Ngjarjet e datës 26 korrik 2023
- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me shefin e BE-së, Tomas Szunyog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, zëvendësuesin e sekretatit të Ministrisë për Financa, Punë dhe Transfere dhe me OJQ-të e autorizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mbajë mbledhje, ku do të shqyrtohen disa projektligje dhe raporte vjetore financiare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
- Komuna e Vushtrrisë shënon 12-vjetorin e vrasjes së Enver Zymberin, pjesëtarit të Forcave Speciale të Policisë së Kosovës, i cili humbi jetën në krye të detyrës. (Fshati Duboc, Vushtrri, ora 13:00)
- Instituti GAP organizon tryezë diskutimi: “Përfitimet ekonomike nga investimet në efiçiencë të energjisë në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 14:00)
- Instituti Veror i Teach For Kosova në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës organizojnë diskutim me diasporën: Si mundet Diaspora të mbështesë zhvillimin e arsimit në Kosovë?. (R.I.T Kosova, AUK, ora 18:00)
- Komuna e Vushtrrisë, në kuadër të aktiviteteve për diasporën, organizon shfaqjen e një filmi dhe ekspozitë nga Burim Haliti. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri, ora 19:00)