Ngjarjet e datës 12 Nëntor 2015
- Instituti KAF organizon seminarin me temën Menaxhimi i Rrezikut dhe Roli i Auditimit të Brendshëm" me ligjërues ndërkombëtar. (Hotel Prishtina, ora 9:00)
- Organizohet seminar për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë i cili ka për qëllim angazhimin dhe politikat pas dhe përtej 2015-tës për këto komunitete. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:00)
- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 31, ora 9:30)
- Sindikata e Policisë së Kosovës në shenjë respekti dhe përkujtimi për Heroin Enver Zymeri dhe zyrtarët policor të rënë në detyrë organizon turnirin sportiv në futboll. (Stadiumi për futboll të vogël të Shkollës së Mesme Zenit në Prugovc, ora 9:30)
- Lansimi i aktiviteteve me rastin e Ditës Boterore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor. (KTV, ora 9:30)
- Mbahet mbledhja e nëntë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e madhe e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, rr. UÇK, nr. 2, ora 10:00)
- Grupi për Studime Juridike dhe Politike ju fton që të merrni pjesë në panelin diskutues me temë Raporti i Progresit për Kosovën: Cila do të ishte përgjigja më e arsyeshme?. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 10:00)
- Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti pret në takim përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) dhe të Federatës së Autosporteve të Kosovës. (Kabineti i Ministrit, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Projektligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)
- Mobileria Flori Dekor prezantojn rezultatet finale të projektin Rritja e Kapaciteteve Prodhuese për përpunimin e drurit. (Mobilieria Flori Dekor në Fshatin Stanoc, ora 10:30)
- KDI organizon konferencën për media ku do të deklarohet për Raportin e Progresit 2015 dhe ku do të jep rekomandimet për institucionet kyçe në bazë të këtyre të gjeturave. (Zyrat e KDI-së, rr. Bajram Kelmendi, përball Bashkësisë Islame, ora 11:00)
- Mbahet ceremonia e hapjes se panairit Shtëpia ime, i cili organizohet në kuadër të Parlamentit të Republikës së Kosovës. (Hotel Grand, ora 11:00)
- Komuna e Gjakovës organizon debat publik me qytetarë me qëllim të konsultimit për përgatitjen e Projekt - aktit final të planit të veprimit për transparencë dhe rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për transparencë në Komunën e Gjakovës. (Kuvendi i Komunës së Gjakovës, ora 11:00)
- Zyra e Bashkimit Europian organizon konferencën për prezantimin e hulumtimit Pikëpamje për qytetarët e Kosovës Veriore". (Qendra civile e energjisë në Mitrovicën e Veriut, ora 12:00)
- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës do mbajë konferencë për shtyp lidhur me kundërshtimin e të gjitha Institucioneve Qeveritare lidhur me hapjen e tenderëve që do mbyllen me 19 dhjetor, e që janë në kundërshtim me gjendjen reale në Kosovë. (Salla e kuqe e Fakultetit Filologjik te Prishtinës, ora 14:00)
- Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë Gianni De Biassi do të mbajë konferencë me gazetarë para ndeshjes së nesërme ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. (Hotel "Emerald", Prishtinë, ora 19:30)
- Yunus Emre Enstitüsü Qendra Kulturore Turke në Prishtinë organizon koncert me veprat e kompozitorëve Itri dhe Bach. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 19:00)
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, takon sot ekipet përfaqësuese të Kosovës dhe të Shqipërisë në futboll dhe federatat e dy shteteve, të cilat do të zhvillojnë të premten ndeshje miqësore në Prishtinë. (Hotel Emerald, ora 20:15)