30 Prill 2025

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Prill 2020

- “Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë atdheut gjatë COVID-19”, nisin 400 pako me produkte ushqimore dhe higjienike në Komunën e Kamenicës. (Nisja nga Veterniku në Prishtinë, ora 9:00 - arritja në Palestrën e Sportive në Kamenicë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë konfrencë për shtyp lidhur me zhvillimet e fundit rreth pandemisë COVID-19 në Prizren dhe aktivitetet e Komunës së Prizrenit në këtë drejtim. (Shtëpia e Bardhë në Prizren , ora 11:00)

 

Ngjarjet e datës 16 Prill 2020

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim një delegacion nga niveli qendror të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave. (Qendra e studentëve, tek kampusi i shkollave të mesme, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti bashkë me Ambasadorin e Republikës së Turqisë Z Cagri Sakar dhe përfaqësuesit e TIKA-s, do të shpërndajnë pako ushqimore për familjet në nevojë. (Ndërtesa e re e Komunës, ora 11:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit lidhur me Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.   Salla  C-301, ora 14:00 -  mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

Ngjarjet e datës 14 Prill 2020

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00 - prezenca mediave në seancë do të jetë e pamundur)

 

- Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi do të mbajnë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 11:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media.  (Selia qendrore e PDK-së, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 13 Prill 2020

- Studentët e Kolegjit AAB dhe të Universitetit të Tiranës do të mbajnë konferencën e parë online me temë “Komunikimi në kohën e pandemisë Covid-19”, ora 14:00

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së në Prishtinë, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 10 Prill 2020

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e Grupit Parlamentar të PDK-së për seancë të jashtëzakonshme lidhur me ndërmarrjen e veprimeve sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00 - nuk do të ketë prezencë të mediave shkaku i virusit Covid 19)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë të jashtëzakonshme për mediat. (Qendra Operative Emergjente, tek kampusi i shkollave të mesme, ora 11:15)

- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sa bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa dhe ministren e Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi viziton Komunën e Ferizajt, për t’u njohur me veprimet e ndërmarra si dhe nevojat e Komunës për menaxhimin e situatës me virusin COVID-19. (Ndërtesa e Re e Komunës se Ferizajt, ora  11:20)

- Mbahet takimi i Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës lidhur me nevojat e komunave në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Shtëpia e Kultures në Komunën e Drenasit, ora 13:00)



- Ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari do te mbaje konferencë për media. (Ndërtesa e MEPTINIS. ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 9 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë. (Google Meet, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës promovon tunelin dezinfektues, i vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 14:30)

- Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë. (Transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 8 Prill 2020

- Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj- Berisha dhe prof.Sali Ahmeti, do të  prononcohen për medie ku do të  jepen informatat e fundit lidhur me trajtimin e pacientëve me Covid-19. (Para Klinikës Infektive, ora 11:00)

- Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë Rene Escheman me pjesëmarrës ambasadorin gjerman në Kosovë Christian Held nënshkruajnë dy marrëveshje grant “Rritja e Kapitalit Garantues për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore” dhe “Fondi i Sfidave të Kosovës - Arsimi Profesional dhe Trajnimi”. (Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ora 11:45)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli viziton mulirin "NTP Vali" në Sllatinë të Fushë Kosovës, për t'u informuar për kapacitet prodhuese të miellit në kohë pandemie. (Sllatinë, ora 13:40)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mban takim me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës. (Ndërtesa e komunës, ora 14:00)

- ANP 'Adem Jashari' së bashku me Minsitrin e Shëndetësisë Arben Vitia, organizojnë konferencën për shtyp në lidhje me donacionin që do të dhurojë Aeroporti në luftimin e pandemisë!  (Ministria e Shëndetësisë,  ora 14:30)

- Mbërrin kontingjenti i parë i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19. (ANP “Adem Jashari”, ora 15:45)


Ngjarjet e datës 7 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)

 

- Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Ministren në detyrë të MEPTINIS, znj. Rozeta Hajdari, do të mbajnë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 17:00) 

Ngjarjet e datës 6 Prill 2020

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban seancën e dytë me radhë. (Zyrat e ZRrE-së, ora 10:00)

- Përfaqësues të AAK-së mbajnë konferencë për medie rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së Coronavirusit. (Selia e AAK-së, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 4 Prill 2020

- Me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri mbahet takimi i kryetarëve të komunave të Agjencionit për Zhvillim Rajonal - Lindje më qëllim ndarjen e përvojave me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19. (Qendra Operative Emergjente e cila ndodhet në qendrën e studentëve, përkatësisht te kampusi i shkollave të mesme, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 3 Prill 2020

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Kompanitë Rajonale e largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave mban konferencë për medie (Zyret e Kompanisë “Pastrimi", ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së në Prishtinë, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 2 Prill 2020

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë së re, ose shkuarjen në zgjedhje. (Zyra e Presidentit, ora 10:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. (Zyra e Presidentit, ora 10:30) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. (Zyra e Presidentit, ora 11:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus. (Zyra e Presidentit, ora 11:30)

Ngjarjet e datës 1 Prill 2020

 - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Zyra e Presidentit, Prishtinë, ora 10:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e LDK-së,  Isa Mustafa. (Zyra e Presidentit, ora 10:30)

- Instituti i Medies i Kosovës mban konferencë për medie në lidhje me masat e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur sektorin privat të bizneseve për masat diskriminuese të Qeverisë ndaj mediave private te Kosoves. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. (Zyra e Presidentit, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë për media me temë "AKB reagon pas vendimit për zëvendësimin e taksës me masa reciprociteti'. (Zyret e AKB-ës, ora 13:00)


Ngjarjet e datës 31 mars 2020

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës dhe masat e marra  nga Qeveria e Kosovës për këtë kategori të punëtorëve. (Objekti i ish Gërmisë tani ATK, nga ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media ku do të pronocohet Nënkryetarja së Kuvendit. znj Arbërie Nagavci. (Në hyrjen e Gjykatës Kushtetuese, ora 14:30) 

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 30 mars 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me propozimin për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovecit, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë "AKB reagon ndaj Propozimit të Pakos së Qeverisë për mbështetjen e bizneseve". (Zyret e AKB-ës, ora 12:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht koordinator i shtabit emergjent, Visar Shehu, dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari mbajn konferencë për media lidhur me masat e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit kundër pandemisë COVID-19. (Shtëpinë e Bardhë ora 14:00)

 

- Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë në prani të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia do të nënshkruajë sot një kontratë me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19. (Ceremonia e sotshme e nënshkrimit do të transmetohet drejtpërdrejt në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë @EuropeanUnionInKosovo, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 28 mars 2020

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Drejtorinë e Arsimit për ta parë procesin e mësimit online. (Dejtoria e Arsimit në Gjilan, ora 10:30)

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban takim me Komitetin për mbrojtje dhe shpëtim kundër Covid-19 dhe Qendrën Operative Emergjente (Kampsui i Shkollave të Mesme në Gjilan, ora 11:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së në Prishtinë, ora 16:30. 

Ngjarjet e datës 27 mars 2020

- Mbahet mbledhja urgjente e Kuvendit Komunal të Mitrovicës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë, ora 10:00)

- Bëhet pranim-dorëzimi i një donacioni nga MadeKos në pajisje e materiale mbrojtëse në luftën kundër pandemisë COVID-19. (Hapësirat e Emergjencën Primare, Ferizaj, ora 10:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së në Prishtinë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 25 mars 2020

- Kuvendi i Komunës së Drenasit mban mbledhje urgjente lidhur mepPropozim vendimin për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID-19. (Salla e Kulturës në Drenas, ora 10:00)

- Qytetarët protestojnë n’ballkon kundër mocionit për rrëzim të Qeverisë. (Prishtinë, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare, me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK-së, për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

 

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi , do të bëjë homazhe për ta nderuar figurën e të madhes Leze Qena, ku njëherësh do ta ngushëllojë edhe vajzën e të ndjerës. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 24 mars 2020

- Rrjeti i OJQ-ve Avonet do të ndanë mirënjohje KFOR-it AMERIKAN, në rastin e bombardimeve me 24 mars (Para objektit të komunës së Ferizajt, Ferizaj, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, me shefat e grupeve parlamentare. (Ndertesa e Kuvendit, Salla C303, ora 14:00)
 

- Mbahet konferenca e zakonshme pas mbledhjes të Kryesisë së Kuvendit, e kryeparlamentares Vjosa Osmani. (Oborri i Kuvendit nga hyrja e deputetëve - holli i Kuvendit, ora 16:00 -  nuk do të ketë pamje në fillim të mbledhjes)

 

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë të jashtëzakonshme për mediat, pas konfirmimit edhe të 11 rasteve të reja të prekura me COVID-19. (Qendra Operative Emergjente, te qendra e studentëve, në kampusin e shkollave të mesme, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 23 mars 2020

 
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa do të mbajë konferencë për media. (Para objektit të MBPZhR-së, Rr. "Ukshin Hoti" - Kompleksi "Ramiz Sadiku", Prishtinë, ora 11:00)

 

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami do të mbajë konferencë për media në të cilen do të jepen shpjegime të hollësishme për gjitha pyetjet e shtruara rreth aspektit përmbajtësor dhe teknik të programit të mësimit online për nxënësit e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e MAShTI, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 22 mars 2020

- Komiteti për mbrojtje dhe shpëtim për parandalimin e përhapjes së Covid-19, i themeluar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, mban konferencë për media. (Tek qendra e studentëve, kampusi i shkollave të mesme, ora 13:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban sot konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:30)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, do të mbajë konferencë për media lidhur me mësimin në distancë. (Ndërtesa e MAShTI, Këndi i Konferencave, ora 17:00)

 

- Qytetaret protestomë për 10 minuta për të kërkuar fokus nga skena politike vetëm në virusin COVID-19 deri në tejkalimin e situatës të shkaktuar nga pandemia dhe për të kërkuar plotësim të kërkesave tona të cilat janë të listuara më poshtë. (Ne Ballkone te shtepiave dhe banesave, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 21 mars 2020

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban takim me Komitetin komunal për mbrojtje nga Covid-19 dhe Qendrën Operative Emergjente. (Gjilan, ora 10:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari do të mbajë konferencë për media rreth shpjegimeve për urdhëresën e re për bizneset sa i përket trajtimit të situatës nga koronavirusi, si dhe për heqjen e tarifës për lëndën e parë nga BiH dhe Serbia.  (Ndërtesa e Ministrisë, ora 11:00 - shtyet, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë për media. (Qendra e Studentëve në kampusin e shkollave të mesme, ora 11:00)

 

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia mbajnë konferencë për media. (Oborri i Qeverisë, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 20 mars 2020

Anulohet - Drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Këshillit të Investitorëve Evropianë, dhe Klubit të Prodhuesve të Kosovës do të mbajnë një konferencë për shtyp, përmes së cilës do të prezantojnë propozimet për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë. (Ambient të hapur para selisë së Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)


- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 18:45)

Ngjarjet e datës 19 mars 2020

- Komuna e Prishtinës rifillon më shpërndarjen e shujtave të ngrohta për gjithë ata që kanë nevojë. (Tophane afër semaforëve, rruga për të tregu dhe Aktash afër fakulteti të Edukimit, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 18 mars 2020

- Ndërmarrja Publike Banesore në kuadër të fazës së marrjes së masave mbrojtëse për parandalimin e virusit COVID-19, vazhdon dezinfektimin e hyrjeve të banesave kolektive. (Lagja “Qendër”, përballë kafiterisë “Lulu’s Coffee and Wine”,  ora 8:00)

- Balkan Green Foundation, organizon platformën “Green Talk Kosova” e cila ofron mundësi për prezantimin e iniciativave dhe praktikave të gjelbra frymëzuese nga individët, bizneset dhe shoqëria civile, si dhe qasjen institucionale ndaj tranzicionit të energjisë dhe sfidave mjedisore. (Kino “Armata”, ora 10:30)

 - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mban  konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Stafi i The British School of Kosova fillon mësimin në distancë, si pasojë e pezullimit të mësimit nga MAShT, si masë parandaluse për përhapjen e virusit COVID-19. (Ambientet e shkollës, ora 13:00)

 

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban sot konferencë për media. (Selia Qendrore e NISMA, ora 13:30)

 

 - Kryeministri Albin Kurti mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 21:30)

Ngjarjet e datës 17 mars 2020

- Ministrija e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike të Republikës, Rozeta Hajdari do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 18:00)
 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me Këshillin e Sigurisë do të mbajë konferencë për media. ( Oborri i Presidencës, ora 21:00)

 

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 23:00)

Ngjarjet e datës 16 mars 2020

- Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, do të mbajë konferencë për media. (MEPTINIS, ish-MTI, ora 13:00) 

Ngjarjet e datës 15 mars 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, Oda e Afarizmit të Kosovës, Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës organizojnë një konferencë të përbashkët për shtyp në të cilën do të prezantojnë kërkesat e komunitetit të biznesit përkitazi me masat e ndërmarra karshi pandemisë globale COVID-19 dhe efekteve të këtyre masave mbi sektorin privat dhe ekonominë në pergjithësi.   (hapësirat e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ‪ora 14:00)

Ngjarjet e datës 14 mars 2020

- Kryetari i Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla, mban konferencë shtypi, në lidhje me gjendjen e krijuar pas konfirmimit te 2 rasteve me Covid-19.  (Para monumentit “Newborn”, ora 10:00) 

- anulohet - Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Shënjestrimet e dështuara”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media për shkak të situatës emergjente të krijuar në Kosovë. (Selia qendrore e PDK-së, ora 14:30)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit lidhur me shqyrtimin e parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Salla e Kuvendit, ora 15:00)


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)