drinit - Ekrem Rexha. (Para Shtëpisë së Bardhë në Prizren, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Pas takimit mbahet konferencë për medie. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:30)

- Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane hapet ekspozita e re udhëtuese e Institut Goethe „Universum.Mensch.Intelligenz“. (Departamenti i Fakultetit të Shkencave Natyrore, Universiteti i Prishtinës, ora 18:00)

- Mbahet festivalet më prestigjozë ReMusica Festival 2023. (Kisha katolike ‘Shën Ndou’, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 5 maj 2023

- Në 20-vjetorin e themelimit të Degës së Infermierisë, në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë mbahet konferenca ndërkombëtare e Infermierisë . (Fakulteti i Mjekësisë, ora 9:00)
    
- Komuna e Obiliqit organizon shënimin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit dhe zbulimin e shtatores së Heroit të Kombit, Fahri Fazliu, në sheshin që do mbajë emrin e tij. (Sheshi “Fahri Fazliu” në Obiliq, ora 12:00)
    
- Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës  Albina Shabani-Rama, organizojnë takimin me medie për të prezantuar Raportin tre mujor të punës së Gjykatës Themelore të Prishtinë. (Salla e Konferencave në objektin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, ora 13:00)
    
- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” mban ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa”, laureatit të çmimit Nobel, Dan Shechtman. (Salla e Senatit, Rektorati i UP-së, ora 13:30)
    
- Prokuroria Themelore në Pejë shpalos të gjetura e hetimit rreth vrasjes së trefishtë në Gllogjan, që kishte ndodhur në nëntor të vitit 2021. (Prokuroria Themelore në Pejë, ora 15:00)
    
- Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës organizon Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Fizioterapisë. (Hotel Emerald, ora 15:00)
    
- BIRN Kosova, së bashku me një grup të organizatave të shoqërisë civile, shqiptare dhe serbe, shënojnë themelimin e Koalicionit Kosovar kundër Dezinformimit. (Biblioteka Kombëtare, ora 17:00)

- Në kuadër të Ditëve te Gjuhës Gjermane behët prezantimi i librit „Peter Handkes Jugoslawienkomplex“ në të cilin behët fjalë për përshkrimet letrare të Handke-s për luftërat ish Jugosllavisë. (Biblioteka Kombëtare, ora 18:30)
    
- Galeria “Qahili” organizon hapjen e ekspozitës “Ma n’fund n’shpi t’veten” ku prezantohet koleksioni i koleksionistit Austin Clarke. (Veternik, ora 19:00)

- Në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!” mbahet mbremje poetike "Stolpersteine" me Djordje Simice dhe Mirjana Narndzhiq. (Kafe librari Dit' e Nat', ora 19:30)

Ngjarjet e datës 4 maj 2023

 - Komuna e Prishtinës fillon punimet për ndërtimin e shkollës nëntëvjeçare me modalitetin publiko-privat në Veternik. (Veternik, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës mban konferencën “Të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese në Kosovë”, ku do të prezantohet raporti me gjetjet dhe rekomandimet nga monitorimi i të drejtave të njeriut në institucionet korrektuese për vitin 2022. (Hotel “Emerald”, ora  10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban tryezën e diskutimit me temën “Një administratë publike e varur nga ushtruesit e detyrës: cilat janë pasojat dhe zgjidhjet për të zbutur rreziqet?”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET së bashku me banorët e rrugës “Gëzim Sahiti” mbajnë konferencë për media lidhur me nxjerrjen e vendime të lejeve ndërtimore në kundërshtim me Ligjin e Planfikimit Hapësinor. (Para objektit të Komunës së Ferizajt në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ora 11:00))

- Ambasada e Francës në Kosovë bën inugurimin e “Espace France” në qytetin e Prizrenit. (Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren, ora 11:30)

- Universiteti i Prishtinës organizon konferencën Ndërkombëtare për Arritjet e Reja në Shkencë, Teknologji dhe Arte. Merr pjesë dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, ora 13:30)

- Mbahet ceremonia e hapjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan!”. (Kino “ABC”, ora 18:00)

- Në kuadër të konferencës së Shoqatës së Gjermanistëve të Evropës Juglindore organozohet lexim dhe diskutim me shkrimtarin Tomer Gardi. (Fakulteti Filologjik, Universiteti i Prishtinës, ora 18:30)

- Kori i Shkollës së Mesme të Lartë të Muzikës “Prenk Jakova” Gjakovë mban koncert koral. (Holli i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 3 maj 2023

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin të Shpenzimeve të RadioTelevizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:30)

- Inspektorati Policor i Kosovës, në bashkëpunim me ICITAP-in, organizojnë konferencën rajonale me temën “Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit në policinë kufitare”. (Hotel “Premium Park”, Prizren, ora 9:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezën e diskutimit, ku do të prezantohet punimi “Ku janë inspektorët e ‘premtuar’ të punës” në shënim të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, merr pjesë në prezantimin e pakos ligjore “Sistemi i licencimit dhe avancimi në karrierë i mësimdhënësve”. (Fakulteti i Edukimit, ora 10:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit mban konferencë për medie me qëllim të ngritjes së shqetësimit për sigurinë dhe shkeljen e të drejtave të gazetarëve, si dhe nevojën për respektimin e medieve të lira, e pavarura. (Përballë Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 10:00)

- Departamenti i Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizon konferencën me temën “Liria e shprehjes në kohën e çrregullimit informativ”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. (Salla “Idriz Ajeti” në Fakultetin e Filologjisë, ora 10:00)

- Instituti i Medieve të Kosovës, Këshilli Koordinues i Rotarianve të Kosovës dhe Rotari Klub “Vitia”, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit mbajnë diskutimin “Liria e shprehjes si shtytës për të gjitha të drejtat e tjera të njeriut”. Merr pjesë ambasadori britanik Nicholas Abbott. (Restorant “Frank’s House” në Letnicë të Vitisë, ora 10:15)

- Mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:30)

- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, me rastin e fillimit të publikimit të raporteve të auditimit për sezonin auditues 2022/23 mban konferencë për medie. (Hotel “Opera”, ora 10:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit mban konferencë për medie ku do të diskutohet për sigurinë e gazetarëve gjatë raportimit, dhe pozitën e gazetarëve në dhomën e lajmeve ndër vite. (Kino “Armata”, ora 13:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajë konferencë për medie në lidhje me hapjen e konkursit të ri për specializime në lëmitë mjekësore. (Ministria e Shëndetësisë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 2 maj 2023

- Demokraci Plus mban konferencë për media ku do t'i shpalos rekomandimet e raportit të fundit për parandalimin e keqpërdorimit në prokurim publik. (Zyret e Demokraci Plus, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Fondacioni “Hasan Prishtina” dhe Shoqata Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi organizon një aksion në shenje reagimi ndaj idesë për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga Universiteti i Prishtinës. (Oborri i Rektoratit të UP-së, ora 11:00)
 
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “ Sistemi Informativ i Gjendjes civile në Agjencinë e Regjistrit Civil”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N302, ora 11:30)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane behët hapja e ekspozitës "Landscapes of Repair" e organizuar nga forumZFD Kosova rreth peisazheve post-traumatike në Kosovë. (Qendra për Praktikë Rrëfyese në Prishtinë, ora 18:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon 23-vjetorin e themelimit të saj. (Hotel “Emerald”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 1 maj 2023

- Iniciativa Kosovare për Stabilitet organizon mbledhen konstituive të formimitë të dy sindikatave, në sektorin e gastronomisë dhe hotelierisë. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Partia Socialdemokrate mban aksion simbolik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Federate Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës proteston, duke kërkuar rritjen e pagave. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 29 prill 2023

- Në kuadër të "Ditëve të Gjuhës Gjermane 2023" organizohet dita e dyerve të hapura në Gjimnazin Loyola që është shkollë partnere gjermane në Prizren me ç’rast prezanton aktivitete të ndryshme artistike, sportive dhe muzikore të përgatitura me dashuri nga nxënësit. (Shkolla e mesme Loyola në Prizren, ora 10:00)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës organizojnë tryezën "Zhvillimi i turizmit kulturor si formë e kontributit në rritjen lokale ekonomike të vendbanimeve". (Hotel “Dodona” në Bajgorë, Komuna e Mitrovicës, ora 11:00)

- Society for Education and Entrepreneurship Development publikon raporton “Eksplorimi i orarit të punës, pauzës, dhe të drejtës për pushime në sektorin e Outsorcing në Kosovë”. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 28 prill 2023

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Kryeshefi Ekzekutiv të NP “Termokos”, Fisnik Osmani, në një ceremoni rasi do t’përmbyllin sezonin më të gjatë ngrohës në historinë e ndërmarrjes. (Lokalet e NP “Termokos” në lagjen “Dardania”, ora 8.15)

- Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:30)

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale prezanton analizën “Procesi i buxhetimit në komuna -qytetarët afër apo larg”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2023”. (Kazerma “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 10:00)

- Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës organizon punimet e konferencës “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë”. (Ndërtesa e ASHAK, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Rockefeller Brothers Fund organizon tryezën e diskutimit: “Kuvendi i privilegjeve” ku edhe do të publikohet edhe raporti me titull: “Dobët: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”, si rezultat  i monitorimit sistematik që IKD i ka bërë punës së Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2022. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Iniciativa Kosovare për Stabilitet organizon ngjarjen 'Dinjitet në punësim, mbrojtje në punë’. (Tek Objekti i Fakultetit të Shkencave Matematiko - Natyrore, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të granteve me organizatat përfituese të raundit të parë për aplikime për Grante për Iniciativa Lokale, Grante për Media dhe Grante Kreative, në kuadër të projektit rajonal SMART Balkans. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Drejtori i Përgjithshëm Agron Llugaliu dhe Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave Kunio Mikuriya do te mbajnë një konference për shtyp. (Drejtoria e Doganës në Emshir, ora 10:30)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e MASHTI, ora 10:30)

-  Sindikata e KEK-ut proteston për ngritjen e pagave për të gjithë puntorët. (Para zyrave të KEK-ut në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal vazhdon mbledhjen. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Për të shënuar Ditën Nderkombërate të Vallëzimit Shkolla e Muzikes Prenk Jakova shfaq program të përgatitur nga nxënësat e drejtimit te baletit. (Salla e edukates fizike në shkollen e mesme te mjeksisë "Dr Ali Sokoli", ora 12:00)

- Ministria e Kulturës dhe Komuna e Ferizajt organizojn koncertin Grupit 403. (Teatri "Adriana", ora 20:00)

Ngjarjet e datës 27 prill 2023

 - Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për planifikimin e  vizitave në institucione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)
    
- Ministri i Financave, Hekuran Murati takohet me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivel master ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:30)
    
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. (Përmendorja përballë Kuvendit, ora 10:00)  
    
- Mbahet dita e dytë e edicionit të 15-të të Panairit Ndërkombëtar të Edukimit. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci merrë pjesë në lansimin e Sistemit Informativ të Kosovës për kërkime shkencore, platformë kjo për menaxhimin e informatave mbi kërkimet shkencore, e mbështetur nga HERAS Plus dhe ResearchCult. (Hotel Sirius, ora 10:15)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në përvjetorin e 24-të të masakrës së Mejës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Gjakovë, ora 11:00)

- Mbahet hapja solemne e edicionit të 19-të të Panairit të Turizmit dhe Sportit. (Salla “1 Tetori”, ora 11:00)
    
    Fillojnë punimet e rrugës “Jim Xhema” e njohur ndryshe si rruga A. Merr pjesë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama. (Rruga A, Prishtinë, ora 11:00)

- Organizata “EC Ma Ndryshe”, për nder të shënimit të Ditës së Tokës organizon disa aktivitete përgjatë rrugëve “Eqrem Çabej” dhe “Bingeni”. (Lagja “Ortakoll” në Prizren, ora 11:30)
    
- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) shënon Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:00)  
    
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë. (Mejë, komuna e Gjakovës, ora 12:00)

- Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës përuron romanin e Bardhyl Mahmutit "Eskadronët e Vdekjes.  (Lokalet e LSHK-së, Mahalla e Muhaxherëve, ora 12:00)
    
- Bëhet promovimi i librit “Kujtesa e Llaushës, histori, rrëfime e dëshmi 1981-1999”, të autorit të ndjerë, Demush Krasniqi. (Shtëpia e Kulturës, Malishevë, ora 15:00)
    
- Evolution Dance organizon një program kulturor me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 17:30) 

Ngjarjet e datës 26 prill 2023

- Mbahet konferenca e asistentëve profesionale e cila sjellë Smart Events International, ofrues i trajnimit me 5 yje në Evropë, SHBA dhe Kanada. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Në Klinikën e Urologjisë, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë në Kosovë, realizohet Nefrektomia radikale dhe Cista parapielike të veshkës. (Klinikën e Urologjisë, ora 9:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, do të mbajnë konferencë për media lidhur me masën për kursimin e energjisë elektrike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet konferenca “Vajzat në TIK 2023”, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, edicioni i 9-të me radhë, të cilin IPKO Foundation  e organizon në bashkëpunim me R.I.T Kosovo dhe Women in Tech Kosovo. (R.I.T Kosovo, Kampusi Gërmia, ora 9:30)
    
- Fondit Kosovar për Garanci Kreditore lanson dy skema të reja garantuese – dritareve të FKGK-së: “Gratë në biznes” dhe “Startup”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)
    
- Shoqata “Organika”, në 10-vjetorin e themelimit, organizon “Konferencën e  Ndërkombëtare për Bujqësinë Organike në Kosovë”. (Hotel Emerald, ora 9:30)
    
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton për Rishpalljen e Konkursit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
    
- KRU “Prishtina” nis shkyçjet nga shërbimet e ujësjellësit në të gjitha kategoritë e konsumatorëve për shkak të mospagesave. (Nisja bëhet nga KRU “Prishtina”, ora 10:30)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, mbajnë  tryezën “Projektligji për Shërbime Sociale dhe Familjare, domosdoshmëri për reformën”. Merr pjesë dhe ministrja Albulena Haxhiu. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Bëhet hapja solemne e panairit ekonomik në Kosovë “Prishtina 2023”. (Prishtina Mall, ora 11:00)
    
- Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për rastin e arrestimit të Nagip Krasniqit, drejtorit të KEK-ut. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane- PLE, Veton Berisha bashkë me  Zv.Kryesuesin e Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë z. Bashkim Krasniqi dhe Nënkryetarin për Komunitete në Fushë Kosovë Suhat Ademi mbajnë konferencë për medie. (Objekti i ri i komunës së Fushë Kosovës, , ora 11:00)
    
- Organizata Turistike e Ulqinit organizon konferencë në kuadër të Panairit të Turizmit. (Hotel Sirius, ora 11:00)
 
- YIHR KS mban aksion rrugor për nder të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur, me qëllim solidarizimin me familjet dhe kërkimin e përgjegjësisë për fatin zbardhjen e fatit të 1621 personave të pagjetur. (Sheshi “Ibrahim Rugova” para Memorialit të Personave të Zhdukur, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 25 prill 2023

- Zyra e Këshillit të Evropës mban tryezën e diskutimit për prezantimin e rekomandimeve nga projekti “Përmirësimi i trajtimit të personave të privuar nga liria”. (Hotel Emerald, ora 9:00)
    
- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)
    
- Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)
    
- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me rastin e ditëve të Inovacionit dhe Pronësisë Intelektuale, do të organizojë ceremoninë “Java e Pronësisë Industriale dhe Inovacionit”.  (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
    
- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N506, ora 11:00)

- Zyra e BE-së lanson fushatën “Made of Us EU-Western Balkans Road Trip”, e dizajnuar që të ndihmojë për ngritjen e vetëdijesimit për mundësitë e krijuara nga partneriteti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. (Shtëpia e Evropës, ora 12:00)
    
- Parku Shkencor dhe Inovativ i UBT-së e viziton Dr. Yehuda Hamovitz, ekspert dhe konsulenti i vlerësuar ndërkombëtarisht për menaxhimin ekzekutiv, hartimin e strategjisë dhe zgjidhjen e krizave. (UBT, Lipjan, ora 12:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton raportin për gjendjen e natyrës 2018-2021, si dhe kërkesat e qytetarëve me dy peticione rreth parkingjeve publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:15)
    
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)
    
- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon tryezë diskutimi për draftin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028 ku edhe do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja Arbërie Nagavci dhe kryetarja e Këshillit Kombëtar të Shkencës, Myzafere Limani. (Amfiteatri, ish-Rilindja, ora 14:00)
    
- Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë dhe Muzeu “Macedonian Struggle and Modern History of Macedonia” organizojnë hapjen e ekspozitës periodike të fotografive “Yiannis and Miltos Manakia. Njerëzit prapa objektivit”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 24 prill 2023

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon konferencën e parë STEMinists. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, ora 9:00)     

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)      

- Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, dhe Zeinah Salahi, drejtoreshë e Misionit të USAID-it, do të marrin pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të Partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë. Marrëveshjet do të nënshkruhen ndërmjet Universitetit të Iowas dhe Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, Shefja e Zyrës së UNICEF në Kosovë Nona Zicherman dhe Drejtoresha ekzekutive, Rrjeti CSR në Kosovë Zana Bajrami Rama do të marrin pjesë në ventin e sotëm me temën “Të rinjtë e komuniteteve tregojnë për impaktin e iniciativës KGenU”. (Hotel Sirius, ora 12:30)    

- Përurohet libri poetik “Akullorja në shi” te poetes dhe profesoreshës znj. Bedrie Bajokut. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 23 prill 2023

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban konferencën e parë në lidhje me hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok; si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave Zveçan dhe Leposaviq. (Ndërtesa e KQZ-së, rr. “Migjeni”, rruga Migjeni, nr. 21 në Prishtinë, ora 8:00)      

    Konferenca e dytë për medie e KQZ-së në lidhje me pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 11:30)  
    
-  Konferenca e tretë e KQZ-së lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)    

- Konferenca e katërt e KQZ-së lidhur me pjesëmarrja në votime deri në orën 19:00 dhe mbylljen e vendvotimeve. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 19:30)   

Ngjarjet e datës 20 prill 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të grupit avokues të prindërve me fëmijë me aftësi të kufizuara në Handikos. (Ndërtesa e Kuvendit salla N302, ora     9:00)    

 - Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 229-të . (Objekti i KPK-së, ora 9:00)
    
- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
    
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 10:00)
    
- Myftiu i Kosovës Naim Tërnava jep mesazhin me rastin e festës së Fitër Bajramit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)
    
- Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, në prag të festës së Fitër Bajramit do të bënë shpërndarjen e 50 pakove ushqimore dhe higjienike të dedikuara për pjesëtaret e komunitetit jo shumicë. (Ministria për Komunitete dhe Kthim, ora 12:00)
    
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billström. (Objekti i MPJD-së, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 19 prill 2023

- Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, N302, ora 10:00)
    
- Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare në të ciën do të votohet raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
    
- Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci merr pjesë në venien e gurëthemelit të çerdhes “Qarku 1” në Gjilan. (Rruga Qarkore, afër restorant “Astoria” në Gjilan, ora 10:00)    

- Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me KOMF, mban konferencën për prezantimin e Analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, me fokus sfidat në aspektin ligjor, institucional dhe funksional. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

- Me rastin e Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares, Presidentja Vjosa Osmani dhe Shoqata e ish Brigadës 138 Agim Ramadani organizojnë shqyrtimin shkencor "Faleminderit Luftëtarë" ku do të shpaloset një trajtim i të dhënave statistikore për invalidët e Betejës së Kosharës. (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)
    
- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Demokraci 2022.  (Mensa “Ramiz Sadiku”, ora 14:00)

- Diana Jup Kastrati bashkë me Fabio Rocchi-n, studiuesin e letërsisë italofone shqiptare, do të bisedojnë me shkrimtaren Ornela Vorpsin rreth letërsisë së saj, konstanteve artistike të narrativës së saj, të jetuarit mes shumë gjuhëve, transportimit tematik të një Shqipërie të së kaluarës kryesisht “al femminile” në Perëndim etj.  (Shtëpia e Europës, ora 18:00)

- Mbahet seanca e parë gjyqësore për lejet dhe lisencat e Kelkosit ku qytetaret e deçanit, Faton Selmanaj, Xhavit Kuçi, Muharrem Lulaj, OJQ Pishtarët dhe GLPS do te jenë në mbrojtje të mjedisit dhe interesit te popullit, ndërsa Ministria e Mjedisit, ZRREja dhe Kelkosi, në mbrojtje të lejeve dhe lisencave famkeqe, që u lëshuan në rrethana te ërreta, në Nëntor 2020. (Gjykata Themelore në Prishtinë)

Ngjarjet e datës 18 prill 2023

- Zyra e Prokurorisë Speciale vazhdon procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 9:00)  
    
- Instituti Riinvest mban diskutim rreth Draftprogramit kombëtar të shkencës 2023-2028. (Instituti “Riinvest”, ora 11:00)  

- Partia Socialdemokrate dorëzon padi ndaj Agjencionit për Informim dhe Privatësi. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 11:00)  
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit si dhe shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
    
- Mbahet forumi me temë “Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës – për dhe kundër” në të cilën merr pjesë Aleksander Jabllanoviq – kryetar i Partisë serbe të Kosovës dhe kandidat për kryetar të Komunës së Leposaviqit. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)
    
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “ Sistemi Informativ i Gjendjes civile në Agjencinë e Regjistrit Civil”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)
    
- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal voton raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 16 prill 2023

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në kompleksin memorial në Poklek e më pas, viziton edhe shtëpinë e familjes Muçolli, në Poklek. (Poklek, Drenas, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti bën homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër të komunës së Drenasit, me rastin e 24- vjetorit të masakrave. (Poklek, ora 11:15)  

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të bëj homazhe në kompleksin memorial në Çikatovë të Vjetër. (Çikatovë e Vjetër, Drenas, ora 12:00)

 

Ngjarjet e datës 15 prill 2023

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. (Kabineti i Presidentes, ora 9:40 - vetëm pamje)

 - Federata e Pingpongut të Kosovës organizon kampionatin individual të Kosovës për U9 dhe U13. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Gjilan, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Dështimi i drejtësisë në luftimin e korrupsionit” raport ky si rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Prokurorive dhe Gjykatave në trajtimin e korrupsionit gjatë vitit 2022. (Hotel Sirius, ora 12:15)

- Komuna e Lipjanit organizon akademi përkujtimore për shënimin e 24-vjetorit të rënies së martirëve të kësaj komune. (Salla e Kuvendit Komunal të Lipjanit, ora 15:00)  

- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, takohet me kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri. (Kabineti i kryetari, ora 15:40)
 

Ngjarjet e datës 14 prill 2023

 - Kryetari i Kryeqytetit Perparim Rama mirëpret në vizitë Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç bashkë me delegacionin e tij. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 8:15)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq me ç'rast do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Shërbime Ajrore ndërmjet dy vendeve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it dhe Bashkimin Evropian, organizon tryezë të rrumbullakët me temën “Nga politika në praktikë: Transformimi i Arsimit përmes Mësimit Digjital”. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare Bizneseve me rastin e vizitës së Kryeministrit të Qeverisë së Mali të Zi Dritan Abazoviq do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Qeverisë së Mali të Zi dhe AKB-së me qëllim të rritjes së mundësive për investimet potenciale për të dyja vendet. (Zyret e AKB-së., Lagja Tophane, ora 10:00)

- UNFPA prezanton raportin “Të drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues me fokus në Qasjen në informata dhe shërbime kontracepsioni, në abort dhe kujdes pas abortit, si dhe kujdesin për shëndetin e nënës”.  (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit lanson raportin përkitazi me “Të drejtat në shëndetin seksual dhe riprodhues. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

-  Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq viziton Kolegjin Universum ku edhe do të promovohet libri i tij më i ri dhe njëherit do të mbahet edhe një ceremoni ku kryeministri do të nderohet me çmimin " Doctor Honoris Causa". (Kolegji Universum, ora 12:00)

- Me rastin e zyrtarizmit të 14 Prillit - Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Zyra e Prsidencës organizojë një marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit takohet me delegacionin nga Mbretëria e Danimarkës i cili përbëhet nga Ministri i Drejtësisë dhe anëtarë të Komisionit për Legjislacion në Parlamentin e Danimarkës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 13:30)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, do të nënshkruajnë Programin e punës në zbatim të Marrëveshjes së bashkëpunimit shkencor mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.  (MASHTI, ora 13:30)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave në bashkëpunim me Universitetin “Johns Hopkins”, organizojnë tryezën në lidhje me Marrëveshjen Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e e BE-së dhe ShBA-së, dhe çfarë mund ta bëjë atë të funksionojë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 14:45)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pret sot në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 15:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

Ngjarjet e datës 13 prill 2023

 - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Drejtësisë të Danimarkës, Peter Hummelgaard dhe Komisionin për Legjislacion të Parlamentit të Danimarkës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Dhomat e Specializuara vazhdojn procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 9:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve në në konfernecën për media ku do të shpaloset vizita e kryeministrit të Malit të zi z. Dritan Abazoviq në Kosovë. (Zyrat e AKB-së, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohen raportet me tituj “Keqadministrimi i sistemit prokurorial” dhe “Sfidat në administrimin e gjyqësorit”, raporte këto që janë si rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në vitin 2022. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me organizatën VORAE dhe Projektin KOSINT, organizojnë takimin sektorial me ministritë e linjës dhe shoqërinë civile që punojnë dhe përkrahin komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

 - Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. (Selia Qendrore, ora 11:00)

- Komiteti Paralimpik i Kosovës promovon librin “Gjithëpërfshirja në Edukimin Fizik”, të autorit Ahmet Mahmutaj. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ora 11:30)  

- Me rastin e zyrtarizmit të 14 Prillit – Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, bashkë me Zyrën e Presidentes të Republikës së Kosovës organizojë një marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Nisja bëhet nga Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:00)

 

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e MASHTI, ora 13:00)

 

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, BE-ja në Kosovë dhe Ambasada Gjermane do të shfaqin sonte në “Kino Armata” në Prishtinë filmin “Pongo is Calling”. (Kino Armata, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 12 prill 2023

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban dÑ‘gjim publik legjislativ lidhur me Projektligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna nÑ‘ Baza Gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe dhe nderime për dëshmoren Aferdita Ukshini. (Varrezat e dëshmorëve në Rahovec, ora 10:00)

- Instituti EdGuard se bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, do të prezantojnë zyrtarisht fillimin e procesit te Rishikimit te Teksteve Shkollore. Merr pjesë ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë organizon një marsh simbolik në shenjë pakënaqësie dhe revolte ndaj menaxhmentit të UP-së, për mosndëshkimin e profesor Bekim Bejtës. (Nisja para Fakultetit të Filologjisë deri te Rektorati, ora 10:00)

- Kuvendi i Komunës së Istogut mban mbledhjen solemne për nderë të “Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Istogut.” (Salla e Kuvendit te Komunës së Istogut, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe dhe nderime në Potoqan të Ulët. (Varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në fshatin Potoqan, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate mban aksion simbolik. (Tek zyret e Agjencionit për Informim dhe Privatësi, ora 14:00)

- Kosova luan kundër Polonisë  në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023 në hendboll. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 20:15)
 

Ngjarjet e datës 9 prill 2023

- Drejtuesit e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve - Shkup dhe Fondacionit “Hasan Prishtina” - Prishtinë vendosin lule në Memorialin përkujtimor “Bllaca 99” me rastin e 24-vjetorit të eksodit të popullatës shqiptare. (Bllacë, kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut, ora 10:00)  

- Kisha Protestante 'Bashkësia Ungjillore e Mesisë' organzon sherbesën e festes së Pashkes nga Kisha Protestante. (Pranë Pishines së Germiss, ora 11:00)  

- Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare, me rastin e 24-vjetorit të Betejës së Koshares. (Koshare, ora 11:00)

 

Ngjarjet e datës 8 prill 2023

- Federata e Pingpongut të Kosovës do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për  U11 dhe U15. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)
    
- Opre Roma Kosova shënon Ditën Ndërkombëtarë të Romëve. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 7 prill 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës viziton Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK. (Klinika e Neurokirurgjisë në QKUK, ora 9:00)

- Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe komunave të Republikës së Kosovës, mbahet takimi i radhës i përbashkët me Kryeministrin Albin Kurti, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Zëvendësshefin e Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi dhe Drejtorin Menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Ahmet Ismaili. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Në shënim të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës Gjykata Kushtetuese do të organizojë aktivitetin e radhës “Dita e Gjykatës së Hapur”. (Gjykata Kushtetuese, ora 10:00)

- Ministrija e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla Schwarz raporton para Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me Planin e punës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Bëhen homazhe në nderim dhe përkujtim për të gjithë Deshmorëve dhe Martirëve të fshatit Polac të komunës të Skenderajit. (Kompleksi Memorial në qendër të fshatit Polac, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetësisë Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtimës organizon aktivitete që kanë për qëllim zhvillimin e shëndetësisë në Kryeqytet, si dhe promovimin e rëndësisë së shëndetit për qytetarët e Prishtinës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Mbahet panairi i dasmave dhe ngjarjeve në Kosovë. (Golden Imperial në Prishtinë, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Raportin vjetor të punës të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Korporata Energjetike e Kosovës dhe General Electric organizojnë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për Modernizimin e Turbinave me Avull të Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B në Obiliq, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Propozimet për Guvernator të Bankës Qendrore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 6 prill 2023

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë  lidhur me procesin e dialogut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme mbanë konferencën “Strategjia e e-Qeverisjes në funksion të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve publike”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me raport amandamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raporteve të Komisioneve kryesore për Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe shqyrton ndryshimin dhe plotesimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Instituti Riinvest në kuadër të  “Debate në Riinvest”  trajton dy dokumente lidhur me politikat industriale: Drafti i strategjisë për zhvillim industrial dhe mbështetje të biznesit 2030 dhe Towards Effective Industrial Policy in the Western Balkans, të publikuar nga Instituti i Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare. (Instituti Riinvest, ora 10:00)

- Zyra e UN Women në Kosovë prezanton hulumtimin “Siguria dhe Shëndeti në Punë: Një studim i rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës në Kosovë në sektorin publik dhe Privat. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Punëtorët e gazetës “Rilindja” protestojnë para ndërtesës së AKP-së për mos shpërndarjen e 20 për qindëshit. (Para objektit të AKP-së, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 14:00)

- Hapet ekspozita “ç’ nuk dija që e kisha ditë…” e artistes Lala Meredith Vula. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 18:00)

- Ambasada e Hungarisë në Prishtinë dhe Kino ARMATA fillojnë me partneritet për t'i sjellur audiencës në Prishtinë dhe Kosovë disa prej punëve më të rëdësishme dhe relevante të autorëve hungarez ku fillojnë me shfaqjen e filmit të vitit 2017 "Bet on Revenge". (Kino ARMATA, ora 19:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)