27 Prill 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 korrik 2015

- Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Ardian Gashi do ta vizitojnë vendpunishten në lagjen “Kodra e Trimave”në kuadër të projektit për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të ndricimit publik. (Afër shkollës “ Zenel Hajdini”, ora 10:00)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic, me rastin e fillimit të korrjes, do të vizitoj fshatin Novake në komunën e Prizrenit. (Fshati Novake, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Bëhet dorëzim - pranimi i detyrës nga Avokati i deritashëm i Popullit, Sami Kurteshi, tek Avokati i ri i Popullit, Hilmi Jashari. (Zyra Qendrore e IAP-së, ora 11:00)

- Drejtori për Zhvillim Ekonomik i Komunës së Gjilanit, Ismail Januzi, mban konference për media. (Gjilan, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës dega Ferizaj mbanë konferencë për medie me temë "Vendimet skandaloze për prona, të kryetarit Sfarqa". (Zyret e PDK-së dega në Ferizaj, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar luftëtarëve të lirisë, të rënë në betejën e lavdishme të Loxhës. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 4 korrik 2015


- Mbahet mbledhja e Këshillit të Qendrës së Prishtinës të Lëvizjes Vetëvendosje! lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. (Shkolla fillore "Meto Bajraktari". ora 10:00)

- Për nder të 4 korrikut, dita e pavarësisë së SHBA-ve, Garda Ceremoniale e Forces se Sigurise së Kosovës do të bëjë ngritjen e flamurit amerikan në sheshin Bill Clinton në Prishtinë. (Sheshi Bill Clinton, ora 10:00)

- Universiteti i Biznesit dhe Tekonologjise organzion ceremoninë e diplomimit të studentëve. (Salla e Sporteve  “1 Tetori”, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të vazhdojë me dezinsektimin hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Lagjja “Bregu i Diellit”, “Lagjja e Spitalit” dhe “Kalabria”, ora 19:30)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës Haki Rugova. Shoqata "Miqtë e Amerikës" e organizon manifestimin për diten e pavarësisë së SHBA-ve në Komunën e Istogut. fillon nga ora 19:30 dhe mbahet në Restaurant "TROFTA",

- Venera Mustafa prezanton koleksionin e saj të shtatë dhe tetë, sonder - pranverë/verë 2016 + për vjeshtë dimër 2015. (Poligoni i gjuajtes Reload në rrugen Prishtinë - Shkup në Llapnasellë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 3 korrik 2015

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim kongresistin amerikan, Eliot Engel. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00 vetëm pamje)

- Projekt i përbashkët i BE-së dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim organizon një konferencë e hapjes për të diskutuar sfidat në sektorët e arsimit dhe punësimit dhe do të paraqesë një vlerësim të nevojave të tregut të punës dhe lidhjet e saj me zhvillimin e kurrikulit, metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të trajnimit. (Hotel Sirius, 9:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të pres në vizitë zyrtare ministrin e Financave të Republikës së Shqipërisë Shkëlqim Cani ku edhe do të mbajnë konferencë për media. ( Hotel Theranda në Prizren, ora 11:00 - Nisja e organizaur bëhet nga Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)  

- Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e madhe e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj do të mbajë tryezë me temë "Funksionimi i ndërmarrjeve publike në Ferizaj". (Restorant Orchide, ora 10:00)

- Ministri Kulturës, Kujtim Shala, pret Ekipin Olimpik të Kosovës që mori pjesë Lojërat Olimpike Evropiane në Baku të Azerbajxhanit më ç'rast Nora Gjakovës, fituese e medaljes së bronztë, do t’i jepet shpërblimi sipas Rregulloren për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që arrijnë rezultatet kulmore në Garat Ndërkombëtare. (Kabineti i ministrit , ora 10:00)

- Ministria e Shëndetësisë organizon takimin informues lidhur me Zhvillimet aktuale në Kujdesin Parësor Shëndetësor. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Armë, shqyrtimi i Projektligjitpër Letërnjoftim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, shfaqet dokumentari "Follow us". (Salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:30)

- Ceremonia e dhënies së Çmimit Doctor Honoris Causa, të Kolegjit AAB, për merita të veçanta në diplomacinë proaktive në Ballkan, Dekanit të Trupit Diplomatik në Kosovë, Ambasadorit të Holandës në Kosovë, Robert Bosch. (Objekti i Kolegji AAB , ora 14:00)

- Në kuadër të javës së Arkitetkurës mbahet "Shtepia e Hapur" ku prof.Ilir Gjinolli dhe Ardita Byci nga Urban Plus do mbajne turnene e objektit dhe do flasin rreth konceptit dhe realizimt te tij. (Shkolla Model, ora 14:00)

-  NISMA për Kosovën nesër do të mbaj bashkëbisedim me strukturat e NISMA-s në Malishevë. (Sheshi tek Qendra Zejtare në Malishevë, te ish-Tregu, ora 18:00)

- Në kuadër të javës së Arkitetkurës shfaqet filmi dokumentar nga Beka Production "24 heures sur place" fitues i shume shperblimeve. (Modelariumi i Fakultetit te Arkitektures, ora 18:30)

- Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të vazhdojë me dezinsektimin hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Lagjet “Tophane”, “Kodra e Trimave”, Vreshtat dhe Kolovicë dhe fshati Bërnicë, ora 19:30)

- Në kuadër të javës së Arkitetkurës mbahet ligjerata e arkitektit te mirenjohur Han Tumertekin. (Modelariumi i Fakultetit te Arkitektures, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 2 korrik 2015

- Me rastin e shënimit të 4 vjetorit të themelimit, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizon aktivitete promovuese. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 9:00)

- Mbahet Kuvendi VII Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. (ambientet e Holtelit “Emerald”, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Thomas Yazdgerdi, Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore, nga Departamenti amerikan i Shtetit. (Kuvendi i Kosovës, C-301, ora 10:15 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të shënohet 25-vjetori i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel mban takim me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:45 - vetëm pamje)

- Mbahet seancae rregullt plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës do të mbajë Akademi Solemne me rastin e 25-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990. (ASHAK, ora 12:00)

- Ambasadorja e SHBA-së, Tracey Jacobson do të jetë nikoqire e organizimit të përvjetshëm të ambasadës të kremtimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. (Rezidenca e ambasades në Prishtinë, ora 16:30)

- Kongresmeni Eliot Engel do ta vizitojë varrin e Ibrahim Rugovës. (Velani, ora 17:15)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Thomas Yazdgerdi, Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore, nga Departamenti amerikan i Shtetit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:30 - vetëm pamje)

- Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të fillojë me dezinsektimin hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Lagjet “Lakrishte”, “Dardani”, “Ulpianë”, “Veternik”, Zona Industriale  dhe kazerma “Adem  Jashari”, ora 19:30 deri në orën 24:00)
 

Ngjarjet e datës 1 korrik 2015

- Nën drejtimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, organizohet takimi i katërt i Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport mban diskutim rreth vizitës së Komisionit në Berlin, sqqyrtimi i Projktligjit pёr Provimin e Maturёs Shtetёrore dhe shqyrtimi i Projktligjit pёr Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Komisionin Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës do të organizoj një tryezë diskutimi për shqyrtimin e mundësive për financimin e transmetuesit publik në Kosovë. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Muhedin Nushi marrin pjesë në  ceremonin e fillimit të  sistemit të digjitalizuar të biletimit. (Stacioni i Autobusëve, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për agjencinë Kosovare për krahasim dhe verifikim të pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Shënohet Dita e Permbarimit Privat më ç'rast do të flasin Ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi, Zevendes-drejtori i Zyres se USAID per Qeverisje dhe Demokraci, Randall Olson, Tedi Malaveci-Kryetar i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësor Privat të Shqipërisë si dhe kryetarja e Odës së përmbaruesve privat të Kosovës, Emine Sherifi-Lubeniqi. (Hotel Sirius, ora 10:50)  

- Policia e Kosovës mban konferencë për media e cila ka të bëje me fillimin e implementimit të patrullimit të përbashkët të njësiteve policore të PK-se dhe të atyre të Shqipërisë. (Pika kufitare në Vërmicë, 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, mban mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. E ftuar do të jetë ministrja Edia Tahiri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel mban takim me Zëvendës-ministrin e Punëve të Jashtme Petrit Selimi. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P37, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Administrat Tatimore e Kosovës organizon takim për të diskutuar rreth reformave në ATK, si dhe të arriturat tjera gjatë periudhës Janar-Qershor 2015. (Zyrat qendrore te ATK-së, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit me amendamente të Grupit Punues për Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave;  për Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat Personale dhe për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.(Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në një ceremoni solemne do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimet tjera vjetore për muzikë. (Ndërtesa e ministrisë, ora 12:00)

- Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka, sekretar i Kuvendit, Ahmet Isufi dhe Besnik Tahiri, anëtar i Kryesisë, do ta mbajnë konferencën, në të cilën do të paraqesin detaje rreth organizimit të kuvendit.mbahet konferencë për media, me temë rreth përmbylljes së përgatitjeve të Kuvendit VII Zgjedhor të partisë, që mbahet më 2 korrik. (Selia e AAK-së, ora 12:00)

- Në kuadër të Javës së Arkitekturës në Prishtinë mbahet aktiviteti "Shtëpia e Hapur". (Hotel Graqanica, ora 13:00)

- Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel takohet me Zëvendës-kryeministrin Branimir Stojanovic. (Zyra e Zëvendës-kryeministrit Stojanovic, ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30 - vetëm pamje)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim xhudisten Nora Gjakova dhe trajnerin Driton Kuka. (Kabineti i Presidentes C-101, ora 14:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel takohet me Ministrin e Punëve të Brendshme Skender Hyseni. (Ministria e Punëve të Brendshme, ora 14:45 - vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së edicionit të XV-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës. (Qendra e Studentëve, ora 19:00)

- Kreatorja Krenare Rugova do të prezantoi koleksionin për Vjeshte / Dimër 2015/16. (Ateliea e Krenare Rugova, rr, Garibaldi 17, ora 19:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës vazhdon me organizimin e ligjëratave në kuadër të Programit Publik me artistin e njohur nga Shqipëria Edi Hila. (Objekti i Galerisë , ora 19:00)

- Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të fillojë me dezinsektimin hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Lagjja “Aktash”, “Lagjja e Muhaxherëve”, Parku i Qytetit, “Vellushë” (Blloqet), Qendra e Qytetit dhe “Qyteza Pejton”, ora ora 19:30 deri në orën 24:00)

- Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike organizon iftar me gazetarë të ekonomisë me qëllim të diskutimit lidhur me çështjet e ndryshme që ndërlidhen me energjetikë dhe me performancën e KEDS dhe KESCO.  (Restorantin Apollonia në  Lagjjen Pejton, ora 19:45)

Ngjarjet e datës 30 Qershor 2015

- Me rastin e shënimit të 4 vjetorit të themelimit, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizon aktivitete promovuese. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 9:00)

- Programi për Arsim Themelor i USAID-it do të organizojë një ngjarje mbi “Ndikimin e aktivitetit të Renovimit të Klasave” në shkolla dhe komunitete. (Hotel Sirius, ora 9:20)

- Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel do ta vizitojë Kosovën më ç'rast do të takohet Presidenten, Atifete Jahjaga. (Zyra e Presidentes, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Ministria e Shëndetësisë prezanton të dhënat e fundit të gjendjes perinatale për vitin 2014, mbështetur nga Projekti i përbashkët UNFPA-UNICEF-OBSH në partneritet me MSh-në dhe Qeverinë e  Luksemburgut. (Hotel Sirius, ora 10:00)      

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës feston 25 vjetorin e themelimit te saj. (Hotelin Grand, ora 10:00)

- Ministria për Forcën e  Sigurisë organizon konferencën me temë ʺPerspektivat e ndërtimit të integritetit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovësʺ. (Ndërtesa e Ministrisë,  ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj mban konferencë për media lidhur me mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal. (Zyrët e Vetëvendosjes!-s në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari  i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa do të mbajë një konferencë për media, me  temë:”Bizneset dhe adresimi i problemeve të tyre në gjykata”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S I, ora 10:30)

- Instituti për Politika Zhvillimore dhe Friedrich Ebert Stiftung organizon tryezën me titull “Pse migrojnë Kosovarët”. (Salla e konferencave “Orion” përballë Kino ABC, ora 11:00)

- Anëtarë të Komisionit Qendror Shetëror të Maturës do të mbajnë konferencë për media, ku do të publikojnë rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës 2015. (Ndërtesa e MAShT, ora 12:00)

- Shoqata e Prodhueseve të Qumështit se bashku me Shoqatën e Qumështoreve të Kosovës organizojnë protestën nën moton ''Mbrojme shëndetin dhe prodhimin Vendor". (Sheshi  Skënderbeu dhe Nënë Tereza, ora 12:00)

- Behët promovimi i librit me te ri publicistik te Gani Mehmetajt me titull "A di Zoti Shqip". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Pas mbledhjes se Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës mbahet konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale  do të lansojnë Programin e Subvencionimit të Pagave. (Hotel AFA, ora 13:00)

- Në kuadër të Javës së Arkitekturës në Prishtinë mbahet aktiviteti "Shtëpia e Hapur". (Tek studiot e reja te Klan Kosoves, ish fabrika e amortizatoreve, ora 13:00)

- Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa mban takim me gazetarë ku do të njoftoj me zhvillimet e fundit në PTK, për mbarëvajtjen e projektit 4G LTE, marrëveshjet e reja komerciale, brezin frekuencor, investimet, produktet e reja, etj. (Restorant Rings, sheshi Nëna Terezë, ora 14:00)

- Përvjetori i themelimit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Nën patronatin e Ministrit të Diasporës, Valon Murati mbahet ceremonia e nderimit të një nga personalitetet më të spikatura të komunitetit Shqiptaro-Amerikan, për kontributin 30 vjeçar në promovimin dhe afirmimin e çështjes së Kosovës, Pavarësisë së saj, si dhe një nga investitorët më të mëdhenj Shqiptaro-Amerikan, Harru Bajraktari. (Hotelin Swiss Diamond, ora 18:30)

 

Ngjarjet e datës 29 Qershor 2015

- Mbledhja e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit në të cilën do të bëhët hartimi i Projektligjit për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 9:00)  

- Anulohet - Zyra e Bankës Botërore në Kosovë do të organizojë një konferencë për gazetarë për të prezentuar numrin më të ri të Raportit të Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore. (Zyra e Bankës Botërore, rruga Prishtinë – Fushë Kosovë, ora 9:00 )

- Mbahet mbledhja e radhës e Senatit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina". (Ndërtesa e rektoratit, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj organizon aksion protestues. (Para ndërtesës së Komunës së Ferizajt, në ora 9:30)

- Me një ceremoni rasti ministri i Ministrisë së Punës, Arban Abrashi dhe kryetari i komunës së Podujevë, Agim Veliu, në "Lagjen e Kuvajtit" në Podujevë do të bëjnë dorëzimin e çelësave të shtëpive përfituesve që do të vendosen në këto shtëpi. (Lagja e Kuvajtit në Podujevë, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit vjetor i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe shqyrtimi i propozimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për emërimin e anëtarit në Komisionin për kërkesa pronësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

-  Ekspoforumi “Mënyrat e reja të financimit të projekteve strategjike Kosovë - Shqipëri” do të mbledhë në Prishtinë përfaqësues institucionalë të Kosovës dhe të Shqipërisë, kompani nga vendi e diaspora, si dhe donatorë, për t’i diskutuar objektivat strategjike të të dyja vendeve dhe mënyrat e financimit të projekteve të përbashkëta. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Mitrovice mban konferencë për media lidhur me marrëveshjen e bashkëpunimit opozitar në këtë Komunë. (Zyrët e Vetëvendosje!-s në Mitrovicë, te ish hoteli Adriatik, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia  e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma e FSK-së ʺSkenderbeuʺ  në Ferziaj, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i realizimit të planit të punës së komisionit, dhe formimi i grupeve punuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e 22-të e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Ndërtesa e Kuvendit të Mitrovicës, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Kujtim Shala takon drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe e ekipit përfaqësues të Kosovës në hendboll me ç’rast do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe FHK-së. (Kabineti i ministrit, ora 12:30)

- Mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët rishqyrtimi i Planit të Punës për gjashtëmujorin e parë, të vitit 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti, Arbërie Nagavci, drejtoreshë në drejtorinë e Arsimit, Ardian Gashi, drejtor në drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Arben Vitia, drejtor në drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mbajn diskutim publik me banorët e lagjes “Sofali” për problemet e lagjes. (Shkolla e Mesme  “Gjin Gazulli”, ora 18:00)

- Xhudistja Nora Gjakova, fituese e medaljes së bronztë në xhudo në Lojërat Olimpike Evropiane - Baku 2015, do të mbajë konferencën e parë për media, pas arritjes së këtij suksesi historik për sportin e Kosovës. (Objekti i Kolegjit AAB, ora 20:30)

- Fillon "Java e Arkitekturës në Prishtinë" e cila do jetë përplot aktivitete duke filluar nga ligjeratat, puntoritë, ekspozitat e shfaqjet e dokumentarëve. (Modelariumi i Fakultetit të Ndërtimtarisë e Arkitekturës, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 28 Qershor 2015

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryesuesi i Departamentit të AAK-së për Ekonomi dhe Financa, Haki Shatri mbajnë konferencë për media me temë nga fusha e ekonomisë. (Selia qendrore të AAK-së, ora 12:00) 

Ngjarjet e datës 27 Qershor 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 10:30)

- Mbahet miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara,  ku do të marrin pjesë më shumë se 400 të rinj. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 11:00)

- Mbahet Kuvendi VII Zgjedhor i Aleancës së të RInjve të Kosovës. (Ambientet e Hotelit Grand, ora 11:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon konferencë për media, ku do të flas Glauk Konjufca. (Salla e konferencave në zyrën e Lëvizjes te "Qafa", ora 14:00)

Ngjarjet e datës 26 Qershor 2015


- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon konferencën me temën “Qëndrueshmëria energjetike dhe zhvillimi ekonomik”. (Salla e Konferencave Orion përballë Kino ABC, ora 9:30)

- Mbahet konferenca e organizuar nga Policia e Kosovës dhe Misioni i OSBE-se në Kosovë, e cila ka të bëje me shënimin e ditës ndërkombëtare kundër abuzimit dhe trafikimit me droga. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Mbahet protesta e thirrur nga veteranët e UÇK-së e mbeshtetur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje  për të kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale. (Sheshin “Skënderbeu”, ora 9:30)

- Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 100 - të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i IV, ora 10:00)

- Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim organizon lansimin e projektit "Modeli 2050 i Energjisë ne Kosovë - Promovimi i Modelit 2050 te Energjisë së Evropës Juglindore, Kalkulatori 2050". (Hotel Sirius, ora 10:00)

-  Shoqata e Streetballit e Kosovës anëtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe FIBA 3x3 Basketball mban konferencë për media lidhur me detajet e kampionatit të sivjetmë i cili do të quhet Limak Streetball Kosova 2015. (Hotelin Swiss Diamond, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e certifikimit te kampit të robotikës- RobotiKS 2015 në Mitrovicë. (Objektet e Shkollës Fillore  “Eqrem Qabej”, ora 12:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në Kuvendin VII Zgjedhor të Degës së AAK-së në Junik. (Salla e Asmablesë Komunale të Junikut, ora 17:00)

- Ardian Gashi, drejtor në drejtorinë për Shërbime Publike dhe Xhelal Svecla, drejtor në drejtorinë e Inspekcionit mbajne diskutim publik me banorët e lagjes "Kalabria" për problemet e lagjes. (Shkolla fillore “7 Marsi”, ora 18:00)

- Mbahet pjesa e dytë e konferences se organizuar nga Policia e Kosovës dhe Misioni i OSBE-se në Kosovë, e cila ka të bëje me shënimin e ditës ndërkombëtare kundër abuzimit dhe trafikimit me droga. (Shkolla Amerikane, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2015

 

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic do të takohet me Kryetarin e Gjilanit Lutfi Hazirin dhe me përfaqësuesit e veteqeverisjes lokale të Gjilanit, dhe me këtë rast me ta do të bisedoj rreth kthimit të të zhvendosurve në qytetin e Gjilanit, projektit RRK 4 dhe pozitës së komuniteteve pakicë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet vazhdimi i Seancës plenare i Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim organizon tryezën e rrumbullakët me temën: “Prezantimi i rezultateve dhe të gjeturave përfundimtare nga projektet e monitorimit të gjykatave për çështjet e ambientit”. (Qendra e konferencave "Orion", përballë Kinemasë ABC, ora 10:30)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic dhe kryetarin i Gjilanit, Lutfi Hazirin japin deklaratë për media. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 10:45)

-  Agjencia kundër korrupsionit organizon ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. (Objekti e Agjencisë, ora 11:00)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic do të vizitoj Shillovën, dhe me këtë rast do vendos gurëthemelin për ndërtimin e shtëpisë për familjen treanëtarëshe të Radunka Antonijevic, e cila ka jetuar në qendrën kolektive të ish firmës ‘’Hladnjaca’’, dhe pas privatizimit të kësaj firme ka jetuar në vendbanim privat, ku qiraja mujore është mbuluar nga ana e MKK-së. (Shillovë, ora 11:15)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do t’i ndajë mirënjohje albanologut Dr. Papas Antonio Belushi, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në hulumtimin e thelluar të kulturës shqiptare në shtrirje gjithëkombëtare, si dhe për kontributin e tij  të veçantë me veprën “Arbërorët –arvanitë një popull i padukshëm”. (Kabineti i Ministrit, ora 12:00)

- Hapja e konferencës së tretë të ambasadorëve të Republikës së Kosovës, me temë qendrore “Pozita e Republikës së Kosovës në raport me sfidat rajonale dhe globale”. (Ndërtesën e Qeverisë, salla nr. P38, ora 12:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Ambasadës Britanike do të organizojë një tryezë për të diskutuar zbatimin e Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial për Luftimin e Korrupsionit. (Salla e Konferencave “Orion”, përballë kinemasë ABC, ora 12:00)

- Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci, do të vizitojë kampin e robotikës në shkollën “Model” që organizohet nga Programi për Arsim Themelor i USAID-it në partneritet me Fondacionin IPKO, dhe disa komuna, në mesin e të cilave është edhe Komuna e Prishtinës. (Shkolla “Model”, ora 12:00)

- Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të mbajnë konferencë me gazetarë, për ta njoftuar opinionin me mënyrën e kundërshtimit që do t'i bëhet Gjykates Speciale, e cila do të diskutohet të Premten në Kuvendin e Kosovës. (Selia e OVL UÇK-së,  ora 13:00)

- Mbahe ceremonia solemne e hapjes të spitalit me te ri ne Kosove  “Royal Medical” spitali ortopedik europian. (Spitali “Royal Medical”, kilometric i 5-se Prishtine-Ferizaj, ora 14:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci do të pres ne takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili shoqërohet nga drejtues të disa kompanive. (Salla e takimeve të MZHE-së, ora 14:00) 

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajdo të marrë pjesë në Kuvendin VII Zgjedhor të Degës së AAK-së në në Malishevë. (Malishevë, ora 16:30)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajdo të marrë pjesë në Kuvendin VII Zgjedhor të Degës së AAK-së në Prizren. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 17:30)

- Shfaqet premiera e shfaqjes “Lojë martese”, me tekst të Edëard Franklin Albee III dhe regji të Kaltërim Balajt. (Teatri i Qytetit të Prishtinës - “Dodona”, ora 19:30)

- Në kuadër të Ekspozitës Thirty One: Kontakt Art Collection, dy filma të shkurtë që janë pjesë e ekspozitës dhe gjithashtu koleksionit Kontakt, Kentaur nga Tamás St. Auby dhe Mondrian nga Walter Benjamin do të shfaqen në Galerinë Kombëtare të Kosovës. (Galeria Kombëtare e Kosovës, 21:00)

Ngjarjet e datës 24 Qershor 2015


- Me rastin e Dites Nacionale te komunitetit Egjiptian të Kosovës do të bëhet shpallja e simbolit Kombëtar të Komunitetit Egjiptian.(Hoteli Sirius, ora 8:20)

- Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell do të vizitojë Komunën e Skenderaj i shoqëruar nga përfaqësuesit e kompanisë “DarkStar” të cilët do të ndertojnë fabrikën për procesimin e panxhar sheqerit, ndertim i cili do te zgjas 8 muaj. (Komuna e Skenderaj, ora 9:00)

- Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Kosovës organizon punëtori lidhur me  bordet e agjencive të pavarura me temë “Kompetencat e Kuvendit dhe të Qeverisë në plotësimin e vendeve të lira në bordet e institucioneve dhe agjensioneve të pavarura“. (Hoteli “Sirius”, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në bashkëpunim me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, si dhe Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale organizojnë punëtorinë në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Punë të Brenshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- QPZH, FES dhe Kolegji Evropian “Juridica” organizojnë një panel diskutimi me temë “Demarkacioni Kosovë – Mali i Zi: Sfidat, komunikimi dhe transparenca”. (Objekti i Kolegjit Evropian “Juridica”, 11:00)

- Ekipi i OKB-së në Kosovë në bashkëpunimi me Ambasadën Finlandeze në komunat veriore mbajnë konferencë për shtyp. (Qendra informative kulturore e  BE-së, ora 11:00)

- Nën patronazhin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, organizohet Akademia për shënimin e 25-vjetorit të Aksionit për Pajtimin e Gjaqeve. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e sektorit privat te Kosovës mban konferencë  për shtyp me temë "Kompanitë të cilat nuk po i respektojnë ligjin e Punës, marrëveshjen kolektive si dhe Ligjet tjera që kanë të bëjnë me raportin punëdhënës, punëmarrës, si dhe raportet e sindikatës me inspektoratin  e punës dhe ministrive përkatës. (Zyret e BSPK-së, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Hysen Durmishi do të vizitojnë fillimin e punimeve në platonë tek “Kurrizi”. (Lagja “Dardania”, ora 11:15)

- Dogana e Kosovës lanson projektin e ri që do të shërbej në krijimin e lehtësirave në të bërit biznes ku me këtë rast, Drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna së bashku me Kryetarin e Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, do të mbajnë konferencë për media. (Terminali Doganor në Prizren, ora 11:50)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të takohet me shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në selinë e tyre në Prishtinë. (Selia qendrore e shoqatave të dala nga lufta, Prishtinë, Rruga e UÇK-së, ora 12:00)

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon konferencë për gazetarë për të prezentuar dy raporte të reja ekonomike për Kosovën: Rishikimi i financave publike të Kosovës: Politikat fiskale për një shtet të ri dhe Politikat tatimore, shmangja nga tatimi dhe zbrazëtirat tatimore në Kosovë. (Zyret e Bankës Botërore, rruga Prishtinë - Fushë Kosovë, ora 13:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës “Dodona mban konferencën për shtyp që ka të bëjë me premierën e re, "Lojë martese". (Teatri "Dodona", ora 13:00)

- Mbledhja e komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, organizon konferencën ceremoniale për kremtimin e ditës së komunitetit egjiptian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 13:30)
 
- Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani pret Ministrin e Shëndetësisë të Letonisë, Dr. Guntis Belēvičs. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 13:45)

- Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe Ministri iShëndetësisë së Letonisë, Dr. Guntis Belēvičs do të japin një konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 14:20)

- Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit organizon punëtori për identifikimin e problemeve kryesore në Planin Rregullues Urban – lagjia “Tophane”. (Shkolla fillore “Meto Bajraktari”, ora 16:00)

- Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, sot mban Kuvendin VII Zgjedhor. (Hotel Sirius, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 23 Qershor 2015

- Mbahet ceremonia e lansimit të Sistemit të Integruar të Informimit Shëndetësor. (Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës, ora 10:00)

- Policia e Kosovës dhe Misioni i OSBE-se organizojnë konferencën rajonale dy ditore e cila ka të bëje me policimin në bashkësi përmes krijimit dhe përdorimit efikas të  Forumeve për Siguri në Bashkësi. (Hotel Emerald, 10:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur - KFOS organizon tryezë me temë "Trajtoje me Kujdes! Është pronë e qytetarëve - Transparenca dhe Investimet Kapitale në Kosovë". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Programi për Arsim Themelor i USAID-it në partneritet me Fondacioni IPKO, dhe komunën e Prishtinës, Mitrovicës, Obiliqit dhe Gjakovës kanë organizuar Kampin Veror të Robotikës. (Shkolla Model, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore dhe NGO Lens me përkrahje të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Ambasadës Holandeze, organizon Panairin e OJQ-ve. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Anëtarët e komisionit për Integrime Evropiane takohen takohen me Primož Vehar, ekspert nga Sllovenia. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit të punës së Bankës Qendrore për vitin 2014 dhe  shqyrtimi në parim i Projektligjit për Faljen e Borxheve Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)  

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industr në të cilën do të bëhët themelimi i Grupit te punës për mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për standardizim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S- I, ora 11:00)  

-  Komuna e Prishtinës organizon punëtori për identifikimin e problemeve kryesore në Planin Rregullues Urban – lagjia “Qendra 1 dhe 2”. (Salla e konferencave “Orion”, përball Kinema ABC, ora 12:00)

- Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Zyra e Komunitetit të Biznesit në kuadër të Kuvendit të Republikës së Kosovës organizon tryezën e rrumbullakët si për “Rekomandimet e Komunitetit të Biznesit për politikat fiskale”  për të diskutuar  kornizën e re ligjore. (Hotel Swiss Diamond, ora 13:00)

- Sekretari amerikan i forcave detare, Ray Mabus i cili po viziton Kosovën do jap deklaratë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 32, ora 13:10)

- Mbahet edicioni i 16 i Akull Streetball Cup 201 me gara në të gjitha disciplinat: Femrat ,Meshkujt, Junior, pastaj ngulitje e gjuajtaje për 3 pikë. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 18:00)



Ngjarjet e datës 22 Qershor 2015



- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Jan-Peter Olters, do të lansojë nisjen e projektit për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme. (Fakulteti Teknik i Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Mbahet protest për të 4-tën ditë radhazi, për të kundërshtuar kërkesën e Ipeshkvisë së Kosovës dhe Vendimin e Komunës e Drenasit, për mënyren e ndarjes së paceles kundërligjore, për besimtarët katolik të fshatit LLapushnik. (Fshati Llapushnik në Drenas, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Amerikane lanson një seri të re të diskutimeve me tryezën e parë, "Interneti i Gjërave". (Hotel Sirus, ora 13:30)

- Drejtori i USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, do të flasë në puntorinë e organizuar në temën Strategjia Kombëtare e të Drejtave Pronësore. (Hoteli Emerald, ora 15:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në Kuvendin VII Zgjedhor të Degës së AAK-së, në Shtime. (Zyrat e Degës së AAK-së, në afërsi me lokalin “Eli Ab”, ora 17:00)

- Organizata joqeveritare ETEA do të mbajë Ceremoni Solemne për Të Drejtat e Fëmijëve, me qëllim të shpërblimit për kontributdhënie në fushën e të drejtave të fëmijëve, nxënësit – përfaqësues të shkollave fillore të Prishtinës. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Rruga “UÇK”, ora 17:00)

- Mbahet diskutim publik me banorët e lagjes “Kolovica e Re” për problemet e lagjes. (Shkolla fillore  “Xhavit Ahmeti”, ora 18:00)


 

Ngjarjet e datës 21 Qershor 2015

- Ministria e Diasporës do të fillojë me fushatën për promovimin e regjistrit të Diasporës, më ç'rast përfaqësuesit e lartë të qeverisë, të donatorëve, dhe Ministrisë së Diasporës do të prezantojnë aktivitetet e kësaj fushate për dy muajt e ardhshëm. (Hapësira para Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, ora 12:00)  

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në Kuvendin VII Zgjedhor të AAK-së në Mitrovicën e Jugut. (Në fshatin Suhodoll, ora 14:00)


- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në Kuvendin VII Zgjedhor të AAK-së në Obiliq. (Restaurant “Katana”, ora 16:00)

-Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe Aleancën Franceze të Prishtinës, organizon në një mbrëmje koncertesh, sot (e diele 21 qershor) nga ora 20:00 deri në orën 23:30 për të festuar Festën e Muzikës. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 20:00)

Ngjarjet e datës 20 Qershor 2015

- Mbahet një protest, për të kundershtuar Komunen e Drenasit, për mënyren e ndarjes se pacelave kundërligjore për bersimtaret katolik të fshatit tonë. (Fshati Llapushnik, ora 10:00)

 - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Arsim Bajrami, do të vizitojë  shkollën profesionale “28 Nëntori” në Prishtinë. (Objekti i shkollës “28 Nëntori” , ora 10:15)
 
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Arsim Bajrami, do të vizitojë gjimnazin “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë. (Objekti i shkollës "Hivzi Sylejmani", ora 10:40) 

- Zhvillohet kuvendi zgjedhor i Aleancës së Gruas së Kosovës në të cilin do të jetë prezent dhe do t'iu adresohet strukturave të partisë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Ambientet e Hotelit "Sirius", ora 12:00)

 - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Arsim Bajrami, do të vizitojë gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë. (Objekti i shkollës “Bedri Pejani” , ora 12:00)

- Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës do të mbajë konferencë për media, ku do të njoftojë për ecurinë e Provimit. (MASHT, ora 15:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, do të marrin pjesë në hapjen e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare nr 11, në “lagjen e Muhaxherëve”. (Lagja e Muhaxherëve, ora 13:00)


- Hapja e Kampionatit Botëror në Hendboll për Shtetet në Zhvillim.(Pallati i Riniswdhe Sporteve në Prishtinë, ora 17:15) 

- Mbahet kuvendi zgjedhor i degës së AAK-së në Gjakovë në të cilin do të jetë prezent kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi", ora 19:00) 
 
 

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2015


- Hapja e Kongresit të 3-të  të Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës me pjesëmarrës eminent nga vendet të ndryshme botërore. (Hotel Emerald, ora 9:00)  

- Mbledhja e komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione në të cilin do të bëj shqyrtimin e Peticioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:00)

- UBT organizon konferencën ndërkombëtare  “Dita Financiare Austriake - Kosovare për Hipotekat 2015" me temë “Ta bëjmë tregun e hipotekave dhe të pronave të funksionojë”. (Objekti i UBT-së, ora 9:00)

- Drejtori i USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministri i Mjedisit, Ferid Agani, do tu drejtohet të pranishmëve në ngjarjen Njohja e Pikëarritjes, e cila shënon përfundimin e suksesshëm të fazës së parë të legalizimit të ndërtimeve pa leje anembanë Kosovës. (Muzeu Etnologjik, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e radhës në Forumin FOL Hapur, ku i ftuar kësaj radhe do të jetë Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 10:00) 

- Komuna e Gjakovës, gjegjësisht Drejtoria për Punë Inspektuese, organizon debat publik me qytetarë, lidhur me draftrregulloren komunale për çertifikimin epunës me pije alkoholike. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00) 
 
- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në mes përfaqësuesve të DKA-ve dhe Projektit “Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit dhe Mësimi Elektronik në Arsim-faza II”. (Ambientet e MAShT, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër, Akademik Isa Mustafa do të bëjë homazhe dhe do të vendos kurora lulesh pranë varrit të anëtarës së LDK-së, Nekibe Kelmendi. (Varrezat e qytetit të Prishtinës, ora 11:00)

- FIQ do të mbjell drunjë dhe lule, për të promovuar rëndesinë e ambientit dhe për të ngritë vetëdijën mbi gjendjen e rëndë të ajrit dhe mjedisit në përgjithesi në Obiliq.  (Obiliq, ora 12:00)

- Këshilli organizativ i protestës të veteranëve të UÇK-së e cila do të mbahet ditën e shtunë në Kaqanik do të mbajë një konferencë pwr media, ora 12:00

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora  13:00)

- FIQ do të mbjell drunjë dhe lule, për të promovuar rëndesinë e ambientit dhe për të ngritë vetëdijën mbi gjendjen e rëndë të ajrit dhe mjedisit në përgjithesi në Obiliq.  (Fshati Orlloviq, ora 13:30)

- Agjencioni i Modës “Vija Models” mban sfilatën e dytë për fëmijë “Prishtina Fashion Week Kids 2015”. (Swiss Diamond Hotel - Prishtina, ora 17:30)

- Nis edicionin e 16 i Akull Streetball Cup 2015. (Tereni  në rrugën "Hakif Zejnullahu" në Ulpianë,  ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2015

- Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci do të vizitojë institucionin parashkollor “Buzëqeshja” me ç'rast do të shpjegojë kriteret e regjistrimit të fëmijëve në institucionet parashkollore. (Institucioni parashkollor “Buzëqeshja”, ora 9:00)

- Mbahet Seanca Plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Mbahet Interpelanca e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, dhe Kryetari i Komunën së Graqanicës, Valdeta Kostic, do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit që definon ndarjen e banesave në teritorin e Komunës së Graqanicës. (Ndërtesa e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e madhe e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, rr.“UÇK”, ora 10:00)

- Mblidhet në takim të jashtëzakonshëm Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. (Selia e AAK-së, ora 11:00 - konferencë për media, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe  dhe Shqipe Breznica, Koordinatore e Programit, pranë organizatës “Help-Hilfe zur Selbsthilfe e.V”  do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit për zbatimin e projektit “Përkrahje për stabilitetin socio-ekonomik nëpërmjet fuqizimit të sektorit të mikro-biznesit në Kosovë”. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

- Eksperti ndërkombëtar në fushën e teknologjisë së metaleve, Florian Kongoli mban ligjerat me temë "Qasjet e reja teknologjike dhe biznesore ne eksploatimin dhe procesimin e metaleve me ngjyre- mesimet per Trepçen". (Biblioteka e Kolegjit Riinvest, ora 13:30)

- Kinema ABC shfaq filmin “Inside Out” në 3D, një film ky i animuar për femijë dhe familje. (Kinema ABC, ora 17:00)

- Nis edicionin e 16 i Akull Streetball Cup 2015. (Lagja Bregu i Diellit rruga 2, terreni tek rrethrrotullimi ne rrugen B,  ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 17 Qershor 2015



- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik të Kosovës për vitin 2014, i ftuar Ministri i Ministrisë së Financave, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Vënia e gurthemelit për ndërtimin e Kopshtit të ri të Fëmijëve në Ferizaj i cili ka për qëllim sigurimin e qasjes në arsim për fëmijët parashollorë të Ferizajt. (Kopshti ekzistues i fëmijëve në Ferizaj, ora 10:00)

- Prishtina-REA organizon konferencën me temë ”Prishtina-shansi qė nuk po shfrytėzohet” në të cilën do të trajtohet gjendja aktuale socio - ekonomike si edhe pasojat dhe do të prezantohet Platforma për Zhvillim Ekonomik të Prishtinës. (Salla e ICK-së përballë Qendrës së Studentëve, ora 10:00)

- Posta e Kosovës do të promovoj dhe do të lëshojë në qarkullim pullën postare që i kushtohet  veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Ukshin  Hoti. (Ndërtesa kryesore e Postës së Kosovës dhe PTK-së në Dardani, ora 10:30)

- Qendra Mediale në Çagllavicë në mbështetje nga Ambasada e SHBA-së organizon debatin publik me temën “Qasja eQeverisë së Kosovës ndaj veriut të Kosovës”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Në Ditën e Diplomacisë për Klimën, klubet e gjelbra të disa shkollave fillore të rajonit të Prishtinës do të prezantojnë punën e tyre në fushën e mjedisit përmes një videoje të shkurtër, fotografive ose prezantimeve në power point. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit të Qeverisë së Kosovës për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, për vitin 2014. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Federatës Sindikale e Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës me  Ministrin për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Arban Abrashi. (Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, ora 11:00)

- Drejtori i USAID-it,  James Hope, i shoqëruar nga Rektori i Universitetit të Prishtinës Ramadan Zejnullahu dhe Ministri i Arsimit Arsim Bajrami, do të flasë para studentëve të interesuar për vijimin e studimeve të nivelit master në Sh.B.A. përmes Programit të Lidershipit Transformues të USAID-it. (Salla e Kuqe, Fakulteti Filologjik, Universiteti i Prishtinës,  ora 11:30)

- Organizatat e të dala nga lufta e UÇK-së do të organizojn protestë kundër padrejtësive të luftës së drejt të UÇK-së dhe kundër krijimit te Gjykatës Speciale. (Sheshi ‘Skënderbeu’, ora 12:00)

- Nënshkruhet Marrëveshje  e Mirëkuptimit për Implementim e Programit për Subvencionimin e Pagave me fonde të përbashkëta mes MPMS/UNDP. (Ndërtesa  e MPMS-së, ora 13:30)

- Vënia e gurthemelit për ndërtimin e shkollës së re në fshatin Shurdhan i cili ka për qëllim sigurimin e objekteve më të mira arsimore, përfshirë bibliotekën, laboratorin shumëqëllimor dhe shërbimet e përgjithshme për nxënësi dhe mësimdhënësit. (Fshati Shurdhan në komunën e Gjilanit, ora 14:30)

- Me rasin e shënimit të Ditës së Diplomacisë për Klimën bëhët prezantimi dhe paraqitja e dokumentarit francez ''Think global, act local'' nga Coline Serreau, i cili shqyrton problemet globale të mjedisit dhe të prodhimit të ushqimit dhe i cili ofron zgjidhje reale për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të ardhmes së planetit. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 18:00)

- Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës i Universitetit te Prishtinës oranizon hapjen e Bibliotekës së Departamentit të Arkitekturës dhe ekspozitës “Bashkim Fehmiu". (Departamenti i Arkitekturës, rr. “Arkitekt Karl Gega", ora 18:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Kontakt Art Collection të Erste Group dhe ERSTE Foundation organizojnë hapjen e ekspozitës “Thirty One” të Kontakt Art Collection. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 16 Qershor 2015

 - Kadetët e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës realizojnë nja aktivitet të përbashkët në Ferizaj. (Ambientet para ndërtesës së Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 9:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës, me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim, do të organizojë Konferencën Gjithëpërfshirëse “Roli i Kuvendit në Procesin e Integrimit Evropian”. (Hotel Prishtina, ora 9:00)

- Gjykata Supreme e Kosovës dhe Instituti për Diplomaci Kulturore, të mbështetur nga UNDP, do të organizojnë diten e dytë të "Samitit te Kosovës mbi të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut 2015". (Ndërtesa e re e Qeverisë, ora 9:45)

- Instituti GAP organizon panel diskutimi me temë “Menaxhimi i Ndërmarrjeve Lokale dhe Rajonale - Konflikt politik apo konflikt kompetencash në mes nivelit qendror dhe lokal?”. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 10:00)

- Në fshatin Gadime mbahet manifestimi për 70 vjetorin e betejes së Gadimes më ç'rast do të bëhet përurimi i përmendorës së dëshmorëve të rënë në betejë. (Shkolla Fillore "Zenel Hajdini" në Gadime, ora 10:00)

- Drejtori i USAID-it, James Hope, i shoqëruar nga Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiq, do të flasë me rastin e hapjes së Konferencës mbi Përfaqësimin Efektiv të Interesave të Komuniteteve. (Hoteli Garden, ora 10:00)

- Mbahet Konferenca e 8 Regjionale për Kadastrës dhe Infrastrukturë të të Dhënave Hapësinore, me titull pune “Kadastra shumë qëllimore në procedurat e administrimit të tokës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë dëgjimore ku do të shqyrtohet padia lidhur me rastin e sjellë nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese kundër Këshilit Prokurorial të Kosovës. (Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

- Instituti Demokratik të Kosovës së bashku me Komisionin parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale do të organizojë një diskutim publik për  Projektligjin për Shërbimin Emergjent Mjekësorë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së do të mbajnë konferencë me gazetarë, ku do të njoftohet opinioni i gjerë për detajet e protestës, e cila mbahet në Prishtinë, të mërkurën. (Zyrët e organizatave, ora 11:00)

- SPARK në bashkëpunim me Asociacionin e Turizmit të Kosovës dhe Shoqatën e Turizmit të Veriut të Kosovës organizon tryezën e dytë të rrumbullakët me temën “Oferta e Integruar Turistike e Kosovës”. (Hotel Afa, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes soleme te fabrikes se tekstilit S/Sprint e cila prodhon veshje sportive për te rritur. (Takimi në Fshatin Letanc i komunë së Podujevës, ora 11:30)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton fabrikën S Sprint në fshatin Letancë të Komunës së Podujevës. (Letancë, Podujevë, ora 12:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të bëhët shqyrtimi në parim i projektligjit për shërbimet e ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në debatin për Ligjin për Arsimin e Lartë dhe atë për Profesionet e Rregulluara, i cili do të mbahet në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. (Ambientet e Universitetit të Gjakovës, ora 14:00)

- Me rastin e përfundimit të mandatit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasanit, do të mbahet ceremonia lamtumirëse e organizuar nën përkujdesjen e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 18:00)

 

- NISMA për Kosovën, dega në Prizren, organizon debat publik, ku do të debatohet për fushat e ndryshme dhe në interes për shoqërinë tonë. (Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Prizren, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 15 Qershor 2015

- Mbahet mbledhja e komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të bëhët diskutimi i neneve nga 13 deri 17 të nismës legjislative për projektligjin për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Gjykata Supreme e Kosovës dhe Instituti për Diplomaci Kulturore, të mbështetur nga UNDP, do të organizojnë "Samitin e Kosovës mbi të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut 2015". (Ndërtesa e Kuvendit, salla plenare, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Brenshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për Letërnjoftime. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

- Banorët e fahatit Lum Madh dhe Stanovc i Eperm protesojnë për mënyren se si po kryhen punimet në ketë rrugë. (Rruga magjistrale Prishtinë - Mitrovicë në Stanovc dhe Lum i madh, ora 11:00)

- Shoqata e Prodhuesve të Qumeshtit në mbeshtetje nga Shoqata e Përpunuevsve të Qumështit organizojnë protestë ku do të do bllokohen pikat për: Pejë - Rozhajë, Prishtinë -Ferizaj, Prishtinë - Podujevë dhe Prishtinë - Mitrovice me mjete te ndryshme. (Nisja behet nga parkingu i Pallatit të Rinis dhe Sporteve ne Prishtinë, ora 12:00) 

- Mbahet mbledhja e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit në të cilën do të bëhët hartimi i Projektligjit për Kuvendin e Republikës së Kosovës.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 12:00)

- Drejtoresha e Drejtorisë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci do të merr pjesë në vendosjen e skulpturës në formë të nallës, e punuar nga druri dhe metali në parkun e qytetit. (Lagjja “Dodona”, ora 13:00)

- Mbahet një ligjëratë publike me temën “Ballkani dhe procesi i zgjerimit në BE” nga Prof. Sebastian Harnisch nga Universiteti i Heidelbergut.. (Objekti i ISPE-së, ora 14:00)

- Shoqata e karikaturisteve "Thumbi" organizon ekspozitë me karikaturistë kosovar dhe musafirë nga Turqia. (Bibloteka Kombëtare, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 14 Qershor 2015

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe ku me pas do të vizitojnë vendin ku do të ndërtohet Spitali i ri Pediatrik-Kirurgjik. (Kabineti i Presidentes C-101, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2015



- Ambasada Gjermane për të tetën herë me radhë do të organizojë turneun e saj të futbollit, me ç'rast në stadionin e qytetit në Prishtinë do të ndeshen ekipet e ministrive të Republikës së Kosovës, organizatave ndërkombëtare, ambasadave dhe zyreve ndërlidhëse. (Stadiumi i Prishtinës, ora 9:30)

- Departamenti për Arsimin i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media me temë rreth dështimeve qeveritare në fushën e arsimit, keqpërdorimeve të bëra dhe sfidave të shumta, të cilat nuk janë tejkaluar në këtë fushë nga Qeveria e Kosovës. (Selia qendrore e AAK-së, ora 11:30) 

- Mbahet Kuvendi VII Zgjedhor i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Lypjan. (Ambientet e Restaurantit AGI, ora 15:00)

- Mbahet ceremonia e Diplomimit të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit "Hasan Prishtina" të Prishtinës, ku janë të ftuar shumë personalitete të shquara politike dhe publike të vendit, profesorë universitarë, studentë, prindër, etj. (Salla e Sportit "1 Tetori", afër Mensës së Studentëve, ora 17.45)

Ngjarjet e datës 12 Qershor 2015

- Për të promovuar zhvillimin bujqësor ne kuader te panairit te prodhimeve bujqësore do te mbahet nje defilim i makinerisë bujqësore si traktorëve dhe autokombajnave. (Lipjan, ora 8:30)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit dhe me kompaninë e ndërtimit Bechtel Enka, organizojnë Panairin e Punës. (Qendra Sportive "Better Life" në Lipjan, afër stadiumit të futbollit, ora 9:00)

- Projekti binjakëzues i Bashkimit Evropian ‘Kundër Homofobisë dhe Transfobisë në Kosovë’, organizon diskutimin "Përtej tabusë – tregime të dashurisë së zakonshme" -roli i mediave në formësimin e opinionit publik për çështjet LGBT". (Villa Germia, ora 9:30)

- Presidentja, Atifete Jahjaga merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të instalacionit “Mendoj për ty” të artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio. (Stadiumi i qytetit te Prishtinës, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Amerikane organizon tryezë mbi Praktikat e Prokurimit Publik. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Francesco Paolo Figliuolo, do të vizitoj Kolegjin ISPE me ç'rast do të mbaj një ligjëratë rasti për studentët e Kolegjit, kushtuar mandatit dhe angazhmanit të forcës paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë. (Objekti i Kolegjit, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! me rastin e shënimit të 10 vjetorit të themelimit të saj organizon ekspozitë për Lëvizjen. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 10:00)

- Në kuadër të shënimit të Ditës së paqes, Kuvendi i Republikës së Kosovës  mban seancë festive më ç'rast Filharmonia e Kosovës do të ekzekutojë vepra muzikore të kompozitorëve të njohur kombëtarë dhe botërorë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Komuna e Lipjanit së bashku me Komunën e Shtimes organizojnë panairin e prodhimeve bujqësore. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në inaugurimin e Memorialit Heroinat, monument i cili i kushtohet sakrificës dhe kontributit të gjithanshëm të gruas kosovare gjatë luftës së vitit 1998-1999. (Parku përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 11:30)

- Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 52-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, si dhe paraqitjes për herë të parë të uniformës së re të Policisë së Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, 12:00)

- Muzeu i Kosovës organizon promovimin e librit me titull  ”Qëndresa Heroike e Jasharëve për Liri”, të autorit Sadik Krasniqi. (Bilioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Biznesi mban konferencën për media: "Prolongimi i procesit te fiskalizimit ne deme te bizneseve formale". (Zyrët e AKB-së, ora 12:30)

- Mbahet diskutim publik me banorët e lagjes “Pejton”. I pranishëm në diskutim do të jetë drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Ardian Gashi. (Shkolla“Faik Konica”, ora 18:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! me rastin e shënimit të 10 vjetorit të themelimit të saj organizon  tubim me qytetarë dhe aktivistë duke u përcjellur pastaj me shfaqjen e filmit dokumentar. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 19:00)

Ngjarjet e datës 11 Qershor 2015

- Me rastin e “Ditës së Çlirimit të Prishtinës”, Komuna e Prishtinës bën vizitë në zyrën e veteranëve të Prishtinës. (Pallati i Rinisë afër kafeterisë Baron, 8:30)
 
- Me rastin e “Ditës së Çlirimit të Prishtinës”, Komuna e Prishtinës bën homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe shtatorja e Zahir Pajazitit. (Varrezat e dëshmorëve, ora 9:00)

- Mbledhja e komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit të Qeverisë së Kosovës për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, për vitin 2014. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

 - Komuna e Prishtinës bën përurimin e pllakës tek ish- zyrja politike e UÇK-së. (Rr. Lidhja e Prizrenit, lagjja Tophane, ora 10:00)

- Komiteti PECO i Këshillit të Odave të Avokatëve të Evropës takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. (Presidenca e Kosovës, ora 10:00)

 - Komuna e Prishtinës bën përurimin e vetëshërbimit të parë digjital ku qytetarët do të vetë shërbehen për t’u pajisur me ekstraktin e lindjes për nevoja interne. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 10:30)

- Me rastin e përfundimit të projektit të binjakëzimit "Menaxhimi i Integruar i Kufirit dhe lufta kundër trafikimit me narkotikë", do të mbahet një Konferencë Përmbyllëse mbi të arriturat e këtij projekti i cili ka zgjatur për 31 muaj, me një buxhet prej 2 milionë euro. (Zyrat Kryesore e Policisë së Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet Forumin e Trashëgimisë për Rajonin Jug, i cili organizohet në kuadër të Projektit të përbashkët të BE/KiE “Mbështetje për Promivimin e Diversitetit Kulturor” (PDKK), Programi për Trashëgimi dhe Diversitet. (Restaurant ''Marashi'' në Prizren, ora 11:00)
 
- Mbahet takimi i delegacionit te Komiteti PECO i Këshillit të Odave të Avokatëve të Evropës me Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës. (Pallati i Drejtësisë, ora 11:00) 

- Promovimi i librit Jashar Jashari – Komandant Duraku, të autorit Bedri Tahiri. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 11:30)

- Drejtues të Departamentit të Ekonomisë dhe deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbajnë konferencë për media me temë nga sektori i ekonomisë. (Ambientet e hollit të Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, do të mbaj një ligjëratë rasti për studentët e Kolegjit, kushtuar politikës së jashtme të Shqipërisë dhe marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 12:00)

- Drejtori i misionit të USAID-int James Hope dhe Presidentja, Atifete Jahjaga do të vizitojnë lokalet e KosovaTex për të mësuar lidhur me mundësitë e punësimit të grave në këtë kompani. (Lokalet e KosovaTex, ora 13:00)
 
- Delegacioni i Komiteti PECO i Këshillit të Odave të Avokatëve të Evropës bën vizitë në Bodrumin e Verës. (Rahovec, ora 13:00)

- Mbledhja e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit në të cilën do të bëhët  hartimi i Projektligjit për Kuvendin e Republikës së Kosovës.(Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 14:00)

- Inaugurimi i projektit prej 9 Granteve që dhurohen në kuadër të Skemës së Granteve “Rritja e Punësimit të Grupeve të Cenueshme” i financuar nga BE. (Salla e konferencave të “Iniciativa për Zhvillim Bujqësor të Kosovës”, Fshati Sfaraqak i Ulet në Vushtrri, ora 14:30) 

- Kinema ABC shfaq premierën botërore te filmit “Jurassic World” në 3D. (Kinema ABC, ora 17:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës organizon takimin tradicional të “Klubit të BiznesitT” me rastin e promovimit të prodhuesit nga Turqia “Metlab Metroloji LTD. STI”. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Me rastin e “Ditës së Çlirimit të Prishtinës”, Komuna e Prishtinës organizon koncert. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 10 Qershor 2015


- Kryetari Veseli merr pjesë dhe mbanë fjalë në mbledhjen solemne të Kuvendit Komunal të Mitrovicës me rastin e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini. (Salla e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ora 8:30)

- Mbahet takimi i radhës me rastin e zhvillimit të dialogut mbi Partneritetin për Migrim midis Republikës së Kosovës dhe Zvicrës. (Ndërtesa e Ministrisë se Punëve të Brendshme, ora 9:00)

- Manifestimi i rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini vazhdon me homazhe në Mitrovicë. (Sheshi "Adem Jashari" në Mitrovicë, ora 9:00)

- Komitetet Lokale për Siguri Publike të përkrahura nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, do të mbajnë takimin e katërmbëdhjetë të këshillit ekzekutiv. (Hotel Emerald, ora 9:45)

- Mbledhja e komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të bëhët miratimi i planit të veprimit të grupeve punuese për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve.(Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Oda e Avokatëve të Kosovës shënon manifestimin “Dita e Avokatisë 2015” dhe njëkohësisht 42 vjetorin e themelimit të saj. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- New Co “Agro Kosova Holding” ish NBI në Suharekë, mban punimet e Asamblesë së kësaj kompanie ku pritet të jenë të pranishëm dy bashkëpronarët italian Roberto Migotto dhe Grupo Vinicolo Fantinel të cilët kanë privatizuar ish NBI në Suharekë. (Objektin e kompanisë New Co “Agro Kosova Holding” në fshatin Shirokë në Suharekë, ora 10:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - Çohu!,  organizon njё tryezë diskutimi mbi procesin e deklarimit të pasurisë me theks të veçantë në rishikimin e mekanizmave të kontrollit dhe sigurimit të vërtetësisë së të dhënave të deklaruara. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport mban dëgjim publik  lidhur me Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës do të mbajë konferencë për media, ku do të publikojë vendimet mbi saksionet rreth keqpërdoruesve të administrimit të maturës, si dhe maturantëve që nuk i kanë përfillur rregullat dhe udhëzimet për Provimin e Maturës. (Ambientet e MAShT, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Shoqatës të ndërmarrjeve që mirren me qarkullim  të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr në pjesë ceremoninë qendrore me rastin e rivarrimit të Heroit Kombëtar, Isa Boletini. (Stadiumi i qytetit në Mitrovicë, ora 12:00)

- Kryetari Veseli merr pjesë dhe mbanë fjalë rasti ceremoninë qendrore me rastin e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini. ( Stadiumi i qytetitit të Mitrovicës, ora 12:00) 

- Në vazhdën e procesit të brendshëm zgjedhor, konstitutohet Këshilli Drejtues i Degës së AAK-së dhe zgjedhet kryetari i ri i Degës në Deçan. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 12:00)

- Mbledhja e Nën-komisionit  për Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit në të cilën do të bëhët hartimi i Projektligjit për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 12:00)

- Oda e Avokatëve të Kosovës organizon aktivetet për dhurimin vullnetar te gjakut dhe ofron ndihmës juridike falas. (Sheshi Nënë Tereza, ora 14:00)

- Kryetari Veseli merr pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini. (Fshati Boletin, ora 15:00)

- Oda e Avokatëve të Kosovës organizon gjykimin e improvizuar te praktikantëve. (Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, ora 15:00)

- Oda e Avokatëve të Kosovës me rastin e manifestimit të Ditës së Avokatisë 2015 dhe njëherit shënimin e 42 vjetorit të themelimit, për herë të parë do të jetë nikoqire e mbledhjes së Komitetit PECO të Këshillit të Odave të Avokatëve të Evropës. (Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)

- Ceremonia e Shpërblimeve të BE-së për Gazetari Hulumtuese. (Biblioteka Kombëtare, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 9 Qershor 2015

- Oda Amerikane organizon edicionin e dymbëdhjetë të Panairit të Punës. (Pranë Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, ora 9:00)

- Manifestimi i rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini vazhdon në Prekaz të Skenderajt ku arritja e eskortes drejt Kompleksit Adem Jashari në ora 9:00. (Vendosja e eshtrave të Isa Boletinit në hapësirën pranë Kullës së Adem Jasharit, ora 9:20)

- Organizohet takim i nxënësve të shkollave të mesme të Prishtinës me deputetët e Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Zyra e BE-së organizojn kremtimin e Ditës Botërore të Akreditimit. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Financave  Avdullah Hoti, udhëheqësi i Misionit të FMN-së Jacques Miniane dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza, mbajnë konferencën për media me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të FMN-së. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-32, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së do të organizojë konferencë rajonale mbi sfidat dhe praktikat më të mira në zbatimin e legjislacionit anti-diskriminim. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative-CSR në Kosovë, organizon një trajnim gjysmeditor të specializuar në fushën e CSR-së për Promovuesit e saj kryesor - Mediat. (Qendra e Trajnimeve në Raiffeisen Bank, ora 10:00)

- Mbahet konferenca për gazetarë me temën “Uzurpimi i pasurisë personale nga ana e misionit të OSBE-së në Kosovë në të cilën do të flas Milosh Zhivkoviq për problemin shumëvjeçar të uzurpimit të pronës së tij nga ana e OSBE-së. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të shqyrtohen rekomandimet lidhur me "Kontestet biznesore dhe adresimi i tyre në gjykata" si dhe shqyrtimi i kërkesës për shtyrjen e afatit për shqyrtimin e Projektligjit për Dixhitalizimin e transmetimeve radio difuzive tokësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Ambasadorja e ShBA.-ve, Tracey Ann Jacobson, e shoqëruar nga Drejtori i misionit të USAID-it James Hope dhe Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, do të vizitojë fermën Agrovizioni dhe nisë aktivitetin e ri bujqësor të USAID-it. (Ferma Agrovizioni, fshati Llugaxhi, Lipjan, ora 11:00)

- Organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, i themeluar dhe i udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, po vazhdon grumbullimi i fustaneve që i dedikohen grave të cilat kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 11:00)

- Inaugurohet Qendra Klinike në Zubin Potok ku për implementimin e këtij projekti BE-ja ka dhuruar 600 000 euro. (Qendra Klinike në Zubin Potok, ora 11:30)

- Mbahet Seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës për jetë dhe veprën e heroit kombëtar, Isa Boletini. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

-  Kosovo 2.0, ÇOHU dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës organizon diskutimin mbi të gjeturat e raportit “Treguesit e Medias 2015”. (Bibloteka Kombëtare, ora 12:00)  

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në debatin publik të radhës për Projektligjin për Arsimin e Lartë dhe atë për Profesionet e Rregulluara. (Fakulteti Juridik i Universitetit “Hasan Prishtina”, ora 13:00)

- Bëhen homazhe nga ana e deputetëve dhe qytetarët pranë arkivolit të Isa Boletinit. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 14:00)  

- Arritja e arkivolit të heroit kombëtar Isa Boletini në Prishtinë, kortezhi i të cilit kalon nga Bulevardi “Bill Klinton”, për të vazhduar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” dhe përmes Sheshit të qytetit. (Bulevardi “Bill Klinton", ora 14:30)

- Republika e Kosovës dhe ajo e Hungarisë do të nënshkruajnë marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale. (Ndërtesa e Ministrisë se Drejtësisë, objekti  ish Rilindja, ora 15:30)

- Komuna e Prishtinës, Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit organizon punëtori për identifikimin e problemeve kryesore ne Planin Rregullues Urban - lagjja “Qyteza Pejton”. (Hotel “Prishtina”, lagjja “Qyteza Pejton", ora 16:00)

- NISMA për Kosovën, dega në Prishtinë, organizon debat publik, ku do të debatohet për fushat e ndryshme dhe në interes për shoqërinë tonë. (Hotel Grand, ora 18:00)

- Në një ceremoni rasti, do t’i dorëzohet çmimi “Qytetar Nderi i Mitrovicës”, kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha.  (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 8 Qershor 2015

 

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq raporton në komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me politikat zhvillimore të MKK-së në integrimin e komunitetit pakicë në Kosovë dhe ndarjet proporcionale e fondeve për komunitete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Nën përkujdesjen e Qeverisë mbahet manifestimi i rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini në Prizren. (Kompleksin e LSHP-së në Prizren, ora 10:00)

- Mbledhja e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit në të cilen do të bëhët hartimi i Projektligjit për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë në përbërje të re e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- KIPRED organizon tryezën me temë “Subjektet Politike në Kosovë: Demokracia e brendshme, sistemi politik, dhe fushata zgjedhore”. (Salla e konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Anëtarët e komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë takohen me Komisionit me Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të mbajnë  konferencë për media, ku do të publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit ditë më parë i janë nënshtruar nxënësit e klasave të nënta (IX). (Ndërtesa e MAShT, ora 11:00)

- Kryeinspektorja Shëndetësore e Kosovës , Ardita Baraku dhe Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të Shqipërisë, Eltar Deda, do të zhvillojnë një takim pune me qëllim shkëmbim informacioni, koordinimin e praktikave dhe ndarjen e përvojave më të mira të  te punës të dy Inspektorateve. (Në kalimin kufitar Vërmicë-Morinë, ora 11:30)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 12:00) 

- Pas përfundimit të takimit teKomisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, mbanë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:40)

- Zv. Drejtori i USAID-it, Kris Eduards do të nënshkruajë me Kryetarin e Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi një Memorandum Mirëkuptimi,  përmes të cilit do të shprehë përkushtimin ndaj bashkëpunimit dhe mbështetjes së kësaj komune. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Obiliqit, ora 14:00)
 
- Nën përkujdesjen e Qeverisë mbahet manifestimi i rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini në fshatin  Isniq të komunës së Deçanit. (Sheshin Isa Boletini në fshatin Isniq, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 7 Qershor 2015


- Mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan do të marrë pjesë kryetar i partisë, Ramush Haradinaj. (Pallati i Kulturës së këtij qyteti, ora 11:00)

- Partia e Drejtësisë, mbanë Kuvendin e Vlll Zgjedhor, në të cilin do të zgjidhet kryetari, dhe organet tjera drejtuese të partisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon konferencë për medie. Merr pjesë edhe Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj. (Selia e Lëvizjes, ora 12:00)

- Mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Klinë do të marrë pjesë kryetar i partisë, Ramush Haradinaj. (Ambientet e Hotelit “Nora”, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2015

 

 

- Me rastin e vizitës së Ambasadorës së Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission, Elvana Shala të berë sot Kumanovë mban konferencë për media. (Hotel Baci, ora 9:30)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të vizitojë shkollën “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë gjatë mbajtjes së Provimit të Maturës. (Objekti i shkollës “Dr. Ali Sokoli”, ora 10:00)

- Në vazhdën e procesit të brendshëm zgjedhor, mbahet Kuvendi zgjedhore në degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë. (Teatri “Istref Begolli”, në këtë qytet, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të vizitojë shkollën “Shaban Jashari” në Skenderaj. (Objekti i shkollës “Shaban Jashari”, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, orgaizon akademi përkujtimore për shënimin e 6 qershorit - Ditës së Dëshmorëve të Mitrovicës. (Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të vizitojë shkollën “Gjergj Katrioti Skenderbeu” në Drenas. (Objekti i shkollës “Gjergj Katrioti Skenderbeu”, ora 12:00)

- Në vazhdën e procesit të brendshëm zgjedhor, mbahet Kuvendi zgjedhore në degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Istog. (Restauranti “Te Mulliri”, në këtë qytet, ora 13:00)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të vizitojë shkollën “Adem Gllavica” në Lipjan. (Objekti i shkollës “Adem Gllavica”, ora 13:00)

- Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës, do të mbajë konferencë për media për mbarëvajtjen e Provimit të Maturës. (Ambientet e MAShT, ora 15:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)