28 Mars 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Tetor 2015

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën do të flasin flasin Visar Ymeri dhe Naim Hoxha. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 10 Tetor 2015

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri dhe Besnik Bislimi mbajnë konferencë për media. (Zyret e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Departamenti i Arsimit nga Partia Demokratike e Kosovës dega Ferizaj mbanë konferencë për medie për: \"Fillimi i vitit shkollor 2015-2016 në Komunën e Ferizajt\". (Zyret e PDK-së dega në Ferizaj, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 9 Tetor 2015

- Universiteti për Biznes dhe Teknologji pret solemnisht studentët e rinj, në hapje të vitit akademik 2015/2016. (Objekti qendror të UBT-së, ora 9:45)

- Komisioni Parlamentar për të Drejta, Interesa të Komuniteteve dhe Kthim organizon dëgjim publik lidhur me monitorimin e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës përkatësisht nenin 11 të ligjit. (Hotel Siriu, ora 10:00)

- Ceremonia e mirëseardhjes së studentëve të rinj në Universitetin për Biznes dhe Teknologji do të organizohet edhe në degën në Ferizaj. (Objekti i UBT-së në Ferizaj, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi merr pjesë në Ditën e Patates që organizohet në Pestovë të Komunës së Vushtrrisë. (Fashti Pestovë ora 10:30)

- ATRC organizon tryezen me temë "Efiçienca e Energjisë- Vepro Tani!- Për shtëpi më të ngrohta, vende të reja të punës, dhe ajër më të pastër". (Salla e Konferencave "Orion", ora 11:00)

- Inspektorati Policor i Kosovës do të mbahet ceremonia e hapjes së zyrës rajonale të IPK-së në Prizren. (Salla e takimeve në ndërtesën e Administratës Tatimore në Prizren, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë është duke implementuar projektin me titull: “Rrëfimi i dy qyteteve - ekstremizmi i dhunshëm dhe kundërpërgjigja” në komunat e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.  (Salla e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp dhe Ministri i Arsimit Arsim Bajrami do të flasin në evenimentin e ekspozitës së teknologjisë, i cili organizohet me qëllim të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave. (Shkolla e Gjelbër, ora 11:30)

- Instituti i Evropës Juglindore për Avancime në Shëndetësi dhe Infermieri dhe Bartësi Privat i Arsimit të Lartë “qeap-heimerer” organizon tryezën me temë "Migrim ilegal apo kontratë legale punësimi me institucionet gjermane – cilat janë mundësitë"?. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)

- Në kuadër te festivalin e artisteve për të drejtat e njeriut "Femart" mbahet tryezë diskutimi me temë "Feminizmi online - cili është impakti?" me paneliste Elonë Kastrati, Shqipe Gjocaj, Rreze Abdullahu dhe Donjeta Morina. (Qendra Informative e Kulturore e BE-së, ora 13:00)

 

- Deputetja Albulena Haxhiu, dorëzon padinë lidhur me sulmin e Deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj gjatë seancës plenare të 22 shtatorit. (Pallati i Drejtësisë në Hajvali, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 8 Tetor 2015

- Mbështetur nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Qendra për Studime të Sigurisë organizon një punëtori me studentë të shkollave të mesme në Mitrovice për të diskutuar faktorët kryesorë të radikalizmit që shpijnë në ekstremizmin e dhunshëm. (Shkolla e Mesme Ekonomike "Hasan Prishtina", Mitrovice, ora 9:40)

- Grupe të studentëve të mbështetur nga shoqëria civile do të mbajn prezantimin e një marshi i cili do të mbahet ketë jave në mbështetje të reformave të nisura nga menaxhmenti aktual i tij dhe për rritjen e cilësisë në arsim në përgjithësi. (Para Bibliotekës Kombtare, ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 106-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i ri i Prokurorisë së Shtetit, në objektin e ish-objekti i Inspektoratit Komunal, rruga Enver Zymberi, ora 10:00)

- Ministri i Diasporës, Valon Murati, viziton kompaninë KosovaTEX në vazhdën e takimeve me investime të suksesshme nga diaspora në Kosovë. (Lagjja e Emshirit, ish objekti i tjerrtores, ora 10:00)

- Në kuadër te festivalin e artisteve për të drejtat e njeriut "Femart" mbahet punëtori me temë "Teatri Fizik" me ligjerues Deirdre Morris dhe Kathryn Mark, SHBA. (Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës, ora 10:00)

- Mbahet prezentimi i analizes së "Rregullimit ligjor të shitjes së drejtëpërdrejtë  të prodhimeve të qumështit në tregun e gjelbert" pergatitur nga Shoqata e Prodhuesve dhe ajo e Përpunuesve të Qumështit. (Objekti i Agjencisë së Ushqimit dhe veterinarisë, ora 10:30)

- UNDP bën prezantimin e përkrahjes se të Rinjtë Inovativ të Zhvillojnë Aplikacione për Monitorimin e Shpenzimeve Buxhetore. (Fakulteti Teknik, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë “Shkollën Model” në Prishtinë, ku do të bëjë hapjen e fushatës “Arsim për punësim 2016- viti i cilësisë”. (Shkolla Model, ora 11:00)

- Departamenti i Administrates nga Partia Demokratike e Kosovës dega Ferizaj mbanë konferencë për medie me temë "Kryetar ne të këshillojm pa pages". (Zyret e PDK-së dega në Ferizaj, ora 12:00)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Njësia Korrektuese e EULEX-it do të bëj përmbylljen e Projektit “Planifikimi i Strategjisë për Shërbimin Korrektues të Kosovës”. (Hotel “Afa”, ora 13:00)

- Mbështetur nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, mbahet debat për lirinë e mediave. (RTV Mir në Leposaviq, ora 13:00)

- Në kuadër te festivalin e artisteve për të drejtat e njeriut "Femart" mbahet takim me Shkrimtaren nga Shqipëri Flutura Açka. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-se ora 13:00)
 
 - Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur mbanë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:30) 

- Drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik të USAID-it Scott Cameron dhe Ministri i Arsimit Arsim Bajrami do të flasin me rastin e nisjes së thirrjes së dytë për aplikacione për trajnime të Çertifikimit Profesional përmes Programit të Lidershipit Transformues të USAID-it. (Ministria e Arsimit, kati i 4të – salla e konferencave, ora 14:00)

- Shfaqet Filmi Dokumentar “Misioni i Dhunimit - Një mjet lufte” ku pas filmi do të këtë një panel diskutimi "Dhuna seksuale në konflikt" me panelist Igballe Rugova, Flora Macula, Jeta Krasniqi dhe Feride Rushiti. (Teatri Dodona, ora 17:00)

 

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301 ora 17:00)

- UNDP bën prezantimin e përkrahjes se të Rinjtë Inovativ të Zhvillojnë Aplikacione për Monitorimin e Shpenzimeve Buxhetore. (Kafe libari Dit’ e Nat’, ora 18:00)

- Hapet ekspozita dhe njëkohësisht mbahet koncert - Premierë “Muzë” të Mjellma & Flaka Goranci. (Teatri Kombëtar, ora 19:00)
 
- Në kuadër te festivalin e artisteve për të drejtat e njeriut "Femart" mbahet shfaqja teatrore - Premierë në Kosovë - “Dridhja e Trëndefilit” nga Dijana Miloševic dhe Maja Mitic të Teatarit nga Serbia. (Teatri Oda, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 7 Tetor 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Mbështetur nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Qendra për Studime të Sigurisë organizon një punëtori me studentë të shkollave të mesme në Mitrovice për të diskutuar faktorët kryesorë të radikalizmit që shpijnë në ekstremizmin e dhunshëm. (Shkolla e Mesme Teknike "Arkitekt Sinani", MItrovicë, ora 9:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me komunën e Prizrenit organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Prizren, ku do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e këtij sektori. (Hotel “Theranda” në Prizren, ora 10:00)

- Ministri i Diasporës, Valon Murati, viziton kompaninë Mabetex. (Fabrika e dritareve “Mabetex” në Lebanë, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencë për media me temë "Si i ndikoi kogjenerimi faturat e energjisë në Prishtinë?". (Qendra e Konferencave “Orion”, përballë Kino ABC, rruga “Rexhep Luci”, ora 10:30)

- Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese-Preportr organizojnë konferencën për media ku do të prezantohet hulumtimi: "Politika e parasë" në të cilën do të prezantohet hulumtimi mbi financimin e pesë partive politike kryesore në Kosovë, cilët donatorë kanë përfituar më së shumti nga tenderët publikë, etj. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 11:00)

- Mbahet takimi i dytë i Komosionit Ndërministror për Kthim. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38 orës 11:00)

- Mahet një takim publik informues në prezantimin e mundësive të bursave të Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik. (Amfiteatri i katedrës së Gjuhës Angleze, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione në të cilën do të bëhët miratimi i Raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Personat e Verbër. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Komuna e Mamushës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të nënshkruajnë marrëveshje për zbatimin e aktiviteteve kundër korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Mamushë, ora 11:30)

- Departamenti i Administrates nga Partia Demokratike e Kosovës dega Ferizaj mbanë konferencë për medie me teme " Edhe një dëshmi më tepër për shkarkimin e Kryetarit Sfarqa". (Zyret e PDK-së dega në Ferizaj, ora 12:00)

- Mbështetur nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Qendra për Studime të Sigurisë organizon një punëtori me studentë të shkollave të mesme në Mitrovice për të diskutuar faktorët kryesorë të radikalizmit që shpijnë në ekstremizmin e dhunshëm. (Gjimnazi "Frang Bardhi", Mitrovicë, ora 12:00)

- Ministri i Diasporës, Valon Murati, viziton kompaninë Stone Castle. (Objekti i kompanisë Stone Castle, ora 12:30)  

- Ministri i Diasporës, Valon Murati, viziton kompaninë Kosovaline. (Objekti i kompanisë Kosovaline në Rahovec, ora 14:00)

 

Atpolis organizon festivalin e artisteve pwr tw drejtat e njeriut "Femart". (Teatri Oda, ora 20:00)


- Ambasadori i Britanisë së Madhe Ruairí O’Connell do të vizitojë Komunën e Istogut ku do të takoj kryetarin Haki Rugova dhe drejtorin e Qendres Korrektuese të Dubravës Ismail Dibrani

Ngjarjet e datës 6 Tetor 2015

- UBT, Shoqata Austriake-Kosovare dhe Rrjeti i Kujdesit Shëndetësor Austriak për Kosovën, organizojnë konferencën mbi shëndetësinë në Kosovë. (Ambientet e UBT-së në Prishtinë, ora 9:00)

- Me qëllim të ngritjes së vetëdijës mbi rëndësinë e shkëmbimit të informacioneve gejohapësinore, Agjencia Kadastrale e Kosovës organizon konferencën regjionale me titull “Ngritja e vetëdijes për peshën e shkëmbimit të informacioneve gjeohapësinore mes shteteve të regjionit”. (Hotel Victory, ora 9:30)

- Ministri i Diasporës, Valon Murati pret në një takim kampionin e Evropës në versionin WBU, në boks, Tefik Bajrami. (Ministria e Diasporës, ora 10:00)

- Instituti Riinvest prezanton dokumentin udhëzues: “Të Dhënat e Hapura Qeveritare: çelës për transparencë, llogaridhënie dhe shoqëri aktive. (Hapësirat e Insitutit Riinvest, ora 10:30)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp, i shoqëruar nga Kryeministri Mustafa dhe Kryetari i Komunës së Podujevës, do t’i vizitojë fermerët pjesmarrës në evenimentin vjetor të ditës së mjedrave. (Sheshi Ali Ajeti pranë Komunës se Podujevës, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku do të takojë profesorë dhe studentë, me të cilët do të bisedojë për fillimin e vitit të ri akademik 2015/ 2016. (Objekti i universitetit në Gjilan, ora 12:00)

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë, do të vizitojë nesër Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për të parë nga afër procesin e rifillimit të funksionalizimit të kësaj klinike. (Klinika e Kardiokirurgjisë në QKUK, ora 11:00)

- Mbështetur nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Qendra për Studime të Sigurisë organizon dy debate në Mitrovicë të Jugut dhe Prishtinë për rolin e mediave në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. (Restorant Vapiano, Mitrovicë e Jugut, ora 11:00)

- Parlamenti i Studenteve të Universitetit të Prishtinës mban protestën paqësore. (Te Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në manifestimin tradicional "Dita e Mjedrës", që organizohet nga Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe shoqatën "Mjedra e Llapit". (Sheshi i qytetit, Podujevë, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli viziton Fushë-Kosovën për t’u njohur nga afër me nevojat e qytetarëve të këtyre komunave, të cilat mund t’i adresojë Kuvendi nëpërmjet ligjeve. (Kuvendi Komunal në Fushë-Kosovë, ora 12:00)

- Bëhen homazhe për dëshmorin Musë Hajrizi, nga Stroci i Komunës së Vushtrrisë. (Homazhet bëhen në varrezat e dëshmorëve në fshatin Bletajë (ish-Stanoc) të Komunës së Vushtrrisë, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli viziton Drenasin për t’u njohur nga afër me nevojat e qytetarëve të këtyre komunave, të cilat mund t’i adresojë Kuvendi nëpërmjet ligjeve. (Kuvendi Komunal në Drenas, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli viziton Skenderajn, për t’u njohur nga afër me nevojat e qytetarëve të këtyre komunave, të cilat mund t’i adresojë Kuvendi nëpërmjet ligjeve. (Kuvendi Komunal në Skenderaj, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 5 Tetor 2015

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli pret në takim Raportuesin e Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin Conde. (Kabineti i Kryetarit, ora 8:15)

- Ish Koordinator i Paktit të Stabilitetit i Bashkimit Evropian, diplomati i shquar austriak, Erhard Busek mban takim dhe deklaratë për media se bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani. (Ndërtesa e Ministrisë se Shëndetësisë, ora 9:25)

- Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë në të cilën do të bëhët raportim i Inspektorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkëlzen Sopjani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi do të pres në takim Raportuesin për Kosovën në Këshillin e Evropës, Agustin Conde. (Kabineti i ministrit Kuçi, ora 10:00)

- Në kuadër të muajit të luftës kundër kancerit  të gjirit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës ka organizuar fushatë vetëdijësuese për kujdesin të cilin duhet ta kenë qytetarët në luftimin e kësaj smundjeje. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në  Prishtinë, ora 10:30)

- Ish Koordinator i Paktit të Stabilitetit i Bashkimit Evropian, diplomati i shquar austriak, Erhard Busek viziton Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, ora 10:30)

- Zyra e Bashkimit Europian organizon ngjarjen përmbyllëse te projektit të përkrahur nga BE-ja në vlerë prej 2.8 milion euro, për zhvillimin e  mëtutjeshëm të politikës tregtare. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Organizohet ceremonia e ndarjes së Certifikatave për dhënien e Provimit të Jurisprudencës. (Amfiteatri i madh në Ndërtesën e “ish Rilindjes”, ora 11:00)

- Organizuar nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mbahet tryeza politike “Qasjet aktuale të pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Republikës së Kosovës”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të vizitojë Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ku do të takojë profesorë e studentë, me të cilët do të bisedojë për shumë çështje me rëndësi për funksionimin sa më të mirë të këtij Universiteti dhe fillimin e vitit të ri akademik. (Objekti i Universitetit në Pejë, ora 12:00)

- Grupi i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës mban konferencë për media lidhur me skenarin e protestës së studentëve. (Tek Bibloteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari Haradinaj pret në vizitë banorët e Rugovës dhe disa fshatrave përreth pjesës kufitare me Malin e Zi. (Zyret e AAK-së, ora 13:00)

- Ministria e Integrimit Evropian, Instituti i Prishtinës për Studime Politike si dhe Shoqëria Austriako Kosovare organizojnë debatin me temë “Koha për formësimin e perspektivës evropiane për Kosovën”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 14:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 4 Tetor 2015

- Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Gjakovës organizojnë vrapimin humanitar 10 km të gjatëme moton “Vrapo me FSK - Gjakova 2015”. (Vrapimi do të filloj nga Çarshia e Vjetër në Gjakovë, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 3 Tetor 2015

- Mbahet ceremonia e hapjes së Festivalit të Aksesorëve me pjesëmarrje të më shumë se 35 Ekspozuesve nga Kosova dhe regjioni. (Takimi të Hotel Grandi, ora 10:30)

- Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës mbanë konferencë për media, për të sqaruar organizimin dhe kërkesat për protesten që është thirrur për diten e martë. (Zyret e PS në Fakultetin Filologjik, ora 11:00)

- Rifat Hisarcıklıoğlu, kryetar i Unionit të Odave të Turke për herë të parë do ta vizitojë Kosovën dhe Odën Ekonomike të Kosovës ku pas takimit, kryetari Gërxhaliu dhe kryetari i Hisarcıklıoğlu do të iu dejtohen mediave. (Lokalët e OEK-ut, ora 11:00)

- 35 Ekspozuesve nga Kosova dhe regjioni që po marrin pjesë në Festivalin e Aksesorëve vizitojnë Muzeun e Kosovës. (Muzeut të Kosovës, ora 11:00)

 - Në kuadër të Festivalit të Aksesorëve bëhët ekspozimi i produkteve. (Sheshi \"Zahir Pajaziti\", ora 14:00)

Ngjarjet e datës 2 Tetor 2015

- Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë organizon diskutim publik me temë “Progami për mbrojtjen e konsumatorit 2016-2020”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- UBT dhe Shoqata Austriake-Kosovare organizojnë konferencën mbi të drejtat pronësore në Kosovë. (UBT në Lagjjen Emshir, ora 9:00)

- Ceremoninë e Hapjes së Festivalit të Aksesorëve me pjesëmarrje të më shumë se 35 Ekspozuesve nga Kosova dhe regjioni. (Pllatoja te komuna e Graçanicës, ora 10:00)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të ndajnë grante nga Programi për Vetëpunësim. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Gjermano - Kosovare në bashkëpunim me fondacionin gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung, organizojnë debat me tem "Implementimi i Pakos së re Fiskale, efektet një muaj pas". (Ambientet e Restorant "Orion", ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të vizitojë Ndërmarrjen “Trepça” në Mitrovicë me ç'rast do të takohet me menaxhmentin dhe punëtorë të kësaj ndërmarrjeje. (Pranë Universitetit “Isa Boletini”, Mitrovicë, ora 11:00)

- Anulohet - Komuna e Prishtinës do të organizojë seancën e raportimin të parë publik para qytetarëve dhe shoqërisë civile rreth zbatimit të masave të Planit për Integritetit, hartuar dhe miratuar nga Komuna. (Ndërtesa e vjetër e Kuvendit Komunal, ora 11:00)
 
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të vizitojë Qendrën Kolektive në Stantërg dhe takime me qytetarë. (Stantërg, ora 13:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa mban konferencë për media, pas vizitës në New York. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Prishtina do të mirëpres DJ-in me renome botërore, James Zabiela, siç njihet ndryshe “Worlds best technical DJ”. (Objekti i ish-Rilindjes, ora 22:00)

Ngjarjet e datës 1 Tetor 2015

- Vazhdon seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me pikat e papërfunduara nga mbledhja e 17 shtatorit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Programi Përgatitor i Universitetit Amerikan pranë A.U.K. organizon ceremoninë e çertifikimit të studentëve të cilët kanë mbaruar me sukses Programin për Lidership Transfromues. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2015/ 2016 do të vizitojë Fakultetin Juridik. (Amfiteatri i Madh, ora 11:00)

 

- Lidhja e Bletarise se Kosoves organizon panairin e bletarise. (Sheshi Nena Tereze, ora 11:00)

- Me moton “Qëndrueshmëria dhe gjithëpërfshirja moshore në mjedisin urban shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ora 12:00)

- Shfaqet premiera botërore e filmit "The Martian" me aktorin e famshem Matt Damon. (Kinema ABC, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2015

- Mbahet dita e dytë e Panairit Financiar më ç'rast organizohet konferenca vjetore me temen “Financimi i Progresit në Kosovë”,  ku ndër të tjera do të diskutohet për financimin e agrobiznesit në Kosovë,  Fondin për Garancion të Kredive në Kosovë si dhe barrierat e përgjithshme në çasje në financa për bizneset e vogla dhe të mesme. (Swiss Diamond Hotel,  ora 9:00)

- Oda e Infermierëve,  Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësor mban Kuvendin e V-të të punës,  ku do të zgjedhën anëtarët për  Komisionin për Çështje Etike. (Hotel Emerald,  ora 9:30)

-  Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ bën lancimit të projektit "Promovimi i Punësimit të të Rinjëve në Kosovë". ( Hotel Swiss Diamond,  ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ku do të diskutohen procedurat e pranimit të kandidatëve të komuniutetit jo shumicë për regjistrim në nivel Univerzitar për vitin 2015/16, i ftuar Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës,  Drejtoria për Kulturë,  Rini dhe Sport,  organizon “Ditët e Rinisë 2015”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”,  ora 10:30)

- Kryetari i Kuvendit,  Kadri Veseli,  do të vizitojë Komunën e Obiliqit,  me ç’rast do të zhvillojë takime me strukturat e pushtetit lokal dhe qytetarë për të diskutuar për Projektligjin për Zonën e Rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij,  i cili të premten do të shqyrtohet për herë të parë në mbledhjen plenare të Kuvendit. (Kuvendi Komunal,  Obiliq,  ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të bëhët shqyrtimi i raportit përfundimtar të projektligjit për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri dhe shqyrtimi i raportit përfundimtar të projektligjit për shëndetin mendor.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

 . Mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa ku do të behët shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministri i Bujqësisë,  Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,  Memli Krasniqi do të pres në një takim Ministrin e Bujqësisë,  Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave të Republikës së Shqipërisë,  Edmond Panariti ku edhe do të zhvillojnë një konferencë për shtyp. (Objekti i MBPZhR-së,  ora 11:15)

- Mbahet ceremonia e hapjes se Panairit të produkteve bujqerore - agroindustriale. (Qendra e Panaireve,  Fshati Orlloviq,  Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë,  ora 12:00)

- Zëvendësministri i Kulturës,  Rinisë dhe Sportit,  Rexhep Hoti do të vizitojë Komunën e Junikut ku do të pritet në takim nga kryetari i Junikut,  Agron Kuçi. (Objekti i komunës,  ora 12:00)

- Ministri i Arsimit,  Arsim Bajrami,  i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës,  Kadri Veseli dhe kryetari i Mitrovicës,  Agim Bahtiri do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të shkollës “model” për nivelin parafillor,  fillor dhe të mesëm të ulët,  në lagjen Bair në Mitrovicë. (Lagjja Bair,  Mitrovicë,  ora 13:00)

- Ministri i Infrastruktures,  Lutfi Zharku bashkë me Kryetarin e Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa do të inaugurojnë  fazën e dytë të punimeve në rrugen “Brahim Ademi & Driton Islami” në Ferizaj. (Ferizaj,  ora 13:00)
 
- Komuna e Gjakovës në mbështetje të projektit DEMOS organizon Debatin Publik me qytetarë,  me qëllim të diskutimit të Draft Planit Lokal për Menaxhim të Mbeturinave 2015-2020. (Rajoni i Rekes së Mirë,  fshati Skivjan në restaurantin “Endriti”,  ora 19:00)

Ngjarjet e datës 29 Shtator 2015

- Fakulteti i Edukimit i Universitetit te Prishtinës organizon konferencën “Reformimi i mësimdhënies për të plotësuar kërkesat e shekullit 21" organizuar në kuadër të projektit TEMPUS “Modernizimi i Shkollimit të Mësimdhënësve në Universitetin e Prishtinës”. (Objekti i Fakultetit te Edukimit, ora 9:00)

- Mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë në të cilën do të diskutohet mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Klasifkimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen solemne të Panairit Financiar 2015 ku do të prezentohen kompani/institucione të ndryshme si institucionet bankare, institucionet financiare jo-bankare, institucionet mikrofinanciare, kompanite e sigurimeve, kompanitë e auditimit dhe kontabilitetit, institucionet edukativo-arsimore, agjenci dhe programe të ndryshme. (Pallatin e Rinisë, ora 10:00)

- Shoqata e Kardiologeve te Kosoves, në mbeshtetje edhe të Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK dhe Komunës së Prishtinës, do të shenojë Diten Botërore të Zemres, duke filluar me ligjerata te mjekeve te Klinikes se Kardiologjise përpara nxënësve të shkollës fillore "Faik Konica". (Objekti i shkollës, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara do të shkatërrojnë më shumë se 105.000 copë municioni të konfiskuara nga Policia e Kosovës. (Mali Golesh- Sllatinë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e VII e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me komunën e Rahovecit, organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Rahovec, ku do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e këtij sektori. (Restorantin “Ura e Shenjtë” që gjendet në rrugën magjistrale Xërxë-Gjakovë, ora 10:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të flasë me rastin e evenimentit Biznesi Biznesit (B2B). (Restauranti Mansion, ora 10:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën për media me temë "AKB dhe Komuniteti i Biznesit kërkon Riaktivizimin e Bordit të Pavarur të Ankesave". (Zyret e AKB-së, ora 10:30)

- Me rastin e  Ditës Botërore të Zemres bëhët performim sensibilizues i nxenesve te shkolles fillore lidhur me mbrojtjen nga semundjet e zemres. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla S-1, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje!, AAK-së dhe Nismës për Kosovën do të mbajnë konferencë për media ku do të njoftoheni edhe për shifrën e deritashme të nënshkrimeve në peticion. (Tek tenda e peticionit në sheshin “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale - Stras organizon tryezë për marredheniet ekonomike Kosove-Serbi me temë "Ekonomia - rruga e paqes dhe e mirëqenies". (Ndërtesa e KosovaLive, Pallati I Mediave, ora 12:00)

- Me rastin e  Ditës Botërore të Zemres mbahet aktiviteti - ngasje me bicikleta e mjekeve në Parkun Germia, si shenje sensibilimi per opinion per parandalimin e semundjeve te zemres. (Parkun Germia, ora 12:00)

- Mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike  në të cilën do të shqyrtimi i raporteve të auditimit për disa institucione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilin do të bëhë shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Instituti GAP organizon konferencë për media “Keqpërdorimi i Fondit për Kuadro”. (Zyrat e Institutit GAP, ora 14:00)

- Komuna e Gjakovës në mbështetje të projektit DEMOS organizon Debatin Publik me qytetarë, me qëllim të diskutimit të Draft Planit Lokal për Menaxhim të Mbeturinave 2015-2020. (Rajoni i Rekes se Keqe, fshati Shishmon në restaurantin “Fetaj”, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 28 Shtator 2015

- Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë shkollën “Naim Frashëri” me rastin e fillimit të shpërndarjes së kifleve për nxënësit e klasave I – V. (Shkolla “Naim Frashëri”, ora 9:15)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të diskutohen çështjet aktuale të pozitës së prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht  Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, organizon Tryezën e rrumbullakët në të cilën do të diskutohet rreth zhvillimit dhe promovimit të turizmit në Kosovë. (Hotel "Gracanica" në Graçanicë, ora 10:00)

- Zyra Erasmus+ në Kosovë organizon seminarin “Gradat e përbashkëta dhe të dyfishta”. (Ndërtesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Provimin e Maturës Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, drejtori i USAID për Kosovë, James Hope, kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, si dhe Shoqata e pemëtarëve “Pema" në Kovragë të oraganizojnë Diten tradicionale te Vjeljes se Molles. (Fshati Kovragë në Istog, ora 11:00)

 

- Përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës dhe ata të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë bëjn hapjen zyrtare te Panairit te Organizatave Rinore. (Sheshi “Nëna Terezë”, Prishtinë, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon tryezën, “Kosova pas marrëveshjeve me Serbinë - fuqizimi i Serbisë brenda Kosovës e shpërbën Republikën e Kosovës". (Hotel Tirana International, salla "Metropol", ora 11:00)

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë do të organizojë një konferencë për gazetarë për të prezentuar numrin më të ri të Raportit të Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore. (Zyra e Bankës Botërore, ora 11:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Kompanisë Wittmann Battenfeld GmbH- Austria mbajn konferencën prezantuese. (Hotel Swiss Diamond, ora 12:30)

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2015

- Me rastin e Ditës Botërore te Turizmit Shoqata e Turizmit Alternativ e Kosoves organizon  nje aktivitet  duke promovuar një shteg Qiklizmi prej 32 km. (Sheshi i qytetit të Podujevës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuqi mban një konferënce shtypi më tëmë "Pse qeveria qendrore në Prishtinë, po don me e falimentu Komunën e Junikut. Cili është buxheti që kjo qeveri ka ndarë për këtë komunë? Pse ky buxhet është më i vogli për kokë banori në Kosovë?". (Selia qendrore e AAK-së në Prishtinë, ora 12:00)

- ECOciety, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, po organizon edicionin e dytë të ECOWEEK Prishtina 2015 Konferencë Ndërkombëtare & Punëtori të Dizajnit të Qëndrueshëm. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës)

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2015

- Të gjithë kandidatët të cilët e kanë kaluar provimin me shkrim si dhe kandidatet të cilët kane mbetur në riprovim nga afati i kaluar, do t`i nënshtrohen provimit me gojë. (Amfiteatri i madh në Ministrinë e Drejtësisë, ndërtesa e ish Rilindjes, ora 9:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit te sheshit “Ali Podrimja” në Gjakovë me ç\'rast do të mbahet edhe një koncert nga shkolla e muzikës “Prenk Jakova”. (Qyteti i Gjakovës, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2015


- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim një delegacion nga Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 8:15 - vetëm pamje)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim një delegacion të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), i cili do të vizitojë Kosovën.  (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:15 - vetëm pamje)

- Nën drejtimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, mbahet takimi i radhës i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit me temë “Sfidat në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”. (Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, salla P-38, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 38, ora 10:00) 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli pret në takim një delegacion të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. (Kabineti i Kryetarit, ora 10:30)

- Delegaconi i Parlamentit Evropian do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, nënkryetarin e Komisionit për Integrime Evropiane, Xhavit Haliti, si dhe kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e kuvendit, salla S I, ora 10:45 - vetëm pamje)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora  11:30)

- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, organizon prezantimin publik për revidimin e planit rregullues për pjesën e ish kazermës me ç’rast do prezantohet plani për të gjithë të interesuarit dhe ndryshimet e propozuara nga plani i miratuar ne vitin 2012. (Salla e Asamblesë Komunale në Gjakovë, ora 12:00)

- Skulptorja Rrezelinda Begaj  ben hapjen e ekspozites se saj te pare personale. (Shtëpia  e Kulturës në Fushë Kosovë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2015

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Selia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ora 10:00) 

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)  

- Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës dhe departamenti për siguri dhe rend publik, misioni i OSBE-së në Kosovë, organizojnë diten e dytë të konferencës dyditore me temën “Konferencë rajonale mbi integrimin e perspektivës gjinore në sektorin e sigurisë”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilen do të shqyrtohen raporte te auditimit për disa ministri dhe institucione tjera. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport mban dëgjim publik i Komisionit lidhur me Projektligjin për Kinematografinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti do të vizitojë Komunën e Klinës ku do të takohet me kryetarin e Komunës, Sokol Bashota.  (Objekti i komunës së Klinës, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e Komunës së Zveçanit dhe Zyrës së BE-së në Kosovë do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Kooperativës Bujqësore në fshatin Zhitkovc. (Objekti i Kooperativës Bujqësore në fshatin Zhitkovc, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti do ta vizitojë ndërmarrjen publike "Termokos", për t'u informuar rreth përgatitjeve për sezonin dimëror. (Obkekti i Termokosit, ora 12:00)

- Kryetari i Listës Serbe, Aleksandër Jablanoviqit organizon konferencën për media me temë ”Thirrje popullit serb nga përfaqësuesit e dalluar të Listës Serbe me të cilën kërkohet tërheqja e Aleksandër Jablanoviqit nga të gjitha funksionet në këtë Listë”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Komuna e Graçanicës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të nënshkruajnë marrëveshje për zbatimin e aktiviteteve kundër korrupsionit. (Ambientet e komunës së Graçanicës, ora 12:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami raporton në mbledhjen e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Mbledhja e komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën . do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative dhe shqyrtimi i agjendës lidhur me monitorimin e ligjeve në procedurë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti do ta vizitojë do ta vizitojë fermën e mjedrave në lagjen Shëndija në Hajvali. (Hajvali, ora 1​3​:​3​0)  

- E mundësuar nga TrePharm fillon lansimi i fushatës së bamirësisë "Kujdesem për ty" e cila ka për qëllim mbështetjen financiare të Shoqatës së Pensionerëve të Kosovës. (Zyrët e Shoqatës së Pensionerëve të Kosovës afër Swis Diamond Hotel, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 22 Shtator 2015

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e 17-vjetorit të rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, bën homazhe dhe vendos kurorë me lule te vendi i prehjes së tyre. (Fshati Gllanasellë në Drenas, ora 9:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë organizojnë sesionin informues "Programi Erasmus+ (Youth)”. (Hotel Sirius, ora 9:15)

- Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës dhe departamenti për siguri dhe rend publik, misioni i OSBE-së në Kosovë, organizojnë konferencën dyditore me temën “Konferencë rajonale mbi integrimin e perspektivës gjinore në sektorin e sigurisë”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Ministri të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami raporton në mbledhjen e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në ceremoninë e projektit të “e-Edukimit” me temën: “Modernizimi i sistemit kosovar të arsimit përmes e-Edukimit”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë kanë kënaqësinë që t’ju ftojnë në Ceremoninë e Ndarjes së Shpërblimeve për komunat partnere të projektit DEMOS. (Amfiteatri i Ndërtesës së re të Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilen do të shqyrtohen raporte te auditimit për disa ministri dhe institucione tjera. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Vazhdimi i mbledhjes plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon debatin me nxënësit e shkollës së mesme teknike: “Lutfi Musiçi” në Vushtrri, me temën “Ngritja e vetëdijësimit tek të rinjtë, kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm”. (Shkolla e Mesme teknike "Lutfi Musiçi" në Vushtrri, ora 10:30)

- Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë behët nënshkrimi i projektit "After Care" ndermjetë Ambasadës Britaneze në Prishtinë, Odes Ekonomike të Kosovës dhe KIESA-së. (Ndërtesa e Ministrinë së Tregtisë dhe Industrisë, salla Nr. 124, ora 14:00)

- Kuvendi i Komunës së Mitrovicës mban debat publik  për draft-rregulloren për Tatimin në Pronë. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit me rastin e shënimit të 10-vjetorit të themelimit të komunës (Salla e Kuvendit të Komunës, Hani i Elezit, ora 14:00)

- Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë organizon debat me temë “Shpallja e Asociacionit në Luginë të Preshevës”. (Kafiteria “XL – pub”, Rr. Mare Llonçar – Preshevë, ora 17.00)

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2015

- Fillon trajnimi bazik i gjeneratës së 53-të të  Policisë së Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 8:00)

- Ambasadori i Sh.B.A.-ve në Kosovë, Greg Delawie, do të vizitojë Gjilanin për të përuruar ndërtesën e re të Zyrës së Prokurorisë Themelore. (Ndërtesa e Prokurorisë në Gjilan, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të objektit të Prokurorisë Themelore në Gjilan. (Objekti i ri i Prokurorisë Themelore në Gjilan, ora 10:00)

-  Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës dhe Zyrën e OBSH-së në Kosovë organizojnë punëtorinë " Fuqizimi i mjediseve pa tym duhani: Zbatimi i UA  dhe procedimi efektiv i lëndëve në Divizionin për Kundërvajtje". (Hotel Victory, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione në të cilin do të behët caktimi i përmbajtjes dhe formatit të tryezës së rrumbullakët për barazinë gjinore në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C 203, ora 10:00)
 

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovë, salla S-1, ora 11:30)

- Departamenti i Administrates nga Partia Demokratike e Kosovës dega Ferizaj mbanë konferencë për medie me temë " Më i "forti" i Ferizajt para ligjit". (Zyret e PDK-së dega në Ferizaj, ora 12:00)

-  Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 17 vjetorit të vrasjes së ish-Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë, ora 12:00)

- Kyetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe përfaqësuesi  i Forumit Biznesor Gjermani Kosovë do të mbajnë konferencë për media me ç rast do të ju informojnë lidhur me mbajtjen e forumit të madh dhe të parë Gjermano Kosovar i cili organizohet në Berlin. (Ndërtesa e  OEK-ut, ora 11:00)

- Mbahet Mbeldhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilin do të behët revidetntimi i Planit të Punës për vitin 2015 dhe shqyrtimi i situatës lidhur me rektoratin. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 13:00)

- Vizioni Rinor i Partisë së Drejtësisë organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Rinia Kosovare dhe Puna Vullnetare’’. (Byfeja në katin e V-të të ndërteses se Kuvendit, ora 14:00)

- Misioni i OSBE-së organizon forum të nivelit të lartë për zgjidhje të qëndrueshme për personat e zhvendosur nga Kosova. (Hotel Avala në Budvë, Mal i Zi, ora 15:00)

                             

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2015

- Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Fondacionin suedez Jarl Hjalmarson Foundation organizon konferencën e dytë përcjellëse me temë “Principet e shoqërisë së lirë” për të trajtuar temën “Sfidat e ardhshme të politikës në Kosovë”. (Hotel Prishtina, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 19 Shtator 2015

- Mbahet konferenca e parë Shkencore Ndërkombëtare me temw ”Sfidat e shkencave organizative dhe menaxhimi modern”, fokusi tematik: Shanset dhe mundësitë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Evropën Juglindore(Kolegji Fama-ora 10:00)

- Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, si dhe ata nga degët e AAK-së dhe NISMA-s nga kjo Komunë, në rrugën kryesore pranë Hotel Lybetenit do të deklarohen për media lidhur me peticionin që po nënshkruhet nga qytetarët në kundërshtim të marrëveshjeve të 25 gushtit, si dhe demarkacionit me Malin e Zi. 

Ngjarjet e datës 18 Shtator 2015

- Ministri i Punës, Arban Abrashi merr pjesë në ceremoninë gurthemelit të ndërtimit te objektit të administratës në Instituti Special në Shtime. (Instituti Special në Shtime, ora 9:30)

- Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselit mbahet mbledhja e  Komisionit për  fillimin e procedurës për  emërimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendi të Kosovës, salla N- 303, ora 10:00 - shtyhet per ora 12:00) 

- Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Istogut, në kuadër të  aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2015” organizon “Konferencë Informative për Zhvillimin e Sektorit Privat”. (Hotel “Trofta” në Istog, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, më 18 shtator, pret në takim një delegacion të senatorëve italianë nga Komisioni për Politika të Bashkimit Evropian. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit, ora 10:30)
 
- Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën fillojnë nënshkrimin e peticionit kundër marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i cili është i organizuar në të gjitha qytetet e Kosovës. (Tenda afër Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)

- Inspektorati Policor i Kosovës organizon ceremoninë e hapjes së zyrës rajonale të IPK-së në Gjilan. (Ndërtesa e Gjykatës Themelore në Gjilan, ora 11:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Preshevë, në koordinim me shoqërinë civile, do të mbajnë protestë gjithëpopullore, në formën e marshit të protestës, ku do të kërkohet ndalimi i dëbimit të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. (Nisja nga Shkolla e mesme, ora 11:00) 

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës me Kryetar Jusuf Azemi, mban konferencë për media lidhur me gjendjen e rend të punëtorëve në sektorin privat. (Grand Hotel, ora 11:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane, pret në një takim një delegacion të senatorëve italianë nga Komisioni për Politika të Bashkimit Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I të, ora 11:10 - vetëm pamje)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim një delegacion të senatorëve italianë nga Komisioni për Politika të Bashkimit Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:25 - vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia solemne e betimit të kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma "Adem Jashari’’ , në Prishtinë, ora 13:30)

- Mbahet ceremonia e  përurimit të objektit të ri të Qendrës për Studime Universitare si  dhe shënimin e 10 vjetorit të themelimit të QSU-së. (Kazerma "Adem Jashari’’ , në Prishtinë, ora 14:45)

- Mbahet Konferencë me rastin e vizitës zyrtare të një delegacioni të senatorëve italianë, ku do të jenë të pranishëm edhe zyrtarë të EULEX-it dhe do të bëhet një prezantim i aktiviteteve EULEX-it dhe situatës së sigurisë në Kosovë. (Ambasada e Italisë, ora 17:00)

- Fillon festival i muzikës elektronike "The Summit, që do te mbahet me performnacë te 12 DJ-ve per dy dite me radhë”. (Parku Gërmia të koshat, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 17 Shtator 2015

- Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar mban një mbledhje të përbashkët me palët kryesore të interesit për të shqyrtuar përparimin institucional të Agjencisë, si dhe modalitetet e Qeverisë për mbajtjen e pasurive të konfiskuara për ri-përdorim nga ana e shtetit.(Hotel Sirius, ora 9:30)

-  Shoqata Austriake-Kosovare, me mbështetjen e projektit PPSE, Odës Ekonomike të Austrisë dhe UBT-së organizon diten e dytë të konferencës “Ditët Austriake-Kosovare të Turizmit 2015”. (Hotel “Magra”, Bogë, Rugovë, ora 9:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ambasadori i Sh.B.A.-ve në Kosovë Greg Delawie, i shoqëruar nga drejtori i misionit të USAID-it James Hope, do t’i vizitojë bujqit në Panairin e Bujqësisë që njëkohësisht shënon edhe fundin e aktivitetit të USAID-it EMPOWER Veri. (Restaurant Çamac, Sllatinë e Ibrit, në Zveçan, ora 11:00)

-  Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së  organizon konferencë për media lidhur me panelin diskutues mbi transparencën dhe llogaridhënien e fondeve publike për organizatat e shoqërisë civile . (Lokalet e Qendrës, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli do të vizitojë Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” ku do të mbajë një ligjëratë para studentëve të këtij Institucioni. (Universiteti “Kadri Zeka”, salla e Konferencave A34, Kati III-të,ora 11:00)

- Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës së BE në Kosovë do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Objektit Përshpejtues të Bizneseve në Mitrovicën Veriore i cili është projektuar për të mbështetur zhvillimin e potencialeve sipërmarrëse të rajonit të Veriut, dhe për të rritur punësimin e grave dhe të rinjve. (Objektit Përshpejtues të Bizneseve në Mitrovicën Veriore, rr. Rudarske CETE 83, ora 11:00)
 
- Ambasadori i Sh.B.A.-ve në Kosovë Greg Delawie, do të vizitojë Këndin Amerikan në Mitrovicë Veriore. (Këndi Amerikan në Mitrovicë Veriore, ora 15:30)

- Shfaqet premiera botërore e filmit “Everest”, do të përfshijë edhe Kosovën pasi që ky film do të prezantohet në të njëjtën kohë edhe në Kinemanë ABC.  (Kinema ABC, ora 22:00)

Ngjarjet e datës 16 Shtator 2015

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Universiteti për Biznes dhe Tekonologji organizon konferencën dyditore “Ditët Austriake-Kosovare të Turizmit 2015”. (Objekti i UBT-së në Lagjjen Emshir, ora 9:00)

- Pjesëmarrësit e ngjarjes "Hartëzimi i Kujtesës në Kosovë: Rigjetja e së Kaluarës" do mbledhen për të konceptualizuar një botim për kujtesën kolektive në Kosovë. (Fakulteti Filozofik në Universitetin e Prishtinës, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të diskutohet lidhur me planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se Forumit ekonomik Kosovë - Kroaci. (Hotel Grand, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të Deklaratës për rritjen e përfshirjes së grave në proceset zgjedhore. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S1, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të diskutohet rreth realizimit të planit të punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën organizimin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli mbahet tryezë diskutimi me partnerët dhe organizatat e shoqërisë civile për Projektligjin për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Bëhet Promovimi i Doracakut për përgatitjen e provimit të jurisprudencës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa ku do të shqyrtohet Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Dukatës së madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim: "KSV/018 Mbështetje Institucionale dhe Teknike për sistemin e Furnizimit me Ujë në rajonin e Mitrovicës" dhe shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Promovohet monografia "Miftar Hasani 1900-1926 i autoreve Habib Zogaj e Ahmet Rexha.(Amfiteatri i Bibliotekes Kombtare "Pjeter Bogdani" ne Prishtine, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Ministria e Drejtësisë organizon takimin e radhës të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundim të Ligjit ku edhe të nënshkruajnë marrëveshjen për të promovuar sundimin e ligjit në Kosovë. (Nërtesa e re të Qeverisë - ish Rilindja, salla 931, ora 13:30)

- Në kuader të projektit “Implementimi dhe Fuqizimi i Projektit për Planifikimin Hapësinor Rural”, organizohet konferencë me përfaqësues të nivelit të lartë, për të shënuar një të arritur të rëndësishme – lansimin e fazës së legalizimit të ndërtimeve pa leje. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale organizon Konferencën vjetore, ku do të prezantohen gjetjet kryesore në fushën e qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës për 2015. (Sheshi 21, ora 17:00)

- Festivali Ndërkombëtar i Filmit "Bridge Film Fest", që do të mbahet në qytetin e Mitrovicës nga 16 deri më 22 shtator, do të mbajë konferencë për media, ku do të nderohet aktori holivudian Marko Cakaj, i cili edhe do ta hapë festivalin. (Afër urës mbi lumin Ibër, ora 17:00)

- Iniciativa e Historise Gojore organizon ligjeratë të hapur me profesorin Alessandro Portelli, një akademik i historisë gojore me nam botëror :"Badlands: Springsteen dhe Amerika, punë dhe ëndrra" (Kafiteri "Dit’ e Nat", ora 19:00)

Ngjarjet e datës 15 Shtator 2015

- Udhëheqës të Aleancës Kosovare të Bizneseve takohen me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, dhe Avdullah Hoti, Ministër i Financave ku do të diskutohet për Pakon Fiskale dhe Objektivat tjera te Qeverisë. (Zyret e AKB-se, ora 9:55) 

- Me rastin e Dites Ndërkombëtare te Demokracisë”, me moton“Institucione të hapura – pjesëmarrje qytetare!”, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, para të pranishmëve do të mbajë fjalën e hapjes. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Lëvizja FOL në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Prishtinë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, zhvillojnë konferencën Vlerësimi i Nivelit të Korrupsionit dhe Shërbimeve Publike në Kosovë, në të cilën do të bëhet prezantimi i të gjeturave të hulumtimit të opinionit publik në lidhje me nivelin të korrupsionit dhe shërbimeve publike në vend. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- ForumZFD Programi në Kosovë, Alter Habitus – Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë, Iniciativa e HIstorisë Gojore, dhe Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore, Universitetii Prishtinës do të organizojnë një ngjarje dy-ditore, një iniciativë ndër-displinore, kritike dhe bashkëpunuese të quajtur “Hartëzimi i Kujtesës në Kosovë: Rigjetja e së Kaluarës”. (Bibliotekën Kombëtare, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës dhe Shërbimin Spitalor Universitar të Kosovës do të inaugurojë dy zyre për të drejtat e pacientëve. (Qendra e Telemjekësisë, Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës, kati i 5-të, ora 10:00)

- Grupi i Grave Deputete do të bëjë një vizitë në Klinikën  Gjinekologjike dhe atë të Onkologjisë në Prishtinë ku do të njihen me punën e këtyre klinikave dhe të Mamografit mobil. (Klinika  Gjinekologjike, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë e mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon tryezë diskutimi me temën: “Ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë- Gratë pjesëmarrëse apo viktima”. (Restaurant “Vapiano” – Mitrovicë, ora 10:30)

- Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim bënë lansimin e hulumtimit “Mbrojtja e dëshmitarëve në Republikën e Kosovës”. (Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian, ora 10:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës organizojn vazhdon mbajtjen e seminareve me tatimpagues në zyrat regjionale të ATK-së. (Salla e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ku do të behët shqyrtimi për Dizajnin Industrial, shqyrtimi në parim i Projektligjit për Energjinë Termike, shqyrtimi i nismës legjislative "Projektligji për siguri në punë në miniera", etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin Menaxhues të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa. (Ambientet e Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet në parim i Projektligji për Zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  sallën S-I, ora 12:00)

- Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Liburn Aliu dhe Udhëheqësi i Sektorit të Planifikimit nga kjo drejtori, Florim Krasniqi do të mbajnë Konferencë për Media. (Salla nr. 37 në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Fondacioni i Kosovës dhe partnerët e tij bëjnë dorëzimin e 54, 829 nënshkrimeve të mbledhuara për fushatën për liberalizim të vizave tek përfaqësuesit e zyres së Bashkimit Evropian, Samuel Zbogar.  (Zyret e EU Info Center, ora 14:00)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të nënshkruajnë kontratat e para me kompanitë vendore nga Prizreni të cilat janë përzgjedhur nga Programi për Subvencionimin e Pagës. (Hotel Theranda, ora 14:00)

- Akademikë, artistë, studentë dhe pjesëtarë të tjerë të shoqërisë civile do të mbledhen për sesionin e mbyllur “Seminari Hartëzimi i Kujtesës në Kosovë”. (Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës, ora 14:30)

- Fondacioni i Kosovës dhe partnerët e tij bëjnë dorëzimin e 54, 829 nënshkrimeve të mbledhuara për fushatën për liberalizim të vizave tek ministrit për Integrim Evropian, Bekim Ҫollaku. (Ndërtesa e Ministrisë, salla P 37, ora 15:00)


Ngjarjet e datës 14 Shtator 2015

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme në të cilën do të behët formimi i grupeve të miqësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të vizitojë punëtorinë Bllok pas Bllokut, të iniciativës Maincraft, projekt ky i përbashkët i UN Habitat dhe Komunës së Prishtinës për rregullimin e hapësirave publike. (Kolegji "Iliria", ​ora 10:00)

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, do të mbajë fjalim në ceremoninë hapëse të seminarit “Aspektet Ligjore të Luftës Kundër Korrupsionit” që organizohet nga Zyra për Bashkëpunim Mbrojtës e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë. (Hoteli Garden, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës organizojn mbajtjen e seminareve me tatimpagues në zyrat regjionale të ATK-së. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 10:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare ku në rendi dite është interpelanca e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe diskutime tjera. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i planit të punës së komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë konferencë shtypi me temë "Transformimi i FSK-së". (Selia e AAK-së, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Biznesve nenshkruan Memorandum Bashkëpunimi dhe anëtarsimi te Kolegjit Evropian në Kosove. (Zyret e AKB-se, ora 13:00)

- Pas vrasjes së Hekuran Morinës dhe plagosjes së disa qytetarëve të Prizrenit nga bandat kriminale të qytetit, si pasoj e mos funksionimit të organeve të drejtësisë, organizohet një protestë për të shfaqur pakënaqësinë karshi dështimit të organeve të drejtësisë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve . (Para Gjykatës Themelore në Prizren, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 13 Shtator 2015

- Vazhdon dita e tretë e punëtorisë “Bllok pas Blloku Prishtinë”. (Kolegji "Iliria", lagjja Bregu i Diellit, ora 9:00)

- Mbahet dita e dyte e provimit te Jurisprudencës me shkrim në Universiteti i Prishtinës. (Amfiteatri i madh i Fakultetit Juridik, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencën për media ku do të prezantoj raportin “Qeverisjen në katër komunat e veriut të Kosovës”. (Zyrat e Institutit GAP - Qyteza Pejton, tek Ambasada Norvegjeze, ora 11:00)

- Ambasadori  i Kroacisë në Kosovë Zoran Vedopia me bashkëpunetorë viziton Oden Ekonomike të Kosovës ku  takohet me Kryetarin Safet Gerxhaliu lidhur me Forumin e Biznesit Ekonomik Kosove – Kroaci  i cili do te mbahet ne Prishtine me daten 15 dhe 16 Shtator. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:00) 

- Mbahet faza e pestë dhe e fundit e dezisektimit hapësinor të Prishtinës njëkohësisht edhe me fazën e fundit për vitin 2015. (Lagjja Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica,  ora 19:30)

Ngjarjet e datës 12 Shtator 2015

- Vazhdon dita e dytë e punëtorisë “Bllok pas Blloku Prishtinë”. (Kolegji "Iliria", lagjja Bregu i Diellit, ora 9:00)

- Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi do të vizitoj pishinën "Zenit", ku është duke zhvilluar përgatitjet intensive, notarja me Down Syndrom, Medina Surdulli, e cila do ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në Kampionatin Evropian në Loano të Italisë. (Pishina "Zenit" ndodhet në kilometrin e 10-të të magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 09:40)

- Mbahet provimi i Jurisprudencës me shkrim në Universiteti i Prishtinës ku do të merr pjesë edhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi si dhe kryetari i komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës, Fejzullah Hasani. (Amfiteatri i madh i Fakultetit Juridik, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të Fabrikës  Arkos  LLC e cila gjendët  në Pakrun e Biznesit Zona Industriale Drenas. (Pakru i Biznesit, ora 10:30)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganat e Kosovës, organizon ceremoninë tradicionale të shpërblimit të tatimpaguesve të vitit, këtë radhë për vitin 2014. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00)

- Ministria e Punëve të Jashtme do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për medie ku do të shpalosen detaje të reja rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, pas futjes se kërkesës së Kosovës për anëtarësim në agjendë të Bordit Ekzekutiv, të nënshkruar nga një numër rekord i shteteve anëtare. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P32, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj mban konferencë për media. (Selia e degës në Ferizaj, ora 13:00)

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, do të mbajë fjalim në ceremoninë përmbyllëse të Festivalit të Filmit të të Rinjve që organizohet nga Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. (Salla e Modelariumit të Fakultetit të Arkitekturës, ora 19:00) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)